A besoni në horoskop ?
+30
Lapsi
rose666al
Gon!
bering
protoni
yasmin
KhalidVL
SempreBarca
urimm-@hotmail.com
nushi
tiki.rexha@gmail.com
Erina Baçi
adhurim1
KALIPSO
The-Moon
legal
gogi
Kinich-Ahau
genci
Nikolaos
Erikson
R4
ritushja
edpla
Juxhin
anonymja
esma
gjilanasi
i panjohuri
Jon
34 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
A besoni në horoskop ?
Re: A besoni në horoskop ?
Jo,nuk i besoj horoskopit,per jetët tona din vetem Zoti,mirpo sot zaten krejt po meren me keso gjera pfffffff KEQ.gjilanasi shkruajti:Une votova - Unë besoj vetëm kur më shkon për shtati mua...
esma- 1
Re: A besoni në horoskop ?
Jon shkruajti:A besoni në horoskop ?
them se eshte i besueshem por nga persona qe verret dine te meren me yjet
Normalisht e besoj sepse eshte nje shkenc qe eshte nder me te vjetrat dhe ka qene efikase per te gjithe mbreterite qe kane ekzistuar.por per fat te keq sot disa njerez i shfrytezojne per te perfituar para.
por une e besoj qe ekziston mundesia per te lexuar fatin nepermjet astrologjise
por kete veti duht ta kene pak njerez ,dhe ceshte e verteta une si ve shume rendesi horoskopit qe del neper gazeta e tv. sic e thot nje se thote nje tjeter
edpla- 1
Re: A besoni në horoskop ?
Asnjehere nuk me ka dale horoskopi,dhe nuk besoj fare ne te qe ne momentin qe e degjoj verej se pershkrimet e situatave te dites qe mund te ndodhin jane gjera shume siperfaqsore qe cdo njeri normal ato situata i kalon gjate dites.
R4- 1
Re: A besoni në horoskop ?
Apsolutisht qe nuk besoj, dhe mendoj qe eshte thjeshte çeshtje qe behet per argetim nga shumica dhe madje edhe vete ata qe e publikojne horoskopin shpesh here nuk e besojne.
Eshte nje menyre per te ngopur kureshtjen e njerezve per te ardhmen dhe nje mjet fitimi.
Nuk e kuptoj dot se si ne kete kohe ku shkenca ka ecur me hapa gjigand dhe ka zgjidhur ne menyre racionale mjafte mistere, te besohet se yjet (ca trupa pa jete dhe llogjike) te jene percaktues te fatit te njeriut. Keto jane gjera pa baze shkencore.
Nese do te ishte e vertete pse te mos themi se edhe lulet qe çelin mund te jene si yjet, edhe pemet, edhe .... thoni çfare te doni... pra eshte çeshtje besimi. Ju siguroj se sikur te lindi ideja se lulet qe çelin ne oborrin tuaj jane percaktuese te fatit tuaj dhe per kete te ngrihet nje sistem percaktues, do ta besonit ne te njejten menyre sikurse horeskopit.
I ftoj antaret te jene me racional ne besim... duke i respektuar bindjet e tyre.

Erikson- Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....
30
a besojme ne horoskop?
Horoskopit mund t'i besojme por kjo varet se sa i afte eshte astrologu per ta interpretuar ate, nuk duhet marre per baze vetem shenja diellore (zodiakale), por sigurisht qe duhet edhe data dhe ora e sakte per te dale horoskopi i vertete.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Nuk besoj, sepse smundet me qene i njeti fat per te tane qe jane ne te njejten shenje psh na jemi tre antare ne shtepi dhe smundemi me pas te njejtin fat ...
genci- 2
a besoni ne horoskop?
Po kjo nuk varet nga e njejta shenje o shoku, po varet nga data, muaji, viti i lindjes si dhe ora e sakte. Kjo eshte ajo qe ua ben fatin te ndryshem, ti mos shiko horoskopet neper gazeta e televizione por duhet te lexosh libra astrologjike dhe t'i hysh thelle kesaj fushe per te kuptuar me mire se si eshte puna e horoskopit pastaj fol.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Besoj ne horoskop sepse prej tij familja ime arriti te fitonte nje llotari,por jo vetem kaq besimi im lidhet edhe me nje mendim tjeter.Vendosja e planeteve ne hapesire pra largesia e tyre nga toka ben qe forca gravitacionale te ndryshoj here pas here ne lidhje me toke-planete te tjere dhe ashtu si ndryshimi i motit ndikon ne diten tone ashtu ndikon dhe levizja e planeteve,forca e gravitetit.
Ndoshta mosbesimi i njerezve ne ditet e sotme mbi horoskopin vjen pasi interpretimi i tij nuk behet ashtu sic duhet.

Kinich-Ahau- 29
a besoni ne horoskop?
BRAVO SHOKU, TE LUMTE PER FJALET QE THE. hajde mbushu mendjen disave qe nuk llogjikojne me gjate dhe nuk u hyjne gjerave thelle
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Me sa kam degjuar Horoskopi i bashkangjitet Fese dhe keshtu qe i bie, ai qe beson ne ate Fe qe i perket horoskopi me doemos do ta besoje edhe horoskopin.
une pervete s'e besoj fare.
une pervete s'e besoj fare.
legal- 2
believe
po un besoj sepse ma qellon qdo muaj qe e shikoj horoskopin ne explorer univers ....
bil tash per muajin maj me ka sugjeruar shum mir qe te kem kujdes me kolegun e ri te punes
BESOJ shummmmmmmmm

The-Moon- 6
Re: A besoni në horoskop ?
Nuk besoj, tash per tash pa ma tregu dicka psh mendoj per jeten time ose dicka. Hajt psh le te me tregon dikush diqka per jeten time atehere besoj . Po pika par te gjitha per mu eshte ZOTI.
adhurim1- 3
Re: A besoni në horoskop ?
Eshte e veshtire te gjykosh nese horoskopi tregon te verteten apo jo por une besoj sepse me ndodh shpesh qe t'me realizohen ato cka horoskopi me thote ashtu si ka raste qe me ndodh e kunderta....
Ndonje here na pelqen te besojme kur ajo cfare thuhet eshte dicka e bukur dhe kur thuhet dicka qe nuk shkon mire atehere behemi si dhelpra me rrushin qe thoshte "Nuk ben per mua"......

Erina Baçi- 2
nuk besoj kurrr
Perveq zotit askune tjeter nuk i besoj ,nuk mundem mu bë person qe jeton ne ëndrra të pa realizushme
tiki.rexha@gmail.com- 1
ola
Une besoj ne zot e di se veç ai mundet me dite per njerzit ne kete bote por ne endrra nuk besohet sepse nese do me realizu diçka ajo te realizohet por jo nuk zgjat shume kohe a nese e ke nga zoti atehere e ke pergjithmon, ky ke mendim imi.
Ju pershendes.
Ju pershendes.
nushi- 1
Re: A besoni në horoskop ?
Une votova nuk besoj edhe pse mund te jete dicka e ngjajshme me te por jo sic e pershkruan njerzimi "horoskopi" qe ka lidhje vetem me muajin dhe daten qe lind.
urimm-@hotmail.com- 2
Re: A besoni në horoskop ?
Horoskopi ka 12 shenja, ne bote jetojne mbi 6 miliard njerz.
Ta besosh horoskopin i bie te pranosh se ti dhe 500 milion njerz te tjere keni fatin e njejt.
Qesharake.

SempreBarca- 1
besimi ne horoskop
Ti sempreBarca, nuk llogjikon fare, po kush tha se Horoskopi nuk eshte me i thelle se 12 shenja? Ai nuk bazohet vetem ne 12 shenja, por bazohet te data dhe ora e lindjes, ato 6 miliard njerez nuk kane vetem 12 data lindje por kane secili te veten, dhe oren e vet.
Horoskopi bazohet tek planetet e vendosura neper shenja, dhe secili planet leviz cdo dite, dhe cdo dite lindin njerez te rinj. Por ti ke lexuar vetem horoskopet e gazetave dhe revistave qe jane vetem genjeshtra.
Mos lexo vetem horoskope te kota por futu tek fjala "astrologji" dhe studioje mire kete dege dhe mos e perdor pa vend ate fjalen 'qesharake" pa e vrare trurin me shume.
Horoskopi bazohet tek planetet e vendosura neper shenja, dhe secili planet leviz cdo dite, dhe cdo dite lindin njerez te rinj. Por ti ke lexuar vetem horoskopet e gazetave dhe revistave qe jane vetem genjeshtra.
Mos lexo vetem horoskope te kota por futu tek fjala "astrologji" dhe studioje mire kete dege dhe mos e perdor pa vend ate fjalen 'qesharake" pa e vrare trurin me shume.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Ligjet mbi të cilat horoskopi mbështetet, paraqesin një kontradiktë të pazgjithshme.
Çdo 26 000 vjet boshti i tokës përshkruan faqen e jashtme të një koni. Astrologu i sotëm nuk i shikon planetet në po atë pozicion si kolegët e tij 4000 ose 5000 vjet përpara.
Përveç kësaj janë zbuluar planete të reja si Urani më 1781, Neptuni më 1839, Plutoni më 1932, po asnjë nga këto ndryshime nuk e ka cënuar sadopak sistemin astrologjik, prandaj edhe astronomët e hedhin poshtë astrologjinë si një nga mashtrimet më të mëdha të kohërave.
Une per vete nuk e besoj fare nuk i kushtoj aspak vemendje, madje e percemoj sepse eshte thjesht nje forme mashtrimi qe ne kohen e sotme behet vetem per perfitime materiale!Na thuhet se rezet e yjeve qe bien mbi një fëmijë porsa lind, janë përcaktuese për fatin e tij.
Po kjo thënie ndesh me shumë kontradikta. Toka, planeti ynë, bombardohet vazhdimisht nga drita dhe rezet kozmike, po asnjë prej tyre nuk e ka burimin tek planetet, të cilat nuk rezatojnë dritë. Burimi i kësaj drite gjendet në yjet fikse, kurse rezet kozmike e kanë burimin tek Galaksia e Qumështit. Planetet si toka nuk emetojnë reze.
Gjithashtu thuhet se momenti kur pritet kërthiza ka rëndësi vendimtare. Fjala vjen në rast se doktori e vonon prerjen e kërthizës, fëmija ka një fat tjetër.
Prandaj mirë është të konsultohemi me astrologun që të na përcaktojë kohën më të favorshme për prerjen e kërthizës. Lind pyetja, përse të 240 foshnjet të cilave u pritet njëkohësisht kërthiza, nuk kanë të njëjtin fat?
Pse fjala vjen ka vetëm një Shekspir, ose vetëm një Johan Sebastian Bah ndër gjithë ata që u lindën në të njëjtën kohë me ta? Abati Moris Warburg, një studiues i mirënjohur i astrologjisë thotë diku me ironi: "Astrologjia nuk mund të diskretitohet thjeshtë për faktin që s'ke se çfarë të diskreditosh".
Pa dyshim që planetet e tjerë influencojnë tokën në një mënyrë ose në një tjetër. Baticat e zbaticat, fenomene të tjera natyrore shkaktohen e influencohen prej tyre.
Po që të arrijmë të themi se planetet influencojnë e përcaktojnë jetën dhe fatin tonë, është njësoj sikur të thuash që fusha e sahatit të dorës mund të na sillte vdekjen nepërmjet radioaktivitetit.Si e gjykojnë astrologjinë ekspertët e fushave të ndryshme? Mjekësia e pranon dëmin që mund të shkaktojë astrologjia.
Kryemjeku nga Visbadeni, Dr Shrank, ka shkruar në një artikull mbi psikologjinë e supersticionit: "Rrezikun e madh të astrologjisë e shikojmë tek shqetësimet serioze psiqike, frikën për jetën dhe shqetësime të tjera që ajo shkakton në persona të ndjeshëm.
Astrologjia e paralizon iniciativën dhe aftësitë gjykuese të njeriut. E budalleps njeriun dhe e pengon të mendojë thellë. E vendos personalitetin nën influencën e një lëvizjeje të nënsipërfaqshme e cila ushqehet me mediokritet."
KAQ MJAFTON QE TU THUASH ATYRE QE E PROMOVOJNE ASTROLOGJINE:MOS NA CANI SHUME KOKEN!ME PELQEJNE SURPRIZAT,NUK DUA TA JETOJ DY HERE JETEN!:)

KhalidVL- 7
besimi ne horoskop
CFAREDO QE TE THONI PER ASTROLOGJINE, JU NUK MUND TA NDALONI LULEZIMIN DHE ZGJERIMIN E SAJ. AJO KA QENE "SHKENCA" ME E LASHTA, KA LINDUR BASHKE ME NJERIUN.
JU PO E GJYKONI ASTROLOGJINE PA HYRE NE DETAJE DHE PA E STUDIUAR MIRE ATE.
PER ASTROLOGJI, NE VENDET ME TE ZHVILLUARA TE BOTES, AMERIKE, FRANCE, KANADA, AUSTRALI ETJ, EKZISTOJNE UNIVERSITETE DHE NUK MENDOJ SE UNIVERSITETET MERREN ME GENJESHTRA.
UNE SI STUDIUES I SAJ KAM GJETUR VETEN NE TE, KA PARE FAKTE KONKRETE QE I KA PARASHIKUAR ASTROLOGJIA QE ASKUSH NUK MUND T'I KUNDESHTOJE.
DUKET QARTE QE JU QE FLISNI KESHTU JENI PERSON RELIGJOZ. ISHTE FEJA AJO QE E NDALOI STUDIMIN E ASTROLOGJISE GJATE SHEKULLIT TE 18.
POR PER MUA ASTROLOGJIA KA NJE KONCEPT ME TE NGRITUR SE FEJA SEPSE FEJA KA LINDUR PAS ASTROLOGJISE.
FEJA KA SJELLE MENTALITETE QE E BJENE NJERIUN TE VRITET, QE E BEJNE NJERIUN TE MBYLLUR, FANATIK, TE MOS E SHIJOJE PLOTESISHT JETEN NGA FRIKA SE MOS I VRET "ZOTI". KJO ESHTE QESHARAKE.
PASTAJ FAKTI QE TRE PLANETET E FUNDIT, URANI,, NEPTUNI DHE PLUTONI JANE ZBULUAR SE FUNDI NUK I NDRYSHOJNE ASGJE ASTROLOGJISE PER KEQ, THJESHT E PERMIRESOJNE DHE E PERFORCOJNE ATE, DUKE MUNDESUAR PARASHIKIME ME TE SAKTA.
FEJA JUAJ ZOTERI THOTE QE ZOTI E KRIJOI BOTEN PER 6 DITE DHE TE SHTATEN E LA PUSHIM? PO PSE MOR VETEM 7 DITE KA JETA E ZOTIT? PO TE TETEN, 9, 10... CFARE BERI AI? PO TANI ME SE PO MERRET AI?
TA DINI PRA SE DITET E JAVES RRJEDHIN NGA BESIMI PAGAN, KU CDO PLANET I ZBULUAR DERI ATEHERE ADHUROHEJ SI PERENDI PAGANE DHE SECILES PERENDI I KUSHTUAN NGA NJE DITE.
PRA HENA KA DITEN E HENE, MARSI DITEN E MARTE, MERKURI TE MERKUREN, JUPITERI TE ENJTEN (italisht: Giove-Giovedi), VENUSI - TE PREMTEN (italisht: Venera-Venerdi), SATURNI DITEN E SHTUNE (anglisht: Saturn-saturday), DIELLI KA DITEN E DIEL (anglisht:sun-sunday).
Planetet e tjere u zbuluan me vone se po te ishin zbuluar atehere, ndoshta do kishim 10 dite jave.
Romaket, p.sh shkonin e luteshin diten e marte ne tempullin e Marsit (perendise se luftes) per te fituar betejen. Te dashuruarit luteshin ne tempullin e Aferdites (Venusit) per dashurine e tyre e keshtu me radhe.
Pra astrologjia eshte nje fushe jo vetem ndihmuese por edhe zbavitese. Vete Ajnshtajni e ka quajtur shkence ate. Ne nje nga universitetet e botes qarkullon thenia : "nje mjek i cili nuk njeh bazat e astrologjise nuk eshte mjek profesionit". dhe keto nuk jane genjeshtra.
Ju thjesht e keni lexuar astrologjine ne menyre siperfaqesore.

Demi qe sjell astrologjia,eshte shume me i madh sesa 'dobia' e saj!
Madje une nuk shoh ndonje gje te dobishme ne te per njerezimin!
Me fal per injorancen!
KLM
Madje une nuk shoh ndonje gje te dobishme ne te per njerezimin!
Me fal per injorancen!
KLM
KhalidVL- 7
Re: A besoni në horoskop ?
Njehere e nje kohe nje astrolog paraqitet te nje mbret per t'i parashikuar fatin ketij te fundit,dhe astrologu i thot mbretit qe ai e ka jeten e shkurter...me pas mbreti pas ketij parashikimi e pyet astrologun:" po ti sa parashikon per vete se sa do te jetosh?" astrologu ia kthen:" une per shume e shuuuume kohe"..mbreti ia kthen:"ashtu...???!!!ta shohim pak kete qe thua" dhe ne ate cast mbreti nxjerr shpaten e tij dhe ia pret koken menjehere astrologut!! Per ata qe e kane lexuar librin me perrallat e njemije e nje neteve me siguri iu kujtohet kjo qe sapo tregova... besoj se e moret pergjigjen time....
yasmin- 159
A besoni në Horoskop?!?
Horoskopi, e sidomos ai Kinez, kush e ka pasur në duart e veta e dije fare mire, se sa i vlefshem eshte njeherit, sa i sakt eshte dhe kjo saktesi varet prej jush nese e dini edhe oren dhe minutat kur keni lindur si dhe nese ju kane tregua se cfare moti ka qene, apo me mire te themi temperaturat si dhe kushtet atmosferike ne pergjithesi te cilat kane dominuar apo te cilat e kane percjellur lindjen tuja ne kete bote !
protoni- 32
Re: A besoni në horoskop ?
e cfare paska te magjishme ky horoskopi kinez,mos tregon perralla me kinez:)??!!
yasmin- 159
besimi ne horoskop
Ti qe tregove perrallen me mbret i cili i preu koken astrologut. Na mbushe mendjen ti me keto perralla! Po pse mor te gjithe astrologet te njejten aftesi kane?
Ku e di ti qe ai astrologu nuk ishte aq i afte sa per te parashikuar vdekjen e tij. Kjo eshte perralle, pse ne perralla beson ti? Si femijet naivë? Pastaj edhe po te ishte e vertete qe astrologu nuk parashikoi sakte vdekjen e tij, nuk do te thote gje, thjesht nuk ishte i afte dhe asgje me shume.Por kjo nuk e hedh poshte medeomos astrologjine, e cila ka lindur qe kur ka lindur njerezimi.
Pastaj ne kohen e mbreterve nuk ishin zbuluar planetet e fundit, Urani, Neptuni dhe Plutoni qe vdekja te parashikohet sa me sakte.
Tani kjo eshte edhe me e mundur te parashikohet me zbulimin sidomos te Plutonit (qe konsiderohet si planet i vdekjes) dhe ka astrologë te afte sa te duash qe parashikojne gjera qe ti do te habiteshe, qe ia kalojne edhe kuranit edhe bibles Ok?
Ku e di ti qe ai astrologu nuk ishte aq i afte sa per te parashikuar vdekjen e tij. Kjo eshte perralle, pse ne perralla beson ti? Si femijet naivë? Pastaj edhe po te ishte e vertete qe astrologu nuk parashikoi sakte vdekjen e tij, nuk do te thote gje, thjesht nuk ishte i afte dhe asgje me shume.Por kjo nuk e hedh poshte medeomos astrologjine, e cila ka lindur qe kur ka lindur njerezimi.
Pastaj ne kohen e mbreterve nuk ishin zbuluar planetet e fundit, Urani, Neptuni dhe Plutoni qe vdekja te parashikohet sa me sakte.
Tani kjo eshte edhe me e mundur te parashikohet me zbulimin sidomos te Plutonit (qe konsiderohet si planet i vdekjes) dhe ka astrologë te afte sa te duash qe parashikojne gjera qe ti do te habiteshe, qe ia kalojne edhe kuranit edhe bibles Ok?
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Hahaaaa...sa me bere te qesh me kete komentin e fundit nikolaos,por nejse...Se pari te them qe une nuk tregoj perralla dhe as qe besoj ne to mgjs do me pelqente sepse, me mire te besoj ne perralla se ne njerez duke qene se keto te fundit te lendojne ne ndryshim nga perrallat...
Se dyti nuk jam femije naiv ashtu si mu drejtove ti mua edhe pse te them te drejten do me pelqente te isha perseri femije apo te jem njeri naiv sepse naiviteti sic thoshte Hygo:"eshte mister i shejte"!
Se treti nuk e mohoj faktin qe yjet kane ndikim ne karakterin e njeriut apo ne gjendjen e tij shpirterore por jo ne parashikimin e fatit,kjo eshte e tepert, fatin e krijojme ne me ndihmen e karakterit qe ka secili prej nesh dhe sigurisht edhe me ndihmen e Atij qe na ka krijuar!
Se katerti do me pelqente te debatoja me ju (ty) ne lidhje me kete teme sepse jam shume e hapur ndaj debateve por me pelqen te debatoj me ato qe jane tifoze (simpatizante) te nje x gjeje qe ne rastin konkret eshte horoskopi por mesa kam vene re edhe ne komentet e tjera qe ke dhene per horoskopin rezulton te jesh fanatik i tij dhe, me fal per sinqeritetin por nuk me pelqen te debatoj me fanatike sepse eshte kohe e humbur....

Une nuk flas thjesht sepse ashtu kam deshire une te flas per horoskopin ose me sakte per astrologjine sepse fjala horoskop eshte ajo qe jemi mesuar te degjojme neper televizione dhe gazeta de nuk me pelqen.
Po them nga vete eksperienca ime se astrologjia me ka mahnitur me shume se feja e cila me duket shume absurde me ato rregullat e saj fanatike qe kufizon njeriun te beje ate qe do.
Astrologjia eshte shume me e lashte se feja jote e cila te ka mesuar se paska nje "krijues" ashtu sic e konsideron ti.
Ne adhuruesit e astrologjise besojme se Dielli ishte ai qe krijoi jeten ne toke, dhe jo vetem ne. Ne bote ka plot ateistë dhe jo besimtarë ne Zot (apo Allah) te cilet sa vijne e shtohen. Eshte e qarte se Dielli eshte burim i jetes dhe rreth tij sillen planetet te cilet perbejne baze e astrologjise perendimore.
Dielli na ka krijuar, kete e thote biologjia e cila studiohet neper shkolla. Nuk mendoj se neper shkolla futen libra qe mashtrojne. Po te ishte feja jote aq bindese do te ishte futur neper studimet shkollore. Ajo ekziston vetem ne shkollat teologjike private dhe ne vendet myslimane (te prapambetura).
Prandaj nuk ke pse te qeshesh kot perderisa nuk ke eksperience te thelle ne astrologji. Une duhet te qesh me ty, ku mbron fene. nje fe qe e mbulon njeriun me shami (ferexhe) dhe me mjeker te parruajtur sic ishte sot e 2000 vjet me pare. Kjo eshte qesharake. Pse mor sic ishin njerezit e pare duhet te vishemi edhe ne, sic bejne arabet?
Domethene ne te tjeret po bejme mekat me keto veshje ndryshe e? vajzat e tjera do shkojne ne ferr qe zhvishen e? hahahha sa qesharake kur i degjoj keto kur thuhet se feja i ndalon keto, e ndalon jeten e lire.
Po sado qe t'i ndaloje feja apo Zoti juaj, njerezit e se ardhmes sa vijne dhe po e kuptojne qe jeta ka me teper vlere sesa thote feja. Mire ua beri Enveri qe i zhduku totalisht, ai ishte "burre".
Vertet ishte diktator por nuk ishte budalla qe nuk i perkrahu fete, sepse budallai nuk e mban nje shtet 40 vjet.

E para e punes i dashur nikolaos mos mu drejto me "pse mor" sepse nuk eshte aspak etike,aq me teper t'i drejtohesh nje femre ne ate menyre...Se dyti nuk te fola aspak per fene apo per arabet apo per veshje dhe ato perrallat e tjera qe kishe shkru...
Une, personalisht nuk ta imponova mendimin tim por thjesht e shrehi ate,ndersa ti mundohesh jo vetem mua por edhe te tjereve tu'a imponosh mendimin, tamam si ai "burri i shtetit" qe kishe ti ne qejf...
Ta thashe dhe njehere e po ta them prap: nuk me pelqen debati me FANATIKE! Nqs ti deshiron te na besh simpatizante te horoskopit mua dhe anetaret e tjere mund ta besh me argumenta konkrete dhe brenda rregullave te miresjelljes dhe jo duke permendur gjera pa lidhje si arabe e gjera te tjera kot qe nuk perputhen me temen, aq me teper te me drejtohesh mua ne ate menyre qe personalisht nuk jam aspak moraliste dhe nuk i honepsi ato qe shesin moral sepse ato vete jane mekataret me te medhenj,keshtu qe ke ngaterru adrese me mua, te besosh ne Zot dhe jo ne horoskop nuk do te thote te jesh moraliste por, t'besosh tek nje Krijues Universal do te thote t'i duash krijesat e tij dhe te kesh kuriozitet te njohesh boten dhe sidomos njerezit.
Pikerisht eshte kjo gje qe bejme ne anetaret e ketij forumi (perfshire edhe ti vete):mundohemi te njohim universin tone por njekohesisht me ane te diskutimeve tona dhe shkrimeve mund te njohim edhe njeri-tjetrin edhe pse ndoshta nuk jemi takuar ndonjehere ne realitet....P.S:Nje info i shkurter...plutoni qe e kishe shume per zemer nuk eshte me planet, mund ta shohesh kete info ne kete forum,me duket se tek rubrika kuriozitete...

Besimi ne horoskop
Moj Yasmin, me fal qe te thashe "pse mor" sepse nuk e dija qe ishe femer ok? sepse sot emrat jane modern e eshte e veshtire per t'i dalluar emrat femeror nga ato mashkullor sepse disa kane futur edhe pseudonime, dhe nuk ka pse te tregohesh kaq e acaruar vetem per kete fjale.
Pastaj nuk mund te me tregosh ti mua se cfare eshte Plutoni, une jam studiues i astronomise dhe astrologjise dhe e di mire qe ky Planet ne vitin 2006 eshte futur tek planetet e dores se dyte, ndersa ti thua nuk eshte planet fare, e ke gabim. Pastaj edhe po te mos jete planet, ai ekziston apo jo? dhe perderisa ekziston duhet te kete edhe ai ndikimin e tij. Edhe Hena dhe Dielli nuk jane planete por ne astrologji ato ndikojne me shume se planetet.
Une jam specialist i kesaj fushe dhe nuk mund te me hedhesh poshte ato qe une kam studiuar qe prej 10 vitesh. Nuk jam njeri qe merrem me gjera absurde, nga vete profesioni jam mesues, dhe ne pergjithesi mesuesit jane ateist dhe serioz sepse shkolla eshte laike.
Po te mos kishte aq rendesi astrologjia dhe po te merresha me të thjesht per argetim, atehere une do merresha edhe me fushat e tjera qe parashikojne fatin sic jane magjia e zeze, shikimi i dores, i filxhanit te kafese, i letrave te fallit, por ketyre nuk u besoj, nuk jane te verteta.
Kam vene re qe vetem astrologjia eshte shkenca me e larte e parashikimit sepse ajo merr per baze daten kur kemi lindur, dhe oren dhe eshte natyrore. Ne diten kur kemi lindur eshte shkruar dhe fati yne, ne menyre simbolike, nga harta qiellore astrologjike. D.m.th sipas pozicionit planetar. Une nuk mund te te bind ty dhe askend duke u marre me shkrime sepse astrologjia duhet studiuar te pakten 4 vjet per tu kuptuar., per kete ka universitete ne bote.

un nuk besoj fare ne horoskop por i lexoj.gjerat qe perputhen me realitetin nuk arrij ti konceptoj.njs un besoj vetem dhe vetem ne ZOT
bering- 1
Re: A besoni në horoskop ?
Kurre mos e gjyko horoskopin pa studiuar astrologjine. Te parashikosh me ane te horoskopit do te thote te njohesh mire astrologjine e cila kerkon te pakten 4 vjet studim, njesoj si nje shkolle e larte. Astrologjia nuk eshte horoskopi qe degjojme cdo dite ne televizion apo gazeta, por eshte shume me shume se kaq. Ato jane fare te parendesishme dhe te pergjithshme. Jane parashikime ne baze shenjash dhe jo me date personale. Gjerat jane me te thella me date dhe me ore. Eshte pikerisht ai lloj parashikimi i pergjithshem qe i ka humbur vleren astrologjise dhe i ka bere njerezit mosbesues.bering shkruajti:un nuk besoj fare ne horoskop por i lexoj.gjerat qe perputhen me realitetin nuk arrij ti konceptoj.njs un besoj vetem dhe vetem ne ZOT
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Po pse i lejoni ju atëher ato parashikime gjithëpërfshirëse të përditshme? Unë e kamë një shok, ai më herët punonte me një gazet të përditshme dhe shkruante horoskopin si ia donte zemra :D, ashtu me futkotizëm e bënte horoskopin :).
Gon!- 294
Re: A besoni në horoskop ?
Po jemi ne demokraci dhe secili ben si t'i doje qejfi, duke futur edhe lloj lloj mashtrimesh si horoskopet e mediave. Nuk i kemi ne dore ne keto pune qe t'i ndalojme. Une per vete kam ndaluar horoskopin e pergjithshem ne kete forum, i cili me perpara behej nga te tjere...une jam kritik ndaj mashtrimeve te tilla. Besoj ne astrologji dhe parashikime, por kurre nuk e teproj ne besim pa e provuar dicka.Gon! shkruajti:Po pse i lejoni ju atëher ato parashikime gjithëpërfshirëse të përditshme? Unë e kamë një shok, ai më herët punonte me një gazet të përditshme dhe shkruante horoskopin si ia donte zemra :D, ashtu me futkotizëm e bënte horoskopin :).
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Ti si astrolog që je, mund të na tregosh pak a shumë në lidhje me astrologjinë? Si bëhet ajo? të kamë parë një postim që ke thënë se merresh me shifra me data me, me kalukime me... ku po di unë, mund të na tregosh se si i bënë lidhjet ti me pozicionet planetare? Dhe me një postim tjetër pash që kishe thënë se po sa të lind njeriu fati nga pozicionet planetare i shkruhet, dmth, siç e kuptoj unë nuk mund ta ndryshoj atin njeriu sipas astrologëve që thonë, por një gjë më vjen interesante se edhe Zoti thohet që ia shkruan fatin e jetës qdo njeriu, por Ai pak më ndryshe, jo posa të lind, por para se të lind njeriu.
Gon!- 294
Re: A besoni në horoskop ?
Ndoshta nuk mbani ndonjë enigme ju larg njerëzimit, dhe mund të na spjegoni ktu haptazi pak sa..!
Gon!- 294
Re: A besoni në horoskop ?
Une kam 13 vjet qe studjoj astrologjine ne menyre private nga libra kryesisht ne frengjisht pasi Franca ka pasur te madhin Nostradamus dhe ne France, Angli, Kanada, Australi, SHBA, ka universitete per astrologji. Eshte e vertete qe fati eshte i shkruar, por ai nuk eshte shkruar me shkronja qe perdorim ne, por ne menyre simbolike ne harten qiellore te lindjes. Secili ka harten e tij unike. Ne vitin 2002 une kam botuar nje liber per keto gjera, por kete vit do te botoj nje liber me 500 faqe qe e shpjegon akoma me mire se si funksionon astrologjia ne jeten tone.Gon! shkruajti:Ti si astrolog që je, mund të na tregosh pak a shumë në lidhje me astrologjinë? Si bëhet ajo? të kamë parë një postim që ke thënë se merresh me shifra me data me, me kalukime me... ku po di unë, mund të na tregosh se si i bënë lidhjet ti me pozicionet planetare? Dhe me një postim tjetër pash që kishe thënë se po sa të lind njeriu fati nga pozicionet planetare i shkruhet, dmth, siç e kuptoj unë nuk mund ta ndryshoj atin njeriu sipas astrologëve që thonë, por një gjë më vjen interesante se edhe Zoti thohet që ia shkruan fatin e jetës qdo njeriu, por Ai pak më ndryshe, jo posa të lind, por para se të lind njeriu.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
Pastaj edhe në fe mësohet se gjithqka ka në qiej kontrollohen nga Zoti, atëher po përshtatet bukur mir që pozicionet planetare na kontrollojnë ne, kurse planetet i kontrollon Perendia.
Edhe një gjë dua ta di i nderuar, kafshët që i parkasin shenjave të horoskopit që janë lindur në ata muaj, si i drejtojnë pozicionet planetare ato?
Edhe një gjë dua ta di i nderuar, kafshët që i parkasin shenjave të horoskopit që janë lindur në ata muaj, si i drejtojnë pozicionet planetare ato?
Gon!- 294
Re: A besoni në horoskop ?
Sigurisht qe planetet ndikojne edhe tek kafshet, por une personalisht nuk e kam studiuar kete ndikim sepse nuk me ka interesuar. Toka eshte moter e planeteve te sistemit tone diellor dhe te gjithe kane per baba diellin (ne menyre figurative), dhe eshte e logjikshme qe levizja e ketyre planeteve ndikon drejtperdrejt ne jeten tone ne Toke. Vete Hena (trupi qiellor me i afert me ne) ndikon qe tek baticat dhe zbaticat, tek lindja e femijeve, ciklet e grave. Hena e plote, hena e re kane ndikime te vecanta. Tek kafshet ndikojne sigurisht, por ne nuk e kuptojme gjuhen e kafsheve. Duhet ta studjojme astrologjine ne lidhje me jeten e njeriut sepse jeta e njeriut ka me shume rendesi se gjithcka ne toke, sepse jemi ne te zotet e tokes, jemi ne qe ndertojme pallate, shpikim makina e tekonologji te reja, pra jemi ne superior mbi gjithcka ne toke dhe jane planetet qe na vene ne levizje, na nxisin, na nervozojne, na semurin, na gezojne...Gon! shkruajti:Pastaj edhe në fe mësohet se gjithqka ka në qiej kontrollohen nga Zoti, atëher po përshtatet bukur mir që pozicionet planetare na kontrollojnë ne, kurse planetet i kontrollon Perendia.
Edhe një gjë dua ta di i nderuar, kafshët që i parkasin shenjave të horoskopit që janë lindur në ata muaj, si i drejtojnë pozicionet planetare ato?
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: A besoni në horoskop ?
une per vete e besoj horoskopin jo vetem ato te parashikuara nga astrologe te afte por edhe ato qe dalin ne gazeta e revista .te gjitha me kane rezultuar te verteta .madje edhe te metat apo vlerat sipas shenjes une i kam gjetur qe te gjitha tek vetja.ndoshta eshte edhe ceshtje besimi sepse shoqja ime e ngushte e degjon horoskopin sepse e di qe gjithmone i del e kunderta.
rose666al- 3
Re: A besoni në horoskop ?
Un per vete besoj ne horoskop se ato qe me ka parashikuar Nikolas kane dale te verteta dhe per kete kam respekt te madh per te
Lapsi- 67
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi