Thënie nga Khalil Gibran
Faqja 1 e 1
Thënie nga Khalil Gibran
Mësime jete
1. Ji mirënjohës për kohët e vështira, ato të kanë treguar sesa i fortë mund të jesh. “Nga dhembja kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga plagët.”
2. Sjellja e mirë është virtyt i të fortit. “Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.”
3. Nuk ekziston e vërteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë”, thotë Khalil Gibran. “Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”
4. Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.
5. E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.
6. Mund t’i harrosh njerëzit që të bënë të qeshësh, por nuk do t’i harrosh kurrë ata me të cilët qave, ata që të qëndruan pranë në orët më të vështira. “Zemrat që bashkohen në dhembje dhe brengë, nuk do të ndahen nga gëzimi dhe lumturia. Lidhjet që krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit. Dashuria që është larë nga lotët, mbetet gjithnjë e pastër dhe besnike.”
7. Gjërat e thjeshta në jetë janë ato më të jashtëzakonshmet. “Në ëmbëlsinë e miqësisë, gjendet e qeshura dhe ndarja e kënaqësisë.”
8. Dashuria është jetë. Dhe jeta është dashuri. “Kur dashuron, nuk duhet të thuash ‘Zoti është në zemrën time’, por ‘Unë jam në zemrën e Zotit’.”
9. Bëje punën me dashuri. “Puna është pamja që merr dashuria. Nëse nuk mund të punosh me dashuri, por vetëm me neveri, lëre punën dhe ulu në portën e një tempulli dhe merr mësime nga ata që punojnë me gëzim. Nëse e pjek bukën me shpërfillje, ti po pjek bukë të hidhur, që ushqen vetëm gjysmën e urisë së njeriut. “Ata më çmendin, sepse nuk i shes ditët e mia për para; dhe unë i çmend ata, sepse mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.”
10. Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e përjetësisë.
11. Dashuria e vërtetë nuk mund të zotërohet. Për dashurinë, mjafton dashuria. Dhe mos mendo se mund të ndryshosh drejtimin e dashurisë, nëse dashuria të sheh si të vlefshëm, ajo e ndryshon drejtimin për te ti. Dashuria s’ka dëshirë tjetër veç të vetëpërmbushet.
12. Përballu me sjelljen e keqe në mënyrë të këndshme. “Testimi i vërtetë i sjelljeve të mira, është të jetë në gjendje të përballet sa më mirë me sjelljet e këqija.”
13. Dashuria bashkon gjithçka në harmoni perfekte. Një shprehje thotë: “Nëse një njeri e njeh veten, ai njeh të gjithë njerëzimin”, ndërsa Khalil Gibran thotë: “Nëse dikush e do njerëzimin, atëherë ai di diçka për veten”.
14. Gjithnjë shiko anën e ndritur të jetës. “Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”
15. Ne nuk i shohim gjërat siç janë. Ne i shohim gjërat siç jemi ne. “Pamja e gjërave ndryshon sipas emocioneve; ne shohim gjëra të bukura dhe të magjishme te to, kur në fakt magjia dhe e bukura janë brenda nesh.”
16. Dashuria e vërtetë është produkt i tërheqjes shpirtërore. Është e gabuar të mendosh se dashuria vjen nga shoqëria e gjatë. Dashuria është produkt i tërheqjes shpirtërore dhe nëse kjo tërheqje nuk krijohet në çast, nuk do të krijohet edhe nëse kalojnë vite apo breza.
17. Lër hapësirë në marrëdhënien tënde. Kur je me dikë, lër hapësirë që të fryjë erë e re mes jush. Duajeni njëri-tjetrin, por mos e kufizoni dashurinë: lejoni që ndërmjet brigjeve të zemrave tuaja, të jetë një det i gjallëruar.
18. Nëse lutesh kur bie shi, sigurohu të lutesh edhe në ditë me diell. “Ti lutesh kur ke nevojë dhe je në tension, por do të ishte mirë të luteshe edhe në gëzimin më të madh dhe në ditët më të lumtura.”
19. Kur jepesh vetë, ai është çasti kur jepesh plotësisht. “Kur jep nga pasuria, ke dhënë pak. Kur jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet.”
20. Bukuria e vërtetë vjen nga brenda. “Bukuria nuk është te fytyra; bukuria është një dritë në zemër.”

Zattoo- 600
Re: Thënie nga Khalil Gibran
Vetmia është nje e heshtur shtrengate qe thyen te gjitha gemat tona te thate.
Une nuk njoh te verteta absolute, madje jam i pervuajtur perballe injorances sime.
Të besosh është një gjë e bukur, por të realizosh gjërat në të cilat beson është një provë force. Janë të shumtë ata që flasin si oshëtima e detit, por jeta e tyre është e cekët dhe e kënetosur si një moçal i qelbur. Janë të shumtë ata që e ngrejnë kokën përmbi majat e maleve, por shpirti i tyre mbetet i fjetur në errësirën e shpellave.
Sa fisnik është ai zemer'trishtuar qe don te kendoje nje kenge hareje mes te lumturve .
Pyes trishtimin dhe zbuloj se nuk e ka dhuntine e fjales, por, po te mundej, jam i bindur se do te shqiptonte nje fjale me te embel se gezimi.
Pasioni e arsyeja jane vela e timoni i shpirtit tone lundrues.
Nje funeral mes njerezorve është ndoshta nje feste e madhe mes engjejve.
Nganjehere nje beze e ashper fsheh nje fytyre te lemuar.
Nese i tregon eres sekretet tua nuk duhet te pretendosh qe era te mos ua tregoje pemeve.
Nderi i viktimes është se ai nuk është vrasesi.
Madje edhe duart qe thurin kurora me gjemba jane me te preferuara se duart pertace.
Kur te jeni te trishtuar, shikoni brenda zemres suaj e do te kuptoni se po qani per ato gjera qe dje kane qene kenaqesi per ju.
Kam njohur detin duke medituar mbi nje pike vese.
Heshtja e sqimatarit ben shume zhurme.
Do bej me shpirtin tim nje strehe per shpirtin tend, me zemren time nje banese per zemren tende, me gjoksin tim nje çerdhe per pendet e tua. Do te dashuroj ty siç livallet dashurojne pranveren e do te jetoj ne ty si nje lule nen rrezet e diellit. Do kendoj emrin tend siç kendon fusha jehonen e kembanave dhe do degjoj fjalet e shpirtit tend siç degjon bregdeti historite e tallazeve.
Disa shpirtra jane si sfungjeret. Nuk arrin te shtryllesh asgje prej tyre perveç asaj qe ata kane thithur nga te tjeret.
Çdo dragua rron ne nje epoke ku ka edhe nje shen Gjergj.
Bukuria është amshimi qe adhurohet ne pasqyre, e ne jemi amshimi, e jemi edhe pasqyra.

Similar topics
» Aforizma - Thënie filozofike
» Thenie mbi "Faljen"
» Thënie nga Seneka
» Thënie nga Georges Gurdjieff
» Thënie nga Buda
» Thenie mbi "Faljen"
» Thënie nga Seneka
» Thënie nga Georges Gurdjieff
» Thënie nga Buda
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi