EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebook, si një filial i CIA-s

+20
Blak Devill
legal
toni_bbb2000
Neo
Arsenic
Berti69
yasmin
Equinox
Luli
gjilanasi
ajnshtajni
Ufo
cObRa
Fikrro
3lisa
Elizza
soni
Odin
Zattoo
Jon
24 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 07.05.09 6:15

Facebook, si një filial i CIA-s



Facebook, si një filial i CIA-s Saugus10

Le të supozojmë se takoni një njeri krejt të panjohur: në kafene, në metro, në një bulevrad. Ky i panjohur ju pyet, se ku banoni, a jeni i fejuar apo i martuar, apo çfarë bindjesh politike keni.
"E ç´ju duhet juve kjo?" - do të përgjigjeshit ju, si person real.

Por për shumë persona që depozitojnë profilet e tyre në internet, një gjë e tillë konsiderohet më se normale, si p.sh. në rrjetin “Facebook“.

Kthehemi 25 vjet më pas, në fillim të viteve 80. Qeveria gjermane planifikoi asokohe numërimin e popullsisë. Për këtë qytetarëve iu shtruan disa pyetje personale:
Jetoni në apartament apo në shtëpi? Keni telefon? Çfarë profesioni keni?

Miliona qytetarë e quajtën një gjë të tillë si ndërhyrje në sferën private dhe krijuan qindra iniciativa qytetare kundër kësaj nisme të qeverisë.

Këto lëvizje patën sukses: më 15 dhjetor 1983 Gjykata Kushteteuese Gjermane e ndaloi numërimin e popullsisë, në mënyrën se si ishte planifikuar të kryhej ai. Gjykata e argumentoi këtë me të drejtën themelore mbi privatësinë e të dhënave personale: Çdo qytetar ka të drejtë të vendosë vetë mbi publikimin dhe përdorimin e të dhënave personale.

A jeni beqar? Ku banoni? Ç numër konfesioni keni?

Sot jemi në vitin 2009: E drejta për privatësinë e të dhënave personale vazhdon të jetë në fuqi. Çdo njeri mund të vendosë vetë se çfarë të dhënash dëshiron të publikojë. Vetëm se sot miliona njerëz nuk ruhen më për të publikuar të dhënat personale, përkundrazi, në internet ata e bëjnë këtë vullnetarisht, në të ashtuquajturat rrjete sociale ose komunitete online.

Këto janë portale interneti, në të cilat kushdo mund të paraqesë profilin e vet, me fotografi, me tipare të karakterit dhe listën e miqve. Në mbarë botën llogaritet që në të tilla rrjete sociale të jenë regjistruar një gjysmë miliardë njerëz. Facebook-u është njëri prej më të mëdhenjve me 200 milionë anëtarë. Pothuajse secili prej tyre i lejon të tjerët që të kenë akses në të dhënat e veta.

Çfarë lexoni ju? Cilat janë bindjet tuaja politike? Çfarë lloj marrëdhënieje keni?


Në internet qarkullon një link për një video, përmes së cilës satirizohen praktikat e rrjeteve sociale si Facebook-u.

Një folëse lexon me zë të akullt kushtet e sipërmarrjes Facebook-ut: "Përmes paraqitjes së përmbajtjeve në faqe ju i garantoni autmatikisht Facebook-ut të drejtën e parevokueshme, të përhershme, të transferueshme, joekskluzive, gratis dhe mbarëbotërore për përdorimin, kopjimin, prezantimin, realizimin, riformatimin, përkthimin dhe përhapjen e përmbajtjeve ose për përpunimin e përmbajtjeve derivate, apo inkorporimin e tyre në të tjera përmbajtje dhe për dhënien nën licencë të përmbajtjes paraprirëse."

Imazhet që shoqërojnë videon janë fabrika, në të cilat nga njëra anë depërtojnë të dhënat e përdoruesve dhe nga ana tjetër fluturojnë përmes oxhakut kartëmonedha simbolike dollarësh. Më pas filmi vendos edhe një lidhje mes investuesve të Facebook-ut dhe shërbimit sekret CIA.

Teori komplotesh konspirative ose jo, fakt është që Facebook-u mbledh sasi të mëdha të dhënash.

Të dhëna me vlerë dhe të dhëna, ndaj të cilave sipërmarrja i siguron vetes të drejta masive. Shumë ofrues të tjerë, që janë të varur prej kreativitetit dhe kontributeve të përdoruesve, kanë kushte të ngjashme.

Juristët, megjithatë, kanë dyshime, nëse delegimi kaq masiv i të drejtave ndaj të tretëve është i lejueshëm – të paktën sipas ligjit gjerman një gjë e tillë është me pikëpyetje. Përdoruesit nuk e vrasin shumë mendjen për këtë. Në muajin shkurt Facebook-u donte t i ashpërsonte kushtet e përdorimit.

Si reagim ndaj kësaj pati protesta dhe Facebook-u përpunoi një projekt të dytë, për të cilin përdoruesit duhet të votonin deri në fund të prillit.
Pjesëmarrja në votim ishte 0,3 %.


Thomas Reintjes/Vilma Filaj
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 16.03.10 14:56

Informatika - mjet i lirisë apo i kontrollit

Facebook Inc. “shkishëron” Web 2.0 Suicide Machine

Facebook, si një filial i CIA-s Worm10

Duke llogaritur vetëm Facebook-un, të ashtuquajturat jetë online e kalojnë numrin e 400 milionëve. Shifra të të njëjtit rend madhësie duhen pritur edhe për rrjetet e tjera sociale të përhapura ngado.

Përhapja e tillë dëshmon për përdorues që e vlerësojnë çka ofrohet nga këto rrjete sociale të Internetit. Kur kjo “ofertë” është, në dukje, e dlirë dhe bamirëse, nuk ka ç’pritet ndryshe.

Nëse kësaj pune i hyhet më thellë, tabloja ndërron ca.

Përdoruesit ngjajnë më shumë me delet që ndjekin njëra tjetrën, bamirësia mbulon një projekt të financuar rëndshëm nga kapitalistë të rinj e të vjetër.

Te ky projekt ndërthuren nxjerrja e fitimeve nga një marrëdhënie e tillë si miqësia me minimin e privacy-s së përdoruesve, përdorimin e tyre nga bizneset e mëdha (pa miratimin e përdoruesit), izolimin e tyre, ekzaltimin e anës vanitoze në ta.

Këto dhe të tjera hije të Facebook Inc., përshkruheshin qartë në një artikull të dikurshëm të Tom Hodgkinson-it në The Guardian.

Përdoruesve që lirinë e tyre e çmojnë më tepër se shënimet pa gramatikë dhe fotot zbavitëse, iu shfaqet kështu një tjetër tablo.

Për ata që nuk pajtoheshin e nuk pajtohen më me këtë trajtim, Web 2.0 Suicide Machine ofron (ofronte?) një mënyrë të veçantë të mbylljes së llogarisë në një nga rrjetet e mirënjohura Facebook, MySpace, LinkedIn dhe Twitter. Asgjë më shumë se:

Çlirojini shokët tuaj të rinj me një vetëvrasje Web2.0!

Kjo makinë ju lejon të fshini krejt profilet tuaj në rrjete sociale që ju pijnë energjitë, të asgjësoni miqtë tuaj virtualë të rremë dhe të ndaheni plotësisht me alter ego-n tuaj Web2.0. Makina është thjesht një metaforë për site-in web që strehohet nga moddr_ ; barku i bishës ku mbahen programthet për vetëvrasje web2.0.

Mirëpo të zotët e Facebook-ut janë kundër një procedimi të tillë. Edhe pse llogaria ime në një rrjet shoqëror është e imja. Dhe duhet të jem i lirë të mbyll plotësisht dhe pa asnjë gjurmë llogarinë time në një rrjet shoqëror në Internet. Apo jo? Sipas avokatëve të Facebook Inc., jo. Në një kërkesë të tyre, bërë më 6 Janar të 2010, kërkohej mbyllja e menjëhershme e site-it!!!

Web 2.0 Suicide Machine është deri më sot online. Por Facebook Inc. ka vendosur të mbyllë grupin WORM në Facebook, pra grupin e prodhuesve të Web 2.0 Suicide Machine. Dhe ka kërcënuar që nëse site-i nuk e heq Facebook-un nga objektet e tij, atëherë do të ndërmerren hapa të tjerë ligjorë. Në pusullën e tyre para “vetëvrasjes” thuhet:

Ideja pas Web 2.0 Suicide Machine ishte të krijohej mundësia për t’u ‘çmiqësuar’ në mënyrë të automatizuar dhe për t’i bërë përdoruesit e rrjeteve shoqërore të ndërgjegjshëm që ata duhet të jenë përherë në kontroll të të dhënave të tyre. Facebook-u nuk ka për ta lejuar këtë kontroll dhe as nuk ka dëshirë të hyjë në këtë debat. Për ne kjo ka mbaruar dhe nuk na mbetet zgjedhje tjetër veç të kryejmë vetë ne vetëvrasje online.

‘Shkishërimi’ ilustron faktin që liria mbi të dhënat dhe neutraliteti në rrjet për përdoruesit janë thjesht një iluzion në mjaft nga rrjetet sociale në Internet. Njerëzve jo vetëm që nuk ju lejohet të çmiqësohen (në një mënyrë të automatizuar), por shoqëritë kanë edhe pushtetin të përzënë përdoruesa që atyre nuk u pëlqejnë. Facebook-u tregon që një përdorues ka aq të drejta sa lejon Facebook-u.

Krejt të drejtat i ka në dorë Facebook-u. WORM-i nuk dëshiron të jetojë një botë të tillë 2.0. E kjo është arsyeja që u themi lamtumirë tërë miqve tanë. Ju urojmë gjithë të mirat.

Pa kurora, pa fjalime.

Deri në këtë çast Web 2.0 Suicide Machine u përdor 3109 herë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 18.03.10 11:26

Ja nje deshmi qe FBI e perdor Facebook, MySpace , ku përdor profile të rreme në rrjetet sociale për të kërkuar dikë ku shume lehte i gjene edhe te gjitha relacionet e tyre.

http://content.usatoday.com/communities/ondeadline/post/2010/03/fbi-uses-phony-profiles-on-social-networks-to-gather-information-on-suspects/1
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 18.03.10 15:54

Anonimitet ne facebook nuk ka.Disa mendojne se duke u futur me pseudonim nuk do te njihen.Por eshte gabim.

Perse?
Sepse 80% e te dhenave qe ju perkasin juve nuk jane ne profilin e tuaj por ne profilin e miqeve.

Perevc kesaj ekzistojne mjete qe mbledhin te dhena mes rrjeteve te ndryshme sociale, qe jane te afta te gjejne pseudonimin tuaja diku dhe te njohin gjetiu emrin tuaj te vertete.Mjete per analiza te webfaqeve.

Sot nuk eshte e lehte te ruash anonimitetin ne internet, edhe nese jeni i kujdesshem.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Odin 19.03.10 12:45

Interneti dhe facebook kane nje dallim te madh mes vete.

Interneti është një mjet. Facebook është një markë tregtare dhe në shërbim të një ideologjie shumë precize që e përdorur këtë mjet.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 31.03.10 13:17

Themelimi i Facebook-ut, një histori plot me intriga

Facebook, si një filial i CIA-s Facebo10

Gazeta e njohur “Independent” në një speciale shkruan të gjitha prapaskenat për krijimin e rrjetit social më të madh botëror

Nisi me një mesazh në postën elektronike në dy të mëngjesit. Një student i Harvardit i shkroi skenaristit, Ben Mezrich, i cili ishte akoma duke shijuar fytet e suksesit të librit “Bringing down the house”, për t’i treguar për mikun e tij, Eduardo Saverin. Një shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar në themelimin e “Facebook” me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikur që nuk i ishte dëgjuar emri ndonjëherë.

“U intrigova dhe nisëm të shoqërohesha me atë dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga ‘Facebook-u’. Më pëlqeu shumë drama dhe shpejtësia me të cilën u kishte ndodhur dy miqve të ngushtë që tashmë s’ishin më të tillë”, thotë Mezrich.

Nëse motivi i mesazhit ishte drejtësia për miku ne tij Saverin – shansi për t’i treguar botës se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrë pjesa e tij e kompanisë nga dikush që konsideronte shok – sigurisht që ka ndodhur shumë më shpejt se ai mund ta imagjinonte.

Një film i quajtur “The social network (Rrjeti social)” ka filluar filmimet në konviktin e universitetit Harvard, vetëm disa muaj pas publikimit të librit të Mezrich “Miliarderët e rastësishëm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook”.

Në fillim të këtij viti u njoftua se Aaron Sorkin, krijuesi i “West Wing”, do shkruante skenarin. Më vonë, në qershor u njoftua se David Fincher – regjisori i filmit “The curious case of Benjamin Button” – do e drejtonte. Në shtator u konfirmua se aktori amerikan, Jesse Eisenberg do interpretojë rolin e Mark Zuckerberg së bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe Justin Timberlake si Sean Parker, djali i “Silicon Valley” qe kishte krijuar “Napster” dhe që ndihmoi në çarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey është producent.

Për të përshpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan në të njëjtën kohë. “Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa unë e shkruaja. Ne ishim në një dhomë hoteli në Boston dhe ai shikonte shënimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin është një perëndi i të shkruarit”, thote Mezrich. Mjafton të futesh në Facebook, të shkruan Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta në nder të Aaron Sorkin.

Por grupi që ka më shumë fansa është krijuar nga vete personi, “Aaron Sorkin & The Facebook movie”. “Mirësevini , unë jam Aaron Sorkin. Kam rënë dakord të shkruaj një film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mirë për t’u përgatitur për këtë është të zbuloj se çfarë është Facebook, ndaj krijova këtë faqe”, thuhet aty. Krijimi i këtij grupi krijoi lajm, askush nuk e dinte në atë kohë që po behej një film për Facebook-un dhe u desh që producentët ta konfirmojnë këtë.

Deri më sot janë krijuar më shumë se 150 faqe historitë e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vetë disa ia kanë dalë mbanë të futen në skenarin final, i cili është më i fokusuar në krijimin e tij sesa në të si një mjet për përdorim të përgjithshëm.

Është e ndershme të thuhet se skena, ku Saverin shahet nga e dashura e tij për statusin në Facebook që është “single (beqar) është një prej tyre. As libri dhe as skenari nuk e nxjerr mirë Zuckerberg. Në të dy ai është një lloj i paafti për të qenë njeri social në Harvard, i cili nuk mund të lidhë një fjali bashkë.

“Facebook ishte një shtrirje e dashurisë së vetme të botës së Markut – kompjuterit”, thotë Mezrich në libër. Ai duket se pranonte detyra programimi nga dy studentë popullorë dhe të privilegjuar në Harvard për një projekt shumë të ngjashëm me Facebook, duke mos bërë asgjë për to për të krijuar më pas Facebook.

Në të gjitha rastet, arsyeja e krijimit të Facebook-ut ishte për të gjetur femra: një mënyrë për Markun që të tejkalonte “klubet finale” të elitës së Harvardit, të cilave s’u afroheshe dot.

Edhe në libër edhe në skenar, ai i bën të gjitha me mikun e tij të vërtetë Eduardo, përpara se ta tradhtonte. Por skenari i Sorkin shkon përtej kësaj. Në faqen e parë shënimet e tij e përshkruan Zuckerberg-un si një “19-vjeçar i ëmbël, tek i cili mungesa e karakteristikave fizike maskon një zemërim shumë të komplikuar dhe të rrezikshëm”.

Ai hapet me një skenë, në të cilën Zuckerberg po flet me të dashurën e tij. Por ajo e lë shumë shpejt duke i thënë: “Ti do bëhesh i suksesshëm dhe i pasur. Por do e kalosh gjithë jetën duke menduar se vajzat nuk të pëlqejnë sepse je një tip që merr vesh vetëm nga kompjuterat. Por dua të dish që kjo nuk është e vërtetë.

Ato nuk do të të pëlqejnë sepse je një hajvan”. Por si ndjehet Sorkin mbi dramatizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë, duke ditur se ato kanë një impakt real në jetën e njerëzve që ai portretizon? “Kjo është një pyetje e vështirë”, thotë Sorkin. “Unë nuk jam gazetar.

Përgjegjësia ime s’është të them të vërtetën. Arti nuk është për atë që ka ndodhur. Nga ana tjetër unë ndjej përgjegjësinë për të mos shkatërruar jetën e njerëzve thjesht për hir të suksesit. Është thjesht çështje gjykimi”.

Facebook

Nisur si një uebsit i ndërtuar nga një student si mënyrë për të kontaktuar shokët e tij, por që u kthye në fenomen global dhe biznes miliona-dollarësh, ka mbushur tani rreth pesë vjet.

Rreth 15 milion anëtarë në ditë ndryshojnë statusin e tyre në Facebook. Mark Zuckerberg ishte 19 vjeç kur nisi “Facebook” nga dhoma e konviktit te Harvard. Brënda 24 orësh 1000 veta nga shkolla e tij ishin regjistruar, dhe pas një muaji gjysma e shkollës kishte profil në “Facebook”. Sot pas 5 vjetësh uebsiti ka 150 milion anëtarë në të gjithë botën dhe Zuckerberg, është miliarderi më i ri në botë — me një pasuri prej rreth 1.5 miliardë dollarë.

Zuckerberg krijoi një rrjet social që jo vetëm pasqyron jetën e një personi por që edhe e zgjeron atë. Fenomeni “Facebook” është përqafuar edhe nga politikanët dhe edhe njerëz të artit. Çdo dite 15 milionë anëtarë ndryshojnë statusin në Facebook”, dhe 850 milion foto shtohen çdo muaj.

Mesatarja e miqve të një anëtari është 120. Në fillim, njerëzit ishin pak të shqetësuar për të treguar identitetin e tyre në internet, por tani një pjesë tregojnë detaje nga më të ndryshme të jetës së tyre. Megjithëse me një vlerë prej 15 miliardë dollarësh “Facebook” i duhet të punojë shumë për t’iu përshtatur teknologjisë dhe për të pasur fitime financiare.

Paqja mes Saverin dhe Zuckerberg

Pas disa vitesh marrëdhënies të ngrira dhe problemeve për para mes bashkëthemeluesve të Facebook, Mark Zuckerberg vendosi në janar t’i njihte meritat mikut tij të Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo për shkak të librit që do rrëfejë gjithçka mbi krijimin e rrjetit social dhe mënyrës sesi Zuckerberg e nxori atë jashtë loje.

Të dhënat mbi mënyrën sesi ka përfunduar zënka mes të dyve gjenden shumë kollaj: Saverin ësht tashmë i regjistruar si themelues i kompanisë në faqen zyrtare të Facebook-ut. Kjo është arsye shumë e fortë që Zuckerberg të bëjë paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin që pritet të kenë një sukses me përmasa të jashtëzakonshme shumë shpejt.

Kjo, sepse mendohet se nëse Saverin ka rënë dakord të bëjë paqe me Zuckerberg atëherë ai mund të mos ketë dëshirë të bashkëpunojë me Mezrich. Por tashmë filmi është në proces pune e sipër e pritet ë dalë shumë shpejt.

Gjithsesi, do jetë mjaft e sikletshme për të dy të dalë edhe nga libri edhe nga filmi se ata e kanë krijuar rrjetin social thjesht për të njohur femra.

Si student i Harvardit, Mark Zuckerberg krijoi uebsajtin social “Facebook”, një uebsajt tejet popullor mes studentëve në mbarë botën. Atë e krijoi me kolegë studentë, njohës të mirë të shkencës së kompjuterit dhe me shokët e dhomës. Zuckerberg shërben si president i kompanisë “Facebook”. Ai ka qenë vazhdimisht në qendër të kundërthënieve për prejardhjen e biznesit dhe të pasurisë së tij.

Revista amerikane “Time” e renditi Zuckerberg si një nga njerëzit më me ndikim të botës të vitit 2008. Zuckerberg përfshihej në kategorinë Shkencëtarë dhe Mendimtarë. Zuckerberg u rrit në Dobbs Ferry, Nju Jork, nga prindërit e tij hebrej, Edward dhe Karen Zuckerberg. Babai i tij Edward është dentist në Dobbs Ferry, dhe mamaja e tij është mjeke.

Ai filloi programimin në kompjuter kur ishte në shkollën e mesme. Zuckerberg fillimisht kënaqej me zhvillimin e programeve kompjuterike, sidomos ato për komunikim dhe ato për lojëra. Kur vazhdonte Philips Exter Acadeym, ai ndërtoi një program për t’i ndihmuar punonjësit në zyrën e babait të tij që të komunikojnë; ai gjithashtu ndërtoi një version të lojës Risk, dhe një program muzike të quajtur Synapse i cili përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar zakonet e dëgjimit tek përdoruesi i programit.

Kompanitë Microsoft dhe AOL u përpoqën të blejnë Synapse dhe për ta marrë në punë Zuckerberg, por ai vendosi më mirë t’i vazhdojë studimet në Universitetin e Harvardit.

Mark Zuckerberg dhe platforma “Facebook”

Në shtator 2006, “Facebook” krijoi “News Feed”, një produkt për të treguar se çfarë janë duke bërë miqtë e tu në uebsajt. Zuckerberg u krikua nw atw kohw, teksa disa e shikonin “News Feed” si të panevojshëm dhe si një mekanizëm për i të biseduarit kibernetik.

Platforma

Më 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli një “Facebook Platform”, një platformw zhvillimi për programuesit që të krijojnë aplikime sociale brenda “Facebook”. Kjo shpallje ngjalli një interesim të madh për bashkësinë e zhvilluesve programorë. Brenda javësh, shumë aplikime u ndërtuan dhe disa kishin tashmë miliona përdorues.

Sot janë më shumë se 400 000 zhvillues programorë në mbarë botën që ndërtojnë aplikime për “Facebook Platform”. Vetëm më 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli “Facebook Connect”, një version të “Facebook Platform” për ndërtimin e aplikimeve sociale në faqe tw tjera të tjera.

Facebook Beacon

Më 6 nëntor 2007, Zuckerberg shpalli një sistem tjetër reklamues social, që u pa si një ngjarje në Los Anxhelos. Një pjesë e programit të ri, quajtur “Beacon”, ua bënte të mundur njerëzve të ndajnë informacion me miqtë e tyre të “Facebook” bazuar një veprimtaritë e tyre qëmtuese në uebsajte të tjera. Një shitës eBay, për shembull, mund të bëjë që miqtë automatikisht të vënë në shitje nëpërmjet “Facebook”, sistemit “news feed”, gjithçka që ata duan të shesin.

Programi pati shqetësime të mëdha të privatësisë nga ana e grupeve që merren me mbrojtjen e jetës private të qytetarëve, por edhe nga individë përdorues.

Zuckerberg dhe “Facebook” nuk arritën t’i përgjigjen shpejt këtij shqetësimi, dhe më 5 dhjetor 2007 Zuckerberg më në fund shkroi një blog post në “Facebook”, ku merrte përgjegjësinë për çështjet me programin “Beacon” dhe ku iu ofronte një mënyrë më të lehtë përdoruesve për të përfituar nga shërbimet.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  soni 04.04.10 21:00

zattoo shkruajti:Anonimitet ne facebook nuk ka.Disa mendojne se duke u futur me pseudonim nuk do te njihen.Por eshte gabim.

Perse?
Sepse 80% e te dhenave qe ju perkasin juve nuk jane ne profilin e tuaj por ne profilin e miqeve.

Perevc kesaj ekzistojne mjete qe mbledhin te dhena mes rrjeteve te ndryshme sociale, qe jane te afta te gjejne pseudonimin tuaja diku dhe te njohin gjetiu emrin tuaj te vertete.Mjete per analiza te webfaqeve.

Sot nuk eshte e lehte te ruash anonimitetin ne internet, edhe nese jeni i kujdesshem.

po ata qe jane hackera? muna ta ruash privatesine por duhet te jesh i kujdesshem.facebook se shpejti do te marr nji pamje tjeter.
soni
soni

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Elizza 28.05.10 12:28

Ja 7 arsyet për të hequr dorë nga Facebook


Themeluesi Mark Zuckerberg ka kërkuar ndjesë për politikën e privatësisë në Facebook. Në një artikull në "Washington Post", ai ka pranuar se janë bërë shumë gabime.

Facebook, si një filial i CIA-s Images

Heqja dorë nga Facebook është bërë njësoj si të vendosësh të lësh duhanin. Sipas një levizjeje kundër Facebook të quajtur 'QuitFacebookDay.com', në 31 maj është caktuar data për t'u larguar nga Facebook dhe të gjithë ata që do të pranojnë këtë iniciativë do të shfaqin hapur kundërshtinë e tyre për mënyrën se si përhapen dhe trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndërkohë themeluesi Mark Zuckerberg ka kërkuar ndjesë për politikën e privatësisë në Facebook. Në një artikull në "Washington Post", Zuckerberg ka pranuar se janë bërë shumë gabime. Por ndërkohë, iniciatorët e vendimit për të braktisur Facebook më 31 maj kanë bërë edhe listën me 7 arsyet se pse duhet marrë një vendim i tillë:

1) Privatësia nuk është trajtuar si çështje me seriozitet nga Facebook, pasi u kalua nga rezervimi për të dhënat personale, te ekstremi tjetër i publikimit të hapur në rang botëror

2)Të gjithë materialet e hedhura nga neve në Facebook, tashmë nuk janë pronë e jona...

3) Komentet që lihen tek fotot, videot apo postimet, mund të lexohen nga shumëkush, duke krijuar hapësira për keqkuptime te personat e tretë

4) Për lidhjen e krijuar me Facebook, të gjithë motorët e kërkimit si “Google” dinë shumë gjëra rreth nesh, pa pasur nevojën e asnjë regjistrimi

5) Ekziston mundësia të tradhtohemi edhe nga miqtë tanë, të cilët mund të shohin, marrin dhe përvetësojnë të dhënat tona

6) Në Facebook mund te memorizohen të dhënat e pagesave apo transaksioneve që kryhen në faqe.

7) Edhe nëse keni vendosim të largohemi, e kemi të vështirë ta bëjmë totalisht sepse disa të dhëna, foto apo video të ndara me miqtë tanë, jo vetëm do të jenë ende në qarkullim, por edhe ka rrezik të qëndrojnë të memorizuara ne “web”
/ikub/
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  3lisa 03.06.10 20:32

nuk eshte ndonje cudi, ne fund te fundit gjithe ai informacion memorizohet diku....Nese dikujt qe i eshte dhene fuqia supreme mbi informacionet tona personale, eshte bere me vullnetin tone te plote... ose perafersisht te plote sepse per cdo aplikacion te kerkohet leje per te vazhduar me tej duke u paralajmeruar per pasojat.... Fcb eshte nje menyre virtuale per te qene prane shoqerise por papritur merr prioritet mbi ate fizike...Ky eshte nje rrezik social... Kthehet ne nje ritual te perditshem te njeriut.....
Por sidoqofte eshte si puna e duhanit qe sado qe ne pakete shkruhet "Duhani demton rende shendetin" duhanpiresit nxiten akoma me shume per te mos e lene....Eshte natyra paradoksale dhe komplekse e njeriut....
3lisa
3lisa

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Kujdes nga virusi i Facebook-ut!

Mesazh  Fikrro 28.06.10 19:23

Ne Facebook eshte paraqitur virusi i emeruar "Koobface" i cili kercenon qe me ane te shkembimit te porosive te rrezikoj kompjuteret e 120 milione perdoruesve te ketij sherbimi.
Qellimi baze i virusit i cili e ka perfshire kete faqe te popullarizuar te internetit per rrjetezim shoqeror eshte mbledhja e informacioneve sie jane numrat e kartelave bankare te perdoruesve.

"Disa viruse kane tentuar te shfrytezojne Facebookun ne menyre te ngjashme per tu perhapur tutje", ka deklaruar zedhenesi i Facebook-ut Barry Schnit per agjencine e lajmeve Reuters, por, sie ka pohuar ai, "eshte nje perqindje shume e vogel e perdoruesve te cilet jane infektuar".

Koobface shperndahet me dergimin e porosive tek miqte me ane te kompjuterit i cili veeme eshte infektuar me virus. Porosite e tilla zakonisht ne titull kane "You look just awesome in this new movie", dhe gjera te ngjashme, dhe me pas nga pranuesit e porosise kerkon te shkarkojne perditesimin e supozuar te flash playerit nga Adobe Systems Inc.

Nese kjo behet, virusi i shkarkuar i dergon ata ne faqet e infektuara kur tentojne tei qasen faqeve si Google, Yahoo, MSN e Live.com, raportojne hulumtuesit e programit kunder viruseve McAfee. Ata qysh te merkuren ua kane terhequr vemendjen perdoruesve se Koobface eshte duke u sjelle neper Facebook, dhe te kane kujdes se efare po ruajne ne kompjuterin e tyre.

Nga Facebook rekomandojne fshehjen e te dhenave personale nga perdoruesit te cilet nuk kane llogari te hapur ne kete faqe. Gjithashtu, keshillohet fshirja e e-mailave te cilet jane te infektuar, e madje eshte vendosur edhe udhezimi se si te pastrohen kompjuteret e infektuar
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty tung fikro

Mesazh  cObRa 28.06.10 20:45

Po si mund te fshihet ky virus kur vie ne kompjuter dhe si futet ai virus ne kompjuter nga faceboooki te lutem ma shpjego...
cObRa
cObRa

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Fikrro 28.06.10 20:49

Nuk fshihet thjesht bllokon pc tende,kujdesuni mire dhe lexojeni me vemendje tekstin.Te pershendes cobra.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty aha

Mesazh  cObRa 29.06.10 14:38

flm per infon fikro do e kem parasysh kete....gjithsesi
cObRa
cObRa

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Elizza 30.06.10 19:35

Fshirja e llogarisë së Facebook-ut përgjithmonë!


Facebook-u e bën të lehtë për përdoruesit çaktivizimin e llogarisë së tyre, por kjo nuk do t'i shpëtoj të gjitha të dhënat personale të përdoruesit. Edhe pas çaktivizimit të llogarisë të dhënat ende ruhen në serverat e Facebook-ut, ku përfshihen, fotot, listat e miqve dhe informacionet e tjera personale. Nëse doni që vërtetë ta lini Facebook-un e të mos ktheheni përsëri, juve do t’ju duhet që llogaria juaj të fshihet përgjithmonë. Ndiqni këta hapa për të fshirë çdo gjurmë të ekzistencës së profilit tuaj nga faqja e këtij rrjeti shoqëror.


Udhëzimet:

1. Fshini çdo gjë nga profili juaj. Fshini fotot tuaja, largoni miqtë nga lista e miqve, fshini komentet që ju keni lënë për të tjerët dhe largohuni nga çdo rrjet shoqëror apo grupe që jeni bashkuar. Sigurohuni që të ruani ndryshimet e profilit tuaj në mënyrë që faqja e Profilit tuaj të jetë praktikisht bosh.

2. Dërgo një e-mail tek privacy@facebook.com dhe kërkoni që ata të fshijnë llogarinë tuaj. Dërgoni nga e-maili juaj dhe te subjekti shkruani: "Delete my account". Ta bëni të qartë se ju doni që llogaria juaj të fshihet e jo vetëm të çaktivizohet.

3. Prisni të merrni një përgjigje me e-mail nga Facebook-u për të konfirmuar se llogaria juaj është fshirë përgjithmonë. Kjo merrë disa ditë.

4. Nëse përgjigjëja nuk kthehet brenda një jave, dërgoni e-mail përsëri. Provoni në të njëjtën adresë si në hapin e 2-të, si edhe support@facebook.com dhe info@facebook.com.

5. Përpiquni të hyni në llogarine tuaj sapo ju të merrni një email nga Facebook-u. Nëse nuk jeni në gjendje të kyçeni dhe nuk merrni një mesazh që ju kërkon të riaktivizoni llogarinë tuaj, atëherë llogaria juaj është fshirë përgjithmonë.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty tung elizza

Mesazh  cObRa 03.07.10 12:01

po si mund te behet ne facebook qe te mos munden ti vjedhin fotot askush....si behet ajo....sepse shum veta i m,arrin foto dhe me pas bejn shantazhe me to i hedhin ne yutube etj.......please nese mundesh te ma sqarosh


Edituar për herë të fundit nga cObRa në 03.07.10 12:20, edituar 1 herë gjithsej
cObRa
cObRa

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ufo 03.07.10 12:14

Elizë.. pls , na ndihmo të lutem ..
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Elizza 03.07.10 15:06

Të gjitha metodat e dizajnuara për të mbrojtur fotot në çfaredo faqeje interneti - bien poshte për një person me aftësi teknike.
Dhe mbrojtja e tyre s'mund të bëhet nëse një foto apo shkrim shihet nga dikush!

Për Facebook: Mund ta rregulloni te privatësia që fotot tuaja të shihen vetëm nga shokët ose vetëm nga disa shokë të cilët ju zgjedhni:

- Në anën e djathtë e keni Account (Llogaria juaj)
- Zgjedhni opsionin për rregullimin e privatësisë dhe vendosni se kush mund t'i shoh fotot tuaja, shënimet, të dhënat.....
- Rregullo të dhënat.

photos options



Te opcioni Customize (përshtat), mund të zgjedhni shokët që cilët mund të kenë qasje në foto apo të dhëna tjera.

options photos




Realisht nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për ta penguar kopjimin e fotove.
Askënd s'mund ta ndalësh të mos bëj Print e të qes një foto në Paint!!!
Mbrojtja më e mirë është të mos shihen!
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  cObRa 03.07.10 16:10

Ok gjithsesi te faleminderit shume.....eshte metode me e mire ti fshish krejt fotot se sot smund te kesh besim as tek shoku me i ngushte, flm shume elizza.
cObRa
cObRa

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  ajnshtajni 07.07.10 11:07

Informacionet qe fshihen ku shkojne? cfare ndodh me to?
avatar
ajnshtajni

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  gjilanasi 29.07.10 18:02

Detajet e 100 milion anëtarëve të Facebook janë publikuar online?

Detajet personale të 100 milionë përdoruesve të Facebook janë mbledhur dhe janë botuar në internet në një skedar i cili mund të shkarkohet, që do të thotë se ata tani nuk do të jetë në gjendje ta mbajnë llogarinë e tyre private, dhe larg qasjes së publikut.

Megjithatë, Facebook minimizoi çështjen, duke thënë se asnjë nga të dhënat personale të përdoruesve nuk ishte komprometuar. Informacioni ishte postuar nga Ron Bowes, një konsulent i sigurisë online, në faqen e internetit Pirate Bay.

Bowes e ka përdorur kodin për të skanuar profilet e 500 milion anëtarëve të Facebook. Dokumenti i nxjerr nga Bowes, i cili u lejon njerëzve të kryejnë kërkime të llojeve të ndryshme brenda këtij rrjeti social, është shkarkuar nga më shumë se 2.400 njerëz në mbarë botën.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  gjilanasi 29.07.10 18:11

Kujdes me postimet në Facebook ose Twitter

Shërbimet online siç është Twitter ose Facebook krijojnë hapësira shoqërore të cilat inkurajojnë jo-formalitetin, reagim të shpejtë dhe llojin e komunikimit i cili ndodh mes miqve, në kontekst të privatësisë dhe lirisë personale, siç është rruga, një pub ose një kateteri e zakonshme.

Megjithatë, përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm kur përdorin rrjetet sociale si Twitter ose Facebook në vendet publike, pavarësisht nga fakti se shumë shërbime lëshojnë komente të cilat bëhen të dukshme për një numër të madh të njerëzve.

Për më tepër, ekziston edhe mundësia që me përdorimin e këtyre shërbimeve në vende publike, ju të postoni ndonjë status ose informatë që ju nuk e dëshironi, ose ndoshta të publikoni informacione personale për ju që mund të arrijnë tek njerëz të cilët dëshirojnë të bëjnë diçka që juve ju lëndon.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  gjilanasi 04.08.10 14:19

Facebook dhe sekretet e biznesit

Muajve të fundit janë ngritur shumë debate rreth asaj se sa shumë i përdorin punëtorët e korporatave të ndryshme rrjetet sociale në internet, e posaçërisht – Facebook’un.

Janë tri probleme që i shqetësojnë autoritetet e ndryshme në korporata, lidhur me këtë dukuri. Sigurisht se çështja e parë për të cilën ata brengosen, janë të dhënat sekrete të cilat janë të ndjeshme për kompanitë.

Prej fillimit të përdorimit të internetit, është llogaritur se bashkë me lehtësimet që i njëjti i sjell në komunikim, interneti bart edhe rrezikun për keqpërdorim, ose shpërndarje të informatave nga punëtorët brenda një kompanie të caktuar.

Ajo që është edhe më shqetësuese për menaxhmentet e korporatave është shpërndarja e pa-autorizuar e informatave sekrete, e cila gjë është vështirë për tu kontrolluar.

Një problem tjetër që vjen me përdorimin e rrjeteve sociale është edhe identiteti i kompanisë i cili mund të dëmtohet shumë lehtë nga çdo postim i gabuar në internet, madje edhe pse kjo shumicën e kohës bëhet nga konkurrentët ose njerëzit që kanë qëllime të caktuara në kompani.

Problemi i fundit, por jo për nga rëndësia është edhe ulja e produktivitetit të punëtorëve brenda korporatave apo kompanive të ndryshme nëpër botë
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 01.09.10 1:13

Perfundim tragjik

Kjo eshte nje video per te sensibilizuar vajzat qe mos te vendosin te dhenat e tyre personale ne facebook....mos perfundoni si kjo vajze ne video!








Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Equinox 11.10.10 1:54

Facebook – Lufta për Privatësi

Facebook, si një filial i CIA-s Facebo10

Disa ditë pasi e shikova The Social Network, filmin e ri për Facebook, i vizitova dy zyrtarë të lartë në selinë e Facebook’ut, në Palo Alto, shumë afër kampusit të Stanford’it.

"Ju pëlqeu filmi?", pyeta, duke e ditur se Facebook e kishte dërguar stafin me autobus për ta parë filmin në ditën e lansimit. "Shumë i thatë dhe paksa i ngadalshëm", tha njëri. "I mërzitshëm", u shpreh tjetri. Seç ma kujtuan linjën e tyre zyrtare. Kompania Facebook thotë se filmi për Facebook’un është... i mërzitshëm.

Mos iu besoni. The Social Network është buçitës dhe definitivisht ia vlen të shihet. Por, mos mendoni se ky është një film serioz për rrjetat sociale, internetin dhe mundësitë për të mirën dhe të keqen që krijohen prej tyre. Ky është argëtim që ka të bëjë me Harvard’in, avokatët amerikanë dhe të qenit 19 vjeçar – në një version të ekzagjeruar dhe gazmor.

Filmi nuk është real. Të gjithë studentët e Harvardit shprehen me fjali të shkurtra e brilante, si të ishin Woody Allen’a. Ata nuk përdorin pauza të llojit: “asi”, “kësi”, e zoti na ruajt t’iu dalë nga goja diçka si: “kaja nanen”. Megjithatë, ndonëse zhvillohet rrjedhshëm, satira nuk e prek çështjen të cilën Facebook e ngre në jetën e vërtetë: humbjen e privatësisë.

Në fillim në filmit, studenti i dehur Mark Zuckerberg e shfrytëzon blogun e tij për ta ofenduar ish të dashurën e cila sapo e ka braktisur, dhe merr hak mbi tërë gjininë femërore duke postuar - pa dijeninë ose pëlqimin e tyre – fotografitë e studenteve të Harvard’it dhe kërkon nga studentët meshkuj që t’i vlerësojnë me nota.

Kjo shkelje e vogël e privatësisë është lojë fëmijësh në krahasim me atë që kemi përjetuar gjatë dekadës së fundit. Në javën e parë të shfaqjes së filmit, u dha lajmi për një incident të tmerrshëm në Universitetin Rutgers, në New Jersey.

Një student 18 vjeçar, Tyler Clementi, e kishte incizuar fshehurazi kontaktin e tij seksual me një burrë. Shoku i tij i dhomës, të cilit Clementi i kishte kërkuar t’ia lironte dhomën për disa orë, kishte aktivizuar kamerën e kompjuterit të tij me qëllim të transmetimit online të videos, ashtu që të mund ta shihnin të gjithë. Clementi u hodh nga ura George Washington në lumin Hudson dhe vrau veten. Mesazhi i tij lamtumirës në Facebook ishte: "po kërcej nga ura gw. më vjen keq".

Natyrisht, ky nuk është një rrëfim në lidhje me – apo kundër – kompanisë Facebook, edhe pse agonia e tetë fjalëve lamtumirëse me shkronja të vogla në Facebook, më duket mbresëlënëse. Por, ky është një rrëfim që ka të bëjë me mënyrën në të cilën të gjitha teknologjitë e reja të komunikimit e lehtësojnë aq shumë cenimin e intimitetit.

Njerëzit e Facebook kundërshtojnë, duke thënë se faqja e tyre e rrjetëzimit social ofron më shumë kontroll mbi privatësinë sesa shumë qoshe tjera të kësaj bote fintak të re. Ata e kanë poentën e tyre.

Në krahasim me gazetarët e tabloideve britanike, që iu vjedhin njerëzve mesazhet e telefonave celularë dhe i ekspozojnë sekretet e tyre intime vetëm sa për të shitur më shumë gazeta, Facebook është një prift i virtytshëm që i ruan sekretet e të rrëfyerve. Megjithatë, praktikat e saja në të kaluarën – bashkë me mënyrën në të cilën njerëzit e përdorin – kanë kontribuar në shkatërrimin e privatësisë, kurse praktikat e tashmet ende kanë diçka mangut.

Sipas një klisheje tashmë bajate, “brezi i Facebook’ut nuk i jep pesë pare për privatësi". Sigurisht, normat ndryshojnë me ndërrimin e gjeneratave, por ajo që realisht duket se ka ndodhur këtu është se njerëzit e kanë hedhur veten me entuziazëm në këtë eksperiencë të re mahnitëse, dhe tash, disa vjet më vonë, ndonjëherë tronditen nga pasojat.

Në librin e tij të ri, “The Facebook Effect”, David Kirkpatrick shkruan se në një sondazh të vitit 2009 me punëdhënësit amerikanë, 35 për qind e kompanive i kanë refuzuar aplikantët për punë shkaku i informacioneve që i kanë gjetur nëpër rrjetet shoqërore. Një në tre! Askush nuk do të më bind se kjo është në rregull për “gjeneratën e Facebook’ut”.

Facebook thotë se kontrolli i saj i privatësisë tash është më i mirë, dhe njerëzit mund ta caktojnë nivelin që dunë. Është zgjedhja juaj. Ashiqare ky është një parim i duhur, por si t’ia bëhet me anën praktike? Unë u përpoqa ta hapi një llogari të re dhe nuk mendoj se rregullimi i privatësisë është as gjysma e asaj që duhet të jetë.

Rregullimet standarde janë pothuajse të gjitha për shpërndarje - duke përfshirë kërkimin automatik të adresarit të email adresës suaj gjatë hapjes së llogarisë (për t’i gjetur Friends’at potencialë).

Rregullimi i të gjitha skedave merr mjaft kohë për ta bërë llogarinë më të kufizuar. Është shumë e lehtë të mos i shohësh çështjet me shkronja të imta, si "personalizimi i menjëhershëm", i cili u jep qasje "disa sajteve të caktuara partnere ... sapo ju t’i vizitoni ato", dhe ju duhet të shkoni në një faqe tjetër (Aplikacione dhe Website) për ta shkyçur këtë opcion.

Edhe pasi e deaktivizova kërkimin automatik të adresarit tim, Facebook’u menjëherë doli me një listë të gjatë të miqve që m’i sugjeronte, si dhe të "njerëzve që i njoh”, shumicën prej të cilëve vërtet i njoh (për shembull, njërin prej djemve të mi; ra ky Facebook e u njoftuam!), por për disa kurrë nuk kisha dëgjuar.

Animi që çon drejt mosaplikimit të këtyre rregullimeve është kritikuar nga ish-zyrtari kryesor i privatësisë në Facebook, i cili tash është - as më pak e as më shumë - kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë.

Këtu çështja e madhe është te shkatërrimi i intimitetit në shumë fronte gjatë dekadës së fundit. Kjo shkaktohet nga tri forca të mëdha.

Është vetë teknologjia ajo që tashmë e bën të mundur gjurmimin e një jete të tërë, dhe ndjekjen e gjithkujt e në çdo vend me një saktësi të menjëhershme, e cila do të bënte që edhe një gjenerali të Stasit t’i rridhte goja lëng.

Është beteja për fitim, gjë që i nxit kompanitë për një mbikëqyrje gjithnjë e më të hollësishme të shijeve dhe shprehive të klientëve të tyre, ashtu që reklamimi t’iu përshtatet më mirë. Janë Qeveritë, që gjejnë mënyra për t’i futur duart e tyre në shumë prej këtyre të dhënave, si dhe mbledhin shënime me anë të serverëve të tyre.

Për shembull, pamjet e detajuara fotografike të shtëpisë suaj gjenden në Google Earth dhe Google Street View, dhe çdokush - soditësit, furacakët, hajdutët, terroristët – mund t’i analizojnë ato avash-avash. Telefoni juaj i mençur iu ndjekë. Dosja e kërkimeve tuaja në Google paraqet historinë intime e jetës suaj.

Pasqyra juaj e plotë e kreditit u ofron qasje rutinore bankave dhe kompanive të ndërtimit. Qeveria britanike dhe ajo amerikane, në emër të "sigurisë", heshtazi e kanë përvetësuar për vete pushtetin për t’i monitoruar të gjitha këto, përfshirë edhe emailin tuaj dhe thirrjet nga telefoni mobil.

Mbase, krejt çfarë mund të bëjmë është ta kthejmë kokën dhe ta pranojmë se kjo është rruga në të cilën po shkon dynjaja. “Privatësia ka vdekur. Harrojeni!”, këshillon Scott McNealy, bashkëthemelues i Sun Microsystems. Ndoshta mund të përgjigjemi dhe ta rikthejmë një pjesë të privatësisë sonë të humbur.

Mund ta bëjmë këtë duke i vendosur standardet tona dhe duke i shpërndarë ato. Mund ta bëjmë duke punuar drejtpërdrejti në kompani si Facebook, për të cilat ne jemi burimi themelor i të ardhurave. Mund ta shfrytëzojmë Facebook’un për ta formësuar Facebook’un.

Gjithashtu, mund të përpiqemi t’i nxisim qeveritë tona në së paku tri mënyra: t’i frenojmë mësymjet e tyre drejt privatësisë tonë; t’i rregullojmë më mirë kompanitë ultracenuese; dhe t’i ndëshkojmë shkeljet private, si ajo që çoi Tyler Clementi’n drejt vetëvrasjes.

Po ato teknologji të rrjetëzimeve të cilat e ngushtojnë privatësinë tonë, mund të na fuqizojnë që të luftojmë. Për dallim nga filmi, kjo është një punë vërtet e thatë, e ngadalshme dhe e mërzitshme - por liritë tona në të ardhmen do të varen nga ajo.

Timothy Garton Ash
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 18.10.10 17:15

Aplikacionet e Facebook-ut nuk respektojnë privatësinë

Shumë aplikacione të disponueshme në FB u kanë dhënë informacion kompanive të ndryshme mbi identitetin e miliona përdoruesve, gjë që dhunon një nga normat e privatësisë të rrjetit social, sipas gazetës Wall Street Journal.

Programues të aplikacioneve më popullore kanë transmetuar informacione të tilla si emrat e përdoruesve apo miqve të tyre tek kompani hetimi, përfshirë këtu edhe emrat e atyre të cilët kanë vendosur privatësinë më strikte të mundshme që mund të lejojë FB në profilin e tyre, transmeton TCH.

“Kjo gjë shkel hapur rregullat e këtij rrjeti social dhe rihap çështjen e aftësisë së FB për të ruajtur informacionin e përdoruesve të tij”, shton gazeta.

Farmville dhe Texas Holdem Poker janë dy nga aplikacionet të cilat kanë përhapur informacione tek kompani të tjera.

Shumica e aplikacioneve të tilla nuk janë krijuar nga programuesit e FB, por nga programues të tjerë që nuk kanë lidhje me rrjetin e njohur social.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 03.11.10 11:52

10 mënyra se si Facebook-u mund t’iu shkatërrojë jetën

Facebook, si një filial i CIA-s Images19

Si mund t’u gjejnë kreditorët dhe punëdhënësit në rrjetin social

Rrjeti më i madh social në botë regjistron së shpejti përdoruesin e 500 miliontë.
Këtë javë Facebook-u do regjistrojë anëtarin e 500 miliontë. Është një rekord aq sa domethënës aq dhe pa kuptim. Por, është një kujtesë e faktit se sa gjigand është bërë rrjeti social. Facebook-u tashmë është pjesë e jetës së përditshme të një numri të madh njerëzish në botë. Por, mënyra se si po e prek jetën tonë vazhdon e vazhdon të ekzaminohet.

Ne dimë se Facebook-u mund të jetë i mirë për shëndetin, por gjithashtu mund të ketë dhe një anë tjetër të ligë. Por, cilat janë dhjetë mënyrat se si Facebook-u mund t’u shkatërrojë jetën. Një prej tyre është se mund të bashkoheni me prindërit biologjikë. Ky mund të jetë lajm i mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e saj biologjikë në “Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti.

Nëna dhe fëmijët u bashkuan. Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu dha kujdestaria. Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për të mbuluar borxhin.

Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi. Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar.

Mary Ellen Hause, një mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e Facebook-ut të nxënësve.

Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë prej 500 dollarësh. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër njëri-tjetrit në çësthjen e divorcit. Facebook-u është kthyer në një mjet përdorimi mjaft popullorë për avokatët e divorcit, të cilët “krehin” faqet e bashkëshortëve të klientëve të tyre për të gjetur të dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose mashtrimin.

Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të mbjellat në Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët.

Studiuesit nga universiteti “Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit në Facebook janë më në kontakt me miqtë e tyre, duke folur vazhdimisht për problemet. Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.

1. Mund të bashkoheni me prindërit biologjikë


Ky mund të jetë lajm i mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e saj biologjikë në “Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti. Nëna dhe fëmijët u bashkuan. Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu dha kujdestaria.

2. Kreditorët mund t’ju gjejnë në Facebook

Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për të mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi. Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar.

3. Mund të përfundoni në burg

Mary Ellen Hause, një mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e Facebook-ut të nxënësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë prej 500 dollarësh.

4. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër jush

Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër njëri-tjetrit në çësthjen e divorcit. Facebook-u është kthyer në një mjet përdorimi mjaft popullorë për avokatët e divorcit, të cilët “krehin” faqet e bashkëshortëve të klientëve të tyre për të gjetur të dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose mashtrimin. Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të mbjellat në Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët.

5. Mund t’ju fusë në depresion


Studiuesit nga universiteti “Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit në Facebook janë më në kontakt me miqtë e tyre, duke folur vazhdimisht për problemet.

6. Mund t’ju bëjë të humbisni punën

Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.

7. Sjelljet raciste mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

Pasi një 22-vjeçar, Niksa Klecak hapi në Facebook një grup të quajtur “Vë bast se mund të gjej 5 mijë njerëz që nuk u pëlqen Sanader (kryeministri kroat)” në vitin 2008, policia kroate e arrestoi. Autoritetet u shprehën se nuk ishte linja politike e Klecak që ishte fyese, por imazhi i ndryshuar i kryeministrit, i cili ishte vënë në trupin e një uniforme naziste e kjo thyen ligjin kroat mbi propagandën naziste.

8. Facebook-u të bën të varur në mënyrë ekstreme

Ti e kupton se je i varur nga Facebook-u, kur nuk mund të grabisësh një shtëpi pa u futur në faqen e rrjetit social. Në prill, një grabitës që ishte duke vjedhur një shtëpie në Romë u fut në internetin e kësaj shtëpie për të postuar disa mesazhe në profilin e Facebook-ut, por harroi të çregjistrohej kur iku. Kur gruaja e shtëpisë ishte kthyer ajo kishte gjetur kompjuterin hapur bashkë me të gjitha të dhënat e nevojshme për të kapur hajduti

9. Mund të paditeni për shpifje


Ka shumë padi për shpifje që bazohen në përmbajtjet e publikuara në Facebook. Në Britani, ku shpifja provohet më lehtë se në disa vende të tjera, një biznesmen fitoi 22 mijë sterlina, kur një ish-shok i klasës krijoi një profil të rremë të tij me informacione diskredituese. E ky nuk është rasti i parë. Po rritet gjithnjë e më shumë ndërveprimi negativ mes njerëzve që nuk pëlqehen në jetën reale duke shkatuar kështu precedentë në këtë fushë.

10. Fëmijët tuaj mund të bien pre e grabitqarëve

Pasi një vajzë adoleshente në Angli u vra nga nja maniak seksual, i cili ishte shfaqur në Facebook si një adoleshent, versioni britanik i Facebook-ut ka shtuar një “buton paniku” që i lejon adoleshentët anglezë të raportojnë për çdo lloj vëmendjeje të padëshiruar tek autoritetet. Por, butoni nuk është ende në versionet ndërkombëtare të Facebook-ut dhe nuk është ende e qartë nëse kompania planifikon ta shtojë këtë buton në çdo version të rrjetit social.

Blendina Cara
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 04.11.10 17:10

Si të ruheni kur përdorni Facebook

Derisa drejtorët e “Facebook-ut” të mos merren vesh për masat e kontrollit të privatësisë së përdoruesve të tyre, ja disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që vet të mbroheni, nëse këtë nuk e keni bërë deri më sot. Në parim, duhet të shmangni situatat vijuese.

Përdorimi i fjalëkalimit “të dobët”


Me rastin e përzgjedhjes së fjalëkalimit shmangni emra të thjeshtë apo fjalë dhe mos vendosni numra në fund. Kombinoni shkronja të mëdha e të vogla, numra dhe shenja. Fjalëkalimi do të duhet t’i ketë së paku tetë karaktere. Është mirë që të vendosni numra apo shenja në mes të fjalës.

Vënia e ditëlindjes në profil


Këtë nuk duhet ta bëni më së shumti për shkak të “vjedhësve” të identitetit, të cilëve secila informatë shtesë është e mirëseardhur.

Neglizhimi i opsioneve të dobishme për kontrollimin e privatësisë


Kufizoni qasjen në fotografitë tuaja dhe në informatat personale. Përdorni opsionin e bllokimit të qasjes së personave të caktuar, nëse kjo është e nevojshme. Numrin e telefonit dhe adresën assesi mos e vendosni në profilin tuaj.

Shënimi i emrave të fëmijëve


Mos i shënoni emrat e fëmijëve tuaj në profilin e Facebook-ut. Nëse dikush i ka vënë në vendin tuaj, atëherë fshini ata.

Lajmërimi se nuk jeni në shtëpi

Kjo është sikur ta thirrni hajnin që ta thyejë shtëpinë tuaj. Mos i lajmëroni “miqtë” tuaj për datat e sakta të udhëtimeve, pushimeve, qoftë ato verore apo dimërore. Duroni derisa të ktheheni, pastaj “lëvdohuni”.

Mundësia që “të huajt” të ju gjejnë

Në mënyrë që të parandaloni që persona të panjohur të ju gjejnë, në “Search” seksionin për rregullimin e privatësisë zgjidhni opsionin me anë të të cilit vetëm miqtë mund t’ju gjejnë në rezultatet e kërkimit.

Lejimi i fëmijëve që të përdorin “Facebook-un” pa mbikëqyrje


Edhe pse “Facebook” ndalon qasjen e fëmijëve deri në 13 vjet, fëmijët pa asnjë problem mund ta shfrytëzojnë. Mënyra më e mirë që të kontrolloni aktivitetet e fëmijëve tuaj në “Facebook” është që të bëheni shok i tij në këtë rrjet shoqëror.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Fikrro 04.11.10 21:28

Videoja më seksi – virus në “Facebook” !

Facebook, si një filial i CIA-s Virus-300x184

Nëse në “Facebook”, u paraqitet një mesazh me fjalët: “This is without doubt the sexiest video ever! ” (Kjo padyshim është videoja më seksi e të gjitha kohërave!), mos e hapni, pasi që bëhet fjalë për një virus i cili është duke u përhapur me të madhe në Facebook. Përhapjen e këtij virusi e ndihmojnë ata të cilët me naivitet e hapin mesazhin në fjalë dhe automatikisht i njëjti virus u shpërndahet të gjithë shokëve, të cilët personi në fjalë (“viktima”) i ka të regjistruar në listë.


Ky mesazh u shërbehet anëtarëve të Facebook, në mënyrë shumë provokative që i bënë njerëzit të tërhiqen pas vizualitetit, ku shihet një link me një foto të një femre provokative dhe pasi ju ta keni pranuar mesazhin, ateher ju kërkohet ta shkarkoni një “video player” të ri, pasi ky që e keni i ka kaluar afati. Kështu që ju në momentin që do shtypni “OK”, për të shkarkuar versionin më të ri të “video playerit” tuaj, në fakt e keni shkarkuar virusin më ri në Facebook dhe automatikisht e keni përhapur atë edhe te lista e shokëve tuaj.
Akoma nuk kemi njohuri, nëse administrata e Facebook, e ka anashkaluar këtë problem.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  gjilanasi 21.11.10 23:42

Privatësia dhe ana tragjike e Facebook-ut

Kompania Facebook thotë se filmi për Facebook-un është i mërzitshëm. Mos iu besoni! "The Social Network" është buçitës dhe definitivisht ia vlen të shihet.

Por, mos mendoni se ky është një film serioz për rrjetet sociale, internetin dhe mundësitë për të mirën dhe të keqen që krijohen prej tyre. Ky është argëtim që ka të bëjë me Harvard'in, avokatët amerikanë dhe të qenit 19 vjeçar - në një version të ekzagjeruar dhe gazmor.

Filmi nuk është real. Të gjithë studentët e Harvardit shprehen me fjali të shkurtra e brilante, si të ishin Woody Allen'a. Ata nuk përdorin pauza, zhargon e madje asnjë fjalë të pisët siç mund të ndodhë shumë natyrshëm në një rreth shoqëror studentësh.

Megjithatë, ndonëse zhvillohet rrjedhshëm, satira nuk e prek çështjen të cilën Facebook-u ngre në jetën e vërtetë: humbjen e privatësisë. Në fillim në filmit, studenti i dehur Mark Zuckerberg e shfrytëzon blogun e tij për të ofenduar ish-të dashurën, e cila sapo e ka braktisur dhe merr hak mbi tërë gjininë femërore duke postuar - pa dijeninë ose pëlqimin e tyre - fotografitë e studenteve të Harvard-it dhe kërkon nga studentët meshkuj që t'i vlerësojnë me nota.

Kjo shkelje e vogël e privatësisë është lojë fëmijësh në krahasim me atë që kemi përjetuar gjatë dekadës së fundit. Në javën e parë të shfaqjes së filmit, u dha lajmi për një incident të tmerrshëm në Universitetin Rutgers, në New Jersey.

Një student 18-vjeçar, Tyler Clementi, e kishin incizuar fshehurazi teksa kryente marrëdhënie seksuale me një burrë. Shoku i tij i dhomës, të cilit Clementi i kishte kërkuar t'ia lironte dhomën për disa orë, kishte aktivizuar kamerën e kompjuterit të tij me qëllim të transmetimit online të videos, në mënyrë që të mund ta shihnin të gjithë.

Clementi u hodh nga ura George Washington në lumin Hudson dhe vrau veten. Mesazhi i tij lamtumirës në Facebook ishte: “Po hidhem nga ura George Washington, më vjen keq”.

Natyrisht, ky nuk është një rrëfim në lidhje me apo kundër kompanisë Facebook, edhe pse agonia e nëntë fjalëve të lamtumirës me shkronja të vogla në Facebook, duket mbresëlënëse. Por, ky është një rrëfim që ka të bëjë me mënyrën në të cilën të gjitha teknologjitë e reja të komunikimit e lehtësojnë aq shumë cenimin e intimitetit.

Njerëzit e Facebook kundërshtojnë, duke thënë se faqja e tyre e rrjetit social ofron më shumë kontroll mbi privatësinë sesa shumë qoshe të tjera të kësaj bote. Ata e kanë alibinë e tyre. Në krahasim me gazetarët e tabloideve britanike, që iu vjedhin njerëzve mesazhet e telefonave celularë dhe i ekspozojnë sekretet e tyre intime vetëm sa për të shitur më shumë gazeta, Facebook është një prift i virtytshëm që i ruan sekretet e të rrëfyerve.

Megjithatë, praktikat e tij në të kaluarën - bashkë me mënyrën në të cilën njerëzit e përdorin - kanë kontribuar në shkatërrimin e privatësisë, kurse praktikat e tashme kanë ende diçka mangut. Sipas një klisheje tashmë të konsumuar, "brezi i Facebook-ut refuzon të shpenzojë pesë para në shumë për privatësi".

Sigurisht, normat ndryshojnë me ndërrimin e gjeneratave, por ajo që realisht duket se ka ndodhur këtu është se njerëzit e kanë hedhur veten me entuziazëm në këtë eksperiencë të re mahnitëse dhe disa vjet më vonë mund të tronditen nga pasojat.

Në librin e tij të ri, "The Facebook Effect", David Kirkpatrick shkruan se në një sondazh të vitit 2009 me punëdhënësit amerikanë, 35 përqind e kompanive i kanë refuzuar aplikantët për shkak të informacioneve që kanë gjetur nëpër rrjetet shoqërore. Ky numër nuk është i vogël, por është një në tre. Brezi i ri nuk ka se si të jetë mirëkuptues me këtë efekt të Facebook-ut.

Facebook thotë se kontrolli i tij i privatësisë tani është më i mirë dhe njerëzit mund të caktojnë nivelin që duan. Është zgjedhja juaj. Në pamje të parë ky është një parim i drejtë, por si mund të arrihet kjo në anën praktike? Unë u përpoqa ta hap një llogari të re dhe nuk mendoj se rregullimi i privatësisë është as gjysma e asaj që duhet të jetë.

Rregullimet standarde janë pothuajse të gjitha për shpërndarje - duke përfshirë kërkimin automatik të bllokut të adresave të adresës tuaj të email-it gjatë hapjes së llogarisë (për të gjetur Friends'at potencialë).

Rregullimi i të gjitha skedave merr mjaft kohë për ta bërë llogarinë më të kufizuar. Është shumë e lehtë të mos i shohësh çështjet me shkronja të imta, si "personalizimi i menjëhershëm", i cili u jep akses "disa rregullimeve të caktuara të tjera sapo ju t'i vizitoni ato" dhe ju duhet të shkoni në një faqe tjetër (Aplications and Website) për ta aktivizuar këtë opsion.

Edhe pasi e çaktivizova kërkimin automatik të bllokut tim, Facebook-u menjëherë doli me një listë të gjatë të miqve që m'i sugjeronte, si dhe të "njerëzve që i njoh", shumicën prej të cilëve vërtet i njoh (duke përfshirë këtu edhe njërin prej fëmijëve të mi që nuk e dija të kishte llogari në Facebook), por për disa të tjerë kurrë nuk kisha dëgjuar.

Dizajni i faqes që çon drejt mosaplikimit të këtyre rregullimeve është kritikuar nga ish-zyrtari kryesor i privatësisë në Facebook, i cili tash është as më pak e as më shumë kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë. Këtu çështja e madhe është te shkatërrimi i intimitetit në shumë fronte gjatë dekadës së fundit.

Kjo shkaktohet nga tri forca të mëdha. Është vetë teknologjia ajo që tashmë e bën të mundur gjurmimin e një jete të tërë dhe ndjekjen e gjithkujt e në çdo vend me një saktësi të menjëhershme, e cila do të bënte ziliqar edhe një agjent të shërbimeve sekrete.

Është beteja për fitim, gjë që i nxit kompanitë për një mbikëqyrje gjithnjë e më të hollësishme të shijeve dhe shprehive të klientëve të tyre, në mënyrë që reklamimi t'iu përshtatet më mirë. Janë gjithashtu edhe shërbimet sekrete ato që gjejnë mënyra për t'i futur duart e tyre në shumë prej këtyre të dhënave duke mbledhur informacione me anë të serverëve të tyre.

Për shembull, pamjet e detajuara fotografike të shtëpisë suaj gjenden në Google Earth dhe Google Street Vjenë dhe çdokush - manjakët, hajdutët, terroristët - mund t'i analizojnë ato me imtësi dhe me qetësinë më të madhe të mundshme.

Telefoni juaj i mençur iu ndjekë ngado. Dosja e kërkimeve tuaja në Google paraqet historinë intime të jetës suaj. Pasqyra juaj e plotë e kreditit i ofron akses të vazhdueshëm bankave dhe kompanive të ndërtimit.

Qeveria britanike dhe ajo amerikane, në emër të sigurisë, kanë përvetësuar pushtetin për t'i monitoruar të gjitha këto, përfshirë edhe e-mailin tuaj dhe thirrjet nga telefoni celular. "Privatësia ka vdekur.

Harrojeni!", këshillon Scott McNealy, bashkëthemelues i Sun Microsystems. Ndoshta mund të përgjigjemi dhe ta rikthejmë një pjesë të privatësisë sonë të humbur. Mund ta bëjmë këtë duke i vendosur standardet tona dhe duke i shpërndarë ato. Mund ta bëjmë duke punuar drejtpërdrejti në kompani si Facebook, për të cilat ne jemi burimi themelor i të ardhurave.

Mund ta shfrytëzojmë Facebook-un për ta riformuluar atë. Megjithatë, sado i “dëmshëm” apo jo privat të jetë Facebook-u, çdo njeri e ka vetë në dorë publikimin e të dhënave të tij apo edhe përdorimin apo jo të llogarisë së tij në Facebook. Ajo që duhet bërë është që të tentohet të ndalohen komplotet kundrejt privacisë tonë duke e bërë atë të padepërtueshme.

Po ato teknologji në rrjete sociale, të cilat e ngushtojnë privatësinë tonë, mund të na fuqizojnë që t'i luftojmë. Ndryshe nga filmi "The Social Network", kjo është me të vërtetë një punë e thatë, e ngadalshme dhe e mërzitshme - por liritë tona në të ardhmen do të varen pikërisht nga ajo.

Dhjetë tipat që nuk duhet t’i keni në Facebook


Nëse keni hamendje nëse duhet dikë la largoni nga lista e miqve nga profili juaj në Facebook, sepse prania e tij ju sjell në situata të pakëndshme apo thjeshtë ju nervozon, ne mund t’ju ndihmojmë. Ja dhjetë tipat që (s')duhet t'i keni në Facebook. Sociologu me famë botërore Metan Gibson ka përshkruar situatat në të cilat do të ishte mirë që ju të mos ndani kërkesa miqësore, e këto janë:

1. Nëse bëhet fjalë për prindërit tuaj – sepse ekziston mundësi e madhe e kritikimit sa herë që në Facebook vendosni ndonjë foto apo koment të turpshëm.

2. Nëse bëhet fjalë për ish të dashurin apo dashurën tuaj – edhe pse tingëllon bukur se edhe pas ndarjes keni raporte të mira, kujt i nevojitet që ish i dashuri apo e dashura të di çdo hap tuajin?

3. Nëse bëhet fjalë për dikë që nuk e njihni – situata është mjaft e qartë.

4. Nëse bëhet fjalë për dikë të cilin në jetën reale as që do ta përshëndetnit – të ashtuquajturit ‘miq’ të cilët në realitet nuk janë, ndërsa kur i takoni në rrugë as që i përshëndetni.

5. Nëse bëhet fjalë për dikë i cili pandërprerë ju thërret në ndonjë ngjarje – kjo mund të jetë mjaft mundimshme, por nuk u nevojitet!

6. Nëse bëhet fjalë për një çift të sapo dashuruar, i cili nuk ndalet së dërguari statuset e tij të dashurisë nga minuta në minutë.

7. Nëse bëhet fjalë për dikë që ju ‘pushton’ me disponimin e tij depresivë dhe statuse të ‘errëta, të ashtuquajtur persona negativ – ky është ai lloji i njerëzve që urren absolutisht gjithçka, përveç Facebook-ut.

8. Nëse bëhet fjalë për dikë i cili pandërprerë ju dërgon ftesa për lojëra dhe kuize idioteskë – për një ‘mik’ të tillë, çdo fjalë është e tepërt.

9. Nëse bëhet fjalë për dikë të cilin tashmë disa herë e keni bllokuar, ndërsa edhe më tutje insiston në miqësi me ju.

10. Nëse bëhet fjalë për dikë për të cilin nuk doni që të ketë afrim në botën tuaj private – si shefat, kolegët nga puna, e të ngjashme.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 24.11.10 22:47

Facebooku mund të zbulojë vendndodhjen

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se përdorimi i Web-eve mund të zbulojë vendndodhjen e përdoruesit në botë.

Forcat Ajrore Amerikanë kanë paralajmëruar trupat e tyre se përdorimi i facebook-ut ose rrjeteve të tjera sociale mund t’i bëjë me dije armikut vendin se ku ndodhet.

Paralajmërimi, i postuar në Websitet e brendshme dhe tek komandot, shpreh shqetësimet se teknologjia e re i mundëson përdoruesit të lokalizojë vendndodhjen e tij në hartë, thotë Associated Press.

Mesazhi thotë se përdorimi i pakujdesshëm “mund të shkatërrojë operacionet e sigurisë dhe implikimet private”.

Edhe ushtria amerikane mund të t’u dërgojë përbërësve të saj një mesazh të ngjashëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 95 mijë trupa në Afganistan dhe rreth 50 mijë trupa në Irak.

Fatjon Prroni
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Equinox 08.01.11 1:00

Klinikë për të sëmurët e Facebook-ut

Në Novi Sad të Serbisë u hap klinika e rehabilitimit për personat, të cilët shfaqin vartësi ndaj Facebookut. Klinika e parë që mundëson një shërbim të tillë në Evropën Juglindore ka filluar të pranojë pacientët e parë.

Në deklaratën e dhënë për gazetarët, shefi i klinikës Prima të hapur në Novi Sad Dr. Dragan Stefanoviç, theksoi se personat do të qëndrojnë të paktën një muaj në klinikë për t’u kuruar dhe më pas doktorët duke analizuar gjendjen e të sëmurit do vendosin nëse duhet apo jo të vazhdojë terapinë.

Një 33-vjeçare serbe, e cila nuk kishte dëshirë të jepte emrin, theksoi se në fillim kishte menduar se “like” janë të padëmshëm por me kalimin e kohës kishte filluar t’i vlerësonte dhe të ndante me miqtë në Facebook vetëm linket që merrnin më shumë “like”.

I njëjti person pohon se në fazat e mëvonshme mes saj dhe shokëve në Facebook kishte nisur një garë e vërtetë për të fituar sa më shumë linke.

Express
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 08.01.11 19:40

Facebook, shkak divorcesh

Një studim i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën të ditur se një nga pesë shkaqet e divorceve në vend është rrjeti social Facebook.

Sipas studimit të bërë nga Akademia e avokatëve amerikanë për divorce, në krye të shkaqeve të divorcit radhiten mesazhet e flirtimit dhe fotografitë në Facebook.

Krahas kësaj në studim theksohet se në shumicën e rasteve të divorcit Facebooku ka ndikuar në lidhjen ose vendosjen e kontaktit me ish-të dashurit me të cilët kishin vite pa u takuar.

Avokatët bënë të ditur se Facebooku është burimi kryesor i provave në rastet e ndarjeve, i ndjekur më pas nga Myspace dhe Twitter.

Edhe aktorja Eva Longoria, e njohur në telenovelën “shtëpiake të dëshpëruara” ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, basketbollisti Toni Parket për shkak të komunikimit të tij me një grua në Facebook.

Marte sa nuk është shaka Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i lumtur, të krijojë një familje. Nëse vajza apo djali kanë ardhur në moshën e martesës fillojnë të bëhen biseda apo të dëgjohen fjalë të shoqëruara me nota humori si “si nuk e gjetëm një nuse/ dhëndër, të të shihnim edhe ty të veshur si nuse/dhëndër sa jemi gjallë, të kishim një nip”.

Disa familje mund të jenë shumë këmbëngulëse dhe kokëforta për sa i përket martesës dhe ndonjëherë mund të ushtrojnë dhe presion tek fëmija. Të ndikuar nga ky presion dhe të zhytura në psikologjinë se “ jam e tepërt në shtëpi”, sidomos vajzat mund të bëjnë martesa të gabuara.

Duke thënë se martesat e padëshiruara më vonë bëhen shkak të divorceve, specialistët paralajmërojnë familjet të përdorin një gjuhë të përshtatshme me fëmijët e tyre kur u flasin rreth martesës.

Marte sa të shpje gohet me gjuhën e da shurisë Duke theksuar se familjet nuk duhet të ushtrojnë presion në çështjen e martesës psikologët thonë se: “familja nuk duhet të këmbëngulë shumë dhe të ushtrojë presion, por të krijojë një ekuilibër të fortë. Të rinjtë mund të bëjnë zgjedhje të gabuara dhe martesa të dështuara vetëm për të shpëtuar nga goja e prindit”.

Kjo më vonë bëhet shkak i divorceve. Prindërit duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre në marrjen e vendimeve të shëndetshme për sa i përket martesës dhe zgjedhjes së bashkëshortit. Familja duhet të respektojë të riun.

Të përdoren shprehje si “ne të duam shumë por kemi dëshirë që edhe ti të krijosh një familje. Do jemi gjithnjë pranë teje dhe mbështesim vendimet tuaja”, etj.

Aisa Kokiçi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 18.01.11 23:23

Facebook zbulon adresën dhe numrin e telefonit të përdoruesve

Themeluesi i rrjetit shoqëror Facebook, Mark Zuckerberg, ka thënë që qëllimi i ndërmarrjes së tij është që të “ndërtojë botën më të lidhur dhe më të hapur.”

Çështja për botë të hapur tani përfshin edhe shpërndarjen e informacioenve për adresat e përdoruesve dhe numrave të telefonit me zhvilluesit e palës së tretë që krijojnë aplikacione për Facebook.

Me fjalë të tjera, aplikacioni për Facebook tani mund të ketë qasje në adresën dhe numrin e telefonit, edhe pse aplikacioni ose uebfaqja mundet vetëm tëmarrë këtë informatë nëse i lejoni qasje për ta bërë.

Facebook shumë qartë e lajmëroi këtë rregull të re kundërshtuese në një postim në blog të botuar të premten.

Rrjeti më i madh shoqëror ka ngërthyer me çështjet rreth privatësisë dhe ndryshimi është mundim për përdoruesit të cilët kanë frikë që informatat personale të shpërndahen më gjerësisht se sa duhet. Kjo shpërndarje do të mund të ishte rrezik i spamit, identiteteve të vjedhura dhe më shumë.

Sophos, një ndërmarrje për siguri në Internet, ka paralajmëruar në një postim në blog që ndryshimi do të mund “të lajmëronte një shkallë të re për përdoruesit e Facebook-ut.”

Sophos shpjegon, “Tani, zhvilluesit nën hijen e aplikacioneve do të mund ta bëjnë lehtësisht mbledhjen e më shumë informatave personale nga përdoruesit. Ju mund të paramendoni, për shembull, që djemtë e këqinj do të mund të bënin një aplikacion mashtrues që grumbullon numrat e telefonave celularë dhe t’i përdor këto informacione për qëllime si spam për SMS ose t’i shesë te ndërmarrjet që duan të marrin vëmendje. Mundësia për qasje në adresat e shtëpive të përdoruesve do të mund të hapë mundësi për vjedhje të identiteteve, të kombinuar me të dhëna të tjera që tashmë janë shkëputur nga profilet e përoruesve në Facebook.”

Në anën tjetër, të gjitha pikat e ndërmarjes Facebook tregojnë që ndryshimi do të mund të ruante kohën e përdoruesve kur ata regjistrohen në uebfaqe të reja dhe shërbime online: “Më tepër se posedimi për të mbushur informacionin me çdo aplikacion të ri që instaloni, rrjeti shoqëror ua mundëson përdoruesve për të kryer të njëjtën gjë në një çështje të klikimeve.”

Postimi i ri nga Facebook duke treguar rregullën e re mori kritika të shumta nga komentuesit.

“Unë nuk mendoi se ndonjë zhvilluesit i duhet ky informacion nga përdoruesit e tij dhe Facebook duhet të ndalojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që kjo vetëm do të sjellë mllefin e qeverisë mbi ju për këtë,” shkruajti përdoruesi nga Facebook, John Sweeney Jr.

Një komentues tjetër, Tony Mazan, shkruajti, “Para se të të implementoni këtë veçori të bezdisshme, Facebook duhet të ndalojë skamerët nga ndërtimi i aplikacioneve mashtruese dhe njerëzit që bëjnë skam, këshilla ime për të gjithë në facebook do të jetë që të largohen të gjithë numrat dhe të bllokojnë çdo aplikacion që kërkon këto hollësi, Facebook është duke shkuar një hap më larg me këtë!!!!!!!!!!”


Edituar për herë të fundit nga Jon në 18.01.11 23:44, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  yasmin 18.01.11 23:29

Kam nje pyetje: a eshte e vertete qe Facebook,do te mbyllet ne daten 15 Mars te ketij viti??
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Fikrro 19.01.11 11:01

Fatekeqesisht jo...

Facebook nuk do të mbyllet më 15 mars 2011

Facebook, si një filial i CIA-s Fb%20nuk%20mbyllet

Thashethemet nga një raport i 'Weekley World News' në të cilin thuhej se rrejti i popullarizuar shoqëror Facebook do të ndalet së funksionuari sepse Mark Zuckerberg nuk po mund ta kontrollojë atë dhe po përjeton stres të madh në menaxhimin e kompanisë së tij.

E madje raportoi shkoi deri në atë masë sa u tha që këtë e ka thënë Zuckerberg në një konferencë për media në Kaliforni. Por vetëm paramendoni një gjë: Weekley World News, që mirret me parodi, sot ka pasur edhe dy lajme të tjera jashtëzakonisht të çuditshme në faqen e saj; “Jashtëtokësorët do të sulmojnë Tokën në vitin 2011” dhe diçka edhe më çuditshëm në lidhje me Mike Tyson. Kjo i bënë dyshimet edhe më të mëdha se këtu thjeshtë dikush po tenton të tërheq trafik drejt ueb faqes së tyre dhe po sajon gjëra që realisht as që ekzistojnë.

Por këto nuk ndalën panikun e përoduresve të Facebook që madje krijuan grupe si “Kundër fikjes së Facebook me 15 Mars”, që doli me sloganin “No Facebook, No Party”. Në Twitter, përdoruesit shpërthyen me cicërima rreth asaj se çka do të ndodhë me fotografitë e tyre – e të mos përmendim jetët e tyre sociale. “Nëse Facebook do të fiket nuk do të jem në gjendje të mbaj në mend ditëlindjen e askujt” shkroi njëri.

E të tjerë krijuan edhe plane alternative duke shprehur mundësinë e kalimit në MySpace, Twitter apo në ndonjë shërbim të ri.

E në fakt disa të tjerë bënë shaka me përdoruesit e Facebook duke aluduar në atë se vetë reagimi i shumë përdoruesve të këtij rrjeti social rreth mbylljes së tij, tregon se duhet të mbyllet.

Por pavarësisht raporteve qesharake, reagimeve të çuditshme apo gjërave tjera të ngjashme, Facebook as që e ka ndërmend të mbyllet. AI pritet të paraqes financat e saj publike në mënyrë që të bëhet kompani publike më vonë gjatë këtij viti. E para disa jave, një ekip pranë Goldman Sachs e vlerësoi atë me një shumë prej mbi 50 miliard dollarë. Nëse do të ketë këtë si çmim fillestar të një IPO-je, atëherë do të jetë çmimi më i lartë fillestarë ofrues në histori të industrisë teknologjike.

IPKO
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  yasmin 19.01.11 11:14

Ke te drejte Fikrro qe thua: "fatkeqesisht jo"....ndaj te njejten keqardhje...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 14.02.11 23:54

Facebook, si një filial i CIA-s 36282_466947276594_592646594_6083376_5997087_n
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 09.03.11 23:54

Facebook, burimi i divorceve në SHBA!

Edhe nje ndihme nga facebook per shkaterrimin e familjes.

Të divorcohesh për shkak të Facebook!? Viktimat e vërteta të rrejtit të famshëm social janë martesat amerikane.

Siç dëshmohet nga përfundimet e një kërkimi të kohëve të fundit në SHBA, studim i kryer nga një akademi avokatësh, Facebook është shkaku kryesor i divorceve. Sipas të dhënave të studimit të paktën katër nga pesë juristë pranojnë se shkurorëzimi ka ardhur pas zbulimit të fakteve që kompromentojnë bashkëshortët, në rrjetin social Facebook.

Studimi tregon gjithashtu se kohët e fundit teknologjia po bëhet gjithnjë e më shumë arsyeja kryesore për dhënien fund të një marrëdhënie.

Avokatët në SHBA thanë se Facebook është 'burim' kryesor provash për hapjen e procedurave të divorcit, e ndjekur nga My Space me 14% dhe Twitter me 5%.

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Berti69 19.04.11 23:03

Nga Facebook vijnë edhe rreziqe

Ndërsa Facebook shënoi 5 vjetorin e vet, një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë paralajmëron edhe rreziqet që vijnë prej tij.

Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë, raporton VoA.

"Sa "miq" ka fëmija juaj në Facebook? 100? 500? Më shumë? Por çfarë ndodh nëse femija juaj ka vetëm 10 "miq"? Të mos kesh besim në vetëvete, të mos e ndjesh veten në në një nivel me të tjerët, është gjendje e vështirë kur je 14 vjeç.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, nëpërmjet udhëzimeve të reja të shpallura këto ditë, u bën thirrje mjekëve pediatër që të flasin me adoleshentët - djem e vajza - dhe me prindërit e tyre rreth depresionit të mundshëm të Facebook- ut.

Pavarësisht nëse ky lloj depresioni është tejzgjatje e depresionit të zakonshëm, apo një gjendje e veçantë depresive, rreziqet e tij shihen qartë. Numri i "miqve", statusi i përditshëm personal dhe fotografitë e adoleshentëve duke u argëtuar, mund të tregojnë pjesë të realitetit të një fëmije që rri i vetmuar në një cep të shkollës të mbushur me njerëz.

Nuk ka dyshim, se për shumë adoleshentë, Facebook ka edhe të mira; ata zgjerojnë horizontin e tyre dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Por për fëmijët të prirur për depresion, fëmijët të cilët ndjejnë se "nuk janë lartësinë e duhur", Facebook mund të ketë efekt të kundërt.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Arsenic 24.04.11 15:31

Unë e përbuz Facebook-un.

Ky sukses amerikan i "biznesit" që e përshkruan veten si "një mjet sociale që ju lidh me njerëzit rreth jush."

Por prisni, pse dreqin unë kam nevojë për një kompjuter për t’u lidhur me njerëzit rreth meje?

Facebook a i lidh me të vërtetë njerëzit?

A mendoni se jemi të shkyçur më tepër me të sesa pa të, sepse në vend që të bëjnë diçka të këndshme si psh duke folur, duke ngrën, vallëzim apo duke pirë me miqtë e mi, unë po dërgoj vetëm rreshta të tekstit dhe fotografive për argëtim, atëherë Unë jam i lidhur me zinxhirë në tryezën e time?

Facebook me të vërtetë na izolon !
Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Neo 08.05.11 14:43

"Facebook është makina më e tmerrshme spiunazhi e shpikur ndonjëherë".

Julian Assange, themelues i faqes WikiLeaks
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  toni_bbb2000 08.05.11 15:02

jam shum dakord me ty neo , social network jan yahoo msn google (facebook = usa spy )
toni_bbb2000
toni_bbb2000

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 07.06.11 11:32

Facebook, mjet identifikimi për policinë gjermane

Policia gjermane përdor Facebook dhe Twitter në rastet e mos gjetjes së identitetit të shoferit i cili kapet nga radari.

Fotografia e bërë nga radari krahasohet me fotografinë në Facebook të personit dhe në këtë mënyrë policët arrijnë të gjejnë se kujt i përket gjoba e radarit.

Personat të cilët kapen nga radari për shkak të kalimit të shpejtësisë mund të përcaktohen lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter. Policia përdor faqet sociale për të zgjidhur problemin e shfaqur në rastet e ngatërrimit të shoferit me pronarin e vërtetë të makinës. Më parë autoritetet dërgonin gjobat e shpejtësisë në emër të pronarit të makinës dhe e kishin shumë të vështirë të përcaktonin personin tjetër kur merrnin vesh se nuk kishte qenë pronari i makinës.

Duke vendosur fotografinë e radarit në faqet e Facebook dhe Twitter, policia tashme arrin të identifikojë lehtë personin e kërkuar. Policët arrijnë deri tek personi që duhet të paguajë gjobën e radarit edhe duke kontrolluar listën e miqve në Facebook.

Procedura fillon në rastet e ngjashmërisë në mes fotografisë së policisë me fotografitë në faqen sociale Facebook. P.sh në rast se qytetari në fjalë lejon një shok apo të afërm të tij të përdorin makinën dhe kur i vjen gjoba e radarit shprehet me fjalë si “nuk kam qenë unë, mund ta ketë përdorur ndonjë shok apo i afërm”, policia fillon kërkimin që nga ky moment.

Policia merr emrin e zotëruesit të makinës, hyn në faqen e tij në Facebook dhe krahason fotografinë e radarit me ato të miqve të tij. Ndërsa një mënyrë tjetër kërkimi është vendosja e fotografisë në faqet sociale dhe kërkimi i drejtpërdrejtë.

Edhe qytetari Frank Hacker me banim në Hamburg, ishte fotografuar nga radari në qytetin Munster por nuk ishte gjetur akoma nga ana e policisë. Identiteti i tij u përcaktua pas kërkimit në Facebook.

“Kush vendos emrin dhe fotografitë në faqe sociale atëherë pasqyron dhe informacionet private para shoqërisë”, u shprehën organet e drejtësisë duke paralajmëruar personat që vendosin emrin dhe fotografitë në faqet sociale.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  legal 07.06.11 13:20

Une per vete nuk mendoj se CIA e perdor Facebook-kun per spiunazh sepse CIA nuk merret me hajduta shpiash apo njerez qe shesin drog te nivelit te ulte sepse CIA nuk merret me hajduta apo ku ta dij une, por merret me kreret e medhenj, por ata kokat e mdhaja nuk merren me facebook sepse kan mjete te posacme komunikimi. une mund te them se policia e thjesht e perdor, por jo CIA e FBI. Mos i ekzagjeroni gjerat aq shum.
legal
legal

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 20.06.11 20:52

Përfundoi epoka “Facebook”?


I lodhur nga rrjeti shoqëror? Dëshiron të dalësh nga Facebook?
Ndoshta ju nuk jeni i vetmi.

Të shqetësuar për privatësinë ose ndoshta thjeshtë të mërzitur nga përdorimi i kësaj faqje, 100.000 britanikë janë shprehur se kanë ç’aktivizuar profilin në facebook muajin e fundit.

Të dhënat janë negative për drejtuesit e këtij rrjeti edhe në SHBA, ku 6 milionë njerëz janë larguar prej tij (numri i përdoruesve ka rënë nga 155.2 milion në 149.4 milion).

Afrimi i përdoruesve të rinj është ulur në dy muajt e fundit dhe tashmë facebook do të përqendrohet tek vendet në zhvillim për të arritur objektivin e saj – 1 miliard përdorues.

Më herët, këtë vit drejtues të rrjetit bënë të ditur se në Britaninë e Madhe kishin arritur 30 milion përdorues, pra gjysma e popullsisë.

Kohët po ndryshojnë dhe duket se po vjen ajo që kishin parashikuar ekspertët. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore janë të përkohshëm, ata zakonisht mërziten shpejt nga përdorimi i tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Numri i përdoruesve ka rënë dhe në Kanada, me 1.5 milion si dhe në Rusi dhe Norvegji me nga 100.000.

Por nuk ka vetëm lajme të këqija për drejtuesit e facebook, pasi në vendet në zhvillim si Meksikë dhe Brazili, numri i përdoruesve vazhdon të rritet.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Neo 13.08.11 15:00

Hakerët kërcënojnë Facebookun

Më pesë nëntor nuk do të këtë më Facebook.

Ky është kërcënimi që ka ardhur nga një grup hakerësh, të cilët kanë kërcënuar se më 5 pesë nëntor, ditën kur parlamenti britanik u kërcënua se do të hidhet në erë nga një grup rebelësh me 1605, kurse tani në mënyrë anonime ata kërcënojnë Facebookun në të njëjtën datë.

Në një video që e kanë paraqitur edhe në youtube.com, grupi i hakerëve ka thënë se ata do të rrëzojnë për tokë rrjetin social. Anonimët kanë thënë se Facebook i ka hedhur hije të keqe jetës private të njeriut duke i bërë njerëzit e varur nga ai dhe se ata e dinë se do të jetë vështirë për njerëzit pasi që ata t’i shlyejnë llogaritë e tyre.

“Përdoruesit merren me detaje, flasin shumë për jetën e tyre private, përderisa pronarët kanë bërë miliona me sinqeritetin njerëzor. Kjo realisht edhe ka krijuar perandorinë e Zuckut (Mark Zuckerberg) që ne do ta rrëzojmë”, kanë thënë hakerët.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Blak Devill 13.08.11 15:02

Edhe une kame degjuare per kete
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ufo 13.08.11 16:53

blak devill shkruajti:Edhe une kame degjuare per kete
Do ishte e bukur por se besoj, hakeret veçse luajnë mendjendriturin pa ju ngrënë hakun kur i thonë por..Miliardat e Markut janë edhe për këto punë e jo vetëm për qejf..;-)
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ufo 15.08.11 12:20

Facebook-u i “vjedh” numrat e telefonit nga celulari juaj
Përdoruesit e facebook-ut përballen me një kërcënim të ri të sigurisë. Përderisa e përdorni rrjetin e famshëm social, nëpërmjet aplikacionit për telefon, facebook-u pas sinkronizimit i “merr” të gjitha numrat e telefonit të cilat i keni të ruajtura në celularin tuaj!

Ky lajm u përhap në internet me një shpejtësi të madhe dhe nuk duheshte shum kohë që të përhapen edhe spekulimet se lista juaj e kontakteve telefonike mund të arrijë shum lehtë edhe tek të gjithë përdoruesit e tjerë të facebook-ut. Por kjo gjë shumë shpejt u demantua në lajmërimin që e shpalli Wahington Post.
Facebook, si një filial i CIA-s Facebook-celular

“Zërat sipas të cilave se kontaktet e celularëve tuaj janë të arritshëm për të gjithë përdoruesit që janë në facebook janë të rrejshme. Lista jonë e kontakteve egziston që moti. Numrat telefonike që janë aty shokët tuaj vet i kanë regjistruar ose i kanë sinkronizuar me facebook-un. Njejtë ashtu si edhe tek telefoni juaj, ju jeni të vetmit që mund ti shihni numrat”, u shprehën nga stafi i Facebook-ut.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Blak Devill 17.08.11 23:20


Kjo eshte vidjoja e hedhur ne you tube qe kercenon facebook
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi