EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti legjendar që nuk dihet nga kush është krijuar

Shko poshtë

Qyteti legjendar që nuk dihet nga kush është krijuar Empty Qyteti legjendar që nuk dihet nga kush është krijuar

Mesazh  gjilanasi 22.07.14 19:55

Çatalhöyük, qyteti turk që nuk dihet nga kush është krijuar


Qyteti legjendar që nuk dihet nga kush është krijuar 539377_4207787165272_511325177_n

Rreth 9 500 vjet më parë ky qytet në rajonin e Mesopotamisë mbante me mijëra njerëz dhe shumë arkeologë besojnë se është qyteza më e hershme urbane.

Por kultura e banorëve të tij nuk ishte aspak si ajo që njohim sot. Si fillim, ata e ndërtuan qytetin si hoje bletësh, shtëpitë ndanin muret me njëra-tjetrën. Në shtëpi apo ndërtesë mund të hyje vetëm nga dyer të cilat ishin të çara në tavan.

Njerëzit leviznin nëpër rrugë duke kaluar nga çatitë dhe zbrisnin me shkallë për të shkuar aty ku dëshironin. Dyert shpeshherë dallonin sepse kishin brirë demash dhe familjarët e vdekur varroseshin në dyshemenë e secilës shtëpi. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me kulturën apo njerëzit që jetonin në këtë qytet.

Stili i tyre arkitekturor duket se është unik, edhe pse arkeologët kanë gjetur shumë statueta të perëndeshës të pjellorisë që ngjasojnë me të tjera të gjetura në rajon. Me shumë mundësi, kur ky qytet u braktis kultura e tij doli “jashtë” dhe u shpërnda në rajonin e Mesapotamisë.





gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi