Valët e trurit në meditim
2 posters
Faqja 1 e 1
Valët e trurit në meditim
Valët e trurit në meditim
Valët e trurit dhe nivelet e vetëdijes hyn në ato gjëra, që shumica prej nesh mendojmë shumë pak për to. Por në fakt ndryshimi i niveleve të valëve te trurit na mundëson që në mënyrë efektive ta ndryshojmë vetëdijen tonë dhe përvojat tona. Miliona qeliza që komunikojnë me njëra-tjetrën duke emetuar impulse të vogla elektrike. Ky aktivitet mund të regjistrohet duke vendosur një elektrodë në lëkurën e kokës, ku do të shfaqen sinjalet në një monitor kompjuteri. Kjo metodë e matjes është quajtur Elektroencefalografi (EEG). Elektroda e vendosur në kokë mat frekuencën e këtyre valëve nga frekuenca më e lartë te ajo më e ulta. Këto valë të trurit quhen: Beta, Alfa, Theta dhe Delta.
Beta (15-30 lëvizje (valë) për sekondë (Hz)). Ky është ritmi i trurit në nivelin normal të zgjimit dhe të menduarit, zgjidhjen e problemeve dhe vëmendjen aktive të drejtuar nga bota e jashtme.
Alfa (14-9 Hz). Në këtë nivel ju jeni më të relaksuar dhe aktiviteti i trurit ngadalsohet. Jeni të vetdijshëm për rrethanat, por në një nivel të lartë relaksimi. Fillon të rrjedhë energjia krijuese, frika zhduket dhe përjetoni një ndjenjë çlirimi, paqeje dhe mirëqenie. Në nivelin Alfa fillon meditmi dhe kjo është porta që çon në nivelet më të thella të ndërgjegjes.
Theta (8-4 Hz). Duke shkuar më thellë në relaksim dhe meditim ju hyni në nivelin Theta, ku aktiviteti i trurit ngadalson pothuajse në pikën e gjumit. Theta sjell pranimin, imazhe si në ëndërr, frymëzim e nganjëherë edhe kujtime të harruara. Shpesh në këtë nivel na vinë përgjigjet për probleme dhe ide të reja. Poashtu ju jep ndjesinë e lundrimit. Theta është një nga fushat më të pakapshme dhe më të jashtzakonshme që te mund të eksplorohet. Në Theta ne jemi në një ëndërr të zgjuar, dhe jemi të hapur të marrin informata përtej vetëdijes sonë normale. Disa thonë se gjatë meditimit në këtë fazë zgjohet intuita dhe aftësitë tjera të jashtzakonshme.
Delta (3-1 Hz, por jo 0, se në 0 kemi vdekje të trurit). Ky është nivel i fillimit të gjumit të lehtë, por këtu mund të arrijnë edhe medituesit me shumë përvojë. Për dallim nga niveli Theta i cili lidhet me mendjen e ndërgjegjshme, niveli Delta lidhet me të pandërgjegjshmen. Kuptimi i zvogluar i vetdijes, rritja e ndjeshmërisë dhe qasja në ndërdije janë të zakonshme në këtë nivel. Por vetëm individë të caktuar si murgj, jogist, individë shpirtëror janë në gjendje të vetdijshëm të hyjnë në këtë nivel, por kjo kërkon shumë praktikë. Të qenit në Delta është si të jemi në ekstazë, apo në vetëdije jofizike.
Duke e ditur se si funksionojnë këto nivele, ne mund të hyjmë në nivele të thella e t'i kontrollojmë mendimet tona, mund t'i ndryshojmë ato, e qka është më e mira e të gjithave mund të arrijmë një nivel të lartë të vetëdijes, një zhvillim të aftësive tona 'të jashtzakonshme', mund të arrijmë shërime fizike dhe psikike....
Frekuencat e ulta të valëve Delta kanë qenë të lidhura me intuitën dhe aftësitë psikike në disa individë. Eshtë menduar se niveli Delta haset vetëm te individët që janë në gjumë, por sidoqoftë ata të cilët e kanë intuitën e zhvilluar dhe aftësitë psikike, niveli Delta shfaqet edhe kur janë zgjuar. Në thelb valët Delta na lejojnë të marrim informacion që nuk është në dispozicionin tonë të ndërgjegjshëm.
Frekuencat e rangut Delta janë të lidhura me shërimin e mendjes dhe trupit nga një shumëllojshmëri gjendjesh të këqija dhe sëmundjesh. Hulumtuesit kanë zbuluar se gjatë nivelit Delta, disa frekuenca janë në gjendje të prodhojnë substanca të shëndetshme si: dhea, melatonina dhe H.G.H. (Hormoni i rritjes njerëzore). Në trurin tonë ritmet e Deltës prodhojnë në mënyrë të natyrshme një strukturë tjetër nervore dhe substanca.
Melatonina, dhea dhe H.G.H. janë në gjendje të ngadalsojnë apo ndryshojnë efektet e plakjes. Një përfitim tjetër në këtë nivel është edhe zvoglimi i hormonit të stresit, i quajtur kortizol. Reduktimi i kortizolit është i mirë për trupin dhe trurin, për shkak se nivelet në rritje të kortizolit mund t'i shkatërrojnë qelizat e trurit, si dhe të përshpjetojnë procesin e plakjes mendore dhe fizike.
Ritmet e valëve Delta na mundësojnë të kontaktojmë me 'dijen universale', së cilës i është referuar edhe si 'ndërdije kolektive', e cila është e krahasueshme me një grup të madh njohurish dhe të kuptuarit të të gjithë njerzimit. Delta është portë e cila na lidh me ndërdijen kolektive.
...
Kur jemi në gjumë nuk jemi vetëm në nivelin Delta, siç besojnë disa. Mund të jemi në Alfa, Theta e Delta. Me kontrollin e mendjes ju mund të hyni në këto nivele dhe ende të mbesni vigjilent.
Meditimi i lejon mendjes të lëviz nëpër këto nivele duke na çuar kah mënyra jetese te shëndetshme. Kur ne kontrollojmë valët e trurit, ne kontrollojmë mendimet, ndjenjat, arsyen dhe reagimet. Relaksimi, kreativiteti dhe vetëdija rrjedhin natyrshëm. Siç kemi thënë përmirson shëndetin tonë fizik dhe jemi afër e më afër një jetese të shëndetshme.
P.s. Shumicën e njerëzve i zë gjumi posa hynë në nivelin Alfa, për të mos ndodhur kjo, është mirë t'i japim vetes sugjestione që do të na mbajnë më gjatë zgjuar.

Edituar për herë të fundit nga Elizza në 29.10.10 18:24, edituar 1 herë gjithsej
Elizza- 195
Re: Valët e trurit në meditim
Të falemnderit shumë Elizza.
Per te hyre me meditim ne nivele te mendjes a duhet bërë autosugjestione?

Xhemajl- 187
Re: Valët e trurit në meditim
Nuk është e domosdoshme. Por zakonisht ndodhë që posa çlirohemi e relaksohemi, 'pushojnë' mendimet, na zë gjumi.
Nëse jemi duke parë tv, apo degjuar a lexuar diçka ne ngadal zhvendosemi në nivelin Alfa dhe sigurisht që ,me apo pa dashje bombardohemi nga sugjestionet e tjerëve dmth reklama, lajmet, çështjet aktuale, politike etj.
Megjithatë ne përmes meditimit mund të hymë në Alfa dhe Theta e të bëjmë 'riprogramimin' e të pandërgjegjshmes me sugjestionet tona.
Shumica e njerëzve që bëjmë gjumë të mirë kur të zgjohen ,pasi kanë kaluar nëpër nivelin Delta ndihen me më shumë energji dhe me një sens ripërtrirje. Pra, kur kalojmë nëpër këtë nivel ne ndjehemi më mirë, por gjithsesi kjo është në gjumë dhe trupi e shëron veten.
Qëllimi është që edhe kur jemi të vetëdijshëm të hymë në këtë nivel e të orientojmë energjinë tonë aty ku duam, të arrijmë shërim apo përndritje, të shkojmë në thellësitë e pandërgjegjesë...
Në një farë mënyre është 'manipulim' i trurit për përfitime mendore, emocionale dhe fizike.
E mira e krejt kësaj është se nuk mund të shkojë secili në këto thellësi me vetëdije, kërkon shumë përkushtim, praktikë e durim.

Similar topics
» Meditim per ate qe une jetoj
» Ngjyra blu qe ndricon valet e detit
» Meditim
» Si do të dukeshin valët Wi-Fi në qoftë se ne mund ti shihnim
» Refleksion - Meditim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi