EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendimet rriten me vëmendje

4 posters

Shko poshtë

Mendimet rriten me vëmendje Empty Mendimet rriten me vëmendje

Mesazh  Xhemajl 22.08.11 22:21

Mendimet rriten me vëmendje

E kaluara e juaj eshte vetem nje shpifje ne imagjinaten tuaj,po kshetu edhe e ardhmja. I vetmi moment i cli eshte real eshte momenti i tanishem.Me te kuptuar anën e fuqishme te cilen mendja e ben per ta krijuar perjetimin tuaj, ju filoni te kuptoni se jeta nuk eshte pergjegjese per lumturine ose palumturin tuaj, por mendimet.

Ky eshte nje kuptim i thelle sepse ju sugjeron se ju jeni te vetmit qe mund ta ndryshoni jeten tuaj.Fiozofi amerikan, Ralf Ualdo Emerson, dikur pati thene:Mendimi eshte fillimi i qdo aksioni, Dhet te kuptoni se per tu bere person i lumtur se pari duhet ta imagjinoni se kjo eshte e mundur.

Menyra se si ndiheni eshte e determinuar nga mendimet tuaja. Sa me shume vemdenje qe i kushtoni qdo gjeje negative aq me keq do te ndiheni. Prape ju pyes qe ta perdorni mençurine dhe arsyen tuaj te shendoshe qe te vendosni nese do te me besoni ose jo .

Perkunder idese se njohur se duke folur dhe duke folur dhe punuar me emocionet negative eshte ide e mire, une ju sugjeroj qe e arsyeja e shendoshe e dikton te kunderten.Njerzit kane punuar me keto emocione negative,te panumerta vite me radhe dhe vetem pak nga ata ndihen me mire se ne fillim,ku kane filluar te punojne me keto mendime.Pyetja qe duhet bere vetes eshte: kur do te ndalen analizat ?Kur e kam pasur mendimin per kete ose ate?Kur do te ndihem me mire?

Nese besoni se mendimet tuaja jane reale- dhe ju te inkurajuar te punoni me mendimet me te renda nga keto-do te keni me shume mendime te tilla per ti perballurar, pasi qe sa me shume qe mendoni aq me te medha dhe me te rendesishme do te duken problemet dhe do te kete me shume te till me te cilat do te duhej te merreni.

Pasi qe njenjat tuaja jane determinuar nga ajo se çfare mendoni, kjo do tju bej qe te fundoseni edhe me poshte.

Dhe,fatkeqesisht,pasi qe ju tashme ndiheni keq, do tju vijne edhe me shume mendime te reja negative me te cilat duhet te perballeni.Eshte nje spirale negative e pafund e cila kurre nuk ju kthen nga tatepjeta pozitive, andej nga ju deshironi-nga lumturia.Spiralja do te perfundoje at'here kur ju vendosni se tanime eshte mjaft.Kjo do te perfundoje at'her kur ju tfilloni me nje liste te paster, me nje mendje te kthjellet dhe kur e kuptoni se e vetmja gje qe e mban palumutin gjalle eshte mendja e juaj.

Nese me te vertet deshironi te jeni te lumtur duhet ta zhvendoseni perqendrimin tuaj nga ndjenjat negative dhe te filloni te kerkoni ndjenjen magjike te funksionimit te shendoshe e cila banon ne ju..

Marre nga libri :''Stop medimeve dhe filloje jeten'' Nga Richard Carlson
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet rriten me vëmendje Empty Re: Mendimet rriten me vëmendje

Mesazh  Berti69 08.04.12 22:30

Mjerisht Njeriu mendon dhe jeton me te kaluaren dhe te ardhmen dhe e injoron te tashmen...dhe cdo gje e ka burimin nga mendimet tona...si fakeqesia ashtu edhe lumturia jone.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet rriten me vëmendje Empty Re: Mendimet rriten me vëmendje

Mesazh  Fakiri 03.05.12 22:25

Ajo që kaloi,mbaroi.Të mendosh rreth së kaluarës,të jetosh me të dhe të prezentosh në të,e të dëshpërohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme. Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk trasmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës,duke u lidhur e shtërnguar fort që të mos dalin kurrë.

Nëse kujtohesh,kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike,ndaj mos e bëj këtë,se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse. Përkundrazi,ato sjellin e mbjellin mendime dhe dije të prishura që shpijejnë drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje de mos i bëj padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë,sepse brengosaj e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi,por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…Unë dua që ne të shikojmë drejt agimit dhe jo të mendojmë se si ishtë muzgu i djeshëm,ajo ka përënduar dhe nuk meriton vëmendje aspak,por të koncentrohemi në të tashëm e sigurt dhe posa ta përjetojëm (arrijem) të nesërmen agimin e ndritshme ta përqafojmë dhe ta falënderoj me gjithë zemër rrezet e saj.....
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet rriten me vëmendje Empty Re: Mendimet rriten me vëmendje

Mesazh  john abraham 03.05.12 22:36

fakiri shkruajti:Ajo që kaloi,mbaroi.Të mendosh rreth së kaluarës,të jetosh me të dhe të prezentosh në të,e të dëshpërohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.

Ajo qe kaloi la shenje, dhe mos mendimi ndaj saj "te humb" ne kanalin e mizorise, duke te bere njeri te pashpirt; harron kush ishe dhe nuk mendon se kush mund te jesh..ne kete lind e vdes shume here pa lene asnje lloj shenje!


fakiri shkruajti:Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk trasmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës,duke u lidhur e shtërnguar fort që të mos dalin kurrë.
Te mencurit kerkojne zingjirin e fjales se urte, te vepres se madhe dhe te njohurise ... te tjeret zhyten ne llumin e harreses per tu dukur serish ne drite te perlyer me fajin e tyre.

john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet rriten me vëmendje Empty Re: Mendimet rriten me vëmendje

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi