Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?!
3 posters
Faqja 1 e 1
Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?!
Edhe pse duket e pabesueshme!!! Lexoje me kujdes!
Siç bëri të ditur një kompani malteze,televizori i shtëpisë tuaj mund të funksionoj si “Vëllai i Madh” – “Big Brother” dhe të regjistroi çdo lëvize të pjestarëve të familjes, pa e ditur askush!
Kompania publikoi madje dhe një video, në të cilën mund të shikoj gjithkush se si realizohet sulmi-spiunazhi dhe përgjimi optik. “Mund të instalojmë malware, me të cilën mund të përfitojmë qasje totale në televizorin e gjithkujt!”,referohet në video, ndërsa theksohet se kjo “dobësi”, nuk ndeshet vetëm në model të caktuar televizori, por edhe në 11 modelet e gjeneratës së re të Samsung.
Siç dhe shpjegojnë specialistët, televizorët smart, kanë shumë karakteristika të përbashkëta me kompjuterët, por nuk kanë të njëjtin nivel mbrojtje…! P.sh: televizorët nuk disponojnë të ashtuquajturin “murin mbrojtës”-“firewall”,ose antiviruset specifike dhe softwaret e përshtatshme.
Vlen të theksohet se hakerat, do duhet të thyejnë rrjetin të cilin janë lidhur televizorët, si dhe të njohin pasaportën e identifikimit të rrjetit IP-në.
Ma pak fjalë, ka shumë gjasa që shkelja e ligjit të bëhet e qëllimshme dhe jo aksidentalisht apo pa qëllime të dëmshme. Kompania Re Vuln, e cila ka selinë e saj në Maltë, njoftoi se teknikët e saj, duke funksionuar si hakera, ia arritën të marrin kontrollin e një televizori që qarkullon në treg dhe që disponon hard disk, mikrofon dhe kamerë.
Gjithnjë sipas anëtarëve të bordit të kompanisë, nëse dikush përfiton qasje në këtë model do mund të monitoroj dhe spiunoj – sigurisht pa dijeninë e disponuesit - poseduesit e këtyre televizorëve. Mund të shikojë dhe të dëgjojë çdo gjë që ndodh dhe zhvillohet në ambientin ku është vendosur televizori, si dhe mund të vjedh çdo të dhënë që është e arshivuar në hard diskun e pajisjes elektronike.
Për më shumë hollësira dhe detaje në videon në vijim.

Zattoo- 600
Re: Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?!
edhe nese nuk na monitoron,per me manipulu me jeten ton gjithsesi,me anen hipnozes,qe as nuk e kuptojm...
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?!
Televizorët “smart” të Samsung regjistrojnë bisedat e përdoruesve
Politikat e reja të privatësisë për televizorët e “zgjuar” të Samsung, lejojnë që firma dhe partnerët e saj të dëgjojnë gjithçka thonë përdoruesit e tyre.
Kjo politikë e re privatësie, më saktë mungesë privatësie ka nxitur zemërimin e përdoruesve të internetit. Aktivistët e privatësisë thanë se teknologjia e Samsung është si ajo që përdori George Orwell në vitin 1984 për të spiuniua qytetarët.
Paralajmërimi doli në dritë nëpërmjet një historie në revistën e lajmeve në internet DailyBeast, e cila botoi një ekstrakt nga një seksion i “Privacy policy” i Samsung për lidhjet me televizorët “smart”.
Politika ( manuali) shpjegonte se ky opsion i televizori do të mund të dëgjonte njerëzit në të njëjtën dhomë kur komandat janë aplikuar. Më tej vazhdonte paralajmërimi: “Nëse bisedat tuaja përfshijnë të dhëna personale ose infromacion tjetër të ndjeshëm, ky informacion do të jetë në mesin e të dhënave të kapura dhe të transmetueshme tek një palë e tretë“.
Lidhur me këtë Samsung ka lëshuar një deklaratë, ku ka sqaruar se si punon aktivizimi i këtij oposioni për zërin.
Samsung tha se “privacy policy” ishte një përpjekje për të qenë transparent me blerësit e Tv-ve, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhje të informuara në lidhje me “Smart Tv sets”, duke shtuar se privatësinë e konsumtorëve të tij e merr shumë seriozisht.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Facebook, si një filial i CIA-s
» Teknologjia e kontrollit te Mases
» Kujdes nga valët Wi-Fi
» Kujdes! Je nën vëzhgim...
» Legjenda e gjarpërit të shtëpisë
» Teknologjia e kontrollit te Mases
» Kujdes nga valët Wi-Fi
» Kujdes! Je nën vëzhgim...
» Legjenda e gjarpërit të shtëpisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi