EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjërat që ndikojnë në kualitetin e gjumit

Shko poshtë

Gjërat që ndikojnë në kualitetin e gjumit Empty Gjërat që ndikojnë në kualitetin e gjumit

Mesazh  Luli 09.11.14 12:18

Gjërat që ndikojnë në kualitetin e gjumit Auto_Gjumi1415086417

Gjumi kualitativ përveçse ndikon në shëndetin tonë, lë pasoja edhe në pamjen tonë. Një numër i vogël i njerëzve flenë tetë orë në natë ashtu siç rekomandojnë edhe ekspertët. Shumica e njerëzve bëjnë disa gabime, të cilat ndikojnë negativisht në gjumin. Në vazhdim do të paraqesim gabimet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë para gjumit dhe të cilat shkatërrojnë kualitetin e gjumit tonë.

- Shikimi i televizorit: Edhe pse gjatë shikimit të televizorit ose shikimit të risive në “Facebook” nuk jemi aq të angazhuar mentalisht, drita artificiale që arrin deri tek truri ynë, e mashtron dhe i tregon që ende nuk është koha për gjumë. Andaj, kujdes me këto gjëra.

- Shikimi i orës: Nëse nuk mund të flemë ose zgjohemi gjatë natës, më së shpeshti shikojmë orën për të parë se sa kohë na ka mbetur për gjumë. “Llogaritja e kohës” rrit ankthin dhe nervozen, prandaj orën ose telefonin me alarm më së miri është ta lëmë diku ku nuk mund ta arrijmë me duar. Përveç që gjatë natës nuk do ta dini se sa është ora pa u zgjuar nga shtrati, kjo ide është e mirë edhe gjatë zgjimit, sepse nuk do të mund ta fikni më shpejt alarmin dhe të rrotulloheni në krahun tjetër.

- Biseda me telefon: Edhe një shprehi tjetër e keqe para gjumit është biseda telefonike. Hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që të anketuarit, të cilët shpesh praktikojnë biseda të vonshme telefonike më vështirë arrijnë fazën e gjumit të rënduar dhe ajo vepron më dobët tek ata.

- Fjetja në hapësirë të ngrohtë: Do të zgjoheni shumë më të pushuar nëse temperatura në dhomë është më e ulët, sepse më lehtë do ta arrini fazën e gjumit të rëndë.
- Kafeina: Dihet fakti që pirja e pijeve që përmbajnë kafeinë, si kafja, coca-cola dhe çaji mund të shkaktojnë pagjumësi. Ekspertët rekomandojnë që të mos pihen pijet që përmbajnë kafeinë të paktën tetë orë para shkuarjes në gjumë.

- Duhani: Konsumimi i duhanit është një nga shkaktarët e gjumit të keq. Hulumtimet tregojnë që joduhanpirësit flenë më mirë dhe zgjohen më të pushuar. Nëse pini duhan, më së miri do të ishte që cigaren e fundit ta pini të paktën katër orë para se te shkoni në shtrat.

- Alkooli: Për gjumë të mirë duhet ta shmangni alkoolin. Konsumimi i alkoolit para gjumit do të rezultojë me gjumë jo të rehatshëm dhe shumë lëvizje nëpër krevat.
- Pizhamet shumë të ngushta: Besoni apo jo, për shkak të pizhameve shumë të ngushta po ashtu mund të flihet vështirë, sepse ato mund të reduktojnë nivelin e melatoninës dhe të rrisin temperaturën trupore.

- Fjetja në bark ose në krah: Dermatologët rekomandojnë që gjurmët në faqe të krijuara për shkak të gjumit në bark ose në krah mund të bëhen të përhershme. Për t’u shmangur ky problem, më së miri është të flihet në shpinë.

/Zëri/
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi