Shenja e GAFORRES
Faqja 1 e 1
Shenja e GAFORRES
Si të njohim Gaforren?
Koha më e mirë për të gjetur apo takuar njerёzit e shenjёs sё Gaforres, ёshtё nёn dritёn e argjendtё tё Hёnёs. Zakonisht ёshtё më e lehtë për ti njohur ata gjatë natës, kur janë tё mbёshtjellё me imagjinatё dhe gati pёr tё shkuar drejt ёndrrave tё tyre tё mёdha. Drita e hёnёns i bёn ata tё duken shumё tё bukur. Kjo u pёrshtatet me gjёndjet shpirtёrore tё shumta qё kanё dhe me emocionet e tyre tё paqёndrueshme.
Pёr herё tё parё, ju mund ta hasni atё, kur ai ёshtё duke bёrё “qeshjen e çmendur hёnore”. Do tё jetё ngjitёse nё mёnyrё tё pashmangshme. Kjo e qeshur kalon nёpёr disa oktava, lart dhe poshtё, me një zë tё thellë dhe tё ngjirur. Nuk do ta keni tё vёshtirё tё dalloni njё person tё shenjёs sё Gaforres, sepse jeta e tij ёshtё e pasur me gjendje tё ndryshme shpirtёrore çdo ditё. Ai do tё jetё njё nga njerёzit mё gazmor nё ambientin ku ndodheni, duke qeshur çdo minutё.
Askush nuk i pёlqen mё shumё shakatё se njё Gaforre dhe ana e tij gazmore ёshtё befasuese, sidomos kur shfaqet papritmas pas personalitetit tё tij zakonisht tё qetё. Humori Hёnor shkon shumё thellë brenda tij. Nuk është asnjёherё i cekët dhe sipërfaqësor, sepse ky humor buron nga vëzhgimi i ndjeshёm i sjelljes njerëzore. Njё person i Gaforres mund të mos ketё hedhur mbi supe petkun e tё qeshurёs hёnore çdo ditë, por ai gjithmonë mund ta nxjerrё atë jashtë nga sunduku i tij i vjetër nё çdo moment.
Këta njerëz nuk kёrkojnё me domosdoshmёri qё tё jenё nё qendër të vëmendjes, siç mund tё bёjё Luani ekstravert apo Shigjetari “karagjoz”, por Gaforret kanë një sens të çuditshëm ndaj publicitetit, kur atyre u pёlqen qё tё bien nё sy. Mos lejoni që mënyra e tij pa pretendime tju vё nё lojё apo tju mashtrojё. Ata në fshehtësi, e pёlqejnё dhe i gёzohen tё qёnit nё qendёr tё vёmendjes. Ju ndoshta nuk do të gjeni ndonjё Gaforre qё e ndjek famën me pasion (ai nuk ndjek pothuajse asgjë me pasion të vërtetë), por ai me siguri nuk do të fshehet nga ajo. Gaforrja mund të ketё tendencёn qё tё fshihet nga gjëra tё ndryshme, por tё jeni i sigurt se vlerësimi nuk është një prej tyre.
Pesimizmi nuk është asnjёherё shumë larg; gjithmonë aty pranё, i gatshëm për të prishur netët e bukura të imagjinatёs. Një Gaforre mund të ndёrmarrë udhëtime ёndёrrimtare, drejt yjeve , duke pёrdorur krahёt e imagjinatёs, në qoftë se ai mёson tё injorojë zërin e brendshëm,i cili e paralajmëron atë se ai mund të humbas në hapësirë. Por derisa ai tё mёsojё tё mposhtё frikёrat e tij, ato formojnë thembrёn e tij tё Akilit dhe ai do tё lёndohet sa herё tё fillojё tё fluturojё shumё lart.
Lotët e tij nuk janë kurrë lotё krokodili. Kёto lotё rrjedhin nga thellёsia e lumenjve tё zemrës së tij të brishtë dhe të pambrojtur. Ju mund ti plagosni ndjenjat e tij të ndjeshme me një shikim të ashpër apo me njё ton zëri tё ngjashёm me shikimin e egёr. Nuk do tё jetё e lehtё tё dalloni Gaforren nё njё gjendje tё tillё shpirtёrore, sepse kur ai lёndohet, zhduket nё heshtje.
Ndonjëherë, ai mund të hakmerret me një lloj hakmarrje pothuajse si ajo e Akrepit, por ai zakonisht do ta bëjë këtë në mënyrë të fshehtë, rrallë haptazi dhe me përbuzje siç vepron Akrepi (për ti bёrё tё ditura pasojat).
Shumicёn e kohës, megjithatë,ai do tё jetё i kёnaqur qё tё qёndrojё i fshehur nёn guackёn e tij mbrojtёse. Pasi ta keni lёnduar atë, ju mund ta ngacmoni me një shkop të mprehtë për ditë me rradhё dhe tё mos arrini ta shikoni dot. Ai nuk do ti përgjigjet telefonatave tuaja, ziles sё derёs apo postёs elektronike. Ai do tё qёndrojё nё mes të pasigurisë, dëshpërimit dhe trishtimit.
Njerëzit e Gaforres kёrkojnё tё rrinё nё vetmi dhe tё tёrhequr nё situata tё tilla. Njёsoj siç bёjnё gaforret e vёrteta nё shkёmbinjtё ujorё.
Njerёzit e shenjёs sё Gaforres janё tё ndarё nё dy fizionomi kryesore. Lloji i parë ka një fytyrë të bukur dhe tё rrumbullakët, lëkurë të butë, një gojё tё madhe, sy pothuajse rrethorё dhe shpesh kanё njё pamje fёminore. Imazhi perfekt do tё ishte tё imagjinoni njё njeri me pamjen e hёnёs. Lloji i dytë është më i zakonshёm. "Vështrimi i gaforres" është menjëherë i dukshёm në fytyrën e tyre. Ju do të shihni një kafkë të madhe, një ballë tё lartё dhe mollёza tё ngritura. Vetullat duken sikur janё të bashkuara, duke krijuar një lloj vrenjtje tё përhershme, e cila, çuditërisht, nuk ngjan kёrcёnuese, por më tepër interesante.
Nofulla e poshtme ёshtё e theksuar dhe dhëmbët ose janё tё dala pёrpara, ose janё tё parregullta në një farë mënyre. Sytë janë të vegjёl dhe zakonisht larg njëri-tjetrit. Ndonjёherё ju mund tё shihni njerёz tё shenjёs sё Gaforres, qё kanё tё ndёrthurrur si fytyrën hёnore edhe atё tё gaforres, por secili prej tyre është kaq i veçantё saqё, edhe kur janë të përzier, është e lehtë ti identifikosh ata si njerëzit e Hënës, të lindur nën shenjën e Gaforres.
Disa prej tyre janë padiskutim tё kolmё apo tё shëndoshё, por shumica kanë një strukturë të habitshme kockëgjerё. Krahët dhe këmbët mund të jenë tepër të gjata në proporcion me pjesën tjetër të trupit. Supet do të jenё më tё gjera se mesatarja dhe shpesh duart dhe këmbët janë ose jashtëzakonisht të vogla ose shumë të mëdha. Pavarёsisht nёse kanё trup tё shёndoshё apo tё hollё, femrat zakonisht do ti veshin bluzat njё numёr mё tё madh se masa e fundeve apo pantallonave.
Kjo ёshtё njё karakteristikё e veçantё qё është mjaft e dukshme te femrat e shenjёs sё Gaforres.
Të gjithë njerëzit hënor kanë tipare jashtëzakonisht shprehёse. Një mijë çehre tё ndryshme mund tё marrё fytyra e tyre gjatё njё bisede tё vetme.
Gjendjet shpirtёrore tё Gaforreve janё kaq shumё intensive dhe shprehёse, sa edhe ju mund ti ndieni. Imagjinata e tyre kap gëzimin dhe dëshpërimin, tmerrin dhe dhembshurinё, dhembjen dhe ekstazёn, si dhe e rregjistron çdo emocion nё memorien e vet. Ashtu si pasqyrat dhe kamerat, ata i rregjistrojnё imazhet dhe i pasqyrojnë ato me besnikëri. Çdo përvojë është gdhendur në zemrёn e tij, si një fotografi është stampuar nё njё negativ filmi. Ata nuk harrojnё kurrё asnjë nga mësimet qё jeta u ka mësuar, ashtu siç nuk harrojnë mësimet qё historia i ka mësuar njerëzimit.
Një Gaforre e respekton të kaluarën dhe zakonisht ёshtё patriot deri në palcë. Personalitetet historike e intrigojnё atë, po aq sa paraardhёsit e vet. Ai shpesh mbledh thesare të vjetra, antike dhe relike të lashta; si dhe ka një kureshtje të pafund për tё kaluarёn. Gaforrja është një lloj arkeologu mendor, gjithmonë duke gërmuar për fakte dhe tё dhёna interesante.
Ai është gjithashtu një njeri qё di tё mbajё sekrete. Njerëzit automatikisht i besojnё sekretet e tyre Gaforres, por falё ndjesive tё tij të ndjeshme, ai tashmë e di se çfarë është në mendjen e tyre. Dhembshuria e Gaforres është e thellë dhe mjaft intuitive.
Vёshtirё qё njё sekret mos tё zbulohet prej tij, nёse ai vendos ta bёjё kёtё. Megjithatë, kjo është një rrugë me një kalim. Si pёrfundim, ai do ti mёsojё tё gjitha ato qё duhet tё dijё rreth jush, por ju asnjёherё nuk do tё arrini tё merrni me mend mendimet e tij personale. Ai i ruan ndjenjat e tij të brendshme me kujdes nga sytë zhbirues tё njerёzve tё tjerё.
Personi tipik i Gaforres nuk pëlqen tё diskutojё për jetën e tij personale, por ai kënaqet të dëgjojё në lidhje me jetёn tuaj, pasi imagjinata e tij hënore e lejon atë të marrё me mend pjesët që ju keni lënëpa thёnё. Megjithatë, Gaforrja rrallë gjykon dikё. Ai thjesht mbledh, pёrvetёson, reflekton.
Edhe pse personi i shenjёs sё Gaforres i kthen mbrapsht emocionet si një pasqyrë, ai nuk do të heqë dorë nga gjërat e prekshme, pa luftuar. Bёni njё shëtitje përgjatë bregut tё njё plazhi dhe vёzhgoni zakonet e njё gaforreje të vërtetë. Kur gaforrja rrёmben një objekt (dhe sigurohuni qё mos tё jetё gishti juaj i madh), ajo do ta mbёrthejё dhe do ta mbajё atё aq fort, sikur prej kёtij objekti tё varej jeta e saj. Ajo do tё preferontё tё humbte njё nga gremçat, sesa ta lёshonte objektin qё kapi.
Nëse gaforrja e sakrifikon njё nga gremçat e saj, njё tjetёr do tё dalё nё vend tё asaj qё humbi, kështu që ajo mund ta rrëmbejё dhe mbajё atё qё do edhe një herё, me të njëjtën këmbëngulje. Prandaj le të jetë ky një mësim për ju, pёr ta patur parasysh nёse do tentoni ndonjёherё ti merrni një Gaforreje diçka qё ai/ajo e dёshiron me tё vёrtetё. Gaforrja kurrë nuk do të heqë dorë nga një objekt i çmuar dhe ky objekt mund tё variojё nga një mik i dashur apo i afërm tek një titull apo pozicion pune- nga një fotografi e vjetёr e stamposur nё njё pllakë metalike, tek një palë pantofla pёr shtёpi gjysёm tё grisura.
Ndërsa jeni ende në plazh, mbani shёnime tё tjera lidhur me zakonet e gaforres të vërtetë. Pёr shembull, mёnyrёn sesi ecёn. Në qoftë se kjo gaforre i ka vёnё syrin gishtit tё madh tё kёmbёs suaj, ajo kurrё nuk do tё ecё direkt drejt kёmbёs suaj. Nё fillim, do tё lëvizё prapa disa hapa. Pastaj do tё lëvizё anash. Papritmas, pa paralajmërim, do tё shkojё në anën tjetër.
Gjithmonë ajo do tё duket sikur lёviz në drejtim të kundërt. Por nё fakt është duke shikuar nё çdo sekondë. Nëse ky gisht i shijshёm do tё largohet prej saj, ateherё kjo gaforre do tё lёvizё pёrpara dhe ju duhet tё vraponi, nёse nuk doni qё gremçat tju mbёrthejnё gishtin. Do tё keni punё me tё nёse ajo shikon se kafshata qё lakmon ka mundёsi tё humbasё.
Njeriu i shenjёs sё Gaforres imiton kёto taktika nё mёnyrё preçize. Ata kurrë nuk shkojnë direkt pas asaj që ata duan. Strategjia e tyre është qё tё lёvizin në çdo drejtim, pёrveçse drejt -përpara. Ata do të luajnë këtë lojë pёr njё kohë të pacaktuar, deri sa dikush tjetër është gati për të rrëmbyer çmimin. Pastaj letrat hapen dhe loja luhet me shpejtёsi dhe zgjuarsi- Gaforrja ecёn pёrpara, e merr atё qё do me vendosmёri dhe refuzon ta lёshojё.
Ata sillen nё të njëjtën mënyrë, kur është fjala për bujarinë dhe pёr tё dhёnё. Zemra e Gaforres është shumë e butë për të mos u prekur nga nevojat e dikujt. Ai kujdeset me të vërtetë dhe dëshiron të ndihmojë. Por ai do të rri duarkryq dhe do të pres me kujdes për të parë nëse mundet. Do jetё dikush tjetër që mund të lëvizё mё parë. Pse duhet tё jetё ai qё tё harxhojё kohёn dhe paratё e tij nëse nuk është e nevojshme?
Kur të gjitha burimet e tjera dështojnë, kur asnjё nga ndihmat e tjera nuk po konkretizohet, njeriu i shenjёs sё Gaforres do ta shpёtojё tё panjohurin nё minutën e fundit. Ai do t’ju lejojnë të zhyteni dy herë, por do tju shpëtojë para se tё fundoseni për të tretën herë.
Ai është shumë i mirë për tju parë teksa mbyteni, por ai me siguri nuk do tё dojё tё futet nё ujё dhe tё laget, nёse aty rrotull ёshtё njё rojё plazhi, ose në qoftë se duket se ju mund tia dilni mbanё tё notoni deri nё breg. Kjo ka tё bёjё me kujdesin pёr veten, jo me egoizmin apo dashakeqёsinё.
Zemra e Gaforres është e butë në thelb, nёn guackёn e e fortё tё jashtme. Por ai ka kaq shumë pёr tё dhёnё (nga koha, paratё dhe emocionet e tij) sa ai zgjedh qё ti japё ato me mençuri. Megjithatë, në mendjen e tij, është e arsyeshme qё tё shohё dhe tё presё para se tё veprojё. Askush nuk mund ta akuzojë atë pёr impulsivitet.
Qoftё mashkull apo femër, njeriu i shenjёs sё Gaforres e do shtëpinë e tij me një respekt tepёr tё madh, gati me nderim. Asnjë prift i devotshëm i kohëve të lashta nuk e ka menduar ndonjёherё altarin e tij më tё shenjtë se sa Gaforrja konsideron vendin ku ka lindur dhe ёshtё rritur.
Shtëpia e tij është ku ai luan, jeton, dashuron, ëndrron dhe ndihet i sigurt. Edhe pse ai mund të udhëtojë nё më shumë se gjysmёn e botёs pёr shkak tё karrierës sё tij, asnjë person i kёsaj shenjё nuk mund tё jetё kurrë mjaftueshёm i lumtur pa një vend qё e quan tё vetёn. Ndonjёherё jini tё kujdesshёm qё tё shikoni shprehjen në fytyrën e një personi tё shenjёs sё Gaforres, që sapo është kthyer në shtëpi nga një udhëtim të gjatë. Ekstazi e pastër!
Pёr njё Gaforre, nuk ka rёndёsi sesa para ka grumbulluar, ai asnjёherё nuk ndihet komplet i sigurt dhe pavarёsisht sesa dashuri merr, ai gjithmonё ka nevojё pёr mё tepёr. Emocionet e tij kurrë nuk e lёnё tё jetё mjaftueshёm i sigurt sa tё qetёsohet plotësisht. Ai është gjithmonë duke marrё masa pёr ndonjё katastrofё imagjinare në të ardhmen.
Ju shpesh do të gjeni njё njeri tё Gaforres në ujë. Nëse nuk është duke notuar, ai do jetё duke bёrё sёrf ose aktivitete tё tjera ujore. Vetёm nёse do ketё ndonjё ndikim planetesh nё kartelёn e tij tё lindjes, qё mund ta bёjё atё tё ketё frikё nga dallgёt, ai zakonisht do ta kalojё pjesёn mё tё madhe tё kohёs sё lirё në një plazh. Shumë njerëz tё shenjёs sё Gaforres zotёrojё varkat ose anijet e tyre. Ai do të preferonte mё tepёr njё varkё me vela tё vogёl, sesa makina luksoze apo limuzina.
Disa njerёz tё shenjёs sё Gaforres zotёrojnё jahte të bukura, por edhe në qoftë se do kishin njё varkё modeste, do tё vozisnin me tё shumё tё lumtur. Duket sikur Gaforret kanё njё ëndërr të veçantë personale, qё ka humbur diku atje në ujërat e thella dhe ai ёshtё vazhdimisht nё kёrkim tё saj. Shumё njerёz tё Gaforres janё marinarё me kohё tё pjesshme. Ndoshta ёshtё hёna dhe batica qё i thёrrasin ata pranё tyre. Emocionet e Gaforres mund të jenë më tё forta se fiziku i tyre. Meraku dhe shqetёsimet mund ta sёmurin atё dhe gёzimet e bёjnё tё ndihet mirё.
Shpesh, ai i trembet rrёnimit financiar apo humbjes sё dikujt pёr tё cilin ka nevojë emocionalisht. Nëse siguria e tij kёrcёnohet, ose në aspektin finaciar ose në zemrën e tij, ai mund të bie në një depresion tё tillё, qё nё mënyrë të pandërgjegjshme mund ta çojё drejt sëmundjeve apo aksidenteve. Mendja e tij aktive mund tё bёjё atё qё një sëmundje e lehtё tё kthehet nё një sёmundje tё rëndë ose kronike.
Kur ai bёhet i zymtë, u përgjigjet dobët komenteve pozitive. Pastaj ai priret të mendojё se ju nuk keni mirёsinё ta mirёkuptoni apo mbёshtesni atё. Por empatia është gjëja e fundit qё njё Gaforre ka nevojë kur është i sëmurë, prandaj mos i merrni nё konsideratё ato qё thotё ai. Nëse ai e shton mёrzitjen rreth frikёrave tё mundshme, ai u hap derёn problemeve tё vёrteta dhe do ti duhet dy herë më shumё kohё pёr tё marrё veten.
Zonat më të rrezikuara pёr tё janë pjesa e kraharorit, gjunjët, veshkat, fshikëza dhe lëkura. Zona e kokёs dhe fytyrёs janë gjithashtu të ndjeshme, siç janë stomaku dhe sistemi i tretjes. Gaforret praktikisht e shpikёn sёmundjen e ulçerёs. Por ata që qёndrojnё tё qetë dhe që e ruajnё dhe e pёrdorin sensin e mrekullueshëm të humorit,mund tё kenё njё shёndet tё mirё fizik dhe mendor deri nё moshё tё vonё.
Në qoftë se Gaforret arrijnё tё marrin nё kontroll lumturinё dhe mos ta lёnё atё tё shkojё, ato kanё potencial tё kapen fort pas jetёs, me të njëjtën këmbëngulje që kapen pas gjёrave tё tyre mё tё dashura. Gёzimi, optimizmi dhe e qeshura, tё marra çdo ditë në doza të mëdha, do ti mbajnë mendjet dhe trupat e tyre të shëndetshme. Ashtu si Gaforrja e mendon veten e vet, ashtu dhe do tё ndihet nё tё vёrtetё. Asnjë shenjë tjetër nuk ёshtё kaq shumё e prirur për ti lejuar mendimet negative ti shkaktojnё sëmundje, gjithashtu asnjë shenjë tjetër nuk mund të krijojë tё tillё mrekulli vetë-shëruese. Kjo është një kontradiktë e çuditshme dhe pothuajse tё gjitha Gaforret pёrfitojnё prej saj.
Paratë ju ngjisin shumё Gaforreve dhe ata e pёlqejnё shumё ndjesinё e parasё, prandaj ata e lejojnё atё tё ngjitet pas tyre. Ata shpenzojnë me kursim, për të mos thënë shumë pak. Edhe sikur tё ketё ndikime impulsive në tabelën e lindjes, Gaforrja do të mbajë disa tё holla mёnjanё , pёr ditёt e vёshtira. Për të, kjo është një situatë dëshpëruese. Asnjё nuk është menaxher më i aftë pёr tё administruar fondet sesa Gaforrja (edhe pse Demi, Bricjapi apo Virgjëresha mund ta konkurrojnё denjёsisht atё). Ai është një ekspert nё grumbullimin e parave, duke i bёrё ato tё shtohen si pemët dhe lulet qё ai mbjell.
Ka një instinkt të fortё mёmёsie te të dyja gjinitë. Ata do tё jenё gjithmonё duke u përpjekur për tju dhёnё ushqim të nxehtë ose tju mbulojnё me batanije gjatё natёs sё lagёsht dhe tё ftohtё. Gaforret kujdesen pёr miqtё dhe tё dashurit e tyre si pёr fёmijёt e vegjёl dhe i mbrojnё ata me shumё kujdes. Është e vështirë për të pёrcaktuar cila nga kёto tё treja nxisin mё shumё emocionet hënore- fëmija, ushqimi apo paraja.
Natyra e ndjeshme e Gaforres është e mbuluar me një guackё tё fortё dhe ai është aq i mençur sa tё shmangё dallgёt e stuhishme.Gjysmёn e kohës ai jeton në tokё dhe gjysmën tjetër në ujërat e thella. Ai vesh ngjyrat me ndriçim si ari i zbehtё tё dritёs sё hënës dhe i fsheh emocionet e tij të fuqishme pas nuancave nё të gjelbër të zbehtë, nё ngjyrё jargavan dhe livando tё modestisë.
Ka një prekje tё çmendurisё së hënës në çdo njeri i shenjёs sё Gaforres. Ai e di një vend të virgjёr dhe të fshehtë, ku dy zambakë dhe shtatë trëndafila të bardhë rriten midis luleve tё rralla tё tjera. Ndonjëherë kujtimi i këtij kopshti të largët e bёn atё tё shpërthejë nё të qeshura. Por herё pas here mund ta bёjё atё tё qajё me trishtim. Gaforrja me durim mbledh gurët e çmuar, perlat dhe gurёt e hёnёs – gurё tё hedhur nё rënë në mënyrë të shkujdesur nga të tjerët, ndërsa ai pret qё zbaticat tё lajnё ëndrrat e tij prej argjendi në breg.
Personalitete të famshme tё shenjёs sё Gaforres
John Quincy Adams, Louis Armstrong, Ingmar Bergman, Milton Berle, Julius Caesar, James Cagney, Marc Chagall, Jean Cocteau, George M. Cohan, Calvin Coolidge, Marc Chagall, Phyllis DiUer. Stephen Foster. John Glenn. Oscar Hammerstein, Ernest Hemingway, Henry VIII, Helen Keller, Charles Laughton, Gertrude Lawrence, Anne Lindbergh, Gina Lollobrigida, Marcel Proust, Rembrandt, Duka i Windsor , John D. Rockefeller , Andrew Wyeth.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Shenja e GAFORRES
Mashkulli i shenjёs sё Gaforres
Atё fare mirё mund ta perifrazosh si njё ekspert tё heshtjes. Ky mashkull nuk ёshtё aspak llafazan dhe as i hallakatur. Mos prisni qё ky burrё tju zbrasё shpirtin e vet qё nё takimin e parё. Meshkujt e Gaforres nuk i besojnё kurrё njё tё panjohuri dhe ka disa gjёra qё edhe miqtё e tyre mё tё ngushtё nuk i dinё akoma.
Duhet njё kohё e gjatё dhe shumё durim qё tё arrini ta njihni mirё atё. Nёse e hasni atё nё njё nga ato gjёndjet e tij shpirtёrore, ku grindet pёr gjithçka, ju ndoshta nuk do tё jeni dhe aq nё ankth pёr ta njohur atё, por provojeni sёrish. Mos hiqni dorё prej tij kaq shpejt.
Ai mund të jetë flirtues dhe i paqёndrueshёm, por gjithashtu mund të jetë i ndjeshëm dhe besnik. Pa e pritur fare, ajo çehre e vrenjtur mund të zëvendësohet me një buzëqeshje të ngrohtё. Ankesat e tij plot zemërim dhe sjellje tё vrazhda, mund të zbuten ngadalë në njё nënqeshje të thellë, apo një qeshje tё mbytur nën hundё ose nё tё qeshura histerike me zë të lartë.
Kur ai është i pikëlluar dhe i trishtuar, ju do të dëshironi ta pёrqafoni dhe tia largoni melankolinë. Kur ai shfaq mendjen e tij intuitive dhe tё mprehtë, ju do ta vёshtroni ngultas me njё farё frike. Ju do tё impresionoheni nga kujdesi i madh qё tregon ai gjatё gjithё kohёs, por do tё dёshpёroheni nga pesimizmi i tij.
Ai mund të jetë kaq i sjellshëm dhe i vëmendshëm karshi jush,sa ju pothuajse do tё prisni qё ai tju ftojё tё kёrceni “Valsin e Dashurisё”. Nuk ka dyshim se ai është një ëndërrimtar romantik, por gjithashtu është kaq i ndjeshёm dhe praktik, sa rivalёt e tij mund ta quajnё atё “Plaku i moçёm”, mbrapa krahёve. Çfarë do të bëni me një njeri si ky?
Ju do tё pёrpiqeni ta kuptoni atё. Kёto nuk janё ndyshime personaliteti. Ato janë thjesht gjёndje shpirtёrore tё ndikuara nga Hёna (udhёheqёsja e shenjёs sё Gaforres), tё cilat sjellin ndryshime nё ndërgjegjen e tij, duke ardhur sot dhe duke ikur nesër. Gjatё kёtyre gjёndjeve tё humorit, por edhe ndёrmjet tyre, mashkulli i shenjёs sё Gaforres ёshtё i vёrtetё me veten e tij. Natyra e tij kurrë nuk devijon nga korniza e saj bazё, pavarësisht ndryshimeve të shprehjes që luajnë me karakteristikat e tij.
Gjithmonë përpiquni të mbani mend se edhe pse mënyrat e sjelljes sё një personi tё shenjёs sё Gaforres, mund të jenё tё ashpra dhe tё ftohta, zemra e tij është gjithmonë e butë dhe e dashur; e mbushur plotë me ndjenja, tё cilat shpesh e bëjnё atë të ndihet shumë i ndjeshёm dhe vulnerabёl.
Pastaj ai struket në guackёn e tij (atё qё ai mbart me vete në çdo kohë), pёr tё qёndruar larg emocionove tё tij pёr njё fare kohe. Ju do të kuptoni se ai është si një gaforre e vërtetë dhe do të heqni dorë prej tij, kur ai tё kujdeset pёr veten e tij në heshtje. Por herën tjetër që ai me kujdes do tё dalё jashtë, sapo tё shohё qё ka dalё dielli, ju do të josheni sёrish nga e para për tju afruar afёr.
Për fat të keq, një mashkull i shenjёs sё Gaforres, mund të jetë një si njё veshje e lagur herё pas here, i cili mund tё njomё kёdo dhe çdo gjё, duke spёrkatur me pika tё mёdha uji egon tuaj. Megjithatë, në raste të tjera ai mund të jetë aq qesharak, si një orangutang çalaman. Nuk është çudi që ju nuk dini si tё silleni me tё; ti jepni njё pёrqafim tё ngrohtё apo ti qёndroni ftohtё. Ndryshimet e temperaturës te një Gaforre mund të ngatёrrojnё kёdo.
Nё fillim ju mund tё dridheni nga shikimi i tij i akullt, pastaj do tё shkriheni nga pёrkushtimi i tij i madh. Gjёndja shpirtёrore mё e keqe e tij, ndodh kur ai frikёsohet se mund tё humbё diçka. Ndoshta mund tё ketё frikё se do tju humbasё ju. Sigurojeni atё njё mijё e njё herё se ju jeni e tija. Fjalët e dashurisë janë muzikë për veshët e tij.
Le tё flasim pёr raportin e tij me paranё, qё jam e sigurt se edhe ju mund tju interesojё shumё. Nëse ju jeni lloji i vajzës që i pëlqen ta paguajё qeranë e shtёpisё në kohë, ju keni rёnë nё dashuri me njeriun e duhur. Ai është pothuajse po aq i interesuar pas sigurisë financiare , sa ёshtё pas jush. Ju mund të keni një avantazh të lehtë, por gjithsesi filloni ta konsideroni paranё rivalin juaj më tё madh.
Ai do ta ndjekë atë me përkushtim dhe një lloj të qetë entuziazmi, gati fetar, gjatё shumicës sё ditëve të tij. (Netët mund të sjellin tё tjera gjëra për tu ndjekur.) Por ky nuk ёshtё fat dhe aq i keq pёr ju. Financat e kanë hipnotizuar atë që nga fëmijëria dhe kursimi ёshtё padyshim mё tёrheqёs pёr tё sesa shpenzimi. Pёr Gaforren, paraja nuk është asnjёherё njё çështje me tё cilёn mund tё bёsh shaka.
Mos u habisni nëse zbuloni se ai ende e ka kumbaranё e tij të parё nё formёn e derrkucit, akoma tё pahapur. Gaforret rrallë i mbledhin të hollat/paratё për status. Ata i grumbullojnё ato për tё mirёn e vet. Në fakt, ai ndoshta do ti zhvlerёsojё financat e tij. Ai do tё pretendojё se ёshtё "vetëm një djalë i varfër, qё po pёrpiqet tё fitojё jetesёn dhe po bёn mё tё mirёn qё mundet”. Ju madje mund tju vijё kaq keq pёr tё, sa ndoshta do ti sygjeroni tё marrё kredi nё bankё. Mos e bёni! Ai ndoshta mund tё zotёrojё aksione nga kjo bankё.
Cilësia dhe kursimi janë sinonim me Gaforren. Ja pra, kёtu mendoj se ju solla pёrsёri shkёlqimin nё sytё tuaj. Akoma edhe Gaforret mё ёndёrrimtare dhe poetike, qё e kalojnё jetёn zhytur në muzikë, art apo aktivitete të tjera kulturore, kanë një sens tё mençur lidhur me vlerёn e parasё. Do tё ketё ndoshta disa letra me vlerё apo bono thesari tё fshehura nёpёr sirtarё. Ai nuk do ti dhurojë pikturat e tij. Ai do ti shesё ato për një çmim të kёnaqshёm, në qoftë se ai është një profesionist. Por ato do të jenё punё artistike me vlerё. Kur një person i shenjёs sё Gaforres fillon njё karrierë, ai do tё sigurohet qё do të jetë në krye të saj. Ai është i lindur me talentin artistik.
Nëse ai është një Gaforre tipike, atij nuk do ti pёlqejnё shumё veshjet sportive. Ka një formalitet të caktuar në lidhje me veshjen e tij. Ska rёndёsi nёse ai vlen miliona lekё apo vetёm qindra; atij i pёlqejnё veshjet e prera mirё dhe tradicionale pёr meshkuj.
Edhe kur ai ka probleme me paratё për një periudhë të shkurtër , ndёrsa është duke punuar për milionin e tij të parë, këpucët e tij do të shkёlqejnё dhe çorapet do jenё tё kombinueshme me kostumin. Sasi mjaft të konsiderueshme parash do të vijnë një ditë te ky njeri, ose atij do ti jepet mundësia të fitojё shuma të mëdha njё ditё. Ai nuk do të jetë gjithmonë i pasur, por një mashkull i Gaforres i papunё, do tё jetё po aq i rrallё sa njё pemё me fruta ekzotike nё Siberi.
Le të shpresojmë që ju do ta pёlqeni nёnёn e tij. Në fakt, le të lutemi mё mirё qё do tё ndodhё kjo. Ёshtё shumё e sigurt qё ajo do tё pёrmendet shpesh nё bisedat tuaja, nё komente tё tilla si psh ” Mamaja ime nuk vendos asnjёherё tualet dhe ёshtё njё grua e bukur. Nuk mendon se sytё i ke lyer shumё, zemra ime ?” Ajo mund tju shfaqet edhe nё rastet qё nuk e prisnit “ E dashur, mё duhet ta anulloj takimin e sotёm. Po çoj mamanё nё fshat pёr tu qetёsuar disa ditё.”
Për ta thënë butë, mashkulli i shenjёs sё Gaforres, mund të hezitojë që të zbresё mamanё e tij nga froni dhe tju kurorëzojë ju si mbretëreshën e tij të re. Ai është një gaforre tmerrësisht shtёpiake, me gjithё dёshirat e rastit pёr tё dalё jashtё dhe në qoftë se nëna e tij e ka bërё shtëpinë e tij tё rehatshme dhe komode, ai nuk do tё ngutet për tu larguar prej saj.
Gaforret ose janё shumё tё lidhura me nёnat e tyre, ose tёrёsisht tё shkёputura prej tyre. Marrëdhënia e tyre nuk është asnjёherё e zakonshme. Ata që nuk janё tё lidhur ngushtё me nёnёn e tyre, ose janё tё birёsuar, ose kanё pёrjetuar xhelozi tё madhe ndaj babait, pёr afeksionin qё nёna ka pёr bashkёshortin e saj dhe kjo ka shkaktuar një bllokim emocional. Pastaj do tё ketё një ftohtësi dhe izolim të panatyrshёm mes tyre.
Me Gaforren tipike, megjithatë, problemi është mё i thellё sesa afёrsia me nёnёn. Nuk ka vlerё tё fshihni faktet e jetёs. Nëse jeni e dashuruar me njё mashkull tipik tё shenjёs sё Gaforres, ju duhet tё pranoni dhe mbёshtesni nёnёn e tij dhe nё tё njёjtёn kohё do tё duhet tё jeni rivalja e saj, ndёrsa e mbysni me te puthura dhe komplimenta. Nuk është e lehtë ta pёrkrahni dhe ta konkurroni në të njëjtën kohë, por kjo është strategjia që ju duhet. Mos lejoni qё ajo tjua kalojё nё gatim dhe punёt e shtёpisё.
Sigurohuni që ta pёrkёdhelni tё dashurin tuaj tё Gaforres, aq herё sa e pёrkёdhel ajo (qё mund tё jetё shumё). Ai është rritur ndoshta duke ditur se ёshtё drita e syve tё mamasё sё tij. Duke e pёrkёdhelur, kujdesur kur ёshtё sёmurё, ushqyer rregullisht dhe duke ju futur nё shtrat me butёsi, ju mund ta ktheni partnerin tuaj nё njё Gaforre tё ёmbёl.
Meshkujt e Gaforres mund tё mos e pranojnё kurrё kёtё, por ata duan të jenë të llastuar dhe tё pёrkёdhelur nga femrat.
Ka disa tipare të caktuara, megjithatë, të cilat edhe mund ta rrisin rezultatin në marrëdhënien tuaj. Një nga kёto ёshtё fakti qё ai do të jetë një kuzhinier mjaft i mire edhe vetë. Ai mund tju habisё me aftësinë e tij për të pёrgatitur një vakt tё shijshёm. Kur ky mashkull ju fton pёr darkё nё apartamentin e tij, ai zakonisht ёshtё shumё serioz. Edhe nëse ai ju kёrkon pёr tё parё punimet e tij tё gdhendura, tё jeni e sigurt qё pas kёsaj ftese nuk fshihet asnjё motiv tjetёr. Mashkulli tipik i kёsaj shenje, është i devotshёm ndaj gjёrave me vlerё nё jetё.
Me fjalё tё thjeshta, ai rrёmon kulturёn. Ju tashmё e dini se Gaforret mund të zotërojnë disa objekte me vlerё të rralla ose të paktën një koleksion të shkëlqyer me sende tё tilla. Ju do tё jeni mjaft e sigurt me tё gjatё njё udhёtimi nё shpellën e tij shkëmbore, sepse njeriu tipik i Hënёs është shpirti i trimërisë me gratë. Ai zakonisht do të jetë një zotёri i vёrtetё, pёr aq kohё sa ju do tё jeni njё zonjё. Pyetni atë në lidhje me pemën e familjes së tij. Ai do të dojё shumё tё flasё pёr familjarёt e tij. Shumica e Gaforreve marrin kënaqësi nga prejardhje e tyre dhe linjat e tyre të gjakut.
Mashkulli i Gaforres mund të angazhohet në flirte tё shkurtra, por do ti duhen vite para se tё dashurohet seriozisht, pasi nuk është e lehtë për të që të gjejë një femёr tё denjë për interesat e tij. Kur ai ta gjejё atë, ai do të bёhet i ndjeshёm dhe do ta mbulojё atё me dhurata dhe admirim. Por standardet e tij janë të larta. Jo çdo vajzë mund ti përmbushё ato.
Shumica e njerёzve tё shenjёs sё Gaforres janë të frikësuar se mos lёndohen dhe ka njё arsye pёr kёtё. Një lidhje jo e pёrshtashme qё pёrfundon keq, e cila do të shkaktonte vetëm disa javë trishtim tek njё mashkull i zakonshёm, mund të jetë një katastrofë e vёrtetё për njё Gaforre. Kur diçka e ndan atë nga një partner, qё ai e ka lejuar tё bёhet pjesё e rёndёsishme e jetёs sё tij, ai mund ta mbajё kёtё peng gjithё jetёn.
Tani që ju mёsuat se ai nuk shpenzon shumё, qё vishet me sqimё, qё mund tё gatuajё shumё mirё, apo qё ka shije të shkëlqyer, qё është në kërkim të një vajzë sipas modës së vjetër (si vajza me tё cilёn u martua babai i tij i dashur) dhe se ai mund të sillet si njё zog i dashuruar (kur nuk bie nё ato gjendjet e ndryshueshme te humorit), çfarë informacioni tjetёr mund tju duhet? Si mund të jetë ai nё rolin e babait? Ky është lajmi më i mirë nga tё gjithё tё tjerёt. Gaforret e kanё zemrёn si tё njё nёne, edhe kur janё gjinia mashkullore.
Ajo që unë dua tё them ёshtё se ai do të jetë një prind i mirë, me tё njëjtën kujdes, butësi, empati dhe mirёkuptim, qё ju bёri ju tё bini nё dashuri me tё. Ai do të ketё durim tё pafund me fëmijët, do të jetë realisht i interesuar pёr çdo lodër të thyer dhe dhimbje dhëmbi. Ai do tё veshё kostumin e personazhit tё preferuar tё fёmijёs sё tij, nё festёn e ditёlindjes, apo tё bёjё si kllouni shumёngjyrёsh pёr tё gjithё fёmijёt e lagjes si dhe të shpenzojë orë të panumërta pёr tё zbavitur fёmijёt e vegjёl. Baballarët e shenjёs sё Gaforres janё krenarë pёr djemtё e tyrё dhe mbrojtës tё ashpёr pёr bijat e tyre.
Kur fёmijёt janё tё vegjёl, ai do jetё babai mё i mirё nё botё. Megjithatë, gjatё adoleshencës ujёrat e miqёsisё mund tё trazohen disi. Ai do të dojё që fёmijёt e tij të dashur tё qёndrojnё pranё tij përgjithmonë dhe kur ata të tregojnë shenja pavarësie, ai mund të bëhet një gaforre e çuditshme për një periudhë, pasi do tё rebelohet ndaj dëshirës së tyre për të eksperimentuar me botën jashtë.
E pra, kjo është e gjitha qё duhet tё dini pёr tё ardhmen. Problemi juaj i menjëhershëm është që ta nxisni Gaforren të lëvizё drejt një propozimi sa më shpejt, në vend qё tё lёvizё sa andej kёndej dhe ti shmanget situatёs konkrete. Ju mund të provoni duke u hequr sikur do largoheni nga ai, pёr ti dhёnё mundёsi njё mashkulli mё tё guximshёm. Zakonisht gaforret ndalojnё sё lёvizuri majtas-djathtas, sapo objekti- qё jeni ju- tregon shenja se ёshtё duke u larguar. Prania e njё mashkulli tjetёr afёr jush, mund ta zgjojё atё dhe ta bёjё tё reagojё.
Mënyra më e mirё pёr ti ngritur humorin ёshtё qё tё punoni me emocionet e tij, tё cilat qёndrojnё gjithmonё mbi mendjen e tij, e cila varet shume prej tyre. Muzika, poezia, lulet, rrobat e bukura, parfumet e shtrenjta duhet tё përdoren gjithmonё nё masën e duhur, sёbashku me fjalët e ngrohta dhe përkëdheljet e ëmbla. Kёto janë armët e duhura qё duhet të pёrdorni pёr tё mposhtur rezistencën e tij të dobët karshi romancës. Ju do ta fitoni zemrën e mashkullit tё udhёhequr nga Hёna, me humorin e tij tё ndryshueshёm dhe me një mijë ëndrra – sёbashku me aprovimin e tij pёr vajzёn mё tё mirё.
Pastaj ju tё dy mund të "lundroni larg për një vit dhe një ditë" dhe "tё vallёzoni nёn dritёn e hënës", ndërsa "hani me një lugë tё gdhendur me inicialet tuaja". Bon Voyage! Mos harroni – asnjёherё mos ia hidhni kapelen e vjetёr dhe tё dalё boje, as këpucët e tij të grisura tё tenisit, as dёftesat e notave tё shkollёs fillore. Kёto janë thesaret e tij. Sigurohuni qё tё merrni çadrёn me vete. Do të ketë disa netë me lagështirë. Mund t'ju them se dukeni shumё bukur nën gёzofin qё keni veshur? Por sigurisht qё dukeni. Një grua është e bukur kur e dashurojnё – dhe ju jeni .
Gruaja e shenjёs sё Gaforres
Nuk kam asnjё dyshim pёr kёtё qё do tju them. Në fillim, kur sapo tё njihni njё vajzё tё shenjёs sё Gaforres, ju do ta keni tё vështirë për të vendosur, nëse vajza juaj është një zonjushё e butë si Hëna apo njё zog i egër i vetmuar. Në fund, ju ende nuk do të keni njё pёrgjigje pёr kёtё.
Gjatё periudhёs me shi, ajo do tju tёrheqё nё melankolinё e saj; kur dielli tё dalё pёrsёri, ajo do tju bёjё tё qeshni pa fund me humorin e saj dhe do tju prekё me butёsinё qё do tё tregojё ndaj jush. Ajo është thjesht njё vajzё pak e trishtuar, gazmore dhe me shumё imagjinatё. Ajo gjithashtu e njeh mirё artin e kursimit tё qindarkave dhe parave.
Natyrisht, ju nuk mund ta vёrtetoni kёtё derisa ta keni marrë për grua. Një femër e kёsaj shenje mund të bёjё shpenzime të papritura, kur ajo është lënduar dhe ka nevojë tё shёrojё egon e saj të plagosur, por shumicën e kohës shpenzimet e saj do të jenё shumё pak nё krahasim me tё ardhurat.
Llogaria juaj e kursimit nuk do tё jetё nё interesin e saj, ndonёse paratё mund të jenë një nga temat e saj mё tё preferuara pёr bisedë. Ajo nuk do tju nёnvlerёsojё ju, nёse nuk keni pará, pёr aq kohё sa ju jeni lloji i njeriut që përpiqet ti fitojё ato. Ajo do tju ndihmojë të bëni dhe tё kurseni lekё, por jo ti shpenzoni ato. Mos shkoni shumë larg me shpenzimet, ose ajo do të shohё sesi po ju rrёshket siguria juaj financiare nёn duar. Kur ju i jepni kësaj vajzë një dhuratë shumё të shtrenjtë dhe ajo thotë: "Ju nuk duhet të kishit bërë kёtë," më lejoni t'ju them, ajo e ka seriozisht atё qё thotё.
Për tia hequr mendjen nga paratё, siguracionet, hipotekat, qeratё, faturat dhe çdo gjё tjetёr qё lidhet me tё ardhurat dhe shpenzimet, çojeni atё në breg të detit ,në mesnatë, për një shëtitje nën dritën e Hënës. Kёtu ajo do tё shfaqё mё tё mirёn e saj. Hëna do të nxjerrё nё dritё tё gjitha ëndrrat e saj sekrete dhe afërsia me ujin mund të bёjё qё dallgёt tё marrin me vete gjithё ndrojtjen e saj. Ju do tё keni mundёsi tё shikoni tё gjitha llojet e emocioneve tё saj në hapësirën e një orë. Pastaj ju mund të zgjidhni një nga ato që ju pëlqen më shumё dhe ta inkurajoni qё ta kultivojё atë.
Ju duhet të dini se ka dy qasje dalluese kur një femër e shenjёs sё Gaforres ka rёnё nё dashuri me ju. Nё situatёn e parё, ajo do tё jetё njё fёmёr e kёndshme, e butё, e ndrojtur dhe modeste. Tek e dyta do tё jetё mjaft ngjitëse. Ky lloji i dytё do të përdorë çdo dredhi tё mundshme, që të ulet sa më pranë të jetë e mundur me ju (kudo qe ndodheni). Kjo mund të jetë shumë emocionuese, natyrisht, në qoftë se jeni me tё vërtetë i interesuar pёr të.
Por në qoftë se ju thjesht po tregoheni miqësor dhe ajo qëllimisht ju shtrёngon dorёn ose ju puth nё faqe sikur tё jetё vajza e ёndrrave tuaja, loja mund të humbasё disi bukurinё e vet. Ju mund ta provoni kёtё lojё si pёr shaka, por unё njoh njё qё e bёri dhe vajza e Gaforres e ndoqi lojёn deri nё fund...sa zёvendёsoi gruan e tij. Ky lloj i femrёs sё Gaforres mund të jetë një kërcënim real për dashurinë e vërtetë dhe shtëpinё e lumtur. Për fat të mirë, kёto femra janё në pakicë. Megjithatë, edhe njё e vetme mund të shkaktojë shumë probleme.
Siç mund tё keni lexuar pёr shenjat e tjera tё Diellit, pak femra janë të përsosura. Vajza e shenjёs sё Dashit ёshtё gjithmonё duke zbritur dhe hipur nga njё taksi te tjetra, pёr ti bёrё punёt vete dhe duke i rёnё murit me kokё nga kokёfortёsia e saj; vajza e Shigjetarit është e sinqertë nё mёnyrё tronditёse, vajza e Akrepit mund t’ju tremb me misterin e saj, ato tё Binjakëve janё shumё tё paqёndrueshme dhe ju lёnё gjithmonё nё ankth, femra e Luanit ёshtё shumё krenare dhё egocentrike dhe kështu me radhë. Vajzat dhe gratё e shenjёs sё Gaforres, zakonisht nuk kanë asnjë nga këto tё meta.
Megjithatë, ka disa gjëra që "s'duhet ti bёni" lidhur me tё. Ajo urren që të kritikohet, ajo lёndohet thellë nga talljet dhe ajo nuk mund ta durojё dot refuzimin. Një, dy, tre. Kёto janё tё gjitha. Femra e Gaforres rrallё merr iniciativё, ajo ёshtё shumё hezituese. Ju do tju duhet tё bёni lëvizjen e parë. Nëse ajo arrin tё bёjё ndonjё lёvizje, do jetё ose anash, ose mbrapa.. Me natyrën e saj tё turpshme dhe frikёn se nuk do të pranohet, ajo vetёm i dёrgon sinjale mashkullit tё shenjave tё Diellit.
Duhet tё jeni të mirë me nënën e saj, ose ajo kurrë nuk do tjua fal kёtё gjё. Nëna është dikush qё ajo nuk duron ta shohё tё mёrzitur apo ofenduar. Sensi i humorit tё kёsaj vajze nuk ёshtё i ndjeshёm ndaj shakave qё mund tё bёjё vjehrra e saj. Reagimi i saj do tё jetё jo i favorshёm pёr mamanё tuaj. Dhe kurrë nuk e lexoni ditarin e saj tё 5 viteve tё fundit. Ndoshta do tё jetё me kyç, gjithsesi, pasi Gaforret pёlqejnё tё mbajnё sekrete.
Femra e kёsaj shenje nuk ka dёshirё tё rrefehet tek askush, por pёlqen tё degjojё tё tjerёt, ndёrsa zbrasin shpirtin e tyre tek ajo. Frika qё i frymёzon Hёna, tё dashurёs suaj tё gaforres, mund tju mbajё edhe ju pezull. Ajo ka frikë se nuk është e mjaftueshme pёr ju; se mos nuk është mjaft e zgjuar, sa duhet e re apo e vjeter. Nuk ka rёndёsi nёse ajo ka njё pamje si perёndesha e bukurisё,
Afёrdita, apo njё fytyrё si Helena e Trojёs dhe njё mendje si tё Aristotelit: ajo sёrish do të ndihet e pamjaftueshme pёr ju. Sigurojini asaj se është e re, e bukur, e zgjuar dhe ju ka . Gjёndja e saj shpirtёrore do tё ndryshojё mesatarisht katër herë në muaj, gjatё çdo çerek Hëne, plus luhatje të vogla dy herë në ditë-ndikuar nga Baticat. Gratë e Gaforres e adhurojёn kuzhinen, sidomos furrёn e pjekjes. Kuzhinë do të ketë vend të saj të preferuar deri tani (pranë çerdhe). Ajo do të kujdeset pёr ju si klloçka pёr zogjtё e vet dhe ju do ta pёlqeni shumё kёtё. Shumica e meshkujve e pёlqejnё.
Përveç frikës padyshim tё pajustifikuar rreth aftësisë së saj nё kuzhinë, ajo mund të jetë e frikësuar se ju nuk e dashuroni mjaftueshёm. Kjo duhet si diçka shumё e lehtё pёr tu korrigjuar pёr çdo mashkull. Mund tja provoni kёtё gjё sa herё tё doni- sa mё shpesh aq mё mirё. Gruaja juaj do tё jetё e hapur ndaj pёrpjekjeve tuaj nё mёnyrёn mё tё bukur. Pasi të keni ndezur dritën jeshile, ajo do ta njohё kёtё sinjal, i cili mund të largojë ndjenjat e saj të paaftësisë, por që mund tё krijojё një problem të ri.
E vёrteta ёshtё qё pasi tё keni fituar femrёn e shenjёs sё Gaforres, ajo nuk do tju lejojё tё largoheni prej saj, pёr aq kohё sa ajo tё jetojё. Kjo nuk është diçka e keqe. Ka njerёz qё do tё vdisnin pёr njё besnikëri të tillë. Ju kurrë nuk do të vdisni nga uria për ushqim apo pёr dashuri, pasi tё keni fituar dashurinё e saj. Humori i femrёs sё Gaforres ёshtё i ngrohtë dhe i dashur, po tё mendoni tё gjitha sirenat e tjera me tё qeshurёn e tyre sarkastike zgjuarsinё e tyre cinike.
Është totalisht e padrejtë të lozni me zemrёn e kësaj vajze, sepse ajo do tju dashurojё, do tju respektojё e dёgjojё dhe ndoshta do tju bezdisё pak me pёrkushtimin e saj tё sinqertё. Pse mos ta inkurajoni njё dashuri të tillë të rrallë dhe tia ktheni me tё njёjtёn monedhё? Mos harroni sesa kёmbёngulёse ёshtё ajo!
Ju mund thjesht tё flirtoni lehtёsisht nё fillim, por do ta keni tё vёshtirё qё ti jepni fund. Ajo nuk ka pёr ta dёgjuar fishkёllimen e bilbilit tuaj qё sinjalizon pёrfundimin e lojёs flirtuese. Nuk ka asgjë të cekët apo sipërfaqësore në lidhje me ndjenjat e një gruaje tё shenjёs sё Gaforres. Kur ajo zotëron si një burrë, ashtu edhe një gotë, ato do tё bёhen tё sajat përgjithmonë.
Ajo mbase nuk do ti trullosё miqtë tuaj me gjallërinё e saj dhe tё qeshurёn plot gaz, por ajo nuk do të dështojnë tju bëjë përshtypje ju me bukurinё e saj. Gratë e lindura nё korrik preferojnë ti kursejnë emocionet e tyre më të thella për njerëzit më të afërt. Pasi tё keni provuar tё dilni me vajza tё shenjave tё tjera tё zodiakut dhe ti krahasoni ato mё vajzёn e Gaforres, jo do shkoni me vrap tek ajo dhe do ti luteni qё tju ngjitet sёrish, akoma mё fort.
Aspekti mё i vёshtirё në trajtimin e saj është qё ta mbani atё larg guacёs sё vet. Ndjenjat e saj janë shumё tё ndjeshme dhe vërejtja me e vogël, qoftё edhe pa qëllim mund ta lёndojё thellё atё. Është e vështirë të dini se kur ajo papritmas do tё preket nga diçka qё e nёnkuptoi. Ju mund ti thoni ёmbёl nё njё mbremje “flokët e tu duken tё mrekullueshëm" dhe asaj do ti mbushen sytё me lot. Pse? Sepse ju i latё tё kuptonte herёn e fundit kur e takuat se flokët e saj dukeshin shёmtuar. Gratë e Gaforres mund të jenë mjaft tё ndjeshme. Ato qajnë shumë. Gjithmonë mbani një shami me vete.
Sakrifica e njё gruaje tё shenjёs sё Gaforres mund tё jetё e pafund, kur bёhet fjalё pёr njerёzit qё i ka pёr zemёr. Trimërinё qё nuk e tregon pёr veten e vet, e ka aty, gati pёr njerёzit e aferm qё mund tё kenё nevojё pёr forcёn e saj. Ajo kurrë nuk do t’ju zhgenjeje apo braktisё kur gjёrat pёrkeqёsohen dhe nё kёto situata, ajo do tju ngjajё mё shumё me njё shkёmb gjigand sesa me dritёn e argjendte dhe tё brishtё tё hёnёs.
Fëmijët e saj do të gjejnё njё strehёz fuqie dhe shpёtimi tek nёna e tyre e shenjёs sё Gaforres. Ajo do ti ndihmojë ata të gjejnë rrugën e tyre nё jetё, dukei udhёzuar me ndjeshmeri dhe mirёkuptim. Ju mund të vuani disi humbjen e lehtë të vëmendjes kur foshnjat tuaja të vijnë nё familjen tuaj. Ju e dini qё Gaforrja udhёheq sektorin e mёmёsisё. Do të vazhdojë të ketë vend për ju, por do te duhet tё lёvizni nga qёndra ku ishit. (Një grua e kesaj shenje qё nuk ka fёmijё, do ti dojё kafshёt shtёpiake dhe miqtё e saj me tё njёjtёn dashuri nёne qё do donte fёmijёt e saj biologjikё Ashtu si zogjtë e porsalindur, fёmijёt e saj do tё ushqehen nga ajo sa herё tё hapin gojёn dhe ushqimi do tё jetё i ngrohtё dhe i shijshёm.
Asgjë nuk është tepёr e mirё për familjen e saj. Kur një fëmijë teshtin, ajo do ta mbajё nё shtrat dhe do ti japё ilaçe, çaj tё nxehtё dhe supё me pulё, derisa ai tё bёhet mjaftueshёm mirё pёr tё dalё nga krevati. Fёmijёt e saj nuk do tё dalin nga shtёpia pa veshur pallton e trashё, doraçkat dhe shallin kur ёshtё ftohtё, ndёrsa kur bie shi nuk mund tё dalin pa çadёr dhe cizmet e shiut.
Fёmija i saj duhet të ketë forcё pёr tё luftuar kundra pёrkujdesjeve tё tepruara nё mamase sё tij. Gjithashtu, do tё jetё shumё e vёshtirё pёr tё tё mos vazhdojё tё pёrkёdhelet kur tё jetё larg shtёpisё dhe mamasё sё tij. Pothuajse do tё jetё njё goditje e fortё, kur ai tё dalё nё jetё dhe tё kuptojё sё nuk ёshtё qendra e universit pёr tё tjerёt.
Njё përkushtim i tillë mund ti jape atij njё siguri tё madhe ndaj familjes sё tij, por mund ta bёjё atё shumё tё varur ndaj familjes sё tij tё origjinёs dhe tё paaftё tё shohё gabimet e tij. Kjo nёnё do të ruajё çdo fletore tё klasёs sё parё tё fёmijёs sё saj; ajo do tё varё nё mur zhgarravinat e para dhe vizatimet e tё voglit tё saj, qё tani ёshtё rritur. Gratë e Gaforres nuk janё entuziaste pёr lidhjen martesore tё fёmijёs sё tyre.
Ato kanë tendencën ti zvarrisin diskutimet pёr kёtё çёshtje dhe mendojnё se askush nuk ёshtё nё nivelin e djalit apo vajzes sё tyre. Ndonjëherë, nusja apo dhëndëri i mundshëm i një prindi tё lindur nё muajin korrik, ka për të kaluar shumё prova, pёrveç analizёs sё gjakut, para sё tё aprovohet nga vjehrra e ardhshme e shenjёs sё gaforres.
Kjo ёshtё njё përmbledhje e tё gjithë qëndrimit tё femrës tё udhёhequr nga Hëna ndaj të gjitha formave e dashurisë dhe mbi të gjitha ndaj martesёs sё saj. Tipari i saj mё i theksuar ёshtё posesiviteti, i cili ёshtё i palёkundur, por jo agresiv.
Thellё nё zemrёn e saj, ajo e di, se nuk ka rëndësi se sa larg do tё shkoni për të ndjekur ëndrrën tuaj, ju gjithmonë do të ktheheni përsëri dhe ajo do të jetë aty duke pritur me durim. Sytë e saj do të vazhdojnë të jenë tё bukur, mbushur me magjinё e Hënës ( ju kujtohet), kuzhina do tё mbajё erë gatimesh me erёza tё kёndshme dhe ajo do tju pyes se si kanё shkuar punёt pёr ty, se si po ndihesh.
Nëse gjërat kanё shkuar keq dhe ju ndiheni të mёrzitur, ajo do tregojё një shaka për tju bёrё për të qeshur. Pastaj ajo do të mbushё stomakun tuaj me ushqimet e shijshme tё saj dhe pasi ju jeni të relaksuar, ajo do ti largojё shqetësimet tuaja me këshillat e saj të ndjeshme dhe humor e saj të pasur.
Më vonë, nën dritёn e zjarrit qё shndrit, ju do të vёshtroni fytyrën e saj të qetë dhe do të pyesni veten përsëri, "A është ajo me të vërtetë një vajzë e Hënёs apo një zog i dashur i vetmuar?" Por përgjigje nuk do të duket shumë e rëndësishme tani.

Fëmija i shenjёs sё Gaforres
Mbajeni mend mirё kёtё, madje shkruajeni diku : fëmija juaj i Gaforres do ta ndryshojë humorin e tij mё shpesh se ju i ndryshoni atij pelenën. Është një botë e çuditshme dhe e re për të foshnjёn e Hёnёs. Ai do të mahnitet nga gjërat e shijshme qё janё për të ngrënë dhe pёr të pirë; ashtu siç do hipnotizohet nga pamjet me ngjyra qё do ti kalojnё para syve tё tij të mprehtë, tё cilat do ti bёjnё aq shumё përshtypje sa nuk do ti shlyhen nga kujtesa e tij e fortё. Ai nuk do tё harrojё asnjё gjё nga ato qё pёrjeton. Nga mëngjesi deri në darkё, mendja e ngarkuar e fëmijës Gaforre do tё rregjistrojё çdo gjё që sheh dhe dëgjon.
Është e vështirë për të rriturit e kësaj bote qё tё ndjekin ёndrrat apo imagjinatёn e tij. Emocionet e tij janë të pasura, të gjalla dhe të ndryshme, por megjithё kёto, ai prapё mund të jetë dhe tё ndihet i vetmuar.
Këta të rinj kanë nevoja më emocionale se djemtë dhe vajzat e shenjёs sё Peshqve. Shumë herё më tepër se te çdo fëmijë i shenjёve tё tjera, ndikimi mё i fortë tek Gaforret është gjithmonë mjedisi i hershёm i shtёpisё. Nga fillimet e fёmijёrisё deri nё moshёn e adoleshencës,
Gaforret e vegjёl janë jashtëzakonisht të varura nga reagimet e prindërve të tyre (por edhe tё vëllezerve dhe motrave tё tyre.) Fëmija juaj hënor mund të jetë shumë i ndrojtur për të shprehur dëshirat e tij të vërtetë tё brendshme, por ai fshehtas dëshiron të llastohet, tё pёrkёdhelet dhe adhurohet. Nëse ai nuk merr vëmendje dhe miratim nga familja, të afërmit dhe miqtë, refuzimi thjesht mund ta copёtojё atё.
Edhe pse fёmija juaj i shenjёs sё Gaforres, mund tё bёhet pёr njё periudhё kohё rebel pёr shkak tё adoleshencёs, gjatё viteve tё fёmijёrisё, do tё jetё e lёhtё tё menaxhohet dhe disiplinohet. Vetvetja e tij ёshtё shumё e vёrtetё dhe e rёndёsishme pёr tё, prandaj ai do luajё me veten e tij pёr shumё orё, kur tё jetё i vogёl. Ai madje mund të ketë edhe një shok apo shoqe të padukshme, me emrin Adi ose Ana, i cili e ndihmon atë të bëjë pjata me baltё, lule imagjinare apo të luajnë kauboi dhe indiani.
Ky shok/shoqe imagjinare gjithmonё do ta lejojё djalin e shenjёs sё Gaforres tё fitojё dhe do ti nxisi dёshirёn tё bёhet njё udhёheqёs pa u lodhur shumё. Ndonjëherë këta shokё imagjinare do të zhduken për javë apo mё shumё, por ata do të kthehen sёrish sapo njё shok klase apo shkolle do tё lёndojё ndjenjat e brishta tё fёmijёs sё Hёnёs apo do ta komandojnё atё.Ndonёse fёmijёt e Gaforres janё tё urtё dhe tё qetё, kjo shenjё ёshtё njё nga shenjat e Zodiakut kryesore qё udheheq, prandaj ata nuk janё tё gatshёm tё drejtohen nga tё tjerёt. Ata dallohen pёr tё menduarin e pavarur dhe individualizmin e theksuar.
Nëse fёmija juaj ndjek zakonet e shumicës së fëmijëve të lindur nё korrik, ai do të gjeje rrugёn e tij pёr tu pёrkёdhelur. Ai mund tё mёrzitet dhe qajё kur injorohet apo trajtohet ashpër. Meqёnёse po flasim pёr tё qarёn: ky fёmijё mund tё pёrmbytё njё dhomё me lotёt e tij. Nëse gjithё kёto lotё, nuk arrijnё tё fitojnё ndjeshmёrinё e tё rriturve qё i duhen atij pёr shёndetin emocional, djali apo vajza e vogёl e Gaforres, do tё bёhet njё i rritur me sy pa lot e me zemёr shterpë, i paaftë për të dhënë ose për të marrë dashuri – do tё kërkojё vetminё,do tё krijojё shumë pak miqësi-dhe nё moshё tё vjetёr do jetё njё njeri komplet i vetmuar.
Kur një Gaforre tillë kaq e ndjeshme është në kujdesin tuaj, është e vërtetë e rёndёsishme qё tё qeshni dhe të qani me të për të qetësuar frikën e tij. Ai do ketё shumё frikёra nё tё vёrtetё. Fёmija juaj Hёnor mbase nuk do ketё njё listё me shumё faqe, por e sigurtё se do ketё mjaftueshёm prej tyre. Ai mund tё ketё frikё tё fle me dritёn fikur, apo tё rrijё vetёm nё dhomё, mund tё ketё frikё nga shkrepёset e ndezura, nga makinat bёjnё zhurma tё mёdha, apo nga kafshёt e ndryshme, nga njerёzit e panjohur, nga dritat e ndritshme, nga ushqimi qё nuk e ka shijuar më parë,apo nga rrufetё dhe bubullimat.
Ky fëmijë kërkon shumë ndjeshmëri emocionale për të zhvilluar cilёsitё e tij artistike dhe krijuese. Nëse ju i jepeni atij me gjithё zemёr në vitet e tij tё para tё formimit, kjo do ta ndihmojë atë të rritet në një individ bujar, tё durueshёm, tё sigurt dhe me zemёr tё hapur. Nëse kujdesi dhe vëmendja i eshtё mohuar gjatё kёtyre viteve tё para, dhembshuria e tij natyrore dhe mirësia mund të deformohen dhe të kthen nё vetë-keqardhje dhe heshtje tё hidhur.
Frika, vetёm nëse përballohet mё herët, mund të bëhet e palogjikshme dhe paragjykuese. Gaforret e vegjël të cilёt nuk janё ndihmuar tё zhvillohen emocionalisht, ndonjëherë mund të kthehet në individё dyshues dhe shpesh hakmarrës. Në rastin më të mirë, këta burra dhe gra të pakënaqur dhe me luhatje humori, bёjnё njё jetё tё trishtuar dhe të qetë, përveç nëse marrin një vendim dramatik për të ta zhytur veten e tyre në ndërtimin e një perandori financiare ose zhvillimin e një talenti të fshehur.
Dua tё theksoj se kёta fёmijё te ndjeshёm mund tё mendojnё dhe imagjinojnё lёndime dhe zhgёnjime, si dhe të përfytyrojnё një refuzim i cili nuk ka ekzistuar kurrë. Duhet tё tregoni kujdes tё veçantё pёr t'i bindur ata se janë të mirë, tё zgjuar, tё bukur, të dashur dhe tё dёshiruar. Shumë prindër e ndiejnё kёtё nevojё tё fёmijёs sё tyre Gaforre dhe kjo ёshtё arsyeja pse shumё fёmijё tё kёsaj shenje janё pёrkedhelur aq shumё në shtëpi, saqё tronditen shumё kur zbulojnë se bota jashtё nuk do tia dijё pёr dëshirat e tyre personale.
Nuk është çudi pse kaq shumё fёmijё tё Udhёhequr nga Hёna kanё kujtime tё mrekullueshme nga mamaja e tyre dhe praktikisht kanё ndërtuar një vend të shenjtë për të ndёrsa ata rriten. Askush tjetër nuk do tё kujdeset aq shumё pёr tё pёrsёri. Pikёpyetja e madhe qё ka njё prind me një fëmijë tё kёsaj shenje, është nёse duhet tё jetё i vendosur dhe ta udhёzojё atё apo tё jetё tolerant dhe ta pёrkёdhelё. Gjetja e rrugës sё mesme nuk është asnjёherё e lehtë dhe ky problem mund tju mbajё disa netё pa gjumё. Fjala kyçe është: qetёsohuni. Dashuria zakonisht e gjen vetё rrugën. Formula më e mirë është disiplina sipas modës së vjetër, kur ai ka nevojë për të dhe shumë përqafime, puthje dhe pёrkёdhelje nё çdo kohë.
Mësuesit zakonisht i vlerёsojnё djemtë dhe vajzat e Gaforres si gjenialё nё lёndёn e historisё. Ata rrallë i harrojnë datat ose ngjarje e ndryshme. Kjo për shkak se, në sajë të ndjeshmërisë së tyre, ata mund të lexojnё për diçka që ka ndodhur vite më parë dhe pothuajse të besojnë se ata ishin aty prezentё. Nëse Thomas Jefferson ose Abraham Lincoln do të mund të ktheheshin dhe të tregonin historitë e tyre, ata ndoshta nuk do ti tregonin me mё shumë ngjyra sesa Gaforrja tipike, kur diskuton ngjarjet e të kaluarës sё zbehtë dhe të pluhurosur.
Është sikur ata nё fakt ishin aty kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë apo kur u qёllua presidenti John Kennedi. Vështirë tё ketё një detaj që nuk mund ta imagjinojё njё person i kёsaj shenje. Është e lehtë për të parë pse kaq shumë prej këtyre djemve dhe vajzave të ndjeshme të shkojnë në skenë, bëhet fotografët krijues apo të ndjekë një karrierë të shquar në muzikë apo art. Prandaj ёshtё e lehtё tё kuptoni pse kёta tё rinj tё shenjёs sё Gaforres bёhen fotografё, apo ndjekin njё karrierё nё fushёn e artit apo muzikёs.
Mёsuesit dhe drejtuesit e kёtyre mendjeve të reja Hënore, me raste mund tё ankohen për kokëfortësinë apo ёndёrrimet qё shohin tek kёta fёmijё, por kjo nuk ndodh aq shpesh sa tё bёhet vërtetë e mundimshme. Gjithsesi, mund tё ketё edhe raste kur ata mund tё ekzagjerojnё. Kёshtu djali i Gaforres mund ti shpjegojё gёrvishjet qё i janё bёrё kur ra nga shkallёt, duke sajuar njё situatё sikur njё ari e ka sulmuar nё pyll. Vajza mund të japë një recital tё trishtuar se si ajo u mbyll nё dhomё nё darkë nga prindërite saj mizore, ndёrkohё qё thjesht mund tё ketё patur njё debat me familjen e saj.
Por kur tё ketё dhimbje të vërtetë, në vend qё të krijojnё tragjedi imagjinare, fëmija tipik i Gaforres do tё qёndrojё i heshtur dhe do të refuzojë të flasё në lidhje me të. Ka një proverb tё vjetër kinez qё i pёrshtatet mё sё mirё kёsaj situate:". Ai që është i lënduar- nuk ka nevojё tё flasё".
Ashtu si fëmija i Peshores, tё vegjlit e lumtur tё shenjёs sё Gaforres mund ta mbarojnё tё gjithё ushqimin e shtёpisё dhe tё lёndohen nёse i vendoset pseudonimi “Bullafiq”. Por nёse ka shumё ngacmime dhe nervozisёm, pseudonimi mund tё bёhet “Skeleti”. Ёshtё mirё qё tё anashkalohen të gjitha pseudonimet pёr fëmijët e Hёnёs. Ata kurrë nuk duhet të ngacmohen dhe tallen kurrё.
Shumica e fёmijёve tё shenjёs sё Gaforres janё shumё tё interesuar tё gjejnё punё me pagesё dhe ata do tё kёrkojnё nё gjithё lagjen pёr tё gjetur njё punё tё çfarёdoshme. Fëmija juaj i Hёnёs do të fillojë qё nё moshё tё vogёl tё presё barin, tё mbledhё gjethet nё oborr, tё hedhё mbeturinat dhe tё kujdeset pёr foshnjat. Ai do tё kthejё shishet dhe kanaçet pёe riciklim, do të ndihmojë pёr tё marrё rrobat nё pastrim kimik, do tё shesё limonadë apo lodrat e tij tё vjetra, apo çdo gjë tjetër që ai mund të mendojё se do ti sjellё ndonjё qindarkё nё xhepin e tij. Qindarkat dhe monedhat,do tё bёhen mё nё fund kartёmonedha dhe ai do ti mbledhё e do të llogarisё me kujdes ato, ndёrkohё qё njё pjesë e mirë e tyre do tё ruhen me fanatizёm prej tij.
Ai ndoshta do tjua ofrojë vetë paratë e tij mё shpejt se fëmijët e tjerë dhe do të jetë krenar për kёtë. Ai do tjua lehtёsojё librin tuaj tё llogarive financiare në shumë mënyra. Këta fëmijë shpesh do tё punojnë ndёrkohё qё janё nё shkollё tё mesme, por edhe nё universitet. Djemtë do të kenё një kuriozitet të shëndetshëm për botën e biznesit. Vajzat do të jenë tё afta në çështjet e parave, por ato gjithashtu do të shpenzojnë shumë kohë me kukulla e tyre dhe pjekjen e gatimeve tё ndryshme, duke praktikuar për karrierën e tyre të ardhshme si nëna.
Fëmija juaj do tju kënaqё me shakatë e tij dhe të qeshurёn e tij ngjitëse. Ai mund të bëjë fytyra qesharake që duken si maska tё Halloёeen dhe ai do tё shohё humorin në çdo aspekt tё jetёs sё njerёve qё e rrethojnё. Gjithashtu, nёse do keni mundёsi, jepini atij njё ngastёr tё vogёl tokr (nё oborrin pas shtёpisё) ku ai mund të mbjelle bimë tё ndryshme dhe ti shikojë sesi ato rriten.
Ai do të shqetёsohet me tё vёrtetё shumё pёr të afërmit e sëmurë, pёr emergjencat financiare në familje, si dhe vështirësitë apo prpblemet e miqve dhe fqinjëve të tij. Fёmijёt e Hёnёs do ti adhurojnё librat qё flasin pёr heronj, tё cilёt u kanё bёrё ballë vështirësi, për të bërë vepra të mëdha. Kёta fёmijё do të jenë veçanërisht të butë dhe dashamirës me kafshët.
Por në qoftë se ata ndihen se po trajtohen keq, ata mund të kalojnë në mizori, ose më mirë, ta reflektojnë atë tё fёmijёt e tjerё mё tё vegjёl se ai. Gaforret e vegjel mund tё zemёrohen shumё, por tё tilla gjendje shpirtёrore rrallë zgjasin më shumë se disa orë, pastaj zёvendёsohen me një zbardhje dhëmbësh çarmatosёse.
Ndonjё mbrёmje, pasi tё fikni ambazhurin kur jeni nё krevat, ju mund të pyesni veten, siç bёjnё të gjithë prindërit, lidhur me ditёn (nё njё tё ardhme jo shumë të largët) kur i vogli juaj çamarrok do tё largohet. Shtëpia do të jetë akoma aty, bosh nga lotët e tij të alternuara me të qeshura, pasi Gaforrja juaj gazmor do tё ketё ikur nga shtёpia, pёr tё ndёrtuar jetёn dhe familjen e tij tё re. Ai do tё harrojё ai tё kthejё kokёn pas? Jo, nëse ai ka lindur në fund të qershorit ose fillim tё korrikut.
Vitet mund të kalojnё dhe ai mund të lundrojё në dete tё largëta, por ju mund ta ruani akoma kumbaranё me qindarkat qё ju dha njё tё shtunё mbasdite. Dhe ju mund ta vendosni kukullёn e preferuar tё saj në vendin e vet afёr dritares. Fëmija juaj i udhёhequr nga Hëna do të vijë në shtëpi përsëri - të takohet me kujtimet e vjetra dhe të vizitojё të kaluarën. Pa marrë parasysh sesa kilometra e ndajnë atë nga dita e djeshme, kudo që ai jeton është gjithmonë i gatshёm pёr tu kthyer nё shtёpi. Mbajeni kutinё me biskota plot!

Shefi i shenjёs sё Gaforres
Pasi tё mësoni rreth humorit tё njeriut tё shenjёs sё Gaforres, ju mund të keni përshtypjen se zyra e një shefi tё tillё do tё jetё nje vend gazmor, me çdo gjё tjetёr, pёrveç njё kamarieri duke shёrbyer shampanjë. Punonjësit do të jenë njerëz të drejtë dhe drejtori ekzekutiv Hënor do tё jetё i zgjuar dhe komik. Tё shkoni nё njё punё tё tillё, do tё jetё si tё punoni në një klub nate çdo ditë. Por nё fakt nuk do tё jetё kёshtu – jo saktësisht kёshtu.
Nëse ju punoni për një njeri tё medias apo tё filmave humoristic, tё gjitha kёto mund tё qёndrojnё. Nё çdo vend tjetër, do të ishte më mirë qё të drejtoni kurrizin, tё shtrёngoni kravatën tuaj dhe ti harroni shakatё. Shefat e Gaforres, janё shumё punёtorё dhe nuk u shkon aspak e qeshura gjatё punёs.
Humorin e tij nё punë mund të shikoni kur qesh me njё konkurrent tё mbikёnaqur me veten ose kur nёnqesh me kёrkesёn tuaj pёr dyfishimin e rrogёs tuaj, para se ta keni merituar. Të dyja këto situata do ta bёjnё atё tё qeshё me tё madhe dhe tё zbardhё dhёmbёt. Asgjë tjetër nuk mund ti shkaktojnё atij tё qeshura tё gjata apo tё zhurmshme. Humori është ende aty, nën fytyrën e tij të mprehtё të biznesit dhe nёn jakën e bardhë borё, por do të përdoret me masë në punë.
Shumica e qeshjeve të tij në punë do të ruhen për gabimet njerëzore komike, ose për të lehtësuar nervozizmin e dikujt dhe zёri zakonisht do të jetë me mirësi. Shtatë orë dhe pesëdhjetë e nëntë minuta nga çdo tetë orë punë, megjithatë, do të jenë pa humor, madje edhe tё zymta.
Shpresoj qё ju do të përfitoni ndonjё gjё nga fitimi i madh qё arriti ai nё marrёveshjen e tij tё fundit. Shefi i Gaforres ka hyrё nё biznes për një qëllim të vetëm. Për të fituar para! Pikё!!I Pará!!Ёshtё ajo letra e gjelbёr, me numra dhe shkronja tё zeza tё shtypura nё tё, e cila nёnkupton sesa pushtet, prestigj dhe luksos do të blejë (nё varёsi tё shifrёs qё mban).
Ju e merrni atё pёr punёn e vёshtirё qё bёni. Sa mё shumё qё tё punoni, aq mё shumё tetra tё gjelbra do tё merrni dhe aq mё tё mёdha do tё jenё numrat e shypur nё cepat e letrёs. Kjo është filozofia e shefit Hёnor nёn guackёn e tij tё Gaforres. Do të ishte e mençur qё ta pёrvetёsonit kёtё filozofi dhe ta bёnit tuajёn.
Nё çfarëdo biznesi qё tё jetё pёrfshirё, shefi i kёsaj shenje ёshtё nё fushёn e tij, bёhet fjalё pёr tregti – qё nga shitja e kuajve apo lopёve deri tek aksionet e bursave. Ai është mjeshtër pёr tё kuptuar se çfarё duan njerёzit dhe pёr tua dhёnё atё qё duan me njё fitim tё konsiderueshёm pёr tё.
Joshja ndaj parave të shpejta, mund ta kenё penguar atё tё ndiqte arsimimin qё dёshironte dhe tё zgjidhte tё behej njё njeri qё punon pёr veten e vet. Pyeteni kur ka punuar pёr herё tё parё me rrogё. Do tё habiteni nga pёrgjigjia e tij. Ai ndoshta ka filluar tё punojё nё pushimet e verёs tё klasёs sё pestё, kur shpёrndante postёn apo kur bёnte pazarin e komshies sё moshuar qё jetonte vetёm.
Gjithashtu, kini parasysh se ai ka njё kujtesё si tё elefantit. Kёta drejtues rrallё harrojnё ndonjё gjё. Kjo përfshin kohën qё mbërrini nё punё, orёn kur largoheni dhe sa herë që ju shkoni nё tualet gjatё orarit tё punёs. Por gjithashtu ai nuk do ti harrojё orёt pas orarit zyrtar qё keni qёndruar nё zyrё dhe kohёn që keni punuar gjatё gjithë fundjavës për ta ndihmuar atë me një kontratë të rëndësishme; dhe ju do të shpёrbleheni nё mёnyrё tё drejtё, madje mund tё jetё edhe shpёrblim bujar.
Ai mund të ketë trashëguar pasuri dhe pozitë shoqёrore nga familja e tij, por shefi i Gaforres rrallё do tu mburret tё tjerëve për famën e familjes së tij. Ai kёrkon dhe duhet të provojё se mund tё nxjerrё me aftёsitё e veta, copat e tij tё arit. Megjithatë, ai nuk është lakmitar dhe i pangopur. Ai është me të vërtetë i këndshëm dhe dorёlёshuar, pa qenë naiv në lidhje me kёtë fakt.
Për të, bamirësia fillon në shtëpi. Familja e tij vjen e para. Pastaj vjen biznesi i tij. Pas kësaj, jeni ju dhe gjithё tё tjerёt. Askush nuk mund të jetë aq i mirё dhe bujar kur marrësi e meriton dhe kur nё tё vёrtetё ai qё kёrkon ndihmё, nuk ka askund tjetёr ku tё drejtohet. Atёherё Gaforrja do të bëjë gjestin e vet – i cili nuk do tё jetё i vogël. Vetëm mos harroni se ka një dallim të madh midis bamirësisë të ndershme dhe spekulimeve tё nxituara. Ai ka një zemër të butë, por koka / mendja e tij nuk ёshtё dhe aq e butë.
Në realitet, shefi juaj i shenjёs sё Gaforres ёshtё njё njeri thellësisht i ndjeshëm e i butë dhe në thelb i pasigurt. Suksesi ia zbut shumë frikёrat e tij të brendshme dhe kjo është arsyeja pse ai e ndjek atë me aq devotshmёri. Kur ai lëndohet ( dhe kjo mund tё ndodhё mё shpesh sesa mendon apo kupton ti) ai struket nё guackёn e tij. Ka gjithashtu dhe njё lloj Gaforreje qё ёshtё luftarak kur nuk merr atё qё do dhe kjo shpesh funksionon nё avantazhin e tij. Njerëzit shpesh ndihen keq për një Gaforre, kur struket nёn guackёn e vet. Ndonjёherё ata do tё bёnin gjithçka pёr ta nxjerrё atё pёrsёri jashtё.
Ka shumë drejtuese femra tё shenjёs sё Gaforres, gjithashtu. Pothuajse çdo femёr Gaforre qё do të takoni ndonjëherë ka punuar dikur në jetën e saj, është duke punuar tani, ose është duke ju drejtuar ju tani. Ajo mund të jetë e dashuruar me dashurinё, por ajo do të ketë një rival – punёn. Ajo nuk do të jetë e kënaqur vetëm me sigurinё emocionale, edhe pse ndonjëherë do tё mendojё se mundet. Pёr tё gjitha femrat e Gaforres, lumturia është ndarja e parave dhe dashurisё në masë të barabartë.
Megjithatё, kёto femra ndoshta do tё kenё antipati tё madhe për punët e shtëpisë. Shumica e grave e kanё me siguri kёtё ndjesi. Nëse keni dëgjuar ndryshe, kjo është për shkak të lidhjes që ato kanë me gatimin dhe kuzhinën.
Në fakt, këto gra do të preferonin tё konkurronin në botën e një mashkulli, pavarёsisht ndjenjave tё tyre tё brishta, sesa tё rropateshin nё rutinën e përditshme, duke larё, pastruar dhe fshirё pluhurat. të Ato urrejnë ta pranojnë këtë fakt dhe shtëpitë e tyre janë zakonisht të këndshme, me vende të pastra ose tё çrregullta, por ato nuk e pëlqejnë aspak tё jenё amvisa.
Në shumë mënyra, gratë drejtuese nuk ndryshojnë në thelb nga burrat qё drejtojnё, me një përjashtim. Gaforret vajza nuk veshin pantallona dhe këmisha të bardha, as kravata. Ato vёnё njё buzëqeshje të butë nё fytyrё për të fshehur zemrat e ndjeshme dhe mendjet e rrethuara me guackё tё fortё. Zakonisht veshjet e saj do jenё gjithё klas dhe romantizёm.
Të gjithë drejtuesit ekzekutiv tё shenjёs sё Gaforres, kanё njё tё kuptuar tё jashtёzakonshёm tё ndjenjave tuaja. Ata do të kuptojnё çdo gjë që thoni me saktësi, nё mёnyrё tё çuditshme dhe pjesa mё e habitshme ёshtё se ata janё gjithashtu shumё tё mprehtё pёr tё kuptuar fjalët që ju kёni lënë pashprehur,prandaj kini kujdes me ato qё nuk i keni thёnё, por i mendoni.
Nё tё vёrtetё, Gaforret nuk janё njerёz tё vetmuar. Ata mund të kenё momente me humor tё luhatshёm apo depresion, por ata zakonisht e rrethojnё veten me njerëz. Vetmia është diçka e frikshme për shumicёn e Gaforreve, me përjashtim të atyre që e kanë kërkuar atë, për shkak të plagëve shumë të thella tё marra herёt herët në jetë dhe madje edhe ata janë të mjerueshёm, ndonёse nuk janё tё vetёdijshёm.
Është mirë tё punosh me njё drejtor/e ekzekutiv tё shenjёs sё Gaforres. Ajo qё do tё mёsoni prej tyre pёr njё muaj, do jetё mё shumё sesa do tё mund tё mesonit nga shefat e tjerё pёr njё vit. Gjëja më e rëndësishme që ju do të mësoni është konsiderata. Një shef i kёsaj shenje merr pёrsipёr tё drejtojё ujdi apo marrёveshje tё vështira, por ai është i drejtë dhe mendjemprehtë. Tё luaj një lojë pёr tё fituar apo humbur ёshtё një gjë. Por tё përfitojё nga të pafajshmit është një gjё tjetër.
Në thelb ai ёshtё një njeri i mirë dhe i ndershёm. Mirësjellja dhe dhembshuria nuk janë fjalë të dala mode pёr tё. Pёr kёtё njeri, ato janё pjesë e kodit tё tё qёnit zotёri. Në qoftë se qëllimet tuaja janë të sinqerta, motivet tuaja janë të shëndosha dhe zemra jote është e pastёr, ai do t'ju mbështesë kur tё keni probleme personale.
Gaforrja pret me durim dhe me këmbëngulje, me sytё e rrumbullaktё tё hapur. Mendja e tij mbetet vigjilent dhe praktike, por zemra e tij ëndërron dhe ëndrrat janë po aq magjike sa drita e Hënës qё e nxit atë. Kёto endrra mund ta çojnё atë në një udhëtim magjepsës dhe emocionues nё tё gjithë botёn, ose ta frymëzojnё për të ndërtuar një industri tё rёndёsishme që i përdor fitimet e saj të tepërta për të nxitur kërkimet shkencor nё ndihmё tё njerëzimit. Por çdo ëndërr e tij është ndërtuar mbi një themel të fortë. Poezia e tij është e bukur, por ajo gjithmonë ka kuptim.
Sa për shakatё, sigurohuni që tia tregoni atij në orarin e drekës, jo në kohën qё jeni nё zyrё. Në qoftë se do tё jetё pёr njerëzit e thjeshtë dhe do tё ketё qёllim tё mirё, ai do tё qeshё me shakanё tuaj. Pastaj ju do ta kuptoni se cili ёshtё ai nё tё vёrtetё. Shikoni sytë e tij dhe do të shihni se e qeshura e tij Hënore është një përgjigje e ndritshme dhe e guximshme ndaj frikërave tё brendshme dhe dhimbjeve; dhe vetёm njё Gaforre e duruar, me zemrën e tij të butë dhe guackёn e fortё, do të mund të guxojë ta japё.

Punonjёsi i shenjёs sё Gaforres
Është gjithmonë shumё mirë që të keni nё punё njё punonjёs sё shenjёs sё Gaforres, sepse ai me të vërtetë do tё punojё për ju. Ai nuk punon për lavdi apo një fantazi tё mjegullt dhe ai nuk do tё harxhojё kohёn duke ndaluar te recepsionistja, meqё e simpatizon atё. Ai kurrë nuk mendon për punën e tij si një mënyrë për të shprehur veten ose si një mënyrë zbavitëse për të kaluar kohën mes pushimeve tё kafeve. Ai punon për arsyen mё të thjeshtë në botë. Tё qёnit i sigurt. Qё sigurisht kjo do tё thotё: tё paguhet!
Ju duhet të kuptoni menjëherë se një çek pёr Gaforren duhet të jetë bërë me material elastik. Kjo do tё thotё qё ky çek duhet tё zmadhohet gjithnjё e mё shumё. Sa mё shumё kalon koha dhe punonjёsi juaj i Gaforres fiton përvojë, dëshmon besnikërinë e tij dhe tregon talentin apo aftësitë e tij, ai do të presё më shumë para nga ju.
Të ardhurat e tij duhet gjithmonë të barazojnё produktivitetin e tij dhe prodhimi i tij do të rritet në mënyrë të qëndrueshme.
Pagesa do të duhet të përputhet me atë ose ai do të jetë i detyruar të bëjë diçka krejtësisht kundër natyrёs sё tij – tё le punën e tij dhe të shkojë diku tjetër. Nuk është e lehtë për Gaforren të lёshojё nga dora ndonjё gjё- furçёn e dhёmbёve, kupucёt e vjetra, stilografёt pa bojё,vajzat,apartamentin apo punёt. Ajo (Gaforrja) ngul grepin e vet dhe ёshtё e vёshtirё pёr tia marrё atё qё ka kapur.
Natyra e saj ёshtё e ndёrtuar me elementёt e sigurisё dhe këmbënguljes, tё cilat janё nё sasi bujare tek ajo. Kёta elementё do ti shёrbejnё njeriut tё shenjёs sё Gaforres pёr tё shkuar me hap tё sigurt drejt suksesit. Pavarësisht butësisё sё dukshme tё Gaforres, ajo është një shenjë kardinale, që do të thotë se ata kanë lindur për të marrë përgjegjësi-për të udhëhequr tё tjerёt, jo pёr tu udhëhequr nga ata. Ata do ta pranojnë disiplinën nga shefi i tyre me bindje të qetë kur tё jetё e nevojshme, pa harruar se çfarё fshihet pas gadishmёrisё sё tyre pёr tё ndjekur urdhёrat.
Kur Gaforrja shërben me bindje tё plotё, ai është nё të vërtetë duke i shërbyer qëllimeve të veta dhe tё fshehta të tij. Mund tё ndodh qё puna e tij të përfaqësojё një tullë të rëndësishme në strukturёn e madhe qё ai ka nё plan tё ndёrtojё. Sapo struktura e guximshme ka përfunduar, ai do ta marrë përsipër dhe do ta drejtojё atё. Me fjalë të tjera, ai është duke synuar për një pozicion ekzekutiv. Ky qёllim nuk do largohet nga mendja e tij asnjёherё, derisa tё realizohet. Është mirë që edhe ju ta mbani nё mendje kёtё, pёr tё njёjtat arsye.
Motivimi i tij pёr ti vendosur kёto tulla tё forta, rrallё ёshtё një dëshirë për pushtet. Prestigji nuk e josh atё, siç i ndodh punonjёsit tё Bricjapit, as egoja nuk e nxit, siç motivon personin e shenjёs sё Dashit. Shtysa e tij kryesore ёshtё të grumbullojё pará dhe tё sigurojё një pozicion autoritar të palëkundur për arsye të ndryshme.
Tё gjitha Gaforret kanё nevojë tё dinё qё e ardhmja e tyre ёshtё e sigurt, kёshtu qё ata më në fund mund të qetёsohen dhe të jetojnë aty ku zemrat e tyre qёndrojnё – nё tё djeshmen. Kjo kёrkon lekё. Edhe shtёpitё e vjetra dhe darkat luksoze, ku shërbehet me mirësjellje kёrkojnё tё ardhura tё mёdha. Gjithashtu mbledhja e disqeve klasike tё vjetra kushtojnё shumё.
Përveç kësaj, punonjësi i shenjёs sё Gaforres mund të ketё nevojë pёr shuma tё konsiderueshme parash pёr tё ndihmuar tё afërmit qё po kalojnё njё periudhё tё vёshtirё, ose fёmijёt e vet tё cilёt kanё nevojё pёr lekё pёr një sërë arsyesh. Përveç kësaj, Gaforrja ka një sёrё frikёrash, si reale dhe imagjinare, tё cilat formojnë një rrjet të komplikuar qё nxisin dyshimet dhe ndjenjat e papërshtatshmërisë, por qё autoriteti dhe lidershipi do të lehtësojnë rrugën drejt qetёsimit tё dhimbjes sё brendshme.
Ajo qё ai ka mё shumё nevojë se çdo gjë tjetёr ёshtё :Afeksioni! Natyrisht, kjo nuk është përgjegjësia juaj. Megjithatë, ju ndihmon tё jeni tё vetëdijshëm për këtë. Ndonjё ditë ju mund ti jepni njё shtrëngim tё ngrohtё të dorës dhe një fjalim mirënjohjeje dashamirёs nё vend tё rritjes sё pagёs. Kjo nuk do ti zëvendësojё paratё, por mund ta bëjë atë të vendosë qё tё rrijё pak mё gjatё nё kompaninё tuaj. Vlerësimi është qetësues pёr Gaforren, por ai asnjёherё nuk do të zëvendësojë krejtësisht lidhjen e tij tё ngushtё me tё ardhurat financiare.
Pra, nuk mund ta bёni si zakon dhe ti thoni : “Hej djalosh, nuk mund tju paguaj nё kёto momente aq sa meriton, por ama ta dish qё tё vlerёsoj jashtёzakonisht shumё.” Ai mund ta keqkuptojё motivin tuaj pas njëfarё kohё. Ai mund të mendojё se ju jeni i pasinqertë.
Duhet tё jeni po aq i kujdesshёm edhe me punonjёsen femёr tё shenjёs sё Gaforres. Ju mund të keqkuptoheni lehtësisht prej tyre. Kjo grua është e turpshme dhe e ndrojtur me tё panjohurit, por ajo arrin ti dallojё sinjalet romantike njё kilometёr larg, me njё shpejtësi të frikshme. Nëse ajo është beqare,do ta dalloni nga vёshtrimi posesiv nё sytё e saj dhe do tju duhet kohё tё dilni nga laku imagjinar qё ju ka hedhur ajo.
Nëse ajo është e martuar, do të mbajё njё qёndrim aq tё ftohtё dhe vёshtrim tё akullt, derisa ju ta respektoni seriozisht statusin e saj. Jepini punonjёsve tuaj Hёnor dashuri, pёrpiquni mos ta personalizoni atё. Kjo ёshtё pak a shumё si ajo shprehja “Çojini te burimi, por mos i jepni pёr tё pirё”. Strategjinё duhet ta planifikoni vetё.
Ashtu si shkrimtarja e shenjёs sё Gaforres, Stephen Foster shkroi romanin "Shtёpia ime e vjetёr e Kentakit”, simboli i shtëpisë do të hyjë në jetën e këtyre punonjësve në një mënyrë apo një tjetër. Nëna e sekretares tuaj tё udhёhequr nga Hёna mund të vijё shpesh nё orarin e drekёs pёr ti sjellё ushqimin ose njё punonjёse Gaforre e njё sektori, mund tё largohet papritmas nga puna, nëqoftëse djali i saj është në telashe apo i sëmurë dhe ka nevojë për të.
Njё nga agjentёt tuaj tё shitjeve i lindur nё korrik, mund ti gëzohet udhёtimeve tё punёs, nёse ёshtё beqar (për sa kohë që i telefonon nёnёs sё tij pёr tu siguruar qё ajo ёshtё mirё ). Por në qoftë se ai është i martuar, ai nuk do tё jetё entuziast nёse e dёrgoni me punё jashtë qytetit ose ti kёrkoni tё sakrifikojё pushimet pёr ndonjё rast urgjent të biznesit.
Nëse ndonjё nga punonjësit tuaj tё shenjёs sё Gaforres ёshtё duke kaluar njё proçes divorci apo ndarje nё cift, ju do tё keni njё problem i cili mund të pengojë stafin tuaj për javë të tëra. Ai do të shpalosё një re trishtimi nё zyrë. Në qoftë se është punonjёse femër, dyfishojeni porosinë tuaj pёr kartopeceta nё tualet. Do tё ketё periudha tё gjatё me lotё dhe ajo mund të kalojë shumë kohë në gjykatë.
Nёse nё proçes do tё pёrfshihet edhe mbёshtetja financiare pёr fёmijёt, ajo mund tju kёrkojё ju njё muaj pushim pёr tu angazhuar nё kёtё çёshtje. Largimi nga vendi i punёs pёr njё kohё kaq tё gjatё nuk ёshtё nё natyrёn e saj, por kërcënimi i humbjes sё sigurisё financiare do të zgjojё çdo qelizё këmbënguljeje tek ajo. Gaforret e të dyja gjinive tronditen shumё nga prishja e njё familjeje. Tё humbёsh shtёpinё dhe marrёdhёnien ёshtё njё plagё qё ata do ta mbartin me vete pёr njё kohё tё gjatё.
Kur ka diçka që ju dëshironi tё diskutoni me të punonjёsin tuaj tё shenjёs sё Gaforres dhe doni qё ai ta marrё seriozisht kёtё çёshtje, ftojeni atё pёr drekё ose darkё. Ata i adhurojnё njerëzit që ftojnë pёr tё ngrёnё. Kjo ftesё pёr tё nuk do tё thotё vetёm qё ai nuk do tё paguajё faturёn, por ushqimi pёrkthehet nё “siguri” me shkronja tё mёdha. Vetëm shikoni sytё e tij si do tё shkёlqejnё. Ai nuk do të jetë një hamёs i madh, por do tё jetё shumë i kënaqur dhe i qetë, kur ka para vetes ushqim me bollëk. Sigurohuni qё ta çoni nё njё nga restorantet mё tё mirë në qytet. Ai e pёlqen luksin, sidomos kur nuk ka pёr tё paguar faturën.
Njerёzit e shenjёs sё Gaforres janë punëtorë të zellshëm. Ju mund të mbështeteni tek ata, pasi janё tё qëndrueshёm dhe të besueshёm në të gjitha rrethanat, me përjashtim të një rasti. Gaforrja është shenjë e ujit dhe njerëzit e lindur nën tre shenjat e ujit u gëzohen lёngjeve në të gjitha format. Nëse aspekte tё ndryshme midis planeteve, kanё ndikuar qё nё lindje, njё nga këto forma mund të jetë edhe pija alkoolike.
Njё Gaforre me një problem alkoolizmi ёshtё i rrallё, por nëqoftëse ju ndodh që tё shikoni punonjёsin tuaj tё lindur nё korrik duke qeshur me tё madhe shumё shpesh, ose duke qarё vazhdimisht, ai mund të jetё duke shijuar diçka mё të fortë se kafeina nё kafenё e tij tё pushimit.
Mos krijoni opinionin se çdo njeri i shenjёs sё Peshqve, Akrepit ose Gaforres ёshtё si njё fёmijё i vogёl. Ёshtё e vërtetë, se njerëzit e lindur gjatë këtyre periudhave mbyten mё shpesh nga vuajtjet e tyre sesa njerёzit e shenjave tё tjera, por kjo është një statistikë e përgjithshme, qё pёrfshin miliona njerëz dhe ju nuk mund ta përdorni atë kur gjykon njerëzit individualisht. Shumica e Gaforreve qё do tё takoni do të jenë tё matur. Në fakt, ata mund të jenë kaq shumё tё matur, sa ju do tё dëshironit që ata do të relaksoheshin pak mё shumё duke pirё njё koktej me pije.
Ata e marrin punën e tyre seriozisht, por mё seriozisht marrin veten e tyre. Ndjenja e humorit është e ngrohtë dhe e mrekullueshme, plot njohuri të ndjeshme rreth natyrës njerëzore, por kur dikush godet njё nga pikat e ndjeshme tё Gaforres, ajo mund tё lёndohet shumё. Është emё mirё qё tё lejoni atё tё bëjë shakatё. Me zemrën e butё dhe perceptimin e tij të mprehtë, është e pamundur që ai tё lёndojё dikё nёn maskën e komedisë.
Gaforret mund të jenë plotёsisht interesante gjatё bashkёbisedimeve, përveç rasteve kur gjendja e tyre shpirtërore ёshtё e zymtë dhe nё tё tilla raste, mezi mund ti shkёpusni njё fjalё nё njё orё. Atyre mund tu mbetet hatri menjeherё. Por ata mund të flasin nё mёnyrё tё magjishme dhe tё ndikojnё lehtёsisht te emocionet tuaja, falё aftësisё sё tyre për të luajtur me njerëzit.
Gaforret i ndiejnё gjërat. Askush nuk mund të jetë më i ndjeshёm dhe i këndshëm se një person i shenjёs sё Gaforres kur keni nevojë për një mik. Gjithashtu askush nuk mund të bёhet mё nevrik se ai kur dyshon se dikush është duke u përpjekur ti marrë diçka tё vetёn.
Kur deklaratat e bankёs nuk pёrputhen, ai mund tё qёndrojё i vrenjtur, nё heshtje, pёr njё kohё tё gjatё. Nё situatёn kur njё Gaforre mendon se një nga bashkëpunëtorёt e tij synon punёn e tij, ai mund tё silletnё njё mёnyrё tё papjekur, si nё jё luftё pёr jetё a vdekje pёr tё mbajtur pozicionin e vet.
Viktima mund edhe të mos dyshojё kurrё qё lufta ka filluar derisa tё arrihet fitorja. Gaforret kanë më shumë sekretet se J. Edgar Hoover, James Bond dhe Sherlock Holmes; tё tre sёbashku. Ata rrallë i tregojnё lëvizjet e tyre dhe ata pothuajse kurrë nuk i zbulojnë mendimet e tyre të vërteta të brendshme, me përjashtim të atyre që janë shumё afër tyre, pёr tё cilёt ka shumё pak shanse qё besimi do ti kthehet ndonjёherё nё bumerang.
Punonjёsi i Gaforres funksionon shumё mirё në çdo pozicion që e lejon atë të përdorë aftësitë e tij natyrore. Ai është shpesh i suksesshёm në tregti, nё prodhim dhe për blerjet me shumicё. Gjithashtu pёrgatitja, pjekja, paketimi dhe shpërndarja e ushqimeve janё proçese qё e tёrheqin shumё njё Gaforre.
Arti (piktura ose skulptura ) dekorimi i brendshёm dhe i jashtёm, muzika, muzetë, të shkruarit, kontabilitetit, shitja e pasurive të patundshme, veshjet për fëmijë, puna sociale, fotografia, kopshtaria, mёsim dhёnia, sistemi bankar, tregtia me anije dhe politika janë të gjitha karriera tipike pёr njё Gaforre. Menaxhimi i hoteleve ose restoranteve,drejtimi i teatrove dhe rregullimi i kredive janë profesione tё natyrshme për njerëzit e udhёhequr nga Hëna.
Punonjësi juaj i gjinisё femërore i adhuron foshnjat, fёmijёt, meshkujt, lulet, zyrat e ngrohta, mirësjelljen, romancën, gatimin, filmat, librat dhe paratё. Ajo është e ndjeshme, e përgjegjshme, dashamirёse dhe shumë e aftë. Ajo është me shumё humor mbi tё gjitha. Me tё njёjtat fjalё do ta pёrshkruaja edhe punonjёsin tuaj tё gjinisё mashkullore.
E pra, a mund të arrini tё dalloni gjininё e njё gaforreje mashkull apo femёr kur jeni nё buzё tё detit? Të dyja gjinitë janë njёsoj, të buta, tё ndjeshme dhe praktike, me guackёn e tyre tё kuqerremtё qё ndriçon nёn rrezet e diellit dhe hёnёs.
Ju do tё jeni tё kёnaqur kur tё punёsoni meshkujt dhe femrat e kёsaj shenje, sidomos kur tё keni shumё punё jashtё zyre. Atyre ju pёlqen shumё tё shohin sesi mund tё jetё zyra e ardhshme e tyre kur tё bёhen shefa!
Nga Linda Goodman

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi