EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zoti nuk i ka krijuar fetë

Shko poshtë

 Zoti nuk i ka krijuar fetë  Empty Zoti nuk i ka krijuar fetë

Mesazh  gjilanasi 15.02.16 16:20

 Zoti nuk i ka krijuar fetë  Religions-2

Nëse marrim priftërinjtë, ose hoxhallarët, pavarësisht cilët, mjafton njerëz të cilët abuzojnë në emër të Zotit, këta gënjeshtar i referohen “vullnetit të Zotit”, dhe janë gjakftohtë sepse matin kombet, popujt, individët (veçse vështirë ca individë të cilët janë zot të vetes). Këta nuk janë për kombet, por direkt kinse me Zotin.

E keqja është se asgjë nuk ju intereson më shumë se kontakti me hyjnitë. Në këto raste njeriu i edukuar mirë, nga fëmijëria i cili gjithnjë përbuzë Zotin jashtë vetes, vështirë ju kthehet këtyre premtimeve qesharake. Kurse ata të cilët janë zhgënjyer nga jeta si personale apo reale, me një moral të dobët kokë e këmbë i kthehen Zotit (priftërinjve, hoxhallarëve....)

Njeriu i penduar me qëllim t’i falen mëkatet i nënshtrohet priftit ose hoxhës. Të dytë (prifti dhe hoxha) jetojnë nga mëkatet. Atëherë më njeriu nuk është i vlerësuar ose njerëzimi nuk është i shenjtë. Nëse zhduken të gjitha fetë do të jetojë njerëzimi dhe Zoti i pastër ateistë. Jeta e vërtetë qe gjetur qysh herët, përjetësia nuk u gjet, vetëm u premtua, sipas feve gjithkush është bir i Zotit dhe njeriu asgjë nuk mund të pretendoj për vete. Çfarë qe kjo kotësi e të jetuarit?! Kjo i bie t’i shpallësh Jezusin dhe Muhamedin heronj.

“Duke folur me rregullsinë e fiziologut, këtu më shumë se kudo, do të ishte e përshtatshme një fjalë tjetër, fjala idiot”, vlerësonte Nietzsche.  Edhe vetë Nietzsche-ja qe një idiot për priftërinjtë dhe hoxhallarët, vetëm se idiotësinë e krijonte nga vetja për vetveten në ca raste edhe për përmirësime të cilat i bënin mëkatarët. Nëse njeriu pajtohet ta kërkojë Zotin, menjëherë shpallë rrugën e idealizmit. Ky njeri i “shëndoshë” këtë e bënë nga pavarësia e plotë dhe liria totale e të menduarit.

Zoti këtu shfaqet si paravënë nga dashuria e shpirtit për të cilën ky njeri mendon se e bartë me vete. Më e thella është kur çdo njeri i kthehet  mendimit fëmijëror (pafajësia, harresa, rëndësia e momentit, jeta pa fillim pa fund, vetëm moment brenda së mirës dhe keqes, pa jetëgjatësi, pa Zot, tamam kafshë.) Këtu nuk lind Zoti, por njeriu jeton në mbretërinë e tij. Ose mbretërinë e zotit personal njeriu i pastër e bart me vete, pa vetëdije dhe nëse ekziston Zoti në idenë e këtij njeriu atëherë është si fëmija, dhe fëmija është si Zoti.

Fetë e pengojnë Zotin dhe e obligojnë njeriun ta vrasë. Të heqim Jehovain (Zotin e Izraelit), të heqim Krishtin (të birin e Zotit), të eliminojmë profetin Muhamed, Nietzsche-ja do të besonte vetëm në një Zot, (nuk do kishte arsye ta vriste ,) poashtu edhe njeriu më i ri i tokës i cili u pastrua nga këta idiotë të propaganduar fetarë. Gjithnjë në emër të feve u ndëshkua dhe kjo shprishi raportet me Zotin, Zoti (nëse ekziston), nuk ka fe, feja mundohet të shkruan për Zotin pa e njohur, aty krijohet shpifja, dhe Zoti asnjëherë nuk shkroi për fe, nëse jeton (nuk ka lidhje me njeriun) është në pavarësi të plotë, porse nganjëherë mendimi më thotë se edhe Zoti ka një Zot tjetër, andaj më mirë të dominojë Zoti ateistë.

Edhe pse Nietzsche shpallë mbretërinë e Zotit brenda njeriut, ai ndjen për një kapërcim dhe krejt filozofia e tij identifikohet me fjalën “përtej”. Nëse mbretëria e Zotit është brenda nesh, si duhet të veprohet? Kthimi në pastërtinë fëmijërore, aty ku nuk ka ndëshkim, frikë dhe kufizim, vetëm liri dhe harresë. Ajo çfarë jeton brenda, na vë në lëvizje, kurse ajo e jashtmja krijon konfuzion ndërmjet kontaktit me të brendshmen.

Më mirë t’i besohet vetëm Zotit të brendshëm, me pa fjalën “përtej” dhe nëse vritet ai në emër të njeriut e jo të fesë, vritet edhe vetvetja. Ky njeri i së ardhmes duhet të jetë Buda i madh dhe i vjetër, i ngjanë fëmijës, vetëm se ai shpërndanë dituri nga vetja, e fëmiju lojë dhe buzëqeshje. Fëmija i vogël është Buda i madh kështu e rregullojnë botën. Këtij fëmiu nuk i mungon intuita ose logjika, përkundrazi ai e tejkalon logjikën e tij dhe pafundësisht ndjenë dhimbje gjë të cilën e arrinte Nietzsche dhe kritikonte Epikurin (Dekadent tipik paganë.) Nuk ka tallje më të madhe me njeriun se Zoti si person (ose individ), i cili qëndron në botën e përtejme dhe dërgoi të birin (mirësinë), kurse i ati (ngul përjetësinë. ) Këtë e ka përdor Kisha e jo Zoti (tashmë zoti nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrë.)

Çfarë bëjnë fetë sot? Mashtrojnë në emër të Zotit (Zoti fare nuk ka dëgjuar për fetë), politizojnë, shkatërrojnë kombet, përdoren si mantel, pretekst, vello pas se cilës sipas Nietzsches instinktet bëjnë punën e tyre. Feja dinakëria e përhershme e njerëzimit i shpie në verbërim të instinkteve reale, aty ku ekziston vetëm një Zot: I vetvetes dhe fëmijë. Gjithnjë flitet sipas fesë, madje poshtërsia më e madhe: veprohet sipas fesë. Në botën e feve nuk shfaqet asgjë e cila ka të bëjë me realitetin. Të gjitha fetë rrotullohen rreth hiçit, janë plotë gabime, le që kanë gabime, por edhe helmojnë shpirtin, mesiguri Zotat kënaqen në këtë spektakël tragjikomik sidomos ato hyjni të cilët i kam hasur unë p.sh  Nietzsche, Kamy dhe në rastin kur vuajtja na braktisë ne, ndjehet mirënjohje për të  gjitha fetë dhe vazhdojnë të kultivojnë rritjen e numrit të kolektivit (këtu shtohet forca e feve) janë më superiore siç tallet Nietzsche-ja sesa majmuni.

Më vjen keq që jam i pranishëm në këtë planetin e vogël të quajtur Tokë. Ose nuk do ta akuzoja asnjëherë Zotin po të mos shikoja njerëz të lindur pa gjymtyrë, invalidë, me sëmundje psikike, defekte fizike, a duhet t’i kërkojnë përgjegjësi Zotit? Revolta ime ngritët në një vendosmëri më ekstreme dhe fetarët janë me jo-në definitive. Po-ja ime dhe jo-ja e tyre qëndron ndërmjet revoltës së arsyeshme dhe pajtimit të pakuptuar ose me përcaktimin e fatit i cili qëndron edhe mbi Zotin. Fati shkruan për Zotin e jo Zoti për fatin. Për shkak të përvuajturve, endacakëve, të sëmurëve mental, Zoti është fajtor. Nëse vret një njëri je vrasës, nëse vret me miliona je diktator, nëse i vret të gjithë je Zot.

“Vrasja është atribut hyjnor” vazhdon Kamy. Zoti -vrasës i njerëzve, atëherë asgjë  nuk mund ta ndalojë që t’i vret edhe të afërmit tonë. Vetë Zoti e dënoj Jezusin me vdekje në tokë (gjithnjë bëhet fjalë nëse Zoti komandon edhe fatin, por pak mund të besohet në këtë) dhe vetë Jezusi nuk mundi të bëjë asgjë më shumë përveç të publikoj demonstrimin mësimeve e tij. Vdekja të cilën e morri përsipër Jezusi si sakrificë për njerëzimin qe për paqe dhe gëzim të zemrës. Po u dashka të vuash të dënohesh për të vërtetuar mirësinë. Jo ore Zot i paemër, absurditet i jo ekzistimit, dënimi që morri “biri yt”, qe vetëm  propagandë personale e tij, pa ndihmën tënde. Por, përse e lë në atë mënyrë të vuaj ai njëri, pasi që ke forcën edhe ta ndalosh? Jo Zot , forca jote në tokë nuk ka kuptim dhe ti nuk ke raporte me njeriun.

U vetësakrifikua Jezusi për veten e tij e jo për ty, ndonëse thirrej në emrin tënd. Vuajtja e Jezusit qe edhe hakmarrje për drejtësi dhe gjithçka është poshtëruese për këtë drejtësi derisa përdorë revanshin. Ai u sakrifikua për hakmarrje. Për një çast u përqendrua vështrimi historik se mbretëria e Zotit vjen të gjykojë armiqtë. Unë këtu gjithçka filloj të kuptoj. Këtu merr fund mirësia, paqja dhe humaniteti i Krishterimit.

Vdekja e Jezusit qe për mbretërinë e Zotit dhe poshtërsia e Zotit degradon këtë mbretëri. Jezusi në një farë forme kërkonte edhe të barazohet me Zotin, porse këtë nuk e publikonte në tokë, sepse toka e vogël është nën Zotin dhe ai barazohej me njerëzimin. Vetë Zoti nuk do lejonte një gjë të tillë sepse po t’i afrohesh Zotit ai të djeg, veç ai ka dëshirë te jetë Zot. Nëse Jezusi do barazohej me Zotin (me të atin), ai menjëherë do përpiqej ta tejkalonte dhe do shpallte mbretërinë e tij. Tw dytw e kishin luftën për pushtet.

Si mund të jetë Zoti i mirë kur ofroi birin e tij si viktimë? “Sakrifikimi në kryq dhe në formën më të poshtër dhe më barbare, sakrifikimi i të pafajshmit për mëkatet e fajtorëve”, revoltohet Nietzsche. Këtu Zotin e shohë si vrasës ndaj të birit, sepse vetë Zoti  duhej ta dinte betejën e ashpër të Krishtit ndaj njerëzve. Kur u shpallë doktrina e gjyqit Zoti nuk kishte fuqi ta ndalonte, ose kishte por e linte me qëllim.

Pastaj, sakrifica drejt vdekjes, e tani ringjallja dhe vetë Pali qe skeptikë në këtë të fundit kur pohon: “Nëse Krishti nuk është ringjallur prej vdekjes, atëherë feja jonë është e kotë”. Kishte të drejtë dhe kjo pasiguri e tij e identifikoj si predikues, dhe a u ringjall vërtetë Krishti? Pak mund të vërtetohet sepse propaganda depërton më shpejtë se shkenca, e këtë njerëzit e dinin. Pas vdekjes në kryq, fillon një lumturi e re Budiste siç kishte me klithë Nietzsche-ja “Budizmi nuk bënë por mban premtimin, krishterimi premton gjithçka por nuk mban asgjë.” Zoti shprehu pushtetin, Krishti erdhi për pushtet të ri, ndërsa priftërinjtë krijuan fenë mbas tyre, poashtu synuan pushtetin. Kështu që përdorej ideja, teoria, simbolet me qëllim të tiranizimit të masës dhe formimi i kolektivit të madh, gjë që e fuqizon fenë. Edhe Muhamedi morri nga Krishterimi, mjetin për tiraninë, formimin e kolektivit, ose siç e thotë Nietzsche “besimin te pavdekësia”, kjo i bie doktrina e gjyqit.

Edhe te Myslimanizmi, pikërisht te i dërguari nga Zoti, Muhamedi, kërkohet urdhër për bindje ndaj tij, sepse këtu bashkohet edhe bindja ndaj Zotit. Te Myslimanët sipas tyre, Zoti dërgon ndërmjetësues për bindje dhe besim. Njeriu i cili ka hequr qafesh Zotin dhe djemtë e tij nuk ka nevojë për bindje dhe besim ndaj tyre, sepse ai beson instinkteve të veta dhe unit të tij.

Këto libra janë veç letërsi dhe mos lejoni të mashtroheni. Fetarët do klithin: “Mos gjyko”, sepse do të digjesh në ferr, dhe jo veç ti, por të gjithë ata që pengojnë rrugën e djemve të Zotit. (Jezusi dhe Muhamedi.) Nuk e lejojnë Zotin të gjykojnë sepse vetë njerëzit gjykojnë në emër të tij. Luten, falen për mbretërinë e Zotit, e çojnë jetën dëm drejt hipokrizisë. Jeta e tyre duket shumë e përulur, madje si hije. Kush nuk i bindet, ai është i kërcënuar, ndonëse Myslimanizmi shprehë më shumë detyrim dhe rreptësi për bindje sesa Krishterimi i cili kishte lulëzimin në mesjetë.

Të njëjtën sot që e bëjnë Myslimanët. “Kush më bindet mua, ai i është bindur Përendisë, ndërsa kush më kundërshton mua, ai ka kundërshtuar Përendinë”. Mirëpo, kush ju bindet të dyve ka nënvlerësuar jetën e tij reale, instinktin dhe ndjenjën. Nuk ka kundërshtim më të madh sesa dashurisë ndaj vetes e këtë njeriu e bënë kur adhuron “perëndinë” dhe “përjetësinë”. Mirëpo, nuk është fillimi dhe fundi i ekzistencës mbarimi i gjithçkaje, njeriu duhet të sakrifikohet për vetveten për “Zotin” që e ka përbrenda e jo jashtë tij. Disi Zoti duket si me kamxhik, diktator urdhërues për të shijuar njeriu “parajsën”.

Ja që kishte dhe ka prej atyre që nuk ju binden letërsisë për Zotin, sepse kjo letërsi u shkrua nga njeriu e jo nga Zoti, dhe po të ekzistonte vërtetë nga Zoti ai nuk do bënte propagandë, por në heshtje do ta obligonte ta kuptonte individi. Njeriu bëhet edhe më qesharak kur “citon” në emër të Zotit: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij”. E merr të drejtën të thirret në emër të Zotit, ndërmjetësuesi i cili poashtu synon pushtetin dhe gjyqin.

O njeri i drejtë nuk ka besim më të mirë se në vetveten tënde, ajo është e vërtetuar. Njeriu bëhet edhe më qesharak kur vetëquhet profet dhe merr përsipër tërë universin. Fuqia njeri nuk mund të ik më shumë se nga vetvetja. “Që bënë mirë të veshësh dorashkat kur lexon Dhiatën e Re”, shkruante Nietzsche, i cili nuk kishte mendim pozitiv për çdo letërsi fetare përveç asaj Budiste.

“Prania e shumë fëlliqësie thuajse ta imponon këtë”, vazhdon ai. Çdo lloj libri tjetër i pastër bëhet kur lexon librat “e shenjtë fetarë”. Ja një rast që ka lexaur Nietzsche: “Lexova me një frymë, menjëherë pas Palit, atë shakaxhiun, Petronionin, jashtëzakonisht tërheqës e të pacipë, për të cilin mund të thuhet ajo që Domeniko Bokaciu i shkruante dukës së Parmës për Cezar Borxhianin. Pavdekshmërish i shëndetshëm, pavdekshmërish i kthjellët dhe i formuar mirë....” Gabimi i fetarëve qe te thelbësorja, sulmi ndodh por, gjithçka vjen nga vetë ata.

Nga lindja e një Zoti të vetëm nuk u krijua ende një Zot i ri. Nëse do krijohej do identifikohej si një shpirt krijues, në fakt prapë ai do qe mjeran, ashtu siç e përdorin njerëzit duke e idealizuar figurën e tij. Nëse do krahasoja Budizmin dhe krishterimin, Budizmi është më realist ngaqë problemet i rrok në mënyrë objektive dhe ka jetëgjatësi prej qindra vjetësh.

Shfaqjen e Zotit Budizmi e fshin fare dhe kjo fe vërtetë është realiste. Kjo fe nuk e lufton mëkatin, por i hap dyer realitetit dhe vet Nietzsche-ja e lartëson sepse si Budizmi edhe Nietzsche në thelb lartësojnë dhimbjen. S’ka gjë më reale se prania e dhimbjes. Budizmin Nietzsche e ngritë përtej së mirës dhe se keqes dhe vazhdimi i përtejmes hap horizont të panjohur dhe nuk krijon kufij brenda njohjes. Budizmi shpreh vullnetin e paskajshme të vuajtjes dhe e dyta shprehë instinktin e njeriut që vuan dhe vetëm vuan, këtu lehtë mund të kuptojmë se përse Nietzsche e pëlqen Budizmin. Ai qe një objektivë ndaj Budizimit dikur u bë shumë personal ndaj tij, sepse gjente ngjashmërinë me dhimbjen.

Ndoshta nuk mund të them pëlqim, por një përshtatje e përafërt me Budizmin. Buda fiziologjisë tentonte t’i bënte ballë, sepse e dinte se shpirti është në burg, jo të përjetshëm (në trup), dhe vetvetja drejt rrugës së shpirtit, me procedurë plotë dhimbje qe skëterrë e vërtetë. E treta që ka pozitive Budizimi është se lutja qe e ndaluar dhe asnjë detyrim absolut, apo imponim nuk i propagandohet njeriut. Mund të hysh brenda tempullit dhe të dalësh pa problem.

Thjeshtë nuk ka luftë, nuk tenton të rritë numrin e besimtarëve, të shtoj forcën, nuk është hakmarrës, e as nuk kundërvepron. “Nuk i jepet fund armiqësisë me armiqësi”, refreni më prekës i Budizmit i cituar nga Nietzsche, por me dobësimin e individit (sepse egoizmi qe primarë për Budizmin), dhe çlirimin nga dhimbja. Budizmi e kërkon dhimbjen, pastaj tenton të çlirohet, kështu e sfidon në thelb. Atëherë, Budisti i vërtetë më nuk ndjen dhimbje. Shpirtin Budistët e vënë në dietë duke lartësuar egoizmin dhe me plotë të drejtë Nietzsche përmend Sokratin i cili i shpalli luftë shkencës për ngritjen e moralit egoist të personit.

Budizmi në shpirt është liberal, mungesë ekstremizmi, posedon kthjelltësi dhe nga qetësia e tepërt eliminon dëshirat dhe Budizmi nuk është dëshirë drejt absolutes sepse idealen e ka përbrenda. Nëse e krahasojmë me Krishterimin dhe Islamin, të dyja këto fe janë të të nënshtruarve dhe janë njerëzit më të ulët ata që kërkojnë shpëtim nga Zoti.

“Te Krishterimi, hetimi mbi mëkatin, autokritika, inkuizicioni i ndërgjegjes, ushtrohen si zënie me punë”, revanshohet Nietzsche. Aty ai sheh rrugëdalje nga mërzia duke ju nënshtruar më të fuqishmit me emrin Zot.  Nëse njeriu tenton ta arrijë atë, është maje e paarritshme, nga kjo përpjekje e dështuar ai duhet të lutet te krishterët dhe të falet te myslimanët. Njeriu këtu si qenie me trup është i nënçmuar, i përbuzur duke mos i dhënë rëndësi jetës dhe trupit në tokë. Në një farë forme të dyja fetë: Krishterimi dhe Myslimanizmi e nënvlerësojnë Zotin, sepse e propozojnë ekzistencën e tij nga vetja e tyre, pastaj e kërkojnë jashtë ekzistencës për ta fuqizuar më shumë.  Zoti nëse ekziston ai nuk është as i Krishterë e as Mysliman. Ai është ateistë.   Në një farë forme të dyja fetë kanë shumë ashpërsi ndaj vetes dhe urrejtje për të tjerët që mendojnë ndryshe. Trupin nuk e kanë përbuzë që mbanë shpirtin dhe më shumë shpirti ju duhet se trupi.

Pas shpirti vije nënshtrimi ndaj Zotit të panjohur dhe në vend se të gjejnë harmoni ndërmjet trupi, shpirtit unitetit, egoizmit, njeriu kërkon diçka që nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrë. Zoti.  Harxhimi i kohës që njeriu e bënë për Zotin, më mirë do ishte të harxhonte për vetveten se do arrinte qetësinë ideale. Këtë e ndjenë Buda. “Budizmi është fe për njerëzit jetëgjatë, për raca të edukuara, të zbutura, tej mase spiritual”, thoshte Nietzsche nga qetësia e thellë e shpirtit. Këtë e bënte ta zëvendësonte nga lodhja ekstreme e krishterimit.

Evropa dhe SHBA-ja ende nuk janë të pjekura për këtë gjë.  Budizmi nuk ka nevojë vuajtjen ta propagandojë sepse thellësisht vuan për vetveten dhe kjo vuajtje është tejet e sinqertë.

Myslimanizmi dhe Krishterimi vuajtjen e ka në propagandë dhe ju duhet interpretim për vuajtjen, atëherë vet instinkti i shtyn drejt mohimit të vuajtjes.

Ilir Muharremi
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi