EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Largoni mendimet negative!

3 posters

Shko poshtë

Largoni mendimet negative! Empty Largoni mendimet negative!

Mesazh  Luli 20.01.12 13:59

Largoni mendimet negative

Largoni mendimet negative! Un-homme-triste

Ka raste kur një dështim i vogël mund të shndërrohet në një dështim me të vërtetë të madh dhe për tërë jetën tonë. A ju ka qëlluar ndonjëherë që diçka jo e mirë që mund të na ketë ndodhur në punë të na bëjë të mendojmë se jemi tërësisht të paaftë dhe se karriera jonë nuk do të realizohet kurrë siç e kishim ëndërruar?

Nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetëm në përjetimin e ndjesive të tilla. Edhe njerëzit që konsiderohen si më optimistët dhe më të pathyeshmit, kur është puna për moralin dhe entuziazmin nuk mund të quhen imunë ndaj mendimeve negative. Ndërkohë, ka disa që përjetojnë vazhdimisht mendime të tilla dhe kjo mund t’u ketë shkatërruar jetën.

Psikologët besojnë se ashtu sikundër një mendim që na vë në siklet mund të shkaktojë menjëherë te ne ndjenjën e turpit dhe të na skuqë faqet, një mendim negativ, ose vetëshkatërrues, mund të shkaktojë situatë jo të mirë shëndetësore, shtim në peshë, probleme me lëkurën dhe mbi të gjitha një ndjenjë humbjeje e dëshpërimi që mund të keqësohet përditë e më tepër.

Një nga psikologët që merret me këtë fushë të studimit të sjelljes njerëzore dhe që ka kaluar një jetë të tërë në studimin e fenomeneve të tilla, pra të ndikimit që ka ajo çka mendojmë në dukjen energjinë dhe vetë jetën tonë, thotë se pikërisht ana e padukshme e qenies sonë është e lidhur shumë ngushtë me atë që e konsiderojmë anën e dukshme.

Mendimet pozitive ndihmojnë të gjitha aspektet e jetës

Sipas teorisë së tij, shndërrimi i mendimeve negative në mendime pozitive na ndihmon për të pasur një jetë më të mirë në të gjitha aspektet. Sipas tij, një pjesë e këtyre mendimeve negative janë të menaxhueshme.

Dhe kjo mund të bëhet përmes një teknike të thjeshtë, e cila i ndalon mendimet negative që të hedhin rrënjë dhe të krijojnë terren për të na shkatërruar pak nga pak gjendjen e brendshme shpirtërore dhe si pasojë edhe vetë jetën. Ideja është që të ndalohen këto mendime dhe mbi të gjitha të krijohet një mundësi për mosrikthimin e tyre.

Fitorja arrihet me krijimin e një arsenali personal “armësh” për të luftuar mendimet negative, në mënyrë të vazhdueshme dhe pa asnjë tolerancë. Kështu duhet krijuar një mekanizëm që “i ha” mendimet negative. Mos e harroni kurrë se trupi juaj ndjek atë që i thotë mendja. Kjo është e sigurt dhe e pashmangshme.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largoni mendimet negative! Empty Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Fakiri 20.01.12 15:57


Begatia më e madhe dhe e pazëvendësueshme është kur di të fusësh lumturi e qetësi në mendjen dhe në zemrën tënde,ngase mendja dhe një zemër e qetë dhe e gëzuar mban fryte të paluhatshme,prodhon vepra të lëvduara, dhe mbron shpirtin nga pasiviteti.Është thënë se; lumturia është art që mësohet,e kush di si ta tërheqë dhe të arrije tek ajo,e ka marrë dobinë prej periudhave të kohës dhe drejtimit të jetës, si dhe të gjitha begatitë që i ka në dorë dhe pas dore.Rrënja e lumturisë është qëndrueshëmira e fortë,që nuk luhatet nga vështirësitë e as lëvis nga ngjarjet.

Ajo nuk shqetësohet për të kotat,dhe sipas fuqisë së zemrës e pastërtis së saj shkëlqen shpirti.Në të vërtetë,valët e jetës,dobësia e forcës dhe frika e shpirtit, janë shkaqe për pikëllimin,mërzinë dhe dëshprimin,e atij që ia mësoi vetes durimin dhe forcën iu lehtësuan shqerësimet dhe iu pakësuan trubullirat.Armiqët më të mëdhenj që rrinë gati mbi lumturinë dhe gëzimin janë shqetësimet, shikimet sipërfaqësore dhe kujdesja vetëm mbi veten,duke harruar botën dhe gjithë ç’ka në të.

Sikurse këta të pagdhendur e shohin globin tokësor në vetet e tyre,nuk mendojnë për të tjerët, nuk jetojnë për të tjerët,e as nuk interesohen më larg vetes,e të vështrojnë përqark..., të angazhohemi edhe me zgjidhjen e çështjeve të njerëzve në nevojë,të largohemi që t’i harrojmë plagët. Në këtë rast bëjmë dy të mira; lumturinë e vetvetes dhe lumturinë e të tjerëve.Detyra e artit të lumturisë është të frenojë mendimet e tua dhe t’i mbrojë ato,që të mos shkapërderdhen,sepse nëse i lëshon mendimet e tua e s’i frenon, ato e kalojnë kufirin dhe e humbin drejtimin shpejt.Pastaj të rikthejnë kastën e pikëllimeve dhe vajtimeve,ta çelin librin e dhimbjeve që ta lexosh jetën që kur të ka lindur nëna.

Nëse mendimet shpërndahen në fushën pa skaj,ato shpejt ta rikthejnë të kaluarën e plagosur dhe të ardhmen ta bëjnë të frikshme,të bëjnë të rënqethesh i tëri,të dridhin e të djegin thellë në shpirt, dhe ta këpusin litarin e fortë të përqëndruar në vepër të frytshme e të dobishme.
Mbylli dyert e hekurta të së djeshmes dhe të ardhmes dhe jetoi minutat e të sotmes: “Mendo mirë për këtë ditë se ajo s’lind përsëri.”
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largoni mendimet negative! Empty Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Zattoo 27.03.14 16:12

INJORONI MENDIMET NEGATIVE DHE TË PARËNDËSISHME!

Çdo herë që ju në mënyrë të suksesshme injoroni mendimet negative ose të parëndësishme, që janë shumica e mendimeve, kjo bëhet më e lehtë. Mendimet e parëndësishme ose të panevojshme janë më të lehta për t’u injoruar sesa ato negative sepse mendimet negative ngatërrohen me identitetin tonë.

Mendimet e parëndësishme apo të panevojshme janë çdo mendim që në fakt nuk i shërben funksionimit tonë në moment. Vini re sa shpesh mendja juaj egoike dërdëllit rreth gjërave të parëndësishme, duke përfshirë të shkuarën edhe të ardhmen. Ju mund të shihni lehtësisht që nuk ju nevojiten mendimet rreth të shkuarës dhe të ardhmes për të funksionuar në moment.

Kështu që për të filluar, përpiquni të injoroni të gjitha këto mendime. Kjo praktikë gjithashtu do t’ju mësojë të vini re nga çfarë varet mendja juaj. Ju do të zbuloni se sa e panevojshme ose negative shumica e asaj që ju mendoni është. Kjo mund të jetë shumë sqaruese ndriçuese.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largoni mendimet negative! Empty Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Luli 24.10.14 13:33

Mendimet negative që duhet t’i harroni nga tash

Largoni mendimet negative! Fotoli11

Ne të gjithë ankohemi, dimë të jemi të neveritshëm dhe mospërfillës. Kemi zërin që na thotë se nuk jemi mjaftueshëm mirë, nuk jemi mjaftueshëm të mençur, dhe që do të dështojmë ende pa u lodhur.

E dëgjojmë këtë zë kur veshim rroba banje, kur vendosim të dukemi ndryshe, kur jemi në një grup të madh të njerëzve, e urrejmë këtë zë, por përkundër kësaj duhet t’i lëmë në harresë mendimet negative, shkruan Kpress.


“Ju nuk duhet ta bëni/ thoni/ vishni atë”

Kjo është vetëm faj dhe keqardhje, e cila po na dëmton këtu dhe tani. Fjala “duhet” nevojitet ta largoni nga fjalori. Provoni ta zëvendësoni atë me fjalën “ mund” dhe do t’i vëreni vetë ndryshimet. Në vend të “unë duhej t’i flisja më mirë fëmijëve”, thuaj “Unë mund t’ju flas me mirë fëmijëve dhe herën tjetër do ta bëjë”. Në fund të fundit ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën, ju duhet vetëm të vazhdoni përpara.


“Unë kurrë nuk mund ta bëjë këtë”

Ndoshta dëshironi të gatuani diçka, por ju vetëm thoni se do të dështoni. Ani çka? Ka gjëra të gabuara në botë që nuk janë të vendosura si duhet. Ndoshta do të dështoni, ndoshta jo. Ndoshta do ta doni atë, ndoshta do të jete gjëja më e keqe që ju keni bërë. Duhet ta largoni këtë zë. Nuk ka asnjë arsye pse dikush tjetër mund ta bëjë dhe ju nuk mundeni.


“Unë do të jem i/e lumtur kur…”

Do të jem e lumtur kur fëmiu të flejë rehatshëm natën. Lumtura nuk është drejtim. Mos i humb ditët e lumtura duke pritur për një ditë tjetër më të lumtur. Ne nuk mund të dimë se çfarë do të na sjellë e ardhmja.


“Çdo moment është i çmueshëm”

Kjo nuk tingëllon si zë negative, por është në një far mënyre. Ne jemi të kushtëzuar të besojmë se duhet të shijojmë dhe përjetojmë çdo moment me fëmijët tanë dhe ndihemi fajtor kur nuk e bëjmë. Mos u ndjeni keq: disa momente kundërmojnë. Sikur bebja juaj të “eksplodojë” pelenën dhe të shpërndahet këmbëve të tij. Jo të gjitha momentet janë menduar të “shijohen”, disave vetëm duhet t’ju rezistosh.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largoni mendimet negative! Empty Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Luli 10.03.15 19:19

Lamtumirë mendime negative!

Largoni mendimet negative! Faire-taire-vos-pensees-negatives

Sa mendime kalojnë në mendjen e një njeriu gjatë një dite? Nëse, do thonim 30 mijë, a do habiteshit? Çështja është si i përdorni ju këto 30 mijë mendime çdo ditë. Studimet mbi trurin dhe mendimet kanë arritur në përfundimin se 84-92% e mendimeve që kalojnë në kokën tonë çdo ditë janë po të njëjta me ato të djeshmet. Jo vetëm kaq, por 82-90% e mendimeve tona janë NEGATIVE.

Analistët theksojnë se humori juaj ndikon tek mendimet, dhe që ne i lejojmë ndjenjat dhe emocionet tona negative të na ndikojnë tek mendimet.

A ju ka ndodhur të ëndërroni për diçka, më pas mendja juaj kalon tek një kujtim i hidhur?

Autori dhe poeti amerikan James Allen thotë, "Çdo veprim dhe ndjenjë pasohet me një mendim."

Ralph Waldo Emerson tha, " Paraardhësi i çdo veprimi është mendimi".

Po ashtu shumë të tjerë kanë thënë se mendimet përcaktojnë fatin tonë.


Ja si të evitoni mendimet toksike nga koka:


1) "Kontrolloni" mendimet tuaja

Kjo ndoshta nuk është shumë e lehtë, por përpiquni.

Nëse mund të kapni mendimet tuaja në 30 sekondat e para, atëherë mund ta fshini apo ta evitoni atë përpara se të hyjë në kujtesën tuaj.

Mësoni si të refuzoni një mendim negativ përpara se t'ju zërë hapësirën e mendjes suaj. Nëse e arrini këtë qëllim, atëherë do ta zhvilloni këtë aftësi përditë e më shumë dhe brenda një periudhe do të jeni në gjendje të largoni mendimet negative, duke i zëvendësuar ato me mendime pozitive.

Ndalojeni mendimin negativ përpara se t'ju bëjë dëm.


2) Merrni një vendim

Studimet kanë arritur në përfundimin se çfarëdo që t'ju ndodhë në jetë, ju mund ta rigjeni përsëri lumturinë. Kërkimet treguan se 50 për qind e trurit tonë është gjenetike, 10 për qind varet nga rrethanat (si psh: puna ku punojmë, i martuar ose jo, mirëqënia etj) 40 përqind përcaktohet nga mendimet e zakonshme, ndjenjat, fjalët dhe veprimet. Me anë të këtij studimi përcaktohet se pavarësisht geneve, ju përsëri keni shpresë për të ndryshuar jetën dhe për të arritur lumturinë. A keni parë si disa njerëz të cilët edhe pse goditen nga fatkeqësitë, (humbja e një personi të dashur, humbja e vendit të punës, shembja e shtëpisë etj., përsëri ruajnë një qëndrim pozitiv ndaj jetës? Ndërsa të tjerët nuk e kalojnë lehtë…


Ju keni 3 zgjedhje për çdo mendim:


a. Kontrolloni mendimet dhe emocionet tuaj

b. Fshini mendimin negativ brenda 30 sekondave dhe zëvendësojeni atë me një pozitiv.

c. Analizoni mendimin

• Kujdes me mendimet. Mbani një ditar nëse mundeni. Mbani shënime dhe një historik të mendimeve tuaja.

• Kënaquni me gjërat në jetë dhe mendimet tuaja do jenë pozitive, qeshni më shumë.

• Mbani mend që keni një zgjidhje dhe potencialin për të ndryshuar mendimet tuaja.

• Praktikoni artin e falenderimit dhe mos u krahasoni me të tjerët si dhe mos prisni shumë nga ta se mund të mbeteni të zhgënjyer.

• Përsërisni pohime të shëndetshme çdo ditë si psh: (Jam i/e lumtur, Kam çdo gjë në jetën time, etj)

Si ta ndryshoni situatën:

Shkruani çdo mendim negativ apo toksik që mendoni gjatë ditës dhe ndryshojeni atë. Psh: Një mendim toksik është: "Dukem e shëndoshë çfarëdo që të vesh"

Zëvendësojeni atë me një të shëndetshëm: "Më pëlqen buzëqeshja ime dhe gëzimi që u dhuron të tjerëve".

Mos harroni që mendimet i kemi në 3 forma

1. Mendime të së kaluarës—Kujtimet

2. Mendimet e tanishme

3. Mendimet e së ardhmes—Ëndrrat

Pra, ka shumë rëndësi për mënyrën se si mendoni, nëse mendimet tuaja janë negative atëherë ju ia merrni vetes kontrollin ndaj asaj që bëni, ndërsa edhe do të filloni t'u besoni këtyre mendimeve negative. Ky qëndrim do të thotë që keni prirje për t'u dorëzuar lehtë.

Shumë prej nesh kanë tendencë të parashikojnë të ardhmen, krijojnë edhe vizione negative në kokën e tyre. Problemi me këto mendime është që ndikojnë fuqishëm në mendje dhe mund të duket që gjërat janë me të vërtetë ashtu. Nëse lejoni që t'ju dominojë stresi, kjo mund të ndikojë negativisht në sistemin tuaj imunitar, dhe do të sëmureni më lehtë. Është pikërisht stresi kronik shkaktari i 90% të sëmundjeve.

Disa të tjerët përpiqen të lexojnë mendjen e të tjerëve. E vërteta është që në fakt nuk keni lidhje se çfarë mendojnë njerëzit. Nëse ju shikon dikush, kjo gjë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai po ju gjykon.

Fajësimi i të tjerëve - është joproduktiv pasi ju ikni nga përgjegjësia për dështimet ose sukseset tuaja. Kur nisni fjalinë me "ky është faji yt", mënyra e tillë e të menduarit është tepër e dëmshme. Mendimet negative ju bëjnë viktimë, por fakti është që në shumicën e rasteve pikërisht ju jeni ata që korrni atë që mbillni në jetë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largoni mendimet negative! Empty Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi