EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Procesi i kirjimit të njeriut dhe të mbishpirtrave jashtokësorë

2 posters

Shko poshtë

Procesi i kirjimit të njeriut dhe të mbishpirtrave jashtokësorë Empty Procesi i kirjimit të njeriut dhe të mbishpirtrave jashtokësorë

Mesazh  Luli 13.10.14 23:28

Procesi i kirjimit të njeriut dhe të mbishpirtrave jashtokësorë Panspe10

Të gjitha qëniet fizike janë pjesë e Forcës së Zotit.

Thjesht ekzistojnë shkallë të ndryshme vetëdijeje të kësaj lidhjeje. Në fillim ishte vetëm Krijuesi Primar.

Krijuesi Primar ishte gjithnjë i ditur, gjithmonë në rritje, në ndryshim, duke menduar, duke bërë pyetje dhe duke u zgjeruar në ekzistencën e vet. Në një moment të caktuar, Krijuesi Primar filloi të mendonte së tepërmi mbi një çështje. Krijuesi Primar ka ekzistuar gjithnjë. Nuk ka asnjë kujtim pikënisjeje dhe asnjë fund të ekzistencës së Krijuesit Primar.

Pyetjet ndikojnë në rritje dhe ndryshim, e Krijuesi Primar filloi të vinte në pyetje ekzistencën dhe fillesën e tij. Kjo çoi në një vendim për t’u zgjeruar më tej për të nxitur rritjen dhe potencialin e të  mësuarit. Për ta kryer në mënyrën më të mirë të mundshme këtë, Krijuesi Primar vendosi të ndahet në shumë pjesë. Çdo pjesë do të mbetej e lidhur me Krijuesin Primar. Secila do të kishte komunikim të plotë me Krijuesin Fillestar. Në të njëjtën kohë, çdo pjesë e re do të kishte liri të plotë për t’u zhvilluar dhe eksploruar çfarëdo rruge të ishte tërheqëse për të.

Kjo gjë do të lejonte Krijuesin Primar të zgjerohej dhe të mësonte në një kohë më të vrullshme, sepse çdo pjesë do të ishte e ndarë por një e tërë e vetme. Përvoja dhe njohuria e fituar nga çdo pjesë do të kthehej me kohë përsëri te Krijuesi Primar, kur ajo pjesë do të kishte përmbushur të gjitha ato që dëshironte të mësonte dhe të përjetonte.

Secila pjesë do të quhej një shpirt. Meqë secila ishte pjesë e Forcës së Zotit, do të ketë aftësinë dhe fuqinë për të krijuar, për aq kohë sa është mbajtur në lidhje me Forcën e Zotit.

Krijuesi Primar

Krijuesi Primar filloi ndarjen e pjesëve të vetes së tij me dashuri e gëzim. Kishte pritje të mëdha dhe ngazëllim në morinë e njohurisë dhe eksperiencave të mundshme. Pjesë të reja po formoheshin nga të gjitha anët e Krijuesit Primar, ashtu siç kishte mjaft varietete dhe pyetje të tipeve të energjisë brenda Krijuesit Primar. Të parat që u krijuan ishin grupet e energjive ose porcionet e mëdha të energjisë të quajtur “mbishpirtra”. Kishte shumë mbishpirtra. Secili nga ata do të zhvillohej teorikisht në një numër shpirtrash individualë ose shpirtra të cilët ishin të ngjashëm në energji , interesa dhe qënësi. Pjesët apo shpirtrat individualë që ishin krijuar nga një energji e përafërt midis tyre ishin sigurisht të ngjashëm edhe me mbishpirtin.

Grupet e mbishpirtrave prireshin të ishin të formuara nga shpirtra individualë të ngjashëm në atë që dëshironin të mësonin. Në fillim mbishpirtrat thjesht ekzistonin. Ata mësuan se ishin të aftë të mendonin individualisht, të komunikonin me Krijuesin Primar dhe me njëri-tjetrin brenda mbishpirtit ose me mbishpirtra të tjerë. Ata filluan të kuptonin se ishin të aftë të zhvendoseshin dhe të ndryshonin.

Ata kuptuan se mund të krijonin forma mendimi dhe të eksperimentojnë me to e kjo ishte një metodë mësimi. Krijuesi Primar vendosi të krijonte jetën fizike dhe format fizike për të lejuar nivele të reja përjetimi dhe rritjeje për të gjitha pjesët e energjisë së Forcës së Zotit. U vendos se 12 universe do të krijoheshin. Këto do të krijoheshin me qëllim që mbishpirtrat të shkonin në to për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të fituar shume eksperienca.

Çdo univers do të kishte një theksim të veçantë për të krijuar një lloj të caktuar diturie. Mbishpirtrat do të shkonin tek universi që u përshtatej më shumë dhe aty do të mund të punonin së bashku për të krijuar çfarëdo forme fizike që u shkonte për shtat. Ata mund të mësonin dhe përjetonin çdo gjë që donin. Secili univers do të ekzistonte për aq kohë sa çdo mbishpirt ose shpirt individual do të mësonte dhe përjetonte gjithçka që dëshironte të mësonte në atë univers. Kur e gjithë njohuria të përjetohej dhe përmbushej nga të gjithë në atë univers, ajo do t’i rikthehej Krijuesit Primar. Krijuesi Primar atëherë do të zotëronte gjithë njohurinë e përmbajtur në atë univers. Dymbëdhjete universet ishin krijuar nga Krijuesi Primar.

Në këtë pikë të kohës ku ti po jeton aktualisht, një univers ka përfunduar dhe është kthyer te Krijuesi Primar. Ky mund të konsiderohet universi i parë, meqë krijimi i parë ishte edhe universi i parë i përmbushur. Universi në të cilin ne do të fokusohemi tani është universi ku edhe ti bën pjesë, që do të quhet universi i katërt. Ky është një univers me vullnet të lirë.

Kjo tregon se çdo gjë është e mundshme. Në një univers të vullnetit të lirë nuk ka gjykim, as të mirë, as të keqe… gjithçka është përvojë dhe mësim. Nuk kishte rregulla ose ndalime të vendosura në univers nga Krijuesi Primar.

Nuk do të kishte asnjë kontroll apo gjykim të zgjedhjeve apo vendimeve të ndërmarra nga ata në fushat e dëshiruara të zhvillimit dhe përjetimit. Ndërsa mbishpirtrat ishin tërhequr ndaj universeve që kishin më tepër interes, mjaft mbishpirtra e gjeten veten të tërhequr nga të njëjtat fusha në të njëjtin univers. Ata vendosën të punonin bashkë dhe të mësonin për të krijuar së bashku. Kjo ishte mënyra sesi shumë planete dhe sisteme yjore u formuan në universin tënd. Me ndihmën e Krijuesit Primar dhe bekimit të tij mjaft planete u krijuan. Në këto planete u krijuan më pas forma të ndryshme jete.

Mbishpirtrat

Mbishpirtrat mësuan të krijonin dhe një sërë ngjarjesh nisën të ndodhnin. Mbishpirtrat filluan të vepronin, mendonin dhe ekzistonin më tepër si energji individuale brenda grupit të energjive sesa si një grup energjish. Pjesë të veçanta të këtyre mbishpirtrave, shpirtra individualë, filluan të mendonin për veten e tyre mjaft lart… jo si pjesë e Krijuesit Primar, por si superiorë ndaj Krijuesit Primar. Disa ishin jashtë mase krenarë të aftësive të tyre për të krijuar dhe i lejuan vetes të humbnin kuptueshmërinë se gjithë fuqia vjen nga marrëdhënia me Krijuesin Primar.

Këta filluan të ndaheshin nga mbishpirtrat dhe të bëheshin qënie individuale. Ata nisën të largoheshin nga lidhja me Krijuesin Primar. Disa vendosën me ndërgjegje se mund të mësonin më tepër vetëm, pa lidhjen me mbishpirtin. Këta u bënë shpirtra individualë dhe zbuluan se kishin ndryshuar nga shkëputja e lidhjes me Krijuesin Primar. Ata nuk kishin më mundësi të krijonin jetë siç e kishin më parë.

Ata filluan të harronin aftësitë që kishin dikur dhe u gravitetizuan në planetet që vetë kishin krijuar ose ndihmuar në krijim. Shumë prej tyre morën qëndrim rezident në disa nga format që ata kishin asistuar për të krijuar në ato planete. Kur forma të ndryshme jetësore ishin krijuar në mjaft planete, shumë mbishpirtra filluan të eksperimentonin vetë me jetesën fizike. Kjo kërkonte një ndarje të energjive në energji individuale shpirtërore, për të lejuar cilindo të përjetonte realitetin fizik. Me kalimin e kohës ata filluan ta konsideronin vetveten më tepër nga ana fizike sesa atë shpirtërore. Kjo ishte tërësisht e lejuar dhe e inkurajuar meqë gjithçka është rritje dhe eksperiencë.

Të tjerët nga mbishpirtrat qëndruan afër me Krijuesin Primar dhe vazhduan të krijonin planete të mrekullueshëm dhe forma jetese të një frekuence të lartë. Kështu ekzistonin një shumëllojshmëri e madhe planetësh dhe qëniesh të ndryshme jetësore të krijuara përgjatë kohës. Pjesa më e madhe e mbishpirtrave në një moment të caktuar të zhvillimit të tyre, vendosën të eksperimentonin dhe mësonin nga jeta fizike dhe gjithçka që mund të mësohej përmes jetës fizike.

Ndërsa shumë planete dhe galaksi po krijoheshin në univers, Krijuesi Primar po shihte krijimin e tij dhe zhvillimin e mbishpirtrave. Ishte evidente që shumë eksperiencë dhe rritje po ndodhte në mënyrë mjaft të shpejtë në përjetimin fizik. Me këtë njohuri u vendos të ndërmerrej një projekt I posaçëm. Një grup mbishpirtrash u përzgjodh nga të gjitha anët e universit.

Përfaqësues nga secili prej mbishpirtrave u thirrën për të ndihmuar me procesin, nëse ndarja në shpirt individual kishte ndodhur por lidhja me Krijuesin Primar kishte mbetur ende. Për ata mbishpirtra që nuk ishin shkëputur dhe që ishin zgjedhur të ndihmonin me projektin e gjithë energjia e mbishpirtit ishte kërkuar. Nga këto energji të seleksionuara, Krijuesi Primar pyeti për krijimin e një planeti special.

Planeti

Ky planet do të ishte i një bukurie dhe shumëllojshmërie të madhe. Mostra ADN-je nga format jetësore të krijuara në çdo planet në të gjithë universin do të silleshin në këtë planet për të krijuar forma jete të ngjashme. Këto forma jetësore do të ekzistonin së bashku në një planet. Planeti do të quhej Terra, megjithëse më vonë do të behej Tokë.

Ishte një vend ku të gjithë mbishpirtrat kishin mundësi të ishin të lumtur, shpirtra nga ky univers dhe universe të tjera mund ta vizitonin. Ishte e ngjashme me atë që sot ju e njihni si librari. Një shpirt mund të vizitonte planetin, të vëzhgonte format e jetës , të zgjidhte një ku mund të eksperimentonte dhe të hynte në formën fizike.

Eksperienca mund të ishte aq e gjatë ose aq e shkurtër sa dëshirohej. Kur forma jetësore ishte e përjetuar deri në fund, një tjetër do të zgjidhej për t’u eksperimentuar. Kështu ti mund të përjetoje të qënit një bretkosë, një mace, një elefant apo një pemë, dhe të shikonit se si ishte realiteti për secilën. Në çdo kohë ti ishe i lirë për të ikur dhe për t’u kthyer sërish.

Forma humane ishte dizenjuar për të qënë kujdestare e planetit. Ata ishin gjithashtu të përdorshëm nga shpirtrat për të lejuar këtë formë të përjetohej rishtazi. Një lloj i veçantë egoje që do të ishte përgjegjëse për funksionimin fizik dhe mbështetjen e jetës së formës humane do të krijohej. Kjoego do të ishte përgjegjëse për përkujdesjen e formës humane dhe të planetit, kur forma nuk do të përdorej nga një shpirt vizitues.

Kur vizitohej nga një shpirt, egoja do të vazhdonte mirëmbajtjen e trupit dhe do të lejonte shpirtin të kontrollonte pjesën tjetër. Të gjitha format e jetës ishin planifikuar të bashkekzistonin paqësisht. Jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Mjaft mbishpirtra dhe vizitorë u bënë të dashuruar me jetën fizike të planetit, me varietetin e gjerë të formave fizike të disponueshme për eksperiencë dhe me llojet e shumta të terrenit fizik e mjediseve të gjendura në zona të ndryshme të planetit. Ata filluan të harronin se mund të largoheshin nga format fizike ose të zgjidhnin të mos e bënin. Shumica filluan të qëndronin kryesisht në formë humane e cila ishte shumë e preferuar.

Disa filluan të harronin lidhjen e tyre me Forcën e Zotit dhe nisën të quanin veten e tyre tokësorë. Kishte gjëra të tjera të paplanifikuara për t’u marrë në konsideratë. Për shkak të varietetit të madh të formave jetësore dhe krijimit që ndodhte në një planet, ekzistonte një sasi e madhe e energjisë së lirë krijuese ose forcës jetësore universale. Si pasojë u kthye në një vend mjaft popullor për shumë vizitorë që vinin për të punuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre krijuese. Shumë nga format origjinale të jetës u ndryshuan dramatikisht jo vetëm fizikisht por edhe energjitë që iu ishin dhënë fillimisht për të bashkekzistuar paqësisht ishin ndryshuar nga vizitorët eksperimentues.

Kur u krijua Terra ishte nëntë dimensionale, me frekuencë më të lartë se shumica e planetëve në univers. Kjo ishte për shkak të qëllimit fillestar për planetin që të mbetej një qendër e pastër e mësimit për t’u ndarë me të gjithë. Të gjitha format fizike ishin krijuar për të qënë të përjetshme, pa cikël jete të nevojshëm për shkak të qëllimit origjinal. Ndërsa ndryshimet ndodhën me format e jetës, të tilla si dashuria e shpirtit për ato forma, dhe mungesa e vazhdueshme e vullnetit për t’u larguar nga planeti, frekuenca e planetit u zvogëlua.

Planet

Plani për planetin ishte ndryshuar sipas nevojave. Kjo nënkuptonte se një vendim do të ndërmerrej për të lejuar këtë që të behej një planet për të përjetuar një cikël fizik jetese. Emri u ndryshua nga Terra në Tokë dhe frekuenca u ul deri në një nivel 6-dimensional. Me kalimin e kohës, si rezultat i shumë ndryshimeve që pasuan, frekuenca u ul deri në dimensionin e tretë.

Mjaft ndryshime të tjera u shtuan në periudhën e ndryshimit të parë të frekuencës. Shtimi i një cikli jete dhe rimishërimi u bë për të lejuar një përjetim më të gjerë. Ishte e ndjeshme se rritja më e madhe ndodhte nëpërmjet ciklit të rinkarnizimit tashmë të përdorur në planete të tjerë të universit. U bë e qartë se përmes këtij cikli do të kishte më tepër gjasë për një rilidhje të mundshme me Forcën e Zotit, dhe gjithashtu do të lejonte shanse më të mëdha për të tjerët që të marrin pjesë në përvojat e mundshme në Tokë. Gjumi, nevoja për konsum gjumi për mbijetesë, krijimi i gjinive mashkull e femër, riprodhimi përmes interkursës seksuale, lindja e fëmijëve dhe përvoja e vdekjes ishin ndër ato që u shtuan.

Krijimi i vetes së lartë, shtimi i udhëheqësve shpirtërorë, përdorimi i multidimensionalitetit gjithashtu ndodhi atëherë për ata që nuk ishin zhvilluar më parë në këto mënyra. Ata që kishin përjetuar më parë jetën fizike në planete të tjerë kishin filluar tashmë të punonin me qënien e lartë të tyre, guidat shpirtërore dhe multidimensionalitetin. Kishte shumë që nuk kishin filluar ta përjetonin në këtë shkallë dhe për këtë arsye u ndërmorën ato shtime. Pas këtyre ndryshimeve, një numër i madh qëniesh nga planete të tjerë filluan të vinin në Tokë për të vendosur ngulmimet e para.

Pjesa më e konsiderueshme erdhën për kërkime dhe eksplorimin e aftësive krijuese ose për mësimin rreth zhvillimit të tokësorëve. Disa patën mundësinë të influenconin zhvillimin e planetit të ri Tokë. Kjo vazhdoi për një periudhë të gjatë të historisë tokësore. Shtimi i këtyre energjive të jashtme, strukturave gjenetike dhe ndryshimeve që sollën ndikimet e shumta, dhe larmishmëria e gjerë e mësimeve planetare e kulturave të cilat do të ndikonin Tokën dhe qëniet që jetonin në të sollën shumë ndyshime.

Planet origjinale u lejuan të ndryshonin, dhe planeti po vëzhgohej për të parë se cfarë zhvillimesh do të ndodhnin me lejimin e vullnetit të lirë dhe zbulimin e gjithë të përfshirëve, explorerunivers.

Marrë nga libri i Jo Amidon – “Where Are You Really From?”
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Procesi i kirjimit të njeriut dhe të mbishpirtrave jashtokësorë Empty Re: Procesi i kirjimit të njeriut dhe të mbishpirtrave jashtokësorë

Mesazh  Jon Sh 16.10.14 1:37

shum interesate. ndoshta kjo esht afersisht ajo cka un besoj vertet
Jon Sh
Jon Sh

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi