EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndrrat më të çuditshme

Shko poshtë

Ëndrrat më të çuditshme Empty Ëndrrat më të çuditshme

Mesazh  Berti69 30.09.14 1:09

Ëndrrat më të çuditshme Endrrat-320x213

Ëndrrat më të çuditshme dhe më të frikshme shihen kur jemi në gjumë të thellë ose në orë e para të mëngjesit. Ky është përfundimi i një studimi interesant të sjellë nga revista ‘Time’.

Nj grup shkencëtarësh të udhëhequr nga Josie Malinowski, docent i psikologjisë konjitive në Universitetin e Bedfordshire, në Britaninë e Madhe kanë monitoruar gjumin e 16 personave përgjatë dy netëve. Në momentin që valët e trurit dhe lëvizjet e qepallave tregonin se subjektet pjesë e eksperimentit ndodhshin në gjumë të thellë, ata zgjoheshin (prej studiuesve) për të treguar se çfarë po ëndërronin.

Çdo person u zgjua 4 herë gjatë natës dhe mëngjesin pasardhës i është përgjigjur një pyetësori lidhur me ëndrrat që ka parë. Nga përgjigjet mbledhura doli se doza emocionale dhe çuditshnme tek ëndrrat intensifikohej me kalimin e orëve në gjumë.

Në orët e para të mëngjesit u vunë re ëndrra që ishin të lidhura me lajme që vullnetarët kishin konsumuar në media gjatë ditës. Ndërkohë që sa më shumë orë kalonin nga gjumi, shiheshin ëndrra gjithnjë e më të çuditshme e të pamundura. Edhe ëndrrat që i referohen jetës personale gjithashtu janë hasur gjatë gjumit të thellë.

“Ëndrrat janë një mister më vete. Njerëzit shpesh distancohen prej tyre sikur mos të ishin ata që i kanë gjeneruar pasi janë tepër të çuditshme. E megjithatë, ëndrra është mënyra më e ndershme për të njohur vetveten”, thotë Malinowski.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi