EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t'i tejkalojmë mendimet negative

Shko poshtë

Si t'i tejkalojmë mendimet negative Empty Si t'i tejkalojmë mendimet negative

Mesazh  Berti69 15.11.16 23:12

Si t'i tejkalojmë mendimet negative Untitled

Gjithkush ka mendime negative përgjatë ditës.
Mënyra se si jetët tona do përcaktohen varet nga mënyra se si menaxhojmë këto mendime negative. Mund t'i injorojmë, t'i pranojmë si të vërteta ose t'i përballojmë në një mënyrë racionale.
Mendimet negative mund të na përthithin nëse i lejojmë, duke ulur vetëbesimin dhe dobishmërinë tonë si njerëz. Mendimet negative mund të na i vjedhin potencialet njerëzore e të bëjnë të mos e jetojmë jetën e plotë.

Ja tre arsye se porse njerëzit kanë mendime negative dhe si t'i shmangim


1. Frika nga e ardhmja

Njerëzit i frikësohen në mënyrë të natyrshme të panjohurës dhe të paditurës. Njerëzit janë përpjekur që të parashikojnë të ardhmen me mënyra të ndryshme. Por njerëzit e kanë frikë të ardhmen dhe çfarë mund të sjellë ajo. Do sjellë fat? Shkatërrim? Shkenca ia ka arritur me sukses të parashikojë motin në terma afatshkurtër përmes një sistemi eletronik. Por njerëzit mesatarë shqetësohen vërtetë nga e ardhmja dhe shpenzojnë mjaftueshëm kohë duke menduar se çfarë do ndodhë në terma afatgjatë dhe afatshkurtër.

Shumë njerëz përpiqen që të mbajnë një pikpamje pozitive për të ardhmen dhe mendojnë se do të kenë sukses apo do arrijnë disa qëllime që i kanë vënë vetes. Të tjerë janë të ngërthyer nga mendimet rreth dështimeve dhe shkatërrimeve. shpenzojmë kaq shumë kohë dhe energji duke u shqetësuar rreth gjërave që nuk kanë ndodhur dhe nuk mund të ndodhin kurrë.

E ardhmja nuk ekziston. Frika nga e ardhmja rrjedh nga një mungesë e perceptuar e kontrollit rreth të ardhmes sonë. Një ndër mënyrat më të mira për të rimarrë kontrollin është të bëjmë një plan për të ardhmen. Një plan se çfarë do bëjmë muajin tjetër, vitin tjetër apo dekadën tjetër. Asnjë plan nuk i shpëton kontaktit me armikun, dhe armiku ynë është frika nga e ardhmja. Kushtojini vëmendje sukseseve të qëllimeve të vogla që do çojnë në qëllime më të mëdha. Një plan do ndihmojnë që të reduktoni frikën nga e ardhmja, do reduktojnë numrin e mendimeve negative që do shfaqen nga koha në kohë.


2. Shqetësime për të tashmen

Ne nuk kemi frikë vetëm nga e ardhmja, por edhe nga e tashmja. Shqetësohemi nëse fëmijët ia kanë dalë në shkollë. rreth gjërave që ndodhin në punë kur nuk jemi prezent, nëse e kemi harruar dritën apo sobën ndezur kur dolën nga shtëpia. Shqetësimet janë një zgjatim i frikës, i frikës se po harrojmë diçka të rëndësishme. Jemi kaq të mbingarkuarme informacione, ku shumica e tyre janë të padobishme dhe kështu e kemi të vështirë të kujtojmë gjërat që janë të rëndësishme për ne. Jami aq nën presion me kohën, sa që të harruarrit për të bërë diçka të vogël, mund të bëjë që të ndryshojmë kalendarin e ditës së nesërme, dhe kjo ndodh aq shpesh, sa që bëhemi të pa shpresë për gjërat që duhen bërë.

Pra, çfarë duhet të bëjmë për ta luftuar këtë frikë?

Mënyra më e thjeshtë është me organizimin dhe rutinën. Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni përpara se të filloni ditën. Eleminojini shqetësimet duke marrë nën kontroll jetën e përditshme. Mos u ndjeni sikur duhet të bëni çdo gjë vetë dhe delegojani disa gjëra pjesës tjetër të familjes. Nëse veprojmë të gijthë bashkë, atëherë pesha e punëve do jetë shumë më e vogël për ne.


3. Turpi nga e shkuara

Ndonjëherë bëjmë gjëra për të cilat më tej nuk ndjehemi shumë krenarë. Bëjmë gjëra që nuk do na çonin drejt rrugës që mendonim se duhej. Turpi rreth këtyre gabimeve apo dështimeve të shkuara mund të na shqetësojë. Kur na shqetësojnë, ne "zhytemi" tek këto mendime negative si derri në llucë. Të gjithë bëjnë gabime dhe asnjëri nuk është perfekt. Kështu që përse prisni që të jeni perfektë?

E vetmja mënyrë për të përballuar gabimet është duke mësuar prej tyre. Shihni me vëmendje se çfarë bëtë, dhe çfarë mund të bënit ndryshe në një situatë të dhënë. Sapo të keni përgjigjen tuaj, atëherë lëreni të kaluarën mbrapa. Nuk mund ta ndryshoni të kaluarën, por mund të mësoni nga ajo. Vazhdoni të bëni sërish të njëjtin gabim? Çfarë mund të bëni që ta thyeni këtë cikël sjelljeje? Shmangini sjelljet që çojnë në gabime.
Merreni nën kontroll të tashmen duke mësuar nga e shkuara, në vend që të ndryshoni veten. Sapo të keni thyer "zinxhirët", duke mësuar nga gabimet, atëherë do jeni të lirë të vazhdoni me të ardhmen e të shijoni të tashmen.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi