Origjina e Njeriut
+18
Nikolaos
.#HeTr!c.K#.
nert
Dimitrov Xhunga
Fikrro
Fakiri
inkubacioni
Odin
benardi
patrolla
xixi
i panjohuri
Elizza
imaginanti
prendi1
beso_tir@hotmail.com
Estilen
elsa
22 posters
Faqja 1 e 1
Re: Origjina e Njeriut
Po nga mendon se ka ardhur njeriu Elsa, meqense e perjashtoke versionin e evolucionit.......?
Ne se mendon se e ka krijuar zoti, atehere po te bej une nje pyetje ty....
Po zotin kush e krijoi...?
Besoi se kete duhet ta dish dhe do na japesh nje pergjigje inteligjente...jam ne pritje.
Respektet e mia

Estilen- 713
prejardhja e njeriut
Nuk dua te krijoj konfuzjon per prejardhej por e para nuk mendoj se eshte nga Majmunet per faktin qe njeriu ka 23 cifte kromozonesh ndersa majmuni :"para ardhesi" ka 24 ?Sipas teorise se evolucjonit duhet te kishim me teper se majmunet dhe jo me pak,Evolucjon ,pra te evolonim ne qenie me komplekse ,ndersa ne kete rast duket devolucjon
Ne se do te futemi pak me teper ne ekzistencen e krijimit dhe thjesht te mesojme pak nga historia e ndaluar ndoshta do te mund te krijojme 1 vizjon ndryshe nga ai qe na jepet nga sistemi ku jetojme.
Une nuk kam pergjigje se nga vijme por kjo teme eshte pyetja me e hershme e njerezimit dhe eshte ne 3 pjese
Nga Vijme
Pse jemi ketu
Ku do te shkojme
Uroj qe dikush tjeter te kete informacjon me teper per kete teme

beso_tir@hotmail.com- 2
Re: Origjina e Njeriut
Te arsyetosh me nje njeri pa ersye, eshte e njelloj sikur te mjekosh me medikamente nje te vdekur...!!!!
Bota ka me shume besimtare, se sa mendimtare, si pasoje eshte me lehte te citosh Kuranin e Biblen dhe shume e veshtire te punosh, te zbulosh dhe te ballafaqosh realitetin shkencor me dogmat
Kjo eshte pergjigja ime per kete teme.

cila eshte e verteta.
Krejt keto çka shkruani ju jane fjale te bibles, nja gjashteqind e sa vjet ma pare.
Te gjitha librat fetare jane shkru nga dora e njeriut pa dyshim .
Veshtire te dihet e verteta absolute.

prendi1- 2
Re: Origjina e Njeriut
Njeriu e ka preardhjen prej kahit e kan t'gjitha krijesat tjera . Jemi pjes e universit ne univers cdo gja evoulon .
imaginanti- 12
Re: Origjina e Njeriut
Po përpiqem shkurt të përgjigjem në pyetje.
Nëse shohim përreth vetes themi se kush e krijoi gjithë këtë?
- Përgjigjja do të ishte: - "Zoti."
- Mirë. Po Zotin kush e krijoi?
- Le të themi; " X krijuesi"
- Po X krijuesi nga erdhi? Kush e krijoi?
...................................................
Pyetjet e tilla nuk ndalen. Njeriu është kureshtar e nuk ngopet kurrë.
Ne ende s'po arrim të zbulojmë 100% trurin, me anë të të cilit mund të ndikojmë në materie, në njerëz, mund te udhetojmë në kohë e hapsirë, mund...
Por të nisemi...
Zoti pra krijoi njeriun si qenien më të persosur në planet, krijoi rreth 8 milion lloje te gjallesave në tokë. krijoi universin, hapsirën dhe kohën, krijoi natën dhe ditën... kjo na qon te përfundimi se Zoti nuk iu nënshtrohet ligjeve që i njohim ne,,, Ai ka eksistuar, nuk është i lindur, është i përhershëm, unik.
Ai nuk varet nga asgjë dhe nga askush. E pse do t'i duhet krijuesi?
Mirpres pyetjet,,,meqenëse tani nuk mund të shkruaj me gjatë!!!

Elizza- 195
Re: Origjina e Njeriut
Elizza shkruajti:Po përpiqem shkurt të përgjigjem në pyetje.

C'fare pyetje tjeter te bej une ty ,kur ti nuk i je pergjigjur thelbit te pyetjes qe kam parashtruar.
Argumentat tuaja jane aq qesharake,sa qe veshtire se mund ti marri per te sakta dhe nje besimtar i devotshem dhe jo une qe kam pranuar debat me ju per kete ceshtje.
C'eshte ky koncept se Zoti nuk ka krijues,se atij nuk ka ci duhet krijuesi...?
Atehere vetem kaq sa ke thene,ky X i juaj(teresisht i panjohur per ju deri sa i keni vene shenjenX) eshte jashte koncepteve te lendes: si materie a po energji.Pra eshte mos ekzistues..
Nuk po zgjatem se jam ende ne pritje te zberthimit nga ju i konceptit X... PRA ZOTIT.
Estilen- 713
Re: Origjina e Njeriut
njeriu eshte nje qenie e fuqishme qe ka pushtet ne kete bote.pyetjet se nga kemi ardhur me
evolucion apo jo jane krejt te kota.kemi te bejme me nje pyetje baze nga e cila dalin pyetje pafund,keshtu mos prisni qe te gjeni ju vete krijimin e njeriut etj.ato s'po i gjejne shkencetaret e gjithe botes.une them se kemi ardhur nga evulucioni.ne kemi 23 kromozone 1 me pak se majmuni.por sic e shihni ne jemi me te zhivilluar se majmuni pra kemi evoluar.
ne ngjasojme shume me ta.

i panjohuri- 33
Re: Origjina e Njeriut
Sipas jush..... Ai është qenie mbinatyrore, evetëdijshme, e vullnetshme, krijues i gjithësisë, i gjithëfuqishëm, igjithëdijshëm, i gjithëndodhshëm e i gjithëndodhur, gjithmirëdashës, jolëndor, i përtejshëm (transendent), i pakonsumueshëm, i përsosur, ipërjetshëm, pa fillim e mbarim, i pakohë (i pakushtëzuar nga koha, tej kohe), i panevojë (që s'ka nevoja)." Atehere... x= zot Duke e marrë pikë për pikë këtë parashtrim (dhe supozim, pasi nuk përmban bazë faktuale, përndryshe do të ishte provuar tashmë nga ana empirike dhe s'do të ekzistonte kjo temë): Zoti është ai që është! Ky është sofizëm i thjeshtë, nuk sqaron e as nuk ka vlerë shpjeguese. I të njëjtës vlefshmëri është dhe çdo "Unë jam ai që jam". Gjithçka që ne njohim, ai është tjetërgjë. Sipas kësaj "zoti" është e panjohura X. Kjo pikë është kyçe dhe bie në konflikt me çdo shpjegim të mundshëm në pohore apo mohore që vijon më tej në parashtrim. Ju dhe cdo besimtar pasi ka përdorur këtë pikë, nuk mund të japë më asnjëshpjegim të mëtejshëm se çfarë është apo nuk është X-i, pasi sapo kacaktuar se X=X, i panjohshëm, duke u vetëcaktuar i paditur në njohjen e"zotit" dhe i pavlefshëm për të predikuar,asgjë në lidhje me "zotin" e tij personal. Ai është qenie... Sipas konceptit të ekzistencës, X duke qenë qenie, detyrimisht ose është materie, ose është energji, përndryshe nuk ekziston! Ekzistenca (të qenit)përfshin vetëm këto dy trajta (si dhe konceptin, si njësi arsyetimi,teorikisht, për lehtësi interpretimi pasi koncepti nuk ka instancë nërealitet, pra në thelb nuk ekziston). Duke qenë ose materie ose energji, X është i ndijueshëm dhe i matshëm,ne kundershtim me theniet tuaja qe ai s'eshte as materie e as energji.Atehere duhet te pranojme qe ai nuk ekziston.. Ai është qenie mbinatyrore Y=mbinatyre Këtu ka një fatalitet që në shikim të parë. Qenia është diçka natyrore, pra ekzistencë lëndore, apo energjike. Kur thuhet qenie mbinatyroreajo që sillet në diskutim është një qenie që nuk ka vetinë kryesore të qenies, vetë të qenit, vetë ekzistencën, pasi që të jesh mbinatyror do të thotë të jesh tej natyrës a jashtë natyrës, të mos kesh veçori të natyrës e të mos i nënshtrohesh ligjësisë dhe koncepteve të natyrës (ekzistueshmërisë, fuqishmërisë, arsyeshmërisë, mendueshmërisë,qëllimshmërisë, etj.). Përderisa Y nuk i nënshtrohet ekzistueshmërisë,rrjedhimisht dhe çdo element i supozuar "mbinatyror" nuk ekziston! "Nuk është i natyrës", do të thotë "nuk është". Mbinatyra është një fjalë tjetër për të thënë iracionalitet, jorealitet, mosekzistencë! Pa iu nënshtruar dot arsyes, perceptimit dhe as konceptimit as nuk mund të flitet rreth Y; dhe vetë togfjaleshi qenie e mbinatyrshme është koncept i pavlefshëm, pasi vetë qenia me aftësinë e të qenit (ekzistencës) është koncept natyror, kështu që detyrimisht jombinatyror. Pra ky eshte argumenti qe ne nuk duhet te besojme ne dicka qe nuk ekziston.Ky eshte dhe dallimi midis nesh...ju besoni ne abstraksion dhe ne te panjohura,une besoi ne llogjiken e se vertetes shkencore,qe ne fakt nuk ka arritur perfeksionin,por qe ne cdo vit ajo can perpara me guxim per ti dhene pergjigje shume X e Y te erresires,qe ne cdo moment jane shkopinj pengues.Prandaj perseri citoi nje filozof te lashtesise kur thote ..Se ka me shume besimtare se sa mendimtare. | |
|
Edituar për herë të fundit nga Estilen në 21.10.11 23:32, edituar 1 herë gjithsej
Estilen- 713
Prejardhja e njeriut
Prejardhja e njeriut
Sa i perket prejardhjes se njeriut, kjo teme duhet zberthyer me shume. e dim se shkenctarisht se TEORIA E EVOLUCIONIT eshte teori qe eshte me e pranueshme se disa teori te tjera, pra dihet mirfilli i kesaj teorie eshte Carls Darvin qe arriti te beje buj ne qarqet shkencore mbi prejardhjen e njeriut.
Ekziston edhe nje teori tjeter por eshte me e vonshme se ajo teoria e evolucionit por qe gjeen perkrahje ne Sh.b.a-t dhe ne Evropen perendimore qe kjo teori quhet teoria KREATIVE INTELEGJENTE.
Por ne do te folim per teorin e evolucionit, si teori me e pranueshme ne qarqet shkencore.sipas ithtareve te teorise evolucioniste te Darvinit, ku perveq shume studiuesve evolucionist bene pjese edhe mendimtari i njohur marksist Fridrih Engelesi, procesi i humanizmit te majmunit primitiv antropoid, ne homo sapiens ka zgjaturme teper se 15 milion vjet?!.
Besohet se lloji i ketyre majmuneve paranjerzor (primate) te quajtur abthropoid ne fillim jetonte neper drunj dhe ushqehej me fruta te gatshme qe i mblidhte ne natyre.
Me kalimin e kohes sa vinte shtohesj numri i ketyre majmuneve antropomorf (fytyrenjeri apo formenjeri), gje qe shkaktoi shterjen e resurseve ushqimore dhe rrezikimin e mbi jeteses se tij.
Per te mos vdekur, antropoidet u detyruan te zbresin nga folete tyre te dikurshme (pra drunjet), duke bredhur neper vise te ndryshmeper gjetjen e ushqimit te nevojshem.
Kjo bredhje antropoide e pa fund, ku behej vjelja e frutave neper drunj, paraqiste faktorin vendimtar per ecjen vertikale dhe hominizimine tij.
Lidhur me kete dukuri Zhan Zhak Ibleni shkruante se "PIKERSISHT SE KJO PRAQISTE NDRYSHIMIN KARDINAL,I CILI DISA MAJMUN I COI NE RRUGE TE RE, RRUGE QE DO T'I QOJE DREJTE NJERIUT".
Ky proces i transformimit per te cilen po flasim, duhet te kete diku ne periudhen e mesme te tercierit, ne vende me klime te bute dhe me bote bimore-shtazore te llojllojshme.
Hapsira te tilla gjeografike ishin Afrika Veriore, Azia Jugperendimore dhe Evropa Jugore, ku jane gjetur gjurmet e para te ekzistences me te hershme njerzore ne planet.
Nga te gjitha sortat e njohura te njeriut primitiv, lloji me i sterlasht qe permban karakteristika te mirfillta njerzore, konsiderohet lloji i ashtuquajtur AUSTRALOPITEK, qe vellimin e kafkes e kishte rreth 500-700 cm3.
Ky kusheri i hershem i njeriut mendohet se ka jetuar rreth 3 milion vjet me pare, dhe ate ne kohen e vjeter te akullit i njohur si pliocen.
Vlen te theksohet se fosile te ketij njeriu parahistorik jane gjetur ne kontinentin afrikan.ky njeri primitiv, perveqse dinte te ecte vertikalisht ne dy kembe, kishte aftesi mendore te prodhoj edhe disa vegla primitive nga guri, druri dhe koci.
Nuk duhet harruar se ne kete periudhe te zvillimit te qenies njerzore, zjarri si faktore jetese ende nuk ishte zbuluar.Ndezja e zjarrit te par mendohet te ket ndodhur rreth 700 000 vjet me pare, nga ana e njeriut te sterlashte prej Kine me emrin SINANTROP, truri i te cilit kishte vellim mendor rreth 800 cm3.
Ky zbulim luajti ne rol mjaft te rendesishem ne jeten e njeriut te atehershem,sepse atij ia mundesoj ngrohjen strehimore, gjumin e rehatshem, ndriqimin e hapsires banuese, pjekjen e ushqimit, mbrojtjen nga egersirat te ndryshem etj.
Me kalimin e kohes, vjen tek paraqitja e pasardhesit te sinantropit, qe njihet me emrin homo habilis, truri i te cilit zmadhohet ne 1150cm3.
Ky njeri primitiv, qe mendohet te kete jetuar rreth 2 milion vjet me pare, karakterizohej me aftesi mendore me te madhe dhe shkathtesi me te mpreht per mbijetes se sa pararendesit e tij.
Ne kete vazhde zhvilluese, tek pasardhesit e me vonshem te njeriut sic ishin homo erektusi apo pitekantropusi, vellimi i trurit zmadhohej ne 1200 cm3, me çka krijohen kushtet fiziologjike per aftesit e te folurit.
Me kete rast njeriu filollon te krijoje edhe gjuhen si mjet komunikimi, qe paraqet mekanizmin me te veqante te tij, permes te cilit ai fillon te barte kulturen dhe te arrrturat te tij nga gjenerata ne gjenerat.
Duke rrjedhur koha, ne skenen parahistorike vjen njeriu karpinas i cili kishte jetuar ne periudhen e akullt, rreth 100 000 vjet me pare, ky njeri parahistorike me kafke vellimi afer 1500 cm3 karakterizohet me aftesi te menduarit jovizual,pra me te menduarit abstrak gje qe flet qarte me afersine e tij me homo sapiens (njeriu mendor).
Nderkaq si homo sapiensi i pare qe i posedon atributet e njeriut mendor apo te mencur llogaritet njeriu kromanjonas, kafkai te cilit kishte kapacitetprej 1600 cm3, e qe kishte jetuar rreth 25 000 vjet me pare.
Emri i ketij njeriu parahistorike vjen nga Kromanjoni, krahina jugore e Frances ku edhe jane gjetur eshtrat e tij.
Mendohet se njeriu kromanjonas dinte te ndreqte gjesende nga guri, druri, eshtrat, guacat etj.Te tilla amlise ishin shigjetat , harqet , thikat, grepat, gjilperat etj,qe ati i sherbenin per mbrojtjen dhe plotesimin e nevojave ekzistenciale ne jete.
Sipas disa studiuesve, kjo kultur e njeriut kromanjonas i pergjigjet kultures se kohes se mesme te gurit (mezoliti).Eshte fakt palekundeshem se nga dita me dite, paleontologjia moderne zbulon gjurme dhe fosile me te ndryshme, te cilet deshmojne per jeten dhe peripecite te njerzve te pare.
I tille eshte edhe zbulimi para disa viteve ne Etiopi, ku eshte gjetur nje primat i gjate rreth 110 cm, qe konsiderohet si ekzemplari me i vjeter i homanoideve (qenie fytyrnjeri) te gjetur ndonjehere, prej ku mund te shihen ngjashmeri te medha te tij me njeriun e sotem.

xixi- 8
Origjina e Njeriut
Me që njerzit ose shoqëria janë shumë kureshtar ta njohin se prej ku e ka prejardhjen njeriu, së pari duhet të punojmë shumë, qoftë individ, shoqëri etj. për këte qështje e konstaton shkenca e cila merret me problematikën dhe punon, humlumton për zbardhjen e kësaj qështje mbi prejardhjen e njeriut. Ku edhe në një tezë shkencore thuhet "paleontologjia moderne bënë punë të pa lodhshme, dhe bënë hapa të mëdhaja mbi prejardhjen e njeriut që një ditë ta mbyllim këtë qështje dhe të marrë fund"
Egzistojnë shum teori të ndryshme mbi prejardhjen e njeriut,por janë tri teori që njërzimi apo shoqëria i njohin më së shumti dhe ate:
-TEORIA FETARE
-TEORIA E EVOLUCIONIT
-TEORIA KREATIVE INTELEGJENTE
Për shkaqe objektive për momentin nuk do ti zbërthej këto tri teori,më vonë do ti keni të tri teorit të zbërthyera ate fetare, tash dihet se e njohin të gjithë këtë teori, teorin e evolucionit që keni pak njohuri dhe që mbi këtë teori bëni debate, që besoj kur do ta zbërthej sigurisht që do të debatojmë, dhe ate teorin kreative intelegjente që në disa vende ka marrë një përkrahje të madhe.
Ju përkujtoj se për shkaqe objektive për momentin nuk do ti zbërthej, shumë shpejt do ti gjeni të zbërthyera ate teorin fetare,e sidomos teorin e evolucionit, dhe teorin kreative intelegjent.
JU FALIMINDERIT PER MIRKUPTIMIN!!!

evolucioni drejt perfeksionit
---------
jeta eshte levizje nga e pa perkryera tek e perkryera, kur objektet pa shpirt behen objekte me shpirt kemi evolucion, ka progres te metejshem kur qenjet e me shpirt behen organizma metazoike shumeqelizore pra struktura gjithmone e me shume komplekse, njeriu eshte qenja e me larte me e elevuar strukturalisht me i perkryer, por ky eshte vetem fillimi i evolucionit drejt progresit njerzor,njeriu per me tej duhet te vazhdojne nje perfeksion te metejshem fizik, psiqik, dhe spiritual, levizja drejt perfeksionit eshte natyra e vertete e njeriut , ndersa levizja drejt imperfeksionit eshte kunder natyres se vertete te njeriut , e para eshte jete , ndersa e dyta eshte vdekje
pra misioni i njeriut ne jete eshte qe te levizi drejt perfeksionit, kjo eshte detyra e sejcilit, misioni i njeriut eshte te behet perfekt , dhe te qendroje ne menyre permanente ne kete perfeksion, keshtu pra per te njohur vetveten tende me te larte nuk duhet te besh pushim apo te kthesh koken mbrapa per te humbur kohen e cmuar , pederisa nuk eshte arritur qellimi me i dashur ne jete ai per tu bere i plote(te njohesh vetveten)
keshtu kur bejme nje levizje te tille drejt njohjes se vetes , shikojme ne kete levizje nje zgjim te koshences dhe mendja jone rizgjohet , dhe duke ecur drejt shtegut te zhvidhimit mendor njeriu shikon manifestimin e tij me te madh, ashtu si evolucioni fillon nga e holla dhe vazhdon tek e trasha , ose nga koshenca e kulluar dhe shkon tek materja e trashe, ngjashmerisht edhe mendja e njeriut kthehet hap pas hapi nga materja e trashe tek koshenca absolute e holle nga e cila edhe ka ardhur, pikerisht si dallget e detit qe perplasen ne breg te reres dhe kthehen perseri ne det andej dhe nga kane ardhur
erresira e nates evolutive filloi te zhduket mijera vjet me pare kur krijesa e pare antropomorfe braktisi mbreterine e vet te bere prej pyjesh dhe xhunglash , dhe u drejtua drejt drites se arte, ajo krijese ishte e udhehequr nga dicka qe nuk mund ta kuptonte dot , dicka jo majmuneske dhe jo te mundur per llojet e tjera te qenjeve, ne nje fare menyre dicka kishte ndryshuar ne funksionet e saj kimiko fizike, ne trurin e kesaj krijese gjendej fareza e njerzimit , ne syte e kesaj krijese cuditerisht brilante ishte hija e nje endrre te fshehur
koha kalonte lehtesisht , dhe krijesa te reja u zhvidhuan dhe u shumezuan, trasformime te jashtezakonshme vazhduan te ndodhin ne trupat dhe mendjet e tyre , mendjet e tyre, nervat, sistemet endokrine, beheshin gjithmone dhe me komplekse dhe te specializuara, u zhvidhuan modele te reja sjelljeje dhe si pasoje edhe emocione dhe sentimente te panjohura me pare, te ndaluara per te gjitha format e tjera te jetes , u gjeten forma te reja komunikimi dhe shprehje, ne ate epoke te larget filloi agimi i njeriut te sotem
valet mendim te gjeneruara nga ky ekspresion i pare njerzor , vibrojne akoma edhe sot ne mendjen inkoshente te cdo qenje njerzore, sejcili nga ne mbart ne memorjen e fshehur kete agim aurore dhe shkon edhe pertej kesaj, nepermjet kesaj memorje primordiale qe eshte pjese e trashegimise tone njerzore ne jemi te lidhur ngushte me te gjitha format e tjera te jetes
forcat e evolucionit nuk jane te ndalur fusha e tyre e veprimit eshte spostuar ne nivelin psiqik, evolucioni tani po shprehet ne perpjekjet e perditshme kudo e drejtuar nga burra dhe gra meshkuj dhe femra per te patur dinjitet, dhe jo vetem kaq por edhe per te njohur ate qe quhet vetvetja jone me e larte

benardi- 36
Re: Origjina e Njeriut
Njeriu i ngjane nje mobilje qe nuk dihet nga cili mal eshte marre druri per ta ndertuar.
Odin- 513
EVOLUCIONI
Evolucioni është procesi i ndryshimit të tipareve të një popullate organizmash nga një brez tek tjetri. Këto tipare të trashëgueshme kodohen nga gjenet. Me anën e mutacioneve krijohen variante të ndryshme (alele) të gjeneve, variante të cilat shfaqen si tipare të ndryshuara apo edhe si tipare të reja.
Individët e një popullate mbartin alele të ndryshme të të njëjtit gjen. Edhe pse ndryshimet e prodhuara në një brez janë të vogla, ndryshimet shtohen me çdo brez të ri dhe, mundet, me kalimin e kohës, të çojnë në ndryshime të rëndësishme në organizëm. Ky proces i akumulimit të ndryshimeve mund të kulminojë me daljen e një specie të re.
Evolucioni, në vetvete, është produkt i dy proceseve me kahe të kundërta: nga një anë procesi që në mënyrë konstante fut, inicion ndryshime dhe, nga ana tjetër, procesi i cili mundëson që variantet/alelet të bëhen më të shpeshta ose më të rralla. Ndryshimet e reja lindin, kryesisht, në tre rrugë : nga mutacioni i gjeneve, nga transferimi horizontal i gjeneve brenda popullatës ose midis specieve, dhe nëpërmjet procesit të rikombinimit.
Dy mekanizma kryesore përcaktojnë se cili variant do të bëhet më i shpeshtë apo më i rrallë në një popullatë.
Mekanizmi i parë është seleksionimi natyror i cili eshte një proces qe bën të mundur për tipare të favorshme, si, psh, tiparet që rrisin shanset e mbijetesës apo të riprodhimit, të bëhen më të shpeshta në një popullatë, kurse tiparet jo të favorshme të rrallohen.
E thënë ndryshe, sa më të suksesshëm të jenë organizmat për të mbijetuar dhe për t'u riprodhuar, aq më të shumtë do t'i këtë pasardhësit që i mbartin këto tipare të favorshme e që do të mund t'i trashëgojnë ato më tej.
Mekanizmi i dytë është shmangia gjenetike. Ky mekanizem sjell ndryshime të rastësishme në karakteristikat e popullatës. Shmangia gjenetike ka të bëjë shumë me shanset që ka një individ i caktuar për të mbijetuar dhe riprodhuar. Në këtë këndvështrim, mund të thuhet se seleksionimi natyror prek popullatën në tërësi, kuse shmangia gjenetike prek individin në veçanti.

HISTORIA E TEORISE SE EVOLUCIONIT
Teoria e Evolucionit dhe Teza e Seleksionimit Natyror u trajtuan në mënyrë të detajuar nga Charles Darwin në librin e tij "Origjina e species" (The Origin of Species), botuar në vitin 1859. Në vitet rreth 1930s, seleksionimi natyror i Darwinit u pasurua me rregullat e trashëgimisë së Mendelit, duke çuar në lindjen e Teorisë Sintetike të Evolucionit. Është, pikërisht, kjo teori ajo që krijoi themelet e biologjisë moderne.
Koncepti i evolucionit si origjinë e përbashkët dhe transformim i species, shfaqet së paku që prej shekullit 6 para Krishtit, në veprën e filozofit grek Anaximander. Në shekullin e 18të, koncepti i evolucionit trajtohet nga shumë shkollarë të kohës, më i spikaturi ndër tyre Lamarck.
Lamarck do të dilte në 1809 me idenë, se transformimi i specieve ndodhte si rezultat i trashëgimisë së përshtatjeve të fituara nga prindërit gjatë jetës së tyre fëmijëve (Lamarckismus). Idetë e përfaqësuara nga Lamarckizmi do të konsideroheshin në Angli jo vetëm si rrezik për rendin politik dhe religjioz, por edhe të papranueshme nga rrethet akademike.
Në vitin 1859, Charles Darwin dhe Alfred Russel Wallace, do të paraqisnin para shoqatës Linneus të Londrës, dy punime për Teorinë e Evolucionit dhe seleksionin natyror. Të dy punimet tërhoqën shumë pak vëmendje, në kontrast me vëmendjen që tërhoqi një vit më vonë botimi i "Origjinës së Species" së Darwinit.
Gradualizmi dhe seleksioni natyror, dy nga tezat e Teorisë së Evolucionit, u pritën fillimisht me rezistencë të madhe. Përfaqësuesit e Lamarkizmit do të argumentonin se, psh, rosat e kishin fituar lëkurën notuese nëpërmjet përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për të notuar dhe jo nëpërmjet seleksionimit natyror të rosave me lëkure midis gishtave.
Duke qenë se eksperimentet nuk arritën kurrë të mbështesin teorinë lamarkiste, kjo, ju dorëzua Teorisë së Evolucionit. Darwini, nga ana e tij, nuk arriti të shpjegonte mekanizmin e trashëgimisë së tipareve nga brezi në brez, dhe përse variantet e ndryshme të këtyre tipareve nuk përziheshin gjatë procesit të trashëgimisë. Këtë mekanizëm do ta shpjegonte, në vitin 1865, Gregor Mendel, kërkimet e të cilit vërtetonin, se tiparet trashëgohen sipas një ligjësie të mirëpërcaktuar.
Rizbulimi i veprës së Mendelit në 1900, do të çonte në ndarjen e gjenetistëve dhe biostaticienëve në dy grupe ; njëri mbështeste modelin darwinian të evolucionit, tjetri atë mendelian.
Polemika do të mbyllej në vitet 1930, nga biologët rreth Ronald Fischer, të cilët, duke i kombinuar të dy modelet, seleksionin natyror darwinian me rregullat mendeliane të trashëgimisë, çuan në lindjen e Teorisë Sintetike të Evolucionit, të njohur ndryshe edhe si Neodarwinizëm. Teoria Sintetike e përkufizon evolucionin si ndryshueshmëria në kohë e shpeshtësisë/frekuencës relative të aleleve (frekuenca alelike) në një popullatë.
Me zbulimin e materialit gjenetik, ADNsë, prej Oswald Avery në 1944 dhe, me deshifrimin e strukturës së ADNsë nga James Watson dhe Francis Crick, në 1953, u arrit, përfundimisht, të identifikohej baza fizike e trashëgimisë. Që prej këtij momenti, Gjenetika dhe Biologjia Molekulare janë shndërruar në dy shtylla të rëndësishme të Biologjisë së Evolucionit.

TRASHEGIMIA
Evolucioni në organizma të ndryshëm ndodh me ane të ndryshimeve të veçanta që njihen si tipare, ose veçori - që janë karakteristike për një organizëm. Si shembuj mund të përmendim ngjyrën e syve, një tipar i trashëguar nga njeri prej prindërve të individit. Karakteristikat e trashëguara kontrollohen nga gjenet dhe tërësia e gjeneve në gjenomin e një organizmi quhet gjenotipi i organizmit.
Ndërkohe, tërësia e tipareve të vezhgueshme në strukturën dhe sjelljen e organizmit, quhet fenotipi i organizmit dhe vjen si rezultat i marrëdhënies së gjenotipit me ambientin rrethues.
Për këtë arsye jo të tera pjesët e fenotipit janë të trashëgueshme. Si shembull mund të përmendim nxirjen nga rrezet e diellit ; ajo është rrjedhoje e gjenotipit të organizmit në marrëdhënie me rrezet e diellit dhe lëkura e nxire nga dielli nuk është një karakteristike e cila trashëgohet tek pasardhësit.
Por ama persona të ndryshëm kanë reagime të ndryshme ndaj rrezeve të diellit dhe kjo ndodh sepse ata kanë ndryshime në gjenotipet përkatëse. Këtu mund të përmendim albinizmin i cili është një karakteristike e trashëgueshme dhe si efekt i tij është pamundësia e lëkurës për t'u nxirre nga rrezet e diellit dhe djegia nga dielli.
Karakteristikat e trashëgueshme kalohen nga një brez tek tjetri me anën e ADN, një molekule e afte të enkodojë informacion gjenetik. Në vetvete ADN është një polimer i përbëre nga katër nukleobaza.
Sekuenca e këtyre nukleobazave, ose shkurt bazave, përcakton informacionin gjenetik, në analogji me shkronjat në tekstin e një libri apo bitëve në programin e një kompjuteri. Ato pjesë të ADN që përcaktojnë një njësi të vetme funksionimi, quhen gjene.
Gjene të ndryshme kanë sekuenca të ndryshme bazash. Brenda qelizës këta zinxhirë bazash ADN-je ndërthuren me proteina dhe formojnë struktura të përqendruara që quhen kromozome dhe zona të veçanta të kromozomit quhen lokuse.
Nëse sekuenca e ADN nëpër këto lokuse është e ndryshme nga një individ tek tjetri, këto variante të ndryshme te së njëjtës gjë quhen alele. Sekuencat e ADN mund të ndryshojnë nëpërmjet mutacioneve duke krijuar në këtë mënyre alele të reja.
Në rast së mutacioni ndodh brenda një gjeni, aleli i ri që krijohet mund të ndikojë në karakteristiken e organizmit për të cilën është përgjegjës ky gjen, duke çuar më pas në ndryshim të fenotipit të organizmit. Por sidoqoftë, kjo gjë nuk është e vërtete për të gjitha rastet. Shumica e karakteristikave janë shumë me komplekse dhe kontrollohen nga një tërësi gjenesh që bashkëpunojnë

MUTACIONET
Ilustrim i duplikimit te gjeneve, nje nga llojet e mutacioneve gjenetike.Mutaconet janë ndryshime te ADN-se,që sjellin ndryshimin e alelit recesiv në dominant ose anasjelltas. Mutacionet ndodhin 1/1000 raste ose 1/100 000 raste.
Mutacioni është pak i ndjeshëm në popullatë, pra ne ate brez nuk kemi shume ndryshim në fillim. Por me kalimin e kohës, duke kaluar në disa brezni bëhet me i ndjeshëm dhe behet bazë per evolim.
Mutacionet e rastësishme ndodhin papushim në gjenomet e organizmave të gjallë. Këto mutacione krijojnë variacione gjenetike. Mutacionet janë ndryshimet në sekuencat e ADN së gjenomit dhe shkaktohen nga rrezatimi, viruset, transpozonet dhe kimikatet mutagjene, si dhe nga gabimet gjatë meiozës dhe replikimit të ADN.
Këto mutacione përfshijnë disa lloje të ndryshme ndryshimesh ne sekuncat e ADN dhe ose mund të jenë pa efekt, ose të prodhojnë një gjen, ose e ndalojnë gjenin të funksionojë. Studimet në nje lloj mize, Drosophila melanogaster, sugjerojnë se nëse një mutacion ndryshon nje proteinë që prodhohet nga ndonjë gjen, ky ndryshim ka shumë mundesi të jetë i dëmshëm.
Rreth 70% e ketyre mutacioneve kanë efekt të dëmshëm, pjesa tjetër janë neutrale ose me dobi të ulta. Për shkak të ketyre efekteve dëmtues që mund të ndodhin në qelizë, organizmat kanë evoluar mekanizma per eliminimin e mutacioneve, ku permendet riparimi i ADN.
Si rrjedhojë mund të themi se ekziston një raport optimal për sasinë e mutacioneve, midis kostove të një sasie të madhe mutacionesh (si psh mutacionet eliminuese), dhe kostove metabolike të sistemeve të vetë organizmit për të ulur sasinë e mutacioneve (si psh enzimat për riparimin e ADN).
Viruset që përdorin ARN si material gjenetik kanë ndryshim të lartë mutacionesh, gjë që mund të jete shumë e dobishme sepse keta virus do të evolojnë shpejt dhe në mënyrë konstante, duke iu shmangur kështu përgjigjeve mbrojtëse, sic është sistemi imunitar i njeriut.
Mutacionet mund të përfshijnë duplikme të pjesëve të mëdha në një kromozom (zakonisht me anë të rikombinimit gjenetik), që sjell në këtë rast kopje shtesë të gjenit në gjenom. Kopjet shtëse të gjeneve janë një burim kryesor i materialit bazë për evolimin e gjeneve të reja.
Kjo gjë është e rëndësishme sepse shumica e gjeneve të reja evolojnë brenda të njëjtës familje gjenetike nga gjene ekzistues, të cilët kanë paraardhës të përbashkët. Psh, syri i njeriut përdor katër gjene për ndërtimin e strukturave që ndjejnë dritën: tre për ngjyrat dhe një për shikimin natën; te katër këta gjne janë rrjedhojë e një gjeni të vetëm paraardhës.
Gjene të reja mund të lindin nga gjene paraardhës kur kopjet shtesë të këtij të fundit ndryshojnë nga mutacionet dhe fitojnë funksione të reja.
Ky proces është më i thjeshtë kur gjeni është i duplikuar sepse është rritur redundanca, apo besnikeria, e sistemit; një gjen nga duplikata fiton funksionin e ri ndërkohë që kopja tjetër vazhdon të kryejë funksionin fillestar. Disa lloje të tjera mutacionesh mund edhe të krijojnë gjene krejtësisht të reja nga pjesë ADN që më parë kanë qenë të pa-koduara.
Krijimi i gjeneve të reja mund të perfshijë edhe pjesë të vogla të disa gjeneve njëherësh gjatë duplikimit, këto fragmente gjenesh rikombinohen për formimin e funksioneve të reja.
Ndryshimet në numrin e kromozomeve mund të përfshijnë mutacione edhe më të medha, ku segmentet e ADN brenda kromozomit ndahen dhe më pas ri-rregullohen. Psh, dy kromozome në gjenusin Homo janë shkrirë, (procesi i fuzionit të gjeneve) në një dhe kanë prodhuar kromozomin njerëzor 2; ky fuzion nuk ka ndodhur në linjat gjenetike të majmunëve të tjerë, ata akoma i kanë keta kromozome të ndarë.
Në evolucion, roli më i rëndësishëm i ketij riorganizimi të kromozomeve është që të rrisë divergjencën e një popullate drejt specieve të reja, duke ulur mundësinë e këtyre popullatave të ndryshme që të japin pasardhës me njëra tjetrën. Në ketë menyrë do të ruhen të paprekura ndryshimet gjenetike midis këtyre popullatave.
Sekuencat e ADN që mund të lëvizin në gjenom, psh transpozonët, përbejnë një pjesë te madhë të materialit gjenetik tek bimët dhe kafshët, dhe mund të kenë qenë të rëndësishme në evolucionin e gjenomeve. Psh, në gjenomin njerëzor ka më tepër se një milion kopje të sekuencës Alu dhe këto sekuenca tashmë janë përshtatur për të kryer funksione si rregullatorë të shprehjeve të gjeneve.
Një efekt tjetër i këtyre pjesëve të levizshme ADN është se kur zhvendosen brenda gjenomit, mund të ndryshojnë apo fshijnë gjene ekzistues dhe ne këtë menyrë prodhojnë diversitet gjenetik
xixi- 8
EVOLUCIONI I JETES
Ndonese ende nuk ka nje siguri te plote lidhur me si filloi jeta, praktikisht eshte pranuar se organizmat e pare qe jane shfaqur ne Toke kane qene prokariotet ne nje kohe prej afersisht 3-4 miliard vjet me pare. Gjate nje periudhe pasuese prej disa miliard vjetesh nuk ka patur ndryshime te dukshme ne keta organizma, morfologjike apo organizative ne qelize.
Eukariotet sollen ndryshimin tjeter masiv ne strukturen e qelizes. Keto ndryshime erdhen si rezultat i rrethimit te bakterieve te lashta prej paraardhesve te qelizave eukariote, ne nje proces bashkepunues ne grup qe quhet endosimbioze.
Bakteriet e rrethuara dhe qelizat primordiale eukariote iu nenshtruan me pas nje evolucioni te perbashket, nje ko-evolucioni, gjate te cilit bakteriet evoluan ose ne mitokondri, ose nehidrogjenozom, ende eshte e paqarte.
Me nje rrethim te dyte te ngjashem por te pavarur prej te parit, ku moren pjese organizma me karakteristike cianobakteriale, u formuan kloroplastet e algave dhe bimeve. Eshte ende e panjohur se kur u shfaqen per here te pare qelizat eukariote, sidoqofte jane shfaqur diku rreth periudhes 1.6 - 2.7 miliard vjet me pare.
Historia e jetes me pas ishte nje perzierje e eukarioteve nje qelizore, prokarioteve dhe arkeave, deri perafersisht 610 milion vjet me pare kur filluan te shfaqen organizmat e pare shumeqelizore neper oqeanet e periudhes Ediakaran. Evolucioni i formave shumeqelizore ka ndodhur ne ngjarje te pavarura nga njera tjetra, ne organizma shume te ndryshem nga njera tjetra si psh sfungjeret, algat kafe, cianobakteret, myksobakteret.
Menjehere pas shfaqjes se ketyre organizmave te pare shumeqelizore, linden nje sasi shume e madhe organizmash biologjike, brenda nje harku kohor prej 10 milion vjetesh, ne nje ngjarje qe eshte quajtur Shperthimi Kambrian. Ne kete periudhe jane shfaqur ne shtresat fosile shume lloje te kafsheve moderne, si dhe gjithashtu specie unike qe me vone u zhduken.
Jane propozuar disa shpjegime lidhur me cfare solli ne Shperthimin e Kambrianit, njri prej tyre dhe varianti i grumbullimit te oksigjenit ne atmosfere prej fotosintezes. Diku rreth 500 milion vjet me pare, toka e thate u pushtua prej bimeve dhe kerpudhave te ndryshme, dhe shume shpejt u mbushen edhe me artropode dhe lloje te tjera kafshesh.
Nder organizmat me te suksesshem ishin insektet dhe edhe sot perbejne grupin me te madh te specieve ne Toke. Amfibet u shfaqen per here te pare rreth 300 milion vjet me pare duke u pasuar menjehere nga amniotet e para.
Gjitarët filluan ne shfaqen rreth 200 milion vjet me pare dhe zogjtë rreth 100 milion vjet me pare, te dy nga paraardhes te grupit te zvarranikëve. Sidoqofte, me gjithe kete evolucion te ketyre kafsheve te medha, vazhdojne te jene shume te suksesshem dhe dominojne Token organizma te vegjel shume te ngjashem me ata qe u shfaqen fillimisht ne stadet e para te ketij procesi.
Pjesa me e madhe e biomases perkatese dhe sasise se specieve perbehet nga prokariotet.

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT
Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për Teorinë e Evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre, por një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, Teoria e Evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet, që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.
Kjo filozofi është "materializmi", e cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë.
Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Materializmi kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria dhe të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandjeshme, në të cilën mbizotërojnë pikëpamjet antinjerëzore.
Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencë-tarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike.
Fakti është se shkencëtarët evolucionistë imponojnë në publik paragjykimet dhe pikëpamjet e tyre filozofike nën maskën e shkencës. P.sh. megjithëse ata e dinë se ngjarjet e rastësishme nuk shkaktojnë gjë tjetër veç çrregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnë të deklarojnë se rregulli e organizimi mahnitës që vërehet në univers dhe në organizmat e gjallë është 'rezultat i rastësisë'.
Është e lehtë t'i imponohesh njeriut të thjeshtë me anë të kësaj të ashtuquajture shkencë që në të vërtetë është mashtrim.
Vizato një pikturë, si të ta hajë mendja, që paraqet kalimin nga toka në ujë, shpik fjalë latine për kafshën në ujë dhe "pasardhësin" e tij në tokë, sajo formën kalimtare, përpuno një gënjeshtër si psh: "Eustenopteroni" u transformua në fillim në "Ripitistian Krosoptergian", pastaj u shndërrua në "Ictiostegan" gjatë një procesi të gjatë evolutiv; dhe ja ku u sajua një argument evolutiv.
Pastaj vendosi këto fjalë në gojën e një shkencëtari me syze me xhama të trashë dhe bluze të bardhë dhe do të bindësh lehtësisht shumë njerëz. Ndërsa media, e cila është dhënë me mish e me shpirt pas përkrahjes së evolucionit, do t'ia shpërndajë lajmin "e mirë" mbarë botës me shumë entuziazëm.
Teoria e Çarls Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor objektiv. Ashtu siç tregohet edhe në kapitullin me titull "Vështirësitë e Teorisë" në librin e tij "Origjina e Specieve", teoria linte hapësira të mëdha përballë një sërë pyetjeve shumë të rëndësishme.
Darvini shpresonte që vështirësitë që i dilnin teorisë do të kapërceheshin me zhvillimin e shkencës dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin atë edhe më tepër, gjë të cilën e deklaron shpesh në libër. Por shkenca përparonte plotësisht në kah të kundërt me shpresat e Darvinit dhe në vend që ajo t'i përkrahte hipotezat themelore të teorisë, i shtoi akoma dhe më tepër pikëpyetjet rreth kësaj teorie.
Disfata e Teorisë së Evolucionit përballë shkencës mund të përmblidhet në 3 çështje kryesore:
1 - ORIGJINA E JETES NE TOKE
Darvini, në librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinën e jetës, sepse koncepti primitiv në periudhën kur jetoi ai, supozonte se qeliza zotëronte një konstrukt shumë të thjeshtë. Sipas teorisë së "lindjes së rastësishme" që besohej qysh në mesjetë, lëndët inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qelizë. Por kjo gjë është e pamundur.
Në kohën e Darvinit ishte shumë i përhapur mendi-mi se buburrecat formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një farë kohe të formoheshin minj. Por vetëm 5 vjet pas botimit të librit të Darvinit, biologu i shquar francez, Lui Pastër e çrrënjosi plotësisht këtë besim, duke cituar:
"Pretendimet se lëndët inorganike mund të formojnë jetë, u varrosën plotësisht në histori."
2 - MEKANIZMAT E EVOLUCIONIT
Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm në librin e tij, ku pretendon se disa arinj për të gjetur ushqim në thellësi të detit janë shndërruar në balena. Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin e njohjes së ligjeve të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës në shekullin XX, u shemb plotësisht legjenda e përcjelljes së karakteristikave të fituara në brezat pasardhës, prej nje lloji tjetër.
Kështu, u vërtetua përfundimisht se kjo hipotezë ishte një mekanizëm joefektiv, por evolucionistët, për të gjetur një zgjidhje, nxorën në dritë në fund të viteve 30' "Teorinë Sintetike Moderne", apo siç njihet ndryshe Neo-darvinizmin, i cili i konsideroi mutacionet, si "shkaqe të ndryshimeve të dobishme". Sipas kësaj teorie miliona gjallesa në botë u shfaqën si rezultat i mutacio-neve, apo gabimeve gjenetike, në organet e ndërlikuara të këtyre gjallesave të gjalla si veshët, sytë, mushkëritë apo krahët.
Me këtë ata shpjegonin zhvilli-min e mushkërive te peshqit ku më pas, sipas tyre, u shndërruan në zvarranikë, apo formimin e krahëve te zvarranikët, të cilët me vonë evoluan në zogj. Por kjo nuk mund të jetë e vërtetë dhe për vetë faktin se ADN-ja zotëron një sistem shumë të ndërlikuar. Çdo ndikim spontan mbi këtë molekulë, mund të shkaktojë vetëm dëme. Gjenetisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si më poshtë:
"Mutacionet janë të vogla, të rastësishme dhe të dëmshme. Shfaqen shumë rrallë dhe mundësia më e madhe është që ato të mos kenë efekt. Këto karakteristika tregojnë se mutacionet nuk mund të sjellin zhvillime evolutive. Një ndryshim i rastësishëm në një organizëm tepër të ndërlikuar është ose i paefektshëm ose i dëmshëm.
Një ndryshim i rastësishëm që mund të ndodhë në një orë dore nuk do ta zhvillonte atë. Mundësia më e madhe është që ky ndryshim të jetë i dëmshëm e, në rastin më të mirë, i paefektshëm. Një tërmet nuk e zhvillon një qytet, por vetëm e shkatërron…".
3 - TE DHENAT FOSILE
Të dhënat fosile janë treguesi më i qartë se skenari që pretendohet nga Teoria e Evolucionit nuk është përjetuar kurrë. Sipas teorisë, të gjitha gjallesat kanë evoluar nga njëra-tjetra. Një specie, e cila ekzistonte më parë, me kalimin e kohës, kthehej në një urë kalimi për formimin e një specieje tjetër dhe në këtë mënyrë janë shfaqur të gjitha speciet e tjera. Sipas teorisë, ky transformim u krye gjatë një periudhe të gjatë prej qindra miliona vjetësh.
Brenda këtij intervali të gjatë transformimi, duhet të jenë formuar dhe të kenë jetuar miliarda "specie kalimtare". P.sh., në të kaluarën duhet të kenë ekzistuar qenie gjysmë-peshk gjysmë-zvarranik, apo gjysmë-zog gjysmë-zvarranik. Meqë ajo ishte një periudhë transformimi, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara dhe me një sërë defektesh. Evolucionistët, këto qenie imagjinare që besojnë të kenë jetuar në të kaluarën, i quajnë "forma kalimtare".
Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa të tilla në të kaluarën, atëherë larmia dhe numri i tyre do të ishte shumë herë më i madh se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kështu që mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të haseshin në të dhënat fosile. Darvini, në librin e tij, këtë fakt e shpjegon kështu:
"Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë forma kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar... Si rrjedhim, provat për ekzistencën e tyre në të shkuarën mund të gjenden vetëm në mbetjet fosile."
Nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive mbi fosilet, kurrë nuk janë gjendur forma kalimtare, qoftë edhe një e vetme. Të gjitha zbulimet e bëra nga gërmimet dhe kërkimet e ndryshme, në kundërshtim me shpresat e evolucionistëve, tregojnë se gjallesat janë shfaqur njëkohësisht, të përsosura dhe pa mangësira. Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse ishte një evolucionist, u detyrua ta pohonte këtë realitet:
"Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me hollësi të dhënat fosile në nivelin klasor apo të llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një lloji për llogari të një tjetri."
Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në Tokë të formuara plotësisht e përsosmërisht. Me fjalë të tjera "origjina e specieve", në kundërshtim me atë që mendonte Darvini, është KRIJIMI dhe jo evoluimi.
Nuk ekziston asnjë mbetje fosile që të mbështesë përrallën e evoluimit të njeriut nga majmuni. Përkundrazi, të dhënat fosile tregojnë se mes njerëzve dhe majmunëve ekziston një kufi i pakapërcyeshëm. Të përballur me këtë fakt, evolucionistët i lidhën shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve imagjinare. Mbetjeve fosileve, ata u mvishnin maskat që dëshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysmë-majmun e gjysmë-njeri.
Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Ajo predikon se lënda pa jetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën.
Ajo pranon që miliona specie të gjalla, si zogjtë, peshqit, xhirafat, tigrat, insektet, pemët, lulet, balenat apo qeniet njerëzore u shfaqën nga fenomene fizike që vepruan brenda lëndës natyrale, si shiu apo rrufetë. Ky besim është në kundërshtim të plotë si me logjikën ashtu edhe me shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë dogmë me qëllim që "mos të lejojnë daljen në skenë të një Qenieje Hyjnore."
Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me një paragjykim materialist, do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë; të gjitha krijesat janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë superiore. Krijuesi është Zoti, i Cili krijoi të gjithë universin, e projektoi atë në mënyrën më të përkryer dhe krijoi dhe i dha formë të gjitha gjallesave.

inkubacioni- 10
Re: Origjina e Njeriut
Fjalët për krijimin dhe përbërjen e trupit të njeriut nga tradita sufiste
Njeriu duhet ta njohë veten përmes katër natyrave,katër shtyllave dhe katër esencave.Natyrat janë këto:Gjaku,vreri,ajri dhe këlbaza.
Shtyllat janë këto:Mendja dhe aftësia e tij për tij përfshirë dhe për të mbajtur mend.Esencat janë këto:Drita,nexehtësia,shpirti dhe uji.Format e njeriut paraqet natyrën e tij.Njeriu sheh përmes dritës,ushqehet përmes nxetësisë,lëviz dhe gjendet në marrëdhënie seksuale përmes shpirtit.Përmes ujit(dhe lagështisë) merr shijen e gjësendeve që kanë shije dhe shijen e ushqimit.Këto përbëjnë strukturën e formës së njeriut.
Nëse mendja e njeriut përkrahet dhe konfirmohet nga drita,atëherë njeriu do të bëhet i dijshëm,studiues,inteligjent,i zgjuar dhe mirëkuptues.Përmes njësisë së Krjuesit(Allahut),sinqeritetit dhe bindjes do të kuptojë ku gjendet,prej nga i vijnë dhuntitë,pse ka ardhur në këtë botë dhe ku do të shkojë.
Në trupin e njeriut,gjaku lëviz ndonjëherë i nxehtë dhe ndonjëherë i ftohtë.Kur është gjaku i nxehtë(duke qenë njeriu temperament),njeriu do të bëhet i dehur,i lazdruar,i gëzuar,vrasës,plaëkitës dhe mendjemadh.Kush e ka gjakun e ftohtë bëhet i pikëlluar,i brengosur,kokulur,i dobët dhe harresat.Këta janë faktorët që ndikojnë në sëmundje të ndryshme.Këta hyjnë në trupin e njeriut në një orë të papërshtatshme,duke ngrënë ose duke pirë diçka dhe bëhen shkaktarë të sëmundjeve të rënda.Struktura e trupit të njeriut është kjo:Njeriu ushqehet përmes nexetësisë,punon përmes nxetësisë,dëgjon dhe nuhat përmes ajrit,shijet i ndien përmes ujit,lëviz përmes shpirtit.Sikur të mos ishte nexetësia e stomakut,nuk do të ishte e mundur tretja e ushqimit.Sikurse të mos ishte ajri,nuk do të shtohej nxetësia e stomakut dhe nuk do të kishte jashtëqitje prej stomakut.Sikur të mos ishte shpirti,nuk do të kishte shkuarje dhe ardhje.Sikur të mos kishte uji ftoftësine e tij,nxetësia e stomakut do ta kishte djegur njeriun.Sikur të mos ishte drita,njeriu nuk do të mund të shikonte e të kuptonte.
Forma e njeriut është prej baltës.Ashti i trupit të njeriut i përngjan drurëve në sipërfaqen e tokës;qimet e tij i përngjajë barit,damarët e gjakut i përngjajnë kores së drurit dhe gjaku i përngjasn ujit mbi sipërfaqe e tokës.Ashtu sikur toka nuk e ka gjallërinë e tij pa ujë,njejtë edhe trupit do t'i mungojë gjallëria në mungesë të gjakut.Truri është burimi i yndyrës dhe i ajkës së gjakut.
Në krijimin e njeriut janë bashkuar elementet e klësaj bote dhe botës së ardhshme(Ahiret).Kur Zoti i bashkoi këto dy elemente,me apo pa dashje,vendi i tij i jetesës u caktua bota materiale dhe në këtë mënyrë njeriu zbriti në tokë duke përmbajtur në vete një element Hyjnor.Kur t'i ndajë Krijuesi(Zoti) këto dy elemente(me vdekjen e njeriut),elementi hyjnor do të ktheht në qiell.Prandaj.jeta është në tokë ndërsa jeta pas shijimit të vdekjes është në qiell(përderisa të vdes do të jetojë në sipërfaqen e tokës,kur të vdes në qiell).Sepse,kur të ndahet shpirti nga trupi,shpirti dhe drita(nuri) do të kthehen te fuqia e tyre e mëhershme,ndërsa trupi do të mbetet në këtë botë sepse përmban elementet e kësaj bote.
Shkaqet e preishjes së trupit janë këto:Ajri do ta thithë ujin e trupit dhe balta do të thahet;duke u zvogëluar,balta do të asgjësohet e do të kalbet,dhe të gjitha këto elemente do të kthehen në formën e parë ato elemten tokësore tokës ato hyjnore qiellit.

Fakiri- 486
Teza të reja mbi prejardhjen e njeriut!
Teza të reja mbi prejardhjen e njeriut
Ekspozita shkencore në Washington, teza të reja mbi prejardhjen e njeriut
Shkencëtarët thonë se dy skelete të gjetura në një shpellë të Afrikës së Jugut, i përkasin një specieje tëpaklasifikuara më parë, të hominidit, apo parardhësit të njeriut.
Ky zbulim mund të ketë hedhur dritë të re tek evolucioni i species njerëzore, homo sapien dhe nxit interes të mëtejshëm tek evolucioni i njeriut. Në Muzeun e Historisë së Natyrës në Qendrën Smithsonian në Washington, është hapur një ekspozitë e re, e cila bazohet tek kërkimet shkencore të më tepër se një shekulli, lidhur me origjinën e njeriut:
Punonjësi i muzeut Rick Potts thotë se 300 fosile dhe artifakte të tjera të ekspozuara ilustrojnë një mozaik gjurmësh fizike dhe të sjelljes që ka evoluar me kalimin e kohës.
"Të gjitha këto specie tani nuk janë më… Ne jemi të vetmit pasardhës të kësaj peme famijare të shumëllojshme",- thotë ai.
Vizitorët shohin nga afër replikat e njerëzve të lashtë, ulen tek vatra e paraardhësve të tyre dhe ecin në gjurmët e gdhendura prej tyre 4 milionë vjet më parë në Tanzani.
"Këto gjurmë janë ekzaktësisht siç i kanë lënë tre individë, të cilët kanë ecur nëpër pllajat afrikane në të periudhë".
Në këtë kuti ndodhen dy fosile, njëra është një kafkë 28 mijë vjeçare e njerëzve të parë modernë që kanë jetuar në Evropë, të njohur si Cro-Magnon. Kafka tjetër njihet si Neanderthal, një specie e cila ecte në këmbë, bashkëkohëse me Cro-Magninin, deri në zhdukjen e tyre rreth 30 mijë vjet më parë.
Të dy kafkat janë marrë hua nga Muzeu i Njeriut në Paris. Ato janë zbuluar në Francë rreth së njëjtës periudhë, kur Charles Darwini publikoi veprën e tij të famshme “Mbi origjinën e specieve”, në vitin 1859.
Alain Froment, i cili punon me koleksionin e antropologjisë në muzeun francez, thotë se puna e DarWinit ka luajtur një rol kyç në studimet e tyre.
"Ky zbulim ka ndezur debatin lidhur me origjinën e njeriut dhe është për t’u çuditur që ka ekzistuar një njeri kaq modern në periudhën e fosileve, krahas me kafshët e zhdukura", - thotë ai.
Vizitorët i ftojnë të prekin replikat e paraardhësve, për të transformuar një imazh të fytyrës së tyre në një version të njeriut të lashtë dhe për t’u angazhuar me replika që përçojnë evolucionin.
Kjo histori 6 milionë vjeçare po ashtu shpaloset gjatë një epoke ndryshimesh të mëdha klimatike. Rick Potts thotë se ekspozita tregon se si iu adaptuan njerëzit ndryshimeve të mëdha të motit, nga i ngrohtë në të ftohtë, me lagështirë dhe i thatë.
"Këtu mëson se ata jo vetëm që ju përshtatën savanave afrikane, por Neanderthalët ju përshtatën edhe epokës së akullnajave, mëson se si u krijua aftësia e njeriut për të punuar vegla, për të patur një tru kompleks, si dhe aftësia për të përdorur simbolet, gjuha… Të gjitha këto nuk janë thjesht përshtatje ndaj mjedisit, por një përshtatje për të qenë të adaptueshëm."
Mësuesja e shkollës fillore Neisha Speights Burno ka në plan t’i njohë nxënësit e saj me këto zbulime.
"Ekspozita i mëson ata se të gjitha objektet që shohin këtu kanë ekzistuar", - tha ai.
Ndjenja e lidhjes është e rëndësishme për Charla Weis-Wurm, vizitore nga Teksasi.
"Me gjithë këto konflikte që ndodhin sot në mbarë botën, kur vjen këtu sheh se të gjithë kemi një origjinë dhe mendon, përse të mos shkojmë mirë kur jemi të gjithë njëlloj?"- thotë ajo.
Rick Potts shpreson se ekspozita i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke treguar se ja vlen të njohësh paraardhësit tanë dhe jetën e tyre. Dhe duke i njohur, shton ai, ata na mësojnë se çdo të thotë të jesh njeri.

Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 04.09.11 18:40, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro- 484
Re: Origjina e Njeriut
Ne kohen e sotme ende nuk flitet ekzaktesisht per historine e krijimit te njeriut si qenie e ndergjegjshme qe nga primitiviteti ekzistencial e deri ne jeten moderne qe per hir te se vertetes termi "moderne" nuk dihet se kur fillon ne kohe.
Kronologjia ekzistenciale e qenies njerezore jo pak here hamendesohet... dhe jo pak here nuk eshte bindese.Shume gjera qe kemi mesuar nga librat ne bangat e shkolles tashme jane permbysur.Teoria e evolucionit eshte shume bindese por ka edhe ngercet e saj.
Epokat nuk mund te themi se jane ndare ne menyre perfundimtare sepse kur themi qe njeriu primitiv i perket filan epoke,atehere rezulton se pikerisht para kesaj epoke dhe pikerisht qindra-mijera vite para saj te dale ne drite nje zbulim a nje e dhene gojore,arkeologjike apo kushedi se cfare qe na ben te ditur se kane ekzistuar qyteterime njerezore teper te avancuara.
Jane me se te domosdoshme te vertetohen te dhenat e hartave te Piri Reisit pershembull ku hidhet drite mbi Groenlanden me ekzaktesi.Mbi kete baze atehere c'na mbetet qe te themi se neoliti i hershem,i mesem apo i vone u ndaka ne keto periudha?C'na mbetet te themi per epoken e gurit,hekurit,bronxit te ndara kaq prerazi.Mundet qe per te njejtat periudha popullata te ndryshme te kene patur hendeqe te medha zhvillimi ndermjet tyre
Se fundi zbulimet qe behen ne piramiden e diellit ne Visoko te B.Hercegovines per here e me teper po nxjerrin fakte se ky populli pellazg qe paska populluar Evropen hershem dhe qe eshte themeli i races se bardhe ruan ne brendesi te genit te vet historine e krijimit njerezor pa te cilen bota e sotme nuk do te ishte kjo qe eshte sot.....

Dimitrov Xhunga- 100
Origjina e Njeriut
E VËRTETA MBI ORIGJINËN E NJERIUT
Njeriut qysh në kohrat e kaluara i ka interesuar origjina e tij. Ai ka qenë i interesuar të dijë se në çfarë kushte dhe ku është krijuar; vallë e ka origjinën prej ndonjë lloji të majmuni me të cilin mund të ketë cilësi biologjike të afërta, apo së bashku me majmunin rrjedhin prej ndonjë trungu të përbashkët si pararendës i tyre.
Me këtë çështje janë marrë shumë shkenca që si lëndë studimi e kanë natyrën ku si element përbërës është njeriu, ose ato që si lëndë studimi e kanë njeriun dhe bashkësinë njerëzore. Për origjinën e njeriut si element përbërës i natyrës, nuk është e interesuar vetëm shkenca por edhe mësimi fetar. Mirpo, kuptohet, shkenca ka botëkuptime dhe shpjegime krejtësisht të tjera nga ato fetaret.
Konstatim i përgjithshëm shkencor është se njeriu origjinën e tij e ka prej ndonjë lloji majmuni. Në fakt, nëse ndërhyjet në esencë do të shihet se sipas teorisë shkencore origjina e njeriut nuk është drejtpërsëdrejti prej majmuni, por së bashku origjinën e kanë prej një trungu të përbashkët, gjë që sot dëshmojnë fosilet dhe reliktet e gjetura në disa vende të rruzullit tokësor.
Është për t’u theksuar fakti se njeriu me kërkimet shkencore vazhdimisht është orvatur të vjen sa më afër së vërtetës. Jo vetëm kaq, shkenca ka qenë e interesuar ta zbulojë edhe vendin e paraqitjes të njeriut të parë. Vallë ai është paraqitur në një vend apo në shumë vende.
Në eksplikimin tonë të mëtjeshëm do të përmbahemi në teorinë shkencore, përkatësisht në konstatimet që i jep shkenca mbi origjinën dhe vendparaqitjen e njeriut.
Njeriu nuk ka origjinë të drejtpërsëdrejtë nga majmuni
Shkencat që merren drejtpërsëdrejti me origjinën e njeriut, siç janë: paleontologjia, paleoantropologjia, dhe akeologjia; pastaj edhe të tjera që janë të interesuara për këtë çështje si: biologjia e gjeografia, kanë ardhur në përfundime shkencore se origjina e njeriut nuk rrjedh nga ndonjë lloj majmuni por prej ndonjë pararendësi që paraqet trung të përbashkët të njeriut me majmunin.
Sot kjo teori akoma ka përkrahje shkencore dhe nuk është gjetur ndonjë argument tjetër që do ta dëshmonte të kundërtën. Zbulimi në kohën e fundit i një skeleti të një femre parahistorike në truallin e Etiopisë, është vetëm një fakt shkencor që shkon në përkrahjen e kësaj teorie. Me këtë zbulim kjo teori përfarcohet akoma më tepër.
Mbeturinat e gjetura osteologjike të njeriut të parë, ose thënë saktë mbeturinat të prototipit të pararendësit të njeriut Homo-sapiens i takojnë kohës së postpliocenit. Në fakt, ato i përkasin fundit të pliocenitit dhe fillimit të kuaternerit (pleistocenit ose diluviumit).
Ndaj shumë shkencëtarë janë të mendimit se këtë të fundit duhet quajtur edhe antropozoik (koha e njeriut). Të dhënat e shkencave vërtetojnë se mbeturinat e para të njeriut dhe të kulturës së tij, përkatësisht që ka filluar të ndreqet e të ecë më këmbë, janë Australopitekus, Pitekantropus dhe Sinantropus, si pararendës të tij. Këtë shkenca e argumenton me mbeturinat osteologjike të gjetura në shtresimet e postpliocenit në korren e Tokës.
Pra, në pleistocenin e vjetër ose në fillim të diluviumit paraqitet një ndër ndodhitë më me rëndësi në historinë e Tokës. Në realitet, tani fillon të homonizohet pararendësi antropoid. Mirpo, nga ana tjetër, paraqitja e njeriut kursesi nuk duhet të kuptohet si ndodhi e madhe gjeologjike e cila pat ardhur pa ndonjë zhvillim kuantitativ përgatitor paraprak në evoluimin e tij.
Në kohët më të reja gjeologjike të zhvillimit historik të Tokës, paraqiten ndryshime të mëdha në korren e rruzullit tokësor të përcjellura me lëvizje të fuqishme tektonike. Këto lëvizje më të fuqishme kanë qenë gjatë paradoksizmit alpin, përkatësisht në kohën kur krijohet orogjeni kolosal alpin.
Pas kësaj ndodhie në postpliocen dhe fillim të kuaternerit (diluvium) dhe me ndryshimet e mëdha klimatike, paraqitet koha e akullit në zonat e mesme dhe në rajonet e larta malore të rruzullit tokësor. Kuptohet, ndodhitë e këtilla natyrore suallë ndryshime mjaft të theksuara edhe në botën organike, në rradhë të parë tek zhvillimi evolutiv i njeriut.(Supozohet se ndryshimet e këtilla në kohën e re gjeologjike, sipas matjeve absolute shkencore, kanë zgjatur rreth 600 mijë vjet).
Pra, siç shihet, të dhënat shkencore flasin se njeriu me majmunin origjinën e kanë të përbashkët (prej të njëjtit trung). Pastaj me kalimin e kohës, zhvillimi i veçuar evolutiv i tyre ka ndikuar që ata ndërmjet tyre të divergjojnë, njëri të kalojë në antropoid (paraardhës i njeriut) e tjetri në antropomorf (paraardhës i majmunit).
Mirpo, nëse i ndajmë të parët e hominidit prej antropoidëve të tjerë, do të shihet se pararendësit e njeriut kohën e paraqitjes e kanë shumë më të vjetër. Kjo kohë vlerësohet se është në fillim të pliocenit që shprehur në vlera absolute sillet prej 7-15 miljonë vjet. Kjo kohë kaq e gjatë të cilës i paraprin paleogjeni si kohë më e vjetër e periudhës së tercierit, do të shihet se paraardhësit e njeriut janë shumë më të vjetër.
Në tercierin e vjetër, përkatësisht në paleogjen paraqitet Parapiteku si qenie më e përsosur, i cili me disa nga cilësitë biologjike ndryshon prej të parit të majmunit. Prej këtij më vonë paraqitet si degë e përsosur Propilopiteku, që është formë më e lartë në zhvillimin evolutiv. Edhe kjo fozë zhvillimi është në kohën e paleogjenit.
Këto janë fillesat e para kur paraqitet pararendësi i majmunit antropomorf dhe diferencimi i pararendësit të njeriut antropoid. Ndryshimet e këtilla në zhvillimin e mëtutjeshëm evolutiv suallë që të paraqiten antropoidë të tipit më të përsosur të Driopitek-ut . Diferencimet e këtilla, të njeriut nga njëra anë dhe majmunit nga ana tjetër, paraqiten qysh në epokën e miocenit (epoka e vjetër e neogjenit), vjetërsia e të cilës vlerësohet prej 15-35 miljonë vjet.
Nga këto pak fjalë shihet se diferencimi i njeriut nga trungu i para dhe gjer në kohët e sotme, ka një rrugë kohore shumë të gjatë në ecurinë e evoluimit të tij. Në ndryshimet e këtilla të ngadalshme por të sigurta, jo vetëm tek njeriu por edhe tek llojet e tjera që janë paraqitur në natyrë, siç do shohim më vonë, kanë ndikuar faktorët natyrorë dhe vetë aktiviteti i njeriut duke luftuar me natyrën për të siguruar kushte për ekzistencën e vet.
Periudha gjeologjike e kuaternerit në historinë e zhvillimit evolutiv të përsosjes dhe shndërimit të të parit në njeri, cilësohet me faktin se në këtë kohë paraqiten reliktet e të parit të njeriut. Në jug të Afrikës zbulohet Australopiteku, kurse pastaj, si forma e fundit e antropoidit paraqitet Pitekantropus erektus majmun-njeriu që fillon të ecë drejt, në ishullin Java të Indonezisë. Pra, tani, në kuaterner, paraqitja e këtillë tregon se në këtë kohë krijohen cilësitë e para antropologjike të njeriut të vërtetë.
Mirpo, akomo pa zbulime artefakte të kulturës së paranjeriut. Më vonë, po në këtë kohë gjeologjike, paraqitet Sinantropus pekinienzis (njeriu i pekinit). Ky është një zbulim që nxjerr në pah përfaqësuesin më primitiv të racës njerëzore. Aty janë gjetur relikte të skeletit me artefakte prej guri, kocke, druri dhe hiri prej zjarri. Ky zbulim në Kinën Veriore është një fakt, i cili dëshmon njeriun më të vjetër që pat jetur nëpër shpella, me vegla shumëprimitive dhe me shenjat e para të gjuetisë.
Kushtet natyrore në të cilat njeriu pati mundësi të mbijetojë
Meqë njeriu si element është krijesë e natyrës, atëheren është e nevojshme që të bëhet fjalë edhe për kushtet fizikogjeografike në të cilët është paraqitur gjatë zhvillimit evolutiv të tij. Pas ndodhive të mëdha të paradoksizmit alpin në oligo-miocen (mesi i tercierit), në sipërfaqen e Tokës, në rradhë të parë në hemisferën veriore, ndodhë ndryshime të mëdha fizikogjeografike. Me ndryshimet klimatike në fillim dhe gjatë pleistocienit paraqitet koha e akullit.
Akullnajat e kësaj epoke i mbulojnë pjesët veriore dhe lartësitë më të mëdha orografike në hemisferën veriore. Kjo ndodhi edhe në hemisferën jugore, por me përmasa më të vogla. Ndryshimi i këtillë klimatik solli edhe në ndryshime biogjeografike.
Kështu fauna e tercierit filloi të migrojë, përkatësisht të tërhiqet në viset tropikale të Afrikës, ku edhe sot shumë gjitarë i kanë ruajtur format e faunës së tercierit. Sot mbeturina të faunës pikermike të asaj kohe janë të ruajtura në Indi edhe në Gadishullin e Ballkanit (mbeturina të kësaj faune janë gjetur në jug të Greqisë dhe në Maqedoni, në vendin Prevalec në afërsi të Velesit).
Si rrjedhojë e ndryshimeve të këtilla klimatike gradualisht u zhduk edhe flora e tercierit. Mbeturinë e kësaj të fundit është pisha Molikë (Pinus Pence Grizus) në malin Pelister të Maqedonisë. Kjo tregon se disa lloje të asaj flore e faune patën mundësi të mbijetojnë dhe ta vazhdojnë jetën e vet gjatë tërë kohës së akullit.
Kështu, për shembull, disa prej tyre, siç janë disa lloje të majmutit ose të rinocerontëve, patën mundësi t’u përshtaten kushteve klimatike të ashpërta në viset e akullnajave dhe të mbijetojnë gjer në fund të diluviumit. (Për të mos qenë në konfuzion lexuesi, kujtojmë se pleistoceni është epokë e kuaternerit në erën e kenozoikut, kurse diluvium quhet koha e akullit që paraqitet në këtë epokë).
Mund të thuhet se një ndër format e gjalla që paraqitet në gjysmën e dytë të tercierit, që pati mundësi të mbijetojë dhe të bëjë një luftë të rrëndë me ndryshimet e ashpërta klimatike për një periudhë kohore mjaft të gjatë, të ketë një zhvillim evolutiv biologjik të pandërprerë, të krijojë mjete për punë dhe me të të organizojë punë kolektive me qëllim që të sigurojë ekzistencën e vet në hapësirën natyrore ku ndodhej, është Homo sapiens diluvienzis (njeri i mençur). Megjithatë, është e nevojshme të flitet edhe për vendin se ku është paraqitur njeriu i parë, përkatësisht ku ka qenë areali i parë i tij, në një apo në më shumë hapësira.
Vendi i paraqitjes së pararendësit të njeriut dhe faktorët që ndikuan në transformimin e tij në njeri
Kushtet fizikogjeografike dhe biogjeografike që kanë ekzistuar në të kaluarën gjeologjike në arealin ku është paraqitur pararendësi i njeriut, nuk kanë qënë të njëjta me ato të sotme, dhe nuk kanë qenë faktor vendimtar në transformimin e antropoidit në homo erektus e pastaj në homo- sapiens.
Në këtë aspekt nuk mund të jepet ndonjë sqarim kompleks për zhvillimin evolutiv të njeriut prej kohës së paraqitjes gjer në kohën e fundit, nëse nuk shihen së bashku faktorët natyrore me ata shoqërorë. Me fjalë të tjera, rruga e shndërrimit të antropoidit në njeri është e gjatë dhe shumë e ndërlikuar.
Lidhur me këtë çështje në fushën shkencore parashtrohen disa pyetje, të cilat, njëkohësisht, paraqiten edhe si një problem gjeografik me rëndësi. Në fakt, shkenca është orvatur që me konstatimet e veta të vjen sa më afër realitetit, duke treguar se në çfarë kushte klimatike është paraqitur njeriu nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, në aspektin rajonal, të caktojë se në cilët rajone të rruzullit tokësar është paraqitur; si kanë ndikaur faktorët fizikogjeografik në zhvillimin dhe më vonë në organizimin e jetës së tij e kështu ngjajshëm.
Studimet e përgjithshme në fushën shkencore tregojnë se në sipërfaqen e Tokës, për shkak të ndikimit të shumë faktorëve natyrorë, ekzistojnë shumë zona ose tipa klimatikë. Mund të thuhet se bota organike më e zhvilluar është në brezin klimatik tropikal ku kushtet për jetesë janë më të përshtatshme, ngase aty bota bimore është shumë e bujshëm për shkak të reshjeve të bujshëme dhe temperaturave vjetore të larta.
Ndaj këtu proçesi jetësor është më i zhvilluar, krahas me të aty është edhe zhvillimi dhe transformimi më i shpejtë i llojeve organike. Në rrethana të këtilla mund të thuhet se gjinia njerëzore duke filluar pej antropoidit, pat lindur nga zonat tropikale. Në një konstatim të këtillë qartë shihet, jo vetëm dendësia e madhe e botës organike, por se në klimën e ngrohtë tani ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të majmunëve, pararendësit e të cilëve kanë qenë të afërtit e njeriut -majmunët antropomorf.
Megjithatë, nga ana tjetër, njeriu nuk mund t’i përshatatej jetës në dru sikurse që është rasti me majmunin antropomorf, i cili edhe sot mund të gjendet nëpër pyjet e pashkelura të klimës tropikale. Njeriu është adaptuar të jeton në fundament të fortë. Ndaj mund të thuhet se njeriu i parë nuk mund të jetë i paraqitur në pyjet e pashkelura tropikale.
Këtë edhe sot e vërteton fakti se njeriu këto pjesë të botës akoma nuk i ka të populluara sa duhet, ose ndokund aspak. Shumë prej këtyre hapësirave gjenden jashtë zonës së ekumenës. Mund të thuhet se djep i njeriut të parë duhej patjetër të kenë qenë rajonet e hapura tropikale. Këto janë savanet ku bimësia stepore është mjaft e bujshëme dhe e pyllëzur me dru të rradha.
Megjithatë, supozimi i këtillë nuk është e thënë se mund të jetë i saktë, sepse klima gjatë epokave gjeologjika ka ndryshuar. Ndryshimet e këtilla kanë mundësuar që klima e lagët e savaneve, përkatësisht vegjetacioni të vjen në kontakt me klimë tjetër. Në zonat tropikale, p.sh., ku është paraqitur njeriu antropoid, ka pasur rast që aty pyjet e pashkelura të zëvëndësohen me savane.
Lidhur me këtë, një studiues i dalluar i kohës thotë: “Diferencimi ndërmjet paraardhësit të njeriut dhe majmunit antropomorf ka pasur mundësi të ndodhë edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike…”. Supozimi i këtillë ka ardhur në kundërshtim nga autorë të tjerë të cilët e mendojnë të kundërtën. Sidoqoftë mendim i unifikuar është se diferencimi i antropoidit në njeri dhe evoluimi i mëtutjeshëm i njeriut, iu përgjigjet ndryshimeve paleoklimatike që kanë ndodhur në të kaluarën gjeologjike.
Ndryshimet e këtilla e kanë detyruar njeriun që t’u adaptvohet kushteve të reja dhe, njëkohësisht, të bën një luftë të ashpërt me natyrën për të mbijetuar. Rrethanat e këtilla patën mundësuar që antropoidi si pararendës i njeriut, definitivisht të shndërrohet në lloj të ri të quajtur homo (antropos). Këto ishin vetëm disa nga faktorët fizikë të antropogjenezës, përkatësisht që patën ndikuar në diferencimin e antropoidit në njeri. Ekzistojnë edhe faktorë shoqërorë që patën ndikimin e vet. Më poshtë do të japim një shpjegim të shkurtër lidhur me këta faktorë.
Faktor i dytë në transformimin e antropoidit në njeri dhe pastaj në zhvillimin e mëtutjeshëm evolutiv, është edhe ana shoqërore e cila në mënyrën e vet e jep bazën e antropogjenezës.
Shumë autorë që merren me studimin e origjinës së njeriut kanë ardhur në konstatim se antropogjeneza është një ndër problemet madhore në shkencën e antropologjisë. Ndërkaq, nga ana tjetër, autorë nga fushat e tjera shkencore, këtë e quajnë edhe çështje me rëndësi në antropogjeografinë fizike.
Kjo mund të sqarohet me faktin se origjina e pararendësit të majmunit që bën pjesë në llojin antropomorf, është një problem biologjik që zgjidhet në suazat e shkencave natyrore, kurse origjina e njeriut (antropogjenezës) është një problem tjetër mjaft i ndërlikuar që kërkon qasje komplekse antropogjeografike.
Në fakt për zgjidhjen e çështjes së njeriut nuk mund të shihet vetëm ligjshmëria biologjike që gjendet si fundament i evolucionit të botës së gjallë, por edhe i faktorëve socialë. Pikërisht këtu qëndron problemi i ndërlikuar antropogjen në studimin bashkëkohor sociogjeografik.
Pra, përveç faktorëve fiziko-gjeografikë që u përmendën më lartë, faktori tjetër që ka po të njëjtën rëndësi është edhe ai shoqëror të cilin e përbën vetë njeriu. Nëse antropoidi mbështetej vetëm në atë çka i ofronte natyra e nuk angazhohej vetë me gjymtyrat e veta në procesin e punës, atëheren ai do mbetej në atë nivel që ka qenë qysh në kohën e paraqitjes në savanet tropikale.
Në fakt në evoluimin e antropoidit e pastaj në paraqitjen e njeriut të parë, ka ndikuar përdorimi i gjymtyrave të para (duarve) si mjet i parë në angazhimin e tij në luftën që e pat bërë për ekzistencë. Çarls Darvin (Charles Darwin) në veprën e tij “Origjina e njeriut”, lidhur me këtë nënvizon: “Njeriu asnjëherë s’do mbrinte pozitën dominuese në botë pa përdorimin e duarve, si vegël pune që i nënshtrohet dëshirës së tij”. Mendimi i këtillë i Darvinit ka gjetur mbështetje të fortë nga shumë shkencëtarë e filozofë të kohës e më vonë.
Në procesin e gjatë e mjaft të ndërlikuar në formimin e gjinisë njerëzore shihet se pat ndikuar puna edhe atë prej kohës kur njeriu filloi t’i përdorë gjymtyrat e para si vegël pune. Domethënë, pos faktorit natyror, në shndërimin e mëtutjeshëm të antropoidit është edhe angazhimi i gjymtyrave të përparshëme të tij (duarve) në procesin e punës.
Kjo mund të sqarohet me faktin se me largimin prej pyjeve të pashkelura tropikale dhe ndryshimeve fitogjeografike, në hapësirat të tjera që dallojnë nga të parat, antropoidi- pararendësi i njeriut, sipas ligjit të evolucionit dhe adaptimit në arealin e ri, filloi ta hedhë hapin e ri në pozitë të erektuar, përkatësisht t’i hedhë hapat e para me gjymtyrat e prapme. Procesi i shndërimit të këtillë, thonë studiuesit e kësaj fushe shkencore, pat zgjatur me qindra mijë vjet. Ndaj mund të thuhet se zbulimi i gjertanishëm i Sinantropusit si zbulim i njeriut të vërtetë, njerëzit e parë në Tokë shfaqen në fillim të kuaternerit.
Ky fakt nuk mund të merret si vendimtar në ndreqjen e trupit të antropoidit, pikërisht në marrjen e cilësive të njeriut dhe angazhimin e duarve në procesin e punës, sepse ka zgjatur një kohë shumë të gjatë në epokën e pliocenit e pastaj që kalon në pleistocen (kuaterner).
Me fjalë të tjera, angazhimi i gjymtyrave të përparme (duarve) në procesin e punës, njeriu (tani mund të themi njeriu) filloi të lidhet drejtpërsëdrejti në prodhimin e thjeshtë, përkatësisht të prodhojë vegla të thjeshta për punë. Madje, në këtë periudhë kohore të tij, përdorimi i gjymtyrave të para mundësoi që të zhvillohet edhe diç tjetër.
Tani, duke përdorur artikulimin, filloi komunikimi ndërmjet tyre. Procesi i këtillë i ngadalshëm por i sigurtë, mundësoj që njeriu të jetë gjallënesa më e shoqëruar.Me çlirimin e njeriut të parë nga varësia e natyrës, u paraqit ekumena e parë në savanet e bujshëme të brezit tropikal, gjë që nuk është rast me gjallnesat e tjera në natyrë. Nga ky shpjegim mund të shihet se faktorët që mundësuan në transformimin e antropoidit në njeri janë të dyfishtë. Të parët janë ata natyrorë, përkatësisht fiziko-gjeografikë dhe të dytit që mundësuan ai të zhvillohet në aspektin social, janë ata shoqërorë me rëndësi të njëjtë si të parët.
Gjinia njerëzore ka origjinë monogjene
Në shpjegimin e mësipërm mund të shihet se shndërimi i antropoidit në njeri dhe zhvillimi i mëtutjeshëm ka ndodhur nga fakti se ekziston unitet në natyrë, pastaj, se ekziston unitet i jetës dhe unitet i gjinisë njerëzore.
Me fjalë të tjera, është e papanueshme mundësia se njeiu mund të ketë origjinë poligjene, përktësisht të jetë paraqitur në kohë të ndryshme dhe në shumë rajone të sipërfaqes së Tokës.
Përkrahësit e kësaj së dytës janë prfaqësuesit e teorisë raciste. Kjo teori diskriminuese, që t’i mbështesë synimet e veta, çdo herë është orvatur që ta kontestojë teorinë e parë që ka mbështetje të shëndoshë shkencore. Duke përkrahur teorinë shkencore, mud të thuhet se gjinia njerësore ka origjinë monogjene, është e njëlloji dhe e paraqitur në mënyrën e njëjtë dhe në të njëjtën kohë në fund të pliocenit e fillimit të pleistocenit. Është paraqitur në një vend të caktuar, në savanet tropikale, përkatësisht në vend të caktuar të Azis Jugore.
Djepi i njeriut, pra, mund të jetë vetëm në një pjesë të një kontinenti ose në vend të caktuar të disa kontinenteve, por jo në çdo vend të rruzullit tokësor, siç pretendojnë disa idealistë në fushën shkencore. Themeluesit e teorisë me përkrahje shkencore, janë të mendimit se njeriu i parë vendparaqitjen e ka në viset jugore dhe juglindore të Azisë, duke filluar prej viseve jugore të Kinës gjer në ishullin Java; pastaj edhe në viset jugore dhe lindore të kontinentit të Afrikës.
Pra njeriu paraqitet në pjesët periferike të tre kontenenteve: kontinentit të vjetër, Azisë e Afrikës. Ky konstatim gjer tani është i pakontestueshëm, sepse këtë sot e dëshmojnë zbulimet paleoantropologjike e paleontologjike të mbeturinave osteologjike duke filluar prej Australopitekut në jug të Afrikës, gjer në Pitekantropusin në ishullin Java. Këtë sot e dëshmon edhe zbulimi i fundit i Ardit (Ardipitekus ramidus) në Afrikën Lindore (Etiopi).
Në këtë mënyrë shkenca e sqaron origjinën e njeriut dhe zhvillimin evolutiv të tij. Prej kohës së paraqitjes gjer në kohët e fundit, rruga ka qenë shumë e gjatë dhe shumë e vështirë. Që të mbijetonte pararendësi i njeriut (Antropoidi), ka qenë i detyruar që vazhdimisht të bëjë luftë me natyrën.
Në fillim ka ecur me katër gjymtyrat e veta, pastaj duke punuar vazhdimisht filloi të shkojë me gjymtyrat e prapcëme (këmbët), kurse të përparmet t’i përdorë për mbledhjen e fryteve të gatshëme, që më pastaj t’i përdorë në procesin e punës për të krijuar diçka. Me angazhimin e këtillë të tij, filloi të paraqitet të menduarit dhe krahas me të edhe të folurit.
Me fjalë të tjera, siç thonë studiuesit në këtë fushë shkencore, njeriu duke luftuar vazhdimisht me natyrën për të siguruar ekzistencën e vet, ai atë e ka ndëruar dhe e ka përshtatur sipas nevojave të veta. Njëkohësisht, me ndërimin e natyrës, ai ka ndëruar edhe vetveten duke mbrijtur në nivelin e sotëm të zhvillimit mendor.[/color]
(Shënim: Punimi është përgatitur prej literaturës përkatëse shkencore)

.#HeTr!c.K#.- 25
Re: Origjina e Njeriut
Shkrim per t'u vleresuar, shume bindes dhe i llogjikshem. Nje studim i shkelqyer! I lumte atij qe e ka gjetur kete material.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Origjina e Njeriut
Skenari i evolucionit të njeriut
Në kapitujt e mëparshëm pamë se nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjithashtu, pamë se gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pra, ato u krijuan. Pranda,j është e qartë se evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë.
Atëherë cila është baza e kësaj historie sipas evolucionistëve?
Kjo bazë është ekzistenca e shumë fosileve, mbi të cilat evolucionistët janë në gjendje të ndërtojnë interpretime imagjinare. Gjatë gjithë historisë, më shumë se 6,000 specie majmunësh kanë jetuar në tokë. Këto specie, shumica të zhdukura (sot në tokë jetojnë vetëm 120 specie majmunësh), përbëjnë një burim të pasur për evolucionistët.
Ata shkruan skenarin e evolucionit të njeriut duke përpunuar disa kafka, që i përshtateshin qëllimit të tyre. Sipas tyre, këto krijesa evoluan me kalimin e kohës dhe disa prej tyre u bënë majmunët e sotëm, ndërsa grupi tjetër ndoqi një tjetër rrugë evoluimi, duke evoluar në njerëzit e sotëm.
Të gjitha zbulimet paleontologjike, anatomike dhe biologjike kanë treguar se kjo që pretendohet nga evolucionistët është po aq fiktive dhe e pavlefshme sa të gjitha pretendimet e tjera të tyre. Përveç pikturave të falsifikuara me paramendim, asnjë provë e saktë nuk është paraqitur për të argumentuar lidhjet midis majmunit dhe njeriut.
Të dhënat fosile na tregojnë se gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë qenë njerëz, ndërsa majmunët majmunë. Disa prej fosileve, për të cilat evolucionistët pretendojnë se janë stërgjyshërit e njeriut, i përkasin racave njerëzore që kanë jetuar deri vonë, rreth 10,000 vjet më parë dhe pastaj u zhdukën. Për më tepër, shumë komunitete njerëzore që jetojnë sot kanë të njëjtat karakteristika dhe paraqitje fizike si ato të racave njerëzore të zhdukura, për të cilat evolucionistët thonë se janë stërgjyshërit e njerëzve. Të gjitha këto janë prova të qarta që tregojnë se njeriu nuk ka kaluar kurrë nëpërmjet një procesi evolucioni në ndonjë periudhë të historisë.
Më e rëndësishmja është se ka diferenca të shumta anatomike midis majmunëve dhe njerëzve dhe askush nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë nga një proces evolutiv. Bipedaleteti (dykëmbshmëria) është një prej tyre. Siç do ta shpjegojmë më vonë në detaje, bipedaliteti (dykëmbshmëria) është një nga tiparet më të rëndësishme që e dallon njeriun nga kafshët.
PEMA FAMILJARE IMAGJINARE E NJERIUT
Darvinizmi pretendon se njeriu i sotëm ka evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë këtij procesi evolutiv, i cili mendohet të ketë filluar 4-5 milionë vjet më parë, thuhet se ekzistonin disa "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe stërgjyshërve të tij. Sipas këtij skenari krejtësisht të fantazuar, "kategoritë" bazë janë katër:
1- Australopitekët
2- Homo Habilis
3- Homo Erektus
4- Homo Sapiens
Evolucionistët e quajnë të ashtuquajturin stërgjyshin e parë të njeriut dhe të majmunëve Australopitek, që do të thotë "majmuni i jugut". Australopitekët, që nuk janë gjë tjetër veçse një specie e vjetër majmunësh të zhdukur, kanë ekzistuar në disa lloje. Disa kanë pasur struktura të ndërtuara mirë, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të vegjël dhe me shtat të hollë.
Evolucionistët e klasifikojnë fazën tjetër të evolucionit të njeriut si "homo", "njeri". Sipas evolucionistëve gjallesat në serinë "homo" janë më të zhvilluara se Australopiteku dhe jo shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Njeriu i sotëm, Homo Sapiens, thuhet se ka formuar fazën e fundit të këtij evolucioni.
Fosilet si "Njeriu i Xhavës", "Njeriu i Pekinit" dhe "Lusi", të cilat paraqiten në media herë pas here dhe gjenden në botimet dhe literaturën evolucioniste, përfshihen në një prej katër specieve të përmendura më parë.
NJË KOCKË NOFULLE SHËRBEU SI SHKËNDIJË FRYMËZIMI
(Në të djathtë) Fosili i parë i zbuluar i Ramapitekus: një nofull që mungon e përbërë nga dy pjesë. (Sipër) Evolucionistët vizatuan Ramapitekus, familjen dhe am- bjentin e tij, duke u bazuar në këto kocka nofullash.
Disa forma kalimtare kandidate si Ramapitekus janë përjashtuar nga pema imagjinare familjare e njeriut, pasi u kuptua se ato ishin thjesht majmunë. 60
Duke e futur zinxhirin e lidhjes formën "Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens" evolucionistët nënkuptojnë se secila prej këtyre specieve është paraardhëse e njëra-tjetrës. Zbulimet e fu- ndit të paleo-antropologëve kanë treguar se Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë ekzistuar në pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë. Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohët moderne. Homo Sapiens, Neandertali dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtën zonë. Kjo situatë tregon dukshëm pavlefshmërinë e thënies se ata janë paraardhës të njëri-tjetrit.
Të gjitha kërkimet shkencore kanë treguar se të dhënat fosile nuk su- gjerojnë një proces evolutiv, ashtu siç pretendojnë evolucionistët. Fosilet, për të cilat evolucionistët thonë se i përkasin stërgjyshërve të njeriut, në fakt i përkasin ose racës njerëzore ose majmunëve. Atëherë cilat janë fosile njeriu dhe cilat janë fosile majmuni? A është e mundur që ndonjë prej tyre të konsiderohet formë kalimtare? Për të gjetur përgjigjen le të shikojmë më nga afër secilën kategori.
AUSTRALOPITEKU: NJË MAJMUN
Autralopiteku, që përfaqson kategorinë e parë, do të thotë "majmun i jugut". Eshtë pranuar se këto krijesa u shfaqën për herë të parë në Afrikë, rreth 4 milionë vjet më parë dhe jetuan deri 1 milion vjet më parë. Midis tyre ka disa klasa. Evolucionistët marrin A. Afarensis si specien më të vjetër të Australopitekut. Pas këtij vjen A. Afrikanus, që ka kocka më të holla dhe pastaj A. Robustus, që ka relativisht kocka më të mëdha. Ndërsa për A. Boisei, disa kërkues pranojnë se ai ishte një specie tjetër, të tjerë thonë se ai ishte një nënspecie e A. Robustus.
Të gjitha speciet e Australopitekut janë majmunë të zhdukur që i ngjajnë majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës së tyre është njësoj ose më i vogël se i shimpazeve të sotme. Në duart dhe këmbët e tyre ka pjesë të posaçme që ata i përdornin për t’u ngjitur në pemë, tamam si shimpanzetë e sotme. Gjithashtu këmbët e tyre kanë aftësi për t’u kapur dhe për t’u mbajtur në degët e pemëve. Ata janë të shkurtër (maksimumi 130 cm) tamam si shimpazetë e sotme. Mashkulli i Australopitekut është më i madh se femra. Shumë karakteristika, si p.sh. detajet e kafkës, afërsia e syve, dhëmballët e mprehta, struktura e nofullës, krahët e gjatë, këmbët e shkurtra, janë argumente që tregojnë se këto gjallesa nuk ishin të ndryshme nga majmunët e sotëm.
Evolucionistët thonë se, megjithëse Australopitekët kanë anatominë e një majmuni, ata ecnin duke mbajtur trupin drejt si njerëzit dhe jo si majmunët.
Kjo thënie e ecjes me "trupin drejt" është në fakt një pikëpamje që ka qenë mbrojtur nga paleo-antropologët si Richard Leakey dhe Donald C. Johanson për dekada me radhë. Tashmë shumë shkencëtarë kanë nxjerrë në pah shumë fakte të reja në lidhje me strukturën skeletore të Australo- pitekut dhe kanë provuar pasaktësinë e këtij argumenti. Kërkimi i gjerë i bërë mbi specie të ndryshme Australopitekësh nga dy anatomistë me famë botërore nga Anglia dhe USA, Lord Solly Zuckermen dhe Prof. Charles Oxnard, ka treguar se këto krijesa nuk ecnin me dy këmbë dhe kishin të njëjtën mënyrë lëvizjeje si majmunët e sotëm.
Duke studiuar kockat e këtyre fosileve për një periudhë 15 vjeçare, të mbështetur nga qeveria britanike, Lord Zuckermen dhe grupi i tij prej pesë specialistësh arritën në konkluzionin se Australopitekët ishin vetëm një specie e zakonshme majmunësh dhe nuk ishte aspak e vërtetë që ecnin me dy këmbë, megjithëse Zuckermen ishte vetë evolucionist.61 Përkatësisht, Charles E. Oxnard, një tjetër evolucionist i famshëm për kërkimet e tij mbi këtë çështje, e krahason strukturën skeletore të Australopitekëve me atë të orangutangëve modernë.62 Në vitin 1994, një grup shkencëtarësh nga universiteti i Liverpulit në Angli filluan një kërkim të gjerë për të arritur në një përfundim të përcaktuar mirë. Ata konkluduan se "Australopitekët ishin katërkëmbësh". 63
Shkurtimisht, Australopitekët nuk kanë lidhje me njerëzit, ata janë thjesht një specie majmunësh të zhdukur.
HOMO HABILIS: MAJMUNI QË U PARAQIT SI NJERI
Ngjashmëria e madhe midis strukturës skeletore dhe kafkës së Australopitekëve me ato të shimpazeve dhe refuzimi i thënies se këto krijesa ecnin me dy këmbë shkaktuan vështirësi shumë të mëdha për paleo-antropologët evolucionistë. Arsyeja është se, sipas skemës imagjinare evolucioniste, Homo Erektus vjen pas Australopitekut. Për shkak se pjesa paraprirëse "homo" do të thotë "njeri", kjo nënkupton se Homo Erektus është një klasë njerëzore dhe skeleti i tij është i drejtë. Kapaciteti i kafkës së tij është dy herë më i madh se ai i Australopitekut. Një tranzicion direkt nga Australo- piteku, i cili është një majmun si shimpanzeja, tek Homo Erektus, i cili ka skelet jo të ndryshëm nga njeriu modern, është, edhe sipas vetë evolucionistëve, jashtë diskutimit. Prandaj ekzistenca e "lidhjeve" d.m.th. "formave kalimtare", është më se e nevojshme. Pikërisht nga kjo nevojë lindi koncepti i Homo Habilis.
Klasifikimi i Homo Habilis u paraqit në vitet 1960 nga Leakeys, të cilët konsiderohen si familje "gjuetarë fosilesh". Sipas tyre, kjo specie e re, të cilën ata e klasifikuan si Homo Habilis, kishte një kafkë me kapacitet relativisht të madh, ecte mbi dy këmbë dhe përdorte gurë e vegla druri. Prandaj, ai duhet të ishte stërgjyshi i njeriut.
Fosilet e reja të së njëjtës specie që u zbuluan nga fundi i viteve '80, e ndryshuan plotësisht këtë pikëpamje. Disa studiues si Bernard Wood dhe C. Loring Brace të mbështetur mbi fosilet e zbuluara së fundi deklaruan se Homo Habilis, që do të thotë "njeri i aftë për të përdorur vegla", duhet të klasifikohet si Australopitek Habilis që do të thotë "majmuni i jugut i aftë për të përdorur vegla", sepse Homo Habilis ka shumë karakteristika të përbashkëta me majmunët e quajtur Australopitek. Homo Habilis kishte krahë të gjatë, këmbë të shkurtra dhe një strukturë skeletore si të majmunit. Gishtat e këmbës dhe dorës ishin të përshtatshëm për ngjitje. Struktura e nofullës ishte shumë e ngjashme me atë të majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës (mesatarisht 600cc) ishte gjithashtu një tregues se ata ishin majmunë. Shkurt, Homo Habilis, që është paraqitur nga evolucionistët si një specie e ndryshme, ishte në të vërtetë një specie majmunësh, si të gjithë Australo- pitekët e tjerë.
AUSTRALOPITEKU AFERENSIS- NJË MAJMUN I ZHDUKUR
AUSTRALOPITECU SHIMPAZEJA E SOTME
Fosili i parë i gjetur në Etiopi, Hadar, që mendohet se i përket Australopitekut Aferensis: AL 288-1 ose "Lusi". Për një kohë të gjatë evolucionistët u përpoqën të provonin se Lusi ecte duke mbajtur trupin drejt, por kërkimet e fundit vendosën përfundimisht se kjo kafshë ishte një majmun i zakonshëm me kurriz të përkulur.
Fosili i Australopitekut Aferensis AL 333-105, që është paraqitur më poshtë, i përket një anëtari me moshë të re të kësaj specieje. Kjo është arsyeja që të dalat e vetullave nuk janë formuar akoma në kafkën e tij.
Kërkimet e bëra në vitet e mëvonshme demonstruan me të vërtetë se Homo Habilis nuk ishte më i ndryshëm nga Australopiteku. Kafka dhe skeleti fosil OH62 i zbuluar nga Tim White tregojnë se kjo specie kishte kapacitet kafkor të vogël, krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të cilat bënin të mundur që ata të ngjiteshin në pemë, tamam si majmunët e sotëm.
Analizat e detajuara të bëra nga antropologia amerikane Holli Smith në vitin 1994 treguan se Homo Habilis nuk ishte njeri, por majmun. Për analizat që bëri mbi dhëmbët e Australopitekut, Homo Habilis, Homo Erektus dhe Homo Neandertal, ajo deklaroi:
Rezultatet e analizave strikte të fosileve tregojnë: Mostrat e zhvillimit dentar të Australopitekut dhe Homo Habilis tregojnë se ata klasifikohen si majmunë afrikanë, ndërsa ato të Homo Erektus dhe Neandertalit klasifikohen si njerëz.64
Brenda të njëjtit vit, Fred Spoor, Bernard Wood dhe Frans Zonneveld, të gjithë specialistë në anatomi, arritën në të njëjtin konkluzion nga metoda krejtësisht të ndryshme. Kjo metodë u bazua në analizat krahasuese të kanaleve gjysmërrethore në veshin e brendshëm të njerëzve dhe majmunëve, të cilat sigurojnë ruajtjen e ekuilibrit gjatë lëvizjes. Kanalet e njerëzve (që ecin drejt) ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga ato të majmunëve që ecin të përkulur përpara. Kanalet e veshit të brendshëm të mostrave te të gjithë Australopitekët dhe akoma më tej te Homo Habilis të analizuar nga Spoor, Vood, dhe Zonneveld ishin njësoj si ato të majmunëve modernë. Kanalet e veshit të brendshëm të Homo Erektus ishin njësoj si ato të njeriut modern. 65
Këto zbulime kanë dy rezultate të rëndësishme:
1. Fosilet e Homo Habilis nuk i përkasin klasës së njeriut, por asaj të Australopitekëve, pra, majmunëve.
2. Si Homo Habilis, ashtu dhe Australopiteku ishin gjallesa që ecnin përkulur, ndaj dhe kishin skelet majmuni. Ato nuk kanë as lidhjen më të vogël me njerëzit.
Për një kohë të gjatë evolucionistët pretendonin se krijesa që ata e quanin Homo Habilis mund të ecte duke mbajtur trupin drejt. Kështu ata mendonin se kishin gjetur një lidhje midis majmunit dhe njeriut. Fosili i ri i Homo Habilis i quajtur OH 62 e kundërshton këtë gjë. Këto fragmente fo- silore tregojnë se Homo Habilis kishte krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të ngjashme me majmunët e kohës së tij. Ky zbulim i dha fund spekulimeve se Homo Habilis ishte një dykëmbësh që ecte me trupin drejt. Në të vërtetë ai nuk ishte gjë tjetër veçse një majmun.
"OH 7 Homo Habilis" që duket poshtë majtas është fosili që paraqet më mirë karakteristikat e nofullës së Homo Habilisit. Dhëmballët e tij janë të vogla. Forma e nofullës së tij është katrore. Të gjitha këto karakteristika bëjnë që kjo nofull të jetë shumë e ngjashme me atë të një majmuni të sotëm. Me fjalë të tjera nofulla e Homo Habilisit edhe një herë tjetër konfirmon se kjo specie është një majmun.
HOMO RUDOLFENSIS: FYTYRA QË U BASHKANGJIT GABIMISHT
Termi Homo Rudolfensis është emri që u është dhënë disa fragmenteve fosile të zbuluara në 1972. Klasa që mendohej se paraqitej nga ky fosil u emërtua Homo Rudolfensis, për shkak se këto fragmente fosilesh u zbuluan në afërsi të lumit Rudolf, në Kenia. Shumica e paleo-antropologëve pranojnë se këto fosile nuk i përkasin një specieje të veçantë, por gjallesa e quajtur Homo Rudolfensis ishte në fakt një Homo Habilis.
Richard Leakey, zbuluesi i fosilit, e paraqiti kafkën, të cilën e emërtoi KNM-ER 1470 me një moshë të supozuar 2.8 milionë vjeçare, si zbulimin më të madh në historinë e antropologjisë. Sipas Leakey, kjo qenie, që kishte fytyrë njeriu dhe kafkë me kapacitet të vogël, ashtu si Australopiteku, ishte hallka që mungonte midis Australopitekut dhe njeriut. Pak më vonë u kuptua se fytyra njerëzore e kafkës KNM-ER 1470, e cila shumë shpesh ekspozohej në kopertinat e revistave shkencore, ishte rezultat i bashkimit të fragmenteve të kafkës - të cilat mund të kenë qenë të paramenduara. Prof. Tim Bromage, që ka bërë studime për anatominë e fytyrës së njeriut, e nënvizon këtë fakt, të cilin ai e nxori në pah me anën e stimulimeve në kompjuter në 1992:
Kur ai (KNM-ER 1470) u rindërtua për herë të parë, fytyra iu përshtat kafkës në një pozicion gati vertikal, shumë të ngjashëm me fytyrën e sheshtë të njerëzve mo- dernë. Por studimet e fundit të lidhjeve anatomike tregojnë se në jetë fytyra duhet të ishte e dalë përpara në mënyrë të dukshme, duke krijuar një pamje majmuni, në një farë mënyre si fytyra e Australopitekut.66
C. Loring Brace nga universiteti i Miçiganit ka arritur në të njëjtin përfundim nga analizat që bëri mbi nofullën dhe strukturën e dhëmbëve të kafkës 1470. Ai tha se përmasa e nofullës dhe e pjesës që mbante dhëmballët tregonte se KNM-ER 1470 kishte tamam fytyrën dhe dhëmbët e një Australopiteku. 67
Prof. Alan Valker, paleoantropolog nga universiteti John Hopkins, që ka bërë po aq kërkime mbi KNM-ER 1470 sa edhe Leakey, mbron tezën se kjo gjallesë nuk duhet të klasifikohet si njeri, por përkundrazi duhet të përfshihet nën specien e Australopitekut. 68
Si përfundim, klasifikime të tilla si Homo Habilis apo Homo Rudolfensis, të cilat paraqiten si lidhje kalimtare midis Australopitekut dhe Homo Erektus, janë krejtësisht të sajuara. Ashtu siç konfirmohet nga shumë kërkues sot, këto gjallesa janë anëtarë të klasës së Australopitekëve. Të gjitha tiparet e tyre vërtetojnë se ata nuk janë gjë tjetër veçse majmunë.
HOMO EREKTUS DHE TË TJERËT QË VIJNË PAS TIJ: QENIE NJERËZORE
Sipas skemave të fantazuara të evolucionistëve, evolucioni i brendshëm i specieve homo (njeri) është si më poshtë: I pari Homo Erektus, pastaj Homo Sapiens Arkaik, pastaj Njeriu i Neandertalit, më pas Njeriu i Kromanjonit dhe në fund njeriu modern. Të gjitha këto klasifikime janë në të vërtetë vetëm raca origjinale njerëzore. Ndryshimet midis tyre nuk janë më të mëdha se diferenca midis një aziatiku dhe një zezaku, apo një pigmeu dhe një evropiani.
Le të ekzaminojmë në fillim Homo Erektus, i cili mbahet si specia humane më primitive. Ashtu siç do të thotë fjala "erekt" (drejt), Homo Erektus do të thotë një "njeri që ecën drejt". Evolucionistët e kanë ndarë këtë specie nga llojet e mëparshme, duke shtuar cilësinë e qëndrimit drejt, sepse të gjitha fosilet e Homo Erektus që disponohen kanë një shtrirje të drejtë të pavërejtur në ndonjë mostër Australopiteku apo Homo Habilis. S’ka asnjë ndryshim midis skeletit të njeriut modern dhe atij të Homo Erektus.
Arsyeja primare që i shtyn evolucionistët të mbrojnë konceptin e primitivitetit të Homo Erektus është vëllimi i kafkës (900 - 1100 cc), i cili është më i vogël se mesatarja e atij të njeriut modern, si dhe pjesa e trashë kockore e vetullës. Ka shumë njerëz që jetojnë sot në botë e që kanë të njëjtin vëllim kafke si Homo Erektus (p.sh. pigmejtë), gjithashtu ka disa raca të tjera që kanë vetulla të dala (p.sh. aborigjenët në Australi).
Shkencëtarët kanë rënë dakord se ndryshimet në vëllimin e kafkës, nuk tregojnë medoemos ndryshime në nivelin e inteligjencës ose aftësive. Inteli- gjenca varet më tepër nga organizimi i brendshëm i trurit sesa nga volumi i tij.69
HOMO EREKTUS: NJË RACË NJERËZORE E LASHTË
Homo Erektus do të thotë "njeri që ecën drejt". Të gjitha fosilet e përfshira në këtë specie i përkasin një race të veçantë njerëzore. Meqenëse shumica e fosileve të Homo Erektus nuk kanë një karakteristikë të përbashkët është mjaft e vështirë t’i përcaktosh këta njerëz nga kafkat e tyre. Kjo është arsyeja pse stu- diues të ndryshëm evolucionistë kanë bërë klasifikime të ndryshme. Sipër në të majtë paraqitet një kafkë e gjetur në Kobi Fora, Afrikë, më 1975, me të cilën përcaktohet për- gjithësisht Homo Erktus. Sipër në të djathtë është paraqitur një kafkë, Homo Ergaster KNM-ER 3733, e cila ka gjëra të paqarta.
Kapaciteti i kafkës së gjithë këtyre Homo Erektus ndryshon midis 900 - 1100 cc. Këto të dhëna janë brenda limiteve të kapacitetit të njerëzve të sotëm.
Në të djathtë është skeleti KNM-WT 15000 ose Fëmija i Turkanës. Ky është ndoshta fosili njerëzor më i vjetër dhe më i plotë i gjetur ndonjëherë. Kërkimet e bëra mbi këtë fosil, për të cilin thuhet se është 1.6 milionë vjeçar, tregojnë se ai i përket një fëmije 12 vjeçar që mund të bëhej 1.80 m i gjatë, n.q.s. do të arrinte moshën e adoleshencës. Ky fosil që i ngjason shumë racës së Neandertalit është një nga evidencat më të shkëlqyera që hedhin poshtë historinë e evolucionit njerëzor.
Evolucionisti Donald Johnson e përshkruan këtë fosil si më poshtë:
"Ai ishte i gjatë dhe i dobët. Forma e trupit të tij dhe raportet e gjymtyrëve të tij ishin njësoj me ato të njerëzve që banojnë në Afrikën Ekuadoriale. Madhësia e gjymtyrëve të tij ishte e njëjtë me atë të një banori të rritur amerikano-verior."
Fosilet që e kanë bërë të njohur Homo Erektus në botë janë fosilet e Njeriut të Pekinit dhe Njeriut të Javës të gjetura në Azi. Me kohë u kuptua se këto dy fosile ishin të rreme. Njeriu i Pekinit konsistonte në disa elemente të bëra prej stukoje, sepse pjesët origjinale kishin humbur, ndërsa Njeriu i Javës ishte i përbërë prej një fragmenti kafke, plus një kockë legeni që ishte gjetur disa metra larg prej saj, duke mos pasur asnjë argument që provonte se ajo i përkiste të njëjtës gjallesë. Kjo është arsyeja që fosilet e Homo Erektus, të gjetura në Afrikë kanë marrë kaq shumë rëndësi. (Duhet përmendur se disa fosile të konsideruara të Homo Erektus futen nga disa evolucionistë në një klasë të dytë, të quajtur "Homo Ergaster". Ka mosmarrveshje midis tyre në këtë pikë. Ne do t’i trajtojmë të gjitha këto fosile nën klasifikimin e Homo Erektus.)
Mostra më e famshme e Homo Erektus e gjetur në Afrikë është fosili i "Narikotome Homo Erektus" ose "Djali i Turkanës", i cili u zbulua pranë liqenit Turkana, Kenia. Eshtë konfirmuar se fosili ishte i një djali 12 vjeçar, i cili në moshën e adoleshencës do të kishte qenë 1.83 m i gjatë. Struktura e drejtë e skeletit të fosilit nuk është e ndryshme nga ajo e njeriut modern. Në lidhje me të, paleo-antropologu amerikan Alan Walker thotë se ai dyshon që "një paleontolog i zakonshëm të jetë në gjendje të tregojë diferencën midis këtij skeleti fosil dhe atij të njeriut modern." 70 Përsa i përket kafkës, Walker thotë se ajo duket tamam si kafka e Njeriu të Neandertalit. 71 Ashtu siç do të shikojmë në kapitullin tjetër, Neandertali është një racë e njerëzve modernë. Prandaj Homo Erektus është gjithashtu një racë e njerëzve modernë. Bile edhe evolucionisti Richard Leakey pranon se diferencat midis Homo Erektus dhe njeriut modern janë jo më shumë se ndryshime midis racash:
Gjithashtu mund të vërehen ndryshime në formën e kafkës, në gradën e daljes së fytyrës, në trashësinë e vetullave e kështu me radhë. Këto diferenca janë jo më shumë të theksuara se ato që dallohen midis racave të ndryshme të njerëzve të sotëm. Këto ndryshime biologjike shfaqen kur popullatat ndahen gjeografikisht nga njëra-tjetra për një periudhë të gjatë kohore. 72
Prof. William Laflin nga universiteti i Konektikatit ka bërë ekzaminime të gjera anatomike mbi inuitët (racë njerëzish) dhe njerëzit që jetojnë në ishujt Aleut dhe ka vënë re se këta njerëz ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me Homo Erektus. Përfundimi, në të cilin arriti Laflin, ishte se të gjitha këto raca ishin, në fakt, raca të ndryshme të Homo Sapiens (njeriut modern).
DETARE 700 MIJË VJEÇARË
"Njerëzit e hershëm kanë qenë shumë më të zgjuar sesa mendohej…"
Lajmet e reja të publikuara në New Scientist në 14 Mars 1998, tregojnë se njerëzit e quajtur nga evolucionistët si Homo Erektus praktikonin lundrimin në det 700 mijë vjet më parë. Këta njerëz, të cilët kishin njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për të ndërtuar mjete lundrimi dhe për te pasur një kulturë që do të shfrytëzonte transportin detar, nuk mund të quhen kurrësesi "primitivë".
Kur marrim në konsideratë diferencat e mëdha që ekzistojnë midis grupeve të largëta si eskimezët dhe bushmenët, që dihet se i përkasin së njëjtës specie, Homo Sapiens, duket e justifikueshme të arrish në përfundimin se Sinantropus (një mostër Erektus-ALC) i përket të njëjtës specie. 73
Nga ana tjetër, gjendet një hendek i madh në skenarin e evolucionit njerëzor midis Homo Erektus, i cili është racë njerëzore dhe majmunëve (Australopitek, Homo Habilis, Homo Rudolfensis) që vijnë para Homo Erektus. Kjo do të thotë se njeriu i parë shfaqet në të dhënat fosile papritur dhe pa ndonjë histori evolucioni. S’ka gjë më të qartë se kaq për krijimin e tyre.
Por pranimi i këtij fakti është krejtësisht në kundërshtim me dogmën filozofike dhe ideologjike të evolucionistëve. Si pasojë ata përpiqen ta portretizojnë Homo Erektus, që është racë njerëzore, si një krijesë gjysmë-majmun. Në rindërtimet e tyre të Homo Erektus ata në mënyrë të që- llimshme vizatojnë karakteristika majmuni. Nga ana tjetër me metoda të ngjashme pikturimi ata mundohen t’i paraqesin majmunët, si Australo- pitekun apo Homo Habilis, me karaktersitika njerëzore. Kështu, ata kër- kojnë të afrojnë majmunët me njerëzit dhe anasjelltas, në mënyrë që të mbyllin hendekun midis këtyre dy llojeve të ndryshme gjallesash.
NEANDERTALI
MASKA FALSE. Megjithëse jo shumë të ndryshëm nga njerëzit e sotëm, Njeriu i Neandertalit vazhdon të paraqitet nga evolucionistët si një krijesë e ngjashme me majmunin.
Neandertali është njeri që u shfaq papritur 100 mijë vjet më parë në Evropë dhe u zhduk ose u asimilua pa u ndjerë, nga përzierja me raca të tjera, 35 mijë vjet më parë. E vetmja diferencë nga njeriu modern është skeleti më i trashë dhe vëllimi i kafkës pak më i madh.
Neandertalët janë racë njerëzore dhe ky fakt është pranuar nga të gjithë sot. Evolucionistët janë përpjekur shumë t’i paraqesin si specie primitive, por të gjitha zbulimet tregojnë se ata nuk ishin të ndryshëm nga një njeri trupmadh që ecën sot në rrugë. Një autoritet i shquar në këtë fushë, Erik Trinkaus, paleo-antropolog nga universiteti i New Mexico, shkruan:
Krahasimet e detajuara të mbetjeve skeletore të Neandertalit me ato të njerëzve modernë kanë treguar se nuk ka asgjë tek anatomia e Neandertalit që tregon përfundimisht se aftësitë e tij lëvizëse, manipuluese, intelektuale apo linguistike janë më pak të zhvilluara nga ato të njerëzve modernë. 74
Shumë kërkime të kohëve të fundit e përcaktojnë njeriun e Neandertalit si nënspecie të njeriut modern dhe e quajnë atë "Homo Sapiens Neandertal". Zbulimet dëshmojnë se Neandertali i varroste të vdekurit e tij, përdorte vegla muzikore dhe kishte përngjasime kulturore me Homo Sapiens Sapiens që jetonte në të njëjtën periudhë. Përfundimisht, Neandertali është një racë njerëzore me trup të madh që thjesht u zhduk me kalimin e kohës.
HOMO SAPIENS ARKAIK, HOMO HEILDERBERGENS DHE NJERIU I KROMANJONIT
Homo Sapiens Arkaik është në skemën imagjinare të evolucionit hallka e fundit para njeriut të sotëm. Në fakt,
evolucionistët nuk kanë shumë për të thënë për këtë njeri, sepse ka vetëm ndryshime minimale midis tij dhe njeriut modern. Disa kërkues thonë se përfaqësues të kësaj race jetojnë akoma sot; për këtë marrin si shembull Aborigjenët në Australi. Ashtu si Homo Sapiens, Aborigjenët kanë vetulla të trasha e të dala, strukturë nofulle të pjerrët nga brenda dhe vëllim kafke pak më të madh. Për më tepër, zbulime të tjera kanë përmendur se njerëz të tillë kanë jetuar në Hungari dhe në disa pjesë të Italisë deri vonë.
Grupi i quajtur si Homo Heildergensis në literaturën evolucioniste është, në fakt, i njëjti me Homo Sapiens Arkaik. Arsyeja pse janë përdorur dy terma të ndryshëm për të përcaktuar të njëjtën racë njerëzore është një ndryshim konceptesh midis evolucionistëve. Të gjitha fosilet e përfshira nën klasifikimin Homo Heildergensis sugjerojnë se disa njerëz, të cilët janë nga ana anatomike shumë të ngjashëm me evropianët, jetuan 500 mijë vjet, bile deri 740 mijë vjet më parë në Angli dhe më pas në Spanjë.
NEANDERTALI: NJË NJERI TRUPMADH
Sipër është paraqitur Homo Sapiens Neandertalensis, Amud 1, kafkë e gjetur në Izrael. Në përgjithësi, njeriu i Neandertalit njihet si njeri trupmadh, ndonëse i shkurtër. Megjithatë është vlerësuar se njeriu të cilit i përket ky fosil ka qenë rreth 1.80 m i gjatë. Kapaciteti kafkës së tij është më i madhi i parë ndonjëherë, 1740 cc. Për këtë arsye ky fosil është një ndër provat më të rëndësishmet që tregon përfundimisht se Neandertali nuk ishte, ashtu siç pretendojnë evolucionistët, specie primitive.
Eshtë vlerësuar se Njeriu i Kromanjonit ka jetuar 30 mijë vjet më parë. Ai kishte një kafkë me cepa dhe ballë të gjerë. Kafka e tij prej 1600 cc është mbi mesataren e njerëzve të sotëm. Kafka e tij ka kocka vetullash të trasha dhe një dalje kockore prapa, e cila është karakteristikë e Neandertalit dhe Homo Erektus.
Megjithëse Njeriu i Kromanjonit konsiderohet si racë evropiane, struktura dhe evoluimi i kafkës së tij duket tamam si ajo e disa racave që jetojnë sot në Afrikë dhe në Tropik. Bazuar mbi këtë ngjashmëri, është vlerësuar se Kromanjoni ishte një racë e vjetër Afrikane. Disa zbulime të tjera paleo-antropologjike kanë treguar se racat e Kromanjonit dhe Neandertalit janë përzier me njëra-tjetrën dhe vunë bazat e racave të sotme. Për më tepër në ditët tona pranohet se përfaqësuesit e racës së Kromanjonit jetojnë akoma në zona të ndryshme të Afrikës dhe në rajonet Salut dhe Dordonjë në Francë. Gjithashtu, njerëz me karakteristika të ngjashme janë vënë re që jetojnë në Poloni dhe Hungari.
SPECIE QË KANË JETUAR NË TË NJËJTËN KOHË ME PARAARDHËSIT E TYRE
Ajo që ne kemi marrë në shqyrtim deri tani formon një tabllo të qartë: Skenari i evolucionit të njeriut është kryekëput gënjeshtër. Që të ekzistojë një pemë e tillë familjare (sipas evolucionit) duhet që të ekzistonte një evolucion gradual nga majmuni te njeriu dhe kjo të pasqyrohej në të dhënat fosile. Ekziston një hendek gjigand midis majmunëve dhe njerëzve. Struktura e skeletit, kapaciteti i kafkës dhe kritere të tjera, si p.sh. ecja drejt, i dallojnë qartë njerëzit nga majmunët. [Më parë kemi përmendur se kërkimet e fundit të bëra më 1994 mbi kanalet e gjysmërrethore të ekuilibrit në veshin e brendshëm kanë nxjerrë se Australopiteku dhe Homo Habilis ishin majmunë, ndërsa Homo Erektus ishte njeri].
Një tjetër zbulim domethënës që dëshmon se nuk mund të ekzistojë një pemë familjare e përbashkët midis këtyre specieve të ndryshme është se speciet që janë paraqitur si paraardhës të njëra-tjetrës në fakt kanë jetuar bashkë në të njëjtat periudha. N.q.s., siç thonë evolucionistët, Australo- piteku u transformua në Homo Habilis dhe ky i fundit në Homo Erektus, atëherë periudhat në të cilat ata kanë jetuar do të ishin në vazhdim të njëra-tjetrës. Ky rregull kronologjik nuk ekziston.
NJË GJILPËRË 26 MIJË VJEÇARE:
Një fosil tepër interesant që tregon se Neandertalët kishin njohuri për bërjen e rrobave. (Dr. Johanson, B. Edgar "Nga Lusi te gjuha", fq. 99)
Sipas vlerësimeve të evolucionistëve Australopitekët jetuan nga 4 milionë deri në 1 milion vjet më parë. Gjallesat e klasifikuara si Homo Habilis, nga ana tjetër, mendohet të kenë jetuar deri në 1.7-1.9 milionë vjet më parë. Homo Rudolfensis, për të cilin thuhet se ishte "më i përparuar" se Homo Habilis, dihet se është 2.5-2.8 milionë vjeçar. Kjo do të thotë se Homo Rudolfensis është 1 milion vjet më i vjetër se Homo Habilis, i cili supozohet se është "paraardhësi" i tij. Nga ana tjetër, mosha e Homo Erektus daton 1.6-1.8 milionë vjet më parë që do të thotë se mostrat e Homo Erektus u shfaqën në tokë në të njëjtën kohë me ato të të ashtuquajturit paraardhës të tij, Homo Habilis.
Alan Walker e konfirmon këtë fakt duke thënë:
… ka evidenca nga Afrika Lindore për individë të vegjël Australopitekësh që kanë mbijetuar deri vonë. Australopitekë të tillë kanë qenë bashkëkohës në fillim me Homo Habilisin pastaj me Homo Erektusin. 75
Louis Leakey ka zbuluar fosile Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus gati njëra pas tjetrës në rajonin Olduvai George, shtresa Bed II. 76
Sigurisht që s’ka pasur pemë familjare siç pretendojnë evolucionistët. Një paleontolog nga universiteti i Harvardit, Stephen Jay Gould, shpjegon këtë qorrsokak të evolucionit megjithëse vetë është evolucionist:
Çfarë mund t’i ndodhë shkallëzimit tonë n.q.s. bashkekzistojnë tre linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe Homo Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër asnjë prej të treve nuk shfaq prirje evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë. 77
Kur lëvizim prej Homo Erektus në drejtim të Homo Sapiens, përsëri do të shohim se nuk bëhet fjalë për pemë familjare.
Ka prova që tregojnë se Homo Erektus dhe Homo Sapiens Arkaik kanë vazhduar të jetojnë deri 27 mijë, madje deri 10 mijë vjet p.e.s. Në kënetën Kou në Australi janë gjetur kafka Homo Erektus 13 mijë vjeçare. Në ishullin Java është gjetur një kafkë Homo Erektus 27 mijë vjeçare. 78
HISTORIA SEKRETE E HOMO SAPIENS
Fakti më interesant që shkatërron bazat e pemës familjare imagjinare të teorisë së evolucionit është historia e vjetër e njeriut modern. Të dhënat paleo-antropologjike tregojnë se Homo Sapiens që ka pamje të ngjashme me njerëzit e sotëm ka jetuar që prej 1 milion vjetësh më parë.
Ishte Louis Leakey, paleo-antropologu i famshëm evolucionist, që shënoi zbulimet e para në lidhje me këtë çështje. Në 1932 në rajonin Kanjera rreth liqenit Viktoria, në Kenia, Leakey gjeti disa fosile që i përkisnin periudhës së mesme Pleistocene dhe ato s’kishin asnjë ndryshim nga forma e njeriut modern. Periudha Pleistocene e mesme do të thotë 1 milion vjet më parë.79
Një nga revistat periodike më popullore në qarqet evolucioniste, Discover, paraqet në kopertinën e saj një fytyrë njeriu 800 mijë vjeçare, duke parashtruar pyetjen e evolucionistëve: "A është kjo fytyra e së kaluarës sonë?"
Për shkak se këto zbulime e kthyen pemën familjare të evolucionit përmbys, ato nuk u pra- nuan nga disa paleo-antropologë evolucionistë. Megjithatë, Leakey gjithmonë ka pohuar se vlerësimi i tij ishte korrekt.
Pikërisht kur ky kundërshtim kishte filluar të harrohej, një fosil i zbuluar në Spanjë në 1995 tregoi në mënyrë spektakolare se historia e Homo Sapiens ishte shumë më e vjetër se ajo e pranuar. Ky fosil u zbulua në shpellën e quajtur Gran Dolina në rajonin Atapuerka të Spanjës nga tre paleo-antropologë nga Universiteti i Madridit. Fosili i përkiste fytyrës së një djali 11 vjeçar që dukej krejtësisht si një njeri mo- dern, megjithëse kishin kaluar 800 mijë vjet që prej vdekjes së tij. Revista Discover e ka paraqitur këtë histori në detaje në numrin e saj të dhjetorit 1997.
Ky fosil shokoi edhe vetë bindjet e Ferreras, udhëheqësit të punimeve në Gran Dolina. Ai tha:
Ne prisnim diçka të madhe, diçka të fryrë… me një fjalë diçka "primitive". Ajo që prisnim të shihnim nga zbulimi i fosilit të një djali 800 mijë vjeçar ishte diçka si fosili i "Djalit të Turkanës". Për habinë tonë të madhe ajo që gjetëm ishte një fytyrë krejt moderne... Për mua kjo ishte jashtëzakonisht spektakolare… Këto janë gjëra që të trondisin. Të zbulosh diçka si kjo në mënyrë krejtësisht të papritur! Nuk kam parasysh thjesht zbulimin e një fosili, pasi, megjithëse edhe kjo gjë është deri diku e papritur, përsëri është diçka normale. Gjëja më spektakolare është të zbulosh në të kaluarën diçka që i përket të tashmes. Eshtë njësoj si gjetja e diçkaje si… si një kasetofon në Gran
Dolina. Kjo duhet të ishte shumë e çuditshme. Ne nuk presim të gjejmë kaseta dhe kasetofone në periudhën Pleistocene të poshtme. Zbulimi i një fytyre moderne është e njëjta gjë. Ne u çuditëm shumë kur e pamë.80
Fosili i gjetur ndriçoi faktin se historia e Homo Sapiens shtrihej 800 mijë vjet më parë. Pasi e morën veten nga shoku fillestar, evolucionistët që zbuluan fosilin vendosën se ai i përkiste një specie tjetër, sepse sipas pemës familjare evolucioniste asnjë Homo Sapiens nuk mund të kishte jetuar 800 mijë vjet më parë. Prandaj ata sajuan një specie imagjinare të quajtur "Homo Antecesor" dhe përfshinë kafkën e Atapuerkas në këtë klasifikim.
Zbulimi i një kasolleje 1,7 milionë vjeçare e shokoi komunitetin shkencor. Ajo ishte shumë e ngjashme me kasollet e përdorura nga Afrikanët sot.
NJË KASOLLE 1.7 MILIONË VJET E VJETËR
Ka shumë zbulime që demonstrojnë se Homo Sapiens ka jetuar edhe më herët se 800 mijë vjet më parë. Një prej tyre është zbulimi i Louis Leakey i bërë në fillimet e viteve shtatëdhjetë në Olduvai George. Këtu në shtresën Bed II, Leakey zbuloi se Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë bashkekzistuar në të njëjtën kohë. Ajo që ishte më interesante ishte një strukturë që Leakey zbuloi në të njëjtën shtresë (Bed II). Këtu Leakey zbuloi mbeturinat e një kasolleje guri. Aspekti i pazakontë i kësaj ngjarjeje ishte se ky ndërtim, i cili akoma përdoret në disa pjesë të Afrikës, mund të ndërtohet vetëm nga Homo Sapiens. Kështu sipas zbulimeve të Leakey, Australopiteku, Homo Habilis, Homo Erektus dhe njeriu modern duhet të kenë bashkekzistuar afërsisht 1.7 milonë vjet më parë.81 Ky zbulim sigurisht bën të pavlefshme thëniet e teorisë së evolucionit se njeriu modern evoluoi prej ndonjë specie majmuni, si p.sh. Australopiteku.
GJURMA E KËMBËS SË NJERIUT MODERN 3.6 MILIONË VJET E VJETËR
Disa zbulime të tjera e çojnë origjinën e njeriut modern akoma më herët se 1.7 milionë vjet më parë. Një prej këtyre zbulimeve shumë të rëndësishme është zbulimi i gjurmës së këmbës në Laetoli të Tanzanisë nga Mary Leakey në 1977. Këto gjurmë këmbësh u zbuluan në një shtresë me moshë 3.6 milionë vjeçare dhe më e rëndësishmja është se ato nuk kishin ndryshime nga gjurmët që lë një njeri i sotëm.
Gjurmët e zbuluara nga Mary Leakey u ekzaminuan më vonë nga një numër paleo-antropologësh të famshëm si Donald Johanson dhe Tim White. Rezultatet ishin të njëjta. White shkruan:
Një tjetër shembull për pavlefshmërinë e pemës imagjinare familjare të ndërtuar nga evolucionistët: një kockë e një njeriu modern (Homo Sapiens) me moshë 2,3 milionë vjeçare. Kjo kockë, e cila mban kodin A.L. 666-1, është zbuluar në Hadar të Etiopisë. Publikimet evolucioniste e komentojnë këtë gjë si "një zbulim të habitshëm". (D. Johanson, Blake Edgart, "Nga Lusi te gjuha", fq. 169.)
Nuk mund të gabohesh për këtë… Ato janë si gjurmët e njeriut të sotëm. N.q.s. këto gjurmë do të ishin lënë në rërën e plazhit të Kalifornisë dhe ndonjë fëmijë katër-vjeçar do të pyetej për ato gjurmë, ai do të thoshte pa hezitim se dikush kishte kaluar aty. Ai kurrë nuk do të mund ta kishte dalluar atë nga qindra gjurmë të tjera në plazh; këtë s’e bëni dot as ju.82
Pas ekzaminimit të gjurmëve, Louis Robbins nga universiteti i Kalifornisë së Veriut bëri komentin e mëposhtëm:
Harku (i këmbës) është i ngritur - individi më i vogël kishte hark më të lartë seç e kam unë - ndërsa gishti i madh (i këmbës) është i madh dhe qëndron në të njëjtën anë me gishtin e dytë… Shenjat që lënë gishtat në tokë janë të njëjtat si shenjat që lënë gishtat e njerëzve. Këto tipare nuk ndeshen te kafshët. 83
Ekzaminimet e bëra mbi formën morfologjike të gjurmëve treguan edhe një herë se ato duhet të pranoheshin si gjurmë njeriu, madje akoma më shumë, gjurmë njeriu modern (Homo Sapiens). Russel Tuttle, i cili i ka ekzaminuar këto gjurmë, shkruan:
Ato duhet t’i ketë lënë një këmbë e vogël e Homo Sapiens… Në të gjitha karakteristikat e dallueshme morfologjike, këmbët e individëve që lanë ato gjurmë janë të padallueshme nga ato të njerëzve modernë. 84
Në të vërtetë këto gjurmë konsistonin në 20 gjurmë të fosilizuara të një njeriu modern 10 vjeçar dhe 27 gjurmë të një tjetri akoma më të ri. Ata sigurisht ishin njerëz modernë si ne. Kjo situatë i vendosi gjurmët e Laetolit në qendër të diskutimeve për vite me radhë. Paleo-antropologët evolucionistë në mënyrë të dëshpëruar u përpoqën të dalin me një shpjegim, sepse ishte e vështirë për ta të pranonin faktin se një njeri modern ka ecur në tokë 3.6 milionë vjet më parë. Gjatë viteve 1990, ky shpjegim filloi të merrte formë. Evolucionistët vendosën se këto gjurmë duhet të ishin lënë nga një Australopitek, sepse sipas teorisë së tyre, ishte e pamundur për një Homo Sapiens të ekzistonte 3.6 milionë vjet më parë. Russell H. Tuttle ka shkruar kështu në një artikull të tij në 1990:
Gjurmët 3.5 milionë vjet të vjetra në Laetoli, parcela G, ngjasojnë me ato të një njeriu modern të zbathur. Asnjë prej karakteristikave të tyre nuk sugjeron se hominoidët e Laetolit ishin dykëmbësh më pak të aftë se ne. N.q.s. gjurmët e G-së nuk do të ishin kaq të vjetra ne menjëherë do të konkludonim se ato do ishin lënë nga ndonjë anëtar i gjinisë sonë njerëzore…85
Duke e thënë shkurtimisht, këto gjurmë që mendohet të jenë 3.6 mi- lionë vjeçare nuk mund t’i përkasin Australopitekëve. E vetmja arsye që supozohet se ato ishin gjurmë Australopiteku është mosha 3.6. milionë vjeçare e shtresës vullkanore ku u gjetën gjurmët. Meqenëse, sipas evolucionistëve, njerëzit modernë nuk mund të ekzistonin aq herët, atëherë ato i përkasin Australopitekëve. Me fjalë të tjera, përderisa të dhënat shkencore të këtyre gjurmëve nuk përshtaten me teorinë e evolucionit, atëherë ato janë të papranueshme dhe duhet të rishikohen.
Këto interpretime të gjurmëve të Laetolit na tregojnë një realitet shumë të rëndësishëm. Evolucionistët e mbështesin teorinë e tyre në hamendje, jo duke u bazuar në fakte shkencore. Kemi të bëjmë me një teori të mbrojtur verbërisht me çdo mënyrë, qoftë edhe me shtrembërime, gënje- shtra dhe injorime, pa i dhënë rëndësi faktit që të gjitha zbulimet shkencore janë kundër saj.
Siç shihet, teoria e evolucionit nuk është aspak shkencore, por thjesht një dogmë e mbajtur gjallë në mënyrë artificiale megjithë mospërputhjen e saj me të dhënat shkencore.
DYKËMBSHMËRIA: NJË RRUGË PA KRYE PËR EVOLUCIONIN
Përveç të dhënave fosile, me të cilat jemi marrë gjatë, humnerat e mëdha anatomike midis njeriut dhe majmunit gjithashtu e kanë bërë të pavlefshëm evolucionin e njeriut. Një prej këtyre humnerave ka të bëjë me mënyrën e ecjes.
Njerëzit ecin me dy këmbë duke e mbajtur trupin drejt. Kjo është një lëvizje e veçantë, e cila nuk vërehet te speciet e tjera. Disa kafshë kanë një aftësi të kufizuar për të lëvizur kur qëndrojnë mbi dy këmbët e pasme. Disa kafshë si arinjtë dhe majmunët mund të lëvizin në këtë mënyrë rrallë, p.sh. kur duan të kapin ushqimin, por edhe atëherë për një kohë të shkurtër. Normalisht skeleti i tyre është i shtrirë përpara dhe ecja e tyre normale bëhet mbi katër gjymtyrë.
Atëherë, a ka evoluar mënyra e të ecurit mbi dy këmbë e njeriut nga ajo mbi katër këmbë e majmunëve, ashtu siç thonë evolucionistët?
Sigurisht që jo. Kërkimet tregojnë se evolucioni i ecjes mbi dy këmbë kurrë nuk ka ndodhur, e as që është e mundur të ndodhë. Së pari ecja mbi dy këmbë nuk është ndonjë avantazh evolutiv. Mënyra, me të cilën majmunët lëvizin është shumë më e lehtë dhe shumë më e shpejtë se ajo e lëvizjes mbi dy këmbë të njeriut.
Njeriu nuk mund të lëvizë me anë të kërcimeve nga një pemë në tjetrën, siç bën shimpanzeja e as të vrapojë 125 km në orë, siç bën çita. Përkundrazi, për shkak të lëvizjes mbi dy këmbë, njeriu lëviz shumë më ngadalë në tokë. Për të njëjtën arsye, ai është një prej specieve më të pambrojtura në natyrë përsa i përket lëvizjes dhe mbrojtjes. Sipas logjikës së evolucionit, majmunët nuk mund të kenë evoluar duke adoptuar mënyrën e të ecurit mbi dy këmbë, përkundrazi është njeriu ai që duhet të ketë evoluar në katërkëmbësh.
Një tjetër qorrsokak i thënieve evolucioniste është se ecja mbi dy këmbë nuk i shërben modelit të zhvillimit gradual të Darvinizmit. Ky model që përbën bazat e evolucionit kërkon ekzistencën e një mënyre ecjeje të ndërmjetme midis asaj me dy këmbë dhe asaj me katër. Duke përdorur edhe stimulime kompjuterike, paleo-antropologu anglez Robin Crompon, në vitin 1996 arriti të tregojë se një mënyrë e tillë ecjeje ishte e pamundur. Crompton arriti në këtë konkluzion: Një gjallesë mund të ecë ose drejt ose me të katër gjymtyrët.86
Një mënyrë e ndërmjetme ecjeje nuk mund të jetë e mundur për shkak të konsumimit të një sasie energjie mjaft të madhe. Kjo është arsyeja e pamundësisë së ekzistencës së një specieje me lëvizje të ndërmjetme.
Humnera e jashtëzakonshme midis njeriut dhe majmunit nuk është e kufizuar vetëm në ecjen mbi dy këmbë. Ka edhe shumë probleme të tjera që mbeten të pashpjeguara, si p.sh. kapaciteti i trurit, aftësia e të folurit etj. Elen Morgan, një paleo-antropologe evolucioniste, bën pohimin e mëposhtëm në lidhje me këtë çështje:
Studimet e fundit kanë treguar se është e pamundur për skeletin e përkulur të majmunit, i përshtatur për ecjen me katër këmbë, të evoluojë në skeletin e drejtë të njeriut, i përshtatur për ecjen me dy këmbë.
Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut janë:
1- Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?
2- Përse kanë humbur gëzofin?
3- Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?
4- Përse mësuan të flasin?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë:
1- Nuk e dimë.
2- Nuk e dimë.
3- Nuk e dimë.
4- Nuk e dimë.
Lista e pyetjeve mund të zgjatet sa të duash, pa ndikuar në ndryshimin e përgjigjes "Nuk e dimë". 87
EVOLUCIONI: DOGMË ANTISHKENCORE
Lordi Sally Zuckerman është një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më të respektuar në Angli. Për vite me radhë, ai ka studiuar të dhënat fosile, si dhe ka realizuar shumë kërkime të hollësishme. Ai është nderuar me titullin "Lord" për kontributin e tij në shkencë. Zuckerman është evolucionist, prandaj komentet e tij për evolucionin nuk mund të merren si kapriço të qëllimshme. Pas vite kërkimesh mbi të dhënat fosile ai arriti në përfundimin se nuk ekziston në të vërtetë një pemë familjare për njeriun (ashtu siç pretendojnë evolucionistët).
Zuckerman gjithashtu ka bërë një "radhitje të shkencave". Ai ndërtoi një spektër të shkencave, duke i radhitur ato, sipas mendimit të tij, nga ato më shkencoret tek ato më jo-shkencoret. Sipas këtij spektri, më shkencoret, duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, ishin fizika dhe kimia. Më pas vinin shkencat biologjike dhe pastaj ato sociale. Në fund fare, në pjesën e konsideruar si "më jo-shkencore" krahas koncepteve të "perceptimit jashtëshqisor" dhe "shqisës së gjashtë", vendosej dhe "evolucioni i njeriut". Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij:
Më pas, zhvendosim kuadrin e së vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të supozuara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtëshqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të njeriut. Për ndjekësit e këtyre ideve nuk ekziston asgjë e pamundur. Ata janë të gatshëm të besojnë shumë gjëra kontradiktore në të njëjtën kohë. 88
Atëherë cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtarë të jenë të lidhur me kaq kokëfortësi me këtë dogmë? Pse ata janë munduar kaq shumë të mbajnë gjallë teorinë e tyre, duke u detyruar të pranojnë shumë kontradikta dhe të hedhin poshtë shumë argumente bindëse?
Përgjigja e vetme është frika e braktisjes së teorisë së evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojnë që njeriu është krijuar nga Zoti. Duke marrë në konsideratë predispozicionin e tyre dhe filozofinë e tyre materialiste, krijimi është diçka e papranueshme dhe e pakonceptueshme për evolucionistët.
Për këtë arsye, ata mashtrojnë veten duke përdorur mediat me të cilat bashkëpunojnë. Kur ata nuk i gjejnë fosilet që duhen, i fabrikojnë ato në formën e pikturave imagjinare të modeleve të trilluara dhe përpiqen të japin përshtypjen se me të vërtetë ekzistojnë fosile që vërtetojnë evolucionin. Një pjesë e mediave që kanë të njëjtat pikëpamje materialiste, gjithashtu përpiqen të mashtrojnë publikun, duke ngulitur në subkoshiencën e njeriut pë- rrallën e evolucionit.
S’ka rëndësi sa shumë përpiqen ata; e vërteta është e qartë. Njeriu ka ardhur në ekzistencë jo nëpërmjet një procesi evolutiv, por nga krijimi i Zotit. Prandaj ai është përgjegjës ndaj Zotit dhe do të përgjigjet para Tij.

Mos ia fusni kot,njeriut ateher si punonte logjika dhe ngaqe se shpjegonte dot ,thoshte e ka bo AI se ndryshe si do i rrente te tjeret...Tashi qe shkenca ka perparu i ka shpjegu pytjet me te mundimshme duke hedhur poshte ato qe jan shkrujt te ndoi liber i shenjte.Rrezik edhe ne jemi ndoi eksperiment i ndonje qenie tjeter jashtetokesore qe nk e njohim...
Enea Xhelilaj- 1
Origjina njerezore
Sa i perket Teorise Evolutive sigurisht qe ajo ka vlere, se vete universi eshte ne evolucion te perhershem por jo teoria e Darvinit e cila eshte nje brockull ne teresine e saj jo sepse Darvini nuk e dinte te verteten pasi ai si shume te tjere benin pjese ne shoqerite sekrete, por teoria e tij sherbeu po ashtu si religjoni per ta larguar njeriun nga e verteta.
Edhe librat e ashtequajtur te shenjte jane pjelle sigurisht jo e mendjes njerezore se fundja ne jemi specie shume inferiore dhe jemi nje tufe delesh apo rrobotesh njerezore qe kontrollohemi lehte, librat e shenjte sigurisht qe eshte e vertete qe kane ardhur lart nga qielli ashtu edhe sic shkruhet por i kane sjellur rracat aliene me inteligjence superiore por jo vetem.
Une mendoj qe edhe ne si specie nuk jemi krijuar ne toke, nuk jemi evoluar ne toke por jemi pjelle e ndonje eksperimenti alienesh apo jemi pjelle e ndonje ciftezimi te rraces aliene me ndonje specie tjeter ekzistuese ne toke miliona vjet me pare.
Religjoni eshte nje shpikje dhe trillim madheshtor nga ata qe drejtojne urdhrin e dites, se ka qene edhe eshte ende mjeti me indoktrinues qe njohim, i ka shnderruar njerezit ne rrobote apo humanoide te kontrolluar, jemi te tere ne burg te thelle psikologjike e po behet gjithnje e me keq.
Per ti bere njerezit qe besojne pak me te lehtesueshem, do te thoja qe ndoshta Zoti si shprehje ekziston por ai eshte vete universi, ai eshte gjithcka qe ekziston e gjithe kjo fuqi e gjithe kjo energji, se fundja energji jemi te tere, gjithcka eshte energji. Do ishte fatale te besonim ekszistencen e zotit si pamje njerezore dhe me emer njerezor, universi eshte i pafund dhe ka jete pa fund, ne jemi nje pike uji ne oqeanin e pafund, si ne ka plot ne univers me te zhvilluar e me pak te zhvilluar.
Njerez zgjohuni e kuptoni ekzistencen e secilit prej nesh, kuptoni se cfare po na ndodh e cfare jemi duke i bere vetes, zgjohuni...

Enri Ceno- 1
Re: Origjina e Njeriut
...pra nuk eshte prone e nje kombi apo e nje qyteterimi ne pergjithesi e vecanti,por e vete njerezimit ne GJITHESI.Ky njerezim nuk mund te jete i njellojshem a i vetem,por ne kemi fatin te jemi trualli dhe prona e nje prej tyre ne shumellojshmerine e krijesave qe ekzistojne ne mbare kozmosin e pa fund e te paane.
Ky eshte nje lloj kendveshtrimi i cili nuk e perjashton evolucionin si teori dhe nuk e pranon ZOTIN si mundesi... do te vazhdoje
Ky eshte nje lloj kendveshtrimi i cili nuk e perjashton evolucionin si teori dhe nuk e pranon ZOTIN si mundesi... do te vazhdoje
Dimitrov Xhunga- 100
Re: Origjina e Njeriut
...pra krijimi nuk eshte nje produkt i mendjes njerezore por eshte nje realitet i botes kozmike.Po keshtu krijimi nuk eshte nje produkt i ardhur prej zotit,por eshte nje proces evolucionist i pandalshem.Ky proces ka filluar dhe nuk mund te ndalet me.Eshte rezultat i ketij evolucioni perparimi njerezor.Mund te vertetohet se ne kohera te kete patur nderprerje e shkeputje te ketij zhvillimi ne rang global per shkak te katastrofave te pergjithshme globale c'ka ka cuar edhe ne zhdukjen e jetes ne toke teresisht,por kjo nuk mjafton per te bere fatalistin pasi jeta ka rifilluar serish(ndoshta edhe i ndihmuar nga faktore jashtetokesore,ata te cilet jo vetem na mbikqyrin por edhe na ndihmojne),sepse jeta me se fundi eshte produkt universal.Ne kete kuptim jeta eshte nje dhe krijuesi eshte nje ama i shprehur ne forma e shumellojshmeri nga me te larmishmet.Dhe per kete produkt universal qenia njerezore eshte forma me e larte e jetes qe ka fatin jo vetem ta gezoje por edhe pergjegjesine ta kontrolloje qe ajo te ece pakufi e te lulezoje atje ku e lejojne kushtet.Ne kete kuptim JETA eshte gjithshka e ZOTI nuk eshte asgje.
Dimitrov Xhunga- 100
Re: Origjina e Njeriut
...ZOTI ...???PO c'eshte ky ??? Nese pranohet se kjo eshte jeta c'rendesi kane emrat apo emertimet ???
E rendesishme eshte se jeta eshte nje,na mbare universin.
E rendesishme eshte se kjo jete nuk mund te shuhet sado ngushtesisht ta shihni problemin.
Nxirreni mendjen nga trupi juaj dhe cojeni ne hapesiren e pafund e te paane.Toka dhe jeta ne te s'eshte asgje.
E rendesishme eshte se jeta eshte nje,na mbare universin.
E rendesishme eshte se kjo jete nuk mund te shuhet sado ngushtesisht ta shihni problemin.
Nxirreni mendjen nga trupi juaj dhe cojeni ne hapesiren e pafund e te paane.Toka dhe jeta ne te s'eshte asgje.
Dimitrov Xhunga- 100
Re: Origjina e Njeriut
"Njeriu u krijua nga Zoti, por Zotin kush e krijoi?"
Kjo eshte pyetja tipike nga ateistet dhe qe e zbret Zotin ne nivelin e njeriut-> perderisa njeriu eshte i krijuar, edhe Zoti duhet.
Gabimi me i madh eshte ta shohesh apo ta shpjegosh Zotin sikur ai te ishte nje njeri, dhe kjo vjen sepse njeriu ka nje mendje te kufizuar. Njeriu duhet ta lere menjane kete ceshtje sepse jo vetem qe nuk do e gjeje te verteten por do bjere pre e iluzioneve.

Pansophia- 97
Re: Origjina e Njeriut
Askush se di te verteten e origjines tone pse sepse nese njerezimi do te ishte i afte sa te arrinte ne konkluzionin qe nga e ka prejardhjen ne nuk do ishim ketu duke bere pyetje pa pergjgje apo me pergjigje dhe me siguri individuale,truri jone eshte ne shkalllen e pare te inteligjences dhe kuptimit na duhet te hypim dhe milinona shkall akoma se kemi ngelur po e shkala e pare,spo hypim dot as ke e dyta
+- Është me mire te jesh optimist dhe ta kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.
23
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi