EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndrrat që nuk duhen injoruar

Shko poshtë

Ëndrrat që nuk duhen injoruar Empty Ëndrrat që nuk duhen injoruar

Mesazh  Luli 16.05.14 20:20

Ëndrrat që nuk duhen injoruar Sleep_2064157b

Simbolet në ëndërr mund të ndikojnë në jetën tonë, sepse ato paraqesin një imazh të rëndësishëm të botës tonë të brendshme.

Me interpretimin e ëndrrave, ne mund të mësojmë më shumë se kush jemi në të vërtetë. Derisa ëndërrojmë, mendimet dhe ndjenjat tona janë të pambrojtura dhe shumë gjëra që në jetën reale nuk mund t’i shprehin, ose kemi frikë, ato na paraqiten në një ëndërr.

Në vazhdim do të paraqesim ëndrrat të cilat asnjëherë nuk duhet t’i injoroni.

- Ëndërroni veten duke fluturuar:

Këto janë ëndrra të zakonshme dhe flasin për vetëbesimin tonë. Momenti kyç në ëndërr është kur ngrihemi nga toka. Në momentin që e bëjmë këtë, kemi fituar limitet tona. Fluturimi nuk përfshihet në aftësinë e njeriut normal, prandaj, kur fluturojmë, ne e njohim ndjenjën tonë të pushtetit, apo ndoshta, mungesën e tij.

- Ushqimi:

Kur ëndërrojmë ushqimin, kemi të bëjmë me dëshirat e paplotësuara. Nëse nuk jemi të kënaqur me jetën, përpiqemi në gjumë për të kënaqur oreksin tonë. Çdo lloj i ushqimit mund të ketë një kuptim të veçantë që përcaktohet kryesisht nga ngjyra dhe forma e ushqimit. Arra, për shembull, paraqet aftësitë tona mendore, ndërsa mango, zakonisht ndërlidhet me epshin.

- Ikja nga dikush:

Kjo tregon se jeni në një gjendje tensioni dhe frike, sepse jeni të pambrojtur. Dikush ose diçka po kërcënon të ju rrezikojë fizikisht dhe për këtë arsye duhet të ikni. Mënyra e ikjes pasqyron mënyrën se si e përballoni presionin dhe stresin në gjendje të zgjuar. Nëse dikush ju ndjek në gjumë, kjo mund të thotë se jeni duke u përpjekur për të shmangur konfrontimin.

- Gjërat misterioze:

Gjërat e tillë si kryqi, njëbrirëshi, hyjnia fisnore, etj, në një ëndërr, do të thotë se ndjeni një zbrazëti shpirtërore, ose përpiqeni për pushtet më të madh. Ndoshta në jetën tuaj ka diçka që fshihet prej jush. Ju e ndieni atë në një ëndërr dhe mendoni t'i jepni atij një domethënie të veçantë.

- Lakuriq në një ëndërr:

Nëse keni ëndërruar që jeni të zhveshur, ajo mund të ketë kuptime të ndryshme në varësi të situatës jetësore në të cilën gjendeni. Rrobat gjithmonë simbolizojnë shpërbërjen, fshehtësinë, sepse njeriu është e vetmja krijesë që fshihet nën veshje. Nëse të gjithë rreth jush janë të veshur dhe ju lakuriq, kjo do të thotë që jeni të pambrojtur dhe që keni nevojë për përkrahjen e të tjerëve. Lakuriqësia në ëndërr gjithashtu mund të thotë që ju fshihni diçka për veten tuaj dhe keni frikë që të tjerët do të zbulojnë sekretin tuaj. Megjithatë, nga ana tjetër, kjo mund të thotë se nuk keni asgjë për të fshehur nga të tjerët dhe vetëm dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes.

- Kafshët:

Kafshët në ëndërr kanë një kuptim të veçantë në varësi të asaj se për çfarë kafshe bëhet fjalë. Në përgjithësi, kafsha paraqet ose një pjesë të personalitetit tuaj, ose shpresat tuaja dhe frikën. Nëse ëndërroni ndonjë kafshë të egër, kjo ndoshta ka të bëjë me pjesën e ndërgjegjes dhe personalitetit tuaj. Nëse është fjala për kafshë shtëpiake, atëherë bëhet fjalë për mohimin e ndërgjegjes tuaj, ose të një kafshe të veçantë që ka një vend të veçantë në jetën tuaj. Nëse ajo kafshë flet në gjumin tuaj, atëherë kjo paraqet njohuri të fshehura të cilat nuk mund të arrihen me mjete konvencionale.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi