EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendimet negative, nxitese te semundjeve

2 posters

Shko poshtë

Mendimet negative, nxitese te semundjeve Empty Mendimet negative, nxitese te semundjeve

Mesazh  Zattoo 14.08.12 20:46

Mendimet negative, nxitese te semundjeve

Mendimet negative, nxitese te semundjeve I_merzitur1

E dini që kur mërziteni apo kur mendoni negativisht jeni duke i rritur problemet shëndetit tuaj, kjo sepse merzitja apo pezimi janë nxitëse të sëmundjeve.

Trupi dhe mendja mund të shihen si pasqyra të njëri-tjetrit. A mund të qëndroni drejt, me gjoksin përpara kur jeni të mërzitur? Apo të ngrysni vetullat, të kërruseni dhe të mblidhni duart kur ndiheni të lumtur? Sigurisht që nuk mund ta bëni. Trupi juaj merr formë sipas ndjenjave dhe mendimeve tuaja pozitive dhe atyre negative.

Të gjitha qelizat tona, muskujt hyjnë në rrugën e një ndryshimi të shpejtë fiziologjik në varësi të gjendjes sonë mendore. P.sh.b kur nevrikoseni merrni frymëmarrje të shpejta dhe të shpeshta, rritet tensioni, rritet qarkullimi i gjakut në duar dhe nofull.

Kur mendoni diçka të keqe nga e kaluara apo thjesht një ëndërr të së ardhmes edhe trupi e shoqëron këtë mendim sidoqoftë ai. Në trup shfaqet gjallërimi i asaj ndjenje negative.

Për këtë arsye ndjenjat dhe mendimet e përsëritura dhe të shpeshta negative dëmtojnë trupin dhe prodhojnë toksina. Dhe në një ditë të bukur shfaqen para jush si një sëmundje.

Ushqyerja e shëndetshme, konsumimi i bollshëm i ujit, marrja pjesë në aktivitete sportive është shumë e dobishme për të siguruar mbrotjen e trupit. Por më e rëndësishmja është të mendojmë pozitivisht, të jemi optimistë. Sepse nëse nuk arrijmë të mendojmë pozitivisht atëherë sporti, ushqyerja e bërë me frikë nuk krijojnë asnjë efekt pozitiv mbi ju.

Një ndryshim pozitiv i bërë në trupin tonë ndikon pozitivisht në mendjen dhe ndjenjat tona. Pa mendoni pak, ta zëmë se keni shkuar në një dasëm, a nuk dëshironi; të kërceni apo të merrni një propozim për kërcim. Ose ngriheni pak me përtesë dhe më pas filloni të kërceni me qejf. Pas pak e shihni se po zbaviteni dhe jeni në formë. Pse? Sepse mendja juaj i është përshtatur lëvizjeve të trupit.

Ndonjëherë shkoni në sport dhe para se të mbaroni sportin filloni të ndiheni më mirë. Sepse ndryshimi i trupit dhe çlirimi i hormoneve ka ndikuar pozitivisht në trurin tuaj.

Trupi juaj merr formën e mendimeve dhe ndjenjave më të theksuara të përjetuara gjatë ditës. Nëse nuk mendoni ndonjë gjë të rëndësishme atëherë trupi hyn shpejt në formën e pozicionit me të cilin kaloni pjesën më të madhe të kohës. Sistemi automatik i kontrollit. Nëse jeni shumë të nevrikosur, të tillë mund të dukeni edhe në një moment kur jeni të qetë. Ose njerëzit mund t’ju pyesin ‘ Ç’të shqetëson? Dukesh i zemëruar’.

Bazuar në këtë informacion e kuptojmë shumë mirë se trupin mund ta fusim në një pozicion të shëndetshëm nëse nuk arrijmë të kontrollojmë mendjen tonë dhe gjithashtu mendjen mund ta konbtrollojmë në rast të humbjes së kontrollit mbi trupin.

Kontrolloni mendjen dhe trupin për një jetë të shëndetshme. Nuk ju vjen asgjë e keqe nga mendimi pozitiv. Në të njëjtën kohë nuk ju ndodh asgjë nëse mbani trupin në pozicione pozitive, thjesht do të ndiheni mirë. Përkundrazi mendimet negative i sjellin më shumë shqetësime dhe sëmundje trupit.

Aisa Kokiçi
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet negative, nxitese te semundjeve Empty Re: Mendimet negative, nxitese te semundjeve

Mesazh  Luli 27.01.13 19:42

Mendimet negative të sëmurin

Mendimet negative, nxitese te semundjeve 1343727230-560893_129393093869425_1316691677_n

Gjendja jonë shpirtërore influencon çlirimin e hormoneve dhe rrjedhimisht gjendjen tonë shëndetësore: për të jetuar të lumtur, më gjatë e të shëndetshëm na duhen hormonet e lumturis, duke përfshirë beta-endorfinën dhe encefalinën…

Kohët e fundit koncepti I “mendimit pozitiv” është përhapur kudo. Në përgjithësi ky koncept kuptohet kështu: << Nëse çdo gjë që mendoj se është një e mirë për mua, nuk akumuloj stress>>. << Nëse do reagoj ndaj gjithçkaje në mënyrë të konstruktuar, do arrijë rezultate të mira>>.

Ky koncept është pohuar edhe në ambientin mjekësor. Ndërmjet mendjes dhe trupit është një dialog I qëndrueshëm, ndaj gjërat që mendojmë nuk janë thjesht koncepte abstrakte. Në fakt e kam kuptuar se mendimet tona në mënyrë të pashmangshme materializohen e veprojnë në nivelin fizik.

Kur provojmë një reagim refuzimi drejt diçkaje, në organizmin tonë prodhohen substance që përveç të tjerave përshpejtojnë proçesin e plakjes dhe formimin e qelizave kanceroze. Në të kundërt kur pranojmë me mirënjohje gjerat, organizmi jonë prodhon substance që na mbajnë të rinjë e të shëndetshëm.

Ndërkohë, edhe mjekësia ka treguar ekzistencën e këtij mekanizmi në brendësi të trupit tonë. Si rrjedhojë, personat e mësuar të shohin gjithçka pozitivsht disponojnë një rezistenc të dukshme ndaj sëmundjeve. Në të kundërt, kush mendon gjithmonë në mënyrë negative, tenton fatëkeqësisht të sëmuret.

Madje edhe me kushte të barabarta e në mënyrën e jetesës, disa do të jenë të shëndetshëm si peshq e të tjerët të sëmurë. Ky pohim mund të mos ketë vlerë të pakufizuar, por sjellja mendore është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.

Por cilat janë substancat që formohen në organizmin tonë sipas sjelljes tonë të brendshme? Janë ato të cilat në përgjithësi quhen hormone. Hormonët parësorë të lidhur me mënyrën sesi I shohim gjerat janë adrenalina, noradrenalina, beta-endorfina dhe encefalina.

Kur nevrikosemi ose jemi të stresuar, në tru sekretohet noradrenalina, ndërsa kur ndjejmë frikë çlirojmë adrenalinën. Hormonet veprojnë nëpërmjet mesazherëve kimik në planin qelizor, vlen të përmendet se transmetojnë urdhrat e trurit drejt qelizave individuale.

Për shembull, kur transmetohet mesazhi “zemërim”, trupi do reagoj me tension dhe aktivitet. Bëhet fjalë për substanca që nga njëra anë janë të nevojshme për mbijetesë e nga ana tjetër janë shumë toksike.

Nëse nevrikosemi vazhdimisht e jemi shumë të stresuar, mund të ndodh që të toksikohemi për shkak të toksikimit nga noradrenalina, mund të plakesh e si pasojë të vdesësh shpejt.

Nëse buzëqeshë gjithmonë dhe e sheh çdo gjë në mënyrë pozitive, prodhohen hormone të favorshëm që e bëjnë trupin të shendetshëm. Këta hormone na mbajnë të rinjë, luftojnë qelizat kanceroze e na ngren lart moralin. Nëse doni të jetoni të shëndetshëm e të lumtur e të keni një jetë të gjatë, pa u sulmuar nga kanceri ose nga sëmundjet, duhet të bëni të mundur çlirimin e këtyre hormoneve.

Kam zgjedhur ti quajë “ morfinat e trurit” ato hormone që na bëjnë të lumtur e të kënaqur sepse kanë një strukturë kimike analoge me atë të morfinave me efekt anastezik.

Ndërkohë që përdorimi I morfinave anestezike sjell rreziqe varësie dhe efekte anësore, me hormonet e lumturis mund të qëndrojmë të qetë se nuk mund të ndodhin të njëjtat rreziqe.

Gjithsej njihen rreth 20 hormone të lumturis që, duke vepruar në mënyrë të ndryshme, kanë një efekt farmakologjik të ngjashëm. Ndërmjet hormoneve të shumta të lumturis beta-endorfina është më efikase, me një veprim 5 ose 6 herë më të madh se anestetikët.

Cila është domethënia e faktit që në trurin tonë sintetizohet një substancë e lumturis kaq efikase?

Jam I sigurt se në këtë mënyrë natyra do të na nxis që të jetojmë të lumtur. Nga ana tjetër, qëniet humane krijojn edhe mendime negative që më vonë I vendosin në veprim. Disa thonë: “ Dua të tërheq dikë e të përfitojë prej tij”. Ndoshta e bëjnë që të fitojnë më shumë ose për të fituar famë e të ngrihen në detyrë.

Pasi të kenë arritur qëllimet e tyre, këta persona janë padyshim të lumtur e duke qënë në këto kushte prodhojnë edhe hormone të lumturis. Për arsye të pakuptueshme, akoma, duket se kjo lumturi nuk zgjat kurrë shumë gjatë, madje shuhet shumë shpejt. Fakti se këta persona nuk veprojnë për të mirë e planetit ose të njerëzve të tjerë mund të nxis zilin e të tjerëve e tju shkaktoj atyre dëme.

Por mund të ndodh që vetë truri I tyre mund ti çojë drejt rrënimit. Kjo mund të varet nga fakti që qielli favorizon individët të cilët, stili I tyre I jetesës korrespodon me idealet e tij e ndëshkon ata që nuk janë në sinkron me këto vlera.

Për mua shpjegimi është se bëhet fjalë për një mekanizëm të instaluar në gjenet tona dhe, duke qënë se në tru është memorizuar gjithçka, përfshir edhe memorien e të parëve tanë, kjo gjë nuk është dhe aq e habitshme.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet negative, nxitese te semundjeve Empty Re: Mendimet negative, nxitese te semundjeve

Mesazh  Luli 06.10.14 17:10

Efektet e mendimeve negative mbi shendetin tuaj!

Mendimet negative, nxitese te semundjeve Negative-300x164

Njerezit peerjetojne shume emocione – nga lumturia deri tek pikellimi, gezimi ekstrem dhe depresioni. Secili emocion krijon ndjenje te ndryshme ne trup.

Trupi yne leshon kimikate te ndryshme kur perjetojme gjera te ndryshme te cilat na bejne te lumtur dhe secili kimikat punon qe te krijoje mjedis te ndryshem ne trupin tone.

Per shembull, nese trupi juaj leshon serotonin, dopamin ose oksiticin, do te ndiheni mire dhe te lumtur. Nese trupi juaj leshon kortizol derisa jeni nen stres, atehere do te keni nje ndjenje krejtsisht te ndryshme te cilen trupi e krijon.
Por, cfare ndodh kur vazhdimisht kemi mendime negative? Ose nese kemi vazhdimisht mendime pozitive? Cfare nese nuk kemi asnje nga keto?

Pozitive kundrejt negative

Truri eshte nje mjet i fuqishem dhe derisa mundohemi te definojme dicka qe eshte ose duhet te jete, fillojme te fitojme rezultate ne boten tone.

A keni vene re ndonjehere qe dikush qe vozit pernjehere mund te nervozohet dhe te ndihet negativisht derisa dikush tjeter ne situaten e njejte do te vazhdoje sikur te mos kete ndodhur asgje. Ne kete rast, nje pervoje dikush e perjeton si pozitive, dikush si negative. Pra, keto gjera a jane te lindura pozitive ose negative?

Nese mendoni me mire, do te kuptoni qe nuk ekzistojne pervoja negative dhe pozitive, por ne i definojme ashtu. Keshtu qe, perceptimi yne i nje pervoje e ka fuqine te na tregoje se si do te ndihemi ne.

Lidhshmeria e trupit me mendjen

Lidhshmeria e trupit me mendjen eshte shume e fuqishme edhepse zakonisht nuk mund te shihet, efektet qe mendja ka mbi trupin jane te fuqishme. Te gjithe mund te kemi nje qendrim pozitiv dhe te ballafaqohemi me sfidat tona te brendshme, te krijojme nje stil te shendetshem te jetes ose mund te jemi negativ, te kemi mendime te keqia dhe te mos ballafaqohemi me problemet tona.

Emocionet dhe ndjenjat tona jane energjia thelbesore dhe ato mund te mblidhen ne memorien e trupit tone.

Nese keni dhimbje ose lendim ne nje pjese te caktuar te trupit, ajo shpesh lidhet me dicka qe emocionalisht e ndjejme.

Mbani ne mend, e keni tere fuqine e botes per tu ballafaquar me cdo gje qe jeta do tju servoje. Ne vend qe te nderroni perceptimin ne negativ ose pozitiv, mundohuni ta shikoni pamjen me gjeresisht. Nese besoni qe do te semureni, dhe nese besoni qe ka dhimbje e cila eshte jashte nga kontrolli juaj, atehere do te vazhdoni te ndiheni keq, derisa nuk e kuptoni qe vetem ju keni kontroll mbi trupin tuaj.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet negative, nxitese te semundjeve Empty Re: Mendimet negative, nxitese te semundjeve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi