EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenja e DASHIT

Shko poshtë

Shenja e DASHIT  Empty Shenja e DASHIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:05

Shenja e DASHIT  Zodiaq10

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Dashit

Ata nuk do të mbanin mend as rregullat mё tё thjeshta qё njerёzit pёrreth tyre ua kanё mësuar: si pёrshembull, tё mbash njё mashё tё nxehtё nё dorё pёr njё kohё tё gjatё, do tё digjeni dhe nёse ju prisni gishtin tuaj me një thikë, zakonisht del gjak.

A ёshtё ai i angazhuar nё ndonjё cёshtje idealiste dhe mbron ata qё janё nё situata tё vёshtira ose humbёsit? Kjo ёshtё e kuptueshme! Qofshin meshkuj apo femra, kёta njerёz do tё luftojnё pёr çdo padrejtёsi qёshohin dhe nuk kanё turp pёr tё ngritur zёrin dhe pёr tё thёnё mendimin e tyre. Dashi do ti kthejё fjalёn njё polici trafiku, ose njё gangsteri tё armatosur me tё njёjtin rrёmbim, nёse ndodh qё njё prej tyre ta acarojё apo fyejё atё. Ai mund tё pendohet mё vonё, por pasojat nuk e shqetёsojnё atё kur ёshtё gjaknxehtё. Njerёzit e planetit Mars shkojnё direkt e nё shenjё, jo duke u lёkundur.

Dashi eshte shenja e parë e zodiakut. Kjo shenjё përfaqëson lindjen, ashtu si Peshqit përfaqësojnё vdekjen dhe ndërgjegjen. Dashi është i vetëdijshëm vetëm për veten e tij. Ai është i mituri i zodiakut- foshnja e porsalindur – duke thithur plotësisht gishtërinjtë e duarve dhe kёmbёve tё tij. Nevojat e tij vijnё tё parat. Një tё mituri nuk i intereson nëse prindërit apo fqinjёt e tij janё duke fjetur. Kur ai është i uritur ose i lagur, ai qan nga sikleti. Ai dёshiron biberonin e tij dhe ti ndёrrohet pelena me çdo kusht. Kur personi Dash ka një ide apo diçka që ai dëshiron ta nxjerrё nga mendja e vet, ai do tju marrё nё telefon nё katёr tё mengjesit pa u ndier nё siklet fare. Pse mos tё jeni ju zgjuar pёr ta dёgjuar ate? Ai është zgjuar. Vetёm kjo ka rёndёsi. Atё qё e dёshiron ai e merr.

Ashtu si njё i mitur, Dashi është i shqetësuar pёr botën vetëm pёr mёnyrёn sesi bota lidhet me veten e tij. Por kush mund ta quajё foshnjёn e vogël egoiste? Ai është plotësisht i gatshëm qё ti dhurojё buzëqeshjet e tij bujare për ata që kënaqin kërkesat e tij. Është e vështirë ti rezistosh njё fёmije tё vogёl, sepse ai ёshtё plotёsisht i paditur qё po shkakton edhe bezdinё mё tё vogёl te tё tjerёt. Pra, ky ёshtё Dashi. Pafajësia e tij zbut agresivitetin, ashtu si pafajёsia e njё tё porsalinduri e bёn mё tё butё egoizmin e tij.

Ky naivitet çarmatosёs është edhe arsyeja pse njerëzit Dash janë kaq të patrembur. Fëmija nuk frikësohet nga asgjë dhe askush, derisa tё digjet. Madje edhe atëherë, ai do të përpiqet përsëri nё mёnyrё tё sigurtё, pasi ta ketё harruar dhimbjen e plagёs. Nuk ka asnjё gjurmё tё lajkave dhe tё dinakёrisё te njё Dash, ai do tё mbetet i tillё gjatё gjithё jetёs sё tij: gjithmonё duke besuar me gjithё zemёr, gjithmonё duke u rrёzuar dhe duke u ngritur pёrsёri pёr ta provuar edhe njё herё.
Dashi mund tё besojё sot pёr nesёr dhe tё thurrё ёndrra tё pabesueshme, por ai nuk mund tё thotё as njё gёnjeshtёr tё bardhё.

Ajo cfarё ju shihni kur keni njё person Dash pёrpara jush ёshtё çfarё ai ёshtё nё tё vёrtetё. Nuk ka asnjё gjё tё fshehtё apo tё komplikuar rreth tij. Ai ёshtё po aq i cёnueshёm dhe i pafuqishёm sa njё foshnjё.

Kur njerёz mё tё rritur dhe mё tё fuqishёm e detyrojnё atё ose i marrin gjёrat e tij, ai reagon nё tё vetmen mёnyrё qё di- duke bёrtitur dhe duke shkaktuar kaq shumё shqetёsim, sa njerёzit dorёzohen vetёm pёr tё patur pak qetёsi. Ai nuk ka nevojё pёr strategji “delikate”. Mushkeritё e fuqishme dhe kёmbёngulja e lindur i japin atij mundёsi tё funksionojё nё kёtё mёnyrё.

Ёshtё shumё e rёndёsishme tё njohim pamjen fizike tё Dashit. Njerёzit e shenjёs sё Dashit kanё tipare tё mirё vendosura, zakonisht tё mprehta, rrallё tё buta ose tё paqarta. Ju mund tё vini re qё vetullat shpesh bashkohen me urёn e hundёs, duke formuar shenjёn e brirёve tё dashit, ndoshta si njё paralajmёrim pёr tё ndaluar kёdo qё mund ta cёnojё atё. Ju gjithashtu mund tё ndieni shkёndija tё padukshme nё tё gjitha anёt. Lёvizjet zakonisht i ka tё shpejta dhe tё prera, nё pёrputhje me proçesin mendor.

Personat Dash, qoftё meshkuj apo femra, zakonisht kanё shpatulla tё gjera dhe mund tё ecin me trupin pak tё kërrusur përpara, duke udhëhequr me kokë, gati pёr tё folur dhe pothuajse gjithmonë janё me nxitim të madh. Struktura e kockave është e mirë dhe të fortë, dhe pak njerëz Dash mund tё rrёzohen. Qëndrimi i tyre reflekton egon e tyre shumё tё lartё dhe dhe vetë-besimin. Nëse ju shikoni një person Dash me supet e ulura, ai ndoshta është një lloj dele, i cili ishte lënduar keq në ego, kur ishte mё i ri. Atij mund t’i duhet disa kohë të shërohet, nëse plagët janё tё thella, por ai do të ngrihet dhe do ti drejtojё supet njё ditë. Ju mund të mbështeteni tek ai. Asgjë nuk i mban këta njerëz tё rrёzuar,aq mё pak dështimi.

Personi qё udhёhiqet nga planeti Mars do tju shikojё drejt e në sy, me ndershmëri dhe besim tё palёkundur. Ju jeni miku i tij, apo jo ? Ju e pëlqeni atë, apo jo? JO? Atëherë lotёt do të fillojnë tё rrjedhin, por brenda shpirtit tё tij ai kurrë nuk do ta tregojë lёndimin hapur. Nëse e shikoni atë duke qarё, tё jeni tё sigurt se atij i ёshtё copёtuar zemran ё njё farё mёnyre. Personat Dash do preferonin ti kapnin tёvdekur , sesa ti gjenin tё “dobёt” dhe tё “lёnduar”.

Dashi rrallё shikon me nervozizëm nëpër dhomë. Kur e bën kёtё, ai nuk është më i interesuar për të folur me ju. Diçka tjetër ka kapur vëmendjen e tij dhe për momentin, juve ju ka harruar, bashkё me ato qё ishit duke thёnё. Por mos u ofendoni. Mbani mend cfarё thamё pёr foshnjёn qё luan me duart dhe kёmbёt.

Ai padyshim do të jetë në krye të karrierës profesionale qё ka zgjedhur apo i përfshirë në një profesion tё vetin. Nëse ai nuk është nё njё situatё tё tillё, atëherë ju mund ta dalloni lёhtёsisht atё nga pakёnaqёsia qё shpreh kur tё tjerёt i imponohen nё ambjentin e punёs. Ju mund të shikoni te Dashi një qëndrim liberal dhe bujari tё madhe si me kohёn ashtu edhe mё gjërat materiale. Gjithashtu edhe një dëshirë të dukshme për të udhëhequr të gjitha marshimet- duke trumbetuar me zë të lartë. Por mos kёrkoni për finesë, takt apo përulje. Ai nuk dallohet pёr durim tё madh. Nё njё lokal, ai shumё shpejt do tё kritikojё kamarierin dhe sanduicin, nёse kamarieri ёshtё i ri nё punё dhe sanduici nuk eshtё i freskёt. Por ai ndoshta do të lë një bashkish shumё tё madh kur shërbimi është i mirë.

Dashi është shumë i drejtpërdrejtë, për tё qenё i butё. Mashtrimi dhe dredhia janë krejtësisht të huaja për natyrën e njerёzve qё udhёhiqen nga Marsi. Sinqeriteti dhe ndershmёria janё tiparet dalluese tё personave Dash, por sёrish nuk e bёjnё atё tё ketё besueshmёrinё mё tё mirё. Disa prej tyre u mungon stabiliteti ashtu si tek fёmija mungon pёrgjegjёsia. Edhe ata qё janё mё tё pjekur, mund të harrojnë borxhet nga entuziasmi i momentit , i cili gjithmonё merr gjithё vёmendjen e tyre. Ata përfundimisht do ti paguajnë borxhet e tyre me dëshirë, por juve mund t’ju jetё marrё fryma pёr ti arritur ata.

Ndonёse Dashi ёshtё njё njeri i guximshёm qё e drejton jetёn e tij pёrmes sfidave dhe iniciativave, ka dicka tё cuditshme nё trimёrinё e tij. Ai nuk e duron dot dhimbjen fizike. Dashi asnjёherё nuk ёshtё njё frikacak moral, por mund tё bёhёt njё qaraman pёr cdo gjё qё i dhemb fizikisht. Dentisti nuk është një nga njerëzit e tij të preferuar.

Çdo Dash, në një moment tё jetës sё tij, do të pёrfshihet nё njё sjellje tё nxituara që do ti shkaktojё një lëndim në kokë apo fytyrë. Gjithashtu tё prerat dhe vragat, kanёtë ngjarë tё ndodhin si dhe dhimbje te kokёs tё forta apo edhe migrena, të cilat mund të jenё si rrjedhojё e infeksioneve nё veshka. Dashi ёshtё aq i zgjuar sa tё kujdeset pёr shёndetin e vet, pёr dietёn, pёr shikimin,pёr dhёmbёt si dhe tё qёndrojё larg alkoolit. Skuqjet e lëkurës, dhimbjet e gjunjёve dhe crregullimet e stomakut , prekin mё shumё tё lindurit nё fund tё Marsit ose nё fillim tё Prillit.

Konstrukti i Dashit është i forte, nëse ai nuk e keqpërdor, gjё qё zakonisht ndodh duke e injoruar atё. Kur e shihni tё shtrihet në shtrat pa thёnё shumё fjalё, e dini se ai është me të vërtetë i sëmurë. Edhe nё kёtё gjёndje, mund të duhen pranga për ta mbajtur shtrirё.Ai mund të pёrballojё temperatura shumё tё larta, të mjaftueshme për të vёnё poshtё njё njeri tё zakonshёm dhe kёtё e arrin pёrmes kokёfortёsisё sё tij pёr ti bёrё gjёrat sipas mёnyrёs sё tij.

Padurimi dhe frustrimi janё shkaku i vёrtetё i problemeve tё tij tё shёndetit. Reagimi i tij ndaj vonesave mund ta cojё drejt sёmundjeve dhe kultivimi i vet-dijёshёm i durimit dhe reflektimit tё kujdesshёm, do ta mbajё doktorin larg prej tij. Jo se ai do të marrë parasysh njё këshillё të tillë. Ai prej vitesh i qёndron larg mjekut, derisa vjen njё moment qё ndihet shumё keq ose arrin njё moshё ku bёhet mё i ndjeshёm nga problemet shёndetёsore. Nuk ka rrezik tё madh qё njё Dash tё bёhet i varur nga droga. Zakonisht, njё Dash nuk pranon tё marrё asnjё kokёrr qetёsuesi pёr gjumё, sepse preferon tё rrijё zgjuar sa mё shumё tё jetё e mundur. (Ka frikё se mund tё humbasё dicka nё kohёn qё ёshtё nё gjumё).

Për shkak të optimizmit të tij tё madh, Dashi (së bashku me shenja të tjera të zjarrit, Luani dhe Shigjetari) rrallë bie viktimë e sëmundjeve kronike – pёr tё cilat astrologjia gjithmonё ka thёnё dhe shkenca mjekësore e ditёve tё sotme ka kuptuar se intensifikohen nga melankolia dhe pesimizmi. Shenjat e zjarrit janë më të ndjeshëm ndaj etheve, infeksioneve tё ndryshme, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve akute.

Mund tё thoni çtё doni pёr impulsivitetin e tij, por Dashi rrallё herё bie nё depression. Farat e depresionit, edhe në qoftë se do tё mbillen, do të thahen shpejt nё njё tokё si tё Dashit. Por ideja fikse qё ka Dashi, se askush nuk mund ti bёjё gjёrat aq me efikasitet sic i bёn ai, mund ta cojё atё nё shumё fatkeqёsi, njёra pas tjetrёs. Ai do tё vazhdojё tё veprojё sipas skemave tё tij me besim dhe nxitim, pa kuptuar qё ёshtё duke dёmtuar shёndetin, kryesisht duke shkaktuar probleme me stomakun dhe me sistemin nervor. Por asnjё nuk mund ta akuzojё atё se ёshtё njeri dembel apo pёrtac.

Për shkak të natyrës së tyre të çiltër, hiletё ose strategjitё janë të pamundura për këta njerëz. Njerëzit të cilët kanë arritur në krye me punë dhe vështirësi, janё tё durueshёm dhe e justifikojnё Dashin e rrёmbyer, i cili mendon se di mё shumё, pavarёsisht eksperiencёs sё pakёt Personi i Dashit e mëson modestinë dhe përuljen, vetëm pas shumë dështimeve të mjera dhe tё dhimbshme. Por pasi ta mёsojё kёtё, ai mund tё bёjё lёvizje tё sakta dhe tё marrё vendimet e duhuranё mёnyrё intuitive, si dhe tё japё ide krijuese. Ai arrin pozicionin e lidershipit, vetëm duke respektuar së pari ata qё janё sipër tij në nivel dhe pozicion, por kur suksesi vjen, ai ёshtё normalisht shumё i madh dhe mbresëlënës.

Cuditёrisht, shumica e njerëzve tё shenjёs sё Dashit, shpesh krijojnë pasuri për të tjerët, sesa për veten e tyre. Shumё prej tyre, paguajnë qera pjesёn më të madhe të jetës së tyre dhe rrallë kanё nё pronёsi shtëpinë e tyre. Duket sikur atyre nuk u thyhet shpirti, pse paraja nuk shkon tek ta, ndoshta për shkak se ajo qё kërkon Dashi, nuk është domosdoshmërisht e lidhur me lekёt dhe nuk ndodhet në bankë.

Megjithëse Dashi ecёn pёrpara me besim, duke mos u merakosur shumё për ndjenjat e të tjerëve dhe qëndrimi i tij, veçanërisht në rininë e hershme është " unё nё fillim", ai mund të jetë shenja mё bujare dhe mё e pёrzemёrt nga tё gjitha shenjat e tjera tё zodiakut. Ai nuk është aspak mizor. Ai thjesht beson me sinqeritet, se ai mund të bëjë çdo gjё më mirë se kushdo tjetër. Jepini atij mundёsinё pёr tё zgjedhur midis parave dhe lavdisё dhe ai do tё zgjedhё pa mёdyshjen mё tё vogёl lavdinё. Ai është po aq i dhёnё pas lekёve, njёsoj si njerёzit e tjerё, por tёrheqja e tij drejt lavdisё dhe famёs ёshtё pak mё shumё e fuqishme.

Dashi ka një mënyrë tё vetёm, për të marrё vendime të menjëhershme, pa autorizimin e eprorëve të tij. Fjalimi i tij mund të jetë me nota satire dhe i prerё. Zemërimi i Dashit mund tё shfaqet me shpejtësinë e zërit, por ai zakonisht zhduket, para se viktima e radhёs tё kuptojё se çfarё po ndodh dhe fёmija i lumtur Dash, me buzёqeshjen nё fytyrё kthehet mёnjёherё. Por kur Dashi injorohet dhe nuk i kushtohet vёmendje, ai tёrbohet nga zemёrimi, njёsoj sic mund ti thuhet zemra kur humbet mundёsinё pёr tё shijuar magjinё e mrekullisё sё Botёs sё Cudirave tё Disney-it.

Njerëzit e udhёhequr nga planeti i Marsit, akuzohen shpesh se kanё njё një temperament të tmerrshёm. Ata realisht e kanё kёtё temperament. Por ata gjithashtu janё komplet tё paaftё pёr tё qëndruar tё zemëruar pёr njё kohё tё gjatё dhe sapo ankesa e tyrё ёshtё shprehur, harrohet edhe inati i tyre. Ai lëndohet dhe befasohet që ju ende i mbani mend fjalёt e nxituara qё ai tha, por tё cilat nuk i kishte me gjithё mend. Nёse i jepet mundёsia, Dashi do ti kёrkojё falje edhe armikut tё tij mё tё keq, pavarësisht kërcënimeve të tmerrshme që ai bëri në momentet e zemёrimit. Ai kёrkon qё tё tjerёt ta falin, edhe kur ata refuzojnё ta dёgjojnё atё. Njerëzit e Dashit rrallë zemërohen me individët. Juve mund t’ju prekin shkёndijat e zjarrit, por nё fakt shigjetat janё pёr idenё e gabuar apo situatёn e patolerueshme pёr Dashin.

Dashi është nё gjendje të paktёn tё pёrpiqet pёr tё thёnё njё gënjeshtër të vogël të bardhë, në qoftë se ajo do ta ndihmojё tё shpёtojё atë ose njё nga idetё e tij, por shumicën e kohës, ai ka shumё pak shanse ta pёrdorё gёnjeshtrёn, sepse ajo zbulohet pothuajse gjithmonё. Sinqeriteti dhe e vёrteta është mё e shpejtë dhe duke qenё se interesi kryesor i tij është tё arrijё nё njё pikё me nxitim, ai preferon të thotё të vërtetën. Ai nuk ka kohë pёr tu marrё me thashetheme.

Kjo pёrfshin edhe diskutimet pёr tё tjerёt dhe Dashi ёshtё shumё i dhёnё pas vetes sё vet, pёr tё harxhuar energji dhe kohё duke spekuluar pёr sekretet e fshehta, sjelljet apo qёllimet e njerёzve tё tjerё. Përveç kësaj, njerëzit zakonisht janё ose tё zinj ose tё bardhë për të. Ai nuk merret dhe as merakoset pёr ngjyrat e grisё. Megjithatë, mos e ngatёrroni kёtё me paragjykimin.

Nëse ai ka ndikime tё mёdha planetare nё tabelën e tij të lindjes, mosrespektimi i Dashit impulsiv ndaj fakteve, mund tё shfaqet në formën e mizorisë apo paragjykimit, por kjo është jashtëzakonisht e rrallë. Dashi tipik do të darkonte si me lypësat, njёsoj edhe me mbretёrit, me lehtësi të barabartë dhe dashuri të mirëfilltë. Çdo etiketim qё i vendoset lidhur me paragjykimet, vjen nga tendenca e tij për ti ndarё njerëzit në dy kampe- shokët dhe armiqtё e tij dhe ai do të presё qё edhe ju ti shikoni dhe ndani njёrёzit sipas kёndvёshtrimit tё tij.

Pavarësisht guximit tё tij tronditës, Dashi gjithashtu mund të jetë mishërimi i elegancёs dhe hijeshisё sociale. Ai mund të bisedojё me orë të tëra, në një mënyrë emocionuese dhe interesante, mbi tema rreth tё cilave ai mund tё dijё shumё pak ose aspak. Ka shumë sipërfaqe tё lustruar, për të mbuluar agresivitetin e Marsit. Durimi me detajet nuk ёshtё pika e tij e fortë. Ai preferon tua lё tё tjerёve tё dhёnat e vogla, tё papёrfillshme, pasi kёto janё cёshtje shumё delikate pёr tё. Dikush tjetёr mund ti trajtojë ato me mё shumё efikasitet. Koha e kaluar duke analizuar faktet, ёshtё e harxhuar kot pёr Dashin, sepse atij nuk i hyjnё nё punё mësimet e djeshme dhe e nesërmja është shumë larg për t'u shqetësuar pёr tё. E sotmja është vendbanimi i tij natyral. Kjo orë dhe kjo minutë. Ai konsumohet tërësisht në veprimet e së tashmes.

Si njё realist, por edhe një idealisti vendosur, Dashi shpesh i sfidon pёrshkrimet emocionale. Askush nuk mund të tregojë sjellje kaq tё forta dhe të paepura. Megjithatë, shumё pak të tjerë, janë të afta pёr tё patur kaq ndjeshmёri, pafajёsi dhe besim nё mrekullitё, sa njerёzit e shenjёs sё Dashit. Njerëzit e udhёhequr nga Marsi, janë të paaftë për të pranuar humbjen. Ata nuk do ta pranojnё atë-edhe kur ajo t’ju pёrplaset nёfytyrë.

Ata janë optimist tё pashёrueshёm lidhur me rezultatet pёrfundimtare në fund të çdo gjëje, qё nga dashuria deri te një ndeshje futbolli. Duke qenë shumë të zgjuar nё beteja, njerёzit e shenjёs sё Dashit ndeshen me kokat e tyre, qё do të thotë me mendjet e tyre. Ata i gëzohen pozicionit tё tё qёnit kundёr, për shkak të sfidës qё ajo paraqet dhe ata do të vazhdojnё rrugёn e tyre pёr tё zgjidhur njё pengesё, pёrpara se ajo tё vijё te ata. Ata nuk presin qё suksesi të bjerë në rrjetёn e tyre, pёrkundrazi ata do ta ndjekin atë me një ritëm të furishëm. Kjo është arsyeja, pse ju do të gjeni shumë pak persona tё Dashit në listat e ndihmёs nga shteti.

Vetëm mendoni pёr energjinё e madhe qё harxhon Dashi, nё krahasim me shumicёn e njerёzve tё tjerё. Por njerёzit e Dashit janë gjithashtu të aftë për të qenë të qetë, të mençur dhe serioze, kur ata zgjedhin tё jenё tё tillё. Për fat të keq, ata zakonisht nuk zgjedhin tё jenё tё tillё, derisa kalon rinia e hershme dhe pjekuria ka zbutur idealizmin e tyre ekstrem dhe ndjenjën e tё nxituarit. Ata mund të ngjallin lehtёsisht simpatinё te audience dhe publiku, por kjo nuk i bёn ata ¬politikanë të mirё.

Thomas Jefferson dhe Eugene Mçarthy janë përjashtime të rralla nga ky rregull. Nga tё gjithё personat e Dashit qё i kanё hyrё kёsaj fushe, shumica kanë pasur karrierë relativisht të shkurtër apo të trazuar politike. Fusha e politikës është e vështirë për njё Dash mesatar. Aq mё tepёr, qё ai nuk ёshtё njё ekonomist shumё i mirё.Pastaj, ai ёshtё impulsiv në fjalimet e tij dhe ai e urren tё dredhojё, dy tipare kёto thelbёsore për një politikan. Shumica e politikanëve presin për të parë se çfarë njerëzit duan, para tё prezantojnё pozicionin e tyre. Dashi tipik ka idetë e tij, rreth asaj cfarё njerëzit kanë nevojë, pa u shqetёsuar pёr atё qё ata duan dhe ai arrin ta shohё sesi njerёzit do ta marrin atё, mё shpejt sesa ёshtё politikisht e leverdisshme.

Megjithatë, ai është kaq shumё idealist, sa qё sapo njё Dash shfaqet para publikut, ai e ndez imagjinatën e tyre dhe i bën ata të besojnë në veten e tyre përsëri. Por shumica e njerëzve te shenjёs sё Dashit, janë zakonisht më të lumtur në biznes apo nё artet kreative, ku ata janë shumё tё nevojshёm. Të tjerët mund të shkëlqejnë në planifikimin e strategjive. Mendjet e ftohta dhe mendjet praktike, mund të jenё më tё mirë dhe efikase nё organizim. Por pa veprimet e drejtpërdrejta, energjinё dhe origjinalitetin e Deshve, projektet më të mira, nuk do tё pёrparojnё sa duhet ose mund tё dёshtojnё. Ju mund të gjeni ndonjёherё një Dash, i cili është i turpshëm, por ju rrallё mund tё shikoni njё Dash qё ёshtё i pasigurt pёr vendin e vet.

Është e vështirë të shprehni individualitetin tuaj kur ndodheni rreth këtyre njerëzve. Dashi ёshtё mё i lumtur kur flet pёr veten dhe planet e tij, sesa pёr cdo gje apo cdo njeri tjetёr (me pёrjashtim tё njeriut tё zemrёs, nёse ёshtё i dashuruar me tё).

Vetёm pasi tё fitoni interesin e tij – nёse keni shumё fat- ai do tju dёgjojё me vёmendje, veçanërisht në qoftë se idetë tuaja janë emocionuese dhe pёrparimtare. Ai do t'ju promovojё ju maksimalisht dhe do tju ofrojë kohën dhe paratё e tij, simpatinё dhe besnikërinё.

Kur ju jeni i shtruar në spital, ai mund të harrojë tju dërgojё një kartolinё, por ai mund të pronotojё spitalin për ju, tju cojё vetё deri aty dhe t'ju rekomandojë tek mjeku i tij (i cili do tё jetё padyshim mё i miri). Pasi t’ju ndihmojё ju, nё kёtё periudhё tё vёshtirё tё jetёs suaj, Dashi do tё largohet kilometra tё tёrё larg, pa hezitimin mё tё vogёl. Por ju lutem, tregoji mirёnjohjen tuaj. Ai do të lëndohet thellë, ose ndoshta do tё zemёrohet, kur ju nuk i vlerësoni veprimet e tij të fuqishme, tё cilat shkojnё përtej thirrjes së detyrës dhe ndoshta edhe përtej asaj që keni patur nevojё ose keni kërkuar. Ai gëzon tё bёjё favore dhe ndere; sa mё e madhe bamirësia, aq mё i mirё gjesti.Nёse falenderimet vonojnё, ai me shumё gjasa nuk do ta ndihmojё pёrsёri personin nё fjalё.

Dashi tё jep një përshtypje të tillë pёr sinqeritetin e tij, saqё ёshtё befasuese tё pёrballesh me guximin e tij , kur ai pretendon se ёshtё nё dijeni, qё njё fakt ёshtё i pavёrtetё. Akuzojeni atё qё ёshtё i pandershёm dhe ai do tju shohё me njё vёshtrim tё llahtarisur, me sy tё shqyer nga tmerri, sa qё ju nuk mund tё dyshoni mё tek ai. Ai mund të vendosё kufje nё vesh dhe fasha nё sy, pёr tё mos dёgjuar dhe parё asnjё gjё nga ato qё nuk beson. Edhe kur pozita e tij është krejtësisht e pambrojtur, ai do tё punojё trimërisht me armët e tij dhe do tё luftojё për kauzën e humbur me pёrkushtim tё plotё.

Megjithatë, ai mund të ndryshojë mendje rreth një mendimi tё lindur gjatё njё vendimi të shpejtë dhe kur ai e bën kёtё, është e pamundur për të që tё kthehet tek mendimi i tij i parё, jo mё ta mbajё mend. Nxitja e tij për ta hedhur tё kaluarën dhe pёr tё vazhduar pёrpara me shpejtёsi (një nga arsyet kryesore që ai përshtatet me vende dhe njerёz tё rinj me lehtёsi ) e bën atë të mendojё se ata që përpiqen tё arsyetojnё me të, janë duke ndërhyrë nё progresin e tij. Pra, është e lehtë për të kuptuar, pse ata ndonjëherë bëjnë armiq mendjet e mençura dhe kokat e thinjura.

Dashi ka tё lindur njё aspekt tё pafajёsisё dhe besim tё pёrjetshёm, tё gёzueshёm, naiv, përzier me zellin e verbër të revolucionarit tё lindur. Metali i tij është hekuri dhe forca e pathyeshme e tij i jep Dashit nёntё jetё mё shumё se tё tjerёt dhe nëntë herë më shumë shanse për të fituar betejën. Zjarri qё djeg shpirtin e tij mund të jetë një pishtar i zjarrtë, që ndriçon rrugën për tё inkurajuar këdo që njeh idealizmin e tij të madh.

Ai është pionieri, gjithmonë nё krye pёr tё drejtuar tё tjerёt drejt njё qёllimi tё pamundur. Besimi i tij i hekurt ёshtё i pastёr dhe i papёrzier mё elementёt e hipokrizisë dhe lakmisё.

Personalitete të famshme tё shenjёs sё Dashit

Dean Acheson, Bismarck, Marlon Brando, Charles Chaplin, Ilka Chase, Julie Christie, Joan Crawford, Gimbel Harry ,Houdini, Henry James, Thomas Jefferson, George Jessel, Nikita Krushchev, Clare Boothe, Henry Luce, Eugene McCarthy, Andrew Mellon, JP Morgan ,Wayne Newton, Lily Pons ,Joseph Pulitzer, Vincent Van Gogh, Wemher von Braun, Tennessee Williams.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DASHIT  Empty Re: Shenja e DASHIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:07

Mashkulli Dashi

Shpresoj shumё qё ju ta dini se cfarё jeni duke kёrkuar tё mashkulli i jetёs suaj. Nёse kёrkoni emocione tё forta, njё mashkull i Dashit do tjua ofrojё me shumicё, pa asnjё moment tё vetёm mёrzie. Por nёse po kёrkoni pёr sigurinё dhe kёnaqёsinё e njё dashurie tё qetё, jeni nё vendin e gabuar. Dashi mund tju trullosё ju me pasionin e zjarrtё nё njё moment dhe nё castin tjetёr mund tё bёhet i ftohtё si njё ari polar. Nёse e fyeni apo humbisni interesin e tij, ose tё dyja bashkё, natyra e ngrohtё dhe impulsive e Dashit do tё ngrijё mё shpejt se uji nё Polin e Veriut. Për të ndezur zjarrin e Dashit pёrsёri, duhet tё filloni gjithçka nga e para. . Njerëzit e shenjёs sё Dashit janё tё mbushur plot ide dhe energji. Tё ndiqni ritmin e tij , mund tё jetё e lodhshme pёr ju, por do tju bёjё mirё, tё paktёn nga ana mendore.

Dashi ёshtё i paduruar me njёrёzit e ngadaltё nё mendime dhe veprime. Ai kёrkon tё kryesojё kёdo dhe cdo gjё. Ai mund të jetë shpirti mё bujar mes tё gjitha shenjave, duke dhënë kohën dhe paratё e tij, mbёshtetjen dhe çdo gjё qё disponon me kёnaqёsinё mё tё madhe, edhe dikujt qё mund tё jetё pothuajse i panjohur pёr tё. Por gjithashtu ai mund tё jetё jotolerant, i pakujdesshёm, egoist dhe shumё kёrkues kur dёshirat dhe nevojat e tij nuk plotёsohen apo vonohen, ose kur ёshtё i detyruar tё qёndrojё me njerёz negativё pёr tё.

Kur vjen fjala për dashurinё, qëndrimi i tij i shkujdesur bёhet i mahnitshёm. Ai do të zhytet në një marrёdhёnie,i bindur se kjo është e vetmja dashuri e vërtetë qё njerёzimi ka njohur ndonjёherё, pёrvec historisё sё Romeos dhe Xhulietёs. Kur ajo copёtohet, ai mund tё marrё copat e thyera dhe do tё pёrpiqet ti bashkojё ato nё çdo mёnyrё tё mundshme. Nёse riparimi ёshtё i pamundur, ai do tё kёrkojё njё Xhuliet tё re dhe cdo gjё do tё fillojё si tё ishte hera e parё. Nuk ka rёndёsi sa herё mund tё ketё gabuar nё dashuri,

Dashi ёshtё i sigurt se dashuria e tij e vёrtetё apo shpirti i tij binjak, ёshtё nё ёndrrёn e ardhshme. Mashkulli i Dashit ёshtё njё nga partnerёt mё pasionant, qё njё grua mund tё kёrkojё apo ёndёrrojё. Ai është kaq idealist dhe i ndjeshëm ndaj ndjenjave, saqё do të shtrydhё të gjithё tingujt, pëshpëritjet,ekstazatdhe poezitё qё mund tё merren nё njё marrëdhënie. Dashi nuk ёshtё i aftё ti bёjё gjёrat pёrgjysёm. Ai e jep komplet veten e tij, nё interesin pёrvёlues tё momentit.

Asnjë shenjë tjetër e zodiakut nuk mund të jetë kaq besnik si Dashi, kur ai është me të vërtetë i dashuruar. Imoraliteti, madje edhe flirtimi i pafajshёm, nuk janё zakone tё Dashit, pavarёsisht atyre qё mund tё keni lexuar nёpёr libra. Sidomos, kur ai ёshtё thellёsisht i pёrfshirё nё njё marrёdhёnie me gjithё zemrёn e tij. Ai është duke kërkuar për një romancë si nёpёr libra me histori dashurie dhe romanca nё kёto tregime, kurrë nuk përfshin një qëndrim të shkujdesur ndaj dashurisë dhe seksit.

Sigurisht, ju duhet të qёndroni vigjilente për mundësitë e ardhshme, sepse pavarёsisht sinqeritetit tё tij, pёrkushtimit dhe premtimeve pёr besnikёri absolute (qё janё tёrёsisht tё verteta), nevoja e tij pёr romancё ёshtё kaq e fortё, sqё mund ta bёjё atё tё shikojё diku tjetёr pёr ta gjetur, nёse ju nuk i mbani iluzionet e tij tё gjalla nё çdo kohё. Momentin qё ju lejoni qё ai tё humbasё shijen e tregimeve tё dashurisё sipas librave, ai do tё devijojё rrugёn tuaj tё pёrbashkёt.

Mashkulli i Dashit nё fillim do ti thyhet zemra kur e dashura e tij do tё neglizhojё romancёn nё marrёdhёnie. Pastaj do tё zemёrohen dhe mё vonё do tё kёrkojnё pёr njё princeshё tjёtёr, tamam si ajo qё kanё nё mendjen e tyre. Sipas tij ky nuk ёshtё njё veprim i pandershёm. Ai nuk e theu premtimin e tij. Ju e bёtё kёtё, duke i lёnё atij tё kujtonte se ju ishit njё bilbil i bukur, qё kёndonte nёn dritёn e hёnёs sё plotё, ndёrkohё qё jeni njё zog i vogёl blu i zhurmshёm. Ky konstatim e shkund atё tё shohё se nuk ёshtё mё nё parajsёn e tij tokesore ku engjёjt kёndojnё dhe zilet bien sa herё qё prekni duart.

Si mund tё bien kёmbanat pёr tё, kur duart tuaja mbajnё gjithmonё erё duhan dhe si mund tё dёgjojё ёngjёjt tё kёndojnё, kur ju jeni duke i ulёritur nё vesh pse e kaloi natёn jashtё? (Gjё tё cilen e bёri, por kush jeni ju ti diktoni cdo lёvizje? Martesa nuk ёshtё burg dhe ai nuk ёshtё i burgosuri juaj). Nëse ju mёsoni si tё hapni sytё dhe ta shikoni atё me vёshtrim tё perёnduar, ai do tё qёndrojё me ju i lumtur, pёr gjithё pjesёn tjetёr tё jetёs, duke injoruar cdo femёr mbi tokё, vetёm pёr ju.

Pёr ta mbajtuar atё duhet tё mos jeni e turpshme, negative apo e pavёmendshme. Duhet tё jeni njё kombinim i femrёs sё bukur, tё mencur, plot nur dhe hir, qё ti afroheni imazhit tё princeshёs sё ёndrrave tё tij. Nёse do tё dini tё plotёsoni pritshmёritё e tij, tё jeni e sigurt se keni celёsin e zemrёs sё tij. Thjesht mbylleni dhe hidheni celёsin.

Nëse keni ndonjë ide nё kokёn tuaj, qё tё luani lojra flirtuese pёr ta bёrё atё xheloz, harrojeni! Ky veprim i pamatur, me shumё gjasa do tё jetё i fundit. Ju mund ta humbni mashkullin tuaj Dash, vetëm me një pëshpëritje ose një vështrim intim drejt njё personi tjetër, lëre pastaj më ndonjë tradhёti tё vertetё.

Ai këmbëngul në të qenit i pari në çdo gjë dhe kjo mund tё përfshijё të qenit i pari edhe në zemrën tuaj. Dashi është posesiv dhe xheloz në ekstrem. Ai kurrë nuk do të ketё besim tё verbër te ju, pёrsa i pёrket cёshtjeve tё tilla. Ju thjesht duhet të kuptoni se bisedat e tij të sjellshme me gratë e tjera janë të pafajshme, sepse ai do të kërkojë të gjithë lirinë e kontakteve shoqërore, qё jua mohon juve, nё mos mё shumё se kaq. I dashuri juaj i udhёhequr nga Marsi, do tju vendosi nё një piedestal dhe do tё presё që ju të qëndroni atje. Ju nuk duhet tё lëvizni as gishtin e vogёl, madje as tё shikoni sic do tё dёshiron tё shikonit

Mashkull Dash është një natyrё rebele.Ai do ta sfidojë autoritetin dhe mendon se ai ka lindur mё i zgjuar se kushdo tjetër. Ndoshta ai ёshtё mё i zgjuar, por shumica e njerëzve nuk e pёlqejnё kur ju thuhet kjo nё kёtё formё. Për shkak të nevojës së tij për të udhëhequr dhe refuzimit për të ndjekur tё tjerёt, ata që janë në pozita më të fuqishme se Dashi, do ti mësojnë atij mësime të shpeshta përulësie. Në kohë tё tilla, ju duhet tё jeni aty pёr tё, sepse ai do të vrapojë drejt jush pёr tё gjetur rehati dhe siguri, kur egoja e tij është lёnduar thellё.

Pastaj ju do të kuptoni se nën sipёrfaqen e vet-besimit, agresivitetit, shtrihet një kompleks inferioriteti, pёr tё cilin ai do të preferonte tё vdiste, sesa ta pranonte qё e ka. Gruaja e cila pёrkujdeset me dashuri, pёr egon dhe sedrёn e thyer, ka shansin qё tё jetё nё zemrёn e tij pёrgjithmonё. Asnjëherë mos bëni gabimin, të bini dakord me armikun nё njё bisedё tё castit, ose duke u përpjekur të jeni e drejtë. Duaje atë që ai e do dhe urreni atë që ai e urren. Ai e kërkon besnikërinë pa kushte,ashtu sic ai e jep, si në dashuri dhe miqësi. Ky është kodi i tij. Nё rast se ju nuk e respektoni atё, mё mirё kёrkoni pёr njё burrё tjetёr.

Nuk ka truke apo dredhira delikate në natyrёn e mashkullit tё Dashit. Nuk është aspak e vështirë për tё kuptuar kur njё mashkull i udhehequr nga Marsi, i jep fund një marrëdhënieje. Zёri i tij i ftohtё akull dhe i mёrzitur, shoqeruar mё njё deklaratë tё sinqertë, e bën shumё të qartë çdo gjё. Nga ana tjetër, një flakё shpërthyes pёrcёlluese pёr shkak tё zemёrimit, është njё situatё më pak serioze, duke nënkuptuar se pakënaqësia e tij është ndoshta vetëm çёshtje humori dhe lidhja romantike mund të ruhet akoma. Ju keni më shumë arsye për tu frikësuar nga akulli, sesa nga zjarri i tij.

Meshkujve tё Dashit nuk ju pëlqejnё lojrat. Ai do tё jetë i drejtpërdrejtë në të gjitha qasjet e tij. Dhe kjo do të thotë si në dashuri, ashtu edhe në biznes. Ai nuk do të humbasё asnjё sekondё kohё, sapo tё kuptojё qё ka rёnё nё dashuri, por sigurohuni qё tё jetё ai qё e konfirmon kёtё, jo ju. Mos e ndiqni nga mbrapa, mos e telefononi shpesh,apo ti shprehni ndjenjat tuaja, derisa tё bindeni qё pasioni ёshtё i ndёrsjelltё. Mënyra më e shpejtë dhe mё e sigurt pёr ta humbur atё, ёshtё tё bёni ju lёvizjen e parё.

Ai duhet të jetë lideri edhe këtu, si nё çdo aspekt tjetёr. Nëse ju nuk e lejoni kёtё, ai mund të humbasё interesin pёr ju kaq shpejtë, sa do tё habiteni dhe lёndoheni shumё nё tё njёjtёn kohё. Dashuria me një mashkull tё Dashit, ёshtё si tё ecni nё një litar tё tendosur, i cili qёndron ndërmjet interesimit të ngrohtë dhe ndarjes së ftohtë. Ju praktikisht duhet të jeni njё atlete. Mos vrapo pas tij, por as mos u largo prej tij. Ju duhet ta mbani atë nё tension, duke vrarё mendjen se cdo tё bёni , edhe kur tё bёheni e dashura e tij. Në të njëjtën kohë, ai ka nevojë për sigurinё qё dashuria juaj është gjithmonë aty pёr tё.

Njё anё pozitive ёshtё fakti qё, ashtu sic ai dёshiron qё tё jetё i pari qё tju thotё “ tё dua”, ai gjithashtu do të jetë i pari për tju thёnё se sa keq ndihet pas një grindjeje, por edhe i pari që do tё jetё aty, kur keni nevojë për atë. Ai do të jetë pranё jush kur tё jeni sёmurё apo i mёrzitur. Ai do të shpenzojnë para për ju lirisht dhe vullnetarisht (nëse ai është një djalë tipik i Marsit). Ai do të komplimentojё pamjen tuaj, do tё vlerësojë talentet tuaja dhe do të jetë një shok i mirё pёr tju stimuluar mendёrisht. Ai dëshiron të jetë e gjithё bota juaj ,por ndryshe nga burrat e tjerë, ai do t’ju lejojë të jeni pjesё e botёs sё tij, në qoftë se ju jeni e barabartë me tё.

Mashkulli tipik i Marsit, kёrkon qё partnerja e tij tё jetё super femёrore, por nё tё njёjtёn kohё edhe si cun. Ai dëshiron që ju të jetë krejtësisht e pavarur, por e gatshme për të qëndruar disa hapa prapa tij. Ai do të presi që ju ta lavdëroni atë dhe të jeni e përkushtuar ndaj tij, por asnjeherё nё rolin e shërbyeses sё përulur. Akoma kёtu jeni? Mire, vajzё trime! Kam akoma pёr tju thёnё. Ai është i aftë për të thënë gjëra të hidhura, mizore dhe me sarkazёm ndaj jush, kur tё jetё i lёnduar. Ai nuk i ka me gjithё mend, por ato mund të thyejnë zemrën tuaj, nëse ju nuk e kuptoni atë. Pastaj ai do të presi që ju ta falni dhe ti harroni tё gjitha. Pra, ju donit njё mashkull, apo jo? Epo, tё jeni e sigurt se do ta gjeni njё tё tillё te partneri juaj Dash. Nёse jeni njё femёr e fortё, ju mund tё keni njё histori dashurie qё tё gjithё do ta keni zili, ashtu si ajo e Romes dhe Xhulietes (pa fundin tragjik, sigurisht).

Pasi të martoheni me tё, bashkeshorti juaj Dash do të dominojë në shtëpi pa mё tё voglin dyshim. Ai nuk do tё japё shpjegime se si e menaxhon ekonominё dhe buxhetin. Ai nuk mund ta administroje mirё buxhetin, por sёrish do tju sygjeroja qё ju mos ta kёrkonit ta merrnit pёrsipёr, edhe sikur tё keni qenё nxёnёse e shkёlqyer nё matematikё. Asnjëherë mos e pyesni pёr çështjet e tij financiare. Është e domosdoshme pёr tё qё ta ketё vetё nё kontrollon kuletën e tij. Ai do të jetë bujar me lekёt dhe tё ardhurat e tij, në qoftë se ai është një Dash tipike dhe do tju jape çdo gjë që ju nevojitet.

Çdo foshnje nё familje, do tё gjej tek Dashi babain e devotshёm, kurse ju do shikoni tek ai babain e ёndrrave tuaja. Më vonë, ai mund të jetë pak autoritar me fëmijët dhe do të përpiqet të diktojë karrierën e tyre. Ai do të jetë një baba i dashur dhe i mrekullueshme pёr tё argëtuar, por ndoshta duhet ti kujtoni herё pas here, se fёmijёt kanё nevojё pёr pavarёsi, po aq sa ka edhe ai nevojё. Atësia është padyshim një nga rolet qё ai do ti gëzohet dhe do tё shijojё mё shumё.

Pasi tё martoheni, mund ta vazhdoni karrierёn tuaj profesionale, nёse kjo ёshtё ajo qё dёshironi. Ai ndoshta do ta durojё kёtё, për aq kohë sa ju nuk shkëlqeni më shumë se ai. Inkurajoni pavarësinë e tij, por përpiquni tё frenoni impulsivitetin e tij me shumё takt. Nёse ai nuk ёshtё nё krye tё çdo gjёje, jeta ka pak vlerё pёr tё. Nёse ai humbet autoritetin në punë ose në shtëpi, optimizmi dhe energjia e tij freskuese, do të kthehet në pakënaqësi dhe mёrzitje nё fund tё ditёs. Asnjëherë mos e shkatërroni burrёrinё e tij, por kurrë mos e humbisni individualitetin tuaj.

Një burri tё shenjёs sё Dashit, nuk do ti pёlqejё njё grua qё shkon çdo natё nё klube dhe disko. Por ai nuk do ta tolerontenjë grua që rri gjithё ditёn nё shtёpi duke gatuar dhe duke larё rrobat. Ju do të duhet të synoni diku në mes. Nëse ju ia dilni mbanё, vetёm imagjinoni pёr njё cast - ju do tё jeni e vetmja Xhuliete me flokё tё thinjur, nё grupin tuaj shoqёror, me njё burrё i cili ёshtё akoma i ndjeshёm nё përvjetorin tuaj tё artë të dasmës. Kjo është një sfidë mjaft e fortё, në qoftë se ju jeni një femёr romantike dhe natyrisht jeni e tillё, ose ju nuk do të ishit pёrfshirё nё njё marrёdhёnie dashurie me njё mashkull tё shenjёs sё Dashit, qё nё momentin e parё.
 
Gruaja e shenjёs sё Dashit

Ajo mund të mendojë se dashuria është e gjithё ekzistenca e saj, por duke qene se ёshtё pёrfshirё shumё nё jetёn e vet, ajo nuk mendon se dashuria mund tё jetё fillimi dhe fundi i jetёs sё saj. Ajo mund tё jetojё jeten e vetme, pa njё njeri nё krah, me lehtё se çdo lloj femre tjetёr qё ju keni takuar.

Sigurisht, tё jetosh e vetme, pa njё mashkull nё krah, nuk është e njëjta gjë si të jetosh pa romantizmin dhe dashurinё. Ajo gjithmonë do të ketё nevojё pёr heroin e ëndrrave të saj, qё ti fitojё zemrёn. Ai do të fanitet saj kur bie bora e parë, kur ajo dëgjon një këngë të caktuar ose kur shikon njё vetёtime nё qiellin e errёt. Megjithatë, nёse ajo nuk do ketё meshkuj vёrdallё, ndoshta nuk do ta ndiejё shumё mungesёn e tij. Ajo mendon se çdo gjё qё ai ben, ajo mund ta bёjё shumё herё mё mirё.

Vajza e shenjёs sё Dashit, ёshtё lloji i femrёs qё do ti bёjё gjerat vetё, pa ndihmёn e askujt, aq mё pak tё njё mashkulli. Jo do ta hapё vetё derёn, tё veshё vetё pallton, tё zgjidhё vetё problemet dhe betejat e saj pёrsonale dhe profesionale apo thjesht tё ndezё cigaren pa ndihmёn e mashkullit nё krah.Sipas saj, ti bёsh gjёrat vetё ёshtё mёnyra mё e shpejte pёr ti realizuar ato. Natyrisht, kjo nuk tingёllon shumё mirё pёr egon e ndjeshme tё mashkullit.

Vajza e udhёhequr nga Marsi, është e vendosur të marrë rolin udhëheqës, të jetë e para për të vepruar dhe kjo përfshin qё tё bёjё edhe lёvizjen e parё nё njё marёdhёnie dashurie. Duhet tё jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me lёvizjet qё duhet tё bёni mё njё vajzë tё Dashit. Ajo dëshiron të jetë lider në lidhjen e dashurisё. Para se ta mbertheni atё nga beli dhe ta puthni, duhet tё siguroheni qё e keni fituar zemrёn e saj dhe e keni futur nё xhepin tuaj tё vogёl. Ndryshe, ajo mund tju jap një goditje të fortё nё nofull dhe të vrapojё si njё sorkadhe e frikёsuar.

Ajo duhet të jetë krenare për ty, qё tju dashurojё. Por ju nuk duhet të jeni aq i rëndësishёm, sat ё lini pas dore talentet dhe aftësitë e saj. Edhe pse ajo do të kërkojë shumë nga ju, ajo do tju a kthejё kёto dyfish. Vajza e Dashit mund të jetë shumё bujare pёrsa i pёrket kohës sё saj, mbёshtetjes, apo tё ndajё ato qё ka mё tё tjerёt, por kur vjen fjala tё dashuria, ajo do tё jetё dorështrënguar. "Çfarë është e saj, ёshte vetёm e saj" dhe asaj i duhet shumё pak, pёr tё shpёrthyer nё xhelozi.

Mos guxoni tё admironi, nё prani tё saj, aktoren tuaj tё preferuar, apo tё komplimentoni ndonjё nga shoqet e saj. Mashkulli me një grua Dashi, është më i sigurt nёse ka një sekretar tё gjinisё mashkullore. Nëse femra e dashit nuk është prioriteti juaj në çdo mënyrë tё mundshme, ju së shpejti do të pyesni veten ku shkoi gjithë ai pasion intensiv qё tregonte nё fillim. Nёse vajza e shenjёs sё Dashit, ёshtё lënduar me të vërtetë, ajo do tё kthehet nga zjarri në akull. Flakёt e saj të nxehta tё zjarrit, digjen dhe shuhen shumё shpejt, por akulli i saj mund të jetë i përjetshëm.

Ajo e vendos të dashurin e saj në piedestal, duke pritur qё ai tё qёndrojё aty si njё imazh i përsosmërisë. Ajo refuzon qё ai tё shikojё, qoftё edhe kёmbёt e tij, aq mё pak njerёzit e tjerё. Asnjëherë mos kritikoni,tё dashurin, bashkёshortin, ose fëmijët e një gruaje Dashi, nёse nuk doni tё njiheni me tёrbimin e saj. Ajo është shumё e aftë për të qenë kёrkuese, egoiste dhe e hidhur me fjalёt, nёse ju i prishni planet e saj shpresëdhënëse. Megjithatë, ajo gjithashtu mund të jetë e butë, e devotshme dhe bashkëpunuese, kur ajo ju vlerёson pozitivisht.

Vajza e Dashit kёrkon me kёmbёngulje lirinё absolute, si para dhe pas martesёs. Ju duhet të keni besim absolut te ajo, kudo që ajo shkon dhe nё çdo gjë qё bën, edhe pse ajo nuk do të ketë atë lloj besimi te ju . Kjo nuk është aq e keqe sa tingёllon, sepse kjo femёr do jetё plotёsisht besnike, pasi tё bёhet e juaja. Një vajzë e shenjёs sё Dashit, rrallë është në gjendje të dashurojё dy burra në të njëjtën kohë. Ajo është shumë e sinqertë për tё bёrё njё mashtrim të tillë. Me përjashtim të rrethanave të pazakonta, ajo do tjua bёjё tё qartё qё marrёdhёnia juaj ka pёrfunduar, para se tё angazhohet nё njё marrёdhёnie dashurie tjetёr.

Femrat e udhёhequra nga planeti Mars, janë shpesh vajza karrieriste. Ato mund të merren me pothuajse çdo profesion tё mundshёm, qё nga bursat deri te pasuritё e patundshme. Gratё e shenjёs sё Dashit, gjithashtu mund të jenё shumё tё mira edhe nё profesionet tёrёsisht femёrorё, si modeling dhe aktrimi. Lejojeni atё tё bёjё ctё dojё. Ajo do të jetë shumë më të lumtur dhe shumё më të dashur me ju-madje edhe më e butë-në qoftë se ju e mbёshtesni atё tё mbushё kohёn e lirё me interesat e saj.

Nёse dёshirat e Marsit, mbeten tё paplotësuara, ato mund tё shkaktojnё frustrim dhe nervozizёm tё kjo femёr dhe si pasojё, mund tё sjellin edhe njё mal me probleme. Gjithashtu ajo do tё jetё njё femёr shumё bujare me ju. Do tju blejё pafund dhurata, do tju jap hua sa herё tё keni nevojё, do pёrkujdeset pёr ju kur tё jeni sёmurё dhe do tju ndihmojё tё gjeni punё. Por tё njёjtёn gjё do tё presё edhe nga ju.

Ndonёse ajo do të mohojё kёtё fakt me gjithё forcёn e saj, duhet tё dini se kur ajo ёshtё e mёrzitur, edhe ju duhet tё jeni i mёrzitur. Kur ajo është e lumtur, ju gjithashtu duhet të jeni i lumtur. Për Dashin, dashuria është njё ndarje e barabartë e gjithçka qё kemi. Ajo do të pretendojё qё ju tё ndani briskun tuaj tё rrojes mё tё, llogarinё bankare, miqësitë dhe ëndrrat tuaja. Si kёmbim, ju mund tё ndani edhe tё sajat.

Sigurisht, brisku i saj mund të jetë i prishur, llogaria e saj bankare disi bosh, miqësitë e saj tё rralla dhe ëndrrat e saj, shumë tё mёdha për ju qё ti kapёrdini. Por ajo nuk do tjua kursejё tё gjitha gjёrat e saj. Ajo gjithashtu do tju mbrojë ju me gjithё fuqinё e saj. Një grua Dashi, mund tja pёrplasi nё fytyre pasurinё dhe famёn kujdo qё do tё tentojё tё lёndojё njё mik tё saj. Nёse ajo ju dashuron, indinjata e saj nuk do tё ketё kufi. Kёto gra janё mbi tё gjitha shumё besnike.

Si një grua shtёpie, ajo mund të jetë shumё ndihmuese. Nuk do tё jetё nga ato qё do tё preferojё tё rrijё nё shtёpi, sepse cdo shtёpi ёshtё shumё e vogёl pёr energjinё e saj tё madhe krijuese. Ajo do të jetë një kuzhiniere mjaftueshёm e aftё dhe ajo do të mbajë shtëpinё të pastër, të paktën pjesёt që duken. Ajo do të qep kopsat e kёmishes dhe do tё hekurosё pantallonat, ndonёse nuk do ti pёlqejё kjo gjё. Megjithatë, ajo do të bëjë tё gjitha kёto kur tё jetё e nevojshme. Ju rrallё do ta dёgjoni atё tё ankohet pёr sёmundjet apo lodhjen.Por kur tё ketё dhimbje, ajo do tё presi nga ju shume mirёkuptim dhe mbёshtetje.

Mbani pasionin dhe romancën gjallë në martesën tuaj, ose ajo do të jetë e pakënaqur. Dashi nuk humbet kohё, duke u pёrpjekur tё ndryshojё situatat e pakёndshme pёr tё. Prandaj kjo mund tё çojё nё ndarje tё nxituara ose nё divorce impulsive. Në shumicën e rasteve, nёse ju i lini asaj nё kontroll financat e familjes, ky do tё ishte njё veprim i pamatur. Por ja vlen ta provoni, pёr ti dhenё asaj kёnaqёsinё e tё drejtuarit tё ekonomisё sё familjes tuaj.

Si një nënë, ajo do të kujdeset qё fëmija i saj është i pastër, i lumtur, i shëndetshёm dhe i dashur. Ajo ndoshta nuk do të marrё foshnjёn e saj nё dorё, sa here qё ai qan, apo tё nervozohet nga ai dhe as ta mbrojё atё mё shumё se cduhet. Por fëmijët e saj do të marrin shumё ngrohtёsi, puthje tё shumta dhe pёrqafime tё gjata. Ajo do ti cojё ata pёr shёtitje tё gjata nё park dhe lёndina, qё tё mund tё shohin vesёn e mёngjesit nё bar dhe lule.

Nёnat e shenjёs sё Dashit, krijojnë një botë magjike, plot fantazi për fëmijët e tyre. Kjo është aty ku ato jetojnë vetё. Ajo nuk do të jetë një prind qё do tё lejojё çdo gjё, ajo do të këmbëngulë për disiplinë të rreptë dhe ndoshta do të jetë shumë me fat, nёse arrin tё rrisё fёmijёt e saj si tё rritur tё pavarur njё ditё. Armët e saj tё preferuara pёr psikologjinё e fëmijëve janë: njё lopatё druri pёr vozitje, tregimet para gjumit dhe puthjet e natёs sё mirё.

Kjo grua mund të bёhet e paarsyeshme pёr shkak tё temperamentit tё saj dhe mund tё krijojё disa skena të dhunshme. Por, temperamenti i saj sa shpejt ndizet, aq shpejt edhe shuhet, sic shkrihet breshёri i verёs. Ajo kurrë nuk do të mbajё mëri, tё kërkojё hakmarrje, tё ketё keqardhje apo zemёrim me veten. Pas një stuhie emocional, natyra e saj optimiste do te kthehet si njё ylber shumёngjyrёsh pas njё shiu.

Shumë njerëz do tju thonё se një grua e shenjёs sё Dashit është tërësisht mashkullore, por mos besoni atyre. Ajo është e gjitha femёr, brenda dhe jashte saj dhe ndoshta njё femёr e papёrballueshme pёr njeriun e zakonshёm. Por, natyrisht, një kalorës me mburojё dhe pёrkrenare tё ndritshme, nuk është një njeri i zakonshёm. A ka ndonjë kalorës të guximshëm atje jashtё? Kjo është vajza e ëndrrave tuaja, pёr tё cilёn ia vlen tё luftoni mё tё gjithё dragonjtё, për ta fituar atë.

Vajza e Dashit do t'ju ndihmojë të gjeni iluzionet tuaja tё humbura dhe ajo do të ketë një besim të madh, në të gjitha ëndrrave tuaja. Ju nuk keni ndonjë ёndёrr? Atёherё mund tё merrni hua prej saj. Ajo ka shumё pёr tju dhёnё. Nëse ju besoni tek ajo, po aq sa ajo beson te ju, ju tё dy mund të bëni disa mrekulli së bashku.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DASHIT  Empty Re: Shenja e DASHIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:08

Foshnja/ Fёmija i shenjёs sё Dashit

Ju jeni duke falenderuar maminё dhe doktorin, pasi ju uruan pёr fёmijёn e sapo lindur? Bebja juaj Dash do tё ulerasё, flakё i kuq nga inati, qё vёmendja juaj nuk ёshtё tek ai. Sepse foshnja juaj e udhehequr nga Marsi, do tё jetё shefi juaj, nё momentin qё vjen nё jetё. A keni ndonjë dyshim pёr kёtё? Ky dyshim do të venitet kur ai tё jetё mjaftueshёm i rritur, pёr tu ulur nё tavolinёn e tij tё ngrёnies, do tё pёrplasё lugёn me forcё nё pjatё, nёse ju e lini vetёm pёr njё kohё jo shumё tё gjatё.

Ai kurrë nuk do ti pёrshtatet ushqimit qё ju keni vendosur pёr tё , nёse nuk ёshtё nё shijen e tij. Foshnja Dash , do ti pёshtyjё perimet nga goja, nёse ju tentoni tia jepni me forcё , duke ju bёrё tё qartё se ky nuk ёshtё njё ushqim qё bebet e pёlqejnё. Edhe vajzat e vogla, do të jenё po aq tё drejtpërdrejta në veprimet e tyre, sa djemtë. Ndoshta më shumë, edhe pse ju nuk e prisni njё veprim kaq tё vendosur nga njё zonjushё kaq e vogёl.

Ai ndoshta do të ecё më herët se foshnjat e tjera dhe me siguri do të flasё më shpejt se moshatarёt e vet. Ky fёmijё nuk do të jetë i lehtë për tu kontrolluar. Thuaji me gisht: "Jo, jo," një foshnjë tё shenjёs sё Dashit dhe ai do të tundin gishtin e tij të vogël topolak, si fshirёse makine, pёr tju kundёrshtuar juve. Disiplina duhet filluar shumё herёt mё ta. Duhet ti bёni rojё qё ai mos tё lëndohet në kokë apo fytyrë. Ai është i prirur ndaj aksidenteve, prandaj mbajini thikat e mprehta jashtë rrezes sё tij, ruajeni nga zjarri dhe korrenti.

Kur ai rritet pak mё shumё, ju mund tju merret fryma nga pёrqafimet e tij tё ngrohta dhe tё shtrydhёse, si tё njё ariu tё murrmё. Fëmijët e shenjёs sё Dashit, janë zakonisht demostrues tё afeksionit, me përjashtim të disa të rinjve të cilëve Marsi, me pёrvojat e mёparshme emocionale, mund tu ketё ngrirё zemrat e tyre zakonisht të ngrohta. Këta janë nga njё lloj i trishtuar i deleve, por brirët e tyre janë po aq të rrezikshme sa tё njё dashi.

Ndёrkohё qё ai bёhet mё i madh dhe mё i fortё, fёmija juaj do tё fillojё tё tregojё shenjat e temperamentit te vet. Ju do të vëreni se ai ose ajo mund të bёhen më i/e paarsyeshëm kur pengohet, por zemërimi nuk do të zgjasë pёr njё kohё tё gjatë. Pas një shpërthimi periodik, djalë apo vajzë Dashi, do tju japё një buzëqeshje të madhe dhe të ndritshme.

Ai do ti ndajё lodrat e tij me bujari të mahnitshme me tё gjithё, qoftё me ju, me bashkёmoshatarёt e vet, me postierin, me qenin dhe macen e rrugicёs. Megjithatë, bujaria e tij do të përfundojë, në qoftë se njëri prej tyre lëndon ndjenjat e tij ose e pengon tё bёjё dicka qё ai dёshiron apo tё shkojё diku. Pas kёsaj prisni tё fillojnё fishekzjarret.

Djemtë dhe vajzat mund të bien në zakonin e neglizhimit tё detyrave tё shtëpisë dhe duke pёrmendur fёmijёt tuaj tё tjerё mё tё bindur si shembull, vështirë se do ti lini ndonjё përshtypje atij. Në vend që ta qortosh fёmijёn e Marsit, duhet ta sfidosh dhe nxitёsh. Ju mund ti thoni atij, qё ai ёshtё vetёm pak mё i ngadaltё se tё tjerёt, por pёr ju nuk shumё rёndёsi. Ju e doni atё sido qё tё jetё.

Fёmija juaj adoleshent, i lindur nё shenjёn e Dashit, do të ketë një imagjinatë të gjallë, ai do të jetë po aq i ëmbël dhe sentimental si një libër me tregime, por nё tё njёjtёn kohё, ai do të di shumë mirë se si tё pёrgatisё njё bukё tё thekur. Ai ka njё natyrё shumё kontradiktore, pasi mund tё jetё sa naiv aq dhe i ashpёr, sa i butё , aq edhe i nxituar. Të gjitha këto tipare kontradiktore janë të endura në natyrën e tij tё zjarrtë.

Fëmijët tuaj tё udhёhequr nga planeti Mars, do tё kёrkojnё me çdo kusht tё udhёheqin lojёrat me bashkёmoshatarёt e tyre, si dhe tё krijojnё lojra tё reja. Ata do të këmbëngulin qe tё kenё menyrёn e vet tё tё bёrit tё gjёrave dhe e kanё tё vёshtirё ti binden autoritetit, prandaj ёshtё mirё qё tu vendosen rregulla tё forta qё nё fillim. Fëmija i Dashit qё nuk ёshtё trajnuar pёr tu bindur , qё nё rininё e tij tё hershme, do tё marrё disa mёsime tё mёdha kur tё jetё nё moshёn e pjekurisё. Refuzimi i ëndrrave të tij të ndritshme ose pengimi i entuziasmit tё tij emocionues, do ta bёjё atё tё vije nё shtepi me lotё nё sy. Kur tё ndodhё kjo, mbajeni atё shumё afёr, sepse zemra e tij do tё jetё thyer.

Kur tё ketё ditёlindjen, duhet ti fshehёsh dhuratat e tij nё njё vend tё sigurt, sepse ai nuk mund te presё surprizat. Gjithashtu, kujdesuni qё ai mos ta humbasё besimin e tij te Babagjyshi dhe te Lepuri i Pashkeve shumё shpejt. Ёshtё e vёshtirё pёr tё qё pasi e keni bindur tё besojё tё ekzistenca e tyre, tё lejoni tё kuptojё qё e gjitha ёshtё njё sajesё. Ky ёshtё njё mёsim i nevojshёm pёr ju.. Mos e urdhёroni atё, por gjithmonё kёrkoja gjёrat me njё buzёqeshje tё madhe nё fytyrё dhe do tё shihni se ai do tё lutet pёr ti bёrё ato. Asnjëherë mos e thyeni besimin e tij. Ajo është aq e rëndësishme për të, si ajri që ai merr frymë. Ai mund të largohet nga shtëpia; pavarësia e Marsit tregon se kjo do tё ndodhё shpejt, por ai do të kthehet më i mençur.

Mund tё ndodhё qё njerёzit negativё dhe tё ftohtё rreth fёmijёs suaj Dash, ta lёndojnё atё, por asnjёherё nuk do tia copёtojnё shpirtin. Ai ndoshta do të jetë i dhёnё pas librave dhe tё jetë një lexues i shkëlqyer, por ai nuk ka pёr ti pritur me padurim vitet e universitetit. Dashi është mё shumë i interesuar në ndёrmarrjen e veprimeve praktike fitimprurёse, sesa nё pёrfitimin e teorisё akademike. Por mos u dorёzoni para tij kaq shpejt. Ai mund ta përdorё disiplinën shtesë të arsimit të lartë, për ta ndihmuar mendjen e tij të kontrollojё emocionet e tij tё zjarrtë dhe të papritura, si dhe intuitёn e mprehtë.

Ai do të duhet të mёsojё si tё mbajё përgjegjësitё, por ju do tja mёsoni këtë dhe shumё gjëra të tjera përmes logjikës sё drejtpërdrejtë dhe dashurisё së sinqertë. Të dyja kёto gjejnё vend tek ai. Tregoji atij se çfarë ju pëlqen rreth tij dhe ai nuk do të bëjë asgjё nga ato qё nuk ju pëlqen. Ky fëmijë duhet të mbahet gjithmonë i zënë me aktivitete, ose ai do tё futet në telashe. Koha bosh nёnkupton rrezik pёr tё. Por gёzojuni dashurisё sё madhe qё do tё ketё pёr ju gjatё gjithё jetёs.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DASHIT  Empty Re: Shenja e DASHIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:09

Shefi i shenjёs sё Dashit

Shefi i shenjёs sё Dashit nuk i duron dot punonjësit dembel. Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune të përkohshme, sa pёr tё kaluar kohёn, ose pёr njё punё sa pёr tё marrё njё rrogё, do tju këshilloja mё mirë të mos provonit tё punonit pёr njё Dash. Ky njeri thjesht nuk mund të durojë punë gjysmake apo mungesё entuziazmi tё punonjёsit qё e rrethojnё. Ai do të pretendojё qё ju tё jeni po aq i pёrkushtuar pёr kompaninё sa ёshtё ai dhe tё shqetёsoheni seriozisht pёr tё ardhmen e saj. Ai ndoshta do tju punësojë shpejt, do tju promovojё menjёherё dhe po aq shpejt do tё nxjerrё në pah gabimet tuaja.

Megjithëse ai zakonisht do të jetë bujar me pushimet, pagat, shpёrblimet, ai do të presё nga ju qё tё lini cdo gjё- çёshtje personale, lidhje dashurore, udhetime te planifikuara- nёse dicka me shumё rёndёsi ndodh nё zyrё. Shefi Dash thjesht nuk mund ta kuptojё, pse të gjitha kёto nuk mund tё shtyhen, duke përfshirë edhe muajin e mjaltit, për një takim urgjent në lidhje me një marrëveshje miliona lekёsh pёr kompaninё. Ai do të jetë i gatshëm tё shtyjё martesën e tij, për një moment të tillë nё punё, pse nuk mund ta bёni edhe ju? Çfarë do me thёnё kjo, nuk jeni besnik? Ky është pa dyshim një rast ekstrem, por ju jeni paralajmëruar prej tij pёr tё tilla situata, qё nё intervistёn e parё.

Nese dëgjoni fjalё, që kompania ku ju punoni është gati për të falimentuar, mos filloni tё kёrkoni pёr punë tjetёr menjёherё. Ju nuk do tё keni nevojё pёr tё. Nëse dikush mund ta shpёtojё kompaninё nё minutёn e fundit, pavarёsisht situatёs financiarё tё tmёrrshme, ai do tё jetё shefi juaj i shenjёs sё Dashit. Ai është i pavarur, i guximshёm dhe aventurier.

Gjithashtu ai merr iniciativa. Nëse ka një kuti nё zyrёn tuaj, ku ju ёshtё kёrkuar tё hidhni idetё tuaja krijuese, tё jeni i sigurtë se do tё vlerёsoheni dhe mund tё rriteni shpejt nё detyrё me kёtё njeri. Ai i vlerëson punonjësit të cilët kujdesen për kompaninё duke dhёnё sygjerime dhe të cilët janë origjinale në të menduarin e tyre. Por duke treguar qartё qё nuk kanё synim tё shkёlqejnё mё shumё se shefi i tyre Dash.

Pushteti do të jetё një nga karakteristikat e drejtuesit ekzekutiv Dash. Ai ёshtё luftarak dhe pёrpiqet shumё qё tё jetё lider nё çdo aspekt. Shefi juaj pothuajse nuk do tё mungojё asnjёherё pёr cёshtje shendeti. Edhe nёse do jetё i sёmurё (me temperature tё lartё) do ta shikoni tё vijё nё punё pёr disa cёshtje urgjente dhe nё kohёn qё futet nё zyrё, ethet e tij do tё jenё zhdukur dhe do tё jenё zёvendёsuar me ethet e punёs. I gjithё stafi do tё pyesё vetёn nёse ai ishte vёrtetё i sёmurё.

Nuk do të jetë asgjë letargjike rreth tij dhe do ishte mirё qё edhe tek ju mos tё ekzistonte asnjё gjё e tillё. Punëdhënësi juaj Dash, ndoshta do të ketë pak interes në tё dhёnat e punёve tuaja tё mёparshme, qoftё edhe ndonjё incident serioz me ish shefin tuaj. Duke qenё se ai ёshtё i bindur qё tё ardhmen do ta bёjё sipas mёnyrёs sё tij, ai rrallё shqetёsohet nga e kaluara, juaja apo e tija.

Drejtuesi ekzekutiv i udhёhequr nga Marsi, është shumë krenar për ti lёnё tё tjerёt tё njohin pikat e tij tё dobeta. Pavarёsisht shpërthimeve të shpejta dhe tё shpeshta të temperamentit (tё cilat nuk do të zgjasin gjatë), ai do t'i fshehë mjaft mirë ato gjëra, që me të vërtetë ndikojnë thellësisht tek ai. Dashi nuk do të pranojë tё varet nga askush, pёrveç vetes sё vet. Ai ka nevojë për të tjerët-shumë më tepër sesa do ta pranojë ndonjёherё, por forca e tij vjen pёr sё brendshmi dhe ai gjithmonë do tё gjejё njё mёnyrё pёr tё ecur pёrpara.

Nëse ju do tё admironi energjinë dhe guximin e tij, edhe pse mund ta keni të pamundur për ta imituar atё; në qoftë se ju mund ti pёrballoni mёnyrat e tij impulsive dhe tё nxituara, duke plotёsuar me durim detajet qё ai i neglizhon nga nxitimi i tij, qi ndoshta do tju paguajë më shumë para, se kudo tjetёr dhe ju do të jeni me të për gjithё jetën. Me shumё takt, bёni tё pamundurën qё ta mbani larg atё nga tё thёnit apo tё bёrit i gjёrave pёr tё cilat ai do tё pendohet shumё mё vonnё. Kujtojini atij mё qetёsi, se ata drejt tё cilёve ёshtё duke lёshuar zemërimin e tij të drejtë, mund të jenё njerёz shumё tё rëndësishëm , tё cilёt mund tё kundёrpёrgjigjen nё njё mёnyrё dёmtuese pёr biznesin e Dashit.

Njё gjё tё rëndësishme qё duhet tё mbani mend pёr shefin tuaj tё shenjёs sё Dashit , ёshtё fakti qё ai ka nevojё pёr ndihmёn, besimin dhe besnikёrinё tuaj, pavarёsisht frymёs sё madhe tё pavarёsisё, optimizmit dhe entuziasmit tё tij. Jepini me bollёk ato qё ai ka nevojё dhe ai do tjua kthejё nё tё njёjtёn mёnyrё, duke ju trajtuar si mikun e tij mё tё mirё.

Punonjësi i shenjёs sё Dashit

Pasi nje shef ekzekutiv mbaron intervistёn e punёs me njё person tё shenjёs sё Dashit, ai me siguri, pasi tё kalojё habinё fillestare nga guximi dhe sinqeriteti i tij, me shumё gjasa do ta punёsojё atё nё moment. Entusiazmi i sinqertё qё do tregojё kandidati Dash pёr vendin e punёs qё po aplikon, por edhe pёr kompaninё tuaj, ёshtё mbresёlёnёs, duke patur parasysh sa punonjёs egoistё, tё papёrkushtuar dhe indiferentё ka nё ditёt e sotme.

Punësimi i një Dashi mund të jetë veprimi mё i zgjuar qё keni bërë ndonjëherë ose dhimbja e kokёs mё e madhe që ju i keni dhёnё vetes ndonjëherë. Kjo varet se si i prisni dhe i kuptoni shigjetat qё ai lёshon. Nёse qëllimi juaj ёshtё, qё ai ti pёrshtatet rutinёs dhe orarit zyrtar nёntё me pesё , atёherё jeni nё drejtimin e gabuar. Në fillim, ai mund të shkëlqejë si një monedhё floriri, pёr tju bёrё përshtypje, por kjo nuk do të zgjatё shumё dhe shumё shpejt ai do tё jetё i pakёnaqur dhe i shqetёsuar.

Ai do tjua demostrojё kёtё gjёndje, nё çdo mёnyrё tё mundshme, çdo ditё. Kёshtu, do fillojё tё vijё me vonё nё mengjes, tё qёndrojё mё gjatё nё orarin e pushimit tё drekёs, ose tё shkruajё letra personale nё tavolinёn e punёs. Kёto janё tё gjitha sinjale qё punonjёsi juaj i udhёhequr nga Marsi nuk ёshtё mё i kёnaqur. Ai vazhdon tё jetё i vlefshёm pёr kompaninё tuaj, por interesi i tij tashmё ka rёnё dhe kur ndodh kjo, vlerat dhe virtytet e tij, bien nё gjumё.

Vendoseni pnonjёsin tuaj Dash, në një pozicion, ku ai ёshtё plotёsisht i lirё pёr tё marrё vendime dhe nёse ёshtё e mundur, tju japё llogari vetёm ju. Nёse ёshtё e mundur tё mos dёmtoni moralin e zyrës, lejojeni atë që të vijё tё punojё në orare tё çuditshme. Pas një periudhe të shkurtër, ju do të vëreni se, edhe pse ai mund të vijё nё punё rreth orёs dhjetё apo njëmbëdhjetë në mëngjes, apo ta zgjasё drekёn gati dy orë, ai gjithashtu do tё jetё i fundit nga punonjёsit qё do tё largohet nga zyra, ndoshta edhe nё mes tё natёs, kur mund tё ketё punё shtesё. Punonjёsi Dashi, me shumё gjasa do jetё nga tё paktёt, qё do ti pranojё detyrat shtesё pa u ankuar dhe do ti marrё ato, si sfida pёr tu pёrmbushur.

Punonjёsi i kёsaj shenjё nuk ёshtё i aftё tё mbajё njё axhendё fikse, ashtu siç e kёrkon proceudra e zyrёs. Idetё e tij krijuese dhe energjia e madhe janё tek ai gjatё gjithё kohёs dhe nuk mund tё kufizohen sipas ideve tё dikujt lidhur me njё projekt nё njё ditё tё caktuar. Ai mund tё kёrkojё leje pёr tu larguar para orarit tё punёs pёr arsye personale, por ai do tё kthehet po atё ditё, nё mbremje dhe do tё qёndrojё nё zyrё deri nё mesnatё, ose kur zogjtё tё cicёrojnё nё agim, nёse do ketё punё qё i ka lёnё pёrgjysmё dhe qё duhet ti mbarojё.

Dashi nuk mund ta dorёzojё njё punё, nёse mendon se ajo nuk ёshtё aq pёrfekte sa duhet tё jetё. Pavarёsisht pakujdesisё sё tij lidhur me detajet dhe pёrshtatjes me rutinen e zyrёs, cilёsia e punёs sё tij, ёshtё padyshim shumё e mirё. Pёr kёtё arsye, ja vlen tё merreni me Dashin, qё tё mund tё pёrfitoni nga vendosmёria e tij pёr tё patur sukses, ku edhe kompania padiskutim qё do ketё tё mirat e veta.

Paraja nuk është arsyeja e tij kryesore për të punuar. Ai do të insistojë tё paguhet pёr atё qё ai vlen , për hir të egos dhe statusit, por paratë nuk janё objektivi i tij kryesor. Ai motivohet vetёm nga suksesi dhe paratё vijnё gjithmonё pas tij. Ai shpesh mund të kërkojë lekё borxh, pasi zakonisht Dashi shpenzon mё shumё sesa merr.

Sigurisht, ju keni pёr detyrё të zbusni dëshirën e tij të natyrshme, për të marrë përsipër departamentin e çdokujt tjetër, pasi idetë e tij shpёrthyese, mund tu drejtohen tё gjithё stafit, pёrfshirё edhe ju. Por në qoftë se ju mёsoni të mos ofendoheni nga sugjerimet e tij të shpeshta dhe të drejtёpёrdrejta, ju do tё gjeni shumё mendime origjinale dhe fitimprurëse.

Gjithmonë vendoseni Dashin Aries në një pozicion, ku ai mund të dalё jashtё dhe tё promovojë firmën, si dhe tё përziehet me njerëz. Asnjëherë mos e vini atë prapa një tavolinë, ku ai ka për të bërë të njëjtën gjë, ditë pas dite, nën vëzhgimin e një tjetër punonjësi. Punonjёsi Dashi do të pranojё tё marrë urdhra nga shumë pak njerëz, pasi ai beson se janё tё paktё njerëzit qё janë superiore ndaj tij.

Ai padyshim mendon se ju jeni njё nga ata, ose ai nuk do të ishte marrë me ju qё në fillim. Pasi ai tё sigurohet se ju i kuptoni dhe i vlerësoni përpjekjet e tij, ai ndoshta do të bёhet punonjësi mё besnik, mё i pёrkushtuar dhe mё i aftё nё borderonё e pagave. Por nёse e lini atё në një pozitë inferiore, ai do të ndihet i detyruar të bëjë përpjekje, por ato do tё jenё mekanike. Natyrisht, ai nuk mund tё fillojё gjithmonё nё krye tё punёve, ndonёse do ta dёshironte shumё kёtё. Ai duhet tё fillojё nga fundi dhe tё mёsojё njё profesion tё ri, tё pёrpiqet tё shtojё disa pёrgjegjesi tё reja nё detyrat e tij tё pёrditshme, qё tё paktёn tё mendojё se ёshtё nё krye tё punёve. Qё tё nxjerrё pjesёn mё tё mirё tё tij, ai duhet tё ndiejё se vendi ku punon nuk mund tё funksionojё pa tё.

Punonjёsi Dash ёshtё njё promovues i lindur. Ai do ta reklamoje punёn tek gruaja e tij, te miqtё, tё taksixhiu, patruesja e pallatit, kamarieri apo menaxheri i restorantit tё preferuar, pra tek kushdo qё tregohet i gatshёm pёr ta dёgjuar- jo vetёm gjatё orarit tё punёs. Shumё pak njerёz (pёrvec Luanit) mund tё bёjnё atё qё mundet ai, si tё sjellё fonde tё reja, klientё qё ju nuk kishit shpresa se mund ti kishit dhe tё krijojё skema ambicioze pёrfitimi –sidomos kur ju ia keni lёnё tё gjitha atij nё dorё.

Nëse firma juaj do ndodhet ndonjёherё nё vështirësi financiare, punonjësi juaj Dash, nuk do jetё nga ata qё do tё braktisё anijen kur ajo fundoset. Ai do të rrijë me ju gjatё krizës dhe ndoshta do tё shtojё disa ide të vetat, rreth mёnyrёs se si duhet tё zgjidhet ajo. Punonjёsi Dash ёshtё gati tё krijojё diçka, vetёm pёr tё pёrmbushur besimin qё keni ju tёk ai nё kёtё situatё. Natyrisht, një tipar i tillë mund të shumё ngushёllues nё ditёt gri.

Kёrkojini kёtij punonjёsi tё punojё nё fundjavё ose gjatё periudhёs sё pushimeve, apo ti vononi rrogёn ose tja ndёrprisni pёrkohёsisht atё dhe ai rrallё do tё ankohet. Vetëm se ai duhet tё jetё i sigurt qё ju e vlerёsoni gjestin e tij dhe e falenderoni ngrohtёsisht. Ai kёrkon tё marrё miratimin tuaj entuziast pёr gjёrat qё bёn. Asnjëherë mos lavdёroni dikё tjetёr pёr punёn qё ka brё ai. Ai do tё dijё qё ju do ti jepni atij vendin qe meriton.

Përndryshe, ai do të bёhet nervoz,i frustruar dhe dembel. Ju nuk duhet të shuani zjarrin e tij. Ka mundёsi qё ai tё largohet, para se ju ta merrni vesh. Zakonisht nuk do tё jetё e nevojshme qё tё qortoni Dashin. Ai do të jetë i pari për të kërkuar falje për gabimet qё ka bёrё nga nxitimi dhe sinqerisht do tё përpiqet për të mos i përsëritur ato. Edhe në qoftë se ai nuk është gjithmonë i suksesshëm në këtë përpjekje, synimet e tij janë të admirueshme. Ju mund ta kёshilloni atё tё kontrollojё nxitimin dhe mbivlerёsimin e tij, por kurrë nuk duhet tё thyeni shpirtin e tij.

Kur ju tё njihni dhe tё bindeni pёr talentin e tij, punonjёsi Dash do tё promovojё veten e tij pёr tё arritur ne krye. Kritikat kurrë nuk do ta pengojnё atё tё ecё pёrpara me vendosmeri. Përveç kësaj, ai mё shpesh do tё ketё tё drejtё sesa gabim, ndonёse disa nga ekspertët, të cilët kanë qenë rreth e rrotull jush për vite me rradhё, mund të mendojnё tё kundёrtёn pёr tё.

Dashi ka një aftësi të çuditshme për ti kuptuar gjerat sot me një qartësi kaq tё madhe, qё nuk e gjen as te ata qё kapen fort pas tё djeshmes apo te ata që i varin të gjitha shpresat e tyre tek e nesërmja. Duke qenё se ai është një novator dhe lider i lindur, Dashi është në krye tё cdo profesioni apo karriere. Nuk ka vende të veçanta ku ai lulëzon më shumё.Ai mund tё bёjё çdo pune,tё cfarёdo profili apo fushe qoftё ajo dhe tё pёrshtatet menjёherё, falё enegjisё se tij tё madhe. Çdo punёdhёnёs do ta dёshironte njё punonjёs tё udhёhequr nga planeti i Marsit.

Nga Linda Goodman
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DASHIT  Empty Re: Shenja e DASHIT

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi