EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jashtëtokësorët, ku janë ?

+5
brixhi-brisilda
Djkoli
3lisa
pink_girl
Jon
9 posters

Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  Jon 04.08.09 14:34

Jashtëtokësorët, ku janë ?

Jashtëtokësorët, ku janë ? Alien10

Fizikanti i madh Enriko Fermi thonte qe me 1950: "N.q.s jashtetokesoret ekzistojne, atehere ku jane?".

Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu, por shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshem mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore.

Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike.

Me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes.

Qe nga lindja e jetes mbi Tokë, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.

Por edhe nese jeta shume qelizore do te lindte, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente.

Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinozaurët e mbretëruan tokën për 140 milion vjet, por kurrë nuk evoluan drejtë një jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim.

Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi (renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente.

Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete inteligjente ne planete te tjere ose jeta inteligjente ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedita eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alienet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne.

Nga Olti Bujqsi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  pink_girl 22.02.10 17:45

Sipas mendimit tim UFO-T jetojne me një planet tjeter .
avatar
pink_girl

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  3lisa 03.06.10 20:00

Unidentified Flying Object... Nuk eshte sinonimi i fjales jashtetoksore. Si shpjegohet qe shfaqen vetem ne Amerike apo Rusi ? Sidomos gjate fazes se luftes se ftohte. Mos besoni te gjitha perrallat "imperialisto-sovjetike"....

Jo se jam me idete e xhaxhit po ate qe e kishte, e kishte. Keto jane perrallat moderne te 1001 neteve vetem se aladini udheton me qilim Hitech...

Nuk mohoj se mund te kete jete ne planetet e tjera, te nje forme apo zhvillimi tjeter intelektual, inteligjenca eshte relative. Per sa i perket mundesise qe ato te kene zbritur ne planetin toke besoj se shumezohem me 0 per vete faktin se njohurite tona mbi hapsiren induktojne ne mendimin se qofte edhe ne galaktiken me te afert te jetojne keto gjallesa, edhe nese arrijne te zhvendosen me shpejtesine e drites ( pothuajse e parealizueshme deri tani) do ti duheshin mijera vite per te ardhur ne toke...Cfare gjallese jeton aq gjate??? Plus qe E=mc2 mos e harroni....ai trup do te shnderrohej ne energji....

E zeme se gjallesa i superoi gjithe keto pengesa....si shpjegohet qe ne te gjitha regjistrimet e precedenteve te takimeve me extraterrestriale jane dhene pershkrime gjallesash te ngjashme me njeriun dhe qe jetojne pa problem ne atmosferen e tokes pa pasur nevoje per mjete si psh. kostum astronauti, nderkohe qe njerezit edhe kur ndryshojne lartesi ne sip e tokes, kane pasoja ne homeostazen e tyre ( gjakrrjedhje, lodhje, acid laktik ne teprice etj.)

Se fundi mbetem me shpresen te arrini te kuptoni se te gjitha keto i thote nje njeri : endrra dhe frika me e madhe e te cilit eshte te komunikoje me jashtokesore apo gjallesa te nje dimensioni tj.)

Shpresoj qe me gjithe keto pyetje t'ju kem dhene nje pergjigje sa me te qarte e te pranueshme!!!!
Me respekt Elisa!!!
3lisa
3lisa

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  Djkoli 06.10.10 23:14

Shume pak dime reth teknologjise aliene .... a mendoni ndonjehere per ato qe jane top sekret ato qe kishte para 50 viteve SHBA si psh avone f14 sot duken mrekulli etj ........ ato çfare zotrojne ata mund te jete e paimagjinueshme per ne ----- shume here fizika ka qene ne krize per shak te hedhjes poshte ligjve te saj duhet imagjinuar mijera vite para ........ kush di cfare materialesh ideale ekzistojne ...... ne akoma jemi ne epoken e gurit ne krahasim me tknologjine alienen ..... mendoj se ata kane pervetsuar teletransportin , e shume gjera tjera qe nuk i shkruaj dot pasi shume njerez i marrin per budallik apo imagjinate.....
avatar
Djkoli

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Jashtetokesoret - legjende e koheve moderne apo realitet!

Mesazh  brixhi-brisilda 12.04.11 15:14

Jashtëtokësorët, ku janë ? Images?q=tbn:ANd9GcRX8NROWAm7hJ8sYn8Sxpgx-T-_Kga_mwOLyb7suzhPEe7SzV-ZFg

Nese do te gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me miliarda.

Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e mundur, do te krijoheshin qyteterime.

Kjo jete mund te mendohet si e ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi.

Sipas ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet e mesiperme.


Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente. Pra me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes.

Se fundi ketyre po i shtoj dhe nje tjeter te bere nga shkencetaret. Nese e marrim si fakt te kryer ekzistencen e qeneieve jashtetokesore - atehere i bie qe gjate 12 miliarde viteve te ekzistences se gjithesise te jene krijuar miliona apo miliarda qyteterime.

Duke u bazuar mbi nje teknologji qe nuk eshte aspak fantastike, por shume e mundshme. Psh: Nga nga nje planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset nje grup eksploruesish dhe kolonizatoresh.

Eshte llogaritur qe me nje udhetim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjate 500 apo 1000 viteve keto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kane me afer dhe keshtu me radhe.

Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecen shume shpejt perpara, pa folur me pas per kalimin e shekujve. Keshtu brenda 2000 vjetesh do te kolonizohej nje hapesire prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetesh qindra yje dhe pas 5000 vjetesh nje pjese e konsiderueshme e galaktikes.

Duke vazhduar llogaritjet ne kete menyre del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite per te kolonizuar tere galaktiken.

Pra pas ketij arsyetimi te thjeshte dhe jetes se universit, del se gjithesia, apo se pakti galaktika jone do te ishte kolonizuar me kohe nga qyteterimi i pare qe do kish dale. 4 apo dhe 50 milione vite jane gati asgje me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i pare qe do kishte dashur do e kishte bere me kohe. Keto arsyetime jane shume te thjeshta dhe nuk mund te kundershtohen shume lehte.

Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete ne planete te tjere, jashtetokesore, ose jeta ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alinet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne; nuk duan te dalin ne drite.
brixhi-brisilda
brixhi-brisilda

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  Berti69 20.04.11 20:32

Njerëzit nuk frikësohen nga jashtëtokësorët

Një studim i psikologut amerikan, Albert Harrison, zbuloi se shumica e njerëzve në botë nuk do të frikësoheshin nëse do të konfirmohej lajmi i ekzistencës së qenieve inteligjente në planetët tjera.

Studimi tregon se perceptimi i njerëzve ka ndryshuar në mënyrë drastike që prej vitit 1961, kur administrata amerikane paralajmëroi se dëshmitë për ekzistencën e jashtëtokësorëve mund të ngjallin një panik të përgjithshëm në popullsi.

Jo vetëm që njerëzit nuk do të frikësoheshin, por një pjesë e mirë e tyre do të ishin edhe jashtëzakonisht të lumtur nëse dëshmohet se nuk jemi të vetëm në hapësirë.

”Zbulimi i qenieve jashtëtokësore do të ishte shumë më i pranueshëm tani, se sa ka qenë për brezat e shkuar, kryesisht pasi avancimi i ndjeshëm i teknologjisë në dekadat e fundit ka krijuar besim të madh midis njerëzve”, deklaroi Harrison.

Gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë edhe se objekte të paidentifikuara fluturuese kanë zbarkuar tashmë në tokë.

Për herë të parë, ishte një gazetë nga New Yorku në vitin 1840 ajo, që raportoi zbarkimin e një UFO-je nga Hëna.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Athua ekzistojne Jashtetokesoret

Mesazh  Gjilanasi_CH 23.04.11 17:08

Jashtetokesoret supozohet sipas shume shkencetareve por edhe sipas mendimeve te njerezve besimtar e jobesimtare qe kane apo nuk kane ekzistuar apo athua valle ekzistojne?

Cdo njerin qe do ta pyesesh se a ekzistojne do thoshte siq kane thene dhe thojne ende dhe do te thuan qdohere ata qe se kane perjetuar: joooooooo kurre skane ekzistuar jashtetokesoret dhe as qe ekzistojne dhe sdo te ekzistojne kurre.

Shihni temat e ndryshme qe ballafaqojne USA-ne dhe Shtete te tjera ku teknologjia ka arritur kulmin e saj, vendet ku behen Luftera te shumta apo dhe vende ku ka varferi te padukshme atje prazantohen keto dukuri te pabesueshme dhe ende per Njeriun te paraqitura si Fenomen i jashtezakonshem, por ka deshmi te fshehura ende mbi bazen e te ekzistuarit te tyre, por dhe deshmi qe bejne te fshehuren realitet, me se shumti rreth liqenjve qe ecin, afer plazheve te deteve, e shume vende tjera jane paraqitur dhe ende paraqiten jashtetokesoret ne forma te ndryshme.

Une personalisht qe eshte e pabesuar per shume ke kam pare jashtetokesore ne forme te yllit qe bente rreze me ngjyra te ndryshme, pastaj 2 Km larg kam pare ne forme te rrumbullaket me ngjyre Hene qe kush se beson por realitet i vertete, ate moment me mungonte nje fotoobjektiv-apo kamere qe ta bej te vertete iluzionin e kahmotshem dhe ja qe skisha deshmi personale per kete, por kam qene vet i treti person qe kete dukuri kemi perjetuar por kujt ti tregosh qe ekzistojne keto dukuri.

Me nje fjale Jashtetokesoret ekzistojne dhe jane me e prane neve ne cdo vend e ne cdo kohe por ja qe 100 milione vite jane me inteligjence para nesh dhe as qe mund te paramendojme te arrijme shkallen e zhvillimit te tyre intelektual, ne USA diku eshte i zene nga Lufta e 2-te boterore nje pjate fluturuese e jashte tokes sone qe ende sot shkencetaret mundohen ta vene ne fluturim dhe perbrenda ka vetem nje shtylle katerkendeshe asgje tjeter.

A thua valle si fluturon ne gjithesi ai objekt kur asgje ska perbrenda tij as rryme as tastature as program aktivizues, ja cilesia e asaj sa larg jemi ne nga Inteligjenca e gjithesise qe ka ekzistuar shume para nesh dhe ende sot ekzistone do ekzistoje pa kufij qe Qenia Njerezore nuk do e zbuloje kurre esencen dhe zhvillimin thelbesor te saj...hulumtimet vazhdojne ne menyre enigmatike si qe mbetet enigme dhe ekzistenca e jashtetokesoreve...kujdes i kemi ne trurin tone....
Gjilanasi_CH
Gjilanasi_CH

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  LaNi 23.04.11 17:31

Paj dikush po thote qe ekzistojn disa thone qe nuk ekzistojn .per mendimin tim nuk besoj qe ekzistojn . as nuk kan ekzistu Alienat apo ufot qe thone : edhe une kam lexuar ashtu qe me intelegjenc jane 100 milon vjet para qenjes njerzore

Por nuk ma kap truri aspak me kete lemi apo leksion qe kane pershkruar ndaj keti fenomeni diqka shume apsurde keto vetem me duket i bejn RUSET per pelomik edhe manipolim te popullates qe te i bjen medyshje me kete virytyt te riterit

Ky ritual ka nje ekifastitet jjo i qmushem ndaj meje nuk kisha thane qe ekziston nje qenje me talentuar amo me intelegjenc me te lart se sa njeriu . gjitha konceptet qe i ke pershkruar me lart e kane nifar domethonje por . jo qe te ekzistojn mbi Qiellin apo universin apo token qe thone sillen verdall. ufot shfaqen kohe pas kohe ,

Nicolla Teslla ka thene: qe do te krijoj nje anije qe do te rrij ne air pa levizur dhe do te jete shume e shpejt. me shpejt se sa drita. dhe rryma e zerit _ dhe gjith njerzit do te hapiten nese e shohin .ndonjehere,e une mendoj qe kete strategji qe ka bere ai ,ose keto fjali qe i ka thane: ndoshta e ka krijuar ndonje Prototip projektus sikurse Pijata fluturuse dhe tani njerzimi e kan zhvilluar ate Makin fluturse

E pata lexuar me nje liber qe thone:
Intelegjenca perpara para disa shekujsh ka qene shume me aftesi ma te zhvillume se tashmja. edhe per ate desha te te them qe kjo far panike ndaj ufove nuk besoj qe eshte e vertet. edhe nese eshte krijuar ajo makin nga njeriu . prap nuk mundem me besuar kete veqori themelore te kesaj jete

LaNi
LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  Luli 26.05.11 0:19

Në kërkim të jashtëtokësorëve

Jashtëtokësorët, ku janë ? Alien-finding-institute-S-007

Kërkimet e jashtëtokësorëve janë të vjetra. Shumica e misioneve, përfshirë edhe këte të fundit janë pjesë e projektit të njohur me shkurtesën SETI, që është lancuar nga mesi i viteve të 80-ta.

Astronomët amerikanë po vazhdojnë përpjekjet e tyre për zbulimin e alienëve, apo të qenjeve jashtëtokësore. Kësaj radhe ata janë vu në kërkim të tyre në 86 planete, për të cilat besohet se ekzistojnë kushte të ngjashme atmosferike me ato të planetit Tokë.

Raportohet se secili nga këto planete do të vëzhgohet 24 orë, kurse të dhënat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe do të përpunohen në detaje nga hiq më pak se një milionë vullnetarë.

“Kemi zgjedhur për vëzhgim planetët me temperatura deri në 100 gradë Celsius, pasi ka mundësi më të mëdha të ekzistencës së jetës në temperatura të tilla”, është shprehur Dan Werthimer, kërkues shumëvjeçar i këtij instituti.

“GBT” është radio-teleskopi më i madh në botë me antenë lëvizëse. Me anë të radio-teleskopit të madh “Green Bank Telescope” , që gjendet në Virgjinian Perëndimore, do të hulumtohet secili nga këta planetë, që janë përzgjedhur në mesin e 1 235 planetëve të gjetur me teleskopin “Kepler”. Teleskopi peshon 7.7 milionë kilogram dhe është pjesë e projektit të Observatorit Astronomik të Radio Nacionale.

Werthimer ka punuar vite të tëra në Portoriko me teleskopin “Aresib”, radio-teleskopin më të madh me antenë sferike, mirëpo me të nuk ka qenë e mundur të shikohet një pjesë e qiellit verior.

“GBT” mund të skenojë 300 fish më shumë frekuenca se Aresib, që do të thotë se për një ditë mund të tubojë aq të dhëna sa ka mundur të tubojë për tërë një vit radio-teleskopi Aresib”, përfundoi me optimizëm Werthimer.

Kërkimet e jashtëtokësorëve janë të vjetra. Shumica e misioneve, përfshirë edhe këte të fundit janë pjesë e projektit të njohur me shkurtesën SETI, që është lancuar nga mesi i viteve të 80-ta.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  Luli 26.10.11 0:20

Astronomët kërkojnë jashtëtokësorë në 86 planetë

Astronomët amerikanë janë duke kërkuar qenie të jetës jashtëtokësore në 86 planetë në të cilët mbretërojnë kushte të ngjashme me ato në planetin tonë.

Me anë të radio-teleskopit të madh “Green Bank Telescope” (GBT-në foto), që gjendet në Virgjinian Perëndimore, do të hulumtohet secili nga këta planetë, që janë përzgjedhur në mesin e 1 235 planetëve të gjetur me teleskopin “Kepler”.

Çdo planet do të vëzhgohet 24 orë, kurse të dhënat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe do të përpunohen hollësisht.

Ky mision është pjesë e projektit të institutit SETI, i cili që nga vitet e ’80-ta merret me kërkimin e jetës jashtë planetit tonë.

“Kemi zgjedhur për vëzhgim planetët me temperatura që lëvizin ndërmjet 0 dhe 100 gradë Celsius, pasi ka mundësi më të mëdha të ekzistencës së jetës në temperatura të tilla”, tha Dan Werthimer, kërkues shumëvjeçar i këtij instituti.

“GBT” është radio-teleskopi më i madh në botë me antenë lëvizëse.

Werthimer ka punuar vite të tëra në Portoriko me teleskopin “Aresib”, radio-teleskopin më të madh me antenë sferike, mirëpo me të nuk ka qenë e mundur të shikohet një pjesë e qiellit verior.

“Me Aresib jemi fokusuar në yje si Dielli ynë, duke shpresuar se rreth tyre ka planetë që emetojnë sinjale të ndonjë forme të jetës inteligjente. Por, asnjëherë nuk kemi pasur një listë të tillë të planetëve, siç e kemi tash”, tha ky shkencëtar.

“GBT” mund të skenojë 300 fish më shumë frekuenca se Aresib, që do të thotë se për një ditë mund të tubojë aq të dhëna sa ka mundur të tubojë për tërë një vit radio-teleskopi Aresib”, përfundoi me optimizëm Werthimer.

Pritet që ky mision të zgjasë një vit, kurse në të do të marrin pjesë edhe një milion vullnetarë, të cilët do t’i përpunojnë të dhënat në kompjuterët e tyre.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jashtëtokësorët, ku janë ? Empty Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi