Përbindëshi misterioz sulmon serbët afër kufirit me Kosovën
Faqja 1 e 1
Përbindëshi misterioz sulmon serbët afër kufirit me Kosovën
Mirjana dhe Dragan Stankoviq, që banojnë në komunën e Leskovcit, mu afër kufirit me Kosovën, thonë se, derisa ishin duke u kthyer nga mbledhja e pemëve të malit, i kishte sulmuar një krijesë e tmerrshme. Në fillim kafsha ishte dukur e qetë, por më pas ishte bërë agresive.
- Në fillim na u duk sikur qen, më pas si një dele e madhe, pastaj u bë si ari. Dikur na u duk si gjel i madh, që lëshonte zëra të llojllojshëm – thotë Mirjana derisa shëron gërvishtjet që i mori derisa ikte nëpër mal. Dragani kishte kaluar më keq. Ai gjendet në spital. Ai thotë se nuk mund të mbrohej nga kafsha, meqë duart i kishte plot me pemë të malit.
“Në fillim mu duk si ari i vogël, e më pas filloi të lëshonte zëra. Tentoi që të kërcente në mua, por sikur nuk ishte ari, mirëpo diçka më i vogël. Kur e ndezëm baterinë, më ngjau në qen. Më sulmoi disa herë derisa e ndeza shkrepësen. Atëherë kafsha u largua”, përfundon ai.
(Kosova Sot)
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» E sulmon “shpirti” agresiv
» Në njërin sy Kosovën në tjetrin Shqiponjën
» Besëtytnia te serbët
» Ahmet Zogu dhe serbët
» SHIK-u: Si u tradhtua Adem Jashari tek serbët?
» Në njërin sy Kosovën në tjetrin Shqiponjën
» Besëtytnia te serbët
» Ahmet Zogu dhe serbët
» SHIK-u: Si u tradhtua Adem Jashari tek serbët?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi