Shenja e BINJAKEVE
Faqja 1 e 1
Shenja e BINJAKEVE
Si të njohim Binjakët
Nëse ka patur raste kur një person i shenjёs sё Binjakëve, ju ka bёrё tё mendoni se shikimi juaj nuk ёshtё i saktё, sepse çuditёrisht ju ёshtё dukur sikur po shihnit pamje te dyfishta, mos shkoni me vrap tё ndryshoni syzet, ose mё keq akoma- tё vini syze optike. Mos harroni se kjo shenjё ёshtё simboli i binjakëve, qё do tё thotё se ka dy anё tё dallueshme tek personaliteti i tij i ndryshueshёm. Nё njё moment e shikoni atё, nё tjetrin jo. Mos ishte shenjё dashurie ajo qё kapet gjatё lёvizjeve tё tij tё shpejta? Apo urrejtje, emocion, inteligjencё, idealizёm, trishtim, gёzim? Ndryshimet Mёrkuriale tё shprehjes së Binjakëve janë po aq interesante për tu parё, sa dritat fosforishente në një diskotekë. Është e vështirë për të treguar se ku mbaron realiteti dhe ku fillon iluzioni. Ata përziehen sё bashku- pastaj ndahen prapё.
Pёr tё gjetur vendet se ku mund tё kёrkoni pёr kёtё krijesё me dhunti tё shumta, do tё keni nevojё pёr njё farё mençurie. Ai mund të jetë nё një vend sot dhe diku tjetër nesër. Një person i shenjёs sё Binjakёve mund të ndryshojë rrobat, punën, dashurinё e jetёs sё tij apo vendbanimin e tij po aq shpejt, sa ndryshon mendjen e tij (dhe kёtё e bёn me njё shpejtёsi tё madhe). Gjetja e një shembulli të mirë për tu analizuar, mund tju ndihmojё tё kuptoni mё mirё natyrёn e tij. Ju mund të provoni tё shikoni veprimet e personit qё punon nё librari. Ai është një shfletues i mirё, sepse ai mund të marrё thelbin e përmbajtjes në sajё tё një skanimi të shpejtё të faqeve. (Nuk është rastësi që John F. Kennedy ishte një lexues i shpejtë).
Njerëzit e udhёhequr nga planeti i Mёrkurit, gjithashtu kanë zakonin e keq tё të lexuarit tё faqes sё fundit, të parën. Nëse ju njihni një Binjak, që ka lexuar ndonjёherё një libër nga fillimi në fund, pa u mërzitur nё gjysmën e librit, dërgojeni nё laborator pёr ekzaminim (ose shikoni grafikun e tij të lindjes, për të parë nëse ai ka nё ashedenten e tij Demin apo Bricjapin). Binjakёt do tё kalojnё sa para mbrapa nёpёr njё libёr, njё mёnyrё tё vepruari kjo e preferueshme edhe pёr gjёra tё tjera qё nuk kanё lidhje me leximin.
Ju me siguri mund ta gjeni një person tё shenjёs sё Binjakëve nёpёr salla dhe ambjente ku qarkullojnё njerёz tё artikuluar, si nё studiot radiofonike, zyrat e marrëdhënieve publike, nё një shtëpi botuese, nё agjensi tё shёrbimeve telefonike, nё një sallë ekspozite tё automjeteve ose nё një agjenci reklamash -në qoftë se ju mund të kapni ndonjë të tillë gjatё takimeve qё kanё lёnё. Kur ju arrini ta gjeni kёtё person tё paparashikueshёm, duhet ta studioni atë me kujdes, edhe në qoftë se ju ndiheni të rraskapitur pasi e keni ndjekur atё ngado.
Gjëja e parë që ju do të vëreni është një energji e tensionuar, qё ndihet në mënyrë të qartё në ajër rreth e rrotull tij. Nëse ai ka një Akrep, Peshore, Gaforre apo Bricjap te Hёna, ai ndoshta nuk do tё ketё kaq shumё vibrime energjie , por ju do ta ndieni praninë e tyre, nën ndikimin e pozicioneve të tjera planetare. Jo shumё shpesh do tё dёgjoni njё Binjak qё flet ngadalë, pasi shumica e tyre flasin shumё shpejtë. Ndёrkohё qё tё gjithё njerёzit e udhёhequr nga Mёrkuri kanё njё dёgjim tё shpejtë.
Si mashkulli, ashtu edhe femra e shenjёs sё Binjakëve, janё tё paduruar me njerёzit qё janё tё ngadaltё nё tё folur dhe nё tё menduar, apo me njerëzit që nuk vendosin dot lidhur me çështje të veçanta. Binjakët e dinё se ku te pozicionohen, të paktën për momentin.
Nëse nuk ka një mbizotërim konfliktual, konstrukti i Binjakёve në përgjithësi është i hollë, i shkathët dhe më shtatlartë se mesatarja. Shumë prej tyre kanë tipare të mprehta, të vogla, si tё ishin gdhendur me daltё. Shumica e personave tё sunduar nga Mёrkuri do të kenë sy të bukur me ngjyrё tё kaltёr si kristali apo blu , tё gjelbёr apo gri qё ndriçojnё, ndonёse ju do tё shikoni edhe shumё prej tyre me sy ngjyrё kafe. Binjakёt asnjёherё nuk i ngulin sytё nё një objekt për më shumë se disa sekonda. Në fakt, tipari i tyre mё dallues, janё pikёrisht lёvizja e shpejtё dhe vigjilente e syve tё tyre. Çehrja e tyre ka tendencë të jetë mjaft e zbehtë, por ata zakonisht nxihen shpejt nga dielli dhe kjo është mënyra për tidalluar ata në verë. (Në dimër, janё ata qё bien mё shpesh nga skitё).
Binjakёt kanё një padurim tё dukshёm, njё dashamirёsi tё menjëhershme dhe lëvizje jashtëzakonisht të shpejta, por tё këndshme. Flokët mund të jenë ngjyrё e hapur ose e errët ose të dyja bashkё – janё Binjakët, e mbani mend? Hunda ka të ngjarë të jetë e gjatë dhe e drejtë ose fine - në të dy rastet, ёshtё e formuar mirë. Meshkujt zakonisht i kanё flokёt me vijё nё mes dhe të dyja gjinitë, zakonisht e kanë ballin mjaft të lartё.
Nё pёrgjithsёsi, ёshtё e gabuar tё pёrpiqeni ta gozhdoni nё njё vend njё njeri tё shenjёs sё Binjakёve. Por gjithashtu ёshtё e kotё ta sfidoni atё nё njё betejё inteligjence, sepse ai mund ta nxjerrё veten nga situata me lehtёsinё mё tё madhe, nё çdo moment. Ata mendojnë shumё shpejtë edhe kur qёndrojnё nё kёmbё (por jo vetёm ); ata mund të pёrdorin njё satirё tё fortё dhe kёta njerёz Mёrkurial, janë pothuajse më tё zgjuar se shumica e njerёzve. Ka disa njerëz tё udhёhequr nga planeti i Merkurit, tё cilёt marrin një kënaqësi djallёzore, kur arrijnё tё ngadalёsojnё mendjet e njerёzve tё tjerё, me proçeset e tyre të shpejta mendore.
Një person i lindur nё Qershor, ndonjëherë do të paraqitet si njё flash drite pranë jush, si një zog kureshtar, i cili pasi tё studiojё skenën me kureshtje, do tё largohet si shigjetё nё nё njё drejtim tjetër, pothuajse para se ju tё arrini ta pёrshendesni. Unë shpesh takohem me njё mikun tim tё shenjёs sё Binjakëve pёr njё çaj dhe disa biseda tё zakonshme. Ai është 35-40 vjeç, por duket si një gjimnazist, gjё qё është tipike pёr pamjen gjithmonë tё re tё Binjakëve. Për një farё kohë flasim këndshëm, ndërpresim njëri-tjetrin dhe lehtësisht kapёrcejmё nga një temë në tjetrёn. Pastaj unë do të kërkoj në çantën e dorës për një kuti pasqyre apo laps, ngre sytё dhe shoh mikun tim qё si me veprim magjik, është zhdukur në ajër, duke marrë edhe faturёn me vete (llojet më pak tё pёrpunuara, e pёёrdorin kёtё taktikё qё tё largohen duke juaj lёnё ju faturёn). Kur ai mё humbet nga shikimi, unё vёshtroj nëpër dhomë me padurim dhe papritmas e shoh atё aty - duke bërë një telefonatë apo duke mё përshëndetur mua gëzueshëm – ndёrsa hap derёn e lokalit dhe largohet (njё zot e di ku).
Sekreti i tyre është në dualitetin e shenjёs sё Binjakёve. Ata mund të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë me më pak përpjekje, sesa i nevojitet shumicёs prej nesh për të bërë vetёm një të tillë. Gratë e Mёrkurit shumё shpesh mund tё hekurosin, të ushqejnё foshnjën dhe tё flasin në telefon në të njëjtën kohë. Disa njerëz betohen se të gjithё Binjakёt kanë lindur me një telefon në secilёn dorë.
Çdo lloj rutine, mund ta bëjë një person tipik tё shenjёs sё Binjakёve të ndihet si një zog i mbyllur në një kafaz. Këta njerëz nuk durojnё dot fare punët rutinё dhe monotone. Zakonisht, ata nuk janë personat më të përpiktë në botë (përveç rasteve kur kanё ashendente Virgjёreshёn dhe mund tё bёhen si orё me zile). Binjakët tipike, megjithatë, gjithmonë vijnё me vonesë nё takime, jo sepse harrojnё orarin, por për shkak se diçka ka tёrhequr interesin e tij gjatё rrugës dhe i ka ndryshuar destinacionin. Natyra e palodhur e Mёrkurit kërkon emocione të vazhdueshmme dhe mungesa e tyre e bёjnё atё tё brengosur dhe tё zymtë.
Pothuajse tё gjithë njerëzit e lindur nё qershor,kanё një nevojë të brendshme, për ti fshehur motivet e tyre të vërteta. Ashtu si Peshqit ata e ndiejnё si një detyrim, që të sillen në mënyrë tё kundërt me dëshirat e tyre të vërteta. Por kjo shkathtësi e mendjes e mahnitshme e Binjakëve dhe zotёrimi i fjalës, i bën ata politikanë të shkёlqyer dhe ekspertë në fushën e marrëdhënieve njerëzore. Një Binjak di se si t’ju largojё bindjet tuaja, qё i ruani me kokёfortёsi. Ai mund t’ju palosё mё dysh me karatenё e tij mendore, t’ju bёjё tё bini dakord me të dhe ta vlerёsoni shumё pёr kёtё qё bёri pёr ju. Por në qoftë se lindin probleme, ai e di instinktivisht se nё cilin dollap i keni varrosur skeletet (sekreti juaj i fshehtё) dhe ai mund të përdorë mendjen e tij të shpejtë dhe gjuhën e zgjuar për tju tronditur me ato eshtra të rrezikshme.
Ka diçka tё çuditshme për Binjakёt dhe tё shkruarit. Kjo shenjë e Diellit nё vetvete udhёheq sektorin e tё shkruarit. Prandaj, praktikisht çdo burrë apo grua qё sundohet nga Mёrkuri, mund të bashkojё njё frazë me njё varg fjalёsh nё njё mёnyrё shumё tё zgjuar. Ju do të gjeni artikuj pa fund tё shkruar nga kёta njerёz, si fjalime, reklama, dokumentarë, libra. Por kёto do të jenë novela, tekste shkollore, ose biografi. Shumë rrallë do të gjeni ndonjё Binjak qё ka shkruar historinë e jetës sё tij. Gjithashtu shumё vёshtirё do tё jetё tё gjeni njё Binjak qё ti pёlqejё tё shkruajё letra personale. Binjaku tipik nuk ka qejf ti përgjigjet korrespondencës. Ai do ta shtyjё atё për më vonë (ditё ose javё tё tёra).
Kjo mund të duket kontradiktore në fillim, por do tё qartёsoheni pёr arsyen, pasi tё arrini tё kuptoni ngurrimin e njerëzve tё Mёrkurit, pёr tё mbajtur njё mendim tё qёndrueshёm. Ata hezitojnё ti hedhin mendimet e tyre në letër, sepse ata instiktivisht e dinë se ajo çfarë ata besojnë sot, mund tё mos ta besojnё nesër. Pak njerёz tё Binjakёve do tё kenё nevojё tё kёshillohen nga avokatёt e tyre me sygjerimin: “Thuaje, por mos e shkruaj”. Ata janё të lindur me këtë mekanizëm mbrojtës. Ka një numër të habitshёm të autorëve tё shenjёs sё Binjakëve që zgjedhin tё përdorin një pseudonim. Ky rregull është kaq i qëndrueshёm sa ju mund tё fitoni çdo lloj basti, pёr kёdo Binjak qё njihni. Pothuajse çdo Binjakët flet, kupton ose lexon më shumë se një gjuhë dhe frëngjishtja është njё nga gjuhёt e tij tё preferuara. Një mënyrë ose në një tjetër, njё person i shenjёs sё Binjakëve do të triumfojë me fjalët. Ai mund ti shesë kube akulli një eskimezi apo ëndrra një pesimisti.
Nëse ju ndodh që ta kapni rastёsisht duke bёrё ndonjё gabim apo dredhi, ai mund të ndryshojë temë në mënyrë kaq tё shpejtë dhe të drejtojё bisedën larg nga vetja me kaq zotёsi, saqё e gjithё çёshtja përfundon me ju në qёndёr tё situatёs. Ndonjëherë tendenca e Mёrkurit pёr tё mashtruar njerëzit, mund ta çojё atё tё bёjё ndonjё veprim tё pandershёm apo jo tё drejtё, por kjo nuk ndodh aq shpesh sa ju besoni. Edhe pse talentet dhe aftёsitё e tij natyrore mund ta tundojnё njё Binjak tё zakonshёm, të jetojё në një rrjetё me gënjeshtra dhe mashtrime, shumica e tyre janë shumë idealiste për ta bёrё kёtё gjё. Gjithsesi duhet pranuar se planeti i tyre, Mёrkuri, u ka dhёnё atyre aftёsi tё jashtёzakonshme pёr tё patur sukses në këtë fushë- dhe ata mund të jenë artistë të shkëlqyer nёse zgjedhin kёtё profesion. Me duart e tyre tё zhdërvjellta, në qoftë se ata sajojnё një faturё fallco apo falsifikojnё njё firmё, apo futin duart pёr tё marrё diçka nё xhep, tё paktën janë aq tё zotё sa rrallë do tё kapen.
Si promovues dhe reklamues , të gjithë njerëzit e udhёhequr nga planeti i Mёrkurit janë absolutisht të shkëlqyer. Asnjё nuk barazohet me ta, madje as njerёzit e shenjёs sё Dashit. Fusha e promovimeve mund të jetë shumё e pёrhapur, por pak njerëz janë aq të fortё sa tё vazhdojnё dhe tё kenё sukses mbi kombinimin e sharmit dhe intelektit tё mprehtë tё Binjakëve, i cili ёshtё gjithmonё nё avantazh të padrejtë.
Kur një Binjak merret me një projekt me vlerё - pёr tё shitur diçka shumё tё rёndёsishme dhe tё nevojshme pёr njerёzit- ёngjёjt i buzёqeshin atij dhe ne na mbetet vetёm ti falënderojmë, ata qё janё lindur nën këtë shenjë Dielli për përmirësimet e mëdha dhe të qëndrueshme, nga të cilat kemi përfituar të gjithë ne. Në zemër, çdo person i Mёrkurit ёshtё agjent shitjesh- madje edhe Binjakët qё janё priftërinj jezuitë dhe misionarë protestantё. Merrni dy shembuj krejtësisht tё kundёrt të cilat vërtetojnë kёtё qё sapo thashё. John F. Kennedy i shenjёs sё Binjakëve, i ka shitur gjithё njerёzimit anembanё botës një ideal (lirinё); edhe Binjaku Michael Todd i ka shitur Broadway-it vezullues, një ose dy ёndrra.Kёta fëmijë tё Mёrkurit, e kanё bёrё kёtё, secili sipas mënyrës sё vet. Tё gjithё e dimё se si bota ashtu dhe Broadway janë tejet tё vёshtirё pёr t’ju shitur diçka.
Truri i Binjakёve ka nevojё pёr dy herё mё shumё gjumё se njerёzit e tjerё, pasi ai ёshtё shumё i ngarkuar me aktivitet mendor. Për fat të keq, ata janё tё predispozuar pёr pagjumёsi, ndaj rrallё arrijnё tё flenё mjaftueshёm. Megjithatë, ata duhet të përpiqen shumë për të pushuar, pasi duhet ti qetёsojnё ato nerva tё ngarkuara dhe qelizat e trurit qё janё aktive mbi normalen, sepse lodhja nervore është një kërcënim i vazhdueshëm pёr ta. Ajri i freskёt dhe shumё rreze tё ndritshme dielli janё tё nevojshme për ti mbajtur ata larg nga spitalet.
Mungesa e ndonjë prej kёtyre faktorёve, plus mungesa e aktivitetit fizik, mund ta bëjë njё njeri tё shenjёs sё Binjakёve tё ndjeshëm ndaj incidenteve dhe infeksioneve që prekin shpatullat, krahët, duart dhe gishtat. Mushkëritë mund të jenё tё dobta, po ashtu edhe zorrët. Problemet që përfshijnë këmbët, kurrizin, artritin, reumatizmin dhe migrenën apo dhimbjet e kokёs, janë gjithmonë një mundësi për njerëzit e udhёhequr nga Mёrkuri, tё cilët lënë pas dore shëndetin e tyre.
Thellë, brenda natyrёs sё tij kërkuese dhe tё paduruar, Binjakët kërkojnё një ideal dhe problemi i tij kryesor është qё ta gjejnё atё. Kjo mund të jetë çdo gjë, pasi imagjinata e tij nuk njeh kufij. Paratë, fama, pasuria, dashuria dhe karriera, asnjёherё nuk janë mjaftueshёm pёr tё. Mёrkuri i thёrret Binjakët nё nivele mё tё larta, duke i dhёnё premtime joshёse se gjithmonё do tё ketё diçka më të mirё pёr tё. Bari gjithmonë duket mё i gjelbër në anёn tjetёr tё rrugёs. Qielli është mё i kaltёr mbi një oqean tjetёr. Yjet ndriçojnё mё me shkёlqim në një vend tjetër. Çfarë është ajo që ai kërkon? Ndoshta ndonjё kontinet i pazbuluar akoma. Njё person i Binjakut është eksplorues mendor.
Sytë e tij janë të mprehta dhe talentet e tij janë të shumta. Ai ka një humor të shkëlqyer, takt, diplomaci dhe shkathtёsi, por i mungon këmbëngulja dhe durimi. Ai i hedh gjёrat e vjetra dhe tё çmuara shumë shpejt, pёr tё provuar ato tё rejat, pastaj pendohet pёr asgjësimin e çastit. Ndonёse ai ka shumё njerёz qё e rrethojnё, ai i ndan emocionet e tij më të thella vetëm me një shok – binjakun tjetёr tё vetes sё vet. Ajri është elementi i tij dhe shtëpia e tij e vërtetë. Elementi tokё ёshtё i huaj pёr tё.
Binjakët mund tё mahnisin një zog qё ndodhet nё degёn e njё peme dhe t'i japin atij pesë këngë të reja pёr ti kënduar. Por mendja e ngarkuar e Mёrkurit, mund tё mos e vё re zogun kёngёtar qё cicёron i lumtur nё oborrin e shtëpisë së tij çdo vit. Ngjyrat e tij tё preferuara pёr tё pёrdorur nё veshje janё e verdha e qartё, jeshilja, bluja, argjendi dhe grija- gjendja e tij shpirtёrore pasqyron gurin e çmuar tё shenjёs sё tij qё ёshtё akuamarina. Ai ka prekjen e lehtё, jehonёn e aromës delikate të zambakut tё luginës dhe ka thithur premtimin e freskët tё gjetheve të gjelbra, tё pjesës më të thellë të pyllit. Por metali i ftohtë i Mёrkurit i ndan pёrgjysmё dёshirat e Binjakëve, derisa ai tё ndalojё dhe tё dёgjojё rrahjet e zemrёs sё vet pёr rrugёn qё duhet tё ndjekё.
Personalitete të famshme tё shenjёs sё Binjakëve
Bennett Cerf, John Dillinger, Arthur Conan Doyl, Bob Dylan, Duka i Edinburgut, lan Fleming, Errol Flynn, Judy Garland, Paul Gauguin, Thomas Hardy, Bob Hope, Al Jolson, John F. Kennedy, Beatrice Lillie, Marilyn Monroe, Cole Porter, Wallis Simpson, Michael Todd, Rudolph Valentino, Walt Whitman, Frank Lloyd.
Edituar për herë të fundit nga Luli në 13.04.14 22:48, edituar 1 herë gjithsej
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Shenja e BINJAKEVE
Mashkulli i shenjёs sё Binjakёve
Tё qёnit i dashuruar , çdokujt i jep njё ndjenjë të kёndshme sigurie dhe ngrohtësie. Ka tё bёjё me atё rehatinё qiellore qё tё jep mendimi se gjithmonë dikush do të jetë aty, kur ju tё keni nevojë për të; se ju keni dikё nё krah dhe nuk jeni vetёm. Të gjitha dyshimet që ju keni patur duket sikur zhduken me magji. Kjo vlen vetёm nёse ju nuk jeni e dashuruar me njё mashkull tё udhёhequr nga Mёrkuri, i cili do ti japё fund ”ndjenjёs sё ngrohtё tё sigurisё”. Në fakt, ju do të përshtateni shumë më mirë me një Binjak, në qoftë se ju e dërgoni atë tё blejё bukё të hënën dhe nuk e prisni tё vijё para tё enjtes dhe mos tё merakoseni pёr tё. Asnjëherë mos prisni pёr tё, derisa ta shikoni qё po vjen dhe mos e kapni nga cepi i palltos, kur ai dëshiron të largohet.
Pasi ta keni trajnuar veten për të pranuar natyrёn e tij tё paqёndrueshme dhe tё paparashikueshme, atёherё ka një mundёsi tё mirë për ta bёrё kёtё lidhje tё funksionojё. Por nёqoftёse ju do tё këmbëngulni për tё patur "atë komoditetin qiellor tё njohjes se dikush do tё jetё aty pёr ju, nё çdo kohё”, hiqni dorё nga ky mashkull. Është e vërtetë që kur ju jeni tё dashuruar me një Binjak, ju nuk do të jeni vetëm. Sidomos pjesёn mё tё madhe tё kohёs, ju do të keni të paktën dy njerëz nё krahun tuaj- dhe te tё dy do të jetë ai. Ju e dini tashmё se ai ka lindur nën shenjën e Binjakëve. Në rastin e tij, ata nuk janë binjakë identik. Natyra e dyfishtë e Binjakёve, kombinon dy personalitete tërësisht të ndryshme. Por ju mund tё jeni nё njё marrёdhёnie dashurore, me njё nga ata burra tё Mёrkurit që kanё natyrё trefishe ose katёrfishe dhe nёse ёshtё kёshtu, ju do tё jeni nёn shoqёrinё e njё turme tё tёrё njerёzish, edhe kur tё jeni vetёm me tё.
Mashkulli i Binjakёve, ai tipiku, është i preferuari i çdo zonjushe/zonje. Ai i pëlqen njerëzit. Sa më shumë njerёz, aq mё mirё pёr tё. Rrallё mund tё ketё ndonjё Binjak, i cili nuk ёshtё njё bashkёbisedues i pёrkryer. Ai ka shije të hollë, bёn vёrejtje dhe komente tё mprehta, por edhe komplimentat e tij janё tё sinqerta dhe dashamirёse. Zakonisht një mjeshtër i mënyrave të pagabueshme dhe aftёsive shoqërore, ai i mban nё lёvizje festat apo aktivitetet sociale nё mё shumё se njё mёnyrё.
Nëse ju e takoni atё pёr herё tё parё nё njё event social, ku ai ёshtё duke performuar dhe veprimet interesante tё personalitetit të tij të shumёfishtё, ju do tё mendoni se nuk keni asnjё shans me kёtё person. Ju do të jeni e bindur se ai është njeriu mё inteligjent, emocionues dhe interesant qё ju keni parё ndonjëherë. Askush nuk mund tjua kundёrshtojё kёtё analizë. Ai ndoshta është vёrtetё. Nuk është çudi që ju jeni impresionuar prej tij. Por, para se ju ta lejoni atё tё ndryshojё mbiemrin tuaj, sigurohuni qё jeni e aftë për të pёrballuar një të ardhme të pasigurt me një burrё, tekat e të cilit mund të ndryshojnё sa herё ndryshon drejtimi i erёs dhe qëllimet e jetës sё tij, mund tё ndryshojnё nё mënyrë drastike, para se muaji i mjaltit tё mbarojё.
Ai do tju thotë "të dua," nё njëqind mënyra të ndryshme dhe do ta bёjё kёtё si askush tjetër në botë. Ditën tjetër, ai do tju telefonojё dhe do tё anullojё takimin tuaj pa asnjё arsye, duke ju bёrё ju tё imagjinoni të gjitha llojet e gjërave. A po bёnte ai shaka në lidhje me dashurinё qё shprehu? Mos ka ndonjё femёr tjetёr? A ёshtё nё telashe? Frika juaj mund të jetë e vërtetë, por mund edhe tё mos jetё. Një javë më vonë, ai do të shfaqet para jush, plot me komente mbushur me sarkazёm, madje mund tё jetё edhe nervoz.
Ai do të jetë i padurueshëm, kritik dhe zemёrak. Ai mund të kritikojë këpucët, buzёkuqin apo shijen tuaj letrare dhe mund tё ketё disa dyshime lidhur me mundёsinё pёr tё qenё tё lumtur së bashku. Nё rast se nuk ёshtё kjo situata juaj, atёherё mund tё jetё ajo, ku ai ёshtё i hidhëruar dhe i trazuar, mendja e tij fluturon dhe ai ёshtё i largët dhe i ftohtë. Do tё jetё humbje kohe qё ta pyesni çfarё ka, sepse nuk do tё merrni pergjigje me kuptim.
Nëse ju i mbijetoni kёsaj përvoje, disa ditë mё vonё do tё jeni duke vizituar një galeri arti, teatër, muze, bibliotekë apo opera me njeriun tuaj tё zemrёs tё shenjёs sё Binjakëve, absolutisht e hipnotizuar nga njohuritë dhe interesat e tij tё shumta. Ai do të jetë jashtëzakonisht i butё, plot me ëndrra dhe shpresa imagjinare pёr tё nesërmen. Pastaj ai do t’ju propozojë. I shpejtё si njё rrufe. Ju do të harroni të gjitha bubullimat dhe stuhitё me re, si dhe gjithё shiun e rrebeshin qё kishte rënë më parë dhe do ti thoni "Po", para se ai tё ndryshojё mendjen e tij. Ja ku jeni tani- e fejuar me njё enigmё.
Po, thashё enigmë. Në qoftë se ju prisnit diçka tjetër, ndoshta një njeri që është i qëndrueshëm dhe i durueshëm, ndërsa jeta dhe dashuria do tё kalojnё pa probleme, si një gondolë poshtë një ure romantike në Venecia, ju jeni nё vendin e gabuar. Mos lejoni qё muzika gazmore tju joshi, apo skenat e pikturuara qё ndryshojnё vazhdimisht ngjyra, nga grija e zymtё tek e verdha ndriçuese si dielli. Nëse ju jeni një romantike e pashërueshme, qё jeni nё kёrkim tё harmonisё së përsosur, ju jeni nё rrezik potencial.
Pavarёsisht çfarё thotё pjesa tjetёr e kartelёs sё tij yjore, nёse ky njeri ka lindur, kur Dielli ishte nё shenjёn e Binjakёve, atёherё ai nuk do tё jetё nesёr, ky qё ёshtё sot dhe nuk do tё ketё kujtime nga e djeshmja. Në një mënyrë apo një tjetër, ai do të ndryshojë. Mundet, qё ndryshimet të jenё gjithmonë për mirë dhe ai në mënyrë të vazhdueshme mund të synojë lartё e më lartë. Por elementi i fatit është gjithmonë atje. Nëse ju jeni një lojtar bixhozi, ju shumë mirë mund të qёlloni çmimin e parë me të dhe të gjeni një pajtueshmëri tё lavdishme mendore dhe emocionale ndёrsa po festoni përvjetorin tuaj të artë të dasmës. Por të gjithё lojtarёt e mirё, i dinё mundёsitё qё kanё, para se të vënë bastet e tyre. Sigurohuni qё edhe ju tё bёni tё njёjtёn gjё.
Binjakёt kanë një prirje të pandërgjegjshme për të fshehur qëllimin e tyre të vërtetë, duke penguar tё tjerёt verbalisht dhe duke fshehur motivet e tyre me anё tё veprimeve tё dyfishta. Në përgjithësi, ata kërkojnë tju ngatërrojnё ju. Pastaj me paparashikueshmёrinё e tyre tё vërtetë, Binjakёt do tё kthehen drejt jush në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe do tju marrin frymёn me sinqeritetin dhe gjёrat direkte qё do tju thotё.
Të duash një mashkull tё shenjёs sё Binjakëve është e lehtë dhe zbavitëse, në qoftë se ju nuk do të përpiqeni për ta mbajtur atё shumë afër. Ka diçka tё thellё dhe tё brendshme që i takon vetëm atij dhe ai kurrë nuk do ta ndajë me një tjetër qenie njerëzore, madje edhe me ju. Mbajini gjërat të qeta dhe të lehta dhe mos jini tepër e apasionuar apo dramatike. Mos u bёni e mёrzitshme, gjithmonё gjeni mёnyrёn pёr ta emocionuar atё dhe romanca juaj me Binjakët mund të jetë shumë e veçantë. Mos u rebeloni ndaj ndryshueshmërisë sё tij. Ndryshoni edhe ju me të. Bёhuni po aq e interesuar dhe vigjilente pё jetёn sa ёshtё ai. Ai kërkon një mikeshё qё qё tё pёrputhet nga ana mendore mbi çdo gjë tjetër. Dikё qё tё përputhet me mençurinё e tij, madje edhe ta kalojё atё ndonjeherё, sepse ai nuk është egoist.
Ai është një realist dhe ai i gёzohet shumё sfidёs mendore. Gjëja e fundit që ai dëshiron është një shurdh-memece. Lejeni trurin tuaj, tё shfaqё imazhin femërore qё ju keni. Kjo nuk do ta tremb atë, siç ndodh me disa meshkuj tё tjerё, por do ta bёjё atё tё vendoset nё drejtimin e duhur- drejt teje.
Meshkujt e Binjakёve kanë tendencë ti zёvendёsojnё miqtё e vjetër për ata të rinj, por jo për shkak se janë të pashpirt. Personalitetet e tyre luhaten nё mёnyrё kaq tё paqёndrueshme , saqё është e natyrshme që ata të kërkojnë njerёz qё përputhen me interesat e tyre tё momentit. Kudo ku Binjakët shkojnё, e quajnё shtёpinё e tyre. Ata rrallё kanё lidhje tё forta dhe tё qëndrueshme me kujtimet, vendet, njerëzit dhe gjërat e vjetra tё tё kaluarёs. Gjatë një periudhe të gjatë vetmisë, ai mund të derdhё disa lot sentimental, por është vetmia që e bën këtë dhe jo nostalgjia për tё djeshmen.
Ai është i shoqërueshëm, prandaj urren- madje tmerrohet- tё qёndrojё vetёm pёr njё kohё tё gjatё. Nëse ju i jepni atij mesazhin, qё do tё jeni një partnere, e cila do të jetë gjithmonë rrotull tij, por që nuk do të vareni nga ai dhe as nuk do tё prisni qё ai tё varet nga ju, ai ndoshta do ta marrё në konsideratë nënshkrimin e një kontrate afatgjatë me ju. Por mbani mend se mund tё ketё disa mundёsi tё tilla si: shumë Binjakё martohen më shumë se një herë, edhe pse martesat mё të shumta, kanё më shumë gjasa të ndodhin, kur vendos tё martohet tepër i ri sesa kur ёshtё nё moshё tё pjekur. Jo çdo Binjak ka dy gra, por ai do të ketë pothuajse dy gjёra pёr gjithçka tjetёr - ndoshta dy makina, dy apartamente, dy diploma universiteti, dy punë, dy ëndrra tё mёdha, dy kafshё shtёpiake, dy makina rroje, dy hobi, dy ambicie. Atij i pëlqen qё çdo gjё ta ketё dyshe.
Edhe në çështjet financiare, dualiteti ёshtё aty. Një mashkull i udhёhequr nga Mёrkuri mund të jetë në fillim shumё bujar, pastaj papritmas tё bёhet shumё dorështrënguar. Nëse gjejmё njё mesatare tek qëndrimet e tij binjake, pёrshtypja ime është se bujaria do të fitojë. Binjakët kanё pak dëshirë për të grumbulluar si para, ashtu edhe njohuri. Në çdo rast, ai preferon për ta thithur atë, pёr ta zgjidhur dhe t'a kthejё përsëri mbrapsht tё përmirësuar. Ai është njё komunikues, funksioni i të cilit është të krijojё gjithnjë ide të reja, origjinale dhe tu shërbejё të tjerëve, përmes proçeseve e tij tё shpejta dhe të shkëlqyera mendore.
A do të jetë ai besnik ndaj jush? Sigurisht qё do tё jetё, në mёnyrёn e tij. Ka një mijë përgjigje për këtë pyetje kur bёhet fjalё pёr Mёrkurin. Atij i pëlqen të hyjё nё biseda dhe tё përzihet me njerёzit. Ai gjithashtu, çuditёrisht ёshtё shumё tërheqës për gratë, kështu që mund të ketë raste për pëshpëritje dhe dyshime. Por ju mund të mbështeteni në këtë: Rrallё do tё ketё njё mashkull tё Binjakëve, i cili do tё bёjё veprimin mё tё vogёl tё pandershёm ndaj jush, nёse ju keni besim tё plotё tek ai. E kam fjalёn pёr besim tё vёrtetё dhe tё verbёr. Jo nga ai lloj ku ju vrisni mendjen nё fshehtёsi. Ai do të jetë gjithmonë në gjendje të kuptojё në qoftë se ju, fshehurazi po pyesni veten pёr tё. Mendjet e Mёrkurit shpesh i kapin mendimet tuaja, sado private tё jenё ato.
Megjithatë, nuk është një ide e mirë qё tё prisni qё mashkulli i Binjakëve, tё mbajё njё qёndrim tё ftohtё ndaj femrave, vetëm për shkak se ai mban një unazë martese nё gisht. Femrat janë pjesë e skenës dhe Binjakët duhet të jenё nё atё skenë, gjithashtu. Nёse ato do tё jenё rreth e rrotull, ai do të bisedojё me to, ndoshta edhe do tё qesh me to ose tё pijё njё gotё. Është e natyrshme për Mёrkurin qё të komunikojё, pa marrë parasysh gjininë e dëgjuesit. Por kjo nuk do të thotë se ai ka synime romantike ndaj tyre.
Është e vërtetë se ka shumë Binjakё, të cilët janë thjesht, komplet tё pamoralshёm, por pa marrë parasysh atë që ju keni dëgjuar, ka gjithmonë një shkak pёr kёtё. Mosbesimi apo keqkuptimi në çdo aspekt, e lёndon dhe brengos shumё një mashkull tё Mёrkurit. Kjo situatё e frustron dhe ushtron presion mbi tё, duke e bёrё tё pakёnaqur. Nё kёto kushte ai mund të fluturojë lart e poshtё, duke kërkuar tё lehtësohet nga emocionet e koklavitura. Kur ai është i lirë nga ndjesitё e izolimit mendor dhe nuk ka asgjë për tu treguar tё tjerёve, ai e humbet nevojёn për të eksperimentuar dhe për të bёrё fluturime romantike.
Një grua që ka harmoni të përsosur mendore me një Binjak, nuk ka pse tё frikësohet nga tradhëtitё emocionale apo fizike. Kjo është aq e vërtetë pёr këta meshkuj, sa është pothuajse një rregull i prerё qartazi. Por ai nuk do të lidhet me zinxhirë në mënyrë të paarsyeshme. Mos prisni qё partneri juaj i shenjёs sё Binjakëve, të mos e kthejё mbrapsht buzëqeshjen kur dikush i buzëqesh, qoftё ky një fëmijë apo një i rritur, një burrë apo një grua. Kjo do tё ishte njёsoj sikur tё prisni që dielli të mos shkëlqejë. Natyra e tij e gëzuar dhe miqësore kërkon vazhdimisht dikё qё ti bёjё shoqёri. Ky mund tё jetё shoferi i autobuzit qё shkon nё punё, apo kamarierja në kafene qё ai frekuenton, poshtё zyrёs ku punon. Mos u mundoni ti bёni presion atij. Kur dikush përpiqet të izolojё shpirtin e lirё tё Binjakёve, ai mund të bëhet i pakapshëm dhe i paparashikueshёm, si era vetë.
Me fёmijёt e vet, ai do të jetë një mik i ngushtё, por jo njё disiplinues dhe ai do tu mësojë atyre shumё gjёra qё para se tё shkojnё nё kopёsht. Ai do tё dojё shumё qё fёmijёt ti besojnё atij sekretet e tyre, sepse ai rrallë mund të tronditet apo tё jetё i ashpër në gjykimin e tij. Ai e di mirё se si ёshtё tё të duan pa tё krijuar pengesa. Marrëdhëniet mes Binjakëve dhe fëmijëve tё tij janё zakonisht shumë tё afërta, por ndoshta pak të lirshme, edhe pse kjo mund të tingëllojё kontradiktore. Aq shumё i dashur, emocionues dhe i gjallëruar që ai është me fёmijёt, ai mund të dështojë për ti nxitur ata qё tё ndjekin rutinat, pasi atij nuk i pelqen rutina as vetё. Ka gjithashtu një tendencë për të kritikuar sjelljen e tyre sot dhe ta miratojë atë të nesërmen, gjё qё mund ti ngatërrojё kёta fёmijё. Edhe pse ai mund tё menaxhojё një leksion të mirë, ju do të prisni qё disiplina tё jetё më serioze në departamentin tuaj tё prindёrimit. Baballarёt e shenjёs sё Binjakëve priren ti llastojnё shumё fëmijët e tyre.
Imagjinata e tij mund ta marrё atё me vete dhe ta çojё larg, kёshtu qё mund ta shtyjё atё tё bёjё premtime të çastit, tё cilat ka shumё gjasa mos ti mbajё. Ju duhet ti flisni atij pёr rëndësinë e respektimit të fjalës sё dhёnё. Pavarësisht nga qëllimet e tij të mira, disa nga premtimet e tij të shpejta dhe impulsive mund të thyhen. Nëse fëmijët nuk e lidhin atё pas vetes nё ndonjё mënyrë, ose ta mbajnё larg nga aktivitetet e tij të shumta, ai do tu gëzohet atyre jashtëzakonisht shumë. Një paralajmërim i vogёl: Edhe pse ai rrallë do ti ndëshkojё fëmijët fizikisht, tendenca e Binjakut për të thumbuar papritur me fjalё sarkastike, mund të shkaktojë plagë të thella në zemrat e vogla tё fёmijёve ose të krijojё nё memorien e tyre njё kujtim tё keq, që mund të mbahet mend përjetë. Ai nuk do tё ngurrojё ta shprehё dashurinё pёr fёmijёt e tij në formën e puthjeve dhe përqafimeve tё ngrohta. Por mos i kёrkoni atij tё bёjё dadon, nё rast se nuk e kёrkon vetё; pёrveç kёtij detaji tё jeni e sigurt se ai do ta jetojё prindёrimin me kёnaqёsi, qoftё me njё fёmijё apo me shumё.
Xhelozia është diçka që ju nuk keni pse të shqetësoheni, kur keni partner tё shenjёs sё Binjakëve, sepse posesiviteti nuk ёshtё tipar i kёtij mashkulli. Nëse dyshimi herë pas here pëshpërit në veshin e tij, ai zakonisht do ta largojё atё pa i dhёnё rёndёsi. Njё nivel xhelozie është i natyrshёm te të gjithë, por te Binjakët nuk është aspak i tepruar. Dashuria nuk është një marrëdhënie tёrёsisht fizike me këtë mashkull. Ai i ka mё tё ndjeshme shqisat e te dёgjuarit, shikimit, prekjes dhe ndien mё shumë nёpёrmjet tyre sesa njerёzit e tjerё, falё gjallёrisё qё i jep Mёrkuri.
Dashuria e tij ka një ajёr me cilёsi tё pakapshme dhe duket sikur nuk ka pasionin e tokёs sё shenjave tё tjera tё zodiakut. Por në qoftë se ju, nuk jeni duke kërkuar një njeri tё egër shpellash, që tju tërheqё nëpёr pyll prej flokësh, mashkulli juaj Binjak duhet të jetë më shumë se thjesht njё i dashur i zakonshёm. Ai do të shprehё hapur emocionet e tij, me fraza imagjinare, romantike dhe do ta mbushё zemrën suaj me bukurinë e çuditshme të idealizmit të tij.
Mos harroni se ftohtёsia tipike emocionale e Mёrkurit, mund të ngrohet në mënyrë të konsiderueshme në qoftë se ju të dy dëgjoni të njëjtën muzikë dhe ëndërroni të njëjtat ëndrra. Ai duhet të përjetojë një ndёrthurrje të mendjes dhe shpirtit, nё mёnyrё qё pasioni fizik të arrijë intensitet tё lartё. Kjo mund të duket se ёshtё jo nё rradhёn e duhur tё veprimeve, por është e vetmja rrugë e vërtetë drejt zemrën e tij.
Gruaja e shenjёs sё Binjakëve
A keni menduar ndonjёherё nё mёnyrё tё fshehtё, se autori i programit tё famshёm “Beqari” Brigam Jang, pati një ide tё bujshme kur ai sygjeroi qё disa femra tё konkurronin me njёra tjetrёn pёr tё fituar zemrёn e mashkullit beqar? Apo tё keni ndier zili brenda jush pёr haremet plot me femra te bukura tё njerёzve tё pasur tё Lindjes orientale? Ju nuk keni pse tё hiqni dorё nga ёndrra juaj romantike pёr vajzёn e dёshirave tuaja tё fshehta. Thjesht martohuni me një vajzë tё shenjёs sё Binjakëve! Në këtë mënyrë, ju jeni i garantuar se do tё keni të paktën dy gra të ndryshme dhe në fundjavë, me raste mund tё keni deri në tre ose katër tё tilla.
Natyrisht, ka një kleçkё tё vogël nё gjithё kёtё situatё. Dallimi midis një vajzë tё lindur nën shenjën e Binjakëve dhe një vajze haremi, është mungesa e saj e dukshme e interesit në pasionin tokёsor. Është e vështirë për kёtё femёr qё tё gjejё kohë të mjaftueshme për ta marrë shumё seriozisht pasionin apo ndonjë gjë tjetër. Mendja e saj është gjithmonë nё udhёtim. Por shikoni pak më thellë. Diku, fshehur në mesin e atyre grave që përbëjnë femrёn e Binjakëve, është një vajzё romantike, e cila është e aftë pёr pasion intensiv, në qoftë se ju mund të arrini tё bёni njё pёrzierje mendore, shpirtërore dhe fizike të plotë.
Por qё tё mund tё zhvilloni mё tepёr llojin pasionant dhe ende tё shijoni gratë e tjera tё mbyllura brenda personalitetit tё femrёs sё Binjakёve, mund të jetё njё problem mё vete. Unë mund t'ju them me siguri se një vajzë e Binjakëve, është e barabartë me disa femra. Por kam frikë se pastaj varet nga ju, qё tё gёrmoni nëpër librat e algjebrёs sё avancuar, pёr tё gjetur formulёn sesi mund ti nxjerrёsh çdo natyrё jashtё shishes sё Binjakes. Çdo rast individual është i ndryshëm.
Mosha e saj do të jetë një çelës i rëndësishëm lidhur me atё qё ju mund tё prisni prej saj, sepse deri sa piqet, romanca dhe dashuria, do tё jetё vetёm njё lojё pёr tё. Ajo mund të jetë e paqёndrueshme dhe e paparashikueshme në një shkallë të pabesueshme.
Fillimisht ajo gati do tё kalojё nё ekstazё nga buzёqeshja apo zёri juaj, madje edhe nga mёnyra sesi ecni.
Pastaj ajo do ta lё mёnjanё ekstazinё e saj dhe do tё kritikojë çdo gjë; qё nga çorapet deri te prerja e flokëve tuaj dhe kёtё ajo zakonisht e bën me zgjuari, sarkazëm dhe mprehtësi të tillë, saqё ju mund të keni nevojë për jod, pёr tё mjekuar plagët e tua. Tani, mos lejoni qё kjo tju bёjё tё pёrjashtoni veten nga konkurrenca për kёtё femёr. Mos harroni, ju do tё merrni të paktën dy femra nё një dhe ky është pa diskutim një pazar me leverdi.
Femrat e udhёhequra nga Mёrkuri nuk janë aq të pashpirta sa duken ndonjёherё. Imagjinata e tyre aktive krijon shumë fantazi nё mendjen e tyre. Romanca është mënyra më e lehtë që mund ti shprehё ato dhe Binjaket kanё të paktën dy herë më shumë për të shprehur, sesa gratё e tjera. Një mashkull i shenjёs sё Binjakëve mund të jetë një krijues, një këngëtar, një marinar, një jurist, një aktor, një shitës dhe kryetari i disa bordeve të drejtorëve nё tё njёjtёn kohё - dhe do jetё njёsoj ekspresiv pёr tё gjitha. Por një femёr nuk mund ti mbajё tё gjitha pa u lёkundur pak. Jo se vajzat e udhёhequra nga Mёrkuri nuk e ndjekin karrierën. Pothuajse tё gjitha vihen pas njё karriere profesionale. Por në kushtet ekzistuese të shoqërisë, një karrierë ende nuk i ofron asaj mundësi të provojё teoritë e saj tё panumërta dhe tё praktikojё shkathtёsinё e saj emocionale, siç i jep dashuria.
Jepini asaj besimin pёr tё cilin ka nevojё. Ajo zakonisht do tё arrijë të mbajё brenda vetes sё vet, karakterin e saj kompleks dhe nuk do tju ngarkojё me tё. Ajo do tё jetё njё partnere me shumё gjallёri dhe gёzim. Shumicёn e kohës (kur gjendja e saj shpirtёrore ёshtё e mirё), ajo do tju ndriçojё me personalitetin ekspresiv, do t’ju zbavitё me fjalёt e saj tё zgjuara dhe tё mprehta dhe do tё bisedojё me ju nё njё mёnyrё inteligjente, për pothuajse çdo temё qё ekziston. Ajo u gëzohet të gjitha gjeste sentimentale tё romancës dhe nuk ka probleme pёr tu nёnshtruar. Nuk ka grua tjetёr qё mund tju kёnaqё me mё shumё mёnyra imagjinare tё tё dashuruarit dhe tё gjitha kёto me kaq shumё sharm. Ajo mund pёrplasё qerpikёt me feminitet dhe delikatesё, por ajo nuk është aspak e pafuqishme kur është fjala për të fituar jetesën e saj.
Një femёr e Binjakëve mund të luajë rolin e vajzës marramendëse dhe të përsosur, duke e bёrё tё pafuqishёm njё mashkull, pasi ti ketё marrё mendjen dhe bllokun e tij tё çeqeve. Por ajo, pa problemin mё tё vogёl, mund të kthehet nё një shtëpiake tё adhurueshme dhe pastaj, me po kaq lehtёsi mund te kalojё në një intelektuale serioze, që studion filozofët e mёdhenj dhe flet për politikë apo poezi shkëlqyeshëm, pastaj papritmas mund tё kthehet në një pako me emocioneve të vёrteta, plot me nerva, lotё dhe frikёra. Ajo me siguri nuk do tё jetё asnjёherё monotone.
Femra juaj e Mёrkurit, do tё kёrkojё tё jetё “me tё vёrtetё, komplet e dashuruar”, por ajo sёrish do tё vazhdojё ti shmanget kёsaj. Ajo do jetё e etur pёr mёmёsinё, por gjithashtu do ti rrijё larg. Ajo do tё gjejё diçka perfekte tek çdo mashkull qё takon, por do tё kёrkojё pa u lodhur atё mashkull qё do tё ketё tё gjitha ato cilёsi qё do ta bёjnё plotёsisht tё lumtur.
Ju do të gjeni një mikeshё shumё tё mirё tek ajo. Vajza e Mёrkurit do tju shoqёrojё nё tё gjitha aktivitetet sportive dhe ajo do të tregojë interes për të gjitha sportet në natyrë, pavarёsisht se ajo duket e butë dhe shumё femërore. Mentaliteti i Binjakes sё mprehtë do të tregojë qartë kur kurioziteti i saj është ngazëllyer nga çdo situatё e re. Për sa kohë që ju nuk kërkoni qëndrueshmëri prej saj, ajo do të jetë totalisht interesante.
Mendoj se ёshtë e drejtë për t'ju tërhequr vёmendjen lidhur me faktin që kjo vajzë, edhe pse mund të besojё sinqerisht se është e dashuruar, do tё pёlqejё edhe meshkuj tё tjerё në të njëjtën kohë. Nёse ajo nuk ёshtё gjatё gjithё kohёs pranё jush, ajo mund tju harrojё mё shpejt se çdo femёr tjetёr e zodiakut. Ёshtë natyra e saj për të pranuar ndryshimet, madje edhe ti kërkojë vetё ato. Duke qenё se ajo ka prirjen qё ti pёrkushtohet aktiviteteve tё vazhdueshme dhe tё ardhurit rreth e rrotull, duke neglizhuar kultivimin e durimit dhe stabilitetit, femrat e Binjakëve, mund të bëjnë një rrëmujë mjaft tё madhe nё jetën e saj dhe tuajёn. Për fat të mirë për meshkujt qё janё dashuruar pas tyre, shumica e grave tё kёsaj shenje arrijnё ta kuptojnё natyrёn e tyre para se tё jetё shumë vonë.
Pasi ti propozoni asaj dhe ajo ju ka pranuar, ju mund të ndieni keqardhje për të gjithë ata njerëz që janë dënuar me një jetë monogamie vetëm me një grua. Ju do të keni disa gra kur të martoheni me Binjaken tuaj.
Gruaja Numёr Një, do të jetë në gjendje te përshtatet me çdo gjë që ju kërkoni . Nëse keni nevojë për besnikëri, ajo mund ta menaxhojë edhe këtë, duke ju siguruar që ju jeni mjaft interesant që keni fituar zemrёn dhe dashurinë e saj të vërtetë. E kam fjalën për atë përzierjen e përputhshmërisë mendore, shpirtërore dhe fizike, me pjesën fizike tё shtuar nё fund, si spec i kuq. Kjo grua kurrë nuk do tё ketё qejfmbetje, në qoftë se ju pranoni një punë të re jashtë qytetit. Me zgjuarsisё e saj, shijen dhe kuptimin e ngjyrave, ajo mund ta bëjë shtëpinё e re tё duket po aq e ngrohtё sa e vjetra, me prekjen e lehtё tё duarve tё saj dhe me shijen e hollë.
Përveç kësaj, ajo do ta pёlqejё shumё aventurën dhe nuk do të ankohet qё ju ndoshta jeni duke rrezikuar tё ardhmen tuaj me kёtё veprim. Emocionet dhe ekzaltimi qё i jep zbulimi i horizonteve të reja i intereson më shumë asaj. Ajo mund të ketë një aftёsi çuditërisht të mirë për biznes dhe do të mbështesë të gjitha idetë tuaja sado tё krisura tё jenё ato. Ju mund të mbështeteni tek ajo pёr tё marrё pёrsipёr njё punё nёse do keni nevojё pёr tё ardhura shtesë dhe ajo do të tregohet mjaft praktike nё mёnyrёn sesi do ti shpenzojё ato. Edhe pse ajo mund të japё përshtypjen se ёshtё disi nё ajёr, nё fakt nuk ёshtё aq sa duket. Ajo është një mendimtare dhe një njeri shumë i zgjuar, nën ato fjalёt e saj tё shumta.
Gruaja Numёr Dy do të jetë e paqёndrueshme nga gjendja shpirtёrore. Ju mund të prisni gjithçka prej saj. Ajo do të ketё momente saj tё satirёs, siç do tё jetё edhe cinike dhe e shpenguar. Në të njëjtën kohë, ajo do tju sfidojё nga ana mendore. Por njё mashkull duhet të stimulohet vazhdimisht, apo jo? Pranojeni sfidёn, diskutoni me tё pёr njё argument intelektual. (Kjo është ajo që kёrkon nё fshehtёsi). Kjo grua nuk do të tronditet kollaj nga jeta ose tё ketё ndonjë paragjykim tё krijuar që më parë. Ajo mund të vendosë për të marshuar në një paradë proteste apo të bashkohet me një grup aktivistёsh dhe të harrojë të vijё nё shtëpi deri në mesnatë. Po në qoftë se ju e keni lёnё pёr tu takuar me shokёt dhe tё festoni nё njё lokal nate, ndërsa ajo është duke u marrё me njё aktivitet tё sajin? Të paktën ajo ndoshta nuk do tju bezdisё me pyetje dhe dyshime se ku keni qenё, me kё dhe cfarё keni bёrё. As ju nuk duhet ta vini nё dyshim atë, nё asnjё rast!
Gruaja Numёr Tre do të mёrzitet shumё, madje gati mund tё bie nё depresion nga rutina e punёve tё shtёpisё. Shtretërit do të jenë tё parregulluar dhe enët do të qëndrojnë pёr njё kohё tё gjatё në lavaman, ndërsa ajo do tё jetё duke ёndёrruar me sy hapur, ose duke lexuar apo shkruar ndonjё skenar pёr njё shfaqje. Ajo mund tju shërbejë një kanaçe me fasule për darkë, pa u munduar as tё hapi kapakun. Por ju mund të bёni bisedat më të këndshme nё orёt e vona tё natёs. Asaj do të vijё keq pёr vёshtirёsitё qё ju ka sjellё jeta, nёse do keni tё tilla. Ajo do tё pёrmbushё si kёnaqёsinё emocionale tuaj dhe dëshirat e tua intelektuale; do të jetë kurioze rreth mendimit tuaj mbi budizmin dhe do tё ngazëllohet nga përpjekjet tuaja për të shkruar një këngë.
Me pak fjalë, ajo është njё shoqёruese shumë e mirë. Ajo do të jetë shumë e dashur me ju, sidomos nёse nuk e kritikoni pse nuk ka fshirё pluhurat apo ti kёrkoni tё pjekё gjithё ato gjёra pa kuptim. Kjo grua mund ta bëjë herё pas here rrëmujë bllokun e çeqeve apo llogarinё bankare. Por në qoftë se ju i sugjeroni një udhëtim të papritur qoftё si kamping, apo nё njё hotel në Las Vegas, ajo me entuziasëm do tё bёjё gati valixhen, pa nxjerrё asnjё nga justifikimet e pa kuptimta, si pёrshembull kush do ta ushqejё macen apo sa lekё mund tё harxhohen nga kursimet tuaja.
Gruaja Numёr Katër do të jetë një nënë plot humor dhe hare. Ajo nuk do ti le fëmijët ta kufizojnë atë, sepse ndoshta do të ketё shumë projekte dhe punё pёr tu marrё, saqё nuk mund ti mbysё ata me mё shumё pёrkujdesje seç duhet. Ata do të imitojnë pavarësinë e saj dhe të përfitojnë shumё prej saj. Nëse dikush e pyet atë se sa kohë shpenzon me fёmijёt e saj, ajo ndoshta do të përgjigjet, "Në familjen tonë, nuk ёshtё cёshtja sa kohё, por sa dashuri”. Dhe ajo ka tё drejtë. Fëmijët mund të mos i binden gjithmonë asaj, sepse ajo është e prirur qё njё ditё tё jetё e rreptё dhe tё nesёrmen tё shkrihet fare dhe ti lё tё lirё tё bёjnё çtё duan, por fёmijёt do ti adhurojnё bisedat e tyre të gjata me të. Imagjinata e saj do të përputhet me tё tyren dhe ata do të zbaviten shumё me njëri-tjetrin. Ajo ndoshta do të jetë një nënë e butë, por do të shqetësohet për mesataret e notave tё shkollёs dhe ndoshta do të këmbëngulë për nota të mira.
Gruaja Numёr Pesë do të jetë një zonjë shtёpie dhe mikpritёse e shkёlqyer, njё eksperte nё pёrdorimin e qirinjve, luleve dhe takёmeve prej argjendi tё pastër. Ju mund të ftoni pёr darkё nё shtёpinё tuaj tё gjithё ata qё dёshironi, nga shefi juaj deri te vetё Guvernatori dhe ajo do të jetë aq e hijshme dhe sharmante, sa tё ftuarit tuaj nuk do të duan të largohen kurrё nga aty. Ajo do ta organizojë jetën e saj në mënyrë efikase dhe pa shumё lodhje, do tё vishet si një modele sipas modës e fundit dhe do ta dojё teatrin. Ju mund ta merrni atё nё galeri arti dhe koncerte-ajo do të jetë si nё shtёpinё e saj nё çdo lloj ambienti. Gjithkush do tju ngul sytë me zili dhe do tё pyesё veten se kush ёshtё gruaja joshëse që varet aq ëmbël në krahun tuaj. Ajo do të jetë shumё romantike dhe ultra-femërore, ndoshta edhe do tju shkruajё poezi për ditëlindjen tuaj. Ju do të dëshironi ti blini asaj peliçe kadife, gёzofё dhe parfume të shtrenjta, sepse stili i saj i hijshёm do tju bëjnë të ndiheni si pronar tokash. Nëse ju i përmendni një udhëtim në Evropë, sytë e saj do të ndriçojnё dhe buzёqeshja do tё jetё rrezёllitёse.Ajo është njё femёr e sofistikuar.
E pra, ja ku jeni! Unë ndoshta mund të kem harruar pa pёrmendur disa lloje tё tjera vajzash në haremin tuaj tё femrёs sё Binjakëve. Çdo burrё i martuar në qytet do të bёhet jeshil nga zilia, kur tju shoh ju me një grua të ndryshme çdo ditë.
Gruaja juaj e shenjёs sё Binjakëve, kurrë nuk do të marrë një tren, kur ajo mund të fluturojë. Ajo kurrë nuk do të heshti, kur ajo mund të flasë. Ajo kurrë nuk do të largohet, kur ajo mund tju ndihmojë. Dhe ajo kurrë nuk do të eci, kur mund të vrapojё. Mendja e saj është e mbushur me kaq shumë mendime dhe zemra e saj është e mbushur me kaq shumë shpresa, sa duket se asaj do ti duhet një kompjuter për ti organizuar tё gjitha. Apo ajo ka nevojё pёr dikё qё tё vrapojё nё krah tё saj dhe tё thurrё ёndra sot pёr nesёr?
Nëse ju jeni ai person, ajo nuk e ka guximin tё hedhё vёshtrimin për të parë nëse ju jeni afër. Njё frikё e thellё e pashpjegueshme brenda saj e bёn atё qё mos tё kthejё as kokёn mbrapa pёr tё parё. Kur ju mё nё fund, tё shkoni me shpejtёsi nё krah tё saj, mund ta bёni atё tё ecё me ritmin tuaj. Ju mund ta bëni këtë, nëse do ti mbani dorën fort dhe kurrë nuk do ta lini të shkojnë. Edhe pse erërat e veriut tё Mёrkurit mund tё provojnё ta largojnё atё prej jush, ajo mund tё dёshirojё tё qёndrojё dhe tё ndalojё sё vrapuari mё shumё sesa ju mendoni. Prandaj, nxitoni dhe pёrpiquni ta arrini atё; ajo ka nevojё pёr ju!!

Fëmija i shenjёs sё Binjakёve
Nëse lejleku sapo ju solli një fëmijë tё shenjёs sё Binjakëve në shtëpinë tuaj, bёni gati patinat dhe trurin tuaj. Ju do të duhet të jeni i shpejtë dhe vigjilent për pesëmbëdhjetë apo njëzet vitet e ardhshme; dhe ju mund tё filloni qё tani, ndërsa dhurata juaj nga planeti i Mёrkurit është ende nё pelena. Nuk do tё kalojё shumё kohё para se ai tё mësojё të ecё dhe tё flasё. Nëse ju nuk jeni gati tё fluturoni pranë tij, ai mund tju kalojё nëpёr gishtat tuaj si njё rrymё ajri.
Foshnja juaj e Binjakёve do tё jetё shumё e shkathёt, edhe kur te jetё akoma duke u zvarritur. Ju do të ju betoheni qё sapo e patё tё fuste dorёn brenda prizёs nё korridor. Por si ёshtё e mundur? Ja ku ёshtё, nё ballkon duke pёrtypur i qetё njё pjeshkё tё butё. Si mund të jetë nё dy vende në të njëjtën kohë? Mos harroni se pasardhësi juaj është i sunduar nga Mёrkuri. Ai është njё nga perёnditё greke, qё keni parё tё pikturuar te librat e mitologjisё, i cili ka krahë në këmbë dhe ёshtё i veshur me një përkrenare të ndritshme argjendi. Vendosni njё tigan nё kokёn e fëmijës suaj Binjak si njё një helmetё dhe përdorni imagjinatën tuaj për krahët qё i dalin nga këmbë të tij topolake ngjyrё rozë.
Shihni ngjashmëri mes tyre?
Unë personalisht kurrë nuk i kanë miratuar ata litarёt qё nёnat u vendosin fёmijёve pёr ti mbajtur tё lidhur, kur dalin me ta pёr tё bёrё pazar. Ato gjithmonё mё janё dukur si gra qё kanё nxjerrё shёtitje qenushёt e tyre. Megjithatë, unë do ti sygjeroja nënës sё një fëmije tё shenjёs sё Binjakëve për të blerë dy ose tre prej kёtyre litarёve, vetëm qё tё jenё tё sigurta pёr fёmijёn e tyre.
Mendimi juaj i parë mund të jetë që, meqёnёse fëmija juaj do të jetë kaq shumё i lёvizshёm, njё kosh me rrjetё ёshtё një domosdoshmëri. Unë mund ta kuptoj logjikën tuaj, madje edhe mё pёlqen ajo, por nuk jam aq e sigurt për koshat me rrjetё pёr fёmijёt e Binjakut. Mbyllja në një hapësirë të vogël mund tё jetё mizorie pёr njё Binjak tё vogёl, pasi natyra i bën thirrje atij të kërkojё, të analizojё, të mësojё. Mё keq se izolimi fizik, ёshtё izolimi mendor i tё qёnit i mbërthyer në një drejtkëndësh plastik të vogël blu apo rozë, ndёrkohё qё atje jashtё ёshtё njё botë e tёrё emocionuese pёr tё dhe shijuar.
Koha qё mund ta lini nё njё kosh tё tillё, duhet tё jetё e shkurtёr. Nёse e kufizoni shumё atё, si dhe tё pengoni lirinё e lij, mund ta çoj njё fёmijё tё Binjakёve nё depresion .Mos harroni, ai është një shenjë e ajrit dhe ka nevojё tё lëvizё. Sigurohuni që ti vendosni shumё lodra dhe shumё libra me muzikё dhe shkёlqim, kur ju duhet ta lini atё nё koshin e tij. Sigurisht, ai nuk do të qëndrojë aty pёr njё kohё tё gjatё. Mёrkuri sundon kordat vokale dhe kur i vogli juaj Binjak vendos të ushtrojё talentin e tij në këtë drejtim, ju do të pyesni veten se si ka mundёsi qё gjithё ky zё, mund tё dalё nga njё gojё aq e vogёl. Vё bast qё ju do ta nxirrni atё menjёherё nga koshi. Mund ta lini akoma tё qajё, vetёm nёse keni fqinj qё kanё vёshtirёsi me dёgjimin.
Fëmijët e Binjakëve shpesh i bёjnё tё rriturit nervozё me lёvizjet e tyre shumё tё shpejta. Tё rriturit vazhdimisht i thonё tё vegjelve tё shenjёs sё Binjakёve qe mos tё vrapojnё gjithё kohё, ose të jenë tё durueshëm dhe ti bëjnë gjёrat njё nga njё.
Por, tё merren me dy gjёra njёkohёsisht , ёshtё e natyrshme për këta fёmijё. Atё që njerëzit e tjerё e quajnё njё situatё nervoze apo shumё tё ngarkuar, pёr Binjakët ёshtё thjesht gjendja e tij normale e aktivitetit. Është e gabuar qё ta nxisni atё tё imitojё
bashkёmoshatarёt e vet mё pak tё lёvizshёm dhe tё ngadaltё, duke e bёrё tё ndihet se kёshtu do tё marrё mё shumё miratimin tuaj. Ai ndoshta duhet të mësohet të ngadalësojё pak , për të mirën e vet, por natyra e tij e lindur, nuk mund të ndryshohet pa frustruar prirjet e tij natyrore. Ne duhet të mbajmё mend se fëmija i lёvizshёm i shenjёs sё Binjakëve, që acaron tё rriturit qё janё natyrё mё e rezervuar se ai, si dhe fëmija i kujdesshëm dhe i tёrhequr i shenjёs sё Bricjapit, që irriton tё rriturit mё agresivё, janë thjesht vetvetja. Tё jesh vetvetja është mjaftueshёm e vështirë , edhe pa njerëzit qё përpiqen tё ndryshojnё personalitetin tuaj.
Duajeni fëmijën tuaj tё Binjakёve për atë që ai është-një krijesё miqësore, alarmuese, kureshtare dhe pak e nxituar. Ju nuk mund të ktheheni xixёllonjёn në një kërmill ose kërmillin në një xixёllonjё. As nuk mund ti ndryshoni njё leopardi pikat e zeza nё lёkurёn e tij. Mё duhet tё shtoj se, në qoftë se dikush përpiqet ti fshijё ato pika, leopardi do tё bёhet nervoz dhe shumё i palumtur.
Sigurisht, ju nuk po rrisni njё leopard, por njё fёmijё interesant, entuziast dhe gjithё shkёlqim. Por analogjia është logjike. Lejini ato njolla tё qёndrojnё te fёmija juaj i shenjёs sё Binjakëve. Një ditë ai mund t’ju bëjë krenare pёr ndërtesёn qё ka projektuar dhe ndoshta edhe pёr çmimin e parё nё letёrsi qё sapo fitoi; dhe kur ai tё manifestojё një talent të tillë të dyfishtë, ju do të pyesni veten pse keni provuar ta shtypnit dhe ta bёnit atë me njё personalitet tё vetёm.
Mësuesit zakonisht do ta vёnё re menjëherë se këta djem dhe vajza nuk do të kenё aspak vështirësi pёr tё mësuar për të lexuar. Binjakët pothuajse i shpikin fjalët. Ata nuk do ta kenё problem kur mёsuesi ti kёrkojё tё recitojё pёrpara klasёs, madje ata do tё buzёqeshin me kёnaqёsi kur pjesa tjetёr e nxёnёsve do tё psherёtijnё, kur tju japё njё vjershё apo poemё tё caktuar. Këto të rinj kënaqen kur komunikojnё me të tjerët dhe kur ndajnё dijen e tyre verbalisht ose nё formё tё shkruar.
Shumë prej tyre janë mekanikisht të prirur pёr tё pёrdorur tё dyja duart. Nuk është e pazakontë për të gjetur një fëmijë tё shenjёs sё Binjakëve, që shkruan me dorën e majtë dhe vizaton me dorёn e djathtё. Ai mund të kafshojë thonjtë e tij, por gishtat zakonisht i ka tё vegjёl dhe shumё tё shkathёt, tё cilёt janё tё aftë tё bёjnё truket magjike dhe tё luajnё shumё bukur instrumente muzikore. Një ditë, kёto duar mund ta bëjnë atë një kirurg tё zotё, dentist ose orëndreqës tё shkёlqyer . Duart e Binjakëve janë të ndjeshme, ekspresive dhe të afta.
Te kёta fёmijё, vihet re njё aftёsi e dukshme pёr tё imituar të tjerët. Zgjuarsia e mprehtë dhe satira duken qё nё moshё fare tё vogёl te tё lindur e shenjёs sё Binjakёve. Në shtëpi apo në shkollë, fëmija i kёsaj shenjё jeton në një botë imagjinare dhe tё realitetit, ku kёto tё dyja vazhdimisht përziehen me njёra tjetrёn ( e vërteta portretizohet shpesh si fantazi dhe fantazia maskohet si e vërteta). Ai mund të japë përshtypjen se po ekzagjeron, madje qё mund tё thotё edhe gënjeshtra. Por ai thjesht nuk mund të rrijё pa i hedhur pak mё shumё ngjyra njё situate tё ndodhur dhe ai shpesh e bind veten se me të vërtetë ka ndodhur nё këtë mënyrë. Në raste të tilla, duhet të silleni me tё me butësi, pasi ai në të vërtetë ёshtё duke ushtruar imagjinatën e tij të gjallë.
Në vend që ta bëni atë të ndjehet fajtor për imagjinatën qё ka, ju duhet ti thoni atij qё tё thotё gjithmonё tё vёrtetёn dhe ta shkruajë historinë në letër. Pasi ta pёrvetёsojё kёtё nё mёnyrё tё shkёlqyer, ai do të jetë në gjendje për të parë dallimin midis ëndrrës dhe të vërtetës, në vend që të humbё diku në mes të kёtyre dy botëve. Tё rinjtë e Binjakëve, tё cilët nuk janë lejuar të shprehen dhe komunikojnё natyrshëm, mund të tërhiqen në njё botë mbushur me iluzione pёr tu vetёmbrojtur. Do tё jetё një ide e mirë qё ta inkurajoni atё tё mёsojё gjuhё tё huaja qё nё moshё tё vogёl, gjё qё ai do ta bёjё pa ndonjё sforcim tё madh. Ashtu si fëmija i shenjёs sё Shigjetarit, ai do të jetё talent bilingual dhe kjo do tё arrihet për shkak se ai do të flasё shumë dhe do të kёrkojё tё udhëtojë shumicёn e kohёs.
Fëmija juaj i Binjakëve, i cili ju thotё se mundet edhe tё bëjë detyrat e shtëpisë, por edhe të dëgjojё radion në të njëjtën kohë, ndoshta është duke thënë të vërtetën. Nëse notat e tij e mbёshtesin kёtё qё thotё, pse mos ta besoni edhe ju? Binjakёt kurrë nuk kënaqen tё merren vetёm me njё çёshtje. Është sikur ata tё kenё dy jetë, tё cilat duhet ti jetojnё gjatё një jete tё vetme, kështu që ata duhet të thithin gjithçka, sa mё shpejtё tё jetё e mundur. Rreziqet mё tё mёdha pёr kёta fёmijё, janë mungesa e durimit dhe një mungesë vullneti për të vazhduar diçka deri nё fund.
Fëmija juaj i Binjakëve mund ta ketë të vështirë të jetë i përpiktë, sepse ai është gjithmonë drejt një zbulimi të ri në rrugën e tij pa njё drejtim tё caktuar. Ai gjithashtu mund ta ketё pak tё vështirë për të dëgjuar pa ndërprerë, për shkak se ai arrin ta kapё mendimin tuaj nё çast dhe nuk do tё dojё tё dëgjojë detajet. Ai mund të priret për të përsëritur veten e tij, por nuk do tё lejojë tё tjerёt për ta bërë këtë, gjё qё e cila natyrshëm mund të irritojë njerëzit. Në klasë, ai mund të hutohet nga një mizë, një copë letër me ngjyrë ose një shtёllungё tymi jashtë dritares. Nuk do tё jetё e lehtё tё fitoni vëmendjen e tij, por kur ta arrini kёtё, do të shpërbleheni me kuriozitetin e madh tё Binjakёve dhe interesimin e tij plot hijeshi.
Djali juaj adoleshent i Binjakëve, do tё jetojё praktikisht duke folur nё telefon, do tё jetё nё shoqёri stabёl me një person tё ndrushёm çdo javë, do të ndryshojë mendjen e tij njëqind herë rreth karrierës sё ardhshme,do ngasё makinë pak a shumë me shpejtësi dhe me muzikё tё lartё. Vajzat do të jenë të famshme nё shkollё dhe tё afta qё tё shpёrthejnё nё lot sikur sapo kanё hapur rubinetin apo tё lёshojnё njё buzёqeshje rrezёllitёse njё sekondё mё pas. Këta të rinj do tju bёjnё tё jёni nq gadishmёri tё plotё dhe do tju mbajnё nё formё tё mirё fizike dhe mendore.
Kur fëmija juaj Binjakët mё nё fund tё rritet, shumë njerëz do tju thonё me keqardhje se "ai po mban shumё kunguj nёn njё sqetull”. Ju do të buzëqeshni dhe ata mund të acarohen nga reagimi juaj. Por ju do të kujtohet një ditë pranvere, kur ai ishte shtatë vjeç. Ai kishte kapur me gishtat e tij kekun tuaj me çokollatë, pastёn rroje tё babait të tij, akuariumin e peshkut, koshin e mbeturinave, një tenxhere me supë të nxehtë dhe një prizë elektrike. Ju u zemëruat shumё.
Më vonë, në të ngrysur, ju e patё atё teksa vraponte me shpejtёsi, duke u pёrpjekur tё kapte xixёllonjat nё kopёsht. Pas pak kohe, ju psherëtitё dhe pyetёt veten me zë të lartë, "Përse duhet ai të nxitojё kёshtu? Pse duhet ai të merret me çdo gjё? Çfarë ёshtё duke kёrkuar xhanёm?”Ai ju dёgjoi dhe u shqetёsua. Ju kurrë nuk do ta harroni fytyrёn e tij tё shndritshme dhe sytё e tij plot dritё kur ju përgjigj. "O Zot, mami ... Nuk e di. Por mos u mёrzit. Unë do ta gjej atë."

Shefi i shenjёs sё Binjakёve
Një ditë shefi juaj i shenjёs sё Binjakëve do të jetë si një video kamera, i cili do tё rregjistrojё çdo sekondё qё ju do tё kaloni mё tepёr nё pushimin tuaj tё kafesё. Një ditё tjetër, ai nuk do tju njoftojё edhe sikur ju tё vonoheni tre orë me tepёr nga koha e drekёs. Ju mund të provoni tё hidhni një monedhë për të parashikuar ndryshimet e tij. Është po aq e sigurt sa çdo pёrpjekje tjetёr. Unë e kuptoj se do të ishte një ndihmë e madhe për të ditur se çfarё qёndrimi do ketё ai nё secilёn ditё.
Por drejtuesi ekzekutiv i Binjakëve nuk e di as vetё se nё cilёn anë të shtratit do të zgjohet çdo mëngjes dhe meqё as nuk e di, ju mund ta kuptoni qё as unё nuk kam si tjua them. Rruga më e sigurt është që të mos prisni që ai të jetë sot, ashtu siç ishte dje dhe tё kryqёzoni gishtat tuaj për nesër.
Ky njeri mund të jetë një drejtues i shkëlqyer, edhe pse shpesh herё i paqёndrueshёm: Ai ёshtё mё i prerё pёr tё qenё nё karrigen e presidentit se sa janё shenjat e tjera si Virgjëresha, Peshqit, Shigjetari, por ai nuk është i pajisur me aftёsinё për të urdhëruar apo pёr të udhëhequr të tjerët për gjatё gjithё jetës sё tij. Një Binjak që mendon se është i lindur pёr tё drejtuar një kompani të madhe, me siguri qё po gёnjen veten e vet (nga ky rregull bёn përjashtim njё Binjak me njё ashedente te Luani dhe Hёnёn tek Peshorja, për shembull). Në radhë të parë, është e vështirë për të që të qёndrojё i ulur nё tavolinё pёr mё shumё se njё orё, pa lёvizur fare. Presidenti Kenedi, një nga Binjakёt e rrallё të pajisur me cilёsitё pёr të marrë përsipër barrën e lidershipit, e kishte zgjidhur kёtё problem mjeshtërisht. Ai thjesht e lёshoi energjinë e tij, duke pёrdorur njё karrige me rrota.
Shefi juaj i shenjёs sё Binjakёve e ka tё nevojshme tё lёvizё dhe tё vijё vёrdallё gjatё gjithё kohёs. Binjaku është një shenjë e ajrit dhe a keni parë ndonjëherë qё ajri tё qёndrojё nё vend? Mund tju duket kёshtu në një ditë të nxehtë apo me lagështi (dhe kështu mund tju duket edhe njё Binjak nё ndonjё moment të rrallë), por ky është vetëm një iluzion në të dyja rastet. Shefi tipik i kёsaj shenje do tё ishte më i lumtur si një konsulent menaxhimi, një ekspert efikas ose një zëvendës president i ngarkuar me administimin e problemeve – sesa tё jetё i detyruar tё qёndrojё nё zyrё me orarin 8 me 4, pavarёsisht sesa i lakmueshёm mund tё jetё ai pozicion pune. Ai pёlqen tё merret me idetë, parimet dhe abstraksionet. Përgjegjësitë e mёrzitshme dhe tё nivelit pёr njё drejtues mesatar ekzekutivit, vetёm sa e mposhtin shpirtin e tij fluturues.
Prandaj, kur një Binjak katapultohet nё një pozicion drejtues, ai do të jetë i shpejtë për të deleguar autoritetin tek ata qё janё rreth tij. Këta specialistë të zgjedhur me kujdes, do të jenё ata tё cilёt do tё udhёheqin nё tё vërtetë biznesin, duke e çliruar mendjen e tij të trazuar me skemat progresive dhe planet afatgjata, tё cilat do të dyfishojnё fitimin e kompanisë dhe do tё ulin shpenzimet e saj. Ky drejtues do tё jetё i paduruar me detajet e panumёrta tё kёsaj fushe.
Nëse kompania juaj sapo ka punësuar një Binjak si shefin tuaj, ju mund të prisni disa ndryshime që do tё bёhen sё shpejti. Ai nuk do tё ketё mbushur javёn nё pozicionin e ri dhe ndёrkohё do tё ketё zhbiruar çdo fushë të veprimtarisё sё punёs. Pasi tё ketё mёsuar shumё shpejt se çfarë është bёrё dhe si ёshtё bёrё kjo, ai do të dojё të mёsojё pse-nё.
Përgjigja, "Ne kemi vepruar gjithmonë në këtë mënyrë," do ti bёjё sytë e tij të ndritshёm që të kthehen në copa akulli, tё cilёt mund tju ngrijnё me vёshtrimin e parё. Binjakët nuk janё aspak të interesuar ose tё impresionuar nga tradita. Kur dikush i thotё atij se ky ёshtё një zakon i vjetër, kjo është arsye e mjaftueshme për të që ta ndryshojë atë. Shefi tipik i Mёrkurit, do ti lёvizё shumё shpesh mobiljet e zyrёs sё tij, kompjuterin apo vendin e dosjeve me qёllimin qё tё jenё mё efikase pёr tё.
Ka një gjë që ju do ta gjeni gjithmonё te njё Binjak, nё çdo moment. Ai kurrë nuk do të jetë njё njeri i mërzitshёm apo monoton. Ai rrallë do të jetë i rreptё ose strikt. (Mendimet e tij janë fleksible. Ju nuk mund ta sorrollatni apo ta ngatёrroni atё, sepse mendja e tij e zgjuar, në çast do të reduktojë dyshimet, do tё depërtojë në perden e tymit dhe do tju paraqesё të gjitha anët e çështjes, tё qarta si kristal).
Kjo do të thotë se ai gjithashtu do ti zbulojё intrigat e zyrёs me lehtёsi. Ndonjëherë, ju do të betoheni se ai ka sy edhe pas koke, ndoshta edhe njё palё vesh tё tjerё. Duke folur pёr anatominё e tij, mund tё jetё e vёshtirё qё tё thoni se ai ka vetёm njё palё kёmbё, pasi do tё ketё shumё raste, kur do tju duket se ai mund tё jetё nё dy vende njёkohёsisht.
Mos u frikësoni asnjёherё se punëdhënësi juaj i Binjakëve do t'ju urrejë ose do tё bёhet armiku juaj. Pak njerëz i interesojnë mjaftueshёm pёr tё patur këtë lloj intensiteti ndjenjash. Ju nuk do të jeni në mendimet e tij për më shumë se një orë apo pak mё tepёr. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për tё krijuar çfarёdo lloj ndjenje, tё mirё apo tё keqe. Përveç kësaj, ai ka një kuptim mjaft të drejtë për mënyrën sesi mendojnё personat e tjerё.
Mund të jetё mister pёr ta zbuluar se, edhe pse punëdhënësi juaj Binjakët është një individualist në çdo mënyrë, ai nuk mund t'ju trajtoje ju si një individualist. Duket kontradiktore, por kjo ёshtё një shenjë e dyfishtë dhe me shumë tё papritura. Me kёtё nuk dua tё them se ai nuk do ti respektojë mendimet tuaja individuale. Sigurisht qё do ti respektojё ato. Vetëm se ai nuk do tju shohё gjithmonë si njё individ tё veçantё. Mendja e Binjakёve është kaq abstrakte, sa ai shpesh do tё shohё vetёm paraqitjen bazike si te njerёzit edhe te objektet. Të gjithё njerëzit janë interesante për të, por ai ka tendencë për ti kategorizuar ata në bazë të aftësive, ideve dhe potencialit të tyre.
Megjithatë ky këndvështrim i çuditshёm nuk e bën atë tё pakёndshёm si qenie njerëzore. Krejt e kundërta. Edhe pse qasja e tij është mё shumë racionale sesa emocionale, atij i pëlqejnё aq shumë njerëzit, sa edhe ata nuk mund tё mos ja kthjenё kёtё pёlqim mbrapsht. Pa kontaktet e vazhdueshme me njerёzit, ai do të thahet dhe do tё humbasё. Mёrkuri kërkon që ai të jetë i shoqërueshëm dhe të jetojё duke ndёrvepruar me tё tjerёt, nё tё kundёrt do tё ndihet i mjerё. Ju rrallë do ta shihni atë vetëm. Ai mund t'i klasifikojë njerëzit sipas kategorive dhe tё qёndrojё i shkëputur emocionalisht ndaj tyre, por ai ka nevojë tё madhe qё ti ketё rreth vetes.
Shefi juaj i Binjakëve ndoshta do të ketë fuqi bindёse të konsiderueshme. Ai mund tju marr me të mirë ose tju thotё çdo gjё, thjesht duke ju hutuar me bukurinё e papërmbajtshme dhe zgjuarsinё e tij. Por ky është një talent kompensues qё planetet ia dhanё nё lindje, pёr tё fshehur ftohtёsinё si tiparin kryesor tё tij. Binjakët jetojnё nё pallate fluturuese tё mjegullta në qiell, ku njё person i zakonshёm nuk mund të arrijë. Karakteri i tij i vërtetë, pavarësisht ngrohtёsisё qё shfaq nё sipërfaqe, është i ftohtë dhe i vetmuar; gjithmonё në kërkim tё diçkajemё shumё brenda vetes sё vet, sesa te të tjerët, pa marrë parasysh se sa shpesh ai kërkon shoqёrinё e tyre. Megjithatë, ai nuk është mospërfillës. Mënyrat e tij tё sjelljes mund të jenё tё buta dhe me dhembshuri, por në të njëjtën kohë, ai ofron mbёshtetje dhe mirёkuptim, në të njëjtën mënyrë siç ofron dashuri dhe miqësi- nё distancë.
Ai do të ketё një sens të shkëlqyer humori dhe ju mund ta fitoni atë mё shpejt me njё shaka sesa me lotё. Ai nuk ështё shumё sentimental dhe gjithmonë do të shohё anën qesharake të gjërave. Sensi i humorit është një kriter i inteligjencёs sё vёrtetё, kështu që nuk është habi për ta gjetur atë te njerëzit e udhёhequr nga Mёrkuri, ndonëse ndonjëherë ky humor mund të ngjyroset me sarkazëm të mprehtë. Do të ketё gjithmonë një konfuzion tё lehtё lidhur me drejtimin e zyrёs dhe aktivitetit tё njё shefi tё shenjёs sё Binjakëve. Por nuk do të jetë ai i hutuari. Binjakёt janё tё aftё ti zgjidhin tё gjitha dhe tё pastrojnё tё gjitha rrёmujёrat menjёherё. Sytё e tij tё shkathёt dhe truri i tij i shpejtё janё nё sinkronizim perfekt.
Sytё e tij ndoshta do të kenë një vezullim ndriçues. Ai do të mbajë fjalimet mё tё mira dhe do ti shijojё shumё ato. Ai ndoshta do të udhëtojë mё shumë nga tё gjithё, madje ai mund të mbajë nё zyrё një valixhe të gatshme, pёr tё qёnё gati pёr udhёtim nё çdo momento qё do njoftohet. Nëse ai flirton me sekretaren e re, mё mirё ti thoni asaj qё ai nuk ka asnjё gjё serioze nё mendje, por ёshtё thjesht duke provuar shёrmin e tij.
Gëzojuni këtij shefi, pёr aq kohё sa e keni, sepse binjakёt mёrziten shumё shpejt dhe krejt papritur. Sapo tё kenё realizuar sukseset nё biznes dhe financё, ata do tё nxitojnë për në sfidën e ardhshme, shumё kohё pёrpara daljes në pension. Para se ai tё largohet, mundohuni të mësoni gjithçka lidhur me strategjinë qё pёrdor ai. Do tё jetё me të vërtetë fantastike. Ai është një ekspert në diskutimet ballё pёr ballё. Ai do ta drejtojё njё argument nё mёnyrёn qё ai dёshiron, do ta kalojё sa njё anё nё tjetrёn dhe pastaj do ta kalojё nё anёn e vet, para se ju ta merrni vesh se çfarё ka ndodhur.
Megjithatë, sado i zgjuar është në situata konkurruese, ai është ende një ëndërrimtar i pashërueshёm dhe një tregimtar i mirë. Mos i kushtoni vëmendje se çfarë kombësie thotë ai se është. Ska rёndёsi nёse ai ka lindur në Izrael, Australi apo Afganistan, çdo Binjak i kёsaj bote është irlandez në zemër. Ndryshe si mund ta posedonte ai një dhuratë kaq tё mrekullueshme tё fjalëve lajkatare? A i keni parё tё gjitha ato kravatat ngjyrё tё gjelbër ai vesh. Çfarë ju thashё unë – irlandez i vёrtetё!
Punonjësi i shenjёs sё binjakёve
A keni ju disa të punësuar nё zyrën tuaj që flasin shpejt, lëvizin shpejt dhe mendojnё shumё shpejt? A duken ata të rinj dhe veprojnё si tё rinj, pavarёsisht moshёs sё tyre? A janë ata të paparashikueshёm, origjinalё dhe nuk kanё durim? Sa njeri i zgjuar që jeni! Ju keni punësuar disa Binjakё!
Është e lehtë për të kuptuar pse e keni bёrё kёtё. Me gjithë këtë bukuri dhe dinakёri, pa harruar tё përmendim intelektin dhe imagjinatën krijuese, ju ndoshta nuk kishit çfarё tё bёnit tjetёr. Tani që ju keni patur shansin për ti parë këta njerëz tё Mёrkurit në veprim, ju keni mësuar se ata mund të marrin një ide abstrakte dhe ta reduktojnё atë në një formulë pёrfundimtare, më mirë se kushdo tjetër në zyrë. Punonjësi juaj i Ujorit mund të mendojë në terma tёrёsisht abstrakte, punonjësi juaj i Dashit, mund të hedhё disa ide të nxehta tё mbushura me entuziazëm dhe ai i Virgjёreshёs mund tё organizojë të dhënat nё mёnyrё tё shkёlqyer. Por Binjakët mund ti bëjnë të treja kёto me lehtёsinё mё tё madhe.
Para se të pushoni nga puna kёta njerëzit e tjerë, megjithatë, mos harroni se Binjakët nuk ka energjinё intensive tё Dashit dhe as vullnetin e tij për të punuar jashtë orarit. Atij gjithashtu i mungon qёllimi fiks dhe i qëndrueshёm i Ujorit dhe ai kurrë nuk do të kuptojë përkushtimin e pafund të Virgjëreshёs. Tani nuk do tё merrem me shenjat e tjera tё zodiakut. Por ju krijuat disa ide të përgjithshme. Punonjësi juaj i Binjakëve nuk është dikush qё mund ti bёjё tё gjitha, edhe nëse ai është një personalitet i dyfishtë. Ai do të jetё mё afёr kёtij njeriu gjithçka bёrёs se kushdo tjetër, por ju do të keni nevojё pёr punonjёsit e tjerё po aq sa keni edhe pёr tё.
Binjakёt ndajnё me Virgjëreshёn, Bricjapin,Luanin dhe Akrepin aftësinë për t'u marrë me rastet urgjente. Ata mund ta zgjidhin njё krizë me shpejtësi. Binjaku tipik do të marrë vendime të menjëhershme dhe do tё hidhet në veprim, ndërkohё qё shumica e njerëzve të tjerё do jenё akoma duke menduar çfarё tё bёjnё. Ai mërzitet lehtë me rutinën,ёshtё më i lumtur kur është i lirë, kështu që mos u pёrpiqni ta lidhni atё me zinxhirё pas karriges sё punёs.
Shumica e Binjakёve kanё aftёsi kaq tё mira bindёse, sa mund ti bёnin njerёzit tё blinin gjёra qё mund edhe tё mos i pёrdorin fare. Do tё ishte ide e mirё për ta shfrytëzuar talentin e tyre në sektorin e shitjeve ose aktivitetet promovuese. Kur gjuha e artё e Binjakëve fillon tё flasё pёr virtytet e firmës tuaj, ju nuk do ta njihni as vetё kompaninё tuaj, sado ta doni atё. Dërgoni punonjёsin tuaj tё Binjakёve pёr tё shitur ide apo produkte nё publikun e gjerё, apo pёr tё mbyllur njё marrёveshje tё rёndёsishme me klientёt jashtё nё restorante apo fusha golfi. Nëse ju duhet ta mbani atë në zyrë, të jeni i kujdesshëm ku do ta vendosni atë.
Ai nuk do ta durojё dot mbikëqyrjen e ashpër tё Luanit apo Bricjapit, por ai do të bëhet nervoz dhe i papërshtatshёm në qoftë se ai duhet tё qёndrojё mbyllur dhe nuk mund ta shprehё veten e tij. Kur kjo tё ndodhё, punonjësi juaj i Binjakëve do të thyejë prangat e tij dhe do tё fluturojё jashtë, për më shumë liri, pa ndier as keqardhjen mё tё vogёl. Megjithatё, ai nuk do tё largohet pa ju bёrё tё ditura arsyet e tij dhe pa provuar tju fitojё me argumenta.
Punonjësi juaj i Binjakëve mund të jetë spikatur nga mungesa e tij gjatё aktiviteteve dhe sporteve te ndryshme tё organizuara nga stafi. Shumica e njerëzve tё Mёrkurit i pёlqejnё këto sporte dhe shumë prej tyre janё aktivizuar mё parё nё to, në sajë të shkathtësisё sё çuditshme tё Binjakёve. Ka pak gjera qё ai nuk mund të bëjë, falё sinkronizimit tё inteligjencës dhe duarve tё tij tё shkathta, prandaj ai mund tё llogarisё saktësisht sesi të çojё një top të bardhë nё portё apo ta fusё nё njё vrimё nё fushёn e gjelbёr. Sporti shpesh e tërheq atë si një mënyrë për të nxjerrё jashtë të gjithё energjinё nervore tё tij.
Megjithatë, nё terma afatgjatё, Binjakёt preferojnё të bёjnё ushtrime me mendjen e tyre, sesa me fizikun. Megjithatë, ai duhet të inkurajohet që të angazhohet në aktivitete fizike, sepse nё kёtё mёnyrё do tё lodhet dhe do tё arrijё tё fle mё mirё. Pothuajse tё gjithё binjakёt janё të prirur për pagjumësi. Shumё punonjёs tё shenjёs sё Binjakëve tё cilët punojnё në punё, ku ёshtё e nevojshme tё jenё nё zyra qё herёt nё mёngjes, mund tё njihen menjёherё nga rrathёt e zinj poshtё syve tё tyre.
Binjaku juaj juaj do ta mbajë gjallë zyrёn me aktivitetet e shumta, mё shakatё dhe tё qeshurat e hareshme. Por ata do ti bёjnё detyrat qё janё ngarkuar tё bёjnё. Sekretarja e Mёrkurit mund të jetë daktilografistja më të shpejtë qё keni parё dhe po aq e shpejtё pёr tё kapur diktimin tuaj. Normalisht, në qoftë se ajo është një Binjake tipike, ajo do të jetë në gjendje për të formuluar një letër shumё tё qartё dhe inteligjente, pikёrisht ashtu siç do ta donit ju.
Pёrveç gjithë talenteve tё saj si sekretare, ju do tё bёnit mirё ta vendosnit atё nё paradhomёn tuaj, ku ajo do tё impresionojё njerёzit me sharmin dhe bukurinё e saj dhe ti drejtojё ata pёr tё ju. (Të bëjё dy gjëra në të njëjtën kohë dhe ti pёrballojё ato me profesionalizëm nuk është problem për një vajzë tё udhёhequr nga Mёrkuri.) Ju do të keni më pak njerëz të pakënaqur qё po presin tё takohen me ju. Ajo jo vetёm do tu pёrgjigjet me ёmbёlsi tё huajve nё telefon, po do tju presё bisedёn telefonike qё jeni duke bёrё me Italinё dhe do tju lidhё me telefonatёn qё pop ret nё linjё nga Gjermania.
Unë do tju paralajmëroja qё do ishte më mirë qё ju mos tё diskutonit personalisht njё rritje page, shpёrblime dhe tё tjera gjёra tё kёsaj forme me një Binjakë, në qoftë se nuk e pёrballoni dot mёnyrёn e tij tё tё kёrkuarit. Ndoshta duhet ti thoni njё Demi tё prerё, Bricjapi tё vendosur apo Virgjёreshёs sё palёkundur , pёr ta bёrё kёtё nё vendin tuaj. Nëse ju nuk bëni kёtё, atёherё punonjёsi juaj Binjak mund tju mbushё mendjen qё ju ti jepni atij njё pozitё mё tё lartё nga ajo qё ka dhe ndoshta dyfishin e rrogёs qё merr aktualisht, plus shpёrblim pёr fundmuaji. Ai do të bëjë qё tё gjitha kёto të duken krejtësisht logjike. Do tё jeni shumë më i sigurt, nёse i shmangni bisedat dhe negociatat financiare me një Binjak bindës. Nëse doni tё luani bixhoz, atёherё provojeni kёtё. Por rezultati mund tё jetё njё premtim aq i madh shpёrblyes (vetёm pёr njё javё), sa mund tё mjaftonte pёr tё shpёrblyer njё Virgjёreshe dhe njё Gaforre për një vit.
Ka tё ngjarë qё tё dёgjoni pёr thyerje zemrash nё korridoret e kompanisё apo biznesit tuaj, nёse njё nga punonjёsit tuaj ёshtё i shenjёs sё Binjakёve. Një flirt pёr njё apo dy muaj dhe ndryshimi i mendjes, ёshtё njё sjellje e zakonshme pёr tё, para se tё piqet tamam. Ka një tendecё fёminore papërgjegjshmërie për shumë nga Binjakët (përveç nëse tabela natale tregon një natyrë më të qëndrueshme). Ai ka një mendje të paktën një milion vjeçare dhe emocionet e një adoleshenti apo tё riu (nё rastin mё tё mirё). Gjithashtu, ai edhe do tё duket shumё i ri.
E vërteta është se Binjakët, ashtu si Piter Pani, urrejnё të rriten. Dhe si Piteri, ai ka nevojë për një vajzё si Uendi, e cila tё pastrojё shtëpinë për të çdo pranverë dhe ta lejojё tё vijё e shkojё sa herё ai tё dojё. Nëse ju jeni lloji i shefit qё ju pёlqen tё luani rolin e Kupidit, mos e njihni atё me asnjё lloj femre qё nuk i ngjan Uendit, ndryshe do hyni nё situate tё sikletshme.
A doni qё nё zyrёn tuaj tё ketё ritёm tё vertetё? Vendosni punonjësin tuaj tё shenjёs sё Bricjapit dhe punonjësin tuaj tё Binjakëve së bashku në një dhomë për të diskutuar një projekt të ri. Pastaj vendosni pambuk në veshët tuaj për ti mbrojtur nga tingulli si zhurma e njëqind makinerive tё rёnda, shtoji edhe dyqind kaseta me Heavy Metal në të njëjtën kohë. Qëndro afër zyrёs me rrjetë të madhe për të kapur të gjitha balonat rozë që do të fluturojnё në ajër. Mblidhini ato, merrini në zyrën tuaj dhe studiojini me kujdes para se ti shponi me gjilpërë. Një prej tyre ka të ngjarë të përmbajë një ide milionë dollarëshe.
Nga Linda Goodman

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi