Hyrje në Ekstazë - Trans
EXPLORER UNIVERS :: PRAKTIKË :: Relaksim
Faqja 1 e 1
Hyrje në Ekstazë - Trans
Eksperimentimi i nivelit të parë të ekstazës është i lehtë, dhe praktika e rregullt mund të ju dërgojë në nivele shumë më të thella. Teknika themelore që përshkruhet më poshtë, bazohet në një rënie të brendshme, nuk kërkon aftësi të veçanta.
1- Rrini i shtrirë në shtratin tuaj ose ulur në një karrige. Për shkak të krijimit të një gjendje rehatie, veshni rroba që favorizojnë qarkullimin e mirë të gjakut, por nxehtësi të mjaftueshme për të kompensuar humbjen e lehtë të temperaturës së trupit gjatë eksperimentit.
2 - Drejtoni vëmendjen tuaj në frymarrjen tuaj të barkut për disa minuta dhe ndjeni muskujt tuaj duke shkuar në një plogështi të këndshme në çdo cikël të marrjes dhe nxjerrjes së frymës. Të jeni të vëmendshëm në lëvizjet e barkut tuaj.
3 - Pasi të jeni plotësisht i relaksuar, mobilizoni të gjitha shqisat tuaja që të imagjinoni veten duke bërë rënie nga ana e pasme (me shpinë) nga një rrokaqiell (ndertesë e lartë) ose nga një shkëmb i madh. Ky ushtrim duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme për disa minuta. Atëherë ju me të vërtetë do të keni një ndjenjë të fortë të rënies së brendshme, trupi juaj do të elektrizohet dhe mund të forcohet pak. Lereni ta bëjë atë, dhe vazhdoni të imagjinoni rënien me vëmendje të plotë.
Gjatë ketij ushtrimi Transi do të manifestohet shume shpejt në mënyra të ndryshme.
Dalja nga Ekstaza është shumë e shpejtë dhe e lehtë; ju vetëm duhet ndaloni ushtrimin e praktikuar si rënia e brendshme dhe duke lëvizur gjymtyrët.
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
EXPLORER UNIVERS :: PRAKTIKË :: Relaksim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi