EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

News Univers - 2

4 posters

Shko poshtë

News Univers - 2 Empty News Univers - 2

Mesazh  Androo 29.12.11 20:51

News Univers - 2 94d1010


Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo 29.12.11 20:51

News Univers - 2 Images

Dy sonda të NASA-s do hyjnë në orbitën e Hënës

Pas pak ditësh, dy sonda binjake do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës. Ato janë pjesë e një misioni me vlerë prej gjysmë miliardë dollarësh që do t’u mundësojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë fushën gravitacionale të hënës. Misioni i NASA-s quhet Grail.

Dy sondat që funksionojnë me energji diellore, udhëtuan më shumë se tre muaj për t’ju afruar Hënës. Trajektoret e tyre drejt objektivit ishin të ngjashme, por të veçanta. Ed Weiler, ekspert i misioneve shkencore të NASA-s, e përshkroi kështu qëllimin e sondave Grail para se ato të lëshoheshin me sukses nga Toka. "Me pak fjalë, Grail, është si një udhëtim në qendër të hënës. Sondat do të analizojnë brendësinë e Hënës duke krijuar hartën e saj të gravitetit, më mirë se asnjëherë më parë".

Të dy satelitët, të quajtur "Grail A" dhe "Grail B," do të ndjekin njëri-tjetrin rreth Hënës, në distancë 200 kilometra nga njëri-tjetri. Sinjalet e radios do të përcaktojnë distancën mes tyre. "Kur sateliti i parë të kalojë nëpër një fushë me gravitacion më të madh, ai do të shtojë shpejtësinë, distanca mes të dyve do të rritet pak, por kjo do të korrigjohet kur sateliti i dytë të kalojë nëpër të njëjtën fushë.”

Në këtë formacion, të vendosur njëra pas tjetrës, sondat do ta krijojnë hartën gravitacionale të Hënës për një periudhë prej 3 muajsh. NASA shpreson që satelitët Grail të nxjerrin hartën më të saktë të Hënës deri tani. Pastaj, shkencëtarët do të krahasojnë hartat topografike dhe gravitacionale të sipërfaqes së Hënës. Ata shpjegojnë se me ndryshimin e formave të sipërfaqes hënore ndryshon edhe graviteti dhe ata presin që të ketë një ndryshim në sinjalet e gravitetit kur sondat të kalojnë mbi krateret dhe malet hënore.

Në qoftë se kjo nuk ndodh, atëhere kjo mund të jetë shenjë se diçka është duke ndodhur brenda Hënës. NASA thotë se njohuritë e fituara nga misioni Grail do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë rrugën e formimit të planeteve shkëmborë, duke përfshirë edhe Tokën. Harta e gravitacionit do të jetë një mjet i rëndësishëm për anijet që në të ardhmen do të fluturojnë drejt Hënës. Sondat binjake Grail do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës më 31 dhjetor dhe 1 janar 2012.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 04.01.12 8:22

Fundi botës? NASA siguron se asgjë nuk do të ndodhi

News Univers - 2 Fundibotes2

A do të vijë fundi i botës me 21 dhjetor të këtij viti? Kjo është dita e gjykimit thonë shumë parashikues ku më kryesorja është parashikimi i fisit Maja. NASA më në fund ka reaguar duke thënë se ajo që parashikohet nga Majat nuk është gjë tjetër veçse gjepura.

Sipas disa shkencëtarëve pavarësisht se po qarkullon ideja e fundit të botës në këtë vit, shenja e fisit Maja e gdhendur në gur ka të bëjë me parashikimin e tyre se ndërtesa e lashtë do të jetë në këmbë deri në vitin 2012.

Pavarësisht teorive të tjera që fundi i botës mund të vijë nga ndonjë asteroid apo përplasja e Tokës me planetin X, NASA shprehet se asnjë nga këto teori nuk është e bazuar në fakte të vërteta.

“Asnjë nga këto teori ka ndonjë meritë, thotë se NASA astronom Don Yeomans.
“Parashikimi i Nibiru është qesharak sepse Planeti X as që ekziston. Nuk ka nevojë për t′u shqetësuar. NASA siguron se asgjë nuk do të ndodhi në dhjetor”, shprehet astronomi i NASA-s, Don Yemans.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 04.01.12 8:32

Si duket “Rruga e Qumeshtit” permes aparatit fotografik

News Univers - 2 Images
Këto foto duket se evidentojnë më së miri domethënien e Tokës në Univers

News Univers - 2 Images

Me një makinë fotografike dixhitale, të kushtueshme, por jo shumë të sofistikuar, 51-vjeçari amerikan Bret Webster, ka shkrepur nga disa parqe kombëtare amerikane foto të veçanta të së ashtuquajturës “Rruga e Qumështit”. Foto që duket se evidentojnë më së miri domethënien e Tokës në Univers. Webster, inxhinier aeoronautik në të kaluarën, është ndjerë tepër i ngazëllyer me këtë përvojë, teksa ka dhënë një përshkrim paksa artistik të galaksisë: “Shoh Universin në aksion. I gjithi përreth këtyre kanioneve. Erozioni i shkëmbinjve, flladi që fryn mes kanioneve dhe jeta e egër që përkëdhel pllajat...”.

News Univers - 2 Images
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo 04.01.12 14:32

News Univers - 2 Images

Sonda “marsiane” do të bie në Tokë me 15 janar

Sonda marsiane ruse "Phobos Grunt" do të bie në Tokë pas 11 ditësh, me enigmën e disa copave të mëdha që mund t’i rezistojnë kontaktit me atmosferën dhe të prekin sipërfaqen përpara se të disintegrohen. Ai që tregon datën e saktë, por gjithsesi që mund të pësojë variacione, është zëdhënësi i Trupave aeronautike ë ministrisë ruse të Mbrojtjes, Aleksey Zolotukhin.

"Deri më sot, rënia e copave të mjetit hapësinor 'Phobos-Grunt' pritet të ndodhë më 15 janar 2012 – ka deklaruar Zolotukhin për agjencinë Interfax –. Data efektive e rënies mund të ndryshojë në bazë të influencës së faktorëve të jashtëm”.

Sonda "Phobos-Grunt", e lëshuar në fillim të nëntorit drejt Hënës marsiane me të njëjtin emër, ka mbetur në orbitën tokësore, për shkak të një keqfunksionimi të motorit të raketës vektor. Për momentin, teknikët rusë nuk kanë dashur të zbërthehen në lidhje me zonën e impaktit të copave, që siç bëjnë të ditur nga Moska, mund të mbërrijnë deri në një peshë prej 200 kg.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 05.01.12 11:26

Avion për eksplorimin e Titanit

News Univers - 2 Aviatr

Avioni Aviatr duket si një avion pa pilot i cili do të fluturojë mbi Afganistan por makineria 715 milion dollarësh është krijuar për të fluturuar mbi hënën e Saturnit. Titani, ka magjepsur shkencëtarë për atmosferën e tij të dendur me re.

Aviatr është ndërtuar për të kapur foto 3D në sipërfaqe, gjë e cila do të ndihmojë shkencëtarët për të studiuar gjeologjinë e kësaj hëne.

Në fund misionit, avioni 120 kg do mund të ulet në sipërfaqen e hënës për tu përpjekur për të ecur.

Shkencëtarë mendojë se graviteti i ulët dhe prania e reve të dendura bën që avion më të rëndë se Aviatr mund të qëndrojnë në fluturim përgjithnjë. Por ata janë të intriguar për atë që ndodhet në sipërfaqen e kësaj hëne.

Titani është shumë më e madhe se Hëna jonë si dhe më e madhe se Merkuri.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo 05.01.12 13:53

News Univers - 2 Images

Teleskopi Hubble “zbulon” Galaksinë Centaurus A

“Hubble” ka vendosur të mahnisë botën, me diçka të jashtëzakonshme, siç është imazhi i Galaksisë “Centaurus A”, e fotografuar në korrik 2010 nga teleskopi hapësinor. Galaksia gjendet 11 milionë vite dritë nga Toka dhe përmban bërthamën galaktike aktive më afër tonës.

Nga imazhet kuptohet se në qendër të Centaurus A gjendet një “vrimë e zezë” e frikshme që nxjerr gaz në hapësirë.

E megjithatë, përkundër intuitës, nuk ka një imazh as të vrimës së zezë, as të gazit. Për më tepër dihet se një vrimë e zezë është e pashkueshme, përderisa nuk reflekton dritë.

Shikimi i saj do të thotë të gjesh “shkëputjen” e shkaktuar në hapësirë dhe mungesën e dritës që vjen si pasojë e pranisë së saj. Nëse jeni të interesuar për më shumë mund të shkoni te faqja Hubblesite.org. (Huffingtonpost)




/Telegrafi/
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 16.01.12 13:07

Galaktika Rruga e Qumeshtit permban 160 miliarde planete

News Univers - 2 Galaktika

Astronomet thone se toka mund te kete deri ne 160 miliarde fqinje planetare ne galaktiken e saj. Sipas nje studimi te ri te ketyre astronomeve, secili prej 100 miliarde yjeve ne ate qe njihet si Rruga e Qumeshtit ka te pakten nje planet qe rrotullohet rreth tij. Sic na informon Zeri i Amerikes, shkencetaret thone se numri shume i madh i te ashtuquajturve planete te jashtem shton mundesine qe ne te pakten nje prej tyre me ne fund mund te zbulohen shenja jete.

Me qe shkencetaret nuk mund te numerojne cdo planet ne galaktiken e Rruges se Qumeshtit, ata analizuan te dhena te perzgjedhura nga vezhgimet ne nje numer te vogel te rreth 100 milion yjeve te distances dhe pastaj llogarisin numrin e planeteve ne gjithe galaktiken.
Projekti 6 vjecar perfshin vezhgime te 42 astronomeve nga e gjithe bota. Nje grup me i vogel shkencetaresh shqyrtoi te dhenat per te gjetur prova nepermjet lentes kozmike zmadhuese, ne te cilen drita e nje ylli ne sfond ndryshon dhe ndricohet nga fusha e gravitetit te nje ylli tjeter qe kalon plotesisht para tij.

Kur rreth yllit te dukshem rrotullohen nje ose me shume planete me fushat e tyre te gravitetit, ndricimi i kapur nga lentet zmadhuese flet per nje luhatje te qarte dhe domethenese. Dhe kjo mund te vazhdoje per ore ose edhe dite te tera, varesisht nga madhesia e planetit te jashtem dhe zgjatja e orbites se tij, thote studjuesi Kailash Sahu i Institutit te Hapesires prane Universitetit Johns Hopkins ne Maryland. Zoti Sahu ndihmoi ne krijimin e teknikes se vezhgimit me lente kozmike zmadhuese ne mes te viteve 1990-te.

Ai thote se kjo teknike u mundeson astronomeve te zbulojne planete shume te vegjel e shume te larget.

“Kjo teknike eshte shume e rendesishme per gjetjen e planeteve shume larg tokes, deri ne skajet me te largeta te galaktikave. Keshtu ne mund te kemi nje ide me te mire per planetet qe ekzistojne ne te gjithe galaktiken e tokes dhe jo vetem ne distancat e aferta te saj perreth diellit”.
Zoti Sahu thote se shume prej astronomeve te yjeve kane analizuar nje ose me shume planete. Ata gjeten rreth 1 mije e 500 sisteme te tilla te huaja diellore brenda 50 vjetesh drite nga toka.

Shkencetaret thone se dy te tretat e gjithe planeteve te jashtem, qe ata zbuluan me lentet kozmike zmadhuese jane ndoshta rreth 5 here me te medhenj se sa madhesia e tokes dhe nje e peta e tyre kishin madhesine e Jupiterit. Por jane pikerisht planetet me madhesine e tokes qe kane ngjallur imagjinaten e astronomeve si Kailash Sahu.

“Kupa e shenjte do te ishte gjetja e planeteve si toka me disa vecori qe mund te suportojne ekzistencen e jetes. Tani ne kemi gjetur se me te vertete planetet si tika jane te zakonshem. Ajo qe ne do te perpiqemi te gjejme eshte se cilet planete mund tye mbajne uje dhe te suportojne jeten”.

Deri tani astronomet kane konfirmuar ekzistencen e mbi 700 planeteve jashte sistemit tone diellor. Edhe 2 mije planete te jashtem presin te verifikohen.
Studimi, qe perllogarit deri ne 160 miliarde planete ne galaktiken e Rruges se Qumeshtit, eshte botuar ne numrin e fundit te revistes Natyra.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo 19.01.12 19:40

News Univers - 2 19meteorit_1901121405_1

Meteoriti i rënë në Marok me prejardhje nga Marsi

Një meteorit i rrallë, shtatë kilogramë, rënia e të cilit u vëzhgua në Marok verën e kaluar, ka prejardhje nga Marsi, njoftuan ekspertët, transmeton njoftimet trt.

Një meteorit i rrallë, shtatë kilogramë, rënia e të cilit u vëzhgua në Marok verën e kaluar, ka prejardhje nga Marsi, njoftuan ekspertët, të cilët e cilësuan zbulimin të rrallë, si për shkencën ashtu edhe për dashamirësit e objekteve qiellore.

Meteoriti vjen nga mbetjet, që kanë rrjedhur nga goditja në të shkuarën e një asteroidi, që është përplasur në Mars.

Këto mbetje mund të udhëtojnë në hapësirë për miliona vjet, përpara se të mbërrijnë në Tokë.

"Më 18 korrik, rreth orës 02:00, një lëmsh zjarri u vëzhgua nga shumë persona në rajonin e luginës Ued Drâa në lindje të qytetit Tata në Marok", deklaroi Meteoritical Society, nëpërmjet një raporti.

"Lëmshi në fillim ishte i verdhë, më pas mori ngjyrë të gjelbër, duke ndriçuar gjithë zonën dhe më pas u ça në dy pjesë", u shpreh një nga dëshmitarët okularë, Aznid Lhou.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 24.01.12 12:23

Dielli goditet nga stuhia më e fortë në 6 vitet e fundit

News Univers - 2 24dielli_2401121007_1

Stuhia më e fuqishme diellore prej vitit 2005 deri më tani e goditi Tokën, ndërsa kulmi i saj pritet të arrijë sot, me ç'rast pritet prishje e komunikimeve satelitore, kumtuan autoritetet amerikane.

Stuhia sot do ta arrijë kulmin e saj, ndërsa ndikimi i saj me siguri do të ndjehet edhe gjatë ditës së nesërme.

Qendra amerikane për parashikim të ndryshimeve kohore në hapësirë parashikon se në dy ditët e ardhshme puna e satelitëve, elektro-rrjeti, avioqarkullimi, por edhe ekspeditat hulumtuese të Arktikut, ka mundësi të jetë e ndryshuar.

"Stuhia shkaktoi erupsion me intensitetit të mesëm, e cila të dielën shpërtheu në Diell. Shkëlqimi nuk ishte spektakolar, por shkaktoi dëbim koronal masiv, i cili, me grimca diellore energjetike, lëviz me shpejtësi prej 6,4 milionë kilometra në orë", deklaroi fizikani nga Qendra, Dag Biseker.

Pasoja më e madhe, sipas tij, është radioacioni, i cili në planetin tonë arrin në formë të protoneve diellore.

Megjithate, edhe pse kjo është stuhia më e fuqishme prej vitit 2005 që e ka goditur Tokën, në shkallën prej një deri në pesë, mori vendin e tretë. Konsiderohet se do të jetë e "fuqishme" por jo edhe "shkatërruese".

Efekte më të fuqishme do të ndjejë pjesa veriore e Tokës. Biseker, megjithate thotë, se nuk pret probleme më të mëdha.

"Të shqetësuar duhet të jenë njerëzit të cilëve GPS duhet t'u tregojë precizitet në centimetër, por jo edhe ata të cilët dëshirojnë t'i lëvizin automobilat 30 metra përpara", sqaroi ai.

Vështirësitë serioze të shkaktuara nga stuhitë diellore janë shumë të rralla. Megjithate, në të kaluarën janë hetuar disa raste. Mbi gjashtë milionë kanadezë në vitin 1989 mbetën pa rrymë në mes të dimrit, ndërsa stuhia e fuqishme në vitin 1972 shkaktoi ndërprerje të komunikimeve telefonike në shtetin federal amerikan Ilinois.

Maksimumi diellor pritet vitin e ardhshëm, ndërsa disa shkencëtarë parashikojnë se mund të ketë pasoja katastrofike.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Asteroidi BX34 do të kalojë 60 mijë km nga Toka

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 27.01.12 20:53

News Univers - 2 Asteroid

Një asteroid në përmasat e një autobusi do të kalojë shumë pranë tokës në orët e mbrëmjes, por sipas NASA-s nuk do të ketë asnjë rrezik.
Asteroidi 2012 BX34 do të kalojë 60 mijë kilometra larg Tokës, thuajse sa dyfishi i distancës së planetin tonë me orbitën ku lëshohen satelitët artificialë për telekomunikim dhe studime të tjera.
Ardhja e asteroidit ishte tejet e papritur për shkencëtarët. Ata e vërejtën vetëm dy ditë më parë, për shkak të përmasave të tij të vogla që e kanë ndihmuar t’u shmanget teleskopëve.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Zbulohet mjegullnaja më e ndritshme e universit

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 28.01.12 13:09

News Univers - 2 A-NGC-7293

Një pamje magjepse të mjegullnajës së Helikës, mundi të regjistronte teleskopi hapësinor VISTA, i cili gjendet në Observatorin Paranal të Kilit.
Mjegullnaja e Helikës, emri i saj në kod është NGC 7293 gjendet në kostelacionin/plejadën e Ujorit dhe ndodhet 700 vjet dritë lag Tokës.
Mjegullnaja, të cilën shkencëtarët e kanë pagëzuar “Syri i Zotit”, hynë në kategorinë e mjegullnajave planetare dhe është mjegullnaja planetare më e ndritshme e hapësirës.
Mjegullnaja e planetëve, nuk përbën një planet dhe as i përkasin atij, ato morën këtë emër në shekullin e 18-të, pasi gjatë momentit kur ato dalloheshin dhe vëzhgoheshin nga astronomët, me teleskopët e asaj periudhe, ato i ngjanin një planeti.
Teleskopi VISTA, mundit të vëzhgonte materien astrale të shpërndaje për në gjithësi në çdo drejtim, duke krijuar kështu një pamje të njëjtë me atë të krijuar nga shpërthimi i një fishekzjarri.
Sipas shkencëtarëve të Observatorit Jugor Europian (ESO) të cilit i përket dhe teleskopi VISTA, materia astrale e cila fillon nga qendra e Helikës, arrin në një distancë të largët prej qendrës saj rreth 4-vjet drite larg.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 30.01.12 12:06

Një asteroid sa Londro do kalojë pranë Tokës

News Univers - 2 Asteroid-2011

433 Eros një asteroid me një madhësi sa hapësira e Londrës do të kalojë shumë pranë Tokës. Asteroidi ka madhësinë 30.4x12.8x12.8 kilometra, e të premten e ardhshme pritet të parakaloj nëpër trajektoren rrethore që është në distancë të largët nga orbita e Hënës.

Evropa është duke e përgatitur edhe programin e mbrojtjes nga asteroidet, i cili quhet NEOShield dhe i cili do të duhej të jetësohet vetëm pas tri viteve. Thënë më saktë me ndihmën e mjeteve financiare në lartësi prej 5.4 milion eurove, të siguruar nga komisioni Evropian dhe institucionet shkencore dhe partnerët, qendra hapësinore Gjermane synon të mbaroj një test mision brenda periudhës së dhënë.

Disa nga propozimet për shmangien e asteroideve përfshijnë lansimin e predhave të mëdha, përdorimin e rrezeve gravitacioni madje dhe përdorimin e kokave bërthamore.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 01.02.12 10:19

Ruset jane gati te punojne dhe jetojne ne Hene

News Univers - 2 Images?q=tbn:ANd9GcSuhJPLM85ucf5cVbSMtr24icxg3nM_vAerl8Mi8OrL17hBgnSkWc3NU7QV

News Univers - 2 Hena_123581_thumb_large

Shkencetaret ruse do te ulen ne Hene, ku do te ngrihet nje stacion vendbanimi. Deri ne vitin 2020 do te leshohen per ne Hene dy aparate “Luna-Resurs” dhe “Luna-Glob”. Lajmin e beri te ditur kreu i Roskozmosit, Vladimir Popovkin.

Nga ana teknike krijimi i stacionit henor do te behet i mundur ne dhjetevjecarin e trete te shekullit. Fillimisht ne Hene do te ulen shkencetaret te cilet do ta studiojne ate “direkt e ne vend”. Pastaj ne satelitin e Tokes do te zhvillohet infrastruktura e domosdoshme per jetese.

Ekspertet jane te bindur se njerezit do te mund t’i kalojne pushimet ne Hene pas njezet vjetesh. Qe nga koha kur atje u gjeten deshmi te pranise se ujit shkencetaret pane perspektiva te reja te zoterimit te Henes.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Google earth zbulon një piramidë të ‘fshehur’ në Mars

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 01.02.12 22:14

News Univers - 2 Mars-1

Çdo kombinim i një objekti tjetër me një piramidë është simptomatike dhe krejtësisht e ndaluar dhe konspirative!
Por, për të kuptuar thënien e mësipërme ju fare mirë mund të ndiqni koordinatat e mëposhtme në programin Google earth, të zgjidhni planetin Mars dhe të shikoni me sytë… atë çka fshihet dhe u zbulua aty.
(Fotografia në të majtë: Krahasim i piramidës së zbuluar në marsit me njërën prej 3 piramidave që ndodhen të Egjiptit)

Ndiqni videon e cila tregon koordinatat e ndjekura në Google earth dhe zbulimit të madh:


Më poshtë: Shikoni me kujdes, brenda trekëndëshit të jeshil në të majtë të fotografisë hijen e piramidës. Harruan ta redaktojnë/ndryshojnë, si rezultat të shfaqet forma reale e piramidës -Dhe jo ajo që duket në Google earth. Dihet se të gjitha fotografit e Googfle earth, para se të publikohen skanohen dhe përpunohen. Por mesa duket këtu u zunë mat!

News Univers - 2 Mars-2-300x237
Kjo piramidë, sipas specialistëve, ka shumë gjasa të jetë me nivele/shkallë. Në pikën B ndodhet niveli 1 dhe më i ulëti. Në pikën A ndodhet niveli 2 në nivel më të lartë.
Shikoni dhe negativin e fotografisë, Hija e piramidës thotë gjithçka!!!
Nga observer
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 03.02.12 13:41

Zbulohet planeti i katërt i ngjashëm me Tokën

News Univers - 2 Planetet

Një ekip ndërkombëtar astronomësh deklaroi sot se ka zbuluar planetin e katërt jashtë sistemit tonë diellor, të ngjashëm me Tokë, ku probabiliteti që të ketë jetë është i lartë.

Temperaturat në këtë planet të largët 22 vjet drite nga Toka, tregojnë për mundësinë e ekzistimit të ujit dhe jetës në të. Rreth yllit të klasës M sillen së paku tre planetë, nga të cilët njëri është mjaft afër për të thithur po aq energji dhe dritë sa thithë Toka nga Dielli.

Duke u sjellë rreth yllit të vet për 28.15 ditë, ky planet shkëmbor GJ 667 CC është 4.5 herë mi i madh se Toka, thuhet në studimin publikuar në revistën shkenzore "Astrophysical Journal Letters".
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Hubble kap galaktikën me “spirale të mbyllur”

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 03.02.12 22:27

News Univers - 2 Galaktikaspir.


Teleskopi hapësinor, Hubble sjell në Tokë të tjera imazhe mahnitëse nga universi. Këtë herë objektivi i Hubble ka kapur një galaktikë me formën e "spirales së mbyllur", pamje të cilat sipas NASA-s do të ndihmojnë të kuptojmë më mirë “Rrugën e Qumështit”.

Shumica e galaktikave të njohura deri më sot nga shkenca futen në kategorinë e “spiraleve të mbylluara”, quhen kështu për shkak të strukturës që kanë. Përqendrimi i planeteve dhe yjeve në galaktikat e tilla është më shumë në “vorbullën”, bërthamën e saj dhe sa më larg “vorbullës” aq më të rralla janë yjet dhe planetet.

Kjo, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në studimin e galaktikave dhe kuptimin më të mirë të universit. Sipas tyre nga masa e përqendrimit mund të përcaktohet mosha e galaktikave. Kështu, sa më e përqendruar të jetë galaktika, aq më e re është dhe sa më e zbehtë të jetë bërthama e saj, aq më e moshuar është.

Në pamjet e sjella nga Hubble, lartë në të majtë të fotos, vihet re një dritë më e fortë, që sipas NASA-s mund të bëhet fjalë për formimin e një ylli, ose për një sistem binar, dmth një yll dhe një “vrimë e zezë” që vërtiten rreth të njëjtës orbitë.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Gon! 09.02.12 11:03

Në Mars zbulohen gjurmë oqeanesh!

News Univers - 2 Marsi1

Studimet dy vjeçare të realizuara nga sateliti zbulues i njohur si “Mars Express” kanë dhënë rezultatet e para. Bazuar në të dhënat e fundit në sipërfaqen e Marsit janë zbuluar precipitate. Studiuesit që kanë zbuluar këto precipitate me përmbajtje akulli tani bëjnë pyetjen: “Nga ka shkuar gjithë ai ujë?”.

Sateliti “Mars Express” i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) ka mbledhur të dhëna rreth dy oqeaneve të mëdha që kanë ekzistuar miliarda vite më parë në planetin e kuq. Radari jonosferik (MARSIS) i lidhur me satelitin “Mars Express” që nga viti 2005 ka zbuluar precipitate në fund të zonës e cila më parë ishte përcaktuar si oqean. Shkencëtarët nga universiteti i Kalifornisë të SHBA dhe Insituti Astrofizik dhe Planetar “Grenoble” në Francë kanë analizuar këto precipitate.

Sipas studimit i cili ka zgjatur dy vjet, njëri nga oqeanet ka ekzistuar 4 miliardë vite më pare ndërsa tjetri 3 miliardë vite më parë në sipërfaqen e Marsit. “Ne mendojmë se këto precipitate përmbajnë akull. Të dhënat e përftuara na tregojnë se këtu më parë ka pasur oqean”, shprehet Jeremie Mouginot, një nga shkencëtarët e pranishëm në studim.

Ndërsa lideri i ekipit IPAG, Wlodek Kofman, shprehet kështu: "MARSIS, ka analizuar sipërfaqen e Marsit deri në thellësinë 60-80 metra. Brenda kësaj shtrese kemi gjetur materiale dhe lëndë të cilat mund t’i përkasin vetëm një oqeani”.

Pyetja që parashtrojnë shkencëtarët është se ku ka shkuar gjithë ky ujë. Mendohet se uji mund të ketë mbetur nën tokë pas një periudhe 1 milion vjeçare ngrice ose të ketë avulluar në atmosferë. Sateliti “Mars Express” i hedhur në hapësirë në vitin 2003 planifikohet të përdoret për studime deri në vitin 2014.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Zbulohen galaktika të fshehura nga materia e erret

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 09.02.12 21:25

News Univers - 2 Materia-e-erret-300x246

Shkencëtarët besojnë se kanë mundur të zbulojnë me dhjetëra satelitë ‘Nanus’ dhe galaktika të tjera të cilat rrotullohen rreth galaktikës sonë. Këto objekte kanë aftësi tërheqëse të masës së gazit dhe të formave të tjera të materies normale, ato janë të dukshëm nga teleskopët normal e të sofistikuar që disponojnë shkencëtarët.
Teoria e materies së errët -pjesa më madhe e universit përbëhet nga kjo lëndë e padukshme e cila bashkëvepron me lëndën normale, vetëm ndërmjet gravitetit dhe lindja e saj ishte një domosdoshmëri për të shpjeguar masën e munguar të universit- parashikon se me qindra e mijë grumbullime mikroskopike të lëndës së errët (nano galaktikat) mund të gjenden rreth orbitës së galaktikës (rruga e qumështit) sonë dhe të galaktikave të tyre fqinje dhe të galaktikës së Andromedës.
Lënda e errët u shfaq si domosdoshmëri për të shpjeguar mungesën e masës së Universit. Që të punojnë në harmoni, përpjesëtimet e kësaj lënde, janë të nevojshme disa veti të afta, të cilat e ‘detyrojnë’ atë në një sjellje specifike.

Nëse çdo një nga këto koordinata të materies së errët janë të vërteta, atëherë rezulton se ekzistojnë sasi të mëdha të masës së materies së errët përreth galaktikës sonë dhe galaktikave fqinje, pavarësisht nëse ato janë në formë spirale, vezake apo shufre.
Gjithashtu, vëzhgimet treguan një numër të kufizuar -rreth 60- të nano satelitëve të galaktikave.

Sipas astronomëve, materia e errët bashkëvepron me materien normale, vetëm ndërmjet gravitetit. Prandaj, lënda e krijuara prej kësaj mase, duhet të jetë në pozicion të tërheq të paktën një numër të konsiderueshëm resh gazi, të cilat mund të emetojnë një sasi të konsiderueshme rreze drite që të mund t’i zbulojmë.
Kur kjo ide, u shfaq në praktik, specialistët zbuluan mbi 60 galaktika të ngjashme me galaktikën tonë, por jo me qindra e mijë të tjerave që gjendeshin përreth. Megjithatë, astronom nga Universiteti i Kolumbisë –siç astrofizikania Jana Grcevich- thonë se studimi dështojë se paraardhësit e tyre, e përqendruan studimin dhe kërkim e tyre vetëm mbi Yje.
Por me anë të një studimi të mbështetur në radioteleskopin (GALFA-HI) si pikënisje, ekipi vendosi të kërkojë jo Yje, por akumulimet e gazit dhe hidrogjenit.
Këto pretendohet të jenë m pak të dukshme, por më të shpeshta.
Observatori Arecibo, është më i madhi me ekspozim të vetëm, radioteleskop në botë.

“Ka diferencë midis modeleve të materies së errët e të ftohtë dhe vëzhgimet përsa i përket numrit të ulët të masës së galaktikave -problemi i satelitëve të humbur”, shpjegon shkencëtarja Jana Grcevich, e cila bashkë me ekipin e shkencëtarëve të saj, identifikojë mbi 54 kandidat mini-satelit.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Kina thyen tabutë, publikon hartat më cilësore të Hënës

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 09.02.12 21:28

News Univers - 2 Hena-300x166

Kina tenton dhe thyen tabut rreth të dhënave dhe detajeve të sipërfaqes së Hënës.
Deri më sot, nga çdo agjenci hapësinore, çdo e dhënë rreth satelitit të Tokës, Hënës, ishte e kufizuar dhe jo e ‘pastër’.
Të dhënat më të shumta janë disponuar falë misioneve të sondave të NASA-s dhe të agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos.
Por deri më sot, ato gjithmonë kanë qenë të kufizuara dhe jo në detaj.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Google Earth zhduk nga harta Atlantidën dhe Nibiru

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 09.02.12 21:32

News Univers - 2 Atlantida

Google Earth zhduk nga harta e saj Atlantidën dhe planetin e shumëpërfolur e misterioz Nibiru, egzistencën e të cilit e vërtetoi dhe NASA.
Mbas tre vjetësh, Google Earth, njoftohet, ose më mirë detyrohet që të fshijë nga hartat e saj një motiv nënujorë i cili vërtetonte ekzistencën e qytetit legjendar të Atlantidës.
Zbulimi i madh, u bë në 2009-ën, nga studiues të interneti, të cilët zbuluan themelet/gjurmët e një qyteti të lashtë në thellësinë e oqeanit, i cili ngjante me qytetin e humbur të Atlantidës.
Vendndodhja përputhej me përshkrimin dhe të dhënat që kishte dhënë filozofi i madh grekë, Platon.
Menjëherë pas zbulimit të motivit/rrënojave nënujore, lajmi qarkulloj si vetëtimë në mbarë botën, duke e pagëzuar atë me qytetin legjendarë të Atlantidës.
Pas bumit të madh që bëri zbulimi, përfaqësues të google dolën në një intervistë për shtyp dhe e përgënjeshtruan atë, duke e arsyetuar me koordinata të hartuara gabimisht dhe se Atlantida nuk ishte zbuluar ende, por harta vazhdonte të qëndronte e pa ndryshuar-deri para pak kohësh.
Ndryshimi -dhe zhdukja e “Atlantidës”- përbën pjesë e programit të bashkëpunimit të Google dhe të Scripps, Institutit të Oqeanografisë, ose Shërbimi Kombëtarë Oqeanografik dhe Atmosferës (NOAA), marinls Luftarake Amerikane etj, për përmirësimin e cilësisë së reflektimit të vozitjes të tabanit nënujore etj, nga Google Earth.
Synimi kryesor i këtij programi të “sofistikuar”, është të pastroj gabimet e pasqyrimeve të thellësive të oqeaneve dhe topografikeve dhe ta bëjnë atë më të “saktë”!
(obsserver)
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Zbulohet nje vrime e zeze me depozita uji !

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 29.02.12 22:12

Astronomët e NASA-s zbulojnë një vrimë të zezë me depozita uji 140 trilion herë më shumë se oqeanet e tokës

News Univers - 2 Kuazar-3

Verën e 2011-ës, dy ekipe astronomësh të NASA-s, arritën të zbulojnë vrimën e zezë më të madhe dhe më të largët e cila rezultoi si depozita më e madhe e ujit e zbuluar ndonjeherë në univers.
Uji, i cili është ekuivalent me 140 trilion herë më shumë se uji i të gjithë oqeaneve të Tokë, gjendet përreth vrimës së zezë në Kuazar rreth 12 miliardë vite dritë larg nesh.
Pra, Kuazari, ose APM 08279 5255, u zbulua në vitin 1998. Vëzhgimet me teleskop dhe me mjete të sofistikuara infro të kuqe, zbuluan se Kuazar, është një galaktik e re me një vrimë të zezë, shumë të madhe në qendër të tij, ecila krijon yje të rinj, me një shpejtësi shumë të madhe. Me një distancë prej më shumëse 12 miliardë vjetë dritë larg, Kuazar, konsiderohet se është krijuar rreth 1 miliardë vite dirtë pas Big Bang.
“Ky objekt ekzisonte që para momentit të krimit të yjeve të parë në univers”, thotë Chris Carilli, astronom në Observatoin e Astronomisë (NRAO).
“Amibienti rreth këtij Kuazari, është shumë i veçantë për vetë faktin se ka krijaur këtë masë kaq të madhe uji”, deklaronë Matt Bradford në Jet Prepulsion Laboratory të NASA. “Është një provë tjetër i asaj çka ne kemi vërtetuar këtu e shumë dekada më parë se uji gjendet i derdhur në gjithë universin, akoma edhe në stadet më fillestare të tij”, vijon ai.
Matt Bradford, ishte kreu i njërit prej ekipive të astronomëve që kryen këtë zbulim kaq të madh. Ekipi i shkencëtarëve të tij si dhe hulumtimi i tyre, u sponsorizua nga NASA dhe u publikua në Astrophysical Journal Letters.
Energjia e papërmbajtur e Kuazar, është rezultat i vrimave të zeza të cilat gjenden në qnedër të galaktiave të hershme, si dhe përpijnë dalë nga dalë lëndën e unazës me gazërat dhe pluhërin që i rrethon ato. Ndërkohë që është duke “ngrënë”, çdo Kuazar, emeton sasi të mëdha energjie. Që të dy ekipet e astronomëve studiuan Kuazar-in APM 08279 5255, i cili përfishinë një vrimë të zezë në gjirin e tij, me masë 20 miliardë herë më të madhe se ai i Diellit tonë, ndërkohë prodhonë energji sa prodhojnë 1000 triliardë Diejë së bashku.

News Univers - 2 Kuazar-1-300x231
Astronomët prisnin që të zbulonin avuj uji, akoma dhe në galaktikën e re, por nuk i kishin diktuar ato dhe shumë larg. Ekzistojnë avuj uji dhe në galaktikën tonë, edhe pse sasia totale e madhësis së ujit është 4000 herë më e vogël se ajo e Kuazar, ngaqë sasia më e madhe e ujit e galaktikës sonë gjendet e ngrirë në formë akulli.
Avujt e ujit, janë një shenjë e kosiderueshme e cila zbulonë natyrën dhe strukturën e Kuazar. Në kuazarin në fjalë, avujt e ujit gjenden të shpërndar në sasi shumë të mëdha rreth vrimës së zezë në dimensione shumë vite dritë larg. Prezenca e tij tregonë se Kuazar, lyen gazrat me rreze X dhe infro të kuq, si dhe gazrat aty janë shumë të dendur, të pa arsyetueshëm shumë të nxehtë. Edhe pse gazrat gjenden në kushte – 53 gradë celcius dhe janë 300 triliardë herë më pak të dendur se atmosfera e Tokës, ata janë 5 herë shumë më të nxehtë dhe 10 deri në 100 herë më të dendur sesa është aktualisht galaktika jonë.
Matjet e avujve të ujit dhe të molekulave të tjera, siç ai i monoksidit të karbonit, tregojnë se aty gjenden sasi gazi të bollshme, i cili është i mjaftueshëm për të furnizuar vrimën e zezë deri në gjashtëfishimin e madhës së tij.
News Univers - 2 Kuazar-21
Por, përsa i përket asaj se nëse kjo do të ndodh në ralitet, shkencëtarët nuk janë të sigurtë. Kjo për faktin se ndoshta një sasi e konsiderushme e gazit mund të ngurtësohet dhe të kthehet në krijimine një ose më shumë Yjeve, ose ai të emetohet shumë larg Kuazarit.

Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo 02.03.12 16:38

News Univers - 2 F1_01aster-jpg1330633053

Asteroidi me fuqi shkatërruese do t’i afrohet tokës në vitin 2013

Asteroidi i kategorisë së njëjtë si ai, i cili supozohet të ketë eksploduar sipër lumit Tunguska në vitin 1908, do të kalojë pranë Tokës në vitin e ardhshëm, duke fluturuar shumë më afër se disa satelitë, ka deklaruar NASA.

Asteroidi 2012 DA14 do ta shmangë planetin tonë për 26.900 kilometra, më 15 shkurt të vitit 2013, që është më afër se satelitët në orbitën gjeostacionare prej 35.700 kilometrash, bën të ditur NASA.

Asteroidin, të cilin së pari e ka zbuluar observatori astronomik spanjoll Sagra, ka diametrin mes 40 dhe 95 metrash dhe i takon grupit të asteroideve Apolo afër Tokës, ku shumë prej tyre janë të rrezikshëm për shkak të ndeshjeve të mundshme.

Grupet astronomike nëpër gjithë botën vazhdojnë të përcjellin asteroidin 2012 DA14 në përpjekje për të konfirmuar madhësinë dhe trajektoren e tij.

Madhësia e vlerësuar e asteroidit është në kategorinë e njëjtë si trupi qiellor i cili ka eksploduar sipër Siberisë perëndimore, në vitin 1908.

Edhe pse ka shumë teori në lidhje me rastin në lumin Tunguska, shpjegimi kryesor është që bëhet fjalë për një objekt më të madh se 50 metra i cili ka eksploduar në atmosferë.

Eksplodimi ishte të paktën 1.000 herë më i fuqishëm se bomba bërthamore e cila ka shkatërruar Hiroshimën në vitin 1945.

“Eksplodimi Tungunska 1908” është emërtimi për eksplodimin e pashpjegueshëm i cili është bërë më 30 qershor në vitin 1908 në Rusi në Siberi në afërsi të lumit Tungunska, i cili në histori njihet edhe si “Eksplodimi i madh siberian”, ndërsa supozohet që meteori ka rënë dhe është djegur mbi atë zonë.

Shumica e dëshmitarëve ka dëshmuar për një, por disa edhe për më shumë eksplodime të mundshme, që kanë ndodhur më 30 qershor të vitit 1908, në Siberi.

Gjatë eksplodimit drunjtë dhe pemët në diametër brenda 30 kilometrash janë shkatërruar dhe djegur, ose thyer, ndërsa dritaret dhe dyert janë thyer edhe deri në vendin Vanavara 65 kilometra larg.

Vlerësohet që ngjarja ka përfshirë sipërfaqen e zonës prej 2.000 kilometrash katrorë dhe ka shkatërruar 60 milionë drunj.

Madje edhe udhëtarët e trenit trans-siberian, të larguar rreth 600 kilometra, kanë dëshmuar për dridhjet dhe dritat në qiell. Një gjahtar ka vdekur nga shtypja e fortë e eksplodimit, ndërsa ka mundësi të kenë vdekur edhe më shumë njerëz.

Vetëm 19 vjet më vonë, në vitin 1927, një ekspeditë është nisur në atë zonë për të hulumtuar se çfarë kishte ndodhur. Është interesante që kjo ekspeditë, e udhëhequr nga profesori Leonid Kulik, nuk ka gjetur asnjë krater, por vetëm drunjtë e shkatërruar dhe të djegur.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

News Univers - 2 Empty Re: News Univers - 2

Mesazh  Androo 03.03.12 19:42

News Univers - 2 Images

"Evoluimi" i Hënës orë pas ore ... brenda 2 minutave

Doni te dini sesi ka "evoluar" Hëna në momente të ndryshme të këtij viti? Këtë e ka bërë të mundur studio e vëzhgimit shkencor te NASA, që ka nxjerre një video animuese të mahnitshme, që tregon Hënën sesi do të duket orë pas orë përgjatë vitit.

Pra gjithçka nga sateliti tokësor mund të shihni brenda vetëm 2 minutave e gjysmë. Kjo bëhet e mundur në saje të fotove reale me rezolucion të lartë të kapura prej "Lunar Reconnaissance Orbiter" (Giornale):