Besëtytnia te serbët
Faqja 1 e 1
Besëtytnia te serbët
Besëtytnia te serbët
Serbët vdesin nga shkuja
Edhe pse Serbia është shtet thellësisht religjioz, duket se ka sharruar thellë në besëtytni. Gazetari i BBC, Mark Lowen zbulon se folklori, legjendat dhe përrallat e plakave për famën luftarake të mesjetës janë pjesë e përditshmërisë së shumë serbëve.
Kisha e Sinodit në Beograd është një vend i vogël i mrekullueshëm, çardakët e saj janë të zbukuruar me freska të praruara në ar, kurse fasada e saj e stilit barok e mbuluar me mozaikë.
Bukuria e saj është e tillë saqë nuk më pengoi të zgjohem në kohë të lig, të një të shtunë para agimit, për të marrë pjesë në shpalljen e patrikut të ri të Kishës Ortodokse Serbe (KOS).
Gjëja e vetme që më shkaktoi vuajtje ishte ajo që u bllokova afër anëtares më jomuzikale të tubimit. Veshët më dhembën për më gjatë se një orë nga këndimi i saj.
U mundova që të lëvizja pak nga fqinja ime pa veshë për muzikë dhe pa ndjenjë për ritëm, por pa sukses. Fizikisht, nuk kishte më shumë hapësirë të lirë.
Kisha e zbukuruar gumëzhinte nga besimtarët, shikimet e të cilëve ishin mbyllur gjatë lutjeve, ndërkohë që koncentrimin ua prishte vetëm kryqëzimi ose puthja e dorës së patrikut të ri, i cili po kalonte afër tyre.
Ishte ky një moment i shenjtë për popullin me besim të thellë – sepse 85 përqind e serbëve deklarohen si ortodoksë.
Feja dhe kombi në këtë rajon gjithmonë ishin të lidhur fundamentalisht. Nëse jeni serb jeni edhe ortodoks, e nëse jeni kroat atëherë jeni katolik.
Pas disa dekadash të durimit nën komunizëm, religjioni sërish lulëzoi gjatë viteve të nëntëdhjeta, megjithëse ai njëkohësisht ushqeu edhe ndarjet etnike, duke luajtur kështu rolin kryesor në luftërat e ish-Jugosllavisë.
Përderisa Serbia moderne u rilind nga hiri i Jugosllavisë, ortodoksizmi mbeti identiteti kryesor serb.
Mirëpo, po ta ktheni kokën paksa nëpër shekuj, para krishterimit të sllavëve ishte paganizmi ai që gëzonte përkrahjen më të madhe, e jo ortodoksizimi.
Bashkë me të erdhën edhe mitet dhe folklori, një pjesë e madhe të të cilave, siç e zbulova, ende vazhdojnë të jetojnë brenda këtij kombi religjioz.
Qiradhënësi im më dha një kuletë, si dhuratë për darkën e Krishtlindjes, në fillim të janarit. Para se ta hapja, ai ofshau, e mori në dorë dhe në të e futi një monedhë prej 20 dinarësh.
“Është ndjellakeqe kur dikujt t’i ofrosh një kuletë të zbrazët”, më tha.
Ishte ky takimi im i parë me besëtytnitë serbe. Por, ky ishte vetëm fillimi…
Kurrë mos e le çantën në dysheme, sepse do të mbetesh pa asnjë para në xhep. As mos të të shkoj mendja që të dalësh jashtë me flokë të lagura, sepse do të sëmuresh nga ‘kallja e trurit’. E, nëse merr guximin që të ulesh në qoshe të tavolinës, ta dish se kurrë s’do të martohesh. Nëse, rastësisht, edhe e gjen shoqen e ardhshme të jetës (e që s’do të ndodhë kurrë, po qe se dikush me fshesë e fshinë dyshemenë në drejtimin tuaj), atëherë është më mirë që të mos këndosh derisa je ulur pranë tryezës, sepse ajo do të çmendet.
Dhe, çfarëdo që të ndodhë, detyrimisht thuaj se foshnja e sapolindur është e shëmtuar. Nëse thua që është simpatike, fëmija do të përcillet nga fati i keq gjatë gjithë jetës. E, mbi të gjitha, ruaju nga shkuja. Zonjat që ia ekspozojnë stomakët e tyre ajrit të ftohët do të përfundojnë me vezore të ftohura dhe kurrë s’do të mund të kenë fëmijë.
Nëse uleni afër dritares së hapur, qafa do t’ju mbetet e shtangur gjithë jetën. Edhe gjatë vapave më të mëdha verore do të shihni serbë sesi me panik i mbyllin dritaret e autobusëve urbanë.
Serbët madje edhe kanë edhe një thënie popullore: Shumë kanë vdekur nga shkuja, por askush nga kundërmimi.
Kur gripi i derrave sulmoi Serbinë vitin e kaluar, njerëzit kërkuan shpëtim tek barërat natyrore, kështu që u rrit ndjeshëm kërkesa për hudhra – megjithëse, ndoshta kjo edhe është e pritshme për vendin që e ka parë njërin prej vampirëve të parë që e njeh bota.
Me fillimin e shekullit të 18, vdiq fshatari Petar Blagojevic, diku në Serbinë lindore. Në javën që e pasoi vdekjen e tij, edhe 9 fshatarë të tjerë vdiqën në mënyrë misterioze. U fajësua Blagojevic, në zemrën e të cilit fshatarët e futën një hu, pasi që fillimisht e zhvarrosën trupin e tij.
Ndoshta për këtë edhe është e kuptueshme që turma serbësh i ndiznin televizorët e tyre për të shikuar një profete bizare transvestite gjatë viteve të nëntëdhjeta. Kleopatra misterioze u bë e famshme duke parashikuar të ardhmen e gjithçkaje, duke filluar nga problemet martesore e deri tek bombardimet e NATO’s gjatë luftës në Kosovë.
Por, vetëm kur politikanët nacionalistë iu kthyen fuqisë së religjionit, Serbia përjetoi disa prej momenteve më të errëta të saj. Slobodan Milosevic e mori pushtetin përmes kamxhikut joshës patriotik, duke përkujtuar në Betejën e Kosovës të vitit 1389. Faktet për këtë betejë ende mbeten të pakonfirmuara, por ai e mori përsipër statusin legjendar nga kombi religjioz,pjesëtarët e të cilit ishin edukuar se vëllezërit e tyre ishin vrarë si martirë në fushën e provincës së tyre të shenjtë, në mbrojtje të Evropës së krishterë nga plaçkitja Osmane.
Kështu, presidenti Milosevic iu priu njerëzve të vetë drejt luftërave, duke rindezur legjendën e vjetër për Serbinë e Madhe.
Edhe sot, obsesioni i Serbisë me mite e legjenda shpeshherë i kthen serbët nga e kaluara, më parë se nga e ardhmja, në kërkim të inspirimit dhe të fuqisë dhe prestigjit të humbur.
Serbët më thanë se ata i kishin përdorur pirunët, thikat dhe lugët e argjendta shumë më përpara se pjesa tjetër e Evropës, dhe se pincetën e kishin shpikur qysh në shekullin e 12.
Kjo mbase e tregon pasigurinë që e ndjejnë për rrugën që e pret shtetin e tyre – më të vogël dhe më të dobët se kurrë më parë.
Për një komb kaq krenar, besimi në të gjitha këto që u thanë duket se në një farë mënyre paraqet ngushëllim.
Mark Lowen - BBC

Jon- 1159
Similar topics
» Ahmet Zogu dhe serbët
» SHIK-u: Si u tradhtua Adem Jashari tek serbët?
» Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë
» Përbindëshi misterioz sulmon serbët afër kufirit me Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi