EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?

2 posters

Shko poshtë

A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve? Empty A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?

Mesazh  Luli 16.12.13 0:51

A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?

A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve? A-do-ta-konfirmoj-euml-obama-ekzistenc-euml-n-e-jasht-euml-tok-euml-sor-euml-ve_2_hd

A do të ofrojë Barack Obama, gjatë mandatit të tij të dytë si president i SHBA-ve, provat e ekzistencës së jetës jashtëtokësore? Nëse duam t’ju besojmë disa njerëzve që e presin këtë me vite të tëra, mund të themi se asgjë nuk është e pamundur!

Në Shtëpinë e Bardhë është kthyer John Podesta, shef i personelit gjatë mandatit të dytë të Bill Clintonit, i cili në mandatin e dytë të Obamas nuk do të merret me skandalet seksuale, por ndoshta me Alienët.

Siç raportojnë mediat amerikane, Podesta mund të punojë në përgatitjen e publikimit të informacionit që qeveria amerikane ka rreth jetës jashtëtokësorëve, për çka ai ka folur shumë herë.
Më shumë 2002 Podesta ka përmendur nevojën për të publikuar informata të caktuara mbi të ashtuquajturën “Area 51”, e në ndërkohë shkroi parathënien për librin që merret pikërisht me fenomenin e UFO-ve.

Podesta për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë ka bërë një koment enigmatik në rrjetin social Twitter: “E vërteta është atje”! Ndërsa, siç e dinë adhuruesit e fantastikës shkencore, kjo është motoja e serisë së famshme televizive, “X-Files”.

Mu për këtë, tashmë kanë filluar spekulimet se deri në fund të mandatit të dytë të Obamas, Shtëpia e Bardhë do të ofrojë për publikun informatat për ekzistencën e jetës jashtë Tokës.

Ndërkohë, CIA ka pranuar se “Area 51” ekziston, dhe këtë si përgjigje ndaj Universitetit George Washingon, përkitazi me Ligjin për lirinë e informatave, apo “Freedom of Information Act”.

Po ashtu, Obama është presidenti i parë amerikan i cili ka përmendur atë që njihet si “Area 51” - bazën sekrete ushtarake amerikane, ku dyshohet se ruhen mbetjet e anijeve jashtëtokësore si dhe trupat e alienëve - derisa paraardhësit e tij kanë mohuar tërësisht se këtë ekzistencë. 

Derisa shumë analistë politikë amerikanë e shohin kthimin e Podestat në Shtëpinë e Bardhë si vendim të zgjuar të presidentit, mandati i dytë i të cilit nuk është shumë i suksesshëm, ata të cilët merren me fshehjen e provave amerikane për jashtëtokësorët e shohin këtë kthim si një moment kthese.

Për fund, ndoshta është mirë të përkujtojmë fjalët e vet Podestas, të thëna në kontekstin e UFO-ve: “Populli amerikan mund ta përballojë të vërtetën”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve? Empty Re: A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?

Mesazh  Flavius 16.12.13 23:15

Duhet ta dini qe te gjitha qenjet shpirterore nuk evulojne me te njejten shpejtesi.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi