A i bën besimi në engjëjt mbrojtës njerëzit më të kujdesshëm?
Faqja 1 e 1
A i bën besimi në engjëjt mbrojtës njerëzit më të kujdesshëm?
Derisa shumë njerëz besojnë se engjëjt mbrojtës kujdesen për t’i mbajtur ata të sigurt në një botë të rrezikshme, një studim i ri tregon se ata që besojnë në fakt janë më pak të prirë që të ndërmarrin rreziqe pavarësisht nga kjo mbrojtje e besuar.
Hulumtuesit David Etkin, Jelena Ivanova, Susan MacGregor, dhe Alalia Spektor i anketuan 198 individë dhe konstatuan se nga ata që besojnë në engjëjt mbrojtës, 68% thanë se ky besim ndikon në atë se si ata i ndërmarrin rreziqet.
Derisa disa u shprehën se besimi në engjëjt mbrojtës mund t'i bëjë ata persona që ndërmarrin më shumë rreziqe, pjesa më e madhe kanë më pak të ngjarë të ndërmarrin rreziqe sesa homologët e tyre jobesimtarë.
Për shembull, kur u pyetën që ta japin mendimin e tyre për ngasjen e rrezikshme, shumica e atyre që nuk besojnë në engjëjt mbrojtës besojnë se ngasja me 20 km/h mbi kufirin e shpejtësisë ishte niveli dy i rrezikut në një shkallë nga një deri në pesë, ndërsa shumica e atyre që besojnë në engjëjt mbrojtës besonin se ky ishte niveli tre i rrezikut.
“Mund të jetë që njerëzit të cilët kanë një tendencë ta shohin botën si të rrezikshme ose potencialisht të rrezikshme janë më të prirë që ta kenë një besim në engjëjt kujdestarë personalë”, komentuan hulumtuesit.
Koha.net
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Njerëzit që besojnë tek ëngjëjt hasin më pak rreziqe!
» Shenja që po vizitoheni nga Ëngjëlli Juaj Mbrojtës
» Bindjet dhe Besimi
» A besoni në horoskop ?
» Besimi Baha'i
» Shenja që po vizitoheni nga Ëngjëlli Juaj Mbrojtës
» Bindjet dhe Besimi
» A besoni në horoskop ?
» Besimi Baha'i
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi