Ëndrrat e këqija
Faqja 1 e 1
Ëndrrat e këqija
Kuptimi i këtyre ëndrrave të këqija mund t’ iu ndihmojë për t’i hequr qafe një herë e përgjithmonë, kështu mendon Tore Nielsen, drejtor i Laboratorit të ëndrrave të këqija dhe profesor i psikiatrisë në Universitetin e Montrealit. Çdo gjë fillon me dallimin e tyre. Specialisti i shquar dallon ëndrrat posttraumatike me ëndrrat idiopatike, që do të thotë se ne nuk e dimë për çfarë shkaku ato na vijnë dhe pse i shohim.
Në përgjithësi mendohet se ëndrrat e quajtura idiopatike nuk reflektojnë trauma, por ndoshta ato kanë të bëjnë më shumë me lidhjet personale, me lidhjet me të tjerët, me prindërit ose me bashkëshortin, thekson profesori.
Stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë gjithashtu ëndrra të këqija. Humbja e punës, dështimi personal ose profesional, ose ngjarjet shqetësuese mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.
Por marrja e medikamenteve të caktuara mund të lidhet gjithashtu me ëndrrat të tilla, veçanërisht në qoftë se këto barna ndikojnë në nivelin e neurotransmetuesve, sikurse janë ilaçet kundër depresionit a sedativët, tregon një studim i publikuar në vitin 2000.
Ëndrrat e këqija: dallim mes grave dhe burrave?
Ne nuk jemi të gjithë të barabartë para ëndrrave të këqija. Për shembull, njerëzit që vuajnë nga depresioni, skizofrenia ose ata që janë duke u përpjekur për të lënë alkoolin, janë më shumë në rrezik.
Personat "krijues", gjithashtu bëjnë më shumë ëndrra të këqija, sepse ata kanë më shumë qasje në imagjinatën e tyre dhe në emocionet.
Çfarë duhet bërë për të pasur një gjumë të rehatshëm?
Kur na del gjumi prej një ëndrre të keqe, është akoma më e vështirë të na zërë përsëri. Frika e rënies përsëri në ëndërr të njëjtë, emocionet bëjnë që të mos na zërë më gjumi... atëherë duhet të përpiqemi të rifitojmë qetësinë duke përdorur teknika relaksuese të njohura (yoga, meditimi, frymëmarrja, etj.). Ose, mund të jetë e dobishme të shkruani në një letër ëndrrën në fjalë, gjë që do të lehtësojë analizën dhe kuptimin e saj.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Ëndrrat e këqija
Ëndrrat e këqija, përse i shohim?
Gjumi i shqetësuar, zgjimi i papritur, të qara në mes të natës, pa dyshim që janë ankthe.
Një fakt normal, madje i dobishëm për psikiken tonë sepse ndihmon të “harmonizojë” frikat tona.
Psikologë dhe neurologë vinë në ndihmë të pyetjeve tona për të kuptuar se çfarë ndodh kur gjumi i mirë, bëhet një ankth.
Çfarë janë ëndrrat e këqija?
Janë ndryshime të gjumit dhe të ëndrrave, ato vijnë në forma të ndryshme.
Për shembull ëndrrat e fëmijëve?
Ato janë më të njohurat, në këtë rast flitet për pavor nocturnus: ndodh që fëmijët të zgjohen në fillim, por pa kujtuar asgjë nga ajo që po ëndërronin.
Zakonisht pavor nocturnes është gjeneruar nga imazhet e tmerrshme dhe në fakt fëmijët duken të terrorizuar. Sëbashku me sonambulizmin paraqiten ndryshime tipike të gjumit te fëmijëve.
Zakonisht ndodhin në moshën parashkollore, për shkak të ankthit nga ndarja e prindërve apo nga frika e braktisjes. Janë fenomene absolutisht normale, behën pataologjike vetëm nësë ato bëhën të përditshme.
Edhe të rriturit shpesh kanë makthe
Sigurisht, është një aktivitet normal i psikikes, ndodh shpesh që ëndrrat “degjenerjnë” me ngjyresa negative.
Nuk është për t’u shqetësuar, makthi është një mënyrë normale e reagimit të trurit me ankthet e përbashkëta, me friken apo me traumat e vogla të jetës së përditshme.
Një nga shkaqet me të zakonshme është përdorimi i alkoolit, një substancë në gjendje të ndryshoje superegon tonë; në fazën e zgjimit alkooli jep eufori, në fazë gjumi alkooli transformon superegon tonë, ose ideali i supozuar ku ne tentojmë me sjelljet tona, në diçka negative. Edhe abuzimi me medikamentet farmaceutike dhe droga krijon makthe.
Cilat janë format e tjera të makthit që ekzistojnë?
Ka ëndrra të frikshme ose makthe të vërteta që nuk ndodhin gjatë fazës REM, por në fazat e para të gjumit.
Janë ëndrra të këqija që nuk gjejnë zgjidhje, mbeten konfuze, jo koherente dhe gjenerojnë ankth.
Ndërsa makthi tradicional ndodh në fazën REM (Rapid Eye Movement) apo kur ëndërrojmë, makthi nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr që merr një rrugë ndryshe dhe bëhet diçka e keqe. Por kini kujdes: makthi ka gjithmonë një funksion të harmonizimit.
Makthi i vërtetë ka të bëjë me gjëra që janë të pamundura të ndodhin, është një mekanizëm mbrojtës i psikikes tonë, edhe në ëndërr mund të shfryje friken më të madhe, por qe nuk të privon kurrë nga një rrugëdalje: Hapni sytë dhe të jeni të vetëdijshëm që vetëm keni ëndërruar.
Ka pasur hulumtime tek te mbijetuarit e Hokaustit dhe fëmijëve të tyre, asnjë nga personat që ishte në kampin e përqëndrimit, nuk ka ëndërruar kurrë gjatë natës.
Por megjithatë kanë ëndërruar fëmijët e tyre, kampi ishte, për fatin e tyre, një gjendje mostruoze por e pamundur, mbetej si një frikë e thellë, por ende i ”paëndërrueshëm”, ndryshe nga ata që e kishin jetuar nën lëkurën e tyre.
Kur makthi bëhët patalogjik?
Nëse është i përseritur dhe i vazhdueshëm, është tregues i një sikleti apo gjendjes së ankthit.
Por është e pamundur ta përgjithësosh, sepse mund të jenë shumë motive përse bëhen makthe të shpeshta.
Çfarë janë iluzionet hypnopompic?
Imazhet, më së shumti monstruoze, të cilat vijnë kur është momenti për te fjetur. E quajmë si “te menduarit vizual”, është një ndryshim mormal i gjendjes së vetëdijes, tipike në fazat e gjumit.
Përse të flesh mirë është e rëndësishme për psikiken?
Një foshnje ende në barkun e nënës fillon të ëndërrojë në muajin e tretë të jetës, ky aktivitet moderon qarqet nervore dhe mbron sistemin nervor qendror.

Zbulohet shkaktari i ëndrrave të këqija
Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi - që shpesh shoqërohen edhe me sëmundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija.
Ekspertët thonë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë, ndihmën e gjen në ankthin e natës. Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndet.
Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi. Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të nervozes sonë dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato. Nëse gjatë gjumit jeni të frikësuar ose të turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyetuni se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur jeni zgjuar. P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se keni thënë ose keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose keni nevojë që t’i kërkoni dikujt falje ose të jeni më të kujdesëm në të ardhmen...
Në rast se ëndrrat e këqija ua çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psikologut ose psikiatrit, të cilët do t’u ndihmojnë t’i rregulloni mendimet.

Similar topics
» Ëndrrat e këqija, dobësojnë kujtesën
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Realiteti dhe Ëndrrat
» Veset e këqija të çdo shenje të horoskopit
» Ëndrrat Epike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi