Gjumi
4 posters
Faqja 1 e 1
Gjumi
GJUMI....
Psikologët thonë se gjumi i zgjatur në mëngjes tregon shmangie nga përgjegjësitë
Gjumi i tepër, në një farë mënyre, është shmangie nga realiteti që një individ, dashur padashur, bie pre e gjumit të gjatë. Këtë e pohojnë psikologët, të cilët vënë re raste të shumta në vendin tonë të këtij fenomeni.
Psikologia Orsjola Qëndro vërteton këtë gjë, duke pohuar se: “Gjumi i mëngjesit, në disa raste te disa persona, është një lloj tendence për të shmangur një aktivitet që nuk të jep kënaqësi.
Ndërsa, në disa momente të veçanta personi pret të përballet me diçka të pakëndshme. Kjo bën që të shtohet kohëzgjatja e gjumit”. Ndërkohë, fjetja me orare të zgjatura nuk bën mirë për psikologjinë e njeriut. Pasi ky person që fle shumë do të jetë i plogësht gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ndihet mirë nga ana fizike.
Për gjithë ditën do të ndihet i lodhur dhe paksa i lënë pas dore nga njerëzit që i rrinë afër. Mjekët nuk e këshillojnë gjumin e tepërt, që do të thotë shtatë orë gjumë në ditë.
Në këtë hark kohor, kushdo mund të pushojë dhe të gjejë qetësinë qoftë mendore apo trupore. Qëndro e ilustron gjumin e tepërt me moshat shkollore, të cilët nuk shkojnë orët e para në mësim.
Kjo do të thotë se të rinjtë mundohen t’i shmangin përgjegjësitë e tyre. Ky veprim vihet re më tepër te ata të rinj, që nuk kanë rezultate të mira në mësime. Këta fëmijë kanë frikë të përballen me mësuesin apo me një orë mësimi, ku nuk janë të përgatitur.
Kurse tek njerëzit, që kanë një familje dhe kanë një punë, detyrat janë më të mëdha dhe te këta ndodh shumë rrallë ky fenomen. Nga ana tjetër, edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm dhe sjell probleme te çdo individ, që fle shumë pak se shtatë orë që këshillojnë mjekët.
Qëndro thekson se “pagjumësia ka të bëjë me një lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund të përmbushë detyrat që e presin. Megjithëse arsyet në këtë rast janë të shumëllojshme”.
Pagjumësia është “vrasëse” për individin, sepse dikush që nuk e përmbush orarin e fjetjes, do të mendojë gjatë gjithë kohës për shumë gjëra të pakëndshme, të cilat do t’i sjellin shqetësime dhe pasiguri në vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bën më të ndrydhur ndaj realitetit dhe në përballjen e problemeve.
Nuk ka një ndarje të përcaktuar se cilët mosha janë më të prirura që të flenë gjumë shumë apo që të flenë më pak. Psikologia thekson se këta persona kanë më tepër nevojë për afrimitet dhe ngrohtësi e njerëzve të afërt apo të shoqërisë.
Të qenit aktiv në jetën e përditshme, do të shmangte së tepërmi këto pasoja negative që shfaqen te njerëzit. Pasojat janë edhe në pamjen fizike të tij. Ky person ka një fytyrë të fryrë nga gjumi i tepërt apo nga pagjumësia. Ndërkohë që u krijohen rrudha te sytë, të cilët tregojnë një fytyrë aspak të këndshme.
Pagjumësia nuk ka moshë
Nuk ka ndonjë moshë të caktuar ku mund të vihet re pagjumësia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtërore e njeriut. Prandaj një person që nuk fle nuk do të thotë se duhet t’i përkasë moshës së tretë të mesme apo moshës së par. Ai mund të jetë i çfarëdolloj moshe.
Gjumi i pakët
Edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm nga mjekët apo psikologët. Pasi ky gjumë i nervozon personat, që bëjnë më pak orë gjumë se orari përcaktuar. Kështu që do të ishte mirë, që njerëzit të ruanin një stabilitet me gjumin. Ndërkohë që gjithçka varet nga përballja që ka ai me realitetin dhe se sa i aftë është ai të kapërcejë një moment krize në vetvete.
Më e pagjumë, mosha e tretë
Moshën më të pagjumë mund të klasifikojmë moshën e tretë, ose pleqtë. Ata flenë shumë pak orë në ditë. Qëndro thekson se dhe ata kanë një ankth në vetvete. Por mosha e tretë nuk mund të përkufizojë pagjumësinë në tërësi, sepse dihet që me pleqërinë vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme të ndryshme që mund t’u ndodhin gjatë ditës. Më pas kjo transmetohet në mënyra të ndryshme nga ata. Ndërsa të vegjlit nuk njohin pagjumësi dhe flenë nga 12 deri në 14 orë në ditë.
Pagjumësia
Pagjumësia dhe gjumi i tepërt u japin njerëzve stres dhe nervozizëm gjatë gjithë ditës. Ata mund të ndihen të lodhur dhe të drobitur, njëkohësisht ndihen dhe të vetmuar. Këta persona e kanë të vështirë përballjen e jetës dhe surprizave të pakëndshme, që ajo ofron. Afrimiteti me personat e afërt do të ishte një kurë e mirë për ta.
Gjumi ndihmon kujtesën
Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe studim i ri vë në dukje se gjumi mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.
Shkencëtarët në shkollën mjekësore të universitetit Harvard në bashkëpunim me ata të universitetit të Pensilvanisë studiuan për 1 vit e gjysëm rreth 60 të rinj për të parë e në ç’mënyrë gjumi afekton kujtesën.
Ata u dhanë personave pjesë leximi për t’i mësuar përmendësh dhe pas një pushimi 12 orësh u kërkuan atyre të thonin atë që mbanin mend.
Nga ky studim doli se ata që ishin lejuar të flinin gjatë pushimit kishin një kujtesë më të mirë sesa të tjerët që kishin qëndruar zgjuar gjatë pushimit 12 orësh.
Autorët e studimit thonë se kur personi fle pasi ka mësuar diçka të re, ky gjume ndihmon për ruajtjen e këtij informacioni në tru.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Gjumi
Gjumi, ende një nga misteret më të mëdha
Ajo çka tashmë dihet, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë.
Ajo çka tashmë dihet, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë. Për të ka shumë teori. Njëra syresh sugjeron se gjumi na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme.
Gjumi shpesh konsiderohet i keq për mbijetesën. Kafshët në gjumë, apo të përgjumura, janë pre lehtësisht të kapshme për grabitqarët, ndërkohë që ai është i domosdoshëm për vazhdimin e ekzistencës. Por ka edhe nga ato kafshë që mund t‘ia dalin mbanë pa fjetur për një kohë të gjatë.
Për shembull delfinët e sapolindur dhe disa lloje balenash nëna mund të kalojnë periudha të gjata pa kryer funksionin e njohur si përgjumje, që te kafshët karakterizohet nga periudha të gjata qëndrimi në një vend.
Këto periudha ndonjëherë zgjasin për javë të tëra, sidomos në dimër dhe te zogjtë para emigrimit. N ë k ë t ë ra s t , zogjtë mund të kalojnë ditë të tëra duke fluturuar e duke mos u ndalur as për ndonjë pushim të shkurtër, ndërsa nxitojnë drejt destinacionit të tyre.
Që këtej lind pyetja: Nëse gjumi është thelbësor për jetën e qenieve të gjalla, atëherë si është e mundur që ka kafshë apo shpendë që nuk flenë për ditë e ditë të tëra? Sipas një sondazhi të zhvilluar ndaj shumë kafshëve të ndryshme, del se kafshët mishngrënëse flenë më shumë se ato që janë edhe mishngrënëse edhe bimëngrënëse, dhe këto të fundit flenë më shumë se kafshët që ushqehen vetëm me barishte. Kësisoj, duket se roli i gjumit ka të bëjë shumë me ekosistemin e kafshës.
Një shembull është ai i lakuriqit të madh të natës, që fle 20 orë në 24 orë dhe që përbën edhe rekordin e gjumashit për gjitarët. Dikush mund të mendojë se kafshët flenë kaq gjatë për shkak të ndonjë funksioni të panjohur që ushtron gjumi mbi ta.
Sipas disa shkencëtarëve, funksioni kryesor i gjumit është që të rrisë efikasitetin e kafshëve dhe të minimizojë rreziqet që i vijnë species nga mjedisi rrethues. Të gjitha speciet kanë orë të caktuara gjatë të cilave janë aktive për të kryer funksionet e ekzistencës së tyre dhe orë të tjera që i kalojnë në gjendjen e gjumit.
Kështu mund të shohim specie që optimizojnë periudhat e tyre të pasivitetit në marrëdhënien që kanë ndaj ambientit që i rrethon. Kësisoj, gjumi, në rastin e kafshëve, i ndihmon ato që të përshtaten me botën përreth. Ndërkaq, në lidhje me funksionin e gjumit ka shumë teori të tjera.
Njëra përfshin rolin e krijimit të lidhjeve mes qelizave të trurit dhe atë të spastrimit të atyre që janë të panevojshme. Largimin e stresit që akumulohet gjatë periudhës kur jemi zgjuar. Zgjatjen e jetës. Megjithatë gjumi nuk mund të shpjegohet përmes madhësisë së trurit, jetëgjatësisë, përmasave trupore apo variablave të tjera që janë analizuar prej vitesh, duke dhënë gjithmonë rezultate konfliktuale, apo konfuze në lidhje me gjumin.
Kështu, nëse njohim masën trunore të një kafshe, nuk do të mundemi kurrsesi që të parashikojmë apo shpjegojmë kohën e tyre të gjumit, apo thellësinë e tij. Një majmun ka të njëjtën kohëzgjatje gjumi si edhe një derr.
Një elefant jetëgjatë ka një nga periudhat më të shkurtra të gjumit te kafshët, ndërsa një lakuriq nate jetëshkurtër ka një nga periudhat më të gjata. Gjumi i njeriut ka shumë pika të përbashkëta me të ashtuquajturat "gjendje inaktive" të bimëve, mikrobeve, pra të specieve që nuk kanë një sistem nervor. Kjo është një sfidë ndaj idesë se gjumi është produkt i trurit.
Gjumi nga ana tjetër konsiderohet edhe si një periudhë karikimi i energjisë dhe ruajtjeje të saj. Megjithatë këto janë vetëm disa ide në lidhje me gjumin, natyrën dhe rëndësinë e tij te qeniet e gjalla dhe veçanërisht te njeriu.
Ai vazhdon të mbetet një mister i madh, edhe pse shumë shkencëtarë i janë vënë sfidës për ta "çmontuar" këtë mister e për të zbuluar ndoshta mekanizma të rëndësishëm të përshtatshmërisë së specieve ndaj ambientit.

Jon- 1159
Re: Gjumi
Gjumi është një gjendje natyrale periodike e pezullimit relativ ndijor dhe aktivitetit motorik, të karakterizuar nga humbje ndjenjash të tërësishme ose të pjesshme dhe pasivitetit gati të të gjithë muskujve. Kjo dallohet nga ulja e aftësisë për të reaguar ndaj stimujve.
Gjumi është një gjendje që rrit anabolizmin, duke theksuar rritjen dhe përtëritjen e imunitetit, sistemit skeletor dhe muskulor.
Është vënë re te të gjithë gjitarët, të gjithë zogjtë, te shumë zvarranikë, amfibet dhe peshqit.
Për njerëzit, gjitarët tjerë dhe një shumicë të konsiderueshme të kafshëve të tjera që janë studiuar (si p.sh. disa lloje peshqish, zogjtë, milingonat dhe disa flutura), gjumi i rregullt është thelbësor për mbijetesën.
Qëllimet dhe mekanizmat e gjumit janë vetëm pjesërisht të qarta dhe janë objekt i hulumtimeve intensive.
Orari i gjumit në bazë të moshës
Fëmijët kanë nevojë për më shumë gjumë në ditë në mënyrë që të zhvillohen dhe funksionojnë si duhet: deri në 18 orë për bebet e porsalindura. Një foshnje e porsalindur shpenzon pothuajse 9 orë në ditë në gjumin REM. Me moshën pesë vjeqare apo më shumë, vetëm më shumë se dy orë kalojnë në REM.
Mosha dhe sasia mesatare e gjumit në ditë:
Të porsalindurit deri në 18 orë
1-12 muaj 14-18 orë
1-3 vite 12-15 orë
3-5 vite 11-13 orë
5-12 vje 9-11 orë
Adoleshentët 9-10 orë
Të rriturit, duke përfshirë edhe të moshuarit 7-8 (+) orë
Gratë shtatzëna 8 (+) orë.

Elizza- 195
Gjumi dhe ëndrrat!
Natyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën.
Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha.
Se gjatë “udhëtimit” të natës kalojmë në një dimension paksa më tjetër nga ai që jemi mësuar ta përjetojmë gjatë gjendjes së zgjuar, pra në dimensionin e botës së ëndrrave, pajtohemi pothuajse të gjithë.
Hulumtimet shkencore kanë konkluduar se gjatë gjumit (normal) të natës gjithnjë ndodhin jo vetëm një, por më shumë ëndrra. Mirëpo, disa njerëz i harrojnë plotësisht ato që ëndërrojnë dhe pohojnë se nuk kanë ëndërruar fare, derisa disa të tjerëve u kujtohen ëndrrat deri në detajin më të imët.
Shumica e njerëzve i mbajnë në mend pjesërisht ëndrrat, dhe vetëm ndonjëherë, përkohësisht, u kujtohet në tërësi ndonjë ëndërr, e cila për ndonjë arsyeje vepron më fuqishëm dhe në mënyrë të veçantë.
Ç’janë ëndrrat?
Pasi është fjala për veprimtari themelore të trurit, në këtë pyetje është vështir të jepet përgjigje adekuate.
Zbulimet më të hershme për jetën e njeriut tregojnë se ëndrrat kanë qenë gjithnjë të rëndësishme në procesin e tij zhvillimor e jetësor.
Kështu, egjiptasit kanë besuar se ëndrrat janë mesazhe nga Zoti dhe gjysh në vitin 1300 p.e.r. e kanë përpiluar librin e ëndrrave me mbi dymijë interpretime të atyre mesazheve.
Libra të ëndrrave, gjithashtu, kanë pasur edhe shumë popuj tjerë si: asirët, babilonasit, persianët, grekët etj. Madje për asirët besohet se në bibliotekën e mbretit Asurabanipalu (669 -626 p.e.r.) ka ekzistuar libri i interpretimeve të ëndrrave nga viti 2000 p.e.r.
Me zhvillimin e shkencës së psikologjisë, problemi i ëndrrave u bë objekt studime edhe për shumë psikolog të njohur si: Alfer Mor, Karl G. Jung, N. N. Elis, A Bergson, S. Frojd etj., të cilët i kanë interpretuar ëndrrat në mënyra të ndryshme.
Por, pothuaj që të gjithë, pa përjashtim, pajtohen në një pikë. Ata konsiderojnë se ëndrrat paraqesin mesazhe nga nëndija, nga thellësitë e personalitet tonë, thellësi me të cilën, në mënyrë të vetëdijshme, nuk jemi në kontakt.
Frojdi mendon se ëndrrat janë shfaqje shumë të rëndësishme të jetë sonë të brendshme, fshehurazi të mbushura ngandonjëherë me dëshirat më intime të ëndërruesit, të cilat truri i tij, për shkak të botëkuptimeve kundërthënëse dhe censurës shoqërore, shpesh i refuzon.
Ai këto shfaqje përgjithësisht i lidh me dukuritë seksuale. Pasi që seksi është instinkti më i fuqishëm i njeriut, i cili njëkohësisht është edhe më i kufizuari nga normat e përcaktuara shoqërore, kështu që, këto dëshira të fshehura, individi i “realizon” në ekranin e ëndrrave. Jungu mendon se asnjë simbol, që na paraqitet gjatë ëndërrimit, nuk mund të jetë i ndarë nga personi që ëndërron dhe nuk ekziston interpretim i përcaktuar i cilësdo ëndërr.
Me fjalë të tjera, ëndrra juaj ju takon vetëm juve. Bergsoni mendon se ëndrrat janë kujtime të harruara, që burojnë nga pjesët e largëta të trurit për arsye të ngacmimeve të jashtme etj.
Gjatë këtyre 50 viteve të fundit, për ëndrrat janë kryer shumë eksperimente në laboratorë të ndryshme të botës.
Në të gjitha këto hulumtime vërtetohet se gjatë gjumit, në disa momente, truri ynë formon lloj-lloj fotografish, të cilat paraqiten në ekranin privat të trurit tonë dhe ato fotografi, në atë gjendje, ne i pranojmë si të vërteta dhe vetëm rrallë, tejet rrallë, mund të kemi vetëdijen se ato janë ëndrra.
Por, që të mund të mësojmë përafërsisht diçka më shumë për ëndrrat, mendoj se në radhë të parë duhet të flasim diçka më shumë edhe rreth gjumit.
Ç’është gjumi?
Për tu mbrojtur nga rraskapitja dhe problemet tjera, organizmit të lodhur i nevojitet së paku 1/3 e kohës, brenda 24 orëve, të jetë pushim fjetjeje.
Gjatë kohës së gjumit, funksionet fiziologjike dhe psikike të organizmit behën më të dobëta dhe më të ngadalshme.
Organizmi nuk reagon në një numër të madh ngacmimesh të jashtme, ndërsa i tërë aktiviteti shpirtërorë zvogëlohet në minimum, duke qenë më pak intensiv dhe më pak i orientuar.
Por, megjithatë, as truri, as trupi, gjatë gjumit, nuk ndodhen në komë të plotë. Gjatë gjumit ne shpesh e ndërrojmë pozitën e trupit dhe atë 20 deri në 40 herë brenda një pushimi normal. Reaksionet tona ndaj ngacmimeve të jashtme gjithashtu ndryshojnë.
Gjatë gjendjes së zgjuar shqisat e ndryshme në trup gjithnjë i dërgojnë mesazhe trurit, i cili i analizon dhe në bazë të situatës përkatëse dhe përvojës së mëhershme, vendos se cilin aktivitet mental apo fizik ta ndërmarrë.
Në qoftë se prekim diçka të lagur, truri ynë bëhet i vetëdijshëm në atë dukuri dhe na detyron ta largojmë dorën. Por, në qoftë se e marrim dorën e një personi të fjetur dhe e vendosim në diçka të lagur, ai nuk do ta tërheqë menjëherë.
Faktikisht ekziston njëfarë ndërprerje apo ndryshim në rrugën, në të cilën shqisa e të prekurit e dërgon ndjeshmërinë në tru gjatë gjendjes së fjetur, edhe pse kjo ndjeshmëri në të vërtet arrin deri tek truri dhe ndonjëherë mesazhi arrin që të depërtoj edhe në ëndërr, përvojë që e kemi përjetuar pothuajse të gjithë.
Valët ciklike të gjumit
Siç dihet ciklin e gjumit e rregullon diçka që quhet ritëm cirkadioni, respektivisht procese biologjike që zhvillohen parimisht gjatë periudhës 24 orëshe. Fjala rrjedh nga latinishtja “cicera dies”, që do të thotë, përafërsisht një ditë.
Brenda ritmit, i cili e bind trupin tonë që të fle, veprojnë edhe ritme të tjera, të cilat i rregullojnë sjelljet e tij gjatë gjumit. Rezultatet e marra nga laboratorët për kërkimet në sferën e gjumit nga e gjithë bota na japin fotografi bindëse për atë se çfarë na ndodh gjatë kohës së gjumit.
Elektroencefalografët (EEG-ja) janë aparate, të cilët shënojnë aktivitetin bioelektrik në tru dhe tregojnë nivele të ndryshme të aktiviteti të trurit deri sa njeriu është duke fjetur.
Përfytyrimi i pranuar është i njëjtë për secilën periudhë fjetjeje normale dhe mund të ndahet në disa stadiume rreshtore, të cilat përsëriten, duke filluar nga stadi që përngjanë në gjendje të zgjuar (stadiumi i parë) e deri te ajo e njëjtë me komën (stadiumi i katërt).
Nëpër këto valë ciklike të gjumit, nga i lehti deri te më i thelli dhe anasjelltas, kalohet disa herë gjatë periudhës së gjumit dhe secili cikël zgjatë rreth 90 minuta.
Stadiumi i parë: Gjumi më i lehtë, që nuk e regjistron EEG-ja. Më shumë i përngjan gjendjes së zgjua. Fillon me “hyrjen” graduale në gjumë ku muskujt lirohen, ndërsa bioritmi ngadalësohet.
Stadiumi i dytë: Fillimi i gjumit të thellë, i cili pason pas gjumit të lehtë. Bisedat në gjumë dhe somnambulizmi zakonisht paraqiten në këtë stadium.
Stadiumi i tretë: Gjumi i cili shoqërohet me impulse të forta bioelektrike nga truri. Dhe derisa gjatë gjendjes së zgjuar truri rëndom prodhon vetëm deri në 60 mikrovalë në sekondë, në këtë stadium gjumi, ai arrin të prodhoj edhe gjerë në 300 mikrovalë për sekondë.
Stadiumi i katërt: Është gjumi më i thellë. Në këtë stadiumi kalojmë mjaftë kohë gjatë ciklit të parë 90 min. të pushimit të natës. Në këtë gjendje vështirë zgjohemi, marrim frymë ngadalë, zemra rrahë më ngadalë, ndërsa temperatura e trupit na bie.
Gjatë një nate normale, kohën më të madhe e kalojmë në stadiumin e katërt gjatë ciklit të parë 90 min. i cili, siç duket, ka një rëndësi të veçantë për ne, pastaj kjo periudhë kohore vjen gradualisht në rënieje. Për aq sa jemi psikofizikisht më të lodhur, për aq na është më e nevojshme kjo gjendje.
Në rastet normale, i fjeturi kalon 30 ose më shumë minuta në periudhën e parë të 90 minutëshit të stadiumit të katërt të gjumit.
Pastaj, deri sa rrëshqasim ngadalë kah periudha e ciklit të dytë, kalojmë në situatë paradoksale kur edhe pëshpëritja më e vogël e ndonjë njeriu të njohur mund të na zgjojë, kurse ndonjë krismë a zhurmë e fortë nuk na pengon fare.
Tani fillon pjesa më e çuditshme e ciklit tonë gjatë fjetjes. Arrijmë prapë në stadiumin e parë, por me një dallim: Derisa në orët e para të fjetjes të stadiumit të parë përfytyrimet përcjellëse janë të paqarta dhe të palidhshme, kthimi në atë stadium nga fundi i ciklit (90 min.) paraqet momentin kur në të vërtet fillojmë të ëndërrojmë.
Gjumi në këtë stadium dallohet me lëvizje të shpejta të syve dhe
kjo fazë rëndom shënohet me shkurtesën REM - repid eye movement. Në këtë fazë kokërdhakët e te dy syve lëvizin shpejt dhe kjo lëvizje vërehet qartë nëse e shikojmë të fjeturin në këtë gjendje.
I fjeturi duket sikur shikon andej - këndej nën kapakët e syve. Nga ky moment pushojnë lëvizjet nëpër krevat, frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe ndonjëherë vjen deri te rënia e oksigjenit në gjak, në nivelin, i cili do të ishte në kufirin e tolerancës për gjendje e zgjuar.
Fikrro- 484
Re: Gjumi
Një vështrim okult mbi gjumin
Ne ndjehemi të përtërirë pas gjumit për dy arsye. Arsyeja e parë dhe kryesore është që ne tërheqim vitalitetin e nevojshëm ndërsa flemë. E dyta është se trupi fizik pushon dhe rindërton veten. Mendimet, emocionet dhe veprimet e shpenzojnë energjinë fizike. Ne plotësojmë këtë energji çdo natë kur ne lëmë trupin fizik të fjetur mbi krevat, dhe lëvizim në trupin tonë astral. Kërkimet psikike do ta përshkruajnë këtë si të pa ndërgjegjshme dhe projeksion astral i pavullnetshëm.
Individët janë të ndërgjegjshëm për shkallë të ndryshme në këtë trup astral, i cili është gjithmonë i lidhur me trupin fizik me një fije magnetike të energjisë, ndonjëherë e quajtur si kordon argjendi. Kur trupi astral është jashtë kufijve të trupit fizik, ai është në gjendje të grumbullojë sasi të mëdha të energjisë, të cilën ai e drejton te trupit eterik, apo trupi fizik delikat, dhe pastaj te trupi fizik. Kjo energji rindërton indet dhe rivitalizon trurin tonë dhe organet çdo natë. Është jetike për të vazhduar jetën trupi fizik.
Shumë njerëz i kujtojnë këto përvoja astrale kur zgjohen. Disa individë mbajnë mend pjesë nga 'shëtitja' astrale dhe i kujtojnë qartë. Shumë njerëz kanë tërhequr interpretime simbolike të përvojat të tyre astrale dhe njihen si ëndërra. Këto shpesh përzihen me ëndrrat që ndodhin brenda trurit fizik.
Ne mund të bëjmë shumë gjëra në planin astral, jashtë trupit tonë, në qoftë se dëshirojmë. Ne mund të takohemi dhe të flasim me miqtë, nëse ata janë të mishëruar apo jo. Ne mund të japim ose të dëgjojmë ligjerata nga pjesë të ndryshme të botës. Largësia nuk është problem, për pak minuta dikush mund ta përshkojë botën. Dikush mund t'i jap rehati dhe forcë një personi që ka nevojë për ndihmë... Ka shumë mënyra për t'i drejtuar energjitë pozitive në këtë plan të brendshëm të jetës.
/E./

Similar topics
» Gjumi i fëmijëve
» Gjumi Dhe Endrrat
» Pse na duhet gjumi?
» Gjumi i plotë mbron zemrën
» Gjumi dhe vdekja
» Gjumi Dhe Endrrat
» Pse na duhet gjumi?
» Gjumi i plotë mbron zemrën
» Gjumi dhe vdekja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi