Realiteti dhe Ëndrrat
Faqja 1 e 1
Realiteti dhe Ëndrrat
REALITETI DHE ËNDRRAT
Realitetin e konsiderojmë shpesh si diçka konkrete dhe ëdrrat si diçka abstrakte.
Mjaft njerëz pavarësisht realitetit të ashpër, gjejnë pak kohë të ëndërrojnë dhe në shumë raste nuk e humbin shpresën se ëndrrat e tyre mund të jenë vërtëtë nje zanafillë për tu bërë realitet.
Sipas disa zbulimeve të botuara nga psikologia Hazel Markus e Universitetit të Miçiganit, "ëndërrat ditore"ose përfytyrimi, duket se është një pjesë integrale e mënyrës se si e perceptojmë ne veten tonë, përparimin tonë në të ardhmen dhe rolin tonë në Univers.
Ënddrat e ashtuquajtura “me mendje dhe syhapur” mund të na ndihmojnë për të përballuar të pranishmen dhe për të kontrolluar më mirë të ardhmen dhe ne mund ta shtrijmë këtë kontroll deri në ëndërrat tona.
Ideja e kontrollit të ëndërrave njihet në Perëndim qysh nga 1950 kur psikologu Kilton Stjuart botoi raporte mbi fisin Senoi të Malajzisë, të cilët u mësonin fëmijëve të tyre se si t'i trajtonin ëndërrat. Ai raportonte se njerëzit e fisit Senoi besonin se çdo ëndërr duhet të jetë e tillë që të japë një rezultat pozitiv.
Të rinjtë që shihnin ëndërra të këqia inkurajoheshin që t'i tregonin ëndërrat e tyre dhe këshilloheshin që t'a përballonin atë që i friksonte ata, dhe pastaj të mësonin se si t'i trajtonin ëndërrat.
Parimi është se ata do të mësonin të bënin të njëjtën gjë edhe në realitet. Këtu nuk ka asgjë të re.
Ka rreth 5000 vjet që këtë e bëjnë okultët dhe mistikët. Ajo që është e re është fakti që shkenca e fizikës, në përgjithësi esëll, ka filluar të përpiqet që të shpjegojë lidhjet e mjegullta midis vizioneve tona dhe realitetit.
Biokthimi
Teoria konsiston në atë që ëndërrat dhe përfytyrimet ose vizionet, me versionin e tyre të një realiteti alternativ, funksionojnë sipas parimit të biokthimit. Kështu, ajo që përfytyrojmë ne që do të na pëlqente të ndodhte, aktualisht ndodh mbi ne si një motivues subkonshience që udhëzon hapat tona në rrugën e së ardhshmes që përfytyrojmë ne.
Eksperimentet tregojnë se njerëzit që gjykohen si të suksesshëm nuk mendojnë kurrë për dështimin si një alternativë e mundshme për ta (gjë që nuk do të thotë se ata nuk janë të ndërgjegjshëm për ekzistencën e dështimit).
Po ashtu, njerëzit që duket se i ka mberthyer fati i keq, shpesh e gjejnë veten të bllokuar në një sindromë auto-negative. Këta të fundit nuk janë në gjëndje të besojnë se mund të arrijnë t'i shpëtojnë fatit të keq dhe të realizojnë ambiciet e tyre.
Dera që hap kjo teori e "veteve të mundshme" nuk është gjë tjetër veçse dera e Interpretimit të Botëve Shumëfishe në teorinë e kuanteve, propozuar nga fizikanti Hugh Everet III, pranuar me simpati nga shumë kozmologë. Sipas kësaj teorije, sa herë që ne marrim një vendim të ndërgjegjshëm ne krijojmë një numër pambarim degëzimesh nga e sotmja deri në të ardhshmen, disa prej të cilave do të përfundojnë me rezultatin që ne dëshirojmë.
Arsyeja që ne jemi të ndërgjegjshëm mbi ekzistencën të vetëm një linje bote (në një çast të vetëm të paktën), thotë Everet, është se këto botë ekzistojnë në plane paralele ekzistence.
Teoria e Everetit nënkupton se forca e ëndërrimeve tona, në një farë mase, është përgjegjëse për formimin e realitetit të së ardhshmes tonë personale duke krijuar kështu aktualisht realitetin tonë.
Fizikantët teoricienë, që janë pararojë e profesionit të tyre, duket se bien dakord me këtë. Paskual Xhordan ishte ndër të parët që propozoi një interpretim të realitetit të ndryshëm nga Universi orar i Njutonit, ide që u pritën me kundërpyetjen e akullt të Ajnshtajnit, "Mendoni vërtet se Hëna ekziston vetëm kur ju e vështroni?".
Ajnshtajni, një besues i vendosur i parashikueshmërisë, donte të shfuqizonte idetë e Xhordanit. Megjithatë, për ironi, pyetja e tij përmblodhi thelbësisht atë që do të vinte.
Nuk kishte kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, kur babai i mekanikës së kuanteve, fizikanti Neils Bor, bëri deklaratën e tij tronditëse se, për sa i takonte fizikës, "Nuk ka realitet të thellë (të plotë)".
Si rrjedhojë, i gjithë Universi, ashtu siç e njohim, nuk është më shumë se një konglomerat potencialesh që fitojnë vlerë kontekstuale në çastin që ne përqëndrojmë vëmendjen tonë mbi to. Menjëherë pas deklaratës së Borit, matematicieni Neuman paraqiti Teoremën e tij lidhur me shpjegimin e realitetit.
Sipas Teoremës së tij, i gjithë kozmosi është "i krijuar nga vrojtuesi" ose, më qartë, "është ndërgjegja e vrojtuesit që krijon realitetin". Pra, kjo ishte edhe si një përgjigje ndaj pyetjes së Ajnshtajnit: Hëna nuk ndodhet atje kur ne nuk e vështrojmë.
Kjo përputhet shumë bukur me atë që kanë thënë gjatë të gjitha kohëve magjistarët dhe mistikët: "Bota që shohim përditë është një iluzion i ndjenjave. Prandaj realiteti është dicka 'tjetër' dhe kështu që përfytyrimi është i nevojshëm për të bërë që të funksionojne magjepsjet dhe ekstazat".
Kontributin përfundimtar mbi këto çështje duket se e ka dhënë një fizikant tjetër, J.A.Ëheeler, një mbrojtës i vendosur i asaj që ai e quan "fizika e njohjes". Me fjalë të tjera, një realitet ku vrojtuesi mund të krijojë llojin e gjësë që ai shikon. Pra, jemi të ndërgjegjshëm apo jo, formimi i realitetit duket se ka vazhduar gjatë të gjitha kohëve.
Por a mund ta kontrollojmë ne?
"Sigurisht, thotë Markus, ne mund ta kontrollojmë atë brenda disa limiteve të arsyeshme që mbeten akoma për t'u përcaktuar". Ajo vazhdon të shpjegojë se vetet tona të mundshme të ëndërrave tona dhe të vizioneve tona, janë "komponentë të vetkonceptit që ka të bëjë me atë që unë mund të jem, me atë që unë do të doja të isha dhe me atë, që ka shumë rëndësi, se çfarë kam unë frikë të bëhem".
Ajo zbuloi se "vetet tona të mundshme janë motivues të fuqishëm dhe janë efektive në udhëzimin e veprimit". Pra, është e mundur, për ata që janë të interesuar, që të realizojnë vizionet e tyre qofshin të suksessheme ose të pasukseshme.
Për ata që janë të interesuar të shikojnë se si funksionon vizioni ose përfytyrimi ose për ata që thjesht duan ta vënë në provë atë që pretendohet këtu, Markus ofron metodën e mëposhtme.
1. Mendoni atë që ju nuk doni të ndodhi. Përfytyroni gjëndjen më të rëndë në të cilën ju mund të hyni ose të ndodheni. Prezantimi juaj me atë që ju keni frikë më shumë nuk duket se do t'i përmirësojë gjërat, por ju ndihmon juve që të analizoni atë që ju nuk doni t'ju ndodhi në asnjë mënyrë. Kjo është, kuptohet, më mirë se sa të jetoni nën hijen konstante të një pasigurie të mjegullt dhe nën frikën e së panjohurës.
2. Tani analizoni situatën tuaj aktuale.
Vlerësoni potencialin tuaj, aftësitë dhe drejtimin aktual në jetë.
3. Përfytyroni fuqishëm veten tuaj siç do të dëshironit të bëheshit. Përpunojeni këtë 'vete' sa më shumë që të jetë e mundur. Jepini sa më shumë realizëm që mundeni. Bëjeni përfytyrimin të gjallë dhe specifik. Imagjinoni se si do të dukeshit, se si do të ndjeheshit dhe se si do të vepronit po të realizohej ëndërra juaj. Familjarizimi me synimin tuaj do të tentojë të ushqejë suksesin.

Odin- 513
Similar topics
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Burgu - Realiteti ku jetojmë
» Oruell dhe realiteti totalitar
» Që ëndrrat të kujtohen
» Kur letërsia-realiteti i kalonte kufijtë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi