Si t’i shpjegojmë ëndrrat
Faqja 1 e 1
Si t’i shpjegojmë ëndrrat
Kalojmë më shumë se 5 vjet të jetës sonë duke ëndërruar. Shpesh ëndrrat janë motiv shqetësimi e trazimi, mund të jenë të qeta e relaksuese, por edhe makthe të vërteta. Gjumi është një faktor vendimtar për shëndetin tonë psikofizik, aq sa pagjumësia është vlerësuar si një problem i vërtetë shëndetësor. Edhe ëndrrat hetojnë mbi gjumin tonë.
Të shohim bashkë si t’i shpjegojmë ato sipas disa teorive
Tema e ëndrrave dhe e anktheve mendohet se shkaktohet nga një ngjarje e kohëve të fundit, e verifikuar gjatë 24 orëve paraardhëse. Kjo ngjarje mund të jetë edhe thjesht një mendim apo një kujtim gjatë ditës së ëndrrës, kështu që për të identifikuar rrënjët e ëndrrës sonë nuk është gjithmonë e thjeshtë.
Sipas disa studiuesve, kujtimi mund të jetë edhe thjesht pa vetëdije, ndoshta i lidhur me një kujtim traumatik i fshirë tërësisht nga memoria, që vjen nga periudha e fëmijërisë.
Si t’i shpjegojmë ëndrrat
Për të shpjeguar ëndrrat, duhet të përsërisim atë që quhet “fjalori i ëndrrave”. Në përgjithësi, kur ecim në një ëndërr, po projektohemi drejt së ardhmes. Kur kemi ndaluar, reflektojmë mbi situatën tonë të momentit. Nëpër ëndrra jemi gjithmonë ne protagonistët kryesorë, edhe kur nuk jemi të pranishëm apo jemi figurantë të thjeshtë.
Ëndrrat në bardhë e zi mund të jenë një tregues i fortë ankthi. Me këto të dhëna të para është e mundur të shpjegojmë një skenar me një person që ecën dhe ëndrra është pa ngjyra. Pa diskutim, ëndërruesi ne këtë rast është shumë i shqetësuar për të ardhmen e tij. Është mirë të jemi të kujdesshëm në shpjegimin e ëndrrave. Disa simbole ndryshojnë në së ai që ëndërron është mashkull apo femër.
Për shembull, në se një grua sheh një mace në ëndërr, duhet reflektuar mbi një tradhti, por në se këtë ëndërr e sheh një mashkull, kuptimi ndryshon. Në të njëjtën mënyrë, në se shohim në ëndërr një vjedhës, shprehim një gjendje pasigurie, ndërsa në qoftë se vjedhësi në ëndërr është vetë personi që ëndërron, shprehim frikën nga kërcënimet.
Kur sheh ujin në ëndërr
Uji është një element shumë i fortë; mjafton të mendosh që prej tij është krijuar jeta. Të shohësh ujin në ëndërr mund të reflektohet mbi një situatë pozitive apo negative, sipas gjendjes së tij. P.sh.,uji i ndenjur, i papastër dhe i errët zbulon një person me probleme të shumta të pazgjidhura dhe pa shumë vlerësim për veten.
Agresioni
Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, agresioni simbolizon vetëvlerësim dhe shpërblim ekonomik. Në fakt, agresioni është sinonim i fitimit ekonomik.
Kafshët
Zakonisht simbolizojnë një kërkesë seksuale. Kali p.sh., është simboli i fertilitetit dhe simbol pozitiv. Në qoftë se është i kalëruar nga një grua është simbol i dëshirës për bashkim. Në qoftë se kali ka shalë, tregon tradhti. Kujdes, personi mund të dyshojë për ndonjë tradhti, mund ta mendojë apo ta ketë kryer.
Edhe macja është simbol i fertilitetit: në se një grua ëndërron macen, pasqyron dëshirën për të tradhtuar bashkëshortin apo për të ndërruar partnerin. Një mace e zezë pasqyron dyshimin për tradhti, kurse macja e bardhë simbolizon zgjidhjen e problemeve.
Të shohësh një shtëpi në ëndërr
Shtëpia simbolizon personalitetin e njerëzve. Në qoftë se shtëpia është e vogël, pasqyron një gëzim të pashprehur, ndërsa kur është e madhe pasqyron një lumturi të pakufishme. Në qoftë se shtëpia është përmbytur, po digjet apo po shembet, pasqyrohen shqetësime të të gjitha llojeve. Të ndërtosh një shtëpi me duart e tua, do të thotë një rritje profesionale, ndoshta ëndërruesi po punon për një projekt jetik.
Të shohësh shiun në ëndërr
Më mirë të mos e shihni këtë lloj ëndrre, në qoftë se jeni për rrugë: shiu pasqyron shqetësime ekonomike, ndërsa stuhia simbolizon frikën nga aksidentet.
Të shohësh nënën në ëndërr
Ky simbol shfaqet kur ëndërruesi parandien vështirësi të mëdha. Nëna në një ëndërr do të thotë kërkim i sigurisë dhe mbrojtjes.
Errësira
Ashtu sikurse edhe agresioni, edhe errësira çuditërisht kuptohet si një simbol pozitiv. Pasqyron një periudhë të mirë biznesi, kur personi ndodhet në një vend të panjohur e të errët. Por errësira absolute tregon mungesën e plotë të besimit në vetvete dhe frikë nga vdekja.
Vdekja
Në besimin popullor, vdekja është simbol i shëndetit. Ka diçka të përbashkët në shpjegimin e ëndrrave. Të ëndërrosh një të vdekur, në shtëpi apo jashtë saj është shenjë lumturie, çlirimi. Ëndërruesi më në fund çlirohet nga një barrë e rëndë.
Marrja e një dhurate në ëndërr simbolizon dëshirën për sukses apo një moment me fat.
Të ëndërrosh njolla gjaku simbolizon frikën për të nxjerrë në pah defektet personale. Gjaku i derdhur mbi vete simbolizon fitoret mbi kundërshtarët. Kur ëndërrojmë duar të përgjakura pasqyrojmë të ndjerit në faj. Kur del gjak nga hunda parashikohet fundi i një miqësie.
Ky fjalor ëndrrash është krijuar nga psiko-analistja A. Maria Sepe.
Hidra- 33
Similar topics
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Ëndrrat e këqija
» Ëndrrat Epike
» Gjumi
» Ëndrrat më të çuditshme
» Ëndrrat e këqija
» Ëndrrat Epike
» Gjumi
» Ëndrrat më të çuditshme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi