EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teknologjia e kontrollit te Mases

+3
protoni
Jon
Neo
7 posters

Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Neo 24.12.08 11:53

Teknologjia e manipulimit

Teknologjia e kontrollit te Mases Manipu10

Një nga temat e rrahura në shtyp kohët e fundit ishte vetëvrasja e të miturve, me gjithë paragogët që e shoqërojnë, duke përfshirë dhe debatet mbi marrëdhëniet shtet-fe, gjë që ngjyroi gjykimet publike.

Institucionet e traditës fetare, si dhe politikanë e publicistë, të paanashëm e të njëanshëm, u shprehën kundër disa institucioneve që, edhe pse veprojnë shtrënguese në predikim, nuk janë përgjegjëse për mungesën e një kulture psikologjike të profesionalizuar në Shqipëri.

Sidoqoftë, vetëflijimi i të miturve dëshmon përmasat e depërtimin e manipulimit mendor në një shoqëri ku nuk ekzistojnë mundësi të strukturuara informimi.

Për më tepër, vetëvrasja është një dukuri që shfaqet shpesh gjatë këtyre viteve, si një reagim me fillesa, përmasa e mbaresa tej gjestit të mbramë.

Përsa i përket veprimtarive spirituale tek ne, gjatë kësaj periudhe historike, nga “vresht i ndaluar” Shqipëria është kthyer në “han pa portë”. As sot që debatojmë, nuk ekziston planifikim a bashkërendim thelbësor për një perspektivë parashikuese në lëmin psikologjik.

A ekziston informacion, në shkollë, në shtyp, në tempull, mbi manipulimin e mendjes, mbi atë teknologji modelesh që mund të mpijë edhe një tru të mprehtë, në qoftë se nuk jemi të ndërgjegjësuar se ç’është kontrolli mendor në historinë njerëzore?

Shqipëria konsiderohet si një nga shembujt më të spikatur ku mendjemanipulimi i diktaturës komuniste ka qenë më i suksesshëm se kudo gjetkë.

Në qoftë se ai nuk do ishte i frutshëm, atëherë si do të justifikoheshim ne shqiptarët për mosreagim gjithëshqiptar ndaj një regjimi çnjerëzor?

Ky pohim i dhimbshëm është pranuar në heshtje, gjë që ndoshta ka bërë mendimin e pasdiktaturës të mos përfshijë manipulimin në temat e mirëfillta.

Jo vetëm kaq, por duke pranuar të vetëkuptuar faktin se ai regjim i stërgjatur ishte kryefund manipulim, vetë kjo nuk mjafton për të përsiatur një terapi grupore.

Kjo specifikë sociale ka ftuar në botën shqiptare strategji të hapura kontrollimi mendor, ndërmarrë këto vite pa ngurrim nga njësi të përvojës manipuluese.

Jetëshkrime…

Përgjatë historisë njerëzore, prijës fetarë të tejdhuntishëm, politikanë e ushtarakë karizmatikë, si dhe tregtarë të talentuar, kanë përdorur me sukses teknika kontrolli mbi masën.

Teknologjia e manipulimit, pra, rëndom është e gatshme. Një nga shembujt ku u mbështet më tepër Shqipëria komuniste ishte kontrolli mendor i përdorur me sukses në Rusinë sovjetike; teknikat mbi manipulimin e masës.

Por nëse kontrolli mendor qenka kaq përfundimtar, përse bolshevikët e shoqëruan me terror fizik? Përdorimi i dhunës, i cili nuk mund të përdoret drejtpërdrejt në manipulimet fetare, u krye jo se sovjetikët nuk besonin tek plotëria e manipulimit, sesa nga nxitimi i pafre, gjë që dhe i rrëzoi përgjithmonë në histori.

Modelet që kultivoi komunizmi janë shumë të përafërta me ato që mund të zbatojë sot një kult fetar, përderisa ideologjia e “bashkimit” dhe ideologjema e “bashkësisë” ushqejnë përzgjedhje të ngjashme.

Në Kinën komuniste, për shembull, përdoreshin gjashtë shkallë në formimin e anëtarëve të Partisë: Mjedisi i kultivimit nuk duhet të përfshinte familjen dhe miqtë; lodhje e vazhdueshme; tension; pasiguri; përdorim i egër i gjuhës; seriozitet në proces–ndalohet humori.

Pavarësisht nga referenca komuniste, një përshkrim i tillë ekzistonte para dhe mbas Kinës. Si rrjedhojë, mbas vetëflijimeve të shumta këtë vit në Shqipëri, ne ftohemi të jemi më të ndjeshëm publikisht.

Në qoftë se unë kam një mik a të afërm - i mitur a i rritur - i cili shkon në një bashkësi fetare, kishë a xhami, dhe vë re se ai harxhon shumë kohë në tempull, përpiqet të shmangë të dashurit, duket përherë i lodhur e i tensionuar, ndërsa beson në jetën e përtejme, është shumë i pasigurt për të nesërmen e këtushme, ndërsa është i ëmbël kur flet për fenë e tij, shpërfytyrohet kur dikush ia kritikon atë, përpiqet të mos qeshë kur dëgjon një shaka, duke u kthyer deri në qesharak me seriozitetin e shtirur, të gjitha këto, pra, a qoftë dhe gjysmat, vërtetojnë se personi në fjalë është i manipuluar. Është viktimë kulti.

Nga vëzhgimi këto vite del se reagimi publik i viktimave të kulteve, në shumicën e rasteve, nuk përpiqet të fshehë simptomat thënë nëpër manualet që do të deshte dikush të përqaste.

Pra, nuk është vështirë të zbulojë dikush kultin, sesa ta pranojë atë, për vetë faktin se një nga synimet e kulteve është depersonalizimi i anëtarit, domethënë thyerja e personit, e identitetit, për të krijuar në vijim një identitet të ri, një persona sipas imazhit të grupit dhe sipas synimit të prijësit. Kështu përjetësohen në historinë njerëzore jetëshkrimet e kultit.

Në hijen e kultit

Nëse dikush thotë se unë nuk përkas në aksh religjion, e për rrjedhojë nuk jam i manipuluar, kjo nuk jep me domosdo përgjigje të sakta, sepse kulti ndodhet edhe gjetkë; mund të jetë dhe në një kishë, e cila nuk supozohet të kthehet në kult, por që kleriku atje bën jo atë që ka për doktrinë, por pikërisht ato që përkufizojmë këtu.

Hija e manipulimit sillet rreth të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që përjetojnë një periudhë pasigurie a stresi, personal a grupor. Mundësitë për t’u manipuluar atje janë më të mëdha, sidomos nëse mjedisi i ri ka “përgjigjet”.

Në kësi rastesh, bujtësi negociohet, qoftë dhe kur i kërkohet një pranim për t’u kontrolluar e për t’u nënshtruar, duke pohuar atë që thanë të lashtët: “Nuk ka gjë më të përhershme sesa e përkohshmja”.

Përveç arsyeve të përditshme që mund të ketë dikush, ka dhe zona të tjera që përdoren nga kultet, siç janë emocionet kulturore; gjuha, fjala vjen.

Përdorimi ekskluziv i një zhargoni me rrëshqitje nga standardi, bëhet tërheqës për dikë që i është neveritur cilësia publike e shqipes së përditshme, edhe pse zhgënjimi i të mjerëve është tejet gjuhës.

Aksesi në një gjuhë të tillë, prekja e përdorimi i këtyre teksteve, inicizimi e shkëmbimi i këtij fjalësi të qashtër midis anëtarëve të tjerë të grupit, krijon një kod emocionesh, të pamundur jashtë kultit.

Ndjesia se kjo gjuhë e kultit është ndryshe nga gjuha e botës, e madje e kulluar, prandaj dhe e përdorur vetëm nga grupi, jep përshtypjen e pashkruar se bukuria e standardit ekziston brenda banalitetit të tij.

Synimet e tjera kulturore mbi gjuhën janë dytësore, edhe pse zhurmojnë parësisht kalesën e dikujt në rajon, apo shfaqen e renditen si të parat në rrëmujën e ideve, a nëse janë shkasi kryesor për dërgimin e një ekipi të tillë diku, me këto shije e me këtë përmbajtje spirituale; në kësi rastesh kemi kryqëzim interesash, sesa përpuqje pasionesh.

Mbas qëndresës e mbijetimit brenda një kulti të tillë (kult me të dy kuptimet: bashkësi fetare dhe mjedis manipulimi), pjesë e joshjes bëhet dhe ekskluziviteti spiritual, fjalësi i grupit: “Hiri i Perëndisë e ka treguar tek ne, jo tek ata”; “Vetëm ne do ta shpëtojmë shpirtin”; “Vetëm ne kemi zgjidhjet për problemet e Shqipërisë”; “Vetëm ne jemi të njohur në gjithë botën, dhe jo religjionet e tjera”; “Vetëm ne kemi grada shkencore”, e të tjera gjepura, të rrezikshme për ata që i besojnë.

Por rëndom një marrëzi e tillë përkon me një trajtim social të anëtarëve. Kultet përkujdesen për vasalët. Ka raste kur anëtarët e vjetër përkujdesen për të rinjtë, dhe me kalimin e kohës ata që janë jashtë kultit e shohin veten në një pozitë më të dobët shoqërore, ashtu siç është e vërteta në komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Sidoqoftë, anëtarët e kultit janë dhe mbeten viktima. Denigrimi i njeriut vijon njësoj për çdo kult. Për të ndjerë denigrimin e individualitetit, investimi mund të arrijë gjer atje, saqë në raste bashkëngrënieje të serviret ajo gjellë që denigron shijen individuale të pjesëmarrësve.

Kjo pastaj duhet të shpaguhet gjetkë, tashmë e sendërtuar nga ngrënësit, kundër atyre që guxojnë të shkodizojnë nga jashtë misteret e kultit. Zëri i prijësit nuk ka pse të përdoret fare, sepse vetëm nënqeshja e tij rrënqethëse gjilpëron një mimikë grupore reagimesh.

Adhurimi ndaj udhëheqësit, politik a fetar, shprehet me modelet e stërnjohura: Thirrma përlavduese e pasthirrma histerike, shkrime himnore anonime “nga një grup…” në gazetën e kultit, mbledhje firmash, fletërrufe prej listash eponime kundër “armiqve” deri në shtypin shekullar, mësymje me pseudonime në Internet, etj.

Ata anëtarë që ngurrojnë të përfshihen në këto aksione, akuzohen si “bukëshkalë”, duke krijuar situata të reja ndërpersonale, kategorizuese, brenda kultit.

Përshkrimet e manipulimit të mendjes në botën shqiptare e tej saj na ndihmojnë t’i përqasemi realitetit psikologjik, për të ndihmuar ata që ndodhen nën presion, nën proselitizim, nën përdhunën kulturore të një fuqie, subjektet, pra, e teknikave të kontrollit. Mbi të gjitha, debate të tilla na ndihmojnë për të ruajtur të pacënuar veten tonë, atë zonë të mendjes që këndit kërshërinë e natyrës njerëzore.

Sa për format e skajshme të mendjemanipulimit, ato nuk mund të përluftohen me debate sugjerimi; kanë ekzistuar e do të vijojnë në historinë njerëzore.

Sipërmarrja jonë, përmes ftillimeve mbi teknologjinë e manipulimit, përpiqet të thotë se teknikat e përdorura në kultet fetare e politike në Shqipëri nuk janë as të reja e as ekskluzive.

Duke përfunduar mund të themi përmbledhtas se “kult është një grup a një lëvizje që shfaq përkushtim të ndërkryer [të tërbuar] ndaj një personi, ideje a diçkaje, dhe që përdor teknika manipuluese jashtë etikës [të pamoralshme] për të bindur e kontrolluar, duke synuar realizimin e qëllimeve të prijësve të grupit, e duke shkaktuar kësisoj dëmtimin e anëtarëve, të familjeve të tyre, ose të komunitetit”.

Foti Cici
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Jon 20.04.10 20:19

Teknologjia e kontrollit te Mases

Teknologjia e kontrollit te Mases 94937510

Jetojme ne epoken e elektricitetit, por pak njerez nga te cilet e perdorin njohin dicka per te.

Per shumicen elektriciteti eshte "dicka' qe vjen me kabull dhe ndez llampat ose ben pajisjet elektroshtepiake te funksionojne.

Korenti elektrik, me fjale te thjeshta eshte nje fenomen nen te cilin nje mase elektronesh (me disa vecori) rrjedhin si uje brenda telave te izoluar te montimeve elektrike.Vijme tani tek e panjohura e madhe e shkences:Truri i njeriut!

Truri yne perbehet nga nje numer gjigand qelizash.LLogaritet qe ky numer arrin te 10 triliarde qeliza!Behet fjale per nje numer gjigand, perderisa arrijme te humbasim qeliza pothuajse qe nga momenti qe arrijme pjekjen e moshes tone.Dhe nese llogarisim qe nga mosha 20 vjecare, shkaterrohen gati 10 milione qeliza cdo dite, do mbetemi pa qeliza per 2739 vjet!!!

Vetem nga kjo mund te imagjinoni nderlikimin e ketij organi!

Qelizat e trurit clirojne ine mikroskopike (rryma nervore) qe lidhen me qelizat e aferta duke formuar keshtu qarqe te vogla elektrike.Strateget e USA dhe boset e tyre ne White House te cilet lidhjet e tyre i kane me zinxhire te pakapshem me te "tjere" menduan ta perdorin kete fenomen si arme!

Parate rridhnin pa mase, dhe keshtu keta njerez te mire i gjeten anen ketyre fenomeneve te cuditshme.Sigurisht kishin qellim shume te mire, perderisa u desh zbuluar dicka praktike,para se ta zbulonin Ruset e keqinj,dhe keshtu te na shpetonin nga rreziku!

Eksperimentet e para u kryen tek kafshet gjate Luftes se Ftohte.

"Vullnetaret" e pare pra ishin kafshe.Me perdorimin e elektrodave "kerkuesit shkencetare" ngacmonin qendra te caktuara te trurit dhe kafshet kishin kriza paniku, egersimi etj.
Ne te tjera eksperimente nuk e linin te flinte ne menyre qe te studionin rezultatet e pagjumesise.

Në <> 30-07-1977, Ligji:95-79, kapitulli 32, paragrafi 1520 shkruan: " Perdorimi i njerezve do mundesoje proven e elementeve kimike dhe biologjik nga Ministria e Mbrojtjes Amerikane dhe per Komisionin e Kongresit me respekt ne eksperimentet dhe studimet.Sekretari i Mbrojtjes (ndoshta) drejton provat dhe eksperimentet qe permbajne perdorimin e lendeve luftuese kimike dhe biologjike tek qytetaret (brenda ne USA!!!)".

Dr william Ross Adey, kerkues ne Kalifornia, per elektromagnetiken e qelizave, mori cmim ne 1999 per eksperimentet "dobiprurese" qe bente.Zbuloi qe valet nervore mund te nderroheshin menjehere nga fushat ELF (Extra Low Frequency) (Vale frekuencash mjaft te uleta).Vertetoi gjithashtu qe truri i majmuneve bashkekohonte me fushat e valeve ELF.Keto vale do mundeshin thjesht te depertojne mes kafkes, e cila mbron sistemin qendror nervor nga demtimi i jashtem.

Dr Elizabeth Rauscher, drejtoreshe e Laboratorit Teknuk e Kerkues ne St.Leandro ka bere kerkimin per lidhjen mes ELF dhe trurit tek njerezit.Nje nga intervalet qe perdor shkakton trazire per me teper se nje ore.

Nje tjeter inteval qe e quajne (marhiuana), i ben njerezit te qeshin.Kjo zonje, ne nje interviste dhene gazetareve, ka deklaruar: "Nese me jepni para dhe tre muaj kohe, do jem ne gjendje te nderhyj ne sjelljen e 80% te njerezve te ketij qyteti.PA E KUPTUAR FARE ATA".

Publiku Amerikan nuk u informua kurre qe ushtria kishte programuar te zhvillonte dhe shtonte armet elektromagnetike deri ne 1982, kur u shfaq ky zbulim ne nje reviste teknike te Forcave Luftarake Ajrore.

Ne reviste thuhej: "......fusha te posacme RFR (rrezatime intervalesh) mund te kene rezultate te fuqishme dhe rebeluese tek ushtaret".

Me tej thuhej se do ishte shume e thjeshte, qe fusha te caktuara elektromagnetike te shkaktojne shashtisjen e mendjes se njeriut, sepse vete truri eshte nje organ me funksion elektrik.

Raportohet akoma qe nje sistem RFR do kishte mundesin te zaliste ose te vriste ne nje zone te madhe.Laboratori Kombetar Lawerence Livermore, punon per permiresimin e nje "bombe truri" qe nese bie ne mesin e nje fushe beteje do prodhonte mikrovale te cilat do paralizonin mendjet e ushtareve permes rrezatimit te aktivitetit te saj.

Para 30 vjetesh Allen Frey zbuloi qe mikrovalet 300 deri 3000 megahertz mund te "degjoheshin" nga njerezit ,madje edhe nese ishin te shurdher.

Dukuria e shfaqur, qe vjen nga ana e pasme e trurit, tingulli degjohet si renkime, goditje ose fishkellime, ne varesi te intervaleve.Mikrovalet shkaktojne vale presioni ne lengjet e trurit, dhe me kete fenomen dridhen akrepat e shendetshem ne brendesi te veshit mes nderuesve te eshtrave.

Disa mikrovale jane ne gjendje te jene menjehere aktive ne qelizat nervore te nervave akustike.Kjo eshte vertetuar me eksperimente te minjte qe degjojne tinguj 120 decibels sa nje aeroplan gjate uljes se tij!

Rezultate kerkimesh

Rezultatet e aktivitetit te mikrovaleve ne varesi te frekuencave te perdorura jane:

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 4.5Hz: shkakton energji te tepruar ne koke dhe fiksime si rrjedhim te kalohet ne moskontroll.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 6.66Hz: shkakton ngarkim te tejmase te trurit nga sinjale elektrike qe prodhohen nga nevronet, nen rritjen e fushes magnetike.Sistemi organik i trurit shkaterrohet dhe prodhon sasi te medha adrealini e cila shkakton depresion te forte.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 9Hz: shkakton fiksime optike dhe njeriu mendon se e prekin, sigurisht pa ndodhur dicka e tille.Me kete menyre mund te udhezohet dikush drejt cmendurise ose vetevrasjes.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 15Hz: Mikrovalet shendrrohen ne tinguj zevendesues ekzistues.Eshtrat si pjeset e buta te kafkes dridhen dhe percillet ndjeshmeria ne qendren akustike.Njerezit-objekt mendojne se degjojne tinguj, kur asnje nuk i degjon!Mund te shkaktosh cmenduri, panik ose te detyrosh dike te behet kriminel.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 20Hz: Ka te beje me mesazhet e fshehura optike ne filma kinematografik etj.Meqenese syri ka nje shpejtesi te kufizuar te pamjes, duhen 24 ikona cdo sekonde per te formuar idene e ndjenjes se levizjes se panderprere ne ekran, d.m.th ka nje frekuence sinjali 24Hz.

Keshtu nje sinjal optik ne 20Hz kalon i pavezhgueshem.Do jete p.sh, si te shikosh kudo dite dhe nate, i zgjuar apo duke fjetur nje mesazh qe te thote p.sh, "te pish sa me shume vere"!

Kjo tashme eshte bere si eksperiment, para shume vitesh,ne salle kinemaje ku u shtua konsumimi i nje produkti ne kinkalerine e kinemase, ku u "reklamua" me kete menyre.Me kete menyre kaon cdo mesazh duam, pa e marre vesh njeri qe te reagoje!

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 25Hz:Shkakton fiksime ne akustike,frekuenca te caktuara mund te shkaktojne fiksime optike.behet fjale per shfaqjen e fiksimit me te madh perderisa 70% mbeshtetemi ne informacionin optik qe te funksionojme normalisht ne boten fizike.

Ikonat arrijne ne tru dhe shikojme gjera qe te tjeret nuk shohin. Meqenese njeriu-objekt nuk mund te vertetoje nese ajo qe sheh eshte e vertete, e humb dhe del jashte kontrollit.Kjo metode mund te perdoret per shplarje truri etj.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 11.3Hz: Si ndodhte me macet dhe kafshet e tjera gjate Luftes se ftohte.Ngarkohet tej mase truri dhe prodhohen sasi te medha adrealini.Njerezit egersohen dhe i kap mania e shkaterrimit.Mund te "arsyetoje" nje lufte te brenshme mes fisesh ose grupeve fetare.

Frekuenca te valeve te ulta dhe Truri

Kerkimet ne vazhdim tregon qe njerezit mund te ngacmohen nga ndryshimet natyrore tek frekuencat e valeve elektromagnetike.Kjo mund te vertetohet nga shume njerez qe ndjejne ndryshimin e klimes te kete ndikim mbi ta.Cfare shkaktojne valle valet e nje shkalle te ulet qe prodhohen teknikisht!?

Pse shfaqen kaq shume femije me problemin e vemendjes?

A.P.O (veteulje te vogla te presionit atmosferik) ne frekuence shume te ulet 0.1Hz, shpesh shfaqen me menyre natyrale dhe ka vertetuar qe mund te ngacmoje aktivitetin e njeriut dhe ne pergjithesi funksionimin normal te trupit.

Ky fenomen eshte vezhguar ne nje grup vullnetaresh te shendetshem qe u ekspozuan ne eksperimente te formuara nga A.P.O per 15-30 min. shkaktohen ndryshime te rendesishme ne vemendje etj.

Karakteri i rezultateve ishte ne varesi te valeve A.P.O dhe kohezgjatjes.Keto vezhgime tregojne qe A.P.O do mundesonte te ishte pergjegjese per delikatesen meterologjike tek njerezit.

Keto qe u thane me siper u publikuan ne nje reviste.Shume anonime u pergjigjen ne reviste duke dhene informacione te caktuara te cilat hedhin drite akoma me teper mbi kete teme.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Jon 20.04.10 20:32

TV

Nga cdo gje tjeter qe sot perdorim, televizori eshte mjeti qe konsiderohet me i predorshmi ne te gjithe boten nga shumica e njerezve.Merrini te gjitha, do thonte dikush, por jo televizorin!Nese do ishte e mundur do e ndiqnim ate 24 ore non stop.A e dini pse?

Eshte shume e thjeshte, sepse ka zevendesuar shoqerine njerezore ne shoqerine bashkekohore te vetmise!

Ne 1817 kimisti suedez jons Berzelious zbuloi elementin kimik selin.

Ne 1873 u zbuluan vecorite elektrondricuese te selin qe i mundesonte te shendrronte idene e shfaqjes dhe me pas shpernguljen e ikonave levizese me sinjale elektrike.

Ne 1884 Paul Nikpow zbuloi diskun optik i cili mundesonte shpernguljen e ikones ne distance.Qarkullimi i diskut para nje fondi qe ndricohej fuqishem, mundesonte levizjen e shkallezuar te ikones.

Ne 1926 Braid realizoi me sukses eksperimentet e para te shfaqjes dhe levizjes se ikonave duke perdorur mekanizma optik ne bashkepunim me ushqyes elektriciteti.Zbulim tjeter i rendesishem ishte Ikonoskopi i Svarkin i cili dha si perfundim dhe bazen e sistemeve bashkekohore.

Vazhdueshmeria e persosjes se teknologjise dhe e elementeve te rinj i mundesuan televizorit te ndryshoje boten.Asgje me nuk eshte e njejte, perderisa mund te rrish ne shtepi e te shohesh bombardimin e Bagdadit sic shikon nje film kinematografik.

Bota tashme eshte shume e vogel.

Televizioni kontrollon psikologjine e popujve,perderisa popujt njohin vetem cfare tv thote.

Krijimi i "heronjve" laik ndihmon qe te pecillen shume thjesht opinione, sjellje, vepra etj te caktuara tek teleshikuesit.

Shume shohin, pak kuptojne.

Cdo i rastesishem mund te behet TV star dhe i dashuri i te "humburve" qe e ndjekin.Qe andej e tutje, nese eshte sic "duhet" dhe percjell cdo gje qe "ata" i thone te thote etj, mund te behet firme ose deputet, minister pse jo dhe president (shih Arnold Shvarceneger p.sh)

TV eshte mjeti i gatshem me ane te cilit dikush mund te percjelle cdo mesazh deshiron.Cfare deklaron dikush ne TV ajo pranohet qe eshte.

Miliona njerez qendrojne te "hutuar" perballe ketij mjeti qe gjendet ne shtepite tona.

Lajmet dhe ndodhite me cnjerezore, te felliqura dhe vandale kalojne para syve tane dhe ne i pranojme sikur mos kete ndodhur asgje.

TV eshte shprehja e plote e teknologjise se "KEQE"!

Mundeni ta thyeni!? Sigurisht jo, ketu spo le njeri duhanin (Qe megjithese ne ambalazhet e cigareve na "keshillojne" se duhani vret!!!).

Keshtu u mesuam, dhe na bejne cte duan, ta dime e te mos reagojme.

TV, sa dhurate e madhe! Shikon nje film per qefin tend.Shikon lajmet.Shikon vende ne te cilat kurre ske per te vajtur.Te jepet opinioni i njerezve me te cilet sdo kesh asnjehere shans ti shikosh nga afer.Iken.....harrohesh.....clodhesh......argetohesh.......

Nese dikush do te vinte ne shtepine tuaj dhe tju thonte se cdo beni cdo dite dhe tju thote cfare eshte e mire dhe gabim per ju, tju thote se do argetoheni por medoemos do ti bindeni, cfare do thonit!? Do thonit: Lere me mire, nuk dua te degjoj!

Vecse, te gjitha keto,pothuajse te gjithe i pranojme nga tv qe kemi ne shtepi! TV ka mundesine te shendrroje cilesi, zevendeson vese, ndan moden, ndan te duhuren nga e paduhura, hyp e zbret qeveri, e ben te bardhen te zeze, dhe sigurisht "zgjedh" ministra.

Po perderisa ka kaq fuqi, do thote dikush, perse te mos e perdorim ne permiresimin e rregullimin e nje bote me te mire?

Ide e mire por nuk mundemi.Nuk mundemi sepse nuk e kontrollojme.

Me nje zinxhir gjigand metodash ate e kontrollon globalisht dikush tjeter.Gjithe kanalet boterore dhe satelitet kontrollohen absolutisht ne te gjitha shtetet.

Ne satelitin televiziv boteror jane tre boshte te medhenj ose "buqete" kanalesh.Me i madhi eshte ai qe kontrollohet nga lobi Amerikano-izraelit, dhe me pas vjen ai Rus dhe Arab!

walker
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Teknologjia e koontrollit te mases!?!

Mesazh  protoni 24.04.10 7:11

Truri eshte kompleksitet organik, ne te cilin fshihen dhe zhvillohen procese prej me te ndryshmeve, si ato kimike, fizike por edhe biologjike me theks te veqant...
Truri mund te konsiderohet edhe si nje radio baze nese shiqohet nga prizmi i dhenjes dhe marrjes se informatave apo nese shiqqohet si nje kanal multidimenzional komunikativ...
protoni
protoni

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Televizori - vrasës i lëvizjes?

Mesazh  Erikson 11.05.10 14:34

Televizori - vrasës i lëvizjes? (Per prinderit)

Konsumi televiziv te fëmijët parashkollor te nxënëset dhe nxënësit të shkollës fillore

Teknologjia e kontrollit te Mases Z3_11-10

Prind të dashur

Gati çdo i pesti fëmijë që shkon në kopsht parashkollor është i trashë! Mësuesit e sportit dhe mjekët e fëmijëve vërejnë përveç kësaj, që lëvizjet e shumë fëmijëve janë të pamjaftueshme dhe se shumë të rinjë e kanë një qëndrim të keq të trupit, që mund të çoj deri te dëmtimi i kurrizit.

Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë a po vende tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësit e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta „robërojnë“ atë janë fortë të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar.

Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

*
Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjët duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
*
Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para s´ gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.

*
E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, bëritma dhe takimet me shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi ë parë!

Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendloje) të rrinë, kështu harrojnë ata disa emisione të „rëndësishme“në televizor.

Jepuni pra ju fëmijëve tuaj mundësin, që të takohet me shokë, apo ftoni fëmijë tjerë që të vinë të luajnë te ju. Fëmijët kanë mjaftë fantazi, që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje.

*
Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra.

Rreziku, që këta fëmijë të trashen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit.

Kështu vie rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa Talkshows, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.

*
Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çka shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.


Në çka duhet të mendohet te programet televizive?

*
Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejt të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para s´gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.

*
Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikon ata.

S´pari diku në moshën 9 vjeçare munden fëmijët, filmin dhe realitetin ta dallojnë, si dhe shtjellimet e komplikuara t´i kuptojnë.

*
Fëmijë janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht përbërjen e të vërtetës të këtyre mesazheve në mënyrë kritike t´i gjykojnë.

Mjerisht para s ´gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto bloqe publicitare.

* Fëmijët dhe të rinjët janë gati blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar.Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit plotësisht t´i shmangemi,për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin të këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë sasinë ta pakësoni.

Mardhëniet me televizor duhet të mësohen.

Këtu disa propozime:

*
Televizori nuk duhet nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje ta zëvendësoj!
*
Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
*
Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
*
Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
*
Njeriu do të duhej fëmijëve në ditë t´ju lejoj një emision ta shikojnë, por fëmijët duhet me vetëdije të përcaktohen për një emision. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
*
Fëmijët duhen atëherë ta shikojnë televizorin kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
* Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë merëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flas me prindërit për atë.

Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve !

*
Për fëmijë të njomë ka shumë emisione të mira ,që janë pa publicitet dhe janë me mësime të vlefshme. Për fëmijë prej 5 vjeç është p.sh. emisioni me miun (Maus), rruga sesam apo dhe klubi kapiteni ariu i kaltër. Për fëmijët prej 7 vjeç është emisioni dhëmbi i luanit-lule e verdhë apo dhe pasqyra e botës së fëmijëve.
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  bardhi_tr 22.06.10 16:52

Me sakt dhe me bukur se shfaq dot se cfare te aftesie ka, por ce do se ka keqperdorim.
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Odin 05.04.11 0:00

Pse Tele(vizioni) na kërcënon…?

Është një kuadrat i vogël, kohët e fundit ndodh shpesh ta gjesh edhe në dimensione tepër të mëdha, por ajo që ka më pak rëndësi këtu janë pikërisht përmasat fizike.

Në biseda mes miqsh, ndër specialistë komunikimi e jo vetëm, në kolltukun e shtëpisë apo në tavolinën e ngrënies ku mblidhet shpesh familja, ndodh të diskutohet mbi katrorin magjik, rëndom i njohur si Televizor, si ai ‘që të sjell me shpejtësi drite, përpara syve botën’. Sa shpesh kemi qenë të vetmuar në dhomën tonë, kemi marrë komandën, kemi bërë zapping dhe ja:
menjëherë i kemi hapur derën ‘politikanëve, artistëve, sportistëve’, jemi bërë menjëherë me shokë. Në dhomën tonë hyn shumë shpejt Countryman që flet mbi zgjedhjet lokale dhe integrimin e Shqipërisë, Rama që shpjegon arsyet e kandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës, Çiljeta që tregon mbi pjesëmarrjen e saj në “Dancing with the stars” apo banorët e Big Brother…Shtriqesh, mbulohesh dhe: “Mirëserdhët”! Të gjithë ju!

Mbi Televizionin është folur së shumti. Mbi këtë medium, i cili zyrtarisht mban ende vendin e parë ndër kanalet e shumtë megjithë famën dhe shifrat në rritje të rivalit ‘internet’, është folur shumë dhe është parë nga gjithfarë këndvështrimesh.

Flitet vazhdimisht mbi rëndësinë dhe anët pozitive të tij, aq sa edhe mbi manipulimin dhe realitetin e dyfishtë që TV krijon, mbi pasivitetin që ai sjell në shtëpitë tona apo mbi distancat që shuan, mbi avantazhet dhe disavantazhet.

Por ky shkrim, që mëton të analizojë, përqendrohet në tezën “Televizioni na kërcënon”, duke iu referuar Pierre Bourdieu (1930- 2002). Ky i fundit, një sociolog francez, antropolog apo edhe filozof, tepër i njohur në studime dhe analiza të çështjeve të ndryshme, në një artikull “Rreth Televizionit dhe Gazetarisë” paraqet një panoramë të problematikës në Francë.

Ajo që e bën interesante këtë analizë, është fakti që në çdo rresht, në çdo paragraf, Bourdieu duket se përshkruan realitetin televiziv Shqiptar, në vend të atij Francez. Aq shumë përngjajnë dy sistemet, saqë kur Bourdieu kritikon stacionet franceze, duket se i drejtohet TVSH-së, TCH, Klan-it e gjithë mediave tona Shqiptare.

Nuk është për faktin se dy sistemet ngjasojnë plotësisht me njeri- tjetrin (në më të shumtën e rasteve janë aq të njëjtë saç janë dita me natën). Po ç’rëndësi ka kjo? Sistemet nuk ngjasojnë, por veshja kritikuese që Bourdieu bën, i shkon për shtat trupit të Televizionit Shqiptar.

Nëse fillimisht duhet doemos të shtrosh pjesën teorike, atëherë do të kishim së pari punë me pyetjen: Ç’përfaqëson realisht Televizioni?Ka shumë përkufizime.

Nuk është e udhës ti bashkonim të gjitha ato këtu, por ajo që duhet nënvizuar është fakti se të gjithë përkufizimet bien dakord në një pikë: “Televizioni është një medium i telekomunikacionit për transmetimin dhe marrjen e imazheve të lëvizshme nga një distancë; Imazhet janë përgjithësisht të shoqëruara nga tinguj.

Në hyrje të artikullit Pierre Bourdieu tregon dhe rreshton për lexuesin disa faktorë sipas të cilëve “media, më shumë se transparencë dhe kritikë të realitetit, prodhon fshehjen dhe ruajtjen e status-quosë”.

Rëndësia, gjithnjë e më e madhe, që i kushtohet kronikës së zezë dhe sensacionit, reduktimi i hapësirës për reflektim të mirëfilltë intelektual si pasojë e urgjencës televizive, pseudodebatet brenda një rrethi të ngushtë analistësh televiziv apo pseudointelektualësh, censura e padukshme që buron nga struktura e pronësisë dhe që brendësohet nga gazetarët, konkurrenca e egër mediatike që i detyron mediat të kërkojnë gjithnjë e më tepër lajmin e lehtë dhe spektakolar, që më shumë sesa diversitet prodhon uniformitet në media, janë vetëm disa nga elementët, që sipas Bourdieu prodhojnë një hapësirë mediatike tejet problematike në Francë.”

Kaq domethënës janë këta faktorë edhe për Televizionet Shqiptare! Për njerëzit që merren me TV dhe jo vetëm. Sa e sa herë Televizioni është akuzuar prej një numri të lartë studiuesish se sjell ‘dembelizmin’ e thënë ndryshe ‘pasivitetin’ (kryesisht shumë prej prindërve këshillohen vazhdimisht ti kontrollojnë fëmijët e tyre mbi kohën e ngujimit përpara TV-së), sa e sa herë është folur për këto anë negative?!

Pafundësisht. Bourdie i shtohet listës së kritikuesve. Sipas tij, Televizioni nuk bën gjë tjetër veçse të krijojë “fast-thinkers” duke marrë parasysh faktin që është një media që kërkon urgjencë, shtypet shpesh nga presioni i kohës, dhe kërkon mendimtarë të shpejtë.

Pierre Bourdieu e tregon akoma edhe më bukur, dhe në këtë linjë mendimi kur ti nëse do të kërkoje të interpretoje je i vetëdijshëm që përveçse do ta shkatërroje bukurinë e tekstit të tij nuk do të bëje gjë tjetër, atëherë je i detyruar ti përdorësh shpesh thonjëzat: “Duke u dhënë mundësi për të folur vetëm njerëzve që arrijnë të mendojnë me ritëm të përshpejtuar, a nuk e dënon veten televizioni që të ketë në gjirin e vet vetëm mendime të shpejta, njerëz, mendimet e të cilëve janë më të shpejta sesa hija e tyre?...

Televizioni privilegjon një numër të caktuar “fast-thinkers”, të cilët propozojnë fast-food kulturor, ushqim kulturor të ripërtypur, të paramenduar, por kjo nuk ndodh vetëm sepse ata kanë një listë emrash të gatshëm (dhe kjo është gjithashtu pjesë e nënshtrimit ndaj urgjencës), listë e cila është, për më tepër, gjithnjë e njëjtë (për Rusinë, flet X-i ose Y-ni, për Gjermaninë, Z-ja): ka mjaft nga ata që, shpesh herë, kanë diçka për të thënë me të vërtetë, të rinj, ende të panjohur, që merren me kërkimet e tyre, dhe pak janë të predispozuar për të frekuentuar mediat.

Por ata duhet t’i kërkosh, ndërsa i ke nën mëngë të ambientuarit me mediat, gjithmonë të disponueshëm dhe të gatshëm që të japin intervista.”

Një tjetër problem i identifikueshëm lehtësisht në Median Shqiptare në përgjithësi dhe në Televizion në veçanti është edhe qarkullimi rrethor i informacionit. Në shumë edicione informative ndër stacione të ndryshme Televizive, gjen shpesh informacione të njëjta, ç’ka sjell si rrjedhojë një farë çmendurie.

Shikuesit lëvizin kanalet dhe ndodh që gjatë paradës të shohin të njëjtat informacione çka të bën ta fikësh Televizorin dhe të gjesh një tjetër mënyrë, informuese apo argëtuese. “Krahasoni titujt e parë të të përditshmeve franceze gjatë një periudhe kohore prej 15 ditësh: kanë pak a shumë tituj të njëjtë. E njëjta gjë ndodh edhe me edicionet informative ose radiofonike të lajmeve në kanalet me audiencë të lartë, ku vetëm radha e informacioneve ndryshon. Kjo lojë e ndërsjellë pasqyrash prodhon një efekt të përsosur mbylljeje, izolimi mendor.”

A nuk iu duket se Bourdieu flet për Shqipërinë, për edicionet informative të ditëve të sotme në kanalet tona televizive?! Sigurisht që po. Të njëjtat lajme, të njëjtët njerëz që flasin, i njëjti grup analistësh e kështu, nëse do ti shtoje kësaj edhe probleme të tjera si: censura; fshehja e të vërtetës etj, të del shpesh përpara zgjidhja e vetme: Fik Televizorin që të kërcënon...! Vazhdimisht! Mëngjes, drekë, darkë!

Në këtë kuadër, ky artikull i Pierre Bourdieu është tërheqës, për këta faktorë të sipërpërmendur e për shumë të tjerë të cilët i shtjellon, por nuk është vendi për ti trajtuar të gjithë: ngjashmëria e problemeve me realitetin televiziv Shqiptar, analogjia midis dy e më shumë sistemeve që ndonëse janë të shpërndarë gjeografikisht, janë të njëjtë në përmbajtje dhe formë, vuajnë prej problemesh të njëjta e bëjnë Bourdieu-n të domosdoshëm për gazetarët Shqiptarë.

Për të rinjtë e të vjetrit! Televizioni, ndonëse ka dhe shumë elemente të tjera pozitive (Teza e këtij shkrimi nuk na lejon që ti prekim gjerësisht), del të jetë një kërcënues i vërtetë në shumë aspekte. Çfarë duhet të kuptojmë nga e gjithë kjo?Duhet thënë përmbledhtas se prej TV Shqiptar ne ushqehemi të gjithë; të rritur e të mëdhenj; gjyshërit e nipërit.

Por ky është një tjetër lloji ushqimi. Kaq duhet të kuptojmë! Është ushqim kulturor, e kësisoj tejet i rrezikshëm për qenien tonë. Nëse toksikimi prej ushqimeve të skaduara mund të pastrohet nëpër ambientet spitalore, këtë farë helmimi shpirtëror që mund të ta sjellë TV është akoma edhe më shumë e vështirë për ta larguar.

Breza të tërë janë duke u rritur me këtë medium. Nuk duhet shumë! Vetëm që ata që merren me TV, ta lexojnë një herë Bourdieu-n në mënyrë që kritika e tij të mos gjejë zbatim në realitetin televiziv Shqiptar. Ose të paktën të përpiqen që ti minimizojnë sa më shumë problemet e ngritura nga ai, nëse dikush beson ende në postulatin “Përsosmëria nuk i takon kësaj bote…”
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Jon 06.12.11 20:54

Barbaria që vjen

Teknologjia e kontrollit te Mases AnnaMagnani_Mamma_Roma-250x300

Në ditët e sotme, në këto kohë kur austerity është në rend të ditës, të shumtë janë ata që ankohen për problemet që vijnë nga mungesa (larg qendrës së “kalbur”) e një organizimi të jetës shoqërore dhe kulturore në lagjet periferike me vlera të “shëndosha” (në fakt, fjetore pa gjelbërim, pa shërbime, pa autonomi, pa asnjë raport përnjëmend njerëzor).

Retorikë boshe! Nëse do të ekzistonte ajo për mungesën e së cilës shprehen ankimet, atë prapë qendra do ta kishte organizuar; po ajo qendër që, në sa pak vjet, arriti të shkatërrojë të tëra kulturat periferike, të cilat – deri vetëm pak vite më parë – bënin ende të mundur ekzistencën e një jete ndryshe, një jete, në thelb, të lirë, edhe në lagjet periferike më të varfra, madje edhe në ato më mjeranet.

Asnjë centralizëm fashist nuk arriti të realizojë atë që po arrin centralizmi i shoqërisë së konsumit. Fashizmi vërtet propozonte një model, sa reaksionar aq dhe monumental, por model që mbetej i ngrirë dhe pa jetë.

Kështu që kulturat e ndryshme të veçanta (fshatare, nën-proletare, punëtore) mund të vijonin, të patrazuara, të identifikoheshin me modelet e tyre të përhershme, sepse represioni mjaftohej vetëm me pajtimin e tyre në fjalë.

Kurse sot, përkundrazi, pajtimi me modelet e imponuara nga qendra është total dhe pa kushte. Modeleve te vërteta kulturore u kthehet shpina dhe mohimi i tyre është i plotë. Mund të themi pa drojë pra, se “toleranca” e ideologjisë hedoniste që ushqen pushteti i ri është në fakt represioni më i egër i historisë njerëzore.

Por, si arriti të ushtrohej një represion i tillë? Nëpërmjet dy revolucionesh që zunë vend secili brenda kuadrit të organizimit borgjez: revolucioni i infrastrukturave dhe ai i sistemit të informacionit. Rrugët, motorizimi etj., i afruan, madje bashkuan tashmë periferitë me qendrën, duke fshirë çdo distancë materiale.

Por revolucioni i mass mediave ishte akoma me radikal dhe vendimtar. Saje televizionit, qendra e përpiu tërë vendin, i cili kishte qenë deri atëherë tepër i pasur në dallime dhe kultura origjinale.

Nisi kështu një vepër e madhe normalizimi të mirëfilltë, e cila – siç e thashë – imponoi kudo modelet e veta: modele të ushqyera dhe të nxitura nga klasa e re industriale, e cila s’mund të mjaftohet më vetëm me ekzistencën e “njeriut konsumator”, por pretendon për më tepër se asnjë ideologji tjetër veç asaj të konsumit nuk është e pranueshme. Kemi të bëjmë me një hedonizëm neolaik, një lloj verbimi absolut ndaj çdo vlere humaniste dhe verbim i huaj ndaj shkencave të njeriut.

Siç dihet, ideologjia që ushqente dhe impononte pushteti i mëparshëm ishte feja: dhe në fakt, katolicizmi ishte formalisht i vetmi fenomen kulturor ku “bashkoheshin” të gjithë italianët.

Sot, katolicizmi është bërë konkurrent i fenomenit të ri kulturor “përbashkues”, që është hedonizmi në nivel mase; duke qenë kështu, për sa konkurrent, pushteti i ri ka nisur tashmë, ç’prej disa vitesh, ta likujdojë. Dhe në fakt, asgjë fetare nuk gjen dot te modeli i djalit dhe vajzës së re që propozon dhe imponon televizioni.

Të dyja modelet duket se e ndërtojnë dhe përqendrojnë vlerën e jetës vetëm përmes të mirave të konsumit (dhe, sigurisht, vazhdojnë të shkojnë në meshë të dielave: me makinë amà). Italianët e përqafuan me entuziazëm të madh modelin e ri që u imponoi televizioni, në përputhje me ato norma të prodhimit që sigurojnë mirëqenien (ose, më saktë, që të shpëtojnë nga mjerimi). E pranuan modelin, vërtet, por a janë të aftë të realizojnë atë si të tillë?

Jo. Ose e realizojnë atë pjesërisht nga pikëpamja materiale, duke u bërë kështu karikaturë e tij, ose arrijnë ta realizojnë vetëm në një masë aq të pamjaftueshme sa bëhen viktima të tij. Frustrimet ose dëshirat mirëfilli nevrotike janë bërë sot gjendje shpirtërore kolektive.

Le të marrim një shembull: deri këto kohët e fundit, nën-proletarët e respektonin kulturën dhe njëherazi nuk kishin turp nga padija e tyre; përkundrazi, ishin krenarë për modelin e tyre popullor të analfabetit që arrin gjithsesi, me mënyrën e vet të veçantë, të kapë misteret e realitetit. Dhe “çunat e llastuar”, “gjalpushët” apo mikro-borgjezët i shihnin me një përbuzje kryelartë, duke e dalluar dukshëm veten prej tyre, edhe kur u duhej t’u shërbenin.

Kurse sot, përkundrazi, nën-proletarët kanë filluar ta përjetojnë padijen e tyre si diçka të turpshme: i kanë kthyer shpinën modelit të tyre kulturor (madje, më të rinjve as që u kujtohet, kanë humbur çdo kontakt me të), ndërkohë që modeli i ri që duan të imitojnë nuk parashikon as analfabetizmin, as vrazhdësinë. Rinia nën-proletare – e poshtëruar tashmë – e fsheh me trup emrin e zanatit të vet në letërnjoftime, dhe e zëvendëson atë me cilësimin kinse të fisëm “student”.

Dhe natyrisht, që nga çasti që nisën të ndiejnë turp për padijen e tyre, nisën po ashtu të përçmojnë edhe kulturën (karakteristikë mikro-borgjeze kjo, të cilën e mveshën menjëherë si pasojë e mimetizmit). Në të njëjtën kohë, i riu mikro-borgjez, teksa dëshiron të njësohet me modelin “televiziv” – model i krijuar dhe ushqyer nga klasa e vet, e pra i natyrshëm për të – nis të shfaqet çuditërisht i vrazhdë dhe i palumtur.

Nëse nga njëra anë nën-proletarët u borgjezuan, borgjezët ndërkohë u nën-proletarizuan.

Kultura që ata prodhojnë, duke qenë kulturë thjesht teknike dhe rigorozisht pragmatike, e pengon të zhvillohet “njeriun” e vjetër që gjallon ende në ta, duke e atrofizuar krejtësisht atë. Kjo shpjegon edhe atë deformim të fakulteteve intelektuale e morale që vihet re rëndom ndër ta.

Përgjegjësia e televizionit në tërë këtë proces është e pamasë, dhe kjo jo ngaqë është “mjet teknik”, po ngaqë është instrument pushteti dhe madje vetë ai pushtet. Sepse televizioni nuk është thjesht një vend apo kanal për qarkullimin e mesazheve, por është para së gjithash qendër e përpunimit të mesazheve. Televizioni është vendi i konkretizimit të një mentaliteti që, pa të, nuk do të mund të dinte ku të vendosej. Fryma e pushteti të ri e gjen shfaqjen e saj konkrete te fryma e televizionit.

S’ka dyshim (siç e vërtetojnë rezultatet) se televizioni është instrument autoritar dhe represiv me i efektshëm se çdo lloj mjeti tjetër informacioni më parë në botë. Krahasuar me të, gazetat fashiste dhe mbishkrimet e parullave musoliniane në muret e fermave të janë qesharake : ashtu siç është (dhimbshëm) e tillë qerrja përballë traktorit.

E përsëris: fashizmi, në thelb, nuk arriti as ta gërvishtë në sipërfaqe shpirtin e popullit italian, ndërkohë që fashizmi i ri, dhe falë kryesisht mjeteve të informacionit dhe komunikimit (para së gjithash televizionit, pikërisht), jo vetëm që e ka gërvishtur, por e ka çjerrë, plagosur, dhunuar dhe fëlliqur për jetë të jetëve…

Dhjetor 1973
Pier Paolo PASOLINI
Përktheu Orgest Azizi


Britma në mungesë të Pasolinit

Askush s’do të duhej të heshtte, ose së paku askush s’do të duhej të mund të strukej në s’di çfarë lloj rehatie intelektuale, estetike apo politike, për sa kohë që vazhdon (dhe do të vazhdojë), si pjellë e ndonjë organizimi të fshehtë, mungesa e çuditshme, revoltuese dhe e hatashme e Pasolinit në mjedisin shqiptar.

Ndërkohë që shqiptarët, të rinj ose jo, krenohen me intimitetin që mendojnë se kanë me gjuhën dhe kulturën italiane (intimitet ndoshta i rremë, dhe të mos harrojmë se, në një masë të mirë, vjen i filtruar nga televizioni i të dyja brigjeve);

ndërkohë që emisioni më i ndjekur i televizioneve shqiptare është kopje e vetëshpallur dhe pa komplekse e “atit” të vet italian (përbrendësim deri edhe mishtor, mimetizëm radikalisht efikas, aq sa edhe trupi i B. Fevziut është bërë kopje e atij të Bruno Vespas);

ndërkohë që ngjarja më e madhe kombëtare e nëntorit nuk është as kremtimi i shpalljes së pavarësisë por hapja e një qendre të re tregtare dhe kur masat popullore, dikur ende të frikshme dhe të ndara në katunarë, malokë, çeçenë apo halabakë, arrijnë të gjejnë legjitimitetin e dukjes së tyre publike dhe mediatike vetëm si masë konsumatore që hidhet e ngazëllyer nga QTU-ja te Carrefour-i;

ndërkohë që “panairi” i librit e zbuloi me bujë, edhe për të verbrit e fundit, natyrën e vet televizivo-tregtare, duke e futur më në fund edhe Shqipërinë në modernitetin e shum’ëndërruar ku librat shiten me po aq sukses dhe në po atë mënyrë si dhe patatet (duke qenë po aq pa shije);

ndërkohë që triumfon vrullshëm dhe pa alternativë “njeriu i ri” televiziv, përkundër çdo njeriu të vjetër, qoftë ky edhe shkrimtari më i madh i historisë së kombit;

ndërkohë që mbetjet e fundit arkaiko-humaniste të Panairit, të trembura edhe ato nga ritmi i ri i lojës ku janë futur (sepse s’mund as t’i rrinin larg, apo jo?) synojnë të shpëtojnë një çikëz kulturë borgjeze duke i dhënë çmimin e përkthimit përkthyesit profesionist (kupto: i punësuar te “Naim Frashëri” para ’90-ës) të një libri “të lezetshëm” të italianit Umberto Eco;

ndërkohë kur bëhet jo vetëm i mundur, por edhe legal, i besueshëm dhe madje prestigjioz një togfjalësh i tillë si: “autori Blendi Fevziu dhe botuesi i tij Henri Çili”; në tërë këtë bashkëkohësi pra, që përcakton disa nga koordinatat më themeltare të atij dielli të zi që ndriçon aktualitetin e jetëve tona të gjymtuara, të një populli që bie (teksa mendon se ngjitet), i çarmatosur dhe pa mbrojë, nga prapambetja paramoderne në furtunat e depolitizuara të kapitalizmit mediatik; në një realitet të tillë që duket se ekziston si për të qenë një vërtetim hiperbolik i shqetësimeve të Pasolinit, pikërisht në të pra, Pasolini mbetet i munguar, i pathënë, i padëgjuar.

Afërsia ontologjike e realitetit shqiptar me Pasolinin, që nga çunat e lagjeve, tërë ajo plebë mashkullore periurbane që popullon librat dhe filmat e tij, deri te zhbërja live e rendit të ekzistencës popullore, duket sikur kushtëzon, për paradoks, edhe mospraninë e tij.

Thua se mjedisi shqiptar nuk do (dhe paradokset e kësaj (mos)dëshire janë sigurisht me shumë pala) të dëgjojë zërin që i flet më nga afër, zërin që më me dhimbje, më me pastërti e dashuri i përcjell vajtimin për katastrofën që po i bën vetes. De nobis fabula narratur.

Që dispozitivi shoqëror shqiptar, në pothuaj tërësinë e mekanizmave të tij, si prodhues aktiv i harresës dhe verbimit publik, funksionon, me ose pa vetëdije, si makinë e përjashtimit të mundësisë për dëgjueshmërinë e Pasolinit, kjo nuk është, fundja, e habitshme (dhe në këndin e verbër të letërsisë e kulturës italiane të paardhur Pasolini nuk është po ashtu i vetëm, por me më të mirët: Pavese, Vittorini, Carmelo Bene…).

Po përtej këtij dispozitivi? Të tërë ato subjekte që janë dhe/ose e mendojnë veten si jashtë dhe kundër tij, në radhën e shumtë (ndoshta) të atyre që kanë arritur të vendosin një raport tjetër me Italinë, kulturën, Europën, modernitetin, kinemanë, politikën dhe angazhimin, ose edhe vetëm në radhën e shumtë (ndoshta) të atyre që thjesht nuk janë përçudnuar aq sa të mos njohin më as situatën e vetes dhe kumbimin e një zëri të afërt?

Një mungesë kaq e paarsye dhe sistematike ka gjasa të vlejë si simptomë. Na duhet ndoshta t’i vëmë veshin, në mos pamundësisë, së paku paaftësisë sonë për ta bërë Pasolinin të pranishëm, qoftë edhe vetëm për ne dhe vetëm mes nesh.

Na duhet ndoshta të shqyrtojmë rezistencën tonë, pasive apo aktive, ndaj Pasolinit (si pasojë e halabakëve, homoseksualitetit?) Por na duhet, njëkohësisht, të klithim për sa kohë që vazhdon mungesa e Pasolinit.

Orgest Azizi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Zattoo 11.03.12 13:37

Kundërshtohet grumbullimi i të dhënave për rezultate të kërkimit

Përdoruesit e makinave të kërkimit nuk pajtohen në lidhje me grumbullimin e të dhënave personale për rezultatet e kërkimit ose reklamat në shënjestër, sipas një studimi të bërë nga Pew të lëshuar gjatë të premtes që tregon rritjen e vetëdijesimit të popullatës për privatësinë në ueb.
Rezultatet e studimit vijnë pasi që ndërmarrja kërkuese në internet, Google, në janar tha që është duke e lehtësuar politikën e vet për privatësi dhe do të paraqiste të dhënat në përdorues përgjatë shërbimeve të veta, duke përfshirë YouTube dhe Gmail.

Përdoruesit nuk mund të zgjedhin ndonjë gjë jashtë kësaj politike. Kjo politikë ka grumbulluar shqyrtime nga rregullvënësit brazilianë dhe evropianë.

Studimi nga Pew Internet & American Lif tregoi që 65% e përdoruesve thanë që ishte një gjë e keq nëse një makinë kërkuese do të grumbullonte informacion rreth kërkimeve dhe pastaj ta përdorte atë informacion për të vlerësuar rezultatet e kërkimeve gjatë të ardhmes. Ata u brengosën që kjo do të mund të kufizonte informacionin që përdoruesit e marrin online dhe çfarë rezultate të kërkimit kanë parë.

73% e tyre thanë që nuk do të ishte në rregull që një makinë kërkuese të përgjonte kërkimet dhe të rregullonte rezultatet gjatë kërkimeve në të ardhmen sepse kjo do të paraqiste një pushtim të privatësisë.

pcworldalbanian
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknologjia e kontrollit te Mases Empty Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi