EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdes nga valët Wi-Fi

2 posters

Shko poshtë

Kujdes nga valët Wi-Fi Empty Kujdes nga valët Wi-Fi

Mesazh  Berti69 01.12.14 13:52

Shkencëtarët: Kujdes nga valët Wi-Fi, shumë të rrezikshme për shëndetin

Kujdes nga valët Wi-Fi Wifi

Rrezatimi është 1 000 000 000 000 000 000 herë më i lartë sesa rrezatimi natyror që trupi i njeriut është përshtatur që prej 100 000 vitesh.

Njerëzit përballen me shumë sëmundje, nga tumoret e trurit dhe leukemisë deri në dëmtime të kujtesës dhe të përqendrimit për shkak të rritjes së të ashtuquajturës ‘elektrondotje’, siç është në rritje përhapja e rrjetit Wi-Fi në nivel global, paralajmërojnë shkencëtarët skandinavë.

”Rrezatimi elektromagnetik i telefonave celularë, rrjeti wireless LAN, thirrëset për foshnjat si dhe pajisjet e tjera pa tel, të bazuara në mikrovalë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në trupin e njeriut, sistemin e frymëmarrjes, në balancimin e temperaturës trupore dhe ujit në organizëm si dhe funksioneve tjera të metabolizmit”, thonë këta shkencëtarë.

Shkencëtari danez, Olle Johansson thotë se rreziku i sëmundjeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme me nismën për të rritur gamën e rrjetit Wi-Fi në gjithë botën.
“Komuniteti Wireless paraqet eksperimentin më të lartë në mesin e eksperimenteve të kryera ndonjëherë që njerëzit kanë kryer dhe urgjentisht duhet të karakterizohet si i tillë”, tha Johansson, profesor i asocuar në Departamentin e Neuroshkencës në institutin ”Karolina” në Stokholm.

”Ne jemi të mbështjellë nga elektrondotja që kontribuon në rritjen e mundësisë së sëmundjeve”, thekson ai.

“Popullsia nuk është e mbrojtur sa duhet nga rritja e transmetimit të të dhënave dhe komunikimit teknologjik të cilat janë të shpërndara nëpër botë dhe ndikojnë në miliarda njerëz”, shton Johansson.

Në bashkëpunim me kolegun e tij, profesor i asocuar në Departamentin Telematik në universitetin norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim, Einar Flydalom, kohët e fundit botoi një artikull që i referohet fenomenit të quajtur “Wireless rrezik shëndetësor? Debati ka përfunduar!”.
“Spektri i problemeve të mundshme shëndetësore është shumë i gjerë, nga tumori në tru dhe leuçemia deri te lodhjet, dobësimi i kujtesës dhe përqendrimit, si dhe ndjenja e thjeshtë e jorehatisë,” shpjegoi Johansson.

“Kufijtë e rrezatimit në botë janë të pamata. Flasim për vlera që arrijnë 1 000 000 000 000 000 000 herë më të larta sesa rrezatimi natyror që trupi i njeriut është përshtatur për më shumë se 100 000 vjet, ndërsa vetëm dekadave të fundit, ne të gjithë jemi të rrethuar nga nivelet e larta të radiovalëve artificiale, duke e ditur fare mirë se ata kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe të kafshëve”, përforcon mendimin e tij Johansson.

Ai bën thirrje për miratim urgjent të parimeve parandaluese duke thënë se nuk pajtohet me konkluzionin e vendimit të Komisionit Evropian që lidhen me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Mjeku danez Helge Volkmann, i cili për një kohë të gjatë kundërshtoi përhapjen e përshpejtuar të Wi-Fi, pajtohet me Johansson.
“Industritë dhe qeveritë mbështeten në studimet e financuara nga industria e komunikimit celular, në të njëjtën kohë nuk e vënë në dukje rrezikun. Megjithatë, ka dëshmi se sinjalet e telefonave celularë mund të shkaktojë kancer,” tha Volkmann.

Pas shfaqjeve të shqetësimeve për shëndetin, gjithnjë e më shumë qytete në Perëndim, po përpiqen ta kufizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit.
Sipas shkencëtarëve skandinavë, kufijtë më të ulët të rrezatimit tashmë janë diskutuar dhe propozuar në Vjenë dhe Bruksel.

Franca në mars të vitit të kaluar miratoi legjislacion mbi heqjen e Wi-Fi në shkolla derisa të konstatohet se nuk është “e dëmshme për njerëzit”.

Që nga viti 2008, në Bibliotekën Kombëtare Franceze dhe në bibliotekat e tjera në Paris, si dhe në universitete të shumta, është ndërprerë qasja në Wi-Fi.
Në Izrael, Ministria e Arsimit ka pezulluar instalimin e wireless në mësimoret paraklasore dhe gjithashtu ka kufizuar përdorimin e njëjtë nga klasa e parë në të tretë.
Mësuesit në Izrael duhet të fikin telefonët dhe ruterat Wi-Fi kur nuk përdoren.

Gjermania që nga 2007 propozon përdorimin e internetit kabllor në vend të Wi-Fi.

Duke bërë thirrje që Wi-Fi të hiqet në të gjithë botën, Johansson paralajmëron se “kjo do të ndikojë tek brezat e ardhshëm ndaj tani është koha për të vepruar”.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kujdes nga valët Wi-Fi Empty Re: Kujdes nga valët Wi-Fi

Mesazh  Luli 04.07.15 11:43

A rrezikohet shëndeti juaj nga valët Wi-Fi?

Jetojmë në një epokë pa tela dhe prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme. Megjithatë, ekziston rreziku i kësaj teknologjie radiofonike ndërsa ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet.


Shqetësimet shëndetësore

Disa individë tregojnë se janë duke hasur në probleme shëndetësore si pasojë e prezencës së valëve radiofonike. Askush nuk i ndal valët e tilla, edhe në qoftë se nuk i përdorim, andaj edhe jemi të rrethuar nga një valë masive e Frekuencave Elekto Magnetike apo FEM dhe jemi të tejekspozuar ndaj tyre.
Ndjeshmëria ndaj fushës elektromagnetike është e lidhur me një varg të tërë të simptomeve,përfshirë kokëdhembjen, pagjumësinë, koncentrimin e dobët, lodhje, marramendje dhe rrahje aritmike të zemrës. Edhepse studimet ende nuk kanë vërtetuar këtë gjë, është e rëndësishme të merrni masa paraprake.


Masat paraprake

Këto masa nënkuptojnë të përdorni kufje kur flisni në celular, të mbani celularin sa ma larg trupit, kufizoni ruterin në pjesët e shtëpisë ku kaloni pjesën më të madhe të kohës dhe vendosni pajisjet elektronike sa më larg shtratit.


Faktet

Një studim i fundit danez ka treguar lidhshmëri mes valëve radiofonike dhe shëndetit, studentët kanë marrë 400 fara lakërishteje dhe i kanë ndarë në dy dhoma. Të dy grupeve u është dhënë përkujdesi i njejtë, mirëpo njëri grup është vendosur në mes të dy ruterëve Wi-Fi. Pas 12 ditëve, farat që kanë qenë në dhomën me sinjal radiofonik kanë dështuar të dalin dhe të rriten përderisa grupi tjetër është zhvilluar normalisht.

Studjuesit dhe shkencëtarët planifikojnë të përsërisin këtë studim dhe të hetojnë efektin e FEM ndaj aktivitetit normal qelizor.
Në ndërkohë, është mirë që të bëheni më e vetëdijshme për rreziqet që vijnë me teknologjinë rreth nesh. Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë. Fikeni ruterin kur nuk përdorni internet, doe falënderoni veten më vonë për këtë gjë të vogël.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi