Jashtëtokësorët ekzistojnë, këtë do ta konfirmojë një kryetar shteti
Faqja 1 e 1
Jashtëtokësorët ekzistojnë, këtë do ta konfirmojë një kryetar shteti
Stephen Bassett është aktivist politik dhe një udhëheqës i çështjes së zbulimit të pranisë së alienëve mes racës njerëzore që, sipas tij, Qeveria amerikane e mban të fshehtë prej 68 vjetësh.
Ai është drejtor ekzekutiv i “Paradigm Research Group” (PRG), organizatë kjo që në kohë të fundit publikoi “dëgjesat qytetare për zbulimin”, në klubin kombëtar të shtypit në Washington DC.
Bassett personalisht dhe grupi i tij janë të bindur për ekzistencën e jashtëtokësorëve.
Në një intervistë për Top Channel ai tha se qeveritë fshehin të vërtetën mbi jashtëtokësorët dhe paralajmëron se së shpejti një kryetar shteti do të dalë përpara dhe do të konfirmojë ekzistencën e alienëve. Kush mund të jetë ky kryetar shteti?
Përse mendoni që ky informacion na mbahet i fshehur? Përse nuk u shpërndahet njerëzve?
Stephen Bassett: Ky informacion është një vendim sekret i marrë nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1970. Në 1947 ishte “Lufta e Ftohtë” dhe SHBA ishte në një luftë potenciale me Rusinë dhe për arsye sigurie parlamenti amerikan mori vendimin që të fshehë këto informacione për publikun. Ky infomracion qëndron i fshehur për 68 vite me radhë.
Do të ishte mirë se përse duhet të dinë të gjithë që alienët ekzistojnë dhe se ata janë pranë nesh?
Stephen Bassett: Besoj se njerëzit besojnë në këtë. Gjysma e njerëzve në botën e zhvilluar janë të sigurtë që janë pranë nesh. Teknologjia që ka ardhur nga pajisjet e UFO-ve, energjia dhe të tjera mund të kenë ndikime të mëdha në teknologjinë njerëzore dhe duhet të kemi akses në këtë teknologji, por nuk mund të kemi akses për shkak të embargos së informacionit.
Me kë dhe për çfarë bashkëpunojnë atë? E kam fjalën për alienët.
Stephen Bassett: Nuk ka prova që ekziston një bashkëpunim mes qeverive dhe jashtëtokësorëve. Ekzistojnë teori por nuk është e vërtetuar. Është e mundur, por nuk është e vërtetuar. Për mendimin tim nuk ekziston një bashkëpunim i tillë.
Keni informacion sa lloje jashtëtokësorësh kanë mbërritur në tokë, janë mes nesh? A janë ata miqësorë apo duhet të frikësohemi për praninë e tyre?
Stephen Bassett: Ka rreth 1 milion raportime të njerëzve që kanë pasur kontakt me jashtëtokësorët, që kanë pasur lidhje direkte dhe kjo është një provë e qartë e ekzistencës së tyre. Ndoshta janë pesë që duken kryesorë, por mund të ketë pasur të tjerë më parë. Aktivitetet e tyre janë të shumta. Unë nuk mendoj që kanë synime shkatërruese. Nëse do të mësonim hollësitë e plota të këtyre kontakteve, do qetësoheshim. Nëse do të donin të na bënin keq, do e kishin bërë këtë, por nuk besoj se kanë këtë qëllim, ndaj jam optimist se do bashkëpunojmë me alienët në të ardhmen.
Ju keni pasur ndonjë episod të tillë që ju lidh më shumë me jashtëtokësorët?
Stephen Bassett: Unë nuk kam kontaktuar ndonjëherë jashtëtokësorët. Jam një aktivist politik.
Keni pasur raste që keni takuar persona që kanë takuar alienët, janë të besueshme të gjitha rrëfimet e tyre?
Stephen Bassett: Kam folur me shumë persona që janë takuar me jashtëtokësorët dhe janë shumë të besueshëm. Kam folur me shumë politikanë që janë mosbesues. Kam folur me dëshmitarë dhe me studiues që janë të sigurtë se alienët ekzistojnë dhe është fakt, është 100 për qind e sigurtë. Embargo e SHBA-ve për informacionin është gjithashtu një fakt. Kontakti mes jashtëtokësorëve dhe njerëzve është fakt, nuk ka polemika për këtë, është fakt.
A besoni që një ditë qeveria e SHBA-ve apo edhe qeveri të tjera do ta pranojnë këtë fakt dhe do të ndajnë informacionin me gjithë publikun? A është e afërt kjo ditë?
Stephen Bassett: Ka disa nisma në Kongres, dëshmitarë që janë gati për të folur, shumë njerëz në ushtri dhe nëse përdorim këta dëshmitarë, atëherë kjo embargo informacioni do të marrë fund. Do nisë me një kokë shteti, ndoshta mund të jetë presidenti Obama, ndoshta presidenti kinez, Xi Jinping. Njëri shtet së shpejti do të bëjë këtë lajmërim.
/TopChannel/
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Jashtëtokësorët, ku janë ?
» Fakte që jashtëtokësorët ekzistojnë
» Jashtëtokësorët...nëse ekzistojnë, janë të stërmëdhenj
» A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?
» Çfarë mendoni për këtë?
» Fakte që jashtëtokësorët ekzistojnë
» Jashtëtokësorët...nëse ekzistojnë, janë të stërmëdhenj
» A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?
» Çfarë mendoni për këtë?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi