EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyrje ne Reiki

Shko poshtë

Hyrje ne Reiki Empty Hyrje ne Reiki

Mesazh  Neo 23.02.10 11:50

Hyrje ne Reiki

Hyrje ne Reiki Reiki10

Reiki ndryshon jetën, dhe duke vendosur për t’u bërë praktikues, niseni për një udhëtim personal për zbulim dhe zhvillim spiritual.

Po ç’është Reiki?

Është një teknikë shërimi me vënien e duarve, që me gjasë është disa mijëra vjeçare. Mendohet se u përdor fillimisht nga murgjër budistë tibetanë, por u rizbulua në fund të viteve 1800 nga japonezi Dr. Mikao Usui.

''Rei'' në definicionin e pranuar do të thotë ''universal'', por shkronjat japoneze mund të kenë disa kuptime, kështu që edhe mund të interpretohet si ''vetëdijë spirituale''.

''Ki'' është ''Forca Jetësore''. Për të ka fjalë të ndryshme në kultura të ndryshme – Prana në sanskritisht, Mana në Havaii dhe Çi në kinezisht. Ki është një energji jofizike, që përshkon të gjitha qeniet e gjalla. Kur dikush vdes, ikën forca jetësore. Besohet se kjo është energjia e lidhur me mendimet dhe ndjenjat tona dhe me ekzistencën spirituale.

Ki përdoret nga të gjithë shëruesit, pavarësisht nga kultura apo metoda e tyre; është e pranishme kudo përreth nesh dhe është një energji që mund të shfrytëzohet nga trupi dhe të udhëhiqet nga mendja.

Reiki është një lloj i veçantë i forcës jetësore, që mund të kanalizohet vetëm pasi dikush u harmonizua me këtë energji. Me t’u harmonizuar një herë, kanali do të mbetet i hapur, dhe energjia është e disponueshme për t’u përdorur nga shëruesi për gjithë jetën e tij.

Reiki ka inteligjencën e vet dhe di saktësisht ku të shkojë dhe çfarë të bëjë. Pasi u harmonizua, një praktikues i Reikit vetëm vë duart e veta mbi personin që kërkon shërim, dhe energjia rrjedh në zonën ku ka më shumë nevojë. Ka një numër pozicionesh për duart, që mësohen lehtë, dhe për një praktikues të ri, kjo është një mënyrë e mirë për të filluar; por pasi punove për një kohë me këtë energji, do të ndiheni i udhëhequr nga intuicioni se ku do t’i vendosni duart.

Çdo trajtim me Reiki është i ndryshëm, dhe ata që e marrin rrëfejnë përshtypje të ndryshme, si më shumë ngrohtësi ose të ftohtë ose mizërim. Shumica ndiejnë një relaksim të thellë dhe marrin sasinë e saktë të energjisë për të filluar procesin e shërimit dhe të rivendosjes së barazpeshës.

Informata per Reiki

Nuk ka sistem fetar të lidhur me Reikin, kështu që kushdo mund të marrë ose të mësojë të japë një trajtim Reiki. I vetmi parakusht është dëshira për t’u shëruar.

Një trajtim Reiki


Metoda për të marrë një trajtim Reiki nga një praktikues i Reikit është një proces shumë i thjeshtë. Marrësi vetëm shtrihet dhe pushon. Në qoftë se nuk është në gjendje të shtrihet, trajtimi edhe mund të jepet në pozicion të ulur. Praktikuesi vë në mënyrë të butë dhe pa bezdisur duart në një seri pozicionesh, që mbulojnë gjithë trupin (e veshur). Një trajtim i plotë zgjat zakonisht rreth një ore., kur çdo pozitë mbahet për disa minuta. Edhe trajtime më të shkurtra mund të jenë shumë të dobishme.

Dr. Usui përcaktoi Pesë Parime Spirituale, që me gjasë janë më të njohura në këtë formë:

Vetëm për sot dua të falënderoj për bekimet e mia të shumta.
Vetëm për sot nuk dua të brengosem.
Vetëm për sot nuk dua të mbaj inat.
Vetëm për sot dua ta bëj punën time me ndershmëri.
Vetëm për sot dua të trajtoj fqinjin tim dhe çdo gjallesë me mirësi.

Këto pesë parimet nuk ekzistojnë për t’ju shtrënguar, por si një udhërrëfyes për të jetuar.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi