EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Shko poshtë

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore Empty Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Mesazh  Berti69 27.06.14 0:29

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore MolotovRibbentropStalin

Dy shtete në Evropë filluan të thurnin plane djallëzore. Ato ishin Gjermania, që donte të ringrihej dhe të tregonte forcën e saj të armëve, dhe Bashkimi Sovjetik, shtet i konsoliduar, por që donte të zgjeronte kufijt e tij. Mbi këto dy shtete do qëndroj për të kuptuar rrjedhën e ngjarjeve që do pasojnë.

Më 16 mars 1935, Hitleri vendosi shërbimin ushtarak dy vjeçar, si përfundim i dështimit të përpjekjeve të të gjithë shteteve për çarmatim. Qeveria gjermane botoi proklamatën, ku thuhej: “Pas përpjekjeve heroike prej 4,5 vitesh, populli gjerman në nëntor 1918 hodhi armët duke besuar sigurinë e dhënë nga presidenti Uillson. Shteti gjerman u shty nga e keqja të pranonte gjëndjen më çnjerzore, me shpresë se duke vepruar kështu, do t’i hapte udhë një çarmatimi të përgjithshëm dhe një paqeje të gjatë”.

Bazuar në këtë kujtesë, për të bërë publike vendimin e qeverisë si dhe për t’i dhënë goditje Traktatit të Versajës, Hitleri thirri ambasadorin italjan, Cerruti, dhe i tha: “Gjermania vendosi shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe se ushtria gjermane në kohë paqeje do të ketë 12 korparmata të përbëra nga 36 divizione”, gjë që e çonte në 500000 numrin e trupave.

Ministri i Luftës, Blomberg, nxori urdhërin: “Proklamata e Hitlerit është një ngjarje historike. Nga dita që u rrëzua e turpëruar nga shkaku i një tradhëtie, nga dita që iu bë i ditur Traktati i Versajës, kjo është ora më e madhe për popullin gjerman. Me këtë proklamatë, që është një dokument paqeje, por njëkohësisht dhe guximi, populli gjerman u çlirua nga valët që i kishin zënë fytin prej 15 vitesh. Nga dita e sotme, nderi u vu në vend. Ne sot jemi më kryelartë si një komb i lirë midis kombeve të tjerë”.

Në vijim të këtyre ngjarjeve, më 23 mars 1935, Hitleri deklaroi: “Gjermania është një komb i madh. Ajo nuk e meriton poshtërimin që ka pasur. Rivendosja e autoritetit kombëtar të Gjermanisë në çeshtjen e armatimeve, vuri në vend sovranitetin e një fuqie të madhe, që deri më sot ishte cënuar. Ky vendim cënon Traktatin e Versajës vetëm përsa i përket pjesës ushtarake. Refuzimi i fuqive të tjera për të plotësuar detyrimet e tyre për çarmatim, ka kohë që e ka humbur vlerën e kësaj pjese të traktatit. Në vazhdim të këtyre 15 viteve, populli gjerman vuajti shumë prej kushteve të Traktatit të Paqes. Sikur gjithë bota të ishte çarmatosur, populli gjerman nuk do kishte arësye që mos të ishte i kënaqur. Por ne e quajmë një ofendim të tmerrshëm dhe të poshtër, kur gjithë bota vazhdon të armatoset dhe vetëm Gjermanisë t’i mohohet e drejta që të siguroj mbrojtjen e saj”.

Tani Gjermaninë asgjë nuk mund ta ndalte. Ajo i tregoi botës se ishte në gjendje ta qeveriste vetë vendin e saj dhe nuk do të pyeste më për shtetet e tjera. Në këtë këndvështrim, më 28 mars 1935, ministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, Litvinov, i drejtohet shtetit anglez për t’i dhënë të kuptojë se armatimi i Gjermanisë ve në rrezik Anglinë sa ve në rrezik dhe Rusinë me këto fjalë: “Asnjë prej nesh nuk është kaq i zgjuar sa të mund të parashikoj se cili shtet, ose cilët shtete, do jenë të parët dhe më tmerrësisht të prekur nga rreziku i luftës, se rreziku përhapet në të gjitha drejtimet. Do ishte diçka qesharake që ne të presim nga shkaktarët e luftës që të na thonë se nga cila anë duhet të mbrohemi ndaj tyre. Por, nuk është gjetur deri më tani asnjë lloj arme që të ketë veti të veprojë vetëm në një drejtim dhe njëkohësisht t’i privoj vetvetes drejtimet e tjera”.

Kalojnë ditë e jo muaj dhe Gjermania kërkoi ish kolonitë e saja. Fletorja gjermane “Voelkischer Beobacher” e Bonit doli hapur: “Kolonitë gjermane, të gjitha që janë sot nën vendet e huaja, janë pronë e patjetërsueshme e Gjermanisë. Pariteti gjerman teorikisht i njohur nga shtetet e tjera, përmbledh dhe problemin e kolonive dhe atyre u takon që t’i kthejnë Gjermanisë kolonitë e vjedhura. Gjermania i kërkon kolonitë sepse toka e saj e sotme nuk arrin për popullin gjerman”.
Në reagim të veprimeve gjermane, më 2 maj 1935 në ora 18 e 30 ambasadori sovjetik Potemkin, nënshkroi me Pierr Laval në Quai d’Orsai marrëveshjen e ndihmës së përbashkët franko-sovjetike. Dy javë më vonë, më 16 maj 1935, në Pragë, Benes dhe Aleksandrovski, nënshkruan marrëveshjen ruso-çekosllovake të ndihmës reciproke, që do bëhej efektive në rast se viktimat e një sulmi nga ana e Gjermanisë do ndihmoheshin nga Franca.
Më 12 shkurt 1938 Hitleri bëri të ditur idenë e bashkimit të Austrisë me Gjermaninë. Për t’ia arritur qëllimit, ai thirri në Bershtesgaden kancelarin austriak Shushing dhe iu drejtua: “ Mjafton të jap vetëm një urdhër dhe brenda natës shuhet ai gogol që quhet kufi. Ti nuk mund të qendrosh as gjysmë ore. Dëshiron të kthesh Austrin në Spanjë të dytë?”. Shushing duke u kapur ngusht dhe i paaftë të përballonte presionin e Hitlerit, firmosi një protokoll përpiluar nga kandidati për ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ribbentrop. Më 20 mars 1938 , nën “mbrojtjen” e trupave gjermane, u realizua plebishiti, që me shumicë votash populli austriak votoi në favor të Anshlusit.

Gjermania tani kërkonte më tepër. Më 28 mars 1938 Hitleri priti kryetarin e partisë së sudetëve gjermanë, Henlein, dhe i dha udhëzime që 2000000 gjermanë në rajonin e Sudetëve të viheshin me një herë në lëvizje. Henlein duhet ta fillonte punën nga kërkesa për autonomi të sudetëve duke “garantuar” respektimin e shtetit çekosllovak, e më pas, duke ja hedhur fajin për mungesë respektimi dhe për ashpërsim të situatës, qeverisë së Benesh, t’i kërkonte shkëputje. Në fund të prillit 1938, në kongresin e Karlsbadenit, Henlein shpalli 8 pikat e programit te sudetëve gjermanë, që çonin në realizimin e një autonomie të plotë. Çemberleni kërkoi të takohej me Hitlerin. (Në atë kohë, një pjesë e mirë e gjeneralëve gjermanë donin ta rrëzonin Hitlerin dhe një grup mjekësh do e quanin të çmendur dhe do ta ekzekutonin. S. M.).

Pasojat e takimit që ata bënë më 15 shtator 1938 vetëm në prani të përkthyesve, qenë të menjëhershme dhe shpëtimtare për prijësin gjerman. Më 18 shtator 1938, Deladie dhe Benesh, u takuan në Londër me Çemberlenin dhe Halifaksin. Ata u bindën se ishte shumë urgjente dhe e domosdoshme që të pranonin kërkesat e Hitlerit. Qenë francezët ata që e përshpejtuan rrjedhën e ngjarjeve, duke thënë: “ne duhet të mbështesim kalimin e territorit të Sudetëve Gjermanisë”. Më 19 shtator 1938, përfundimet e bisedimeve të Londrës iu bënë të ditura Qeverise Çekosllovake. “Ajo çka propozojnë Franca dhe Anglia, janë e vetmja rrugë për të penguar luftën dhe pushtimin. Nëse përgjigjia e Qeverisë Çekosllovake do jetë negative, atëherë përgjegjësia për luftën do të bjerë mbi të. Kjo do çojë në prishjen e solidaritetit anglo-francez, pasi është e sigurt që Anglia nuk do veprojë. Në këto rrethana Franca nuk do ndërhyjë, (Kjo do çonte dhe në tërheqjen e palës sovjetike. S.M.) me fjalë të tjera, do ta quaj të pavlefshëm Traktatin e Miqësisë.

Po atë ditë, Qeveria Çekosllovake deklaroi se: “pranonte me dhimbje propozimet e Francës dhe Anglisë, duke shpresuar që ato dy shtete të bënin ç’është e mundur të ruanin interesat jetësore të Republikës Çekosllovake”.

Më 22 shtator 1938, Çemberleni shkoi përsëri tek Hitleri për ta njoftuar se çdo gjë ishte zgjidhur më së miri. Më 26 shtator 1938 i gjithë territori i Sudetëve duhej të pastrohej nga forcat e armatosura çekosllovake dhe më 28 shtator 1938 duhej t’i dorëzohej Gjermanisë. Hitleri garantoi “mikun” e tij se “Gjermania do të respektoj Perandorinë Angleze dhe se nuk do i nxirrte pengesa për realizimin e interesave të saj jashtë Evropës”, dhe i kërkoi që “Anglia t’i linte Asaj, dorë të lirë në Evropën Qendrore dhe Juglindore”. Më 1 tetor 1938, trupat gjermane u futën në rajonin e Sudetëve.

U duk sikur Evropa ra në qetësi. Por, pa kaluar 5 muaj, në mars të vitit 1939, Hitleri shfrytëzoi trazirat në Sllovaki dhe nuk vonoi t’i bënte kërkesa të reja presidentit të sapozgjedhur të Çekosllovakisë, Emil Hoche. Pasi e thirri në Berlin dhe e kërcënoi se do e pushtonte vendin e tij menjëherë: “nëse ai nuk ia dorëzonte atë nazistëve gjermanë”, Presidenti Hoche, duke u gjendur pa mbështetje nga jashtë dhe duke mos pasur rrugëdalje, formuloi të ashtuquajturën “kërkesë” të Gjermanisë për të hyrë në Çekosllovaki për të “vendosur rregull”. Kështu Hitleri hyri triumfues në Pragë më 15 mars 1939, pa marrë pëlqimin e Anglisë dhe Francës. Një javë më vonë, më 22 mars 1939 pushtoi qytetin Klaiped dhe rajonin e Memelit në Lituani.

Më 28 prill 1939, Gjermania dhe Anglia nënshkruan marrëveshjen mbi shfrytëzimin e detrave; më 22 maj 1939 Gjermania lidhi marrëveshjen ushtarako-politike me Italin; më 30 shtator 1939, marrëveshjen e mossulmimit me Anglin dhe më 6 dhjetor 1939 edhe me Francën. Nga këto marrëveshje u duk sikur Evropa ra në qetësi, por nuk është kështu. Gjermania e fuqizuar ktheu sytë nga armiku i vjetër, Polonia.

Polonia ndodhej në lindje të Gjermanisë dhe e ndante atë nga Bashkimi Sovjetik. Dikur, shumë shekuj më parë, Polonia kishte luftuar e kishte arritur të dilte në Detin Balltik, duke siguruar një territor mjaft të gjërë, që shkonte rreth 373 km. gjatësi. Fare pranë me kufirin gjerman, ndodhej qyteti port i Dancigut dhe në anën e kundërt, në kufi me vendet Balltike, territor gjerman, që quhej Prusia Lindore. Në vitet 1800, Gjermania arriti ta merrte Dancigun dhe e mbajti plot 100 vjet. Pas Luftës I Botërore, Traktati i Versajës i vitit 1919, Polonisë i dha një rrip tokë që u njoh me emrin “Korridori Polak”, që ndante Prusinë Lindore nga pjesa tjetër Gjermane, si dhe qytetin e Dancigut, me statusin e qytetit të lirë. Tani, porti mund të shfrytëzohej lirshëm si nga polakët ashtu dhe nga gjermanët. Sovraniteti i mbetej Polonisë megjithëse shumica e popullsisë ishte gjermane. Gjermanët ruanin të drejtën të kalonin nëpër korridor e të shkonin si në Prusin Lindore, ashtu dhe në Dancig. Fon Ribbentrop, që tashmë ishte bër ministër i Punëve të Jashtme, këmbënguli që Dancigu t’i kthehej Gjermanisë dhe të lejohej të ndërtonte një korridor të tyrin për ta lidhur Prusin Lindore me Gjermanin. Si shpërblim, ai propozoi që Polonisë t’i lejonte përdorimin e portit. Ministri i Punëve të Jashtme polake, kolonel Josef Bek refuzoi të merrte në konsideratë propozimin fyes dhe lidhi marrëveshje dypalëshe për mbrojtje, me Francën dhe Anglinë. Hitleri nuk i vlerësoi të dyja marrëveshjet, pasi mendoi se ato vende do e injoronin Polonin ashtu si kishin vepruar dhe me Çekosllovakin.

Qeveria sovjetike duke parë synimet e Gjermanisë, nga mesi i gushtit të ati viti, propozoi krijimin e një aleance ndërmjet saj nga njera anë, dhe Polonisë, Anglisë e Francës, nga ana tjetër, me qëllim që t’i dilnin para një sulmi të armatosur gjerman kundër Polonisë, e në mënyrë të tërthortë të mbronte dhe vendin e saj. Stalini ishte i bindur, gjë që e ka shprehur më vonë, se “në Evropë asnjë ushtri e kujtdo shteti qoftë, nuk mund ta përballonte e vetme urraganin gjerman dhe se vetëm një koalicion mund të arrinte, bile dhe me vështirësi të shpartallonte ushtrinë gjermane”. Bashkimi Sovjetik nuk kishte kufi të përbashkët me Gjermaninë. Qe të hynte në kontakt me ushtrinë gjermane dhe të fillonte veprime luftarake kundër saj, duhej të kalonte nëpër territorin polak. Jo më kot, në atë kohë, Voroshillovi u shpreh: “Bashkimi Sovjetik mund të sulmohet në veri nga shtetet Balltike dhe në perëndim nga Polonia, ndaj ne duam që trupat sovjetike për të mbrojtur Bashkimin Sovjetik, është e nevojshme të dalin nga territori i saj. Do doja të dija nëse Polonia dhe Rumania do të lejojnë kalimin e trupave tonë përmes territoreve të tyre?”. Qeveria polake nuk ishte dakort me një veprim të tillë. Duke parë që trupat gjermane ishin përqëndruar në kufirin polak dhe se lufta ishte në prag, më 30 gusht 1939, shteti polak dekretoi mobilizimin e përgjithshëm, ku të gjithë burrat nga 18 deri 40 vjeç duhej të paraqiteshin menjëherë nën armë.

Në atë kohë ndodhi çudia më e madhe. Ndërsa bisedimet e të katërve dështuan, më 17 gusht 1939 Molotovi priti Shulenbergun, ambasadorin e Gjermanisë në Moskë dhe larg e larg i hodhi fjalën se: “mos ishte e interesuar qeveria gjermane për një traktat mossulmimi ndërmjet të dy shteteve dhe se ishte e gatshme të përdorte ndikimin e saj tek Japonia për të përmirësuar marrëdhëniet sovjeto-japoneze dhe për të “zhdukur konfliktet kufitare?”. Pra qenë rusët ata që e hodhën fjalën për një traktat mossulmimi gjermano-sovjetik, tamam në kohë kur sapo kishin mbyllur pa sukses bisedimet me Francën dhe Britaninë e Madhe për kushtet e hyrjes së tyre në luftë për t’iu kundërvën çdo agresioni të mundshëm gjerman. Propozimet e Molotovit i plotësonin të gjitha shpresat e Hitlerit. Ato ishin të përcaktuara dhe shkonin më larg se çdo gjë që do të kishte guxuar të propozonte Hitleri. Bile Fuhreri i pranonte pa kushte propozimet sovjetike. Më 20 gusht 1939, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik, firmosën marrëveshjen mbi shkëmbimet tregtare. Po atë ditë nga Berlini në Moskë arriti telegrami i Adolf Hitlerit:

20 gusht 1939

Zotit Stalin, Moskë.

1) – Përshëndes sinqerisht lidhjen e marrëveshjes tregtare gjermano-sovjetike, që është hapin i parë në rrugën e përmirësimit të marrëdhënieve midis dy shteteve tona.

2) – Nënshkrimi i Traktatit të mossulmimit do të thotë për mua konsolidim i politikës gjermane për një periudhë të gjatë. Kësisoj Gjermania i kthehet vijës politike, e cila gjatë shekujve ka qenë në dobi të shteteve. Prandaj, në këtë rast, Qeveria e Rajhut është e vendosur të nxjerrë përfundimet e duhura nga ky ndryshim rrënjësor.

3) - Unë e pranoj projektin e Paktit të Mossulmimit të paraqitur nga ministri juaj i Punëve të Jashtme zoti Molotov, por e quaj të domosdoshme të saktësoj sa më shpejt disa çështje që lidhen me të.

4) - Protokolli shtesë, që dëshiron Qeveria Sovjetike, sipas bindjes sime të plotë, në fund mund të saktësohet, në afatet më të shkurtëra, nëse personalitetit të lartë shtetëror të Gjermanisë do t’i jepet personalisht mundësia që të zhvillojë lidhur me këto, bisedime në Moskë. Ndryshe Qeveria Gjermane nuk e merr dot me mend, si mund të sqarohet ky protokoll shtesë dhe të hartohet sa më shpejt, që të jetë e mundur.

5) - Tensioni midis Gjermanisë e Polonisë është bërë i padurueshëm. Qëndrimi i polakëve ndaj një fuqie të madhe është i tillë, që kriza mund të shpërthejë nga dita në ditë. Gjermania është e vendosur, këtej e tutje, të mbrojë me çdo mjet interesat e veta kundër këtyre pretendimeve.

6) – Mendoj, se me pëlqimin e të dy shteteve, për të hyrë në marrëdhënie të reja me njeri-tjetrin, nuk ka më kuptim të humbim kohën kot. Prandaj, për herë të dytë Ju propozoj të prisni ministrin tim të Punëve të Jashtme ditën e martë më 22 gusht, veçse jo më vonë se të mërkurën, më 23 gusht. Ministri i Punëve të Jashtme ka të drejta të plota dhe të pakufizuara, për të hartuar dhe nënshkruar si Paktin e Mossulmimit, ashtu dhe Protokollin. Ministri i Punëve të Jashtme nuk mund të qendrojë në Moskë më tepër se një, shumë-shumë dy ditë, për shkak të gjendjes ndërkombëtare. Do isha i gëzuar, po të merrja nga Ju përgjigje sa më shpejt.
A. Hitler.

Dhe çuditërisht përgjigjia nga ana e Qeverisë së BRSS që e menjëhershme:
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore Empty Re: Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Mesazh  Berti69 27.06.14 0:31

21 gusht 1939

Rajhkancelarit të Gjermanisë Zotit A. Hitler.

Ju falenderoj për letrën.
Shpresoj, se marrëveshja gjermano-sovjetike për mossulmimin do të shënojë kthesë drejt përmirësimit serioz të marrëdhënieve politike midis dy vendeve tona.
Popujt tanë kanë nevojë për marrëdhënie paqeje midis tyre. Pranimi i Qeverisë Gjermane për të nënshkruar Paktin e Mossulmimit do të krijojë baza për likujdimin e tensionit politik dhe vendosjen e paqes dhe bashkëpunimit midis vendeve tona.
Qeveria sovjetike më ngarkoi që t’Ju njoftoj, se ajo është e gatshme të presë në Moskë për vizitë zotin Ribbentrop, më 23 gusht.

J. Stalin.

Ribbentropi mbërriti në Moskë më 23 gusht dhe u drejtua menjëherë në Kremlin. Duke pasur me vete porositë e Hitlerit, për të hartuar sa më shpejt Paktin e Mossulmimit dhe Protokollin shtesë sekret, rajhministri nuk desh të hynte në pazar. Në fakt, ai pranoi të gjitha kërkesat sovjetike.
Ceremonia e nënshkrimit të dokumentave u bë në prani të Josif Visarionoviç Stalinit.
Ja dhe dekumenti i marrëveshjes:

Nënshkrimi i Paktit gjermano-sovjetik.
Teksti i marrëveshjes: Pakti i mossulmimit u nënshkrua dje mbrëma në Kremlin dhe përbëhet prej 7 artikujsh.

Artikulli 1

Secila nga të dyja palët kontraktuese detyrohet të mos përdorë forcë ose çdo akt sulmi as vetëm as bashkë me Kombe të tjerë kundra palës tjetër kontraktuese.

Artikulli 2

Kur njera nga të dyja palët kontraktuese bëhet objekt i një provokimi luftarak nga ana e Kombeve të tjerë, pala tjetër kontraktuese detyrohet të mos e përkrahë atë provokim ose sulm në asnjë mënyrë.

Artikulli 3

Të dyja Qeveritë premtojnë të mbahen në kontakt të vazhdueshëm me qëllim konsultiv për t’u informuar reciprokisht mbi problemet q’u përkasin interesave të përbashkëta të Gjermanisë dhe të Rusisë

Artikulli 4

Çdo njeri nga të dyja palët kontraktuese nuk do të marrë pjesë as në një koalicion shtetesh që të jetë drejtuar drejtpërdrejt ose tërthorazi kundër palës tjetër.

Artikulli 5

Në rast kontrasti ose konflikti që mund të lindë midis të dyja palëve kontraktuese, të dyja palët do të zgjedhin udhën e një shkëmbimi paqësor pikëpamjesh, dhe, në rast nevoje, atë t’ emërimit të një komisioni arbitrar.

Artikulli 6

Traktati i tanishëm është lidhur për një kohë prej dhjetë vjetësh dhe mund të zgjatet automatikisht për pesë vjet të tjera në mbarim të dhjetë vjetëve.

Artikulli 7

Traktati duhet të ratifikohet në kohën më të shkurtër dhe se ratifikimet do të shkëmbehen në Berlin.
Marrëveshja hynë në fuqi me një herë pas nënshkrimit.
Moskë, 23 gusht 1939.
Për qeverinë e Rajhut gjerman,
Fon Ribbentrop.
Për delegacionin e qeverisë të B.R.S.S,
V.Molotov.

Në fund u nënshkrua protokolli sekret shtesë i Paktit të Mossulmimit të përfunduar më 23 gusht 1939 midis Gjermanisë dhe Republikave Socialiste Sovjetike.

1 – Për rastet kur do bëhet ndonjë ndryshim territorial e politik në Shtetet Balltike (Finlandë, Estoni, Letoni dhe Lituani), kufiri verior i Lituanisë do bëj njëkohësisht kufirin e zonave të influencës të Gjermanisë dhe B. S. Të dy palët do njohin interesat e Lituanisë në rajonin e Vilnës.

2- Për rastet ku do bëhet ndonjë ndryshim territorial dhe politik në zonat që i përkasin Shtetit Polak, kufiri midis zonave të influencës së Gjermanisë dhe B.R.S.S, do vazhdoj në mënyrë të ndjeshme vijën e lumenjve Pissa, Narv, Vistula dhe San.
Problemi që shtrohet është i domosdoshëm për interesat e të dy vendeve për të ruajtur një shtet polak të pavarur dhe siç është përcaktuar, nuk mund të ndryshojë vetëm nën dritën e zhvillimeve politike që do të vijnë.
Në të gjitha rastet, kjo zgjidhje do rezultojë si një marrëveshje miqësore e përfunduar ndërmjet dy Qeverive.

3-Dhe nëse i drejtohemi Evropës Jug-Lindore, ajo kalon në anën sovjetike të interesit që ai ka në Bessarabi. Nga ana gjermane ai deklarohet tërsisht i painteresuar përsa i përket këti rajoni.
4- Ky protokoll do të mbahet tërsisht sekret nga të dyja palët.

Moskë, 23 gusht 1939.
Për qeverinë e Rajhut gjerman,
fon Ribbentrop.
Për delegacionin e qeverisë së B.R.S.S,
V. Molotov.

Pra del mëse e qartë se në bazë të Traktatit, Lituania futej në sferat e interesit gjerman, kurse Letonia, Estonia, Finlanda dhe Bessarabia në sferën sovjetike. Për Polonin u la kështu: nëqoftëse Gjermania e sulmon atë, Bashkimi Sovjetik do merte territoret e Ukrainës dhe Bielorusisë Perëndimore, që ishin hequr me Traktatin e Rigës më vitin 1920, kur Ushtria e Kuqe, me urdhër të Leninit, sulmoi Poloninë, me armatat e Tukaçevskit dhe Budionit, si dhe një pjesë të territoreve historikisht dhe etnikisht polake, në provincën e Lublinit dhe Varshavës.

Po natën e 23-24 gushtit pas nënshkrimit të protokolleve, u mbajt dhe një procesvebal midis ministrit të Punëve të Jashtme të Rajhut, zotit Ribbentrop, zotit Stalin dhe Presidentit të Këshillit të Komisarëve të Popullit V. Molotov e të tjerëve. Aty u trajtuan marrëdhënieve me Japoninë, Italinë, Turqinë, Anglinë, Francën, Paktin Antikomintern, pozicionin e popullit gjerman ndaj marrëveshjes së mossulmimit gjermano-sovjetik.
Ja dhe proces verbali i bisedës:


1-Japonia

Ministri i Punëve të Jashtme i Rajhut bëri të ditur se miqësia Gjermano-Japoneze nuk është në asnjë mënyrë e drejtuar kundër BS. Në të kundërt, raportet tona të shkëlqyera, me Japoninë na japin të drejtën që të nxjerim konkluzion për një kompromis midis ati dhe BS. Zoti Ministër i Punëve të Jashtme të Berlinit është i gatshëm të marrë inisistivën në këtë sens nëse Stalini dhe Qeveria Sovjetike shprehen të gatshëm. Ai do të ndërhyjë për këtë veprim pranë Qeverisë Japoneze dhe do të mbajë kontakt me përfaqësuesit sovjetikë në Berlin.

Stalini përgjigjet: BS dëshiron efektivisht një përmirësim të këtyre relatave me Japoninë dhe se durimi i saj ndaj provokimeve të tyre ka një kufi. Nëse Japonia dëshiron luftë, ajo do e ketë. BS nuk ka frikë dhe ai është përgatitur. Nëse Japonia dëshironë paqe, aq më mirë. Zoti Stalin vlerësoi që një ndërmjetësi e Gjermanisë për të përmirësuar raportet ruso-gjermano-japoneze do jetë shumë e dobishme, por ai nuk dëshiron që Japonia të mendoj për një pasivitet nga ana e BS.
Zoti Ministër i Punëve të Jashtme deklarohet i një mendje dhe nënvizon se ndërhyrja do kufizohet në arritjen e bisedimeve që ai ka pasur që prej disa muajsh me ambasadorin japonez në Berlin në sensin e një përmirësimi të raporteve Rusi-Gjermani-Japoni. Ai nuk ka asnjë inisiativë të re nga ana e Gjermanisë në këtë çështje.

2-Italia.

Zoti Stalin pyeti pranë zotit MPJ të Rajhut mbi qëllimet e Italisë, nëse Ajo ka qëllime më shumë se adneksimi i Shqipërisë- dhe i territoreve greke, për shembull? Shqipëria është e vogël, malore dhe me një popull të dobët dhe që nuk ka në këtë pikëpamje asnjë vlerë të veçantë për Italinë.
Zoti ministër PJ të Rajhut u përgjigj se Shqipëria paraqitet e rëndësishme për Italinë nga pikëpamja strategjike. Megjithatë Musolini është një njeri i rëndësishëm që nuk mund të mos këtë ndikim. Ai e ka demonstruar atë në konfliktin me Abisininë, gjatë të cilit Italia ia ka arritur qëllimit në kundërshtim me një koalicion armik. Por Gjermania nuk ka pasur për qëllim, në atë kohë, t’i jepte Italisë një mbështetje të rëndësishme. Musolini pret me kënaqësi të madhe përmirësimin e raporteve miqësore midis Gjermanisë dhe BS. Ai ka manifestuar një gëzim të veçantë në marrjen e vendimit të një marrëveshje mossulmimi.

3-Turqia

1-Stalini pyeti Zotin Ministër të Punëve të Jashme të Rajhut se ç’mendon për Turqinë. Ministri PJ të Rajhut u shpreh si më poshtë: Kam biseduar me Qeverinë Turke, para disa muajsh, që Gjermania dëshiron të hyjë në relata miqësore me Turqinë dhe se ka bërë ç’është e mundur që t’ia arrij këti qëllimi. Turqia, në përgjigje, ka qenë një nga vendet e para që u bashkua me frontin e përbashkët me Gjermaninë dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për marrëveshje paraprake me Qeverinë Gjermane.

2-Zoti Stalin dhe Z. Molotov kanë vëzhguar se BS ka një përvojë jo të mirë përsa i përket politikës të paqëndrueshme nga Turqia.
Ministri PJ të Rajhut deklaroi për pasojë që Inglitera ka shpenzuar 5 milionë lira në Turqi për të ushqyer propagandën kundër Gjermanisë.
3-Stalini tha që sipas mendimit të tij, shuma e lëvruar e Anglisë për të blerë njerëz politikë turq, është më e madhe se ajo prej 5 milionë lirash.

4-Anglia

1-ZZ Stalin dhe Molotov u shprehën në mënyrë të pafavorshme mbi misionin ushtarak britanik të paraqitur në Moskë, që nuk ka deklaruar asnjë herë se çfarë ai donte nga qeveria sovjetike.

Z.Ministër PJ të Rajhut shtoi për këtë qëllim që Anglia çdo ditë bënë, dhe jo çdo ditë bënë, mundësitë e saj për të penguar vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis Gjermanisë dhe BS. Anglia është e dobët dhe për të mbajtur këto pretendime kalon me hegjemoninë botërore dhe bënë çmos të fusi ne luftë të tjerët.

2-Z. Stalin miratoi me shpejtësi dhe observoi: ushtria britanike është e dobët dhe flota e saj nuk ka më rëndësinë si njëherë e një kohë. Aviacioni është i mirë, sepse është në rikonstruksion, por vuan nga mungesa e pilotëve. Nëse Anglia dominon megjithatë botën, ajo vjen nga marria e vendeve të tjera që e lejojnë atë të abuzojë në mënyrë konstante. Është qesharake që psh. India të jetë e nënshtruar nga disa qindra anglezë.

Z.MPJ i Rajhut miratoi dhe deklaroi në mënyrë konfidenciale Z. Stalin që Anglia gjatë këtyre ditëve të fundit ka lëshuar një ballon të ri që sipas disa burimeve të sigurta, lidhet që nga 1914. Bëhet fjalë për një manovër angleze tipike dhe kokëtrashë. Z MPJ të Rajhut i ka propozuar Hitlerit që t’i bëjë të ditur Anglisë që nëse ajo ndërhyn në mënyrë armiqësore në një konflikt midis Polonisë dhe Gjermanisë, do të jetë përgjegjëse për një bombardim ajror mbi Londër.
3-Z. Stalin ndjek që ballona është një provë që pasqyrohet qartë në letrën e Çemberllanit me Fyhrerin, dërguar më 23 gusht në Obersalzberg për ambasadorin Henderson. Ai shprehu gjithashtu opinionin që Anglia, megjithëse e dobët do e trajtojë luftën me shkathtësi dhe ngulm.

5-Franca

1-Z. Stalin deklaroi që nga pikëpamja e tij, Franca ka gjithmonë një ushtri për t’u respektuar.
ZMPJ sinjalizoi nga ana e tij që zz. Stalin dhe Molotov janë inferior nga ana numerike sesa Franca, atëherë kur Gjermania e rrit sasin e tyre me 300000 ushtarë. Franca nuk mund të hedhë çdo vit më shumë se 150000 rekrutë. Muri perëndimor i yni është 5 herë më i fuqishëm sesa vija Mazhino. Nëse Franca do të dëshirojë të bëjë luftë me Gjermaninë, ajo do të jetë në të gjitha anët e mundur.

6-Pakti Antikomintern

MPJ i Rajhut bëri të ditur që pakti antikomintern, në princip, nuk është drejtuar kundër BS, por kundër demokracive perëndimore. Qeveria Sovjetike beson dhe në atë që bën, nxjer si përfundim logjikë në artikujt e shtypit sovjetik, atë që e ka njohur mjaftë mirë.

Stalini bëtri të ditur që pakti antikomintern efektivisht ka frikësuar mbi të gjitha qytetin e Londrës dhe tregtarët e vegjël britanik.
Z. MPJ miratoi dhe bëri të duket si shaka se Z. Stalin është vetë ai që fokuson paktin antikomintern se kërcënohet qyteti i Londrës dhe tregtarët e vegjël britanikë. Mënyra për të menduar që populli gjerman në këtë subjekt të shprehet me fjalë të mira të gjetura për shpirtin thumbues dhe tallës aq mirë të njohur nga berlinezët dhe që thotë: “Stalini vetë do bashkohet te pakti antikomintern”.

Më pas u vazhdua me pozicionin e popullit gjerman kundrejt paktit jo agresiv sovjeto-gjerman, për të përfunduar me dollitë, ku Stalini ngriti një të tillë për Hitlerin: “Unë e di sesa e do populli gjerman Hitlerin e tij, prandaj dua të pi për shëndetin e ti”. Dolli të shumta u ngritën nga Stalini, Molotovi dhe Ribbentropi për Paktin e Mossulmimit. Përpara se të largohej, Stalini i deklaroi tekstualisht ministrit të Punëve të Jashtme të Rajhut: “Qeveria sovjetike e vlerëson shumë traktatin e ri dhe ju jap fjalën time të nderit se Bashkmi Sovjetik nuk do e gënjej partnerin e tij”. Ndërsa Ribbentropi në bisedë e sipër u shpreh me miqtë e tij se: “Stalini dhe Molotovi janë njerëz mjaftë të këndshëm. Unë e ndjeva veten si midis shokësh të vjetër partie”.

Nënshkrimi i këti pakti të turpshëm dhe të pamoralshëm ishte thikë pas shpine për popujt dhe shtetet e Evropës. Ai nuk u prit mirë nga partitë komuniste italiane, spanjolle, franceze etj. Stalini nuk vonoi dhe dërgoi emisarin e tij besnik, Palmiro Toliatin, që sikundër thoshin italianët, u kthye në një grevëthyes (Crumiro). Ai arriti të ulte indinjatën e tyre dhe pakti u kalua pa trazira. Ishte Toliati që me kalkulim politik të një projekti të arrinte ndarjen territoriale të BS me Gjermaninë, gjë që nuk mund të ishte realizuar nga asnjë komunist përveç se nga një besnik i Stalinit. Se kush ishte Palmiro Toliati që në vendin tonë konsiderohej udhëheqës i shquar i PKI, po jap vetëm disa të dhëna nga vetë italianët.

Toliati që mbante emri e koduar “Madrid”, aktivitetin e tij si besnik i Stalinit e kishte filluar shumë kohë më parë. Ishte ai që u dërgua në Spanjë si këshilltar politik pranë P.K. Spanjolle në korrik 1937. Atje ai shkruante artikuj, frymëzonte diskutime, mbante qëndrime, merrte pjesë në mbledhje të komisionit politik ushtarak të partisë spanjolle, e cila besonte shumë tek ai, dhe në të njëjtën kohë ishte i lidhur me specialistë sovjetikë në fushën ushtarake e politike në Spanjë. Pas arritjes së Toliatit në Spanjë, kundër vullnetarëve “për drejtësi dhe liri” të aktivizuar si filotrockist, filluan shumë arrestime midis të cilëve dhe ndaj vëllezërve Rosseli në Francë. Kolonat ushtarake të Rosselve në Spanjë vepronin së bashku me ato anarkiste sepse nuk donin të ishin nën urdhërat e sovjetikëve. Nën Toliatin filloi goditja pas shpine e republikanëve spanjollë. Këto veprime frenuan ardhjen e vullnetarëve nga jashtë. Në 16 gusht 1938 Toliati arriti në Moskë me vendim të Kominternit për zgjedhjet në P K Polake që do të çonin në eliminimi fizik të drejtuesve të tyre. Në mars 1939, Toliati shkoi në Paris me direktiv nga Moska që të merrej me emigrantët antifashist që u mblodhën aty, pas largimit nga Italia,

Gjermania dhe Spanja. Shumica e tyre në vendin e socializmit gjetën vdekjen. Në tetor 1944 Toliati u takua në Romë me delegacionin jugosllav të kryesuar nga Kardeli. Ata donin të tërhiqnin formacionet italiane të Venecia Giulia në ushtrinë e Titos. Toliati më 14 tetor 1944 i dha instruksione Vinçensa Bianco që italianët: “me të gjitha mënyrat duhet të favorizojnë pushtimin e rajonit Giulian nga ana e trupave të marshallit Tito”, dhe se “kjo direktivë vlen mbi të gjithë dhe për qytetin e Triestes”. Kështu PKI shpërndau një qarkore në divizionet garibaldine dhe në organizimin e partisë friulane, ku motivonte mbajtjen në kërkesat e jugosllavëve se “Triestja dhe të gjithë qytetarët italiane me të vërtetë demokratikë dhe antifashistë, do kenë një të ardhme më të mirë në një vend, ku populli është padron i fatit të vetë, sesa në Italinë e pushtuar nga aleatët tanë angloamerikanë.

Triestja do të administrohet nga shumica italiane, në një bashkim perfekt me popullin vëlla slloven”. Më 1 maj 1945 Tito pushtoi Triesten dhe Toliati (i urdhëruar nga Stalini SM) bënte thirrjen të shoqëroheshin trupat e Titos si trupa çlirimtare. Në tetor 1945 Toliati shkoi në Beograd dhe takoi Titon. Në kthim ai tha: “Triestja mund t’i takonte Italisë vetëm nën një regjim të një “statusi Autonom” dhe me këmbim, ajo t’i lëshojë Gorizan, qytet që është me shumicë sllave”. Në shtator 1946 Toliat tani dhe si portavoce i qeverisë jugosllave do të shprehej “nuk mund të pranojmë zotërimin e Triestes nga ana e bllokut imperialist anglo-amerikan sepse ajo do të bëhet një pozitë kyç në Evropë në duart e këti blloku…Rruga për të shmangur këtë është një e vetme, ajo në akord me Nocionin sllav, me qeverinë e Jugosllavisë”. Triestja iu njoh italianëve vetëm në fillim të vitit 1948 pas shkëputjes së Titos nga Stalini.

Para se të flas mbi fillimin e luftës kundër Polonisë, në Lindjen e Largët luftimet midis Bashkimit Sovjetik dhe Mongolisë nga njëra anë dhe Japonisë nga ana tjetër, kishin muaj që vazhdonin. Nga janari deri në prill 1939 Japonia kishte shkelur disa herë teritorin Mongol. Trupat sovjetike në bazë të një marrëveshje që kishin me Rep. Pop. Mongole, ashtu sikundër kishin dhe me Çekosllovakinë e Francën, kësaj here shkuan në ndihmë të Mongolisë duke dërguar armatën e parë të këmbësorisë të komanduar nga Gjenerali G.K.Zhukov. E kam të vështirë të them se kush ishte arësyeja që rusët u futën në luftë. Mendoj që duhej të ishim disa faktorë.

Me Japoninë ishin armiq të vjetër, ushtria japoneze me futjen në territorin mongol, Rusisë i futej në zemër të Siberisë, dhe në të ardhmen ajo nëse nuk sprapsej, mund të sillte trupa të shumtë dhe mund të krijonte një plasdarm të fuqishëm kundër Rusisë në një lufte të ardhshme. Ndoshta ishte dhe një arësye tjetër. Në vitin 1937 Stalini spastroi ushtrinë sovjetike nga 48000 oficerë, duke filluar me marshallin Tukaçevski e deri te grada e togerit. Kështu ai donte të provonte fuqinë goditëse të ushtrisë, kur nga ana tjetër Hitleri kishte marr revansh. Megjithatë, mëngjesin e 31 gushtit 1939, sovjetikët likujduan tërsisht trupat japoneze në territorin e Rep. Pop. Mongole, me një bilanc humbjesh 24000 sovjetikë me 60000 japonezë, pra tri ditë pasi kishin nënshkruar Paktin e Mossulmimit Stalin-Hitler mbi ndarjen e kufijve të Evropës dhe një ditë para sulmit Gjerman mbi Poloninë. Gjatë vitit 1941 Mongolia në shenjë “mirënjohje” i dhuroi Bashkimit Sovjetik 140 vagonë “me dhurata” të ndryshme për ushtarët sovjetikë, me një vlerë që shkonte në 60 milionë Tugrikë (monedha mongole). Në bankën tregtare të jashtme u derdhën 2500000 Tugrike, 100000 $ amerikanë dhe 300 kg arë. Me këto Bashkimi Sovjetik prodhoi 53 tanke, ku 32 tanke ishin të markës T-34. Në vitet 1941-1942 Ushtrisë Kuqe iu “dhuruan” nga Qeveria Mongole edhe 35000 kuaj.

Më posht do jap disa të dhëna shkurt mbi sulmin e ushtrisë gjermane në Poloni. Më 25 gusht 1939 në ora 1500 Hitleri kishte urdhëruar që më 26 gusht të vitit 1939, fiks në ora 415 të sulmohej Polonia. Për këtë qëllim, njësia e posaçme e Abverit nën komandën e togerit Albreht Herener, kishte marr urdhër që me metoda diversioniste të pushtonte shtegun Jabllunkovski me rëndësi strategjike në Beskidat Perëndimore, vargmal në pjesën veriore të Karpateve, dhe t’i hapte rrugën gjermanëve të depërtonin në Poloninë Jugore nga pjesa veriore e Çekosllovakisë. Herener e kreu detyrën, por për çudi i shkoi një urdhër për t’u kthyer, pasi u vendos që Polonia të sulmohej më 1 shtator 1939.

Që më 19 gusht 1939 kishte filluar grupimi i trupave dhe më 23 gusht 1939 përqëndrimi i tyre në një manastir afër Neisse, rreth 100 km nga kufiri polak. Grupi i punës i fon Rundstedt u transformua në komandë të gruparmatës parë. Pasditen e 25 gushtit 1939 trupat iu afruan kufirit me shpresë që goditja të bëhej më datën 26 gusht 1939 njëkohësisht me veprimet në Beskidat Perëndimore. Mbrëmjen e 25 gushtit 1939 Hitleri urdhëroi të ndaloheshin lëvizjet. U desh të kalonin 5 ditë, pra të vinte data 31 gusht 1939 që Hitleri më ora 12 e 30 të nënshkruante urdhërin për zbatimin e “Planit të Bardhë”, do me thënë, sulm mbi Poloninë.
Gibelsi nga ana e tij, me kohë kish përzgjedhur një grup njerëzish, që të veshur si ushtarë polakë, nën komandën e SS-it Nanjoks, do të sulmonin radiostacionin gjerman të Glovicit, sipas planit të përgatitur nga Hajdrih, si dhe i t’i vinin zjarrin nje ndërtese dogane. Populli gjerman nëpërmjet valëve të radios do të dëgjonte thirrjet për ndihmë të ushtarëve gjermanë. Ky do të ishte sinjali i fillimit të pushtimit. Kështu më 1 shtator 1939, në ora 4 e 45 minuta, artileria gjermane qëlloi me breshëri pas breshërie kufirin polak. Po atë ditë, kryqëzori “Shlesvig-Holshtajn”, që ndodhej i ankoruar në portin e Gdanskut, hapi zjarr pa paralajmërim mbi qytet. Mbi tokën polake u vërsulën tanket dhe pas tyre, trupat gjermane.

Rreth 1500000 ushtarë e oficerë, 3500 tanke dhe 3000 avionë vërshuan kundër 1300000 polakëve, të inkuadruar në 30 divizione këmbësorie dhe 4 kalorësie. Fon Blok, komandant i Gruparmatës Veriu kishte në përbërje dy armata: të tretën, të komanduar nga fon Kuchler, me 10 divizione dhe të katërtën nga fon Kluge, me 20 divizione. Ata sulmuan nga veriu në korridorin Gdansk mbi Prusinë Lindore. Fon Rundstedt komandonte Gruparmatën Jugu dhe kishte tre armata: të tretën me komandant fon Blaskovitz, të dhjetën me fon Reichenau dhe të katërmbëdhjetën me fon List. Armata e 10, më e fuqishmja, mori detyrë të thyente armatën polake të Krakovis dhe me Panzerat e divizionet e motorizuara të mbulonte 290 km që e ndanin nga Varshava. Armata e 3 do vepronte në të majtë, kurse e 14 në të djathtë, që të mbronin krahët e armatës së 10. Pasditen e 8 shtatorit 1939 gjermanët u futën në rrethinat e Varshavës. Për tri ditë qyteti u godit me artileri e aviacion. Armata e 10-të e 55 vjeçarit Reichenau sulmoi Varshavën nga Vistola me anë të divizioneve të korracuara dhe të motorizuara. Në Rodom u masakruan qindra çifutë: burra, gra e fëmijë.

Pol Ludvig Evald fon Kleist, që komandonte korpusin e XXII, pjesë e Armatës 14, me divizionin e tankeve, divizionin alpin dhe divizionin e lehtë, u vendos në fushat naftëmbajtëse të Leopolit dhe më 17 shtator u bashkua me panzerkorpusin XIX të gjeneral Guderian në afërsi të lumit Bug.

Polakët pritnin ndihmë nga Anglia dhe Franca që të fillonin një sulm të gjërë ajror mbi gjermanët e me pas të kalonin në mësymje mbi vijën mbrojtëse Zigfrid, që mbrohej nga 20 divizione gjermane. Vija Zigfrid përbënte murin jug-perëndimor gjerman, ndërtuar në vitet 1935-1939 përgjatë kufirit perëndimor gjerman, nga Holanda në Zvicër, 500 km e gjatë dhe 35-75 km thellësi, e ku ishin rreth 16000 objekte të fortifikuara.

Më 2 shtator 1939, nga Londra, kryeministri Nevil Çemberlan i kërkoi Hitlerit të tërhiqej duke i dhënë ultimatum deri në orën 11 të datës 3 shtator 1939 dhe para popullit të tij mbajti fjalim në radio, ku midis të tjerash tha: “ Ambasadori i Britanisë Madhe në Berlin mori urdhër që t’i dorëzojë Qeverisë së Rajhut një deklaratë të fundme, në të cilën Anglia cakton që nëse brenda orës 11 të mëngjesit Gjermania nuk do ketë urdhëruar tërheqjen e trupave të saja nga toka polake, atëherë midis Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë do ekzistojë gjendja e luftës”. Kështu u formua kabineti i luftës me: Kryeministër Çemberlanin; ministër të Punëve të Jashtme, lordin Halifaks; ministër të Luftës, Hore Belisha; ministër të Marinës, Uindson Çërçill; ministër të Aviacionit, Kingslei Vud; ministër të Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit, Anderson dhe të tjerë.

Më 3 shtator 1939, në ora 9, Anderson i dërgoi Ribbentropit notën e mëposhtme, e cila përfundonte: “…për pasojë, unë kam nderin t’Ju vë në dijeni që nga sot, 3 shtator në ora 11 të mëngjesit, sipas orës britanike, Qeveria Gjermane nuk ka të bëj më me Qeverinë e Madhërisë së Saj në Londër, kështu që gjëndja e luftës në mes dy vendeve fillon nga kjo orë!”. Ky ishte akti më sublim, besnikëria e Qeverisë së Britanisë së Madhe për të mbajtur premtimin e dhënë, dhe do mbante mbi vete nga ajo ditë sulmet e pa ndërprera barbare të aviacionit gjerman. Për 5 vjet me rradhë do kishte 126103 civilë të vrarë ose të plagosur rëndë, ku 13700 prej tyre fëmijë dhe nga çdo 5 shtëpi të Anglisë, një është shkatërruar (rreth 1250000); 14000 kisha ose godina fetare, 1000 shkolla dhe 500 spitale u shkatërruan ose u dëmtuan.
Po më 3 shtator 1939, më ora 17, kryeministri francez Deladie i shpall luftë Gjermanisë.

Por sulmi gjerman mbi Poloni vazhdonte. Brenda pak ditësh luftvaffe shkatërroi plotësisht forcën e vogël ajrore polake dhe avionët bombardues e sulmues gjermanë morrën tërsisht në kontroll qiellin e Polonisë. Sulmi mori emrin Blickrieg (luftë rufe), një kombinim i shkëlqyer i reparteve tankiste të ndjekur nga afër prej trupave këmbësore të motorizuara dhe aviacionit bombardues e sulmues.

Anglia më 2 shtator 1939 bëri mobilizim të përgjithshëm dhe më 3 shtator 1939 u hodh në veprim, duke dërguar Flotën Mbretërore Britanike në Balltik. Edhe Franca, sikundër thamë më sipër, i shpalli luftë Gjermanisë, por sulmi mbi Sarr nuk pati rezultat dhe u detyrua të kalonte në veprime lokale në vijat Mazhino dhe Zigfrid. Ndërkohë gjermanët, qytetet e mëdha polake, stacionet hekurudhore, rrugët, komplekset industriale dhe linjat e fortifikuara ushtarake i bënë pluhur e hi. Më 7 shtator 1939 shumica e 35 divizioneve polake ishin shpartalluar, sprapsur ose ishin rrethuar. Më 8 shtator u pushtua Karkovi. Më 9 shtator 1939 gjermanët u ndodhën para portave të Varshavës dhe deri më 17 shtator 1939 u bënë manovra për rrethimin e qytetit, duke dalur përtej Vistulës. Më 18 shtator 1939 armata e fon Kuchler dhe armata e fon List u takuan në jug të Brestit. Nga bombardimet e aviacionit dhe artilerisë u vranë 16000 ushtarë e oficerë dhe 20000 civilë polakë. Me 19 shtator1939 Fyhreri shkoi në Dancing. Më 21 shtator1939 gjermanët u tërhoqën në vijën e marrëveshjes me rusët. Hajnrih Himleri dhe Reinhard Hajdrih grumbulluan dhe ekzekutuan të gjithë liderët politik të vendit që arritën të kapnin.

Të kalojmë nga kampi tjetër. Më 31 gusht1939, sapo u largua fon Ribbentropi nga Moska, Sovjeti Suprem ratifikoi Traktatin Molotov-Ribbentrop, që unë do ta quaja, Stalin-Hitler. Më 1 shtator 1939, sesioni i 4-të i jashtëzakonshëm i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike miratoi ligjin për Detyrimin e Përgjithshëm Ushtarak. Në sesion Stalini tha: “Ta tërheqim Evropën në luftë duke qendruar vetë neutralë, pastaj kur kundërshtarët të kenë dobësuar njeri-tjetrin, të hedhim të gjitha forcat e Ushtrisë së Kuqe!”. Kur luftës në pjesën perëndimore të Polonisë po i vinte fundi, më 17 shtator1939, në ora 2 të mëngjesit, Stalini thirri ambasadorin gjerman Shulenberg dhe i tha: “Duke konstatuar që Polonia gjendet pa udhëheqje dhe e braktisur, gjë që e kthenë ate në një fushë të hapur për çdo lloj surprize, e cila mund të paraqes rrezik për pushtetin sovjetik, Qeveria e Moskës nuk mund të tolerojë vëllezërit tanë ukrainas e bielorusë që jetojnë në territoret polake, të braktisen pa asnjë mbrojtje. Nisur nga këto konsiderata Qeveria Sovjetike ka urdhëruar komandën e lartë të Ushtrisë Kuqe që të kaloj kufirin me qëllim që të mbrojë popullatën dhe pronat e saj në Ukrainë e në Bielorusinë Perëndimore”.
Më 17 shtator 1939, Ushtria e Kuqe filloi “çlirimin” e Polonisë.

Stalini anashkaloi faktin që territori i Polonisë ishte ndarë që më 23 gusht 1939, dhe bënte të paditurën se nga do i vinte rreziku, kur me gjermanët ishte marr vesh. Pastaj tokat që ai pretendonte, njëlloi si Gjermania me Sarrn apo Sudetët, ishin shkëputur që nga koha e kryqëzatës së vitit 1920, me vendim të Traktatit të Rigës më 1921. Por arsyetimi i Stalinit shkonte më larg. “Duke pushtuar Poloninë ne do të shtyjmë kufijtë tanë në perëndim, do forcojmë sigurinë tonë dhe do shtyjmë momentin e fillimit të një lufte me Gjermaninë, dhe rusët nuk do të quhen inisiatorë të luftës me Poloninë”. Por Stalini më këtë veprim bëri një gabim strategjik.

Tani nuk ekzistonte ajo që quhet “zonë e vdekur” ose “vijë demarkacioni”, që sovjetikët do e kontrollonin dhe do e prisnin sulmin gjermanë nga larg, por do ishin përballë njeri-tjetrit, ku nuk do kishte mundësi të reagonte ndaj një lufte rrufe, ashtu si dhe ndodhi në qershor të vitit 1941. Ishte kjo luftë që BS do i kushtonte 27 milionë të vrarë ose 54% të të gjithë viktimave prej 50 milionësh që pati Lufta II Botërore dhe 25 milionë të plagosurve, ku shumica do mbeteshin invalidë. Më 17 korrik 1939 Ushtria e Kuqe kaloi kufirin shtetëror polak në shkallë të gjërë. Më 20 shtator 1939 ajo pushtoi Lvovin ( Leopolin), në jug të Ukrainës Perëndimore, më pas qytetin Kovel dhe kaloi lumin Dniester. Në fillim polakët menduan se Ushtria e Kuqe kishte shkuar të ndihmonte, por më pas e morrën vesh se kishte shkuar si pushtuese, duke shkatërruar vendin e duke vrarë ushtarë e civilë, dhe kapën 230000 robër, ku 15000 ishin oficerë. Qeveria Polake shkoi në Rumani. Në këtë luftë të pabesë, gjermanët e shtynë kufirin e tyre shtetëror 300-400 km, ndërsa rusët 300 km, që do e quanin “Brezi i sigurisë”. Në të dy anët e frontit, ushtarë e oficerë këndonin e hidhnin valle si dhe ngrinin dolli për udhëheqësit e tyre të shquar.

Pa mbaruar pushtimi i plotë i Polonisë, Qeveria Sovjetike priste në Moskë Adolf Hitlerin. Trupa e “Balshoi Teatër” përgatiti operën “Valkira” të Rikard Vagnerit, që Hitleri e kishte për zemër. Kur avioni u ul në aerodrom, zbriti Ribbentropi. Ai solli përshëndetjet e Fyherit dhe kërkoi falje pasi Ati i kishte dalë një problem i papritur. U shtërnguan duart dhe u ngritën dolli. Në Moskë me avionin që erdhi nga Gjermania me Ribbentropin, në mes të natës zbritën mjeku, roja, kuzhinieri dhe përkthyesi përsonal i Adolf Hitlerit. Në këto rrethana akoma të pazbuluara nuk ka mundësi që mos të ishte dhe vetë Hitleri. Ai mund të ketë zbritur më vonë dhe të jetë takuar me Stalinin. Atë natë u nënshkruan disa dokumenta me rëndësi, pasi ishte e nevojshme që protokollit sekret të datës 23 gusht 1939 t’i bëheshin disa ndryshime kryesisht në pikën 1, në atë që u quajt “Traktati i Miqësisë për Kufirin”. Ja dhe ai:
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore Empty Re: Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Mesazh  Berti69 27.06.14 0:32

Pakti i miqësisë gjermano-sovjetik i 28 shtatorit 1939.

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. vlerësojnë se në rast të një shpërbërje të Shtetit Polak ekzistues, misioni unë do të jetë të vendosë paqen dhe rregullin në këto rajone dhe të sigurojë ekzistencën paqesore të popujve që banojnë aty, nën një formë garanti mbi karakteret e tyre të veçanta.
Në këtë mbarim ata ranë dakort mbi çka pason:

Artikulli 1

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. fiksuan si kufi zonën e interesit të dy vendeve në territoret e Shtetit Polak aktual, vijën e shënuar në hartën që pason dhe që do të jetë precizuar në protokollin shtesë.

Artikulli 2

Të dyja palët marrin si përfundimtare kufijtë e parashtruar tek artikulli 1 dhe do kundërshtojnë të gjitha ndërhyrjet e një fuqie të tretë në këtë çeshtje.

Artikulli 3

Ndryshimet e reja qeveritare të nevojshme do të merren për Qeverinë Gjermane në perëndim të vijës së përcaktuar në artikullin 1 dhe për Qeverinë e B.R.S.S. në lindje të kësaj vije.

Artikulli 4

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. bien dakort për çka më sipër si një bazë të sigurtë për zhvillim të favorshëm të marrëdhënieve miqësore midis popujve të tyre.

Artikulli 5

Ky pakti do të ratifikohet dhe ratifikimet do këmbehen në Berlin sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do të hyjë në fuqi me nënshkrimet përkatëse.

Bëhet në dy kopje në gjuhët gjermane dhe ruse.

Moskë, 28 shtator 1939.

Për qeverinë e Rajhut gjerman,
Fon Ribbentrop.
Për delegacionin e qeverisë së B.R.S.S,
V . Molotov.

Protokolli sekret shtesë i Paktit të miqësisë dhe caktimit të kufijve gjermano-sovjetik më 28 shtator 1939 midis Gjermanisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Përfaqësuesit fuqiplotë nënshkruajnë konfirmimin e marrëveshjes midis Qeverisë së Rajhut Gjerman dhe Qeverisë së B.R.S.S. mbi sa më poshtë:
Protokolli sekret shtesë i datës 23 gusht 1939 do ndryshohet në artikullin e tij Nr. 1 në mënyrë që të përfshijë territorin e Shtetit të Lituanisë në zonën e interesave të B.R.S.S, si dhe nga ana tjetër, qarku i Lublinit dhe një pjesë e qarkut të Varshavës do futen në zonën e interesave të Gjermanisë (konsultuar me hartën e bashkangjitur Traktatit të Miqësisë dhe të ndarjes së kufijve të sotëm). Për këtë, Qeveria e B.R.S.S. do marrë masa të veçanta për të mbrojtur interesat e saja në rajonin lituanez. Kufiri gjermano-lituan aktual do të rregullohet, në mënyrë që të vendos një kufi më të thjeshtë dhe më natyror, në mënyrë që rajoni që ndodhet në jug-perëndim të vijës së kufizuar në hartë të jetë i vlerësuar i Gjermanisë.

Nga ana tjetër është vendosur që marrëdhëniet ekonomike ekzistuese aktualisht midis Gjermanisë dhe Lituanisë nuk do të pësojnë ndryshime nga ana e masave që mund të merren më poshtë nga Bashkimi Sovjetik.

Moskë, 28 shtator 1939.
Për qeverinë e Rajhut gjerman,
fon Ribbentrop
Për delegacionin e qeverisë së B.R.S.S
V. Molotov.
Deklaratë e Qeverisë së Rajhut Gjerman dhe e Qeverisë së B.R.S.S. më datën 28 shtator 1939.

Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S kanë paraqitur përfundimisht çështjet e lindura nga asgjesimi i Shtetit Polak në marrëveshjen e mbyllur sot, dhe që kanë bazat e një paqeje të qëndrueshme në Evropën Lindore, janë të dy të mendimit që interesat e vërteta të gjithë popujve, do jenë deri në fund të luftës ekzistuese aktualisht midis Gjermanisë nga njera anë, Anglisë dhe Francës nga ana tjetër. Të dy Qeveritë do përdorin të gjitha përpjekjet e tyre në përgjithësi, në bashkimin e rasteve, po të duhet, me Shtete të tjera mike, për të arritur këtë qëllim sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse përpjekjet e të dy qeverive nuk do të kurorëzohen me sukses, do jenë ato që do vendosin që Anglia dhe Franca të mbajnë përgjegjësi për zgjatjen e luftës, kështu që Qeveria e Rajhut Gjerman dhe Qeveria e B.R.S.S. do konsultohen mbi masat që do jenë të nevojshme të marrin.

Moskë, 28 shtator 1939.
Për qeverin e Rajhut Gjerman,
fon Ribbentrop.
Për delegacionin e qeverisë së B.R.S.S.
V. Molotov.

Nga kjo marrëveshje sovjetikët përfituan një territor prej 180000 km katror dhe një popullsi mbi 12000000 banorësh.

Bashkimi Sovjetik po e ndjente rrezikun gjerman. Në qytetin Klajpedsk tё Lituanisё, gjermanët filluan tё bёnin njё politikё aktive për të tri vendet Priballtike. “Lidhja e Rinisё Gjermane” filloi propagandёn e ideve tё fashizmit dhe agresionit direkt. Nga ana e personave zyrtarё gjermanё u krijua njё pёrshtypje pёr mundёsinё e njё protektorati gjerman. Atasheu ushtarak i BRSS nё Letoni, koloneli Vasiliev, duke e ndjer rrezikun, mё 17 maj 1939 i raportonte qeverisë së Moskës:

Ngjarjet e situatёs sё jashtme kёto dy muajt e fundit kanё çuar nё lёvizjen e tё gjitha shtresave tё shoqёrisё Letoneze… Popullata e Letonisё po ngren zёrin e saj pёr njё rrezik nё rritje pёrsa i pёrket pavarёsisё sё vendit…

Parku ndёrkombёtar dhe vende tё tjera (Riga-autori) konsiderohen vende ku mblidhet rinia hitleriane. Atje organizohen mbledhje, shetitje dhe lojra… Tё ecurit nё rrugёt e Rigёs e “tё vegjёlve” me çorape tё bardha dhe me pёrshёndetjen hitleriane, konsiderohen si fenomene tё zakonshme. Pёr mё tepёr, vetë ministri i Punёve tё Jashtme nё ditёn e dytё tё Pashkёs shetiti me çorape tё bardha…

Më 23 mars u mbajt festimi i “Lidhjes sё rinisё gjermane”, qё i kushtohej mёsimit tё kёngёve dhe marsheve. Organi fashist qё shtypet nё Letoni “Rigashe Pyndshay” (nё numёr) nga 31 marsi i gajasur nga entuziazmi, shkruan: “Nuk ka komb tjetёr nё botё, i cili tё ketё tё tilla marshe origjinale dhe tё ndryshme…”
Më 2 prill, nё mbledhjen e dhomёs sё punёs, ministri i Punёve tё Jashtme Mynters filloi me njё deklaratё politike, midis tё tjerash, e cila u miratua nga shtypi gjerman. Thelbi i kёsaj deklarate bashkohej nё pikat e mёposhtme:…pёr Letonin nuk ka asnjё lloj shkaku pёr t’u rrezikuar pёr tё vendosur pavarёsinё; Letonia dhe Gjermania lidhen me nyje tё kaluara tё miqёsisё dhe mirёkuptimit reciprok…

Konkluzioni: Qeveria, maja e saj, si mё parё, tёrheq popullin letones nё gji tё fashizmit gjerman dhe nё moment kritik nuk ndalon para tradhёtisё sё lartё ndaj popullit tё vet.

Masat punonjёse janё pёr bashkimin e drejtё tё Letonisё me Bashkimin Sovjetik…”(kjo e dhënë është një mashtrim nga ana e kolonelit Vasilev. S.M.).
Ja disa dёshmi pёrsa i pёrket Estonisë nga 28 maji i vitit 1939:“…Me lejen e Qeverisё Estoneze, nё Estoni janё organizuar trupa gjermane nё trajtёn e reparteve sulmuese nga gjermanёt vendas. Trupat kanё formёn…

Midis 2 dhe 3 majit vitrinën e librarisë, nё tё cilёn ishte portreti i Hitlerit, dikush e leu me zift. Magazina ndodhet jo mё larg se dy shtёpi nga konsulata gjermane…

Tregu i librit ёshtё pёrmbytur nga libra dhe revista gjermane. Nё shkolla profesorёt gjermanё bёjnё propagandё fashiste…”, fshatarёsia punonjёse e fshatrave kufitare estoneze tregonë simpati pёr BRSS dhe shpreh dёshirёn e bashkimit tё Estonisё me Bashkimin Sovjetik” (mashtrim nga koloneli Vasilev S.M.).
Ngjarje analoge ndodhin dhe nё Lituani.

Këto të dhëna do i paraprinin ndoshta dhe një ndërhyrjeje sovjetike, por papritur i ra xholi në dorë. Në bazë të traktatit të mossulmimit tashmë të firmosur e ku tri vendet priballtike kaluan në sferën sovjetike, Bashkimi Sovjetik filloi pushtimin e tyre të maskuar nën të ashtuquajturin Pakt mbi ndihmën reciproke. Ja tё dhёnat ruse:

“Nё sulmin e Gjermanisё fashiste mbi Poloninё mё 1 shtator 1939 lufta klasore nё Lituani, Letoni dhe Estoni u acarua shumё. U krijua kёrcёnimi i pashmangshёm i pushtimit tё territoreve tё tyre prej trupave gjermano fashiste. Nё situatёn e krijuar Bashkimi Sovjetik nuk mund tё qёndronte mospjesëmarrёs nё fatet e vendeve priballtike, e tё lejonte kthimin e tyre nё plasdarm nё sulm mbi Bashkimin Sovjetik. Atij nuk i mbeti gjё tjetёr veçse t’i propozonte Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё tё mbyllnin njё pakt mbi ndihmёn reciproke. Qeveritё e kёtyre vendeve duke u ndodhur nёn presionin e popullatёs u detyruan tё pranonin kёtё propozim”.

Pas nënshkrimit të pakteve, sipas sovjetikëve, “futja e trupave tё Ushtrisё sё Kuqe u bё nё bazё tё marrёveshjes sё mё parme dhe mirёkuptimit me pёrfaqёsuesit e Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё. Veçanёrisht me kujdes u bisedua kalimi i kufirit shtetёror. Lёvizja e kollonave u krye vetёm sipas planit pёr kёtё marrёveshje. Tё dyja anёt vazhdimisht informuan mbi kёtё lёvizje (kalimi kufirit i rregulluar, vëndet pёr tё kaluar natёn, mbёrritja nё vendet e caktuara)”.

Sipas pakteve, vendet e marra vesh do t’i jepnin njera-tjetrës ndihmё tё çdo llojshme pёrfshi dhe atё ushtarake. U pёrcaktua krijimi nё territoret e kёtyre tre shteteve i bazave ushtarake dhe vendosja aty i njё numri tё vogёl njёsishё ushtarake sovjetike. Kёto dhe marrёveshje tё tjera nuk preknin strukturat shtetёrore dhe shoqёrore tё atyre vendeve. Ato siguronin pavarёsinё kombёtare tё kёtyre vendeve. Pёr tё vёrtetuar kёtё u dhanё urdhёrat e komisarit tё popullit pёr mbrojtje tё Bashkimit Sovjetik mё 25 tetor 1939. Po japim raportin e komisarit tё mbrojtjes BRSS, komandues i trupave tё rajonit ushtarak tё Leningradit.
Me qёllim qё tё shkurtohet teksti, do paraqesim vetёm ato pika tё cilat i shёrbejnё temёs tonё.

LITUANIA

Urdhёr Nr. 0164
Nё bazё tё marrёveshjes Sovjeto-Lituaneze, mbyllur nё Moskё mё 10 tetor 1939, reparte tё Ushtrisё sё Kuqe u futёn nё territorin e Lituanisё dhe u strehuan nё vendet e caktuara.
Korpusi 16 Kёmbёsor kёtej e tutje do tё ndodhet nё territorin e Republikёs mike tё Lituanisё si mbrojtës i pёrparuar i Ushtrisё sё Kuqe nga sulmet e mundёshme nga ana e armiqve mbi Bashkimin Sovjetik dhe Lituaninё…

Komisari Popullit i Mbrojtjes sё Bashkimit tё RSS.
15 tetor 1939
Sovjetit Ushtarak tё Frontit Bielorus
Nr. 3427.

Pёr tё vёnё nё jetё nёnshkimin midis BRSS dhe Republikёs sё Lituanisё tё Marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke pёrsa i pёrket hyrjes së njёsive tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Republikёs sё Lituanisё, u krijua komisioni nёn presidencёn e komandantit tё trupave tё Frontit Bielorusisё, Komandantarmate tё rangut dytё shokut Kovalev dhe anёtarёve: Komandantin e korpusit shokun Purkajev; Heroin e Bashkimit Sovjetik, Komandantin e korpusit, Pavllov; Komandantin e Divizionit, shokun Aleksejev; Komandantin e Divizionit, shokun Korobkov dhe Komisarin e brigades Nikollajev.
Detyra e komisionit: Bashkarisht me pёrfaqёsuesit e Qeverisё sё Republikёs sё Lituanisё, tё pёrcaktojnё vendet e vendosjes dhe tё shqyrtojnё çёshtjet e organizimit tё njёsive tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Lituanisё aprosimaktivisht nё rajonet qё vijnё mё pas:

a)- Nё rajonin e Vilniusit, – drejtimi, Korpusi 16 Kёmbёsor: njё regjiment kёmbёsor, njё divizion artilerie i regjimentit 5 tё divizionit kёmbёsor, njё regjiment aviacioni CB me aviobazёn;

b)- Nё rajonoin Kovo – drejtimi i Divizionit 5 kёmbёsorё: njё regjiment kёmbёsorie, njё regjiment artilerie-obus, batalion tankesh dhe njё divizion artilerie i regimentit 5 tё artilerisё, divizion artilerie kundërajror, njё regjiment aviacioni sulmues me bazё ajrore dhe njё batalion autotransporti;

c)- Nё rajonin Olita, njё regjiment kёmbёsor dhe njё regjiment artilerie tё divizionit 5 kёmbёsor;
d)- Nё rajonin Ukmerg (Vilkomir) brigadёn e 2 tankiste “BT”, pa asnjё batalion tankist;
e)- Nё rajonin Shavli, batalion tankesh nga organika e Brigadёs 2 tankiste.

Komisjoni ёshtё i detyruar tё shikoj kazermat dhe ndёrtesat e caktuara pёr vendosjen e trupave, tё ruaj nё mёnyrё tё rreptё ato pjesё toke tё domosdoshme pranё aerodromeve dhe tankodromeve, tё sqarojë se çfarё ndёrtimesh janё tё nevojshme tё bёhen, dhe tё caktohet plani i kёtyre ndёrtimeve.

Sovjetit ushtarak tё frontit te Bielorusisё pa vonesё i duhet tё pёrgatisë njёsitё ushtarake pёr t’u futur sa mё shpejt nё territorin e Lituanisё.
Trupat qё do futen nё Lituani duhet me kujdes me i kontrolluar dhe me veçue pёr kёtё, efektivin mё tё mirё, me siguru personelin komandues mё tё pёrgatitur, veçanёrisht atё komisar dhe politik, tё furnizohen njёsitё me armatim dhe paisje. Trupat tё vishen mirё me uniformё, duke drejtuar vëmendjen e duhur nё cilёsinё dhe rregullin. Komisioni tё niset nё 6 tetor dhe tё filloj punёn me njё herё dhe ta mbaroj atё me 6 tetor 1939.
Pёrgatitja e trupave pёr t’u dislokuar nё Lituani tё mbarojë nё 6 tetor 1939. Zbatimi tё çohet deri nё fund.

Por jo çdo gjë shkoi vaj. midis Rusisё dhe Lituanisё ndodhёn mosmarrёveshjet , për këtë arësye, mё 10 qershor 1940, në ora 23 e 50 minuta, Ministri i Punёve tё Jashtme tё BRSS Vençesllav M. Molotov, thirri Ministrin e Punёve tё Jashtme tё Lituanisё Urbshisin. Qeveria Lituaneze deri nё atё kohё akoma nuk e kishte kuptuar gjendjen me tё gjithё seriozitetin. Molotovi e informoi mbi vendimin e Qeverisё Sovjetike, sipas tё cilit, ai nuk mund tё ndryshonte asnjё gёrmё. Urbshis pyeti sesa do tё fusi akoma ushtarë sovjetikë. Shoku Molotov i thotё se 3-4 korpuse. Urbshis i kёrkoi qё t’ia preçizonte nё divizione. Shoku Molotov i pёrgjigjet, qё afёrsisht 9-12 divizione, dhe e sqaron se Qeveria Sovjetike kёrkon t’i jepeshin tё tilla kushte, nё tё cilat plotёsimi i marrёveshjes tё sigurohej i plotё.

Urbshis e pyeti se çfarё pikash presupozon tё marrin trupat sovjetike, dhe nё detaje, kush do jenё qёllimet nё raport me qytetin e Kaunasit. Molotovi i pёrgjigjet qё nё fund tё fundit ky ёshtё problem i ushtarakёve, por njё gjё ёshtё e qartё, qё trupat do i duhet tё vendosen nё tё gjitha pikat e rёndёsishme, duke mos pёrjashtuar dhe nё Kaunas.
Mё tej shoku Molotov e paralajmёroi Urbshisin, qё nёse pёrgjigjja vonohet, atёherё Qeveria sovjetike menjёherё do zbatoj masat e saja, dhe pa kushte.
Gjendja e pёrgjithshme e Merkusit dihet.

Urbshis shtroi pyetjen nёse mundet qё trupat sovjetike tё pёrzihen nё çёshtjet e brendshme tё Lituanisё. Molotovi i pёrgjigjet negativisht, duke nёnvizuar se kjo ёshtё njё çёshtje e qeverisё. Qeveria e Bashkimit Sovjetik ёshtё prolituane dhe ne dёshirojmё qё Qeveria Lituaneze tё jetё pro sovjetike.

Netkeviçius, i dёrguar i posaçёm i Lituanisё nё Moskё pyeti nёse kёrkesat e Qeverisё Sovjetike do tё aprovohen, atёherё me Qeverinё Lituaneze do tё koordinohen çёshtjet mbi afatin e vendosjes tё trupave sovjetike, vendet e vendosjes sё tyre e tё tjera. Shoku Molotov u pёrgjigj nё mёnyrё lakonik: po, sipas kushteve, nёse do tё pranohen tё gjitha kёrkesat dhe nё afat.

Urbshis shtroi pyetjen se çfarё qeverie lituaneze do tё pranohej nga Qeveria Sovjetike. Shoku Molotov i vuri nё dukje, se mbi persona tё veçantё e kishte tё vёshtirё tё thoshte, por nёnvizoi se duhet njё ndryshim i tillё i kabinetit, i cili do tё çonte nё formimin e njё qeverie pro sovjetike nё Lituani, veçanёrisht jo vetёm me ndershmёri tё plotёsonte marrёveshjen mbi ndihmёn reciproke, por dhe tё luftonte aktivisht pёr ekzistencёn e saj. Atёherё Urbshis shtroi pyetjen sesi do tё sillet Qeveria Sovjetike me persona tё veçantё tё kabinetit tё tanishёm. Shoku Molotov i bёri bisht pёrgjigjes konkrete pёr kёtё problem.
Urbshis pyeti nёse duhej kabineti i ri tё ishte gati nё ora 10 tё mёngjesit tё 15 qershorit. Molotovi: kjo nuk ёshtё e thёnё, qё kabineti tё krijohet mё vonё (pёr shёmbull ditёn tjetёr) por nё kushte tё domosdoshme, nёse tё gjitha kёrkesat e Qeverisё Sovjetike do tё bёhen nё kohё.

Pyetjes nёse duhet tё jetё dakort trupa e kabinetit tё ri me Qeverinё Sovjetike dhe nёse po, atёhere si. Molotovi iu pёrgjigj qё rёnia dakort do tё ndodh dhe si do tё veprohet mё vonё tё merremi vesh: ose menjёherё nё Moskё, ose nё Kaunas me diplomatё. Rёndёsi ka qё tё jetё njё qeveri e ndershme, qё tё garantojë plotёsimin e marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke nё masёn 100 pёr qind. Nga qeveria e tanishme e Lituanisё kёtё ёshtё e pamundur ta presim. Qeveria Sovjetike asaj nuk i beson dhe nuk e shikon tё mundёshme qё tё merret vesh me atё.

Urbshis flet qё ai nuk shikon ndonjё artikull nё bazё tё tё cilit mund tё çoj nё gjyq ministrin e Punёve tё Brendshme Skuças dhe shefin e policisё politike Povilajtis. Si tё veproj? Shoku Molotov i pёrgjigjet se para sё gjithash ata duhen arrestuar dhe t’i jepen gjyqit, dhe pastaj do tё gjindet. Dhe juristёt sovjetikё mund tё ndihmojnё nё kёtё duke mёsuar kodin lituanez.

Molotovi nё fund i tha se pёrgjigjen e pret nё ora 10 tё mёngjesit tё datёs 15 qershor.
Urbshis i tha Molotovit sesi ka mundësi që pas disa muajve nga nёnshkrimi i traktatit mё 10 tetor 1939, marrёdhёniet midis Lituanisё dhe Bashkimit Sovjetik tё shkonin nё njё gjendje kaq tё tensionuar dhe se ai ёshtё shumё i shqetёsuar pёr fatin e vendit tё tij.
Molotovi pёrgjigjet se fajtor pёr gjithё kёtё janё provokatorёt lituanezё si Skuças etj.

Nё takim morёn pjesё ambasadori i Lituanisё Natkeviçius dhe i dёrguari sovjetik nё Lituani, Pozdniakov.
Mbledhja mbaroi nё ora 00 e 22 minuta tё datёs 15 qershor 1940.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore Empty Re: Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Mesazh  Berti69 27.06.14 0:34

Takimi Molotov, Merkidsom dhe Urbshis mё Moskё mё 15 qershor 1940.

Dhe po mё 15 qershor 1940, nё Moskё u takuan Presidenti i Komisariatit tё Popullit tё BRSS, V.M. Molotov dhe kryetari i Kёshillit tё Ministrave Lituanisё Zoti Merkisom si dhe ministri i Punёve tё Jashtme tё Lituanisё, Urbshis. Qeveria Sovjetike, tashmë padrone e Lituanisë, i parashtroi atyre faktet dhe kërkesat e mёposhtme:

1. Gjatё muajve tё fundit nё Lituani kanё pasur vend njё seri rastesh tё rrёmbimeve nga pushtetarё lituanë tё trupave sovjetike nga njёsi tё ushtrive sovjetike, tё vendosur sipas marrёveshjes sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke nё territorin e Lituanisё, dhe t’i torturojnё ata me qёllim qё tё japin sekrete ushtarake tё Shtetit Sovjetik. Ёshtё konstatuar nё lidhje me kёtё, qё ushtaraku Butaev jo vetёm qё u rrёmbye, por dhe u vra nga policia lituaneze, pasi Qeveria e BRSS kёrkoi dorёzimin e ushtarakut Butaev. Dy tё rrёmbyer tё tjerё ushtarakё sovjetikё, Pisarev dhe Shvamgonc, arritёn tё iknin fshehurazi nga duart e rrёmbyesve tё policisё lituaneze, qё kishin bёrё tortura mbi ata. I rrёmbyeri nё Lituani ushtaraku Shutov deri tani nuk ёshtё gjetur. Tё tilla veprime nё sjellje me ushtarakёt e disllokuar nё Lituani tё njёsive ushtarake sovjetike nga pushteti lituanez synojnё ta bёjnё tё pamundur qёndrimin nё Lituani tё njёsive ushtarake sovjetike.

Pёr kёtё dёshmojnё dhe fakte tё tilla, sidomos tё ndodhura kohёve tё fundit, si arrestime tё shumta dhe internime nё kampet e pёrqёndrimit tё qytetarёve lituanezё qё i shёrbejnё personelit tё njёsive ushtarake sovjetike- bashkёpunёtorёve nё mensa, rrobalarёse etj, si dhe arrestime nё masё tё qytetarёve lituanezё nga numri i punёtorёve dhe teknikёve, qё merren me ndёrtimin e kazermave pёr njёsitё e ushtrive sovjetike. Tё tilla veprime represive tё padёgjuara dhe tё pafrenuara kundёr qytetarёve lituanezё tё marrun me punё nё njёsitё ushtarake sovjetike, janё drejtuar nё mёnyrё qё tё bёjnё tё pamundur qёndrimin e njёsive ushtarake sovjetike nё Lituani, por dhe tё krijojnё raporte armiqёsore nё Lituani ndaj ushtarakёve sovjetikё dhe pёrgatitjen e njё sulmi mbi kёto njёsi ushtarake.

2. Menjёherё pas mbylljes sё marrёveshjes midis Lituanisё dhe BRSS mbi ndihmёn reciproke, Qeveria Lituaneze u fut nё njё aleancё ushtarake me Letonin dhe Estonin, duke e kthyer kёtё si tё ashtuquajtur “Antanta Balltike”, nё tё cilёn mё parё me aleancё ushtarake ishin lidhur vetёm Letonia dhe Estonia, kurse tani, aleanca ushtarake u kthye nё njё aleancё ushtarake tё tre shteteve. Qeveria Sovjetike e konsideron qё kjo aleancё ushtarake ёshtё drejtuar kundёr Bashkimit Sovjetik. Nё lidhje me futjen e Lituanisё nё kёtё aleancё ushtarake, mendojmë se ky veprim ka forcuar lidhjen e shtabeve tё pёrgjithshme tё Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё, të realizuar nё fshehtёsi nga BRSS. Dihet gjithashtu, qё nё shkurt të vitit 1940 u krijua organi i shtypit i kёsaj Antante ushtarake “Revju Balltik”, qё botohet nё gjuhёt anglisht, frёngjisht dhe gjermanisht.

Tё gjitha kёto fakte flasin mbi atё qё Qeveria Lituaneze me brutalitet thyen marrёveshjen sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke, e cila i ndalon tё dyja palёve “tё lidhin” çfarёdo aleance ose tё marrin pjesё nё koalicione, tё drejtuara kundёr ndonjё prej palёve tё marrёveshjes.
Tё gjitha kёto shkelje tё traktatit sovjeto-lituanez dhe veprime armiqёsore tё Qeverisё Lituaneze nё raport me BRSS kanё pas vend, duke mos parё nё politikёn prolituaneze tё jashtëzakonshme dhe tё caktuar tё BRSS nё raport me Lituaninё, tё cilёn Bashkimi Sovjetik, sikundёr dihet, sipas iniciativёs sё vet shtroi pёrpara qytetit Vilno dhe rajonit tё Vilniusit.

Qeveria Sovjetike mendon, qё situata tё ngjashme mё tej nuk mundet tё vazhdojnё.
Qeveria sovjetike e konsideron absolutisht tё nevojshme dhe urgjente:

1-Qё menjёherё duhet t’i jepet gjyqit ministri i Punёve tё Brendshme Z. Skuças dhe Shefi i departamentit tё policisё politike Z. Povelajtis, si fajtorё kryesorё tё veprimeve provokative kundёr garnizonit sovjetik nё Lituani.
2. Qё menjёherё tё formohet nё Lituani njё qeveri e tillё, e cila tё jetё e aftё dhe e gatshme tё siguroj njё zbatim tё ndershёm nё jetё tё Marrёveshjes sovjeto-lituaneze mbi ndihmёs reciproke dhe njё frenim kategorik tё armiqve tё marrёveshjes.

3. Qё menjёherё tё sigurohet leje-hyrja e lirё nё territorin e Lituanisё tё njёsive ushtarake sovjetike pёr vendosjen e tyre nё qendra tё rёndёsishme tё Lituanisё nё sasi tё mjaftueshme pёr tё siguruar mundёsinë e ekzistencёs sё Marrёveshjes sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke dhe tё shmangë veprimet provokative, tё drejtuara kundёr garnizonit sovjetik nё Lituani.

Qeveria Sovjetike e konsideron plotёsimin e kёtyre kёrkesave si kushte elementare, pa tё cilat ёshtё e pamundur tё arrihet ajo, qё Marrёveshja sovjeto-lituaneze mbi ndihmёn reciproke tё realizohet me ndershmёri dhe ndёrgjegje.

Qeveria Sovjetike pret pёrgjigje nga Qeveria Lituaneze deri nё orёn 10 tё mёngjesit tё 15 qershorit. Mosardhja e pёrgjigjes nga Qeveria Lituaneze brenda kёti afati do tё shikohet si refuzim pёr plotёsimin e kёrkesave tё paraqitura mё sipёr nga Bashkimit Sovjetik.

Mё 16 qershor 1940, (pasi ishte ulur këmbkryq në të tri republikat priballtike. SM), Qeveria Sovjetike iu drejtua Qeverive Lituaneze, Letoneze dhe Estoneze me propozimin qё tё respektonin me rreptёsi marrёveshjet. Nё rast provokimesh dhe mos sigurim tё qetёsisё nё garnizonet e tyre tё vogla nё Priballtik, ajo e konsideron tё domosdoshme qё tё dёrgoj para kohe kontigjentё tё reja plotёsuese. Qeveritё e Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё pёrsёri nёn presionin e masave punonjёse mё 17 qershor 1940, lejuan që trupat ruse të futen nё tre shtetet Priballtike, tё cilat “pranuar” propozimin e Bashkimit Sovjetik.
Futja e trupave tё Ushtrisё sё Kuqe u bё nё bazё tё marrёveshjes sё mё parme dhe mirёkuptimit me pёrfaqёsuesit e Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё. Veçanёrisht me kujdes u bisedua kalimi i kufirit shtetёror. Lёvizja e kollonave u krye vetёm sipas planit pёr kёtё marrёveshje. Tё dyja anёt vazhdimisht informuan mbi kёtё lёvizje (kalimi kufirit i rregulluar, vëndet pёr tё kaluar natёn, mbёrritja nё vendet e caktuara).

Fjala e presidentit të delegacionit fuqiplot tё sejmit popullor Lituanez Ju. Paleçkis nё sesionin e gjashtё tё Sovjetit suprem tё BRSS.
Tashmë tërsisht i gjunjëzuar, presidenti i Lituanisë, Paleçkis, më 3 gusht 1940, në sesionin e gjashtë të Sovjetit Suprem të BRSS, midis të tjerash tha:
“…Nё Lituanin borgjeze shumё ёshtё shkruajtur dhe folur mbi tё ashtuquajturёn mёvetёsi tё shtetit Lituan. Njёkohёsisht kjo mёvehtёsi ishte vetёm iluzion. Gjatё gjithё kohёs sё ekzistencёs sё saj Lituania ёshtё konsideruar lodёr nё duart e shteteve imperialiste. Nё çёshtjen e Vilenskut as nё lidhjen e kombeve as nga ana e aleatёve, Lituania nuk gjeti mbёshtetje pёr interesat ligjore tё saja. Kjo ka qenё dhe pёr tё gjitha problemet e tjera tё politikёs sё jashtme tё klikёs drejtuese borgjeze tё Lituanisё. Vetёm Bashkimi Sovjetik i papёrkulur e ka mbёshtetur Lituaninё dhe e ka ndihmuar atё.

Me mbёshtetjen vllazёrore tё Ushtrisё sё Kuqe nё 1919, qyteti Vilna u bё kryeqyteti i Lituanisё Sovjetike. Nё vitin 1920 pas shpartallimit tё polakёve, Bashkimi Sovjetik ja dha Vilnёn Lituanisё nё bazё tё shumё bisedimeve, nё vitin 1939. Bashkimi Sovjetik jo vetёm qё i dha Lituanisë qytetin Vilna dhe rajonin Vilensk, por dhe me mbylljen e marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke e çliroi popullin lituanez nga rreziku i njё lufte tё re. Pёr tё gjithё kёtё borgjezia e Lituanisё u pёrgjigj me provokacione nё drejtim tё Bashkimit Sovjetik, dhe deri nё momentin e fundit preferoi tё mbetej njё qenush i imperializmit ndёrkombёtar, dhe jo tё ecte nё njё rrugё tё drejtё tё njё bashkёpunimi tё ndershёm, tё cilёn ia propozoi Qeveria e BRSS. Si morёn Vilnan, borgjezia e Lituanisё solli aty sё bashku me shovinizmin polak, dhe njё shovinizёm tё tillё lituan, nga i cili me tmerr u keqtrajtua popullata shumkombёshe e Vilenshçinёs. Borgjezia e Lituanisё ishte njё burg pёr shtresat punёtore tё pakicave kombёtare, dhe nё tё njёjtёn kohё drejtuesit e saj miqёsisht shtёrngoheshin me çifligarёt dhe kapitalistёt e atyre nacionaliteteve…”
Publikoi S.A.Gorllov
Në vitin 1940 Lituania kishte një sipërfaqe prej 65200 km2 dhe 2900000 banorë. Pas nënshkrimit të deklaratave për ndihmë recproke, Stalini në Kaunas të Lituanisë dërgoi zëv/m/p/j Dekanozovin, dhe menjëherë 20000 ushtarë sovjetikë u vendosën në Lituani. Nga viti 1940 deri në 1953 u internuan 120000 veta.

ESTONIA

Komisari i Popullit i Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike
Marshall i Bashkimit Sovjetik K. Voroshillov.
Shefi i Shtabit tё PёrgjithshёmRKKA
Komandant i Rangut I B. Shaposhnikov.
Tepёr sekret
30 shtator 1939
071
Leningrad
Sovjetit Ushtarak
Qarkut Ushtarak tё Leningradit

Pёr tё vёnё nё jetё marrёveshjen e mbyllur midis Bashkimit Sovjetik dhe Republikёs Estoneze mbi ndihmёn reciproke nё repartet qё i pёrkasin hyrjes sё trupave (njёsive) tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Republikёs Estoneze, u formua komisioni nёn kryesinё e komandantit tё trupave tё rangut 2, shokut Mereçkov dhe me anёtarё: Komisari Divizionit shoku Vashugin, Hero i Bashkimit Sovjetik; Komandanti Korpusit, Pavllov; Komandanti Divizionit, shoku Aleksejev; Komandanti Divizionit, shoku Tjurin dhe Komandanti Brigadёs, shoku Kalmejkov.

Detyra e komisionit: sё bashku me pёrfaqёsuesit e Qeverisё tё Republikёs sё Estonisё është tё caktojnё qendrat e vendosjes dhe tё shikojnё problemet e vendosjes sё njёsive tё Ushtrisё sё Kuqe, duke lёshuar vendosje nё territorin e Republikёs Estoneze nё kёto rajone:

a)Trupat kёmbёsore – njёsi tё korpusit kёmbёsor, njёsi tё divizionit kёmbёsor, njё regjiment kёmbёsor, regjiment artilerie obus, bataljon tankesh dhe njёsi seciale tё divizionit, nё rajonin e portit tё Balltikut, Talin; njё regjiment kёmbёsor me njё divizion artilerie nё ishujt Ezel, Dago, duke patur nё ishullin Dago njё bataljon kёmbёsor, njё regjiment kёmbёsor, njё regjiment artilerie dhe njё divizion nё rajonet e Hapsall-Talin.

b) Stalleria-njё brigadё tё veçantё kalorёsie nё pёrbёrje tё dy regjimenteve kalorёsie, regjiment tankist dhe divizion artilerie nё rajonin Viljand dhe Valk.

c) Reparte tё motorizuara- brigadё tankesh nё pёrbёrje tё katёr bataljoneve tankiste dhe bataljonit kёmbёsor mitraljer – nё rajonin Tjuri nё veriperёndim nga njё pikёvendosje.

d) Aviacioni – njё regjiment gjuajtёs nё ishujt Ezel, Dago; njё regjiment gjuajtёs nё rajonin Viljand, Valk; njё regjiment SB nё rajonin Hapsal, Pernov dhe njё regjiment CB nё rajonin Pajde.

Komisjoni ёshtё i detyruar t’i shohë kazermat e dhёna nga qeveria estoneze si dhe ndёrtesat pёr vendosjen e trupave dhe duke i dhёnё pjesё toke pranё aerodromeve dhe tankodromeve dhe tё sqarojnё se çfarё ndёrtimesh janё tё domosdoshme tё jepen qё tё hartohet plani i kёtyre ndёrtimeve.
Sovjeti Ushtarak LBO sipas direktivave tё Komandantit tё Shtabit tё Pёrgjithshёm nga 30 shtatori sipas Nr. 4/2/49287 menjёherё tё pёrgatisë repartet ushtarake pёr futjen e menjёhershme nё territorin e Republikёs Estoneze.

Trupat ushtarake tё futura nё Estoni tё kontrollohen me kujdes, tё zgjidhet prej tyre efektivi ushtar mё i mirё, tё sigurohet personeli komandues mё i pёrgatitur, sidomos komisar e politik, me furnizu trupat me armatim dhe paisje. Trupat tё vishen mirё me uniformё e tё drejtohet vëmendja te cilёsia dhe rregulli.
Komisioni niset me avion nga Leningradi mё 1 tetor dhe fillon punёn menjёherё, duke e mbaruar atё mё 6-8 tetor 1939.
Pёrgatitja e trupave pёr tё hyrё nё territorin e Republikёs Estoneze tё mbarojё nё 4 tetor 1939.
Plotёsimi detyrave

Urdhёr Nr. 0162:
Nё bazё tё Paktit Sovjeto-Estonez mbi ndihmёn reciproke tё nёnshkruar nё Moskё mё 28 shtator 1939, njёsi tё Ushtrisё sё Kuqe dhe Flotёs Ushtarako-Detare u futёn nё territorin e Estonisё dhe u vendosёn nё qendra siç e pёrcaktonte marrёveshja.

Korpusi i 65 i veçantë kёmbёsor kёtej e tutje do tё ndodhet nё territoret e dhёna neve nga Republika Estoneze si vijё mbrojtёse e pёrparuar e Ushtrisё Kuqe nga sulme tё mundshme nga ana e armiqve mbi Bashkimin Sovjetik ose Estoninë.

Detyrёn e saj tё rёndёsishme Korpusi i 65 i veçantё kёmbёsor do e plotёsojë me nder vetёm nё atё rast, nёse jeta dhe pёrgatitja e pёrditёshme luftarake e pjesёve tё korpusit do tё rrjedhё nё gjendje normale, gjё qё bёhet e mundur vetёm nёse respektohen tёrsisht nga trupat tonё tё gjitha pikat e paktit mbi ndihmёn reciproke midis BRSS dhe Republikёs sё Estonisё.

Me qёllim qё me pёrpikmёni tё plotёsohet pakti mbi ndihmёn reciproke midis BRSS dhe Republikёs Estoneze urdhёroj:

1- Komandёs tё Korpusit tё 65 tё veçant kёmbёsor me komandant divizioni shokun Tjurin dhe komisar i po atij korpusi, komisarin e brigadёs shokun Zhmakin, tё marrin tё gjitha masat e nevojshme pёr tё vendosur efektivin e reparteve tona, qё ndodhen nё Estoni, nga ushtarёt e kuq mё tё thjeshtё deri te personeli mё i lartё, që me pёrpikmёni dhe me ndёrgjegje tё plotёsojnё çdo pikё tё marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke dhe nё asnjё mёnyrё tё mos pёrzihen nё çёshtjet e brendёshme tё Republikёs Estoneze.

2- T’i bёhet e qartё gjithё efektivit tё njёsive tona politika miqёsore e Qeverisё Sovjetike nё raport me Estoninё. Marrёveshja mbi ndihmёn reciproke me Estonin eshtё marrë pёr tё siguruar njё paqe tё qёndrueshme nё Priballtik, sigurinё e Estonisё dhe Bashkimit Sovjetik. I gjithё efektivi i njёsive tana duhet ta dijё me pёrpikmёri, se sipas marrёveshjes mbi ndihmёn reciproke, njёsitё tona do tё strehohen kёtu dhe do tё jetojnё nё territorin e shtetit sovran, dhe nё çёshtje politike e ndёrtimin social nuk kanё tё drejtё tё pёrzihen.

Provokatorё tё ndryshёm antisovjetikë do tё pёrpiqen dhe tashma pёrpiqen ta paraqesin vendosjen e trupave tona nё Estoni si fillimin e njё “sovjetizimi”. Tendenca tё tilla dhe tё ngjashme si dhe bisedat mbi “sovjetizimin” e Estonisё nё esencё me iu kundёrvёn politikёs tё partisё tonё dhe qeverisё, duhet tё konsiderohen pa fjalё provokuese. Bashkimi Sovjetik do tё jetё i ndershёm dhe me pёrpikmёri do respektoj marrёveshjen mbi ndihmёn reciproke dhe pret po tё njёjtёn gjё nga ana e Estonisё. Gjёndjen shpirtёrore dhe bisedat mbi “sovjetizimin”, nёse ato do kenё vend midis ushtarakёve, duhet tёrsisht me i likujduar dhe me parandalu nё mёnyrё tё pamёshirshme, sepse ato janё nё duar vetёm tё armiqve tё Bashkimit Sovjetik dhe tё Estonisё.

3. …Nuk duhet me leju asnjё llojё pёrzierje tё njerёzve tanё nё probleme ndёrpartiake ose nё çёshtje tё tjera tё Estonisё. Çdo pёrpjekje nga ana e ushtarakёve, pavarёsisht nga gjendja e tyre, tё pёrzihen me anarshist tё “majtё” dhe të bёjnё propagandё komuniste, edhe sikur midis personave tё veçantё tё popullatёs estone, mund tё shikohen si akt antisovjetik, dhe drejtohet nё diskreditimin e marrёveshjes e ndihmёs reciproke me Estoninё. Tё gjithё personat qё e mbajnё veten tё majtё ose tё pёrtej sё majtёs dhe pёrpiqen nё ndonjё formё tё pёrzihen nё punёt e brendёshme tё Republikёs Estoneze, duhet me i pa si lojtarё nё duar e provokatorёve antisovjetik dhe armiq të papajtueshëm tё socializmit dhe me rreptёsi tё dёnohen.

5- Tё gjithё njёsitё tё Korpusit tё veçantё tё 65 duhet tё bёjnё njё jetё tё qetё tё zakonshme, duke ndjekur mёsimin dhe kohёn e lirё…

8- Komandantёt dhe komisarёt duhet tё futen nё ndёrgjegjen, e njёsive të Ushtrisё sё Kuqe qё ndodhen nё vёnde tё huaja, me tё cilat ne qёndrojmё nё marrёveshje tё caktuara, dhe qё ata pёrgjigjen jo vetёm pёr veprimet e tyre, por dhe pёr veprimet e vartёsve tё tyre. Duke u ndodhur nё territor tё huaj, njёsitё e korpusit 65 tё veçantё kёmbёsor duhet jo vetёm plotёsisht tё ruajnё, por dhe pandёrprerje tё rrisin cilёsitё e tyre moralo-politike si dhe aftёsitё luftarake, sepse nё ato varet detyra me pёrgjegjёsi – tё mbrojmё rrugёt pёr nё atdheun tonё. Pёr popullatёn vendase personeli komandues dhe ushtarёt e njёsive tona duhet tё jenё shembull organizimi, kulture dhe disiplinimi.

9- Urdhёri tё lexohet nё tё gjitha kompanitё, bateritë, skuadronat, repartet, komandat, skuadriljet dhe bazat qё ndodhen nё Estoni. Nё bazё tё metodёs tё mёsimeve komanduese dhe atyre politike tё ushtarёve tё kuq, tё arrihet qё i gjithё efektivi pёrbёrёs i korpusit 65 kёmbёsor tё dijё mirё dhe tё kuptoj urdhёrin…

Qёllimi: “Mundёsia e njё sulmi nga ana armiqve mbi Bashkimin Sovjetik dhe Estoninë”. Komandanti i trupave Tjurin; Komisar, Zhmakin.
Kёtu u vendos Korpusi 65 i kёmbësorisё, mё 5, me Komandant Divizioni, Tjurin.
Komisari i popullit i mbrojtjes sё BRSS
Marshalli i Bashkimit Sovjetik K. Voroshillov
Shefi Shtabit tё Pёrgjithshёm PKKA
Komandantarmate rangut I, B. Shaposhnikov.

Mё 10.50 19.10 (19) viti 39 kaluan kufirin shtetёror kollonat e fundit tё njёsive tona tё drejtuara pёr nё territorin e Estonisё…

Kalimi i kufirit u bё nё rregull si mё poshtё: Nё 8.00 18.10 (19) viti 1939 nё kufirin sovjeto-estonez nё pikat e kalimit trupat i mblodhёn pёrfaqёsuesit e komandёs sё Ushtrisё Kuqe. Nё rrugёn Narvsk, Komandanti i njёsive 16, komandantbrigade Ljubovcev; nё rrugёn pёr nё Rigё, komandanti i armatёs 8 komandantdivizioni Habarov dhe komandanti i trupave tё blinduara komandantbrigade Vershinin. Nga ana estoneze gjatё kalimit tё kufirit trupat e Ushtrisё sё Kuqe kaluan: nё Rrugёn Narvsk, komandantbrigade Ljubovcev; nё rrugёn e Rigёs, komandant i armatёs 8, komandantdivizioni Habarov dhe komandanti i trupave tё mjeteve tё blinduara, komandantbrigade Vershinin. Nga ana estoneze: nё rrugёn Narvsk, Komandanti i Divizionit I Kёmbёsor, gjeneralmajor Pulk nё shoqёrinё e oficerёve; nё rrugёn e Rigёs, komandanti i Divizionit II kёmbёsor, gjeneralmajor Krus dhe Komandanti i Qarkut Ushtarak tё Peçorskut, kolonel String, i shoqёruar me oficerё. Pas takimeve tё pёrzemёrta, orkestra interpretoi “Internacionalen” nga ana e rusёve, kurse nga ana e estonezёve, Himni Kombёtar Estonez. Pas kёsaj u dha komanda pёr lёvizje, dhe ata shkuan nё destinacion.

Komandanti i trupave LVO
Komandantarmate Rangut II, Mereçkov
Anёtari Sovjetit Ushtarak LVO (Mbrojtjes Ushtarake tё Leningradit S.M)
Komisari i Korpusit Veshugin.
Shefi Shtabit LVO
Komandantbrigade Çibisov.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore Empty Re: Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Mesazh  Berti69 27.06.14 0:36

PROTOKOLLI

Nga 17 qershori 1940, marrёveshja midis pёrfaqёsuesve: Komanda e Ushtrisё sё Kuqe tё Bashkimit tё Republikave Socialiste Sovjetike nga njera anё dhe Komanda e Ushtrisё Estoneze nga ana tjetёr.

Nga ana e komandёs sё Ushtrisё sё Kuqe, Gjeneralarmate shoku Mereçkov, nga ana e Ushtrisё Estoneze, zoti Lajdoner, morrёn kushtet pёr pikat e mё poshtme:

1. Tё lejohet vendosja e trupave tё Ushtrisё sё Kuqe nё territorin e Republikёs Estoneze nё rajonet e mё poshtme:
1) Nё bregun perёndimor deri nё vijёn Talin,Rappel,Vistru;
2) Nurme, Pernov, Moizekjulja, Yla, Kabli, Cintengof;
3) Ristikjulja, Karukjulja ,Moizakjulja;
4) Rakvere, Tapa, Klein;
5) Pajde, Arokjulja, Soomevere, Tamsi;
6) Mz. Staro-Vajdoma, Pjaidre, Nemme, dhe nё qytetin Viljandi;
7) Liqeni Veis-Jarv, Veikevorokjulja, Mz. Bengof, dhe nё qytetin Terva;
Valk, p. Gauka, Verro, Mz. Karolen;
9) Mz. Kukkulin, Stanovij Vapramje, Mora, Vjagvere, dhe nё qytetin Targu;
10) Ievve, Krengolm, Narva, Narva-Ioesu, Sillamjagi, Razdjelenie Orro;
11) Ishulljt Vorme, Moon, dhe gadishulli Surop si dhe tё gjithё pikat tё zёna nga Ushtria e Kuqe nё bazё tё marrёveshjes;
12) Ishujt Vulf dhe Nargen.

2. Pёrfaqёsuesit e komandёs estoneze ranё dakort:

1) I gjithё aviacioni estonez tёrhiqet nga fluturimet mbi republikё pёr 14 ditё nga (datat) nёnshkrimi i marrёveshjes sё rёni dakort;

2) T’i lejohet Komandёs Sovjetike nё Estoni mundёsi mё tё mёdha qё tё pёrdori transportin hekurudhor dhe llojet e tjera tё transportit pёr mbrojtjen e trupave dhe tё gjithё ngarkesave duke pёrfshirё dhe lёndёn djegёse deri nё pikat e dislokimit tё trupave sovjetike dhe tё lejohen eshalonёt sovjetikё me ngarkesa nё rajonet e vendosjes sё trupave tё Ushtrisё sё Kuqe nё Estoni, llogari tё ndёrsjellta pёr pёrdorimin e rrugёs hekurudhore sipas paraqitjes sё llogarisё midis pёrfaqёsive tregtare tё Bashkimit RSS nё Estoni;

3) Nё lidhje me rritjen e masshtabit tё ngarkesave nё rrugёt hekurudhore pёr njёsitё e Ushtrisё sё Kuqe nё Estoni, t’i jepet mundёsia komandёs sovjetike tё ketё komandantё ushtarakё me aparate nё nyjet kryesore hekurudhore: Talin, Pernov, Valk, Tartu, Taps, Narva;

4) Tё sigurohet mundёsia qё mos tё shfrytёzohen parcelat vjetore tё tokёs pranё aerodromeve dhe sipёrfaqet e mbjella nё vendet sipas urdhёrit tё komandёs sё trupave sovjetike nё Estoni;

5) Pёr vendosjen e shёrbimit tё drejtimit tё trupave sovjetike nё Estoni dhe shёrbimin e VNOS, tё kenё pёrfaqёsuesit sovjetikё tё komandёs nё pikat telegraf-telefonike: Talin, Haapsal, Pernov, Valk, Viljand, Verro, Tapa, Rakver, Narv, Tartu, Peçora, Izborsk;

6) T’i lejohet komandёs sovjetike nё Estoni e drejta e marrjes nё punё tё forcave punёtore nga popullsia vendase pёr ndёrtimin dhe paisjen e aerodromeve dhe sheshqёndrimeve;

7) Tё lejohet mundёsia e komendantёve pёr furnizimin e trupave sovjetike (jo jashtё komendantit tё furnizimit divizionit), blerja e llojeve tё ndryshme produktesh ushqimore dhe furazheve nga rezervat e lira tё Estonisё;

Pёr ndriçimin e garnizoneve dhe aerodromeve tё trupave sovjetike nё Estoni, tё jepet mundёsia tё pёrdorin elektroenergjinё;

9) Pёr tё shmangur keqkuptimet dhe provokimet pas 48 orёve nga nёnshkrimi marrёveshjes, tё merren armёt gjithё qytetarёve estonez dhe tё ruhen ato nё depot ushtarake estoneze;

10) Nё rast domosdoshmёrie, me kёrkesё tё komandёs sovjetike, dislokimi i tanishёm i trupave sovjetike do tё rishikohet.
Protokolli u pёrpilua nё 3 kopje, nё 5 faqe, sot mё 17 qershor mё ora 15.

Nёnshkruan:
Pёrfaqёsuesi komandёs sovjetike
Gjeneralarmate Mereçkov
Pёrfaqёsuesi komandёs estoneze
Gjeneraldivizioni Lajdoner.

Tregues i rёndёsishёm është qё pushtim nga ana e Ushtrisё sё Kuqe nuk ka pasur, por vetёm raporte miqёsore. Kjo dukuri justifikohet si mё posht:
“Nga ana e shumicёs sё popullsisё estoneze, raportet me Ushtrinё e Kuqe janё tё mira. Punёtorёt shprehin simpati dhe gёzim pёr ardhjen e njёsive tona nё Talin.

Nё biseda me komandantё dhe ushtarё tё kuq, punёtorёt estonezё mundohen tё tregojnё mbi gjithё fyerjet nё marёdhёnie jo tё drejta dhe persekutimet, tё cilat ata i pёsojnё nga policia dhe qeveria…

Njё sёrё punёtorё estonezё nё bisedat me ushtarёt e kuq dhe komandantёt, sot, 22 qershor tё vitit 1940, shprehin pakёnaqёsinё pёr pёrbёrjen e qeveris sё re. Pёr shembull, dy punёtorё, pjesёmarrёs dje nё demostratё, erdhёn sot te komanda e brigadёs sё tankeve dhe pyetёn: “si ka mundёsi sot pёrsёri neve na çarmatosёn e formuan qeverinё borgjeze?. Ne menduam qё do tё ngrihej flamuri i kuq nё ndёrtesёn e qeverisё, por aty pёrsёri vendosёn tre luanё?. Nёqoftёse ne pёrsёri do t’na persekutojnё, ne pёrsёri do tё vijmё te ju”. Komanda e brigadёs i sqaroi punёtorёt, qё Ushtria e Kuqe nuk ndёrhyn nё punёt e brendёshme tё Estonisё. Problemin mbi pushtetin e zgjidh populli estonez, kurse ne plotёsojmё marrёveshjen mbi ndihmёn reciproke me qeverinё…
Komisari ushtarak 65 OSK
Komandanti i brigadёs Zhmakin
Pёrgjegjёsi i sektorit politik 65 OSK
Komisar regjimenti Ivanov

Në vitin 1940 Estonia kishte 45100 km2 sipërfaqe dhe 1000000 banorë. Pas nënshkrimit të deklaratave për ndihmë reciproke, Stalini dërgoi Zhdanovin në Talin dhe menjëherë 30000 ushtarë sovjetikë u vendosën në Estoni. Nga viti 1940 deri në 1953 u internuan 30000 estonë.

Letonia

Urdhёr Nr. 0163.
Nё bazё tё marrёveshjes Sovjeto-Letoneze mbi ndihmёn reciproke mbyllur nё Moskё mё 5 shtator 1939, reparte tё Ushtrisё sё Kuqe dhe Flotёs Ushtarako-Detare tё BRSS u futёn nё territorin e Letonisё dhe u vendosёn nё pikat e caktuara e tё parashikuara nё marrёveshje.

Korpusi 2 Kёmbёsor, do tё ndodhet nё territorin letonez nё mёnyrё miqёsore si pararojё e Ushtrisё sё Kuqe nga mundёsia e njё sulmi nga ana e armiqve mbi Bashkimin Sovjetik ose mbi Letonin..

Në vitin 1940 Letonia kishte një sipërfaqe prej 63700 km2 dhe 1900000 banorë; Pas nënshkrimit të deklaratave për ndihmë recproke Stalini dërgoi Vishinskin në Riga dhe menjëherë 30000 ushtarë sovjetikë u vendosën në Letoni. Nga viti 1940 deri në 1953 numri i banorëve të internuar ishte 50000 letonë.
Nga viti 1940 deri në 1953 në total u internuan mbi 200000, ose 10% e popullatës adulte të këtyre vendëve.

Bashkimi i tre republikave me Bashkimin Sovjetik
Komisari ushtarak 65 OSK
Komandanti i brigadёs Zhmakin
Pёrgjegjёsi i sektorit politik 65 OSK
Komisar regjimenti Ivanov

Ja ndhe përfundimi i këti traktati:Nё gjysmёn e parë tё vitit 1940 u bё ndryshimi (zёvendёsimi) i regjimeve ekzistuese nё Lituani, Letoni dhe Estoni (nё rrugё paqёsore me rrugёn e zgjedhjeve).

Mё 21 korrik 1940 u hapёn kongreset e para tё sejmeve popullore tё Lituanisё, Letonisё dhe dumёs sё re shtetёrore tё Estonisё.
Seimi popullor i Lituanisё aprovoi deklaratёn mbi vendosjen e Pushtetit sovjetik, mbi shpalljen e Lituanisë, Republikё Socialiste Sovjetike, dhe futjen e saj nё pёrbёrje tё BRSS. Po kёshtu vepruan dhe dy republikat e tjera.

Nё gusht tё vitit 1940 sesioni VII i Sovjetit Suprem tё BRSS miratoi kёrkesёn e Republikave Priballtike tё Lituanisё, Letonisё dhe Estonisё pёr tё hyrё nё pёrbёrje tё BRSS si Republika Sovjetike me tё drejta tё barabarta.

Me direktivё tё Komisariatit tё Popullit pёr Mbrojtjen tё Bashkimit tё Republikave Socialiste Sovjetike Nr. 0/2/105022 nga 17 gushti 1940 u dha urdhёri: “…Armatat ekzistuese nё Republikat Socialiste Sovjetike tё Estonisё, Letonisё dhe Lituanisё, tё ruajnё afatin njё vjeçar, tё spastrojnё elementёt e padёshirueshёm dhe tё riorganizojnё çdo armatё me Korpusin Territorial Kёmbёsor, duke pasur parasysh qё efektivi nacional tё mbaroj nё kёtё kohё pёrvehtёsimin e gjuhёs ruse dhe pёrgatitjen ushtarake, pas tё cilёs korpuset territoriale tё zёvendёsohen me jashtёterritorialёt tё formuar me baza tё pёrgjithshme.
Korpuset tё ndryshojnё emertimin:

a) Korpusi i Estonisë, nё Korpusi 22 kёmbёsor.
b) Korpusi i Letonisë, nё Korpusi 24 kёmbёsor.
c) Korpusi i Lituanisë, nё Korpusi 29 kёmbёsor.

Nё formimin e korpuseve tё kthehen tё gjitha njёsitё ushtarake dhe institucionet nё pёrbёrje tё armatave estone, letone dhe lituane me tё gjithё armatimet, transportin dhe mjetet luftarake. Mjetet e tepёrta luftarake pas reformimit tё ushtrisё nё pamje normale tё dorёzohen me procesverbale nё depot ushtarake. Korpuset e reformuar tё futen nё pёrbёrje tё Ushtrisё sё Kuqe dhe t’i nёnshtrohen komandave tё trupave tё Qarkut Ushtarak tё Priballtikut”.

Pas pushtimit të tri shteteve Priballtike më 30 nëntor 1939, Bashkimi Sovjetik sulmoi Finlandën, po gjithmonë në bazë të ndarjes së sferave të influencës midis dy kontraktuesve. Mbi pushtimin e një territori të konsiderueshën të Finlandës do shkruaj në një artikull tjetër.

Nga Spiro Mëhilli
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore Empty Re: Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi