Besimi Baha'i
2 posters
Faqja 1 e 1
Besimi Baha'i
BESIMI BAHAJ
Besimi Bahaj ekziston qe nga viti 1844. Prej asaj kohe bahajët tentojnë t’i jetësojnë principet e unitetit te religjionit, njerëzimit dhe të gjinive njerëzore. Sot besimi Bahaj është religjion i dytë ne botë për nga shpërndarja hapësinore. Në botë ekzistojnë 6 milionë besimtarë Bahaj te shpërndarë në 235 vende te botës .
Kush janë të parët e Bahajëve
I pari i Bahajëve është Bab (fjala BAB dmth derë). Ai hapi rrugën për ardhjen e Baha’u’llah-u emri i cili d m th lavdi i zotit) është i dërguari i Zotit për ditën e sotme. Ka lindur ne Iran prej nga është dëbuar për në Akkë, ku e ka vuajtur burgimin prej 40 vjet. Ka vdekur më 1892. Gjatë historisë së zhvillimit të këtij besimi, rreth 20.000 vetë kanë dhënë jetën për nder të këtij religjioni. Djali i madh i Baha’u’llah-ut ka qenë Abdul’Baha (emri i tij d.m.th shërbëtor i Zotit). Ky u emërua nga babi si mësues i mësimeve dhe i besimit të tij.
Abdu’l-Baha ishte trashëgimtari i cili e mbrojti besimin Bahaj nga shkatërrimi.
Sa ishte i burgosua në moshën 9 vjeçare, së bashku me babanë e tij, vuajti burgimi e gjatë shumëvjeçar. Duke ju falënderuar mësimeve të drejta të Baha’u’llah-ut dhe vuajtjeve të tij, si dhe sakrificave të Bab-it, Abdu’l-Bahaut , së bashku me flijimin e 20.000 njerëzve të tjerë që e dhanë jetën në mbrojtje të këtij besimi, sot bahajtë janë besimtar unik në tërë botën .
Shtëpitë e Bahajëve
Shtëpitë e Bahajëve janë të ndërtuara në të gjithë botën dhe dyert e këtyre shtëpive janë të hapura për njerëzit e racave të ndryshme, feve të ndryshme, nacionaliteteve të ndryshme. Të gjithë njerëzit pa kuruar dallime janë të mirëseardhur në shtëpitë e bahajëve ku mund të ndiqet fjala e Zotit të cilën e kanë zbuluar të dërguarit e Zotit.
Aty mund të dëgjoni fjalët e Krishenës, Zaratustrës, Budës, Krishtit, Muhamedit si dhe të Bab-it, baha’u’lla-ut dhe Abdu’l-baha-it. Në të vërtetë, në shtëpitë e bahajve, njeriu e ndjen bashkimin me të gjithë të dërguarit e Zotit dhe me gjithë njerëzimin.
Principet themelore të besimit Bahaj
Thelbi i besimit Bahaj mbështetet në 13 principe themelore: 1. Bashkimi i njerëzimit, 2. Baza e të gjitha besimeve është e njëjtë, 3. Besimi është bashkuesi i njerëzimit; 4. Mënjanimi i paragjykimeve; 5 .besimi është gjuha ndihmëse universale; 6. Të drejtat e barabarta në mes të meshkujve dhe femrave; 7. Arsimimi universal; 8. Zgjedhja shpirtërore e problemeve ekonomike; 9. Mënjanimi i vobektësisë dhe i pasurimit; 10. përputhja e besimit me shkencën; 11. Hulumtimi i së vërtetës; 12. Paqja e përgjithshme; 13. Gjykatë dhe gjygjësi ndërkombëtare.
Disa mësimet tjera të besimit Bahaj
Bahajët predikojnë se ne jemi krijuar nga Zoti dhe jemi qenie dyfishore : fizike dhe shpirtërore ku shpirti jeton edhe pas vdekjes.
Martesa konsiderohet si mjetë për zhvillimin shpirtëror të partnerëve nga bashkësia e së cilës formohet familja. Familja është bazë e shoqërisë njerëzore dhe ajo duhet të shprehet përmes jetës së pastër morale. Duke arritur pastërtinë morale, arrihet edhe lumturia e përhershme dhe përparimi i përgjithshëm shoqëror. Në ngritjen e tyre etike, bahajët i japin rëndësi edhe këshillimit reciprok, duke e konsideruar atë si proces dinamik i gjetjes të së vërtetës si dhe i zgjedhjes së problemeve në përgjithësi.
Zakonet Bahaje
- Lutuni dhe lexoni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje sepse lutja është bisedë me Zotin. Ajo duhet të jetë obligimi i juaj dhe shërbimi që i bëni Atij,
- Çdo vit, prej datës 2 deri më 21 Shkurt, agjëroni nga agu e deri në muzg,
- Studioni çështjen fetare dhe nxiteni që edhe të tjerët ta bëjnë këtë,
- Largohuni nga alkooli dhe barërat medicinale dhe përdorni ato rreptësishtë vetëm me rekomandimin e mjekut.
- Gjatë martesës përmbajuni zakoneve të bahajëve. Në martesën bahaje partnerët e zgjedhin lirisht njëri tjetrin. Pasi të bihet vendimi për martesë, qifti duhet të kërkoj pëlqimin e prindërve biologjik për një gjë të tillë, sepse martesa e pëlqyer nga prindërit i ofron familjet e të martuarve.
- Respektojeni qeverinë e juaj dhe mos u merrni me aktivitete partiake. Marrja me politikë shkakton pabarazinë në një shoqëri.
- Shpifjet dhe përgojimet janë të ndaluara, sepse bëjnë përçarje në mes të njerëzve.
- Shënoni dhe kremtoni festat bahaje. Ekzistojnë 9 festa. Sipas mundësisë, gjatë këtyre festave mos punoni dhe mos shkoni në shkollë.
- Jepni kontribut në Fondin Bahaj. Kontributi epet me dëshirë dhe është obligim shpirtëror i secilit besimtar dhe i dedikohet vetëm bakajve.
Këshilla se si duhet të jetë një bahaj i vërtetë
Nëse je i pasur, bëhu dorëshlirë, e nëse je i varfër falënderohu.
Bëhu i besueshëm për fqinjin dhe shikoje atë me sy të çiltër dhe miqësor.
Bëhu pasuri për të vobektin dhe vërejtje për pasanikun, përgjigju në thirje të të vobektit.
Mos u bë i padrejtë ndaj askujt, trego butësi ndaj çdokujt.
Bëhu dritë e atyre që ecin në errësirë, gëzimi i fatkqinjve, uji i të eturve, mbrojtje dhe përkrahje i të shtypurve, strehim për të huaj, shërim për të sëmurin dhe vendqëndrim për të ikurin.
Bëhu sy për të verbërinë, udhë udhëheqës në rrugën e njeriut mëkatar.
Bëhu kurorë në ballë të besnikërisë, shtyllë nderi i drejtësisë dhe frymë jete për njerëzimin.
Bëhu diell në qiell të mirësisë, gur i çmueshëm në diademë të mençurisë.
Jepi të vobektit, ngrite të rrëzuarin, shëroje të sëmurin, qetësoje të fiksuarin, shpëtoje të rrezikuarin, jepi shpresë të pashpresit, ndihmoje të dobëtin.
Bashkimi sipas Bahajve
Secili në personin tjetër e sheh bukurinë e Zotit e cila shprehet në shpirtin e atij personi, dhe kur këta persona e gjejnë këtë pikë të përbashkët, do të tërhiqen në mes veti në dashuri. Kjo dashuri e sjell harmoninë e plotë e cila është bazë e bashkimit të vërtetë.

Admin- 1132
Re: Besimi Baha'i
Fjalet e Fshehura Dhe Fjale Urtie
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Besimi Baha'i
Shkrime të Shenjta Bahá'í të shkëputura nga pasazhet hyrëse të librit 'Fjalët e Fshehura të Bahá'u'lláh-ut'
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» A besoni në horoskop ?
» Bindjet dhe Besimi
» Besimi tek krijesat e mbinatyrshme
» Iliret dhe besimi i tyre
» A i bën besimi në engjëjt mbrojtës njerëzit më të kujdesshëm?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi