Besimi tek krijesat e mbinatyrshme
Faqja 1 e 1
Besimi tek krijesat e mbinatyrshme
Amerikanët dhe besimi tek krijesat e mbinatyrshme
Studimet tregojnë se mbi dy të tretat e amerikanëve pranojnë ekzistencën e fantazmave, vizitorëve nga planete të tjera dhe krijesa të tjera të mbinatyrshme. Ndërsa më të sofistikuarit mund të mendojnë se këta njerëz janë të çmendur, studiuesit e shkencave shoqërore kanë një pikëpamje tjetër.
Dielli është gati të perëndojë në qytetin historik të Xhefërsonit në Teksas.
Është koha që fantazmat të dalin në disa qendra, si për shembull Hoteli Xhefërson 160 vjeçar, ku mysafirët shpesh njoftojnë se kanë parë gjëra të çuditshme.
Turet e fantazmave janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregtisë së këtij qyteti, duke tërhequr çdo natë dhjetëra njerëz, që duan të shikojnë dhe të mësojnë rreth ndërtesave dhe shtëpive, ku thuhet se ka fantazma.
Xheimi thotë se fantazmat mund të sigurojnë prova për ekzistencën e një jete tjetër, që ajo e beson.
“Gjithnjë kam menduar se ekziston një jetë pas jetës që ne njohim. Nuk e di nëse do të mbetemi përgjithmonë në Tokë ose për ne ka diçka më tepër, por një gjë e di se diçka tjetër ekziston”.
Disa njerëz mund të mendojnë se besimi tek fantazmat është diçka qesharake.
Por nuk mendon kështu psikologu Brian Cronk i Universitetit Shtetëror të Mizurit në Shën Xhzef të Mizurit.
“Kjo nuk është diçka anormale, sido që ta shikosh”.
Zoti Cronk, i cili ka ndihmuar studentët që studiojnë njerëzit që besojnë në krijesat e mbinatyrshme, thotë se njerëzit janë të prirur të kërkojnë përgjigje për pyetje të pazakonta.
“Një prej gjërave që truri i njerit bën, dhe që nuk e bëjnë krijesat e tjera, është se ne gjithnjë përpiqemi të parashikojmë të ardhmen dhe të shpjegojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe kjo na bën që gjithnjë të kërkojmë arsye për çdo gjë”.
Një studiues tjetër që është përqendruar tek besimi në krijesat e mbinatyrshme është profesori i sociologjisë, Carson Mencken, në Universitetin Baylor në Waco të Texasit.
Ai dhe kolegë të tij kanë arritur në përfundimin se njerëzit që besojnë te krijesat e mbinatyrshme janë njerëz më se të zakonshëm.
“Ata bëjnë punë normale, kanë familje dhe bëjnë një jetë normale si gjithë të tjerët. Pra ata janë njerëz të zakonshëm, që kanë ato që ne i shikojmë si hobi të çuditshme”.
Zoti Mencken dhe dy kolegë të tij në Universitetin Baylor botuan vitin e kaluar librin me titull “Amerika e Mbinatyrshme”, në të cilin ata kanë studjuar të dhënat rreth njerzve, që kanë besime të ndryshme mbi krijesat e mbinatyrshme.
Ata arritën në përfundimin, për shembull, se meshkujt besojnë tek krijesat e hapësirës më tepër se sa femrat, por gratë janë më të prirura të besojnë tek fallet dhe tek përvojat spirituale.
Sipas studimit të tyre, njerëzit që nuk kanë përfunduar shkollën e mesme ka të ngjarë të besojnë në fantazma dhe në krijesa të mbinatyrshme, por ata arritën në përfundimin se edhe njerëz më të arsimuar besonin në ekzistencën e krijesave të mbinatyrshme.
Zoti Mencken thotë se shumë prej njerëzve që besojnë tek krijesat e mbinatyrshme kërkojnë të zbulojnë diçka, si për shembull prova se objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO-t, ose fantazmat, ekzistojnë; por ai shton se shumë të tjerë kërkojnë thjesht të të dinë më tepër për këtë çështje.
“Ata kërkojnë përgjigje të tjera, një mirëkuptim më të thellë rreth funksionimit të universit, se ç’ndodh pasi ne vdesim”.
Për shumë njerëz besimi fetar u jep përgjigje këtyre pyetjeve. Mes njerëzve që shkojnë në kishë, thotë zoti Mencken, besimtarët liberalë e më tradicionalë ka më shumë të ngjarë të tolerojnë besimtarët e tjerë që besojnë tek krijesat e mbinatyrshme, se sa protestantët dhe besimtarë të tjerë, që e interpretojnë Biblën në mënyrë më strikte.
“Ata ka të ngjarë t’i interpretojnë krijesat e mbinatyrshme si dy alternativa. Njëra është se ato ekzistojnë si pjesë e punës së djallit dhe tjera, se thjesht janë fjalë”.
Zoti Mencken thotë se sot besimi te krijesat e mbinatyrshme nxitet nga shumë filma dhe programe televizive rreth fantazmave dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara.
“Ne kemi programe mbi krijesat e mbinatyrshme. Rrjete televizive i përkushtohen plotësisht ekzistenca apo jo të krijesave të mbinatyrshme, pra ky fenomen është bërë pjesë interesante e kulturës tonë”.
Zoti Mencken thotë se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga vende dhe kultura të tjera për pjesën më të madhe të besimeve për krijesat e mbinatyrshme dhe se emigrantët nga Amerika Latine, Azia dhe vende të tjera u janë shtuar popullatës amerikane që besojnë tek fantazmat dhe ekzistenca e qenieve të mbinatyrshme.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Populli me fuqi të mbinatyrshme
» Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?
» Krijesat e çuditshme
» Bindjet dhe Besimi
» Besimi Baha'i

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi