Historia e vajzes se preferuar te Adolf Hitler-it
Faqja 1 e 1
Historia e vajzes se preferuar te Adolf Hitler-it
"Per fat te keq eshte vajze, por zemra ime eshte e mbushur me gezim. Do e quajme Helga. "
(Ditari i Joseph Goebbels, 1 shtator 1932)
Helga, ishte femija me i madh i Joseph Goebbels, Ministrit te Propagandes Naziste. Ai dhe gruaja e tij Magda, paten 6 femije, 5 vajza dhe nje djale. Te gjithe emrat e tyre fillonin me H, referuar Hitlerit.
Nazistet e tjere me pozite i kishin derguar femijet e tyre jashte vendit per t'i mbrojtur. Por Goebbels-at vendosen qe femijet e tyre duhet te rriteshin prane Partise.
Femijet Goebbels konsideroheshin femijet ideale naziste.
Gjithsesi behej mjaft propagande duke nxjerre Hitlerin te perqafuar ne foto me femijet. Hitleri nuk kishte femije te vet biologjik.
Ai shpenzonte mjaft kohe ne vilen Goebbels. Femijet e Joseph ishin nder njerezit e preferuar te tij, vecanerisht Helga. Ajo ishte "vajza e babit'', preferonte te atin me teper, sesa nenen e saj.
Ajo ulej te degjonte, pa kuptuar gje, prane zyrtareve naziste, '' me syte qe i shndrinin".
Shume shpesh Hitleri e mbante ate ne prehrin e tij, pinte cokollate te nxehte ose dilte shetitje ne park me te. Ai madje bente shaka duke thene se sikur te ishin ne moshe afer njeri- tjetrit, do benin nje lidhje te mire martesore.
Ne 22 prill 1945, familja Goebbels u zhvendos ne bunker.
"Ne bunker, 12 vjecarja Helga, dukej e merzitur. Kishte nje shprehje te trishtuar ne syte e saj te medhenj blu. Sikur ta ndjente rrezikun. "
(Traudl Junge, nje nga sekretaret e Hitlerit)
Me 30 prill 1945 Hitleri u vetvra. Rregjimi nazit u rrezua.
Ne 1 maj 1945, Joseph Goebbels, urdheroi nje dentis gjerman, Helmut Kunz, t'u injektonte 6 femijeve te tij morfine. Kur ata ishin pa vetedije, Magda, u hodhi cianid ne goje. Pasi femijet e tyre vdiqen, ata u vetevrane. Nje ushtar gjerman, duke ndjekur urdhrin e Joseph te dhene paraprakisht, e qelloi trupin e tyre me arme zjarri. Me pas trupat u dogjen.
Ruset zbuluan te gjithe trupat, ne 2 maj 1945.
Ne fytyren e Helges u gjeten te nxira dhe nofulla ishte thyer. Mesa duket vajza ishte zgjuar dhe ishte perpjekur te mbijetonte duke kundershtuar me force nenen e saj.
Goebbels-at lidhen jeten e tyre dhe te femijeve te tyre me fatin e Nazizmit.
Pansophia- 97
Similar topics
» Sekretet e Nazizmit
» Thënie nga Adolf Hitler
» Cili është numri më i preferuar në botë?
» Adolf Hitleri
» Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore
» Thënie nga Adolf Hitler
» Cili është numri më i preferuar në botë?
» Adolf Hitleri
» Pakti politik Stalin – Hitler çoi në Luftën e Dytë Botërore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi