SHIK-u: Si u tradhtua Adem Jashari tek serbët?
Faqja 1 e 1

‘Sokol, shteti shqiptar na shiti tek shkjau…”. Dëshmia e ish-Nënkolonelit të SHIK-ut, Sokol Poga: Si u tradhtua Adem Jashari. Dekonspirimet te serbët. Berisha dhe sekreti i celulave të para të UÇK-së… Çfarë i ka thënë Adem Jashari nënkolonelit të SHIK-ut Poga, gjatë një takimi në ‘93 në Tiranë me Kadri Veselin që pas luftës drejtoi shërbimet sekrete të Kosovës. Një përgjigje e Berishës kur Kelmendët, Krasniqi e Ali Ahmeti e pyetën hapur nëse do ta mbështeste apo jo luftën.
Eshte intervistuar një nga dëshmitarët e takimeve të para në Tiranë dhe stërvitjeve të fshehta të 87 të parëve të UÇK-së në Elbasan e Dajt. I autorizoi Ramiz Alia apo Sali Berisha këto stërvitje… Roli i Gazidedes në survejimet dhe dekonspirimet. Dëshmia e Pogës për urdhërin e fshehtë për kosovarët që hynë në Shqipëri nga ‘93 në ‘96: “Ishte urdhër i Gazidedes, shoqëroheshin në komisariate, sbatoheshin praktikat e UDB-së për “biseda informative”. Adem Jashari dhe 87 të tjerë për dy muaj, në vitin 1991, u përgatitën ushtarakisht në Shqipëri. Ata kanë zhvilluar më pas dhe në Tiranë aktivitet të rëndësishëm për çështjen kosovare. Dëshmia e sotme në DITA është nga një njohës i hershëm i këtij aktiviteti që pohon se Berisha dhe shërbimi i atëhershëm sekret i Shqipërisë kanë punuar kundër celulave të para të UÇK-së, madje i kanë dekonspiruar ato tek serbët. Akuzat e rënda bëhen nga Nënkoloneli (R) i SHIK, Sokol Poga. Më poshtë, intervista që DITA zhvilloi dje me z.Poga.
Zoti Sokol! Në Shqipëri, në vitin 1991 janë përgatitur dy grupe themelues e luftëtarë të UÇK-së, ai i Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit. Ju jeni ndër personat më të informuar për përgatitjen dhe fatin e tyre të mëtejshëm. Asnjëherë nuk është folur hapur për atë periudhë. Çfarë ka ndodhur?
- Po. Grupi i Adem Jasharit është i dyti që është përgatitur në Shqipëri. I pari është grupi i Zahir Pajazitit. Grupi i Zahir Pajazitit është përgatitur në Elbasan, ndërsa grupi i Adem Jasharit është përgatitur në Tiranë, përkatësisht në Surrel, në malin e Dajtit. Grupi i Adem Jasharit përbëhej nga 34 vetë. Grupi i Pajazitit kishte 54 vetë. Të dy këta grupe janë përgatitur nga një muaj secili, përkatësisht në tetor-dhjetor të vitit 1991.
Nga kush u përgatit grupi i Adem Jasharit?
- Grupi i Adem Jasharit u përgatit nga Hysen Ymeri, Agron Dhimarko, Ylli Mici dhe Kastriot Hoxha. Ky i fundit ishte komandanti i repartit. Për të ruajtur sekretin dhe misionin e tij, grupi u nis ilegalisht nga Kosova nëpërmjet një itinerari të veçantë…
Grupi, 34 vetë, u nda në nën grupe, u nis nga Kosova, në drejtim të Shkupit. Aty, me avion u nisën për në Zvicër. Që nga Zvicra, me tren, erdhën në Bari të Italisë. Nga Italia, me traget erdhën në Durrës, dhe nga Durrësi në Tiranë. Në Tiranë u stabilizuan në Shtëpinë e Oficerëve (Enti Social Kulturor i Ushtrisë) që ndodhet pranë godinës së Ministrisë së Jashtme.
Çfarë përfshinte programi i stërvitjes për këtë grup?
- Më saktësisht e dinë ata që bënë përgatitjen e tyre. Por sigurisht, trajnimi i tyre konsistonte në përgatitjen e zjarrit, në përgatitjen fizike, luftës guerile dhe elementë të tjerë të luftimit në terrenit etj… Secili inspektor, nga ata që përmenda më sipër, jepte lëndën e tij.
Është përfolur që grupet e para dhe më vonë edhe aktivistë të tjerë të UÇK-së janë dekonspiruar nga Tirana zyrtare tek qeveria serbe. Çfarë mund të na thoni ju si njohës i këtij problem?
- Jo vetëm që është përfolur, por kjo është plotësisht e saktë. Janë dekonspiruar që në kohën e përgatitjes prej dhjetorit 91 si edhe më pas nga drejtuesit e shtetit pas marsit 92, me president Sali Berishën dhe nga shërbimi i Bashkim Gazidedes… Kjo, siç thashë edhe më lart, pati dhe pasoja. Pati pasoja të rënda jo vetëm për luftëtarët, por dhe për misionin që ata kishin marrë përsipër të realizonin…
A keni folur ju, ose a ju ka folur juve Adem Jashari vetë për raste konkrete dekonspirimesh?
- Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri. Ai erdhi të takojë vëllain e tij. Rifatin, që vinte nga Gjermania. Dhe, ndërkohë, mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që studionte në Tiranë, i cili gjatë luftës ishte shefi i G-2(ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës.
Ademi më tha: ”Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Na tregoi më pas me hollësi rrethimin që i kishin bërë atij në shtëpi, çarjen e rrethimit si dhe peripecitë që kishin hequr dhe shokët e tij të stërvitur në Tiranë… Bëhet fjalë për rrethimin që ka ndodhur kur grupi i Adem Jasharit që ishte i fundit, mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri. Një pjesë e mirë e këtij grupi, u kthye në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër,iku në emigracion në vende të tjera të Europës nga kishin ardhur. Adem Jashari dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirimin e bërë. Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri. Pati një luftim të ashpër, Adem Jashari, vëllai i tij Hamza dhe babai i tij Shabani, mundën ta çajnë rrethimin. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga drejtuesit e shtetit amë e njëjta gjë ndodhi dhe me elementët e tjerë, të cilët, u detyruan të lënë Kosovën dhe të kërkojnë azil politik në shtete perëndimore si në Zvicër, Gjermani, Austri, etj…
Vetë Ademi qëndroi në ilegalitet. Shpesh herë vinte dhe në shtëpinë e tij në Prekaz. Kur rrezikohej rreptas, shkonte në një bazë të tij të sigurt në Shkup, tek I.Sh. (me pseudonimin ‘Gishti’, nga që kishte një gisht të prerë), me të cilin Ademi kishte qenë në një grup gjatë stërvitjes në Shqipëri.
Me Hashim ThacinMe kë kontaktonte tjetër Adem Jashari në Shqipëri?
- Megjithëse e kishin të ndaluar të lëviznin në vende të pa kontrolluara, Adem Jashari e shokët e tij, gjatë kohës që përgatiteshin në Tiranë, zhvillonin dhe një aktivitet të gjerë në interes të objektivit për të cilin përgatiteshin. Ademi, edhe kohë më parë, kishte kontakte me njerëz që vinin ilegalisht në perëndim për probleme të çështjes kosovare. Kështu që ai merrte kontakte kur ata vinin në Shqipëri. Të tillë ishin Fehmi Lladrovci, Isa Demiri, Alush Sala, Sefë Morina, etj…
Ju keni qenë vetë në këto takime?
Në shumë nga këta takime isha i pranishëm edhe unë.
Ku bëheshin takimet?
Takimet tona bëheshin edhe në Tiranë, edhe në Durrës. Në Durrës kemi qëndruar tek shtëpia katër katëshe e Ramë Sylmetës, nga Kërçina e Gjakovës, por që ishte me banim në Zvicër. Kjo shtëpi u shfrytëzua nga ana jonë si një bazë e rëndësishme UÇK-së, si para, ashtu dhe gjatë luftës në Kosovë.
Dmth SHIK-u shqiptar i survejonte gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe i dekonspironte?
-Po. Veçanërisht kur në krye të SHIK-ut erdhi Gazidede që urdhëroi survejim në çdo hap që hidhnin. Kryesisht nga viti 1993 e në vazhdim, aktiviteti i aktivistëve kosovar erdhi në rritje. Po u sjell shkurt një shembull tjetër dekonspirimi ndër të parët, atë të Zahir Pajazitit. Pajaziti sapo kaloi kufirin, u arrestua nga serbët dhe u mbajt një muaj në burg.
Si është e mundur që edhe u lejuan grupet nga Kosova të përgatiteshin në Shqipëri dhe përndiqeshin dhe dekonspiroheshin?
-Duhet të dini që marrëveshja për përgatitjen e luftëtarëve të UÇK-së është bërë me Ramiz Alinë që në fillim, e jo me Sali Berishën… Është e qartë në dokumente, që do hapen kur t’u vijë koha që Berisha, në pikat kulmore, nuk ka qenë pro lëvizjeve paraprake, fillim luftës dhe luftës në Kosovë… Dhe meqë e prekët këtë pikë, dua të theksoj këtu një nga periudhat më të vështira, atë të viteve 1993-1996, kohë në të cilën qindra e mijëra kosovarë vuajtën pasojat e një urdhëri absurd nga qeveria e shtetit amë…
Cili ishte ky urdhër?
-Hapja e Shqipërisë, solli një dëshirë legjitime të kosovarëve për të prekur tokën amë. Për këtë, ata shpesh ata kalonin ilegalisht kufirin. Por përkundër kësaj dëshire e këtij malli, ata përfundonin në komisariatet e policisë të Kukësit, Tropojës, Dibrës, si pasojë e një urdhri absurd. Urdhëri i qeverisë ishte që gjithë kosovarët që vijnë në Shqipëri, të shoqëroheshin në polici, të merreshin në pyetje apo siç thuhej në urdhër, për “Bisedë informative”. Kjo ishte një praktikë e njohur e UDB-së jugosllave.Unë dhe kolegët e mi të profesionit, konfirmojmë se në ballë për zbatimin e këtij urdhri absurd, ishte Bashkim Gazidede e shik-asit e tij… Kjo praktikë u ndoq në vitet 1993-1996. Shumë kosovarë u rrezikuan jo pak nga ky urdhër…
Po lidhur me ‘dashurinë’ e Berishës për FARK, Rugovën e Bukoshin çfarë dini ju? -Unë nuk dua të zgjatem e të komentoj më gjatë këtë. Do të tregoj vetëm një fakt. Ishte fundi i vitit 1995 apo fillimi i vitit 1996. Një grup i përbërë nga Faslli Veliu(‘Daja’), Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Jakup Krasniqi, Muhamet Kelmendi, Ibrahim Kelmendi e Xhavit Haliti, bënë një takim me Presidentin Sali Berisha në Tiranë, përkatësisht në hotel ‘Tirana’. Në thelb, në përmbushje të misionit, ata i kërkuan Berishës:’Në situatën që është Kosova, ne kemi vendosur dhe do i shpallim luftë Serbisë! Ju, do të na mbështesni?”. Berisha u përgjigj duke u fshehur pas Rugovës: “Rugova, deri tani, është kundër kësaj ideje, vetëm nëse pranon Rugova….!” – ishte përgjigja. Në këto kushte, grupi i mësipërm, i zhgënjyer iku, por nuk hoqi dorë nga misioni: Shpallja e luftës dhe çlirimi i Kosovës!.
KUSH ËSHTË NËNKOLONEL SOKOL POGA
Sokol Poga është lindur në një familje të njohur për tradita atdhetare në Has në vitin 1955. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Kulturës në Tiranë, arsimin e lartë e kreu në Shkollën e Ministrisë së Brendshme. Për 28 vjet ka punuar në detyra të rëndësishme në këtë institucion, ku 15 vite në Zbulim dhe 13 vite të tjera në Ja… Sokol PogaKundërzbulim. Prej vitesh, me gradën e Nënkolonelit, është në rezervë. Familjarisht ka mbështetur që në nisje lëvizjet e para, organizimin e strukturave të UÇK-së dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Personalisht, si ushtarak, pas vitit 1990 e deri në çlirimin e Kosovës, së bashku me drejtues të luftës e drejtues të shtetit të sotëm në Kosovë, ka dhënë një kontribut të shquar në front dhe në prapavijë të kësaj lufte. Është vlerësuar me shumë dekorata e mirënjohje shtetërore si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri. (Dita) Intervistoi Kujtim Borici)./standardi.info

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Besëtytnia te serbët
» Ahmet Zogu dhe serbët
» Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë
» Përbindëshi misterioz sulmon serbët afër kufirit me Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi