EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenja e DEMIT

Shko poshtë

Shenja e DEMIT Empty Shenja e DEMIT

Mesazh  Luli 13.04.14 22:53

Shenja e DEMIT Zodiaq10

Si të njohim Demin

Një miku im shumё i dhёnё pas udhёtimeve, i cili ka qenë pothuajse nё çdo vend tё botёs  tё paktën dy herё, më tha njёherё se kurrë nuk do ta harronte udhëtimin e tij të parё me anije, në jug të Spanjës. Një ditë, ndërsa ai ishte në kuvertë duke admiruar pamjen, një shkёmb gjigand dhe i fortё, u shfaq nё  horizont, duke u zmadhuar gradualisht, nёn detin e ndritshёm tё Mesdheut. Dikush në anije bërtiti: "Shiko! Shkёmbi i Gjibraltarit!"  Shoku im i impresionuar, shkrepi njё foto pёr ta patur kujtim, pastaj u kthye drejt njё adoleshenti tё mërzitur, tё ulur në karrige në kuvertën e anijes dhe e pyet i frymёzuar: “ A nuk ёshtё e mrekullueshme”? Dallgё tё pafundme e kanë rrahur kёtё shkёmb gjatë shekujve, stuhitё e kanё goditur atë, ushtritë e kanë sulmuar dhe qytetërimet kanë ardhur e ikur, por ai ka mbetur atje, mё i fuqishёm se kurrё. Asgjë nuk mund ta ndryshojё dhe as ta lёvizё atё nga vendi”. I riu me pёrtesё ju pёrgjigj:  "Po, e di. Më kujton babain tim”.

Babai i tij ka lindur në maj.  Dhe ky ёshtё njё nga shembujt sesi mund tё pёrshkruash njё njeri tё shenjёs sё Demit.  Atё mund ta gjesh nё vendet më pjellore, siç do tё ishte njё fermë, një bankë ose një zyrë e pasurive të patundshme, por ju do ta gjeni atë tё kullosё edhe në fusha dhe lёndina të tjera. Ka shumё persona tё shenjёs sё Demit qё janё inxhinierë, yje filmash, nëpunës, mbretër dhe mbretëresha, pastrues oxhaqesh, kasapë, furrxhinj dhe orёndreqёs. Ju gjithmonë mund ta dalloni Demin  e fortë, nga qëndrimi i tij i heshtur.  Deri sa ju të miqёsoheni me tё, bisedat mё tё gjata do tё jenё: "Po," "Jo," "Faleminderit," "Mirupafshim," dhe shpesh "Uh-uh", një zëvendësim për fjalёn "Jo."  Nëse ai ka nё ashedenten e tij Binjakёt, Dashin apo Shigjetarin, ai mund tё jetё mё shumё i dhёnё pas tё folurёs dhe mund tё ecё pak mё shumё i kapardisur. Por Demi tipik preferon të lёvizё mё me ngadalё dhe të flasё me masë.

Ashtu si Shkёmbi i Gjibraltarit, ai është i fortё dhe i qëndrueshëm dhe asgjë nuk pengon qetësinë e tij.Ju mund të hidhni ujë mbi të, ose të ndizni një zjarr në mes të këmbëve të tij.  Ju mund ta godisni me grusht nё kraharorin e tij, apo tё shihni me inat ose ti bёrtisni me zё tё lartё. Demi nuk do të lëvizё asnjё centimetёr, pasi ta kёtё vendosur kёtё nё mendjen e tij. Njё person i shenjёs sё Demit  rrallë nxiton, aq sa tё shkelё kёmbёt tuaja.  Ai thjesht do që ta lёnё vetëm. Nёse nuk e shqetësoni atë, ai do të jetё shumё i kënaqur.  Ngacmojeni kёtё njeri dhe ai do tё acarohet. Cёnojeni dhe pёrgatituni pёr njё luftё tё dhunshme.  Ai mund të durojё për muaj e vite me radhë, duke treguar vetëpërmbajtje dhe kontroll të përsosur.  Pastaj një ditë, papritur, dikush mund tё hedhё shumё ngarkesё apo peshё nё shpinën e tij të gjerë. Atёherё Demi do tё hungёrijё, do tё fillojё tё godasё tokёn me kёmbё dhe do tё picёrrojё sytё, para se tё sulet drejt jush.

Largohuni nga rruga e tij sa mё shpejt tё jetё e mundur. Temperamenti i Demit rrallё shfaqet impulsiv, por kur njё Dem egёrsohet nga inati, ai mund tё shkatërrojë çdo gjë në rrugën e tij, pёrfshirё kёtu edhe personat e shenjёs sё Akrepit. “Shkatёrron” nuk është fjala e duhur. “Rrёnon” ose “Prish” do ishte mё e saktё. Mund tё duhet njё kohё e gjatё, qё pluhuri tё largohet dhe paqja tё mbretërojё përsëri.Disa njerёz tё shenjёs sё Demit, mund tё kenё një vet-kontroll të tillë, që të shpёrthejnё vetëm një ose dy herë, gjatё gjithё jetёs sё tyre. Edhe ata qё zemërohen mё shpejt, nuk do të shpërthejnë më shumë se njё ose dy herë në vit. Megjithatë, është më mirë qё tё mbahet mend, se Demi zakonisht nuk acarohet apo nxehet. Në qoftë se incidenti është aq i madh sa për të tronditur emocionet e tij (zakonisht tё qeta), ju mund të pёrballeni me njё tёrbim tё verbër, jo me njё inat tё zakonshёm.

Ju mund të prisni qё shumë njerëz tё lindur nё Maj, ti ngjajnё me tё vёrtetё demit dhe si meshkujt ashtu edhe femrat kanё njё cilësi shpirtërore tё pakapshme me kafshёn qё  simbolizon shenjёn e tyre tё horoskopit. Vështrimi në sytë e femrave tё Demit, do të jetë i qetë dhe të kthjellët, por edhe i qëndrueshёm.  Ajo do të lëvizë me hijeshi, me plogёshti, por pa fshehur forcёn brenda saj. Sa për meshkujt, qafa shpesh do të jetë e trashë ose muskuloze, supet, krahaori dhe shpina të gjera dhe të forta.  I gjithё trupi do të jetë i plotё dhe i mbushur, qoftë i shkurtër apo i gjatë.  Veshët janë zakonisht të vogla dhe të ngjitura me kokën.  Kur ata hanë, përtypen ngadalë dhe zakonisht kanë metabolizim tё shkëlqyer. Jo të gjithë, por shumë Dem kanё flokë kaçurrel ose me onde. Ata zakonisht kanё sy tё errët dhe lёkurё zeshkane. Edhe njerёzit me flokё bjondё, sy me ngjyrё tё çelur apo lёkurё tё zbehtё, kurrë nuk do të tregojnё brishtësi nё mendje apo karakter.

Demi tёrhiqet fuqishёm nga gjinia e kundёrt, por ndjekjet agresive pёr tё arritur çdo lloj kënaqësie, nuk bёjnё pjesё nё manualin e tij. Ai preferon qё njerёzit tё tёrhiqen vetё prej tij. Pse duhet të harxhojё ai energji, gjatё përpjekjes për ti ndjekur ata rreth e rrotull lёndinave tё fshatit? Një udhëtim i shkurtër në një fermë dhe disa vëzhgime tё mprehta të ligjeve të natyrës, do tju bëjnё të qartë, sesi aktivizohen emocionet e Demit, si nё dashuri, edhe nё miqësi.  Pasiviteti është sjellje tipike pёr Demin.  Ai mё shumё do ti gёzohet mikpritjes sё njerёzve nё shtёpi, sesa tё vihet nё vёshtirёsi dhe tё shkojё pёr vizita tek shtёpitё e tё tjerёve. Përpjekjet e nevojshme për tё arritur popullaritetin, nuk janё pjesё e natyrёs sё Demit.  

Nëse ju doni qё ai tё jetё i pranishёm pёr ju, mund ti telefononi atij.  Ai do të jetë atje.  Jepini atij njё shenjё se jeni e interesuar pёr miqёsi apo romancё dhe ai do ta kapё menjёherё, nёse ёshtё nё interesin e tij. Ata dinё si tё sillen nё situata tё tilla, gjё qё nuk ndodh gjithmonё me shenjat e tjera tё zodiakut, ndonёse mund tё jenё mё tё shoqёrueshme se shenja e Demit.  Demi rrallë shqetësohet apo stresohet, aq  sa tё kafshojё thonjtё. Ai mund të shfryjё kur gjёrat nuk shkojnё ashtu siç ai do tё donte, por nuk ёshtё tip nervoz.  Është nё natyrёn e tij që të jetë stoik dhe ti marrё gjërat me qetёsi dhe asgjё nuk mund ta ndryshojё këtë tendencë themelore.

Njё Dem mesatar, ka njё shёndet tё shkёlqyeshёm, me njё fizik tё fortё. Ai mund tё mbajё shumё nё shpinёn e tij, por kur bie nga shёndeti, mund ti duhet njё kohё e gjatё qё tё rikuperohet, pёr shkak se ёshtё shumё kokёfortё pёr tju bindur mjekut. Duke mos qenё optimist si natyrё, kjo nuk ndihmon nё shёrimin e tij tё shpejtё. Zonat e ndjeshme tё tij janё  fyti, qafa, këmbët, shputat e kёmbёve, organet riprodhuese, shpina dhe shtylla kurrizore.  Ftohjet shpesh kthehen nё acarime fyti dhe mbipesha pёr shkak tё dashurisё sё pёrhershme tё Demit pёr ushqimin dhe pijet, mund të shkaktojë probleme në zemër, por edhe probleme me qarkullimin e gjakut, ne vena dhe variçet, apo ankesa të tjera kronike.  

Shumica e njerëzve tё lindur nё Maj, mund të qëndrojnë lehtёsisht të shëndetshёm, nё krahasim me ne njerёzit e shenjave të tjera, nëse ata shmangin obezivitetin, pasivitetin dhe infeksionet në veshka. Le ta pranojmё hapur. Nёse Demi do hajё dhe pijё pa kriter, ai do tё humbasё fizikun e tij tё shkёlqyer dhe shёndetin e tij tё mirё, prandaj ai nuk mund ta lejojё diçka tё tillё.  Ndёrkohё qё një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të tij, është mungesa e ajrit të tё periferisё dhe mungesa e ushtrimeve fizike.  Sistemi i tij gjithmonë do tё ketё nevojë për kёto dy elementё, edhe pse ai mund tё jetё shumё kokëfortë pёr ta pranuar kёtё.  

Meqёnёse jemi duke folur pёr kokёfortёsinё e Demit, ёshtё e kotё ti thuhet njё personi tё shenjёs sё Demit, se ёshtё shumё kokёfortё. Sipas mendimit tё tij, ai nuk ёshtё aspak kokёfortё. Ai ёshtё thjesht njё njeri i durueshёm. Ai nuk e quan vetёm kokёfortё, por vetёm tё arsyeshёm dhe tё qёndrueshёm.  Madje, ai nuk arrin ta kuptojё, pse njerёzit e gjykojnë atë nё mënyrë të padrejtë.

E vërteta absolute është se Demi është njё nga shenjat mё kokëforta tё zodiakut. Meshkujt dhe femrat e kёsaj shenje duket sikur i kanё ngjitur me ngjitёs pas karrikes dhe pas mendimeve tё tyre.  Një burri i shenjёs sё Demit, do të refuzojë të shoqërojё gruan e tij në shtëpinë e një mikeshe, nёse aty nuk do tё ketё njё karrige tё rehatshme pёr tё. Ajo do tё pёrpiqet mё kot ti ndryshojё mendjen. Ai thjesht nuk do të shkojë me tё.  Një grua e shenjёs sё Demit, e cila nuk i aprovon miqtё e burrit të saj, fare thjeshtë nuk do të bisedojë me ta.  Megjithatë, Demat mund të mbajnё njё qёndrim tё durueshёm, duke u justifikuar se ky ёshtё njё virtyt i tyre.  

Shumë prej tyre, i mbajnё ngarkesat emocionale dhe fizike nё heshtje, pa u ankuar asnjёherё. Sa më shumё probleme tё grumbullohen, aq më shumë forca gjen Demi pёr ti duruar.  Besnikëria dhe përkushtimi për familjen dhe miqtë e tij shpesh tejkalojnë çdo masё. Shumë meshkuj dhe femra tё shenjёs sё Demit, meritojnë medalje të arta për guximin me tё cilin i kanё pёrballuar goditjet e fatit qё jeta e ka dhёnё. Ndёrkohё qё kёto goditje do kishin thyer shenjat e tjera tё zodiakut qё nё momentin e parё.  

Lidhur me ushqimin, mund tё them qё ka shumё pak gjёra qё nuk hyjnё nё shijet e Demit. Ai zakonisht mund të hajё nё njё vakt, nga speca të skuqura tek torta me krem çokollate, nga  turshitё e tharta tek frutat me kanellё. Bifteku dhe bёrxollat e viçit, janë të preferuarat e tij dhe atij i pёlqen shumё tё mbarojё ato qё kanё mbetur nё pjatё.

Humori i Demit është e ngrohtë dhe paqёsor, pa asnjё element  falsiteti nё tё. Këta njerëz  rrallë janё vërtet mizor apo hakmarrës.  Ёshtё fakt i çuditshёm qё Demёt mizorё kanё shumё planete tё pozicionuar te Dashi nё momentin e lindjes. Kёto dy shenja duket sikur nuk pёrshtaten  mirё me njёra- tjetrёn. Hiltleri ёshtё njё shembull qё e vёrteton kёtё.

Tani, në lidhje me çёshtjen e parave- Demi dhe paratë e tij, rrallë janë të ndarë nga njёri tjetri.  Jo çdo Dem është një milioner, por ju nuk do të gjeni shumë prej tyre duke qëndruar në rradhë për supë të lirë nepёr qёndrat sociale.  Demit i pëlqen ta ndërtojё perandorinё e tij ngadalë dhe me siguri maksimale. Ai fillon me një bazё të fortë, pastaj gradualisht shton një histori suksesi, derisa ai ka ndërtuar një biznes të qëndrueshёm dhe një llogari bankare tё majme.  Nё mёnyrё tё çuditshme, Demit i pëlqen të grumbullojё pushtet, së bashku me para, por thjesht për kёnaqёsinё e posedimit. Paraja i jep atij, pёrveç kёnaqёsisё edhe siguri.

Ai impresionohet shumё nga madhёsia e gjёrave. Sa mё e madhe diçka, aq mё interesante ёshtё pёr tё. Kёshtu, sa mё e madhe njё ndёrtesё, aq mё tёrheqёse ёshtё pёr Demin. Nё njё kopёsht zoologjik, ai do kalojё, pothuajse pa i vёnё re majmunёt e vegjёl, ndёrsa po shkon drejt zonёs sё elefantёve tё fuqishёm dhe gjigandё. Njё person i shenjёs sё Demit, mund ti pёrballojё me guxim mbresёlёnёs kafshёt e mёdha, por do tё trembet pёr vdekje nga njё mi. Njё tigёr i zgjidhur nga zinxhirёt, nuk do ta bёjё Demin ti lёvizё asnjё qerpik, ndёrkohё qё njё grenzё do ta bёjё atё tё vrapojё me nervozizёm.

Pikturat e bukura dhe simfonitë e famshme, e provokojnë thellë njё njeri tё shenjёs sё Demit.  Çdo Dem zotëron pak nga dashuria e Afёrditёs për artin dhe muzikën. Shumë prej burrave dhe grave tё shenjёs sё Demit, kanë zëra të bukur.  Disa prej tyre këndojnë në mënyrë profesionale, të tjerët nën ujin e dushit, apo tё zhytur në shkumёn e vaskёs dhe nё ёndrrat pёr njё jetё tё sigurt. Në një farë mënyre, muzika gjithmonë do të prekë jetën e tyre dhe vizatimi ose piktura, shpesh do tё jenë hobi apo karrierra profesionale.

Nuk ka asnjё gjё tё pёrmasa tё vogla pёr Demin, pёrfshirё kёtu kapacitetin pёr dashurinё e pёrjetshme dhe potencialin pёr pasurinё. Bakri, metali qё pёrfaqёson Demin, ёshtё njё pёrçues i shkёlqyer i elektricitetit dhe nxehtёsisё, i cili ndriçon me bukurinё e tij pёrgjatё viteve tё gjata tё pёrdorimit dhe konsumimit. Njerёzit e tjerё mund tё kenё nevojё pёr zjarre ndriçues pёr tё ecur pёrpara, por natyra e qёndrueshme e Demit, nuk ka nevojё pёr pishtarё flakёrues, pёr tё ndriçuar rrugёn e tij drejt jetёs sё sigurtё. Mё nё fund, suksesi do tё vijё tek ai dhe Demi do jetё gati pёr tё. Duke qenё se Afёrdita, e spёrkat atё me dashurinё pёr luksin, ai paguan shtrenjtё pёr pronat dhe zotёrimet e veta, prandaj i ruan ato si thesare gjatё gjithё jetёs. Gjithsesi, ai ёshtё armik i betuar i ekstravagancёs dhe shpenzimeve të tepruara.  Shtëpia e tij është kalaja e tij dhe askush nuk duhet tё prishё paqen e Demit. Njerёzit e shenjёs sё Demit, janё po aq tё qetё, sa vetë koha, po aq tё thellë sa njё pyll i dendur dhe kanё njё forcё tё tillё qё mund të lëvizin edhe malet. Por sёrish, njё Dem është kokëfortë.

Personalitete të famshme Demi

Fred Astaire Balzac, Lionel Barrymore, Irving Berlin, Gary Cooper, Oliver Cromell, Bing Crosby, Salvador Dali, Stephen A. Douglas, Mbretëresha Elizabeth, Duke Ellington, Ella Fitzgerald, Henry Fonda, Margot Fonteyn, Sigmund Freud, Audrey Hepburn, Hitleri , Vladimir Nabokov, Robespierre, Robinson, Bertrand Russell,William Shakespeare, Peshkopi Fulfon, Barbra Streisand, Norma Talmadge, Shirley Temple, Harry S. Truman, Orson Welles.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DEMIT Empty Re: Shenja e DEMIT

Mesazh  Luli 13.04.14 22:55

Mashkulli i shenjёs sё Demit

Ndoshta ju e pёrfytyroni mashkullin tipik tё Demit si të qetë, me shpirt praktik, të arsyeshëm dhe me këmbë tё ngulura fort në tokë. Kjo ёshtё plotёsisht e vёrtetё- ai kёshtu ёshtё. Ju gjithashtu mund të vëreni se ai është i ngadalshëm në veprime, i matur dhe i kujdesshëm. E vërtetë përsëri. Prandaj, ju arrini nё përfundimin, se është e logjikshme të supozohet se ai nuk është shumë romantik. Kёtu jeni komplet gabim!!

Ku e keni marrë idenё se ju mund të analizoni natyrën e Demit, duke përdorur logjikën e pastër vetëm? Ndoshta nga ndonjё mashkull i shenjёs sё Peshores, i cili është duke u përpjekur t’ju bёjё përshtypje me idetё e veta brilante. E pra, ai është gabim. Logjika nuk hyn shumё nё punё, kur doni tё zgjidhni enigmёn rreth njё simboli të fortë dhe maskilist si Demi , i cili drejtohet nga një planet, i dashur dhe paqësor si Afёrdita. Dërgoje atё djaloshin mendjendritur tё Peshores, përsëri në bibliotekë.

Demit mund ti duhet njё kohё relativisht e gjatё, para se tё vendosё se ai ju dëshiron për gruan e tij. Por pasi ai ta ndajё mendjen se ju jeni femra e duhur dhe tё vendosё nё trurin e tij qё do tju bёjё tё vetёn, ai do të bëjë qё kandidati i Peshores tё duket i ngathёt para tij. Ai do të bёnte me turp edhe Luanin krenar dhe Akrepin pasionant.

Ky mashkull i shenjёs sё Demit, praktik, i ndjeshёm, i matur, i vendosur është në gjendje t’ju dërgojё një trëndafil tё vёrtetё çdo ditë deri sa të dorëzoheni para propozimit tё tij pёr martesё apo çfarëdo tjetёr. Ai mund edhe të shkruajë një poezi apo prozё dhe tjua dёrgojё atё me postё, pa vendosur emrin e tij, i bindur qё ju do ta merrni me mend cili ёshtё dёrguesi. Demi mund të jetë një i dashur i butё, i kujdesshёm dhe mbrojtës. Natyra e tij sensuale, do ta bëjë atë të ndjeshёm ndaj parfumit tuaj ekzotik, butёsisё sё lëkurës tuaj dhe tё flokëve tuaj. Ndjeshmёrinё qё ka Demi ndaj prekjes, ju pothuajse mund ta prekni.

Është krejtësisht e vërtetë se Demi nuk është një ëndërrimtar i madh si mashkulli i shenjёs sё Ujorit. Demi kurrë nuk do të fshijё nga lista, menjёherё si njё Luan, apo tju premtojё se do tju marrё me anije dhe do tju çojё nё njё kёshtjellё zanash, ku do tё jetoni pёrgjithnjё tё lumtur sёbashku, ashtu siç do tё bёnte njё Dash. Ai me shumё gjasa do tё bjerë nё gjunjё para teje, njё mbrёmje tё shtune dhe nё duar do ketё projektin e shtёpisё prej druri qё ka planifikuar tё ndёrtojё pёr ju, sёbashku me njё shumё parash.

Ai ndoshta do ta ketё paguar paradhёnien e plotё tё shtёpisё, ose tё paktёn, qeranё e apartamentit me qera, para se ju tё dy tё fejoheni. Ky njeri ёshtё njё biznesmen i vёrtetё. Kur Demi do tju drejtojё pёr nё shtёpinё e tij, e cila nuk do tё ketё asnjё ngjashmёri me kёshtjellёn e zanave, ju mund tё jeni e sigurt se hipoteka tashmё ёshtё e depozituar nё bankё. Kjo është diçka qё vështirë se do tju bёjё të ankoheni. Ju do të pyesni veten pse kёni kërkuar që të mbështilleni me ato retë rozë ёndёrrimtare, sapo tё keni provuar ngrohtёsinё e batanijeve tё buta dhe tё sigurta tё Demit. Ju do të jeni shumë e zënë, duke shijuar mobiljet tuaja të reja dhe llogaritё bankare, për të qarë për ëndrrat e mjegullta që ndoshta nuk do të kishin ardhur asnjёherё, gjithsesi.

Kjo do tё ndodhё, nёse ju jeni një femër që çmon pasuritё e prekshme. Ёshtё pёr tё ardhur keq, se jo tё gjitha femrat arrijnё ta vlerёsojnё kёtё. Por vajzat e ndjeshme, nga 18 vjeç deri nё 80 vjeç, i vlerësojnё mёnyrat e qeta dhe natyrёn e butё tё Demit. Gjestet e tij sentimentale dhe joshja e këndshme, mund të jenë po aq tё kënaqshme sa ofshamat poetike me shumë ngjyra dhe emocionuese tё Don Zhuanёve. Pyesni ndonjë grua që ka qenë nё njё lidhje tё qёndrueshme me njё Dem, sesa mirё dhe e sigurt ёshtё ndier nga dashuria e tij.

Natyrisht ka dhe të meta nё një aventurë romantike me një mashkull tё shenjёs se Demit, pasi jo çdo gjё ёshtё e pёrsosur. Por edhe ju duhet tё keni njё sjellje prej zonje tё vёrtetё. Asnjë mashkull i Demit nuk do tё merrej me njё femёr qё ka njё sjelljё mashkullore, qё prej zёrit deri te gjestet. Nëse keni ndonjë mendim qё doni tia shprehni atij, mos e bёni kёtё me zё tё lartё, aq mё tepёr nё publik. Ai e respekton shumё një femër inteligjente, por ju do tё bёnit mirё qё ta lini atё tё jetё ylli i grupit shoqёror, edhe kur ju jeni duke vallëzuar faqe mё faqe, edhe kur jeni tё ulur krah mё krah, nё njё restorant.

Nёse do tё bëni si grua e emancipuar para shokëve të tij, ai do të ketë një nga kёto dy reagime: Nëse ai është një Dem i prapambetur ( ju do të habiteni se sa shumë tё tillё ka rrotull), ai ka gjasa tju jap një tё shtyrё, ndoshta edhe një shuplakё të mirë kur ju tё shkoni në shtëpi-ose më keq akoma, para se tё shkoni nё shtёpi. Nëse ai është një lloj më i sofistikuar, ai thjesht do të kyçё gojёn dhe do ulet aty si një copë e madhe guri, duke refuzuar të flasë një fjalë tjetër gjatё gjithё natës, deri sa ju tё ndiheni kaq keq sa do donit tё hapej toka dhe tju pёrpinte. Edhe miqtë tuaj do tё ndihen shumё nё siklet. Pra, me tё vёrtetё, ky mashkull mund tju prishё mbrёmjen tuaj, pёr tё mos thёnё tё gjithё stilin tuaj tё jetёs.

Impulsi juaj i parё do jetё qё tё rregulloni dёmin qё bёtё dhe ti ktheni humorin, para se ai te largohet, por kjo ёshtё e pamundur tё ndodhё. Ёshtё njёsoj sikur tё provoni tё lёvizni Shkёmbin e Gjibraltarit! Nё fakt, nёse tentoni ta ktheni atё nё gjёndjen e mёparshme sociale, do kuptoni mё vonё qё do ishte mё mirё mos ta kishit provuar fare. Madje nёse e nxisni shumё, ai do kthehet nga njё copё akulli i heshtur, nё njё Dem tё tёrbuar qё turfull dhe nga tёrbimi mund tё marrё çdo gjё pёrpara. Nё kёtё situatё, ju do tё donit tё fshiheshit nga miqtё tuaj pёr muaj me rradhё.

Megjithatё, një burrë i shenjёs sё Demit rrallë do të largohet pa gruan e tij dhe ta lё atё vetёm dhe të pambrojtur mes ‘ ujqёrve”, pavarёsisht sesa i zemёruar mund tё jetё me tё. Ai do ta marrë atë me vete, edhe nga flokët nëse do tё jetё e nevojshme. Pra, mos krijoni ndonjё ide qё mund tё qёndroni nё festё dhe tё merrni mbёshtetje nga tё tjerёt. Nёse ai largohet, do tё largoheni edhe ju bashkё me tё. Dhe unë do tju këshilloja qё ju ti kёrkoni falje para se të arrini nё shtëpi. Ai nuk ka pёr ta bёrё kёtё. Tё vraponi drejt krahёve tё mamasё suaj, nuk do jetё njё lёvizje e mirё. Ju ndani shtratin dhe shtёpinё me patnerin tuaj Demi. Ai nuk do ta duronte qё tё fusnit edhe mamanё e tij nё çёshtjet tuaja. Herёn e parë që ju do tё provoni tё " vraponi drejt mamasё suaj”, ndoshta do të jetë hera e fundit. Pasi prindёrit tuaj ta njohin dhe përjetojnë zemërimin e tij, ata do të preferojnë ta mbajnë derën mbyllur dhe tju lenё ti zgjidhni vetёm problemet tuaja.

Ai është jashtëzakonisht i durueshëm, por ai nuk do tju lejojё ta tёrhiqni nga hunda. Ai ёshtё shumë praktik dhe i pëlqen liria e tij aq shumë, sa nuk do lejonte qё njё femër ta mbajё tё lidhur me zinxhirё pas vetes sё vet. Por ai nuk e ka problem njё femёr qё ёshte plot zjarr dhe nerv. Ajo e intrigon atё dhe balancohet me pjekurinë e tij të qëndrueshme. Me një buzëqeshje kёnaqёsie, ai do ta shikojё atë me gëzim teksa ajo vjen vёrdallё nё mënyrë tipike femërore, ashtu siç mund tё shohёsh kotelen e vogёl duke luajtur me nje top leshi. Vetёm se kotelja duhet ta kuptojё qё kur Demi tёrheq fortё fijen, atёherё ёshtё koha për të ndaluar argëtimin dhe lojërat dhe duhet tё dëgjojё zërin e zotërisë së saj. Askush nuk mund të jetë mё i sjellshëm, mё tolerant dhe mirёkuptues sesa një mashkull i shenjёs sё Demit, kur burrёria e tij është e sigurtë. Ai mund të bëjë çdogjë në botë për gruan qё dashuron, me përjashtim qё ta lejojë atё që të veshё pantallonat e tij.

Panorama financiare me një burrë tё shenjёs sё Demit është zakonisht e shkëlqyer. Ngjyroseni atë ngjyrё rozë dhe lejla. Pak meshkujt tё Demit do të dështojnë për të krijuar siguri financiare, nëse jo pasuri tё madhe. Nё pёrgjithёsi, ёshtё shumё e lehtё pёr njё mashkull tё kёsaj shenjё qё tё sigurojё si pasuri të patundshme, ashtu edhe tё ardhura nё para.

Ai me shumё gjasa i pёlqen shumё vendet periferike, fshatrat, futbollin, peshkimin dhe kampingjet. Nëse nuk pёlqen asnjë gjё nga këto, atёherё ai me siguri pëlqen lulet, kopshtarinё ose shëtitjet e gjata. Ai preferon të lexojё libra me heronjtë e pashëm tё ditëve tё kaluara apo biografitë e themeluesve tё perandorive, në vend tё letёrsisё artistike tё sofistikuar apo filozofisё sё thellë.

Ai e pëlqen ushqimin sipas mёnyrёs sё vjetёr, pra gatim i mirё nё shtёpi, mё shumё salcё, lёng mishi, patate me bollёk dhe byrek me mollё siç ja gatuante mamaja njёherё e njёkohё. Bleni pёr veten tuaj njё libёr me receta tё mira gatimi. Ai gjithashtu do të jetë i gatshëm për tju çuar nё restorante shpesh herё, sidomos nё fundjavё. Demat tipikё nuk presin qё gratë e tyre të jenë skllave kuzhine.

Nё rolin e prindit, mashkulli i shenjёs sё Demit do jetё i shkёlqyer. Ai do të mendojё se është e rëndësishme që të ketë një djalë për tё çuar pёrpara mbiemrin e familjes, por ai do ti dojё vajzat e vogla me njё ëmbëlsi të veçantë. Burrat e Demi janё baballarё tё dashur, të ngrohtë dhe dashamirës. Ai do të vendosë standarde të larta për fëmijët dhe do të presё që ata të respektojnë pronat dhe pasuritë. Babai i shenjёs sё Demit është i durueshëm. Ai nuk shqetёsohet nёse fëmijët e tij i mësojnë mësimet e tyre ngadalë, për aq kohë sa ata i kuptojnё ato saktë.

Qëndrimi i tij është se mendjet e reja duhet të trajnohen gradualisht drejt pjekurisë. Ju mund të vini re ai i jep shumё rёndёsi çështjeve materiale dhe ai i mbush fёmijet e vet me dhurata të shtrenjta që i pёrkёdhelin ata. Por gjithashtu, ai do tu japё atyre shumё kohё dhe pёrkushtim dhe dora e fortë e disiplinës do të jetë aty, kur është e nevojshme. Në përgjithësi, jeta me njё baba tё lindur nё maj, mund të jetë një përvojë e ngrohtë, e tejmbushur me dashuri-me përjashtim tё atyre rasteve të rralla kur Demat zemёrohen aq shumё sa e gjithë familja do tё kёrkojё tё fshehet prapa dyerve.

Burri tipik i shenjёs sё Demit, ёshtё shumё bujar me gruan e tij. Ai nuk do ti mohojё asaj rroba të mira, parfume dhe kozmetikё, mobilje tërheqëse, por praktike dhe një qilar plotë me gjёrat qё do. Demi rrallë gabon në blerjen e orendive, veshjeve apo ushqimeve. Megjithatë, paratë nuk do të humbasin nё ndonjё vrimё brenda xhepave tё tij (nëse nuk ka aspekte impulsive financiare në kartelën e tij të lindjes). Ai e do luksin, por ai është po aq i dashuruar me vlerёn e çdo gjёje dhe ai do të sigurohet se paratё e tij mund tё blejnё mё shumё sesa mund tё shesё njё shitёs.

Ky njeri do të punojë shumë dhe do ti duhet shumë pushim. Kujdesuni qё ai tё pushojё mjaftueshёm, sepse ai mund të bёhet mjaft gërnjar kur është i lodhur dhe aspak në terezi. Asnjёherё mos e mёrzisni atё apo ta quani dembel. Kjo do tё ishte sikur ti valёvisnit njё flamur të kuq në fytyrën e tij. Ai e jeton jetën nën ritmin e tij tё ngadaltё dhe ai nuk do qё ta nxisni apo shtyni. Përpjekjet tuaja pёr ta bёrё atё pjesёmarrёs i kёnaqur nё aktivitetet sociale, janë të destinuara të dështojnё. Ai do ta shijojё shumё tё qёndruarit nё shtëpinë e tij dhe do tё preferojё tё qёndrojё nё turma tё mёdha, vetёm mё njerёz me tё cilёt ndan interesa tё pёrbashkёt. Ftoni miq të vjetër, ose njerёz që kanë qëllime serioze dhe ambicie tё mёdha dhe ai do të sillet këndshëm dhe mikpritёs. Nëse këmbëngulni qё nё kështjellën e tij tё sillni njerёz mendjebosh, joseriozё dhe tё hallakatur, ai mund të zhduket fare nga skena- madje ndonjëherë edhe përgjithmonë.

Bleji atij një nga ato kolltuqet e mёdha, qё janё me pozicion mbёshtetёs. Mos tё ketё zhurma tё larta, as radio apo televizorё qё buçasin, as lodra tё shpёrndara nёpёr dhomё kuturu. Mbajeni shtëpinë tuaj me muzikë tё qetё , tё bukur dhe paqёsore. Mos harroni se pantallonat i shkojnё mё shumё atij pёr shtat sesa ju. Bёhuni gruaja e tij dhe ju nuk mund të kërkoni për një burrё me të mirë. Asnjё tjetër nuk do tju trajtojë me mё shumё konsideratë se ky burrё. Ai me të vërtetë e meriton të respektohet për kёtë. Dashuria e Demit është e thjeshtë, e qetё dhe e ndershme.

Natyra e tij e dashur dhe vëmendja plot hijeshi, do tju bëjë të ndiheni e sigurt pёr dashurinё e tij, pavarësisht nga të gjitha gabimet tuaja të vogla apo tё metat, qё meshkujt e tjerё do ti vinin nё dukje vazhdimisht. Demi do tju japё besnikëri dhe përkushtim jetëgjatë, sёbashku me një zemër besnike. Kjo ju bёn tё keni siguri emocionale dhe kombinuar edhe me sigurinë financiare dhe romantikё, nuk besoj se ka gjё tjetёr pёr tё kёrkuar nga jeta e dashur. Pra, keni tё drejtë, ai është kokëfortë, por mos harroni se kryeneçësia ka tё bёjё edhe me durimin dhe ky është një virtyt i rrallë.

Kur ai ёshtё ulur nё kolltukun e tij tё rehatshёm, mbulojeni me njё batanije tё butё (demi i pёlqen gjerat e buta nё tё prekur) dhe lexojini lajmet nga gazeta e ekonomisё. Sigurohuni qё ai tё bёjё banjon me vajra dhe saponё aromatikё. Shёrbejini njё ushqim tё bollshёm dhe tё shijshёm. Pas kёtyre , tё jeni e sigurt se ky burrё do tju mbrojё nga tё gjitha stuhitё e jetёs. Çfarё mund tju sjellё mё shumё kёnaqёsi se kjo , e dashur vajzё??

Gruaja e shenjёs sё Demit

Një femёr e shenjёs sё Demit zakonisht ёshtё njё vajzё apo grua e gjatë. Në shumë mënyra, femra e Demit është një kombinim i cilësive qё çdo mashkull do t donte tё gjente te njё femёr. Mund të ketë momente, kur gjendja e saj emocionale tё jetё aq e furishme, sa do tё frikёsonte edhe njё njeri tё fortё, sa tia fuste vrapit (ose te fshihej poshte tavolinёs), por kjo nuk ndodh nёse ajo nuk provokohet. Zakonisht, në qoftë se ju nuk e vini nё provё durimin e saj ose nёse fati nuk tregohet mizor me tё, ajo do ta luajë ndeshjen e jetës me qetёsi të admirueshme.

Sinqeriteti dhe ndershmëria e saj, nuk kanё asnjё element nga truket normale femërore plot me lot. Vajza Dem ka më shumë kurajo morale dhe emocionale se njё burrё i fortё. Ajo gjithashtu ka mjaft besim në gjininё e saj, për tju lejuar ju të jeni shefi, në qoftë se ju e doni punën. Nëse ju nuk e realizoni atë, ajo do të marrё kontrollin dhe do ta drejtojё vetё situatёn, por do tё kishte preferuar qё ta kishte bёrё qё nga fillimi vetё. Ajo kërkon një burrë të vërtetë. Kjo për shkak se ajo ёshtё njё grua e vërtetë dhe ajo është krenare për kёtë.

Ajo kёrkon qё tё rrethohet me njerёz tё vёrtetё, jo me njerёz tё shtirur dhe fallco. Kur ajo nuk pёlqen dikё, nuk fillon njё fushatё të madhe për ta shkatërruar atë ose pёr të sfiduar idealet dhe motivet e tij. Ajo thjesht e shmang atë. Gruaja e Demit mund të tregojë indiferencë tё madhe ndaj armiqve të saj, por në qoftë se keni rëndësi tё madhe si një mik pёr tё, ajo do të jetë besnike nëpër të gjitha uljet dhe ngritjet tuaja.

Megjithatë, nuk është e njëjta gjë si xhelozia. Ndryshe nga gruaja e Dashit ose e Luanit, ajo nuk do të bёhet flakë e kuqe nga tërbimi, çdo herë që do tju pikasё duke admiruar një vajzë tё bukur. Do tё duhet më shumë se një flirt i rastësishëm apo puthje kalimtare nё faqe, pёr tё ngjallur zemërimin e saj prej Demi. Qё ajo tё shpёrthejё nё zemёrimin tipik tё Demit, ju duhet ta shtyni atё nё ekstrem. Ju mund ta provoni dhe ti shkelni syrin asaj arkёtares simpatike, por mos e testoni pёr shumё gjatё durimin e partneres suaj tё shenjёs sё Demit. Ka njё kufi, sado i padukshёm tё duket ai. Nëse ju kurrë nuk e keni parë atё tё xhindosur, mё mirё largohuni dhe rrini larg pёr njё kohё tё gjatё.

Këto gra nuk dominohen nga qëllimet apo synimet e mёdha tё jetёs. Me kёtё nuk dua tё them qё femrat e Demit nuk janё tё mençura apo tё zgjuara. Ajo mund të krahasohen me burrat dhe gratë mё tё zgjuar pёr nga mençuria, por ajo thjesht nuk është e interesuar për zbulimin e teorisë së relativitetit apo pёr hulumtimet shkencore. Diplomat e shumta universitare nuk i bёjnё asnjё përshtypje apo ti lёnё ndonjё emocion asaj. Vetëm një gjё mjafton pёr tё fituar respektin e saj. Pёr tё thelbёsore ёshtё tё kuptuarit praktik dhe aftësia për të kuptuar bazat e çdo çёshtjeje.

Vajza tipike e Demit, nuk është tipi i intelektuales qё lexon filozofët e mёdhenj dhe ideologjitë e ndërlikuara nuk janë pika e saj mё e fortё. Ajo është një mendimtare e ngurtё dhe praktike, e cila nuk bie nё sy pёr gjimnastikë mendore. Këmbët e saj janë tё ngulitura mirё nё tokё dhe padyshim qё nuk ka krahё pёr kёtё shenjё toke. Gratë e Demit rrallë i shikon tё shqetësuara; ato i mendjet dhe ekuilibrin e tyre ne vend, pa i humbur asnjёherё. Perspektiva e Demit ёshtё tёrёsisht e drejtë dhe e vërtetë, pa dredhira dhe kthesa apo shtrёmbёrime tё tjera (edhe pse Hёna te Binjakët, mund ta bёjё Demin tё rrotullohet njё grimё).

Ajo është krejtёsisht një krijesë fizike. Kjo padyshim do tju interesojё ju, por qё ti interesojё asaj, një objekt ose ide duhet ti pёrshtaten shqisave tё saj tё holla. Ajo nuk dëshiron të dëgjojë se kjo është "e mirë për të," se "të gjithë të tjerët janё duke bërë kёtё gjё", ose se kjo do ta "stimulojё atë mendërisht." Kjo lloj bindje do të jetё e mërzitshme pёr tё. Për t'iu përgjigjur me emocion të vërtetë diçkaje, ajo duhet të marrё kënaqësi nga çdo gjë që bën.

Ngjyrat i bёjnё shqisat e saj tё fluturojnё, kёshtu sa mё tё forta ngjyrat, aq mё mirё pёr tё. Çdo nuancё e ngjyrёs blu, nga e kaltra të vjollca, do ta dobësonin rezistencёn e saj tё fortë. Kёtё efёkt ka edhe roza me nuancat e saj. Vishni një kravatë blu dhe një këmishë rozë tё ёmbёl kur ta takoni atë, por jo në të njëjtën kohë. Mos harroni, ajo gjithashtu ka një ndjenjë të fortё tё harmonisё dhe ju nuk do tё donit të dukeshit si njё klloun nё sytё e saj.

Tingujt harmonikё dhe efektet vizuale tё bukura e tërheqin femrёn e shenjёs sё Demit, si me magnet. Shumica e tyre kanё një talent tё lindur, ose tё lidhur me muzikën nё vecanti, ose me artin nё pёrgjithёsi. Koncertet dhe ekspozitat e artit, janë një vend i mirё, pёr tё takuar njё femёr tё shenjёs sё Demit, ndёrkohё qё Ujёvara e Niagarёs apo Kanioni i Madh do ishte njё zgjedhje ideal pёr muajin e mjaltit. Ajo do të jetë në ekstazë dhe nё harmoni totale me madhёshtinё e nёnёs natyrё.

Nëse ju nuk mund ta përballoni Niagarёn, çojeni atё nё njё kёnd lojrash tё kёndshёm. Ajo ndoshta do të dojё tё hipё nё njё nga kuajt e karuselit, tё ndiejё erёn qё i fryn nё fytyrё, tё shikojё dritat plot ngjyra dhe tё dёgjojё muzikёn gazmore tё kёngёve tё cirkut. Rrallё mund tё ketё ndonjё vajzё tё kёsaj shenje, qё nuk ka qenё kurrё nё fshat apo qё nuk i pёlqen kalёrimi dhe peshkimi. Pavarёsisht ndjeshmёrisё sё madhe qё ka, vajza e Demit ёshtё si njё djalё nё zemrёn e vet. Toka i thёrret me njё zё joshёs dhe ajo i pёrgjigjet Nёnёs Natyrё me emocion tё sinqertё. Nëse ju doni qё ajo tju pёrqafojё edhe ju me tё njёjtёn dёshirё tё sinqertё, sigurohuni tё mos vendosni muzikё tё shёmtuar nё kasetofonin tuaj tё makinёs, tё mos hani hudhra dhe tё harroni tё lani gojёn mё vonё, apo tё vishni rroba me ngjyra pa shije.

Së fundmi, mos harroni ti jepni rёndёsi shqisёs sё saj tё të prekurit. Gratë e Demit janë ato që ankohen se pulovra juaj është "e ashpёr” dhe tё ”gërvisht". Ato mund të arrijnё tё thonё edhe llojin e copёs sё veshjes, sёbashku me ngjyrёn, thjesht duke e prekur atё me sy mbyllur. Materialet qё ajo vesh, do të jenë tё buta dhe luksoze në të prekur, aspak irrituese dhe ajo ndoshta do të vishet me thjeshtësi dhe me shije. Natyra e saj sensual nuk mund të ekzagjerohet duke pёrdorur tё brendshme femrash ekstravagante dhe super te shtrenjta. Ajo preferon veshje sportive dhe të thjeshta dhe ajo vishet kryesisht për tё qenё rehat. Natyra e saj praktike do t ё merrte pёrsipёr kostumet e rehatshme pёr punёn e pёrditshme.

Ndёrkohё qё e njihni mё mirё, ju do tё kuptoni se kjo femёr ёshtё shumё e fuqishme. Ajo rrallë ёshtё kёrkuese, me pёrjashtim tё besnikёrisё qё e kёrkon nё nivele maksimale. Nё pёrgjithёsi, ajo ёshtё shumё e disponueshme pёr partnerin e saj dhe kёtё e bёn nё mёnyrqё tё kёndshme dhe praktike. Njerëzit tek kjo femёr pёlqejnё shumё mёnyrёn e saj tё drejtёpёrdrejtё dhe tё qetё tё tё vepruarit, tё cilat janё pёr ta si njё banjё e ngrohtё dhe relaksuese. Ndoshta sepse ajo i pёlqen shumё kёto banjo tё ngrohta, plot me shkumё dhe flluska pёr veten e vet.

Mos harroni se e dashura juaj e shenjёs sё Demit, pëlqen të bëjё gjërat ngadalë. Nëse ju ngutni satё apo e nxitoni , ajo do të zemёrohet shumё. Por nuk është diçka e mençur tё bёni njё femёr tё Demit tё nxehet. Ajo zakonisht ёshtё e qetё dhe e pёrmbajtur, rrallё mund tё bёhet impulsive, por mund tё bёhet edhe e dhunshme kur e shtyni shumё larg.

Mёmёsia e bёn atё mё tё kёndshme dhe mё tё bukur, pasi pёrzihet bukur me gadishmёrinё e saj dhe natyrёn e saj tё qetё. Ajo do ta mbajё në krah foshnjёn e saj tё vogёl dhe do ti adhurojё tё vegjlit e saj, por kur kёta fёmijё tё rriten mё shumё, ajo do jetё shumë e rreptë dhe kërkuese. Ajo, me kokёfortёsinё e saj tё papёrklushme, do ta ketё tё vёshtirё tё pranojë lehtë ndryshimet e shumta dhe të çoroditura të adoleshencës.

Nëna e shenjёs sё Demit do tё nervozohet kur disiplina e saj mos tё respektohet. Ajo nuk do ta tolerojё mosbindjen ose sfidёn. Nё kёto momente, i gjithë tërbimi i demit do tё ngjallet. Ajo gjithashtu do ta kёtё tё vështirë të tolerojë dembelizmin apo apo rrёmujёn dhe fëmijët e saj do ti mbajnё dhomat e tyre tё pastra dhe tё rregullta. Dashuria e saj pёr harmoninё dhe rregullsinё, do ta bёjё atё tё skuqet nga inati kur fёmijёt e saj ta kthejnё pёrmbys kuzhinёn apo dhomat e shtёpisё.

Por pёrveç kёtyre “tё metave”, ajo ndoshta do të jetë një prind i mirë dhe me kalimin e viteve, me shumё do jetё njё mikeshё e mirё pёr ta sesa njё figurё nёne. Shumica e fёmijevё tё njё nёne tё lindur nё muajin Maj- do ta mbajnё mend atë si një imazh të ngrohtë të nënës në vitet e para dhe si njё shoqe me një ndjenjë humori tё kёndshme në vitet e mёvonshme. Por ne periudhёn e adoleshencёs dhe rinisё sё hershme, gjatё pёrplasjeve me pasardhёsit e saj tё paduruar, vendosmёria kokёfortё e Demit, mund tё krijojё disa kujtime tё pakёndshme pёr fёmijёt e kёsaj nёne. Ajo me ashpërsi dhe me besnikëri do ti mbrojё ata nga lёndimet e botёs sё jashtme dhe do ti mësojë ata të imitojnë guximin e saj të ndershëm.

Femrat e shenjёs sё Demit rrallë ankohen apo bёhen tё bezdishme. Kjo është një nga ato gra, që në heshtje do të fillojё një punë tjetёr, për të mbështetur bashkёshortin e vet gjatё doktoraturёs nё mjekёsi, apo tё punojё orё shtesё në shtëpi, në qoftë se ka një krizë tё përkohshme financiare në familjen e saj. Ajo nuk ka asnjë qelizё dembele në trupin e saj, pavarësisht se shpesh ёshtё e ngadaltё nё lëvizje dhe ka nevojë për periudha të shpeshta pushimit. Nё shumicёn e rasteve femrat e Demit janë shumё punëtore dhe tё pёrkushtuara.

Kjo femёr do të ecё me krenari pranë burrit tё saj dhe rrallë do të përpiqet ta kalojë atë apo ta lё nё hije. Shumë gra tё Demit e ndihmojnё partnerin e vet gjatё studimeve universitare, ose pёr studimet pasuniversitare lidhur me karrierёn profesionale, apo edhe me çёshtjet e zyrёs qё lidhen me biznesin apo punёn e tij. Ajo është një ndihmëse e shkëlqyer në këto fusha. Kёto femra kurrë nuk presin që të mbështeten nga tё tjerёt, pa dhёnё kontributin e tyre. Ato ndihen keq nёse mashkulli i tyre nuk jep kontributin e tij, edhe pse ato do të përpiqen të bëjnë mё tё mirën e tyre. Gratë e Demit nuk pëlqejnë asnjё lloj dobёsie tё meshkujt, çfarёdo forme qoftё ajo.

Një mashkull i cili martohet me një femër të lindur maj, nuk do të martohet me një njeri qaraman apo me një aventuriere. Gruaja e tij do të presё që ai të sigurojë tё ardhura për të dhe të menaxhojё financat e familjes me kujdes. Ajo gjithashtu do të dojё cilësinё më të mirë kur është fjala për ushqimet dhe mobiljet. Por ajo gjithmonë do të jetё e kujdesshme lidhur me shpenzimet dhe do tё jetё e gatshme tё presё pёr gjёrat luksoze derisa tё krijohet mundёsia.

Pasuria e shpejtё pa njё bazё tё qёndrueshme nuk hyn nё interesin e saj pёr stabilitet. Ajo do të kёrkojё tju shoh ju qё po ndёrtoni me kujdes të ardhmen tuaj tё pёrbashkёt. Pёr tё ёshtё shumё e rёndёsishme tё bёjё njё përshtypje të mirë dhe shumë gra tё shenjёs sё Demit, i inkurajojnë burrat e tyre, tё cilёt synojnë një të ardhme të sigurt, tё ftojё njerëz me pushtet pёr dreka apo darka. Gruaja e Demit është shpirti i mikpritjes dhe e realizon kёtё nё mёnyrё tё shkёlqyer.

Ajo është një femёr që do të qëndrojë deri nё mesnatë me njё fëmijë tё sëmurë dhe me pёrkushtim dhe besim, do ta bёjё atё pёrsёri mirё; apo lloji i gruas qё mund ti kthejё shpresёn njё burri tё zhgёnjyer nga bota qё e rrethon, duke i dhёnё atij shёmbullin e saj pёr tu admiruar. Ajo është aq e besueshme dhe e parashikueshme si një orë e vjetёr me sahat; e aftё pёr tё ngjitur njё tub tё thyer apo pёr tё pjekur një byrek me mollё apo tё qepё njё kopsё nё kёmishё. Ka gjithmonë vend të mjaftueshëm dhe mjaft dashuri në zemrën e saj, për të mirëpritur si tё afërmit, ashtu edhe tё panjohurit në vatrёn e saj familjare. Shtëpia e saj do të jetё njё vend i ngrohtë, kur ju sapo tё keni dalё nga njё stuhi e furishme jete.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DEMIT Empty Re: Shenja e DEMIT

Mesazh  Luli 13.04.14 22:58

Fëmija e shenjёs sё Demit

Do tё fillojё tё bёhet e qartё sefëmija juaj porsalindur është i shenjёs sё Demit, sapo ju tё përpiqeni ta vishni ne maternitet, pёr ta çuar nё shtёpi. Ju do tё provoni ta vishni atё dhe do habiteni me rezistencёn qё do hasni nga njё krijesё aq e vogёl. Madje do kёrkoni ndihmё nga mamaja juaj si me mё shumё eksperiencё, nga bashkёshorti juaj , edhe nga infermierja apo mamia e dhomёs. Foshnja juaj Dem, do tju tregojё me anё tё tё qarёs sё fuqishme, se do kundёrshtojё tё bёjё atё qё doni ju, sa herё qё kjo gjёё nuk i pёlqen. Tё mendoni qё ёshtё vetёm dita e parё ose e dytё e jetes sё tij.

Fqinjët tuaj do të dëgjojnё të njëjtin tё qarё, çdo herë që do tё përpiqeni tё detyroni apo nxisni fëmijën tuaj tё lindur nё maj, tё bëjë diçka që ai nuk dëshiron ta bëjë. Do tё ketё shumё situata tё tilla me njё foshnjё kokёfortё si Demi. Nё pёrpjekje pёr ta kontrolluar atё, ju do tё bini nga pesha dhe do të zhvilloni njё sistem të fortë muskular. Nënat e fëmijëve të shenjёs sё Demit gjithmonë kanë muskuj si Popai Marinari, edhe pse ato shpesh do tё duken tё drobitura Olivia e historisё.

Por nёse lihet i lirё tё bёjё çtё dojё, foshnja e Demit tё jep njё kënaqësi tё madhe. Prindërit e djemve dhe vajzave tё Demit, do tё gjejnё tё fёmijёt e tyre shumё butёsi dhe dashuri. Ata pёlqejnё shumё tё pёrqafohen dhe tё pёrkёdhelen. Fёmija juaj Dem, me atё cullufen e pabindur qё i bien ё ballё, do tё hidhet nё prehrin tuaj dhe do tju puthё dhe pёrqafojё derisa tju marrё frymёn. Nёqoftёse ai i beson miqte e tij tё vegjёl , do tu japё tё njёjtёn dashuri dhe afeksion. Vajza e vogël e shenjёs sё Demit, do të llastohet qё nga tavolina e tё ngrёnit pёr tё marrё njё ёmbёlsirё shtesё. Ajo është ndoshta vajza e vogël e babit. Ai do ta ketë të vështirë ti rezistojë hijeshisё sё saj,ashtu si mamaja e ka të vështirë ti rezistojё ëmbëlsisё dhe qetësisё sё djalit të saj tё vogёl Dem.

Fëmijët e të dy gjinive do të jenë tё fortë, të shëndetshëm dhe të prirur drejt atletikёs. Djemtë do të jenë shumё mashkullorё, ndonjёherё harrakatё, plot argëtim, tё guximshëm dhe të vështirё. Vajzat e vogla do të jenë mbi të gjitha shumё femёrore, duke u kujdesur për kukullat e tyre si nëna të vogla, duke i mbajtur gjërat e pastra dhe duke luajtur shtëpirash. Disa prej kёtyre vajzave do të jenё si çuna nё sjellje dhe do tё ngjiten nё pemë ose do tё lozin me djemtё, por në thelb, ato kanë gjithё sharmin dhe feminitetin kur tё kenё nevojё pёr tё.

Tё vegjlit e Demit, zakonisht duket se janё mё tё pёrgjegjshёm se moshatarёt e tjerё. Gjёja mё pozitive ёshtё se ata janё shumё tё ekuilibruar nga ana emocionale, rrallё mёrziten shumё apo bien nё depresion. Ata mund të jenё kokëfortë, ndonjëherë edhe tё ndrojtur apo tё turpshëm, por do tё ketё edhe ulje ngritje dhe momente dhimbjeje. Predispozita e Demit zakonisht ёshtё e qetë dhe e këndshme. Ata nuk turbullohen ose shqetёsohen lehtё, me përjashtim tё rasteve kur ata detyrohen tё bёjnё gjёra tё cilat nuk i duan ose janё tё vёshtira pёr ta. Ka një maturi tё dukshme tё kёta fёmijё, mё shumё se te fёmijёt e shenjave tё tjera (me pёrjashtim te fёmijёve tё Bricjapit dhe Akrepit). Edhe fёmijёt e vegjёl fare janё zakonisht shumё tё sjellshëm në ambjent me njerёz, por ata do tё sillen sikur macja u ka ngrёnё gjuhёn, nёse i detyrojnё tё vihen nё qendёr tё vëmendjes.

Një fëmijë i shenjёs sё Demit merret vetem me punet e tij dhe ai rrallё do tju vё nё siklet me veprimet e tij, tё vrazhda apo tё zgjuara qofshin ato. Megjithatë, në qoftë se ju e sfidoni durimin e tij duke e ngacmuar atë (gjё qё ai nuk mund ta durojё), duke ushtruar presion të vazhdueshёm ,ose duke i kërkuar që ai të bëjë diçka pёr tё cilёn ai ёshtё totalisht kundёr.- atёherё kjo mund tё kthehet nё luftё. Mënyra e vetme pёr tё dalё nga kjo situatё ёshtё dashuria. Asnjёherё forca.

Një fëmijë i shenjёs sё Demit, qё detyrohet vazhdimisht nga tё rriturit, mund të kthehet nё njё i rritur i heshtur, i vetmuar dhe ndonjёherё edhe i vrazhdё. Mos harroni se ai nuk mund të qёndrojё kokëfortë ndaj demostrimeve fizike tё dashurisë. Një pёrqafim i ngrohtё apo një puthje miqësore dhe një buzëqeshje e gëzuar do ta bёjё atё mё pak kokёfortё. Gjithmonë flisni me tё nё mёnyrё tё butё dhe me llogjikё. Tё bёrtiturat dhe zёrat e ashpёr urdhёrues, vetёm do ta bëjnë atë të mbyllё sytë dhe veshët e tij. Ai mund ti rezistojë disiplinës dhe urdhrave deri sa tё vijё fundi i botës. Por ai nuk mund ti rezistojë dashurisё as pёr për një minutë.

Edhe kur ai është shumë i vogёl, mendja e tij do ti përgjigjet llogjikёs sё arsyeshme. Nëse diçka tingëllon e arsyeshme pёr tё, ai do ta bёjё, por ai do të dojё edhe njё shpjegim praktik. Asgjë tё komplikuar. Vetëm të vёrtetёn e thjeshtë, tё sinqertё, pa lustrime. Ta detyroni atё ti dorёzohet kёrkesave tuaja është e kotë dhe sidomos e rrezikshme për personalitetin e tij të ardhshëm.

Ёshtё njё ide shumё e mirё, qё kёta fёmijё ti angazhoni me mёsime muzike, sa mё shpejt tё jetё e mundur. Pothuajse secili prej tyre do të ketë një zë të butë, të ulët, melodioz dhe shumë prej tyre kanë talent të konsiderueshëm pёr tё kёnduar, prandaj ju do tё donit qё ta zbulonit kёtё sa ai ёshtё i vogёl. Edhe në qoftë se ai nuk do të bëjë karrierën nё fushёn e muzikës, ai do ti gëzohet asaj duke e kthyer nё pasionin e tij tё preferuar brenda dhomёs sё vet. Ai mund të preferojë muzikёn klasike apo kёngёt e qeta dhe baladat. Ai ndoshta do të doja të pikturojё me ngjyra ose bojëra dhe shanset janë qё ai tё kёtё disa aftësi të vërteta artistike. Sigurohuni qё fёmija juaj Dem tё ketё shumё lapsa me ngjyra dhe letra pёr tё vizatuar. Kjo është mënyra e tij e preferuar për të shprehur veten.

Mësuesit zakonisht i gjejnë fëmijët e shenjёs sё Demit si mё tё rrёgulltit e klasës. Shumica e djemve dhe vajzave tё Demit do tё jenё tё zellshëm në shkollë, do të mësojnë mësimet e tyre në mënyrë metodike dhe do kenё pёrqёndrim shumё tё mirё. Ata nuk do tё jenё kampionёt e klasёs si fёmijёt e Binjakëve, Ujorit apo Dashit, por ata ndoshta nuk do të jenё harrakatё sa tё hedhin topa letre nё tabelёn e zezё nё orёn e mёsimit. Tё vegjlit e shenjёs sё Demit janё zakonisht mjaft tё bindur.

Mendja e tij thith informacionin me ngadalë, por ai kurrë nuk harron se çfarë ka mësuar, sapo ta zotёrojё atё. Këto djem dhe vajza nё pёrgjithёsi dalin mirё nё provime, duke qenё se pёrgatiten me shumё kujdes para çdo testi. Ata shpesh zgjidhen si drejtues tё aktiviteteve nё grup, për shkak të dashurisë së tyre pёr tё bёrё lojё tё pastёr dhe gjithashtu për shkak të sensit të tyre të dukshëm pёr gjykim të mirë.

Rriteni fёmijёn tuaj Dem në një atmosferë komod dhe tё rehatshme tё mbushur me dashuri. Rrethojë atë me dashuri të vazhdueshme. Mos e nxisni atё, por lejeni tё ndjekё ritmin e tij tё qetё. Kujdesuni qё ai tё dёgjojё muzikё tё bukur dhe sytё e tij tё shohin gjёra tё bukura dhe tё jeni i sigurt se ky fёmijё i mrekullueshёm, do ta mbushё zemrёn tuaj me paqe tё pёrhershme.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DEMIT Empty Re: Shenja e DEMIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:01

Shefi i shenjёs sё Demit

Ju mendoni se keni një nga ata shefat e ëmbël tё shenjёs sё Demit, i cili kurrë nuk turfullon apo bёrtet dhe ju nuk keni nevojë për ndonjë këshillë apo udhёzim se si ta trajtoni kёtё krijesë tё dashur dhe tё urtë? Ju jeni tё bindur se e keni atё në pëllëmbë të dorës tuaj? Fatmirёsisht, ju po lexoni dhe po mёsoni nё momentin e duhur rreth kёsaj shenje tё Diellit, taman nё kohё për të shmangur një katastrofë.

Para se tё jetё tepër vonë, mё e mira ёshtё qё ju tё mësoni përmendësh një rregull të madh qё tё mund tё pёrballoni njё drejtues ekzekutiv tё shenjёs sё Demit : Mos e vini nё provё durimin e tij pёr njё kohё tё gjatё !
Ky është një rregull më i ashpër se sa duket.

Është shumë më e lehtë për të praktikuar njohuritë tuaja rreth shёnjave tё Diellit në fillim tё njohjes me ta. Arsyeja pse shefi juaj ishte aq i qetë kur ju e keni shkruar me gabime atë raportin qё ju kёrkoi, apo kur qёndruat mё shumё se koha e lejuar nё orarin e drekёs, nuk ishte sepse ai ёshtё njё njeri i urtё dhe i kёndshёm, as se ai ёshtё shumё i turpshёm apo i ndrojtur pёr tё shprehur mendimet apo të ushtrojë autoritetin e tij. Sinqerisht, ai nuk ka patur asnjё moment ndrojtje pёr tju vёnё nё dukje njё apo dy gafat qё ju keni bёrё nё punё. Por ai supozoi se ju keni pasur aq gjykim të shëndoshë (mbajeni mend kёtё frazё), të mos përsërisni tё njёjtat gabime si njё magnetofon i prishur. Ai vendosi tju shikonte me durim për të parë nëse ju keni qenë mjaftueshёm praktike për të mёsuar nga gabimet qё keni bёrё mё parё.

Ja pra, kjo ёshtё arsyeja e vёrtetё!Durimi i tij ka patur vetёm njё qёllim- tju vё nё provё dhe tju jap njё shans pёr tё provuar vendosmёrinё tuaj. Ai i admiron njerëzit që arrijnё tё mësojnë aftësinё pёr të disiplinuar veten e tyre. Ai është një njeri qё e korrigjon veten e vetё. Pse mos tё jeni dhe ju? Ai është i gatshëm që tjua japё kёtё mundësi.

Ai është i vendosur qё tё gjithё ti trajtojё nё mёnyrё tё njёjtё dhe tё drejtё. Ai nuk do të gjykojë njeri me nxitim. Ky drejtues nuk do të presё mrekulli brenda natës, as nuk do shqetёsohet nëse ju jeni pak i ngadaltё pёr tё kapur metodat dhe proçedurat qё ka vendosur ai. Ai do tju japё mundёsinё qё tё gjeni rrugёn tuaj dhe nёse ju pengoheni nё errёsirё, ai do tё kthejё kokёn nga ana tjetёr mё shumё se njё herё. Por mos bёni asnjё gabim naiv qё cёnon qëllimin e tij përfundimtar. Ai do që gjërat tё bёhen sipas mёnyrёs sё tij. Për sa kohë që metodat e tij vazhdojnё tё sjellin tё ardhura, ai do të jetë besnik ndaj tyre.

Ai është i gatshëm tё humbasё shumё nga durimi i tij, për të gjetur punonjës të cilët përshtaten me natyrёn e tij tё vendosur. Megjithatë, nёse ju bёni qё ai tё humbasё durimin, ai pasi tё turfullojё nё fillim, mё nё fund do tё bёrtasё me sa fuqi tё ketё “Je i pushuar!!” Paralajmërimi juaj i vetëm, ndoshta do të jetë që ai nuk ju pёrgjigj pёrshёndetjes suaj "Mirë mëngjes" një ditë më parë. Tё jeni tё sigurt se asnjё gjё nuk mund tja ndryshojё mendjen, pasi ai ka vendosur tju pushojё nga puna.

Ai mund tju japё një dëmshpërblim bujar, për shkak se nuk dëshiron që pronari i shtёpisё suaj, tju hedhё nё rrugё ju dhe fёmijёt tuaj, sёbashku me gjyshen e sёmurё. Por ai nuk do t’ju japё asnjё shans tjetёr, pasi tё jetё bindur se ju nuk keni asnjё vlerё pёr kompaninё e tij. Kёtё nuk e bёn se ёshtё i rreptё apo i pasjellshёm. Nёse mendoni kёtё, do tё thotё qё nuk e keni kujtesёn e mirё. Kujtohuni, sa i kujdesshёm dhe mirёkuptues ka qёnё ai me ju muajt e fundit, ndёrkohё qё ju pёrfitonit nga besimi i tij.

Shefi juaj i shenjёs sё Demit është një njeri tërësisht praktik. Edhe pse ai ka nevojë të ndiejё se biznesi i tij, i lejon atij të shprehё natyrën e tij krijuese, ai ka mё shumё nevojë qё tё ketё sukses nga ana financiare dhe materiale. Burrat e shenjёs sё Demit, nuk kёnaqen asnjёherё nёse drejtojnё njё biznes tё vogёl. Ata duan tё ndёrtojnё dhe tё zotёrojnё njё perandori tё tёrё. Shefi Demi nuk do të jetë i kënaqur, nёse nuk bёn ndonjё zgjerim tё mundshёm, sado i vogёl tё jetё ai. Nuk do të ketë ndryshime dramatike dhe tё tepёrta, ndёrkohё qё progresi do tё jetё i qёndrueshёm dhe hap pas hapi. Ai do tё ndërtojё gradualisht, pa bujё dhe zhurmё, por do tё jetё vazhdimisht duke ndёrtuar. Ai pёrfundon çdo gjё e fillon dhe ai do të presё që edhe ju të bëni të njëjtën gjë.

Drejtuesit e shenjёs sё Demit, zakonisht preferojnë tё luajnё futboll dhe beisboll, si dhe tё qёndrojnё larg çёshtjeve tё zhurmshme. Ai gjithmonë do të përpiqet qё tё bёjё diskutime të qeta dhe tё ketё mirёkuptimin e tё tjerёve, për të shmangur skenat emocionale. Mos harroni, fjala kyçe pёr tё ёshtё “llogjika”. Por kjo nuk do të thotë se atij i mungon imagjinata apo vlerësimi pёr gjërat elegante në jetë. Ju mund tё jeni e sigurt se do keni sukses me tё, nёse hidhni njё parfum tё mirë dhe të lyeni thonjtë tuaj me një ngjyrë rozë. Ai e pёlqen erën e kёndshme dhe ngjyrat qetёsuese pastel. Ju gjithashtu do ti bёni qejfin, nёse i sillni herё pas here njё tas me ushqim tё gatuar nga mamaja juaj.

Pёrsa i pёrket emёrtimeve dhe titujve, atij nuk i bёjnё pёrshtypje, madje mё shumё e vёnё nё siklet. Emrat teket dhe tituj nuk e lë përshtypje atë sa më shumë që ata e bëjnë atë me ankth. Meshkujt të cilët punojnë për një shef tё shenjёs sё Demit, duhet të pёrdorin kravata me ngjyrё blu tё hapur, kёpucё tё lehta dhe kёmbёt nuk duhet ti vendosin kurrё mbi tavolinёn e punёs.

Ju mund të irritoheni nga kokёfortёsia e shefit tuaj Dem, tё paktёn njё herё nё javё, por kini parasysh edhe diçka tjetёr : ai ёshtё po aq kokёfortё pёr tё qenё besnik ndaj njerёzve qё nuk e zhgёnjejnё. Bёhuni njё prej kёtyre njerёzve dhe ju kurrë nuk do të duhet të frikësoheni nga zemёrimi i Demit. Ai është me të vërtetë mjaft i butë, nëse nuk i valёvisni flamurin e kuq tё sfidës, shumё shpesh para fytyrës sё tij shpesh. Rrёmbeni disa blloqe betoni dhe ndihmojeni atë të ndërtojё perandorinë e tij. Ai do të jetë i gatshëm për ta ndarë atë me ju, në qoftë se ju e meritoni atë. Ai është i fortë dhe i besueshëm. Ai e ka me gjithё mend atё qё thotё. Ju nuk do tё keni nevojё pёr pёrkthyes apo pёr tё supozuar. Nëse ai thotë se ju jeni një budalla, largohuni shpejt dhe nё heshtje dhe mos bёni lojёra fjalёsh. Nëse ai thotë se "Ju do tia dilni mbanё”, atёherё ju duhet tё jeni i sigurt pёr punёn tuaj. Kjo do të thotë që ju keni kaluar testin e tij të besnikërisë, tё sinqeritetit, tё aftësisë dhe potencialit. Urime! Mos lejoni qё kjo gjё tju rrisё mendjen dhe atёherё do tё keni një të ardhme premtuese përpara jush.

Punonjësi i shenjёs sё Demit

Para së gjithash, unë shpresoj qё ju nuk e keni vendosur punonjёsin tuaj tё shenjёs sё Demit, nё pozicionin e agjentit tё shitjeve. Nëse ёshtё kёshtu, ju duhet tё kontrolloni horoskopin e tij sa më shpejt që mundeni. Ai mund të ketë disa planete te Binjakët, Bricjapi, Luani apo Peshqit. Në këtë rast, ju mund të jeni tё sigurtë, qё ai do tё vazhdojё ta bёjё punёn qё i keni caktuar. Nё tё kundёrt, ju do tё bёnit mirё nёse e kaloni (pa e nxitur atё) nё ndonjë pozicion tjetër, brenda kompanisё apo biznesit tuaj.

Si agjent shitjeje, ai nuk mund të bёjё përshtypjen mё të mirë të mundshme për klientët tuaj. Nëse do jetё duke i bёrё reklamё njё produkti tek njё klient, qëndrimi i tij normal do të ishte "Nëse e doni kёtё, mund ta merrni. Nёse jo, vazhdoni mё tej”. Pra, ai nuk ka pёr ti bёrё njё pёrshkrim tё gjatё artikullit, duke pёrdorur fraza tё mbushura me krahasime marramendёse. Jo se ai nuk ka aftёsi pёr ta bёrё kёtё, por kёtё gjё zakonisht e bёn pёr tu treguar njerёzve, pse nuk duhet ta bёjnё diçka.

Sigurisht, ka disa përjashtime nga ky rregull, përveç ndikimeve të sipërpërmendura planetare. Shumica e punonjёsve tё shenjёs sё Demit, mund të merren me çёshtje tё caktuara lidhur me shitjet, nëse produkti është fortë, i qëndrueshёm dhe i sigurtё. Por lista e kёtyrё artikujve, është e shkurtër. Pajisjet e fermёs si traktorёt, kamionët dhe makinat e kositjes do tё jenё nё interesin e tij. Kёto produkte ai mund ti shesë, sepse ai flet të njëjtën gjuhë si njerëzit që i blejnë ato.

Paraja është një tjetër çështje që ai mund ta trajtojё shumё mirё dhe shitja e parave mund të jetë edhe një specialitet pёr tё. Pra, kjo do të thotë se ai është një njeri i aftё pёr tё qenё nё krye tё departamentit të kredisë, në qoftë se biznesi juaj është bankar.

Ka edhe disa kategorive të tjera, ku ai mund të shkëlqejë si shitës. Nё fushёn e pasurive të patundshme, për shembull. Një Dem do tё ndihet si nё shtëpinё e vet, nёse ёshtё i punёsuar qё tu tregojё njerëzve shtёpi ose tu thotё atyre vlerën e tokës. Kleçka këtu është se ndershmëria e Demit dhe siguria e qartë e tij, i impresionon njerëzit, të cilët janë gati tё paguajnё mjaftueshёm para për një shtëpi.

Pastaj është fusha e arsimit. Ai beson në bazat e forta dhe nё faktet e qёndrueshme me entuziazëm dhe ai ka besim të madh në përgatitjen e brezave për të ardhmen. Gjithashtu, ai e pёrçmon injorancën dhe mund tё vendoste edhe njё femёr, pёr tё drejtuar kursin e inxhinierisё mekanike, nёse ajo do tё ishte e zonja. Pёr tё, çfarё ёshtё praktike, ёshtё praktike, pavarёsisht nga gjinia.

Ka gjithashtu një mundësi që një person i shenjёs sё Demit me ashedente te Binjakёt, apo me Marsin te Binjakёt, mund tё jetё njё spiker i shkёlqyer televizioni apo radioje. E folura melodioze e Demit, shoqёruar me sharmin dhe bukurinё qё i jep ashendentja e Binjakёve, do ta bёjё atё tё jetё shumё natyral nё fushёn e medias. Gjithashtu, në qoftë se planetet kanё qenё pozicionuar siç duhet te shenja e Bricjapit nё lindje, ndikimi i tyre i kombinuar me Diellin e Demit, do ti japin atij aftësinё e jashtëzakonshme nё fushёn e marrëdhënieve promovuese ose publike, edhe pse ai asnjёherё nuk do të ushtrojё shumё presion, pёr shkak tё natyrёs qё ka.

Një gjё tjetёr ku ai rezulton tё jetё i aftё, ka tё bёjё me mbajtjen e kohezionit tё grupit , një aftësi kjo e cila është gjithashtu tepër të vlefshme në botën e biznesit. Nё çfarëdo tavolinë pune ta caktosh atё, ai do të punojё me vendosmëri për tё arritur suksesin dhe me shumё gjasa do ta arrijё atё. Ai do të punojë ngadalë dhe me përsosmëri, gjё qё të cilën zakonisht e arrin, në qoftë se nuk nxitet pёr ti bёrё gjёrat shumё shpejt. Sa mё shumё pёrgjegjёsi kёrkon njё detyrё, aq mё e mençur do jetё nga ana juaj, qё tё vendosni atё nё krye tё kёtij pozicioni. Ju rrallë do të gjeni njё punonjës më të besueshëm dhe mё të ndershëm se ai. Ai do tё kёrkojё tju ndihmojё pёr zgjerimin e kompanisë tuaj, jo pёr rritjen e ambicieve tё tij.

Shumë prej tyre nuk i pёlqejnё ndryshimet dhe nёqoftёse ai ёshtё njё Dem ndryshe nga tё tjerёt dhe vendos tё largohet, ju nuk mund ta mbani atё përgjithmonë. Ai nuk do të largohet, se ёshtё natyrё qё nuk rri dot nё njё vend, por do ta bёjё kёtё vetёm pёr njё arsye shumё tё rёndёsishme pёr tё. Pasi ai tё ketё ndikuar nё rritjen e kompanisë suaj, ai nuk është tipi që të qëndrojë atje dhe ta drejtoje atë për ju. Demi është më i interesuar në ndërtimin e pushtetit dhe pasurisё.

Atij i pëlqen shumё liria e tij, qё tё lidhet me biznese tё komplikuara qё nuk janё as tё vetat, apo tё pranojё tё jetё hallka e fshehtё e suksesit. Ai është i besueshëm dhe i qёndrueshёm, por ai dëshiron të jetë i lirë për të vazhduar ndёrtimin e punёve tё tij, nё vend qё tё qёndrojё i lidhur me detaje tё ndёrlikuara. Kur nuk do tё ketё mё hapёsirё, qё ai tё japё kontributin e tij pёr rritjen e firmёs apo kompanisё suaj, ai do tё fillojё pёrpjekjet pёr tё hedhur themelet dhe pёr të ngritur perandorinë e tij, e vogёl apo e madhe qoftё ajo.

Një punonjës i shenjёs sё Demit, është gjithmonë një punonjёs i devotshёm dhe një nga cilësitë e tij më të mira është gatishmëria e tij për të marrë urdhra, pa u ndier i fyer. Ka njё arsye tё thjeshtё pas kёsaj. Ai ka një bindje të brendshme, se mënyra për t'u bërë një ditё “shefi qё jep urdhra”, është që nё fillim tё jetë një vartës që merr urdhra me dёshirё. Respekti i tij për autoritetin është i bazuar në besimin e tij, se kur ai tё bëhet një drejtues ekzekutiv, ai do të presё qё punonjësit të ndjekin udhëzimet e tij. Prandaj ai nuk e quan tё pakёndshme këmbënguljen tuaj pёr tё ndjekur modelin qё keni caktuar, ndёrkohё qё ai punon për ju. Nё fund tё fundit, ju jeni shefi.

Një qëndrim i tillë është padyshim një bonus pёr tё, por mos mendoni se disponueshmёria dhe aprovimi i tij i heshtur, do tju krijojnё mundёsinё qё tё bёni çtё doni me tё. Ai mund tё shkёputet me zgjuarsi nga ata që mendojnë se mund ta manipulojnё atё dhe ai do ti trajtojë ata me takt dhe diplomaci. Në fund, Demi do të vazhdojё rrugën e tij. Suksesi i tij është edhe më i sigurt falё aftësisë sё tij për të pritur për aq kohë sa është e nevojshme, deri sa ai tё fitojё ndaj tё gjitha pengesave.

Megjithatë, kur emocionet e tij lёndohen ose kryeneçësia e tij shkelet, vendosmëri e tij mund të zhduket dhe të zëvendësohet me një kryeneçësi fëminore. Mos harroni se kjo mund tё sjellё njё shpёrthim tё zjarrtё dhe tё furishёm, i cili nuk do tё zgjasё shumё dhe ai do tё qetёsohet shumё shpejt pasi tё jetё “shkarkuar”. Por nёse shkaku nuk korrigjohet menjëherë, ai thjesht do tё largohet, pa e kthyer kokёn mbrapa.

Kur një person i shenjёs sё Demit largohet, konsiderojeni tё humbur. Nuk do të ketë kthime mbrapsht pёr tё. Kurrizi i tij do tё jetё gjёja e fundit qё do tё shikoni prej tij. Asgjë qё mund tё thoni apo bёni, nuk do ta ndryshojё mendjen e tij dhe ta bindё atё qё ta rishqyrtojё vendimin e marrё. Ai ёshtё menduar gjatё pёr kёtё hap dhe nuk ka nevojё ta rimendojё edhe njёherё. Duke qenё se ai ёshtё njё tip shumё i dashur dhe i ndjeshёm, ju mund të gjeni shumë ish-tё dashura tё kёsaj personi qё fatkeqësisht do tju thonё, se kur ai ju thotё lamtumirë, ai e ka me gjithё mend atё. Si në dashuri dhe nё biznes, njerëzit shpesh bëjnë gabimin qё mendojnё se durimi i njerёzve tё Demit është i përjetshёm, duke qenё se atij i duhet shumё kohё ta humbasё atё.

Punonjësja femër e Demit është zakonisht një xhevahir i vërtetë. Nëse ajo është një Dem tipik, ajo do të ketë një zë të qetë, shumë tё ёmbёl dhe njё sjellje tё qetё. Këto gra mund tё jenё sekretare ekzekutive tё shkёlqyera. Urgjencat nuk e lёkundin ekuilibrin e saj. Një krizë nxjerr nё pah mё tё mirёn tek ato dhe kjo është pozitive. Ajo mund të jetë pak më e ngadaltё se të tjerët nё daktilografi dhe nё diktim. Ashtu si meshkujt e kёsaj shenje, ajo mendon se nëse një punë është me vlerë , duhet bёrё maksimalisht mirё, duke pёrdorur gjithё potencialin e aftёsive tё saj. Kjo vajzë nuk do të bezdiset aspak, kur ju do ti shpjegoni asaj teoritё dhe idetё tuaja. Në qoftë se kёto ide janë praktike, ajo ndoshta do tё diskutojё me ju rreth tyre, si tё ishte njё mashkull. Pikëpamjet e saj do të jenë me vlerë dhe qasja e saj do të jetë e ndjeshme dhe logjike. Por mos krijoni përshtypjen se ajo nuk është një femër e vërtetë.

Ju kёshilloj tё jeni i kujdesshëm me kёtё femёr qё punon pёr ju. Ajo nuk është lloji i gruas, qё mund tё përfshihet në flirte rastësore zyre. Ajo mund të jetё me humor dhe tё bёjё shumё shaka, por nën humorin e saj të ngrohtë, është një mendje e vendosur për martesë. Nëse ajo pranon një ftesë për darkë njё apo dy herë, ajo ndoshta tashmë është duke ju vlerёsuar si njё kandidat tё mundshёm pёr ti ofruar jo vetёm njё darkё, por njё jetё tё tёrё.

Këto gra janë mjaft serioze në lidhje me rreziqet në çdo lojë romantike. Nëse ju përshtateni me kriteret e njё femre tё Demit, do tё thotё qё nuk jeni njё burrё i zakonshёm. Mashkulli brenda kompanisё, i cili është përfituesi i përkujdesjeve të femrës sё shenjёs sё Demit, është dikush qё duhet vlerёsuar. Ai do tё bёhet dikushi! Në qoftë se ky jeni ju, atёherё ju sё shpejti do humbisni njё sekretare tё kujdesshme, por do te fitoni njё gruan tё rrallё, i cila do t’jua sjell mendjen vёrdallё.

Punonjëset e shenjёs sё Demit janë të këndshme pёr ti patur vёrdallё, sepse ato mbajnё erë të këndshme, duken bukur, janё tё sjellshme dhe fjalёpak dhe njё pjesё e mirё e tyre nuk pinё duhan.

Njerëzit e shenjёs sё Demit (tё dyja gjinitё), nuk pёlqejnё tё flenё nё shtretёr tё tjerё, prandaj shumica e tyre preferojnë ti kalojnë pushimet e tyre në shtëpi. Bari gjithmonë do të duken më i gjelbër dhe më i trashë në oborrin e shtëpisë sё Demit. Kur ai është në pushime, ju mund ti telefononi atij për një rast urgjent zyre, i sigurt se ai do tju pёrgjigjet pozitivisht. Ai ndoshta do të buzёqeshё me dashuri dhe madje tё mendojë se është detyra e tij për tju ndihmuar. Por nuk do të dojё tё imponohet shumë shpesh, pasi edhe ai ka kufirin e vet tё pranimit. Ndaloni para se ta teproni.

Njё person i shenjёs sё Demit, mund tё punojё i lumtur si një luleshitës, në blegtori apo industrinë e kafshёve, në supermarkete ose në industrinë ushqimore me shumicë. Ai mund tё jetё njё mjek i mirë apo inxhinier i shkёlqyer gjithashtu. Dhe ai mund të jetë mjaft i kënaqur në një karrierë artistike. Tingujt e muzikës dhe arti e tërheqin atë si me magnet. Ai do tё ndihet sikur ёshtё nё shtёpinё e tij, nёse i krijohet mundёsia qё tё shprehё veten në mënyrë krijuese, me anë të shqisave të tij, për aq kohë sa shpërblimet financiare janë të shëndosha dhe baza ёshtё e fortё.

Pas Demi ka gjetur livadhin e duhur, ku mundësitë pёr tё kullotur janё tё bollshme, ai rrallë do tё kёrkojё lёndina tё tjera pёr tё pushtuar. Ai do të peshojë, do tё balancojё dhe do tё pёrvetёsojё njohuritё e karrierës së tij, pas viteve tё tёra përkushtimi ndaj saj. Ai mund të merret me shumё gjёra nё tё njёjtёn kohё, në qoftë se është i bindur se do tё ketё njё të ardhme dhe në qoftë se ndihet mirё duke u marrё me to.

Demi është tepër i aftë për të pritur me durim derisa të vijë shpërblimi, por vetëm kur ai është në qendër të situatёs dhe jo nё njё cep duke shpresuar se shpёrblimi mund tё vijё njё ditё. Pasi ai ndihet i sigurt dhe i realizuar dhe e sheh veten nё njё pozicion ku mund tё shkohet akoma mё lart, ai vazhdon përpara me besim. Atëherë ai bëhet i papërmbajtshëm dhe i pakapshёm drejt suksesit. Ai nuk do ta kthejё mё kokёn pas. Ky Dem do ti qëndrojë besnik suksesit tё tij, pasi ta ketё venё atё ne vendin e vet- kjo do tё jetё njё lidhje e fortё qё do tё zgjatё gjithё jetёn.
 
Nga Linda Goodman
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e DEMIT Empty Re: Shenja e DEMIT

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi