EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca

3 posters

Shko poshtë

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca Empty Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Mesazh  Estilen 14.09.11 17:04

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca Emi_ma10

Një dritë në fund të tunelit shihet gjatë përvojave pranë vdekjes.

Vizion i një dritë në fund të një tuneli të errët është raportuar disa herë nga njerëzit që kane qene afër-vdekjes, por studimet tregojnë se shikimi mund të jetë rezultat i privimit nga oksigjeni.

Përvojat pranë vdekjes mendoheshin shpesh si fenomene mistike, por kërkimet tani kane dhene shpjegime shkencore, pothuajse me të gjitha veçoritë e tyre të përbashkëta.

Detajet e asaj që ndodh në përvojat e prag-vdekjes  janë të njohura tashmë gjerësisht,një ndjenjë e të qenit i vdekur, një ndjenjë se "shpirti" e ka lënë trupin,ne një udhëtim drejt një dritë të shndritshme dhe një largim në një realitet tjetër, ku dashuria dhe lumturia janë të gjithë-përfshira.

Rreth 3 për qind e popullatës amerikane thonë se ata kanë pasur një përvojë pranë vdekjes,kjo sipas një sondazhi të Gallup-it. Përvojat pranë vdekjes jane njohur e dokumentuar ne të gjithë kohet dhe kulturat njerzore, me të dhëna te shkruara, qe datojnë qe në Greqinë e lashtë.

Jo të gjitha këto përvojat përputhen me te dhenat e prag vdekjeve,sepse një studim i 58 pacientëve që treguan përvoja te pranë vdekjes,eshte vertetuar se 30 prej tyre nuk ishin në fakt në rrezik për të vdekur, edhe pse shumica e tyre mendonin se ata ishin ne ate gjendje kritike,prag vdekjeje..

Kohët e fundit, një mori e studimeve kane treguar rastet potenciale me të gjitha elementet e përvojave të tilla. "Shumë prej fenomeneve që lidhen me përvojat e pranë vdekjes mund të shpjegohen biologjikisht", thotë neuroshkencetari Dean Mobbs, në Universitetin e Kembrixhit. Mobbs dhe Watt Caroline në Universitetin e Edinburgut kane dhene detaje të hollësishme te këtij studim në Cognitive Science me 17 gusht te ketij viti...

burimi: http://www.livescience.com/16019-death-experiences-explained.html
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca Empty Re: Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Mesazh  gjilanasi 01.03.15 11:44

Deshmohet jeta pas vdekjes

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca Nyra-d10

Vdekja eshte, per fat te keq, nje pasoje e pashmangshme e jetes, por tani shkencetaret besojne se mund te kene gjetur driten ne fund te tunelit. Studimi me i madh i bere ndonjehere me pervojat prane vdekjes dhe jashte trupit ka zbuluar se, edhe pas “fikjes” totale te trurit, mund te vazhdoje te ekzistoje nje lloj vetedijeje.

Kjo eshte nje teme kontradiktore, e cila, deri kohet e fundit, eshte trajtuar me skepticizem te madh. Mirepo shkencetaret ne Universitetin e Southampton-it kane shpenzuar kater vite duke studiuar me teper se 2000 paciente qe vuanin nga arreste kardiake ne 15 spitale ne Britani, SHBA dhe Austri. Ata kane gjetur se, afersisht 40% e njerezve qe u kane mbijetuar arresteve, kane pershkruar nje lloj “vetedijeje” gjate kohes qe kishin pesuar vdekje klinike, para se zemrat e tyre te rifillonin punen. Madje nje burre kujton se u largua nga trupi i tij krejtesisht dhe e pa trupin e tij nga qoshja e dhomes. Perveçse ishte i pavetedijshem dhe “te vdekur” per tre minuta, 57-vjeçari nga Southampton i mban mend veprimet e stafit te infermiereve, me detaje dhe pershkruan edhe zhurmen e makinerive.

“E dime se truri nuk mund te funksionojne pasi zemra ka pushuar rrahjet” – u shpreh Dr. Sam Parnia, nje ish-kerkuese ne kete universitet, njeheresh edhe autore kryesore e studimit. “Mirepo, ne kete rast, vetedija e ndergjegjeshme duket se ka zgjatur me teper se tre minuta gjate kohes kur zemra nuk po rrihte, edhe pse truri u fik per 20-30 sekonda, pas ndalimit te zemres”.

Nga 2060 pacientet me arreste kardiake, 330 mbijetuan dhe 140 thane se kishin perjetuar nje lloj vetedijeje gjate tre minutave te vdekjes klinike. Edhe pse shume prej tyre nuk mund te mbajne mend detaje specifike, ata ndajne tema te ngjashme. Nje ne pese prej tyre thane se kishin nje ndjesi te pazakonte paqeje, ndersa afersisht nje e treta thane se, koha, ose ishte ngadalesuar, ose ishte shpejtuar.

Disave iu kujtohet se kane pare nje drite te forte, nje shkendije te arte ose Diellin qe shndrinte. Te tjere kujtojne ndjenja frike ose mbytjeje, ose zhytje ne uje. 13% thane se ndiheshin si te shkeputur nga trupi i tyre dhe nje pjese tjeter u shprehen se shqisat e tyre ishin forcuar.

Dr. Parnia beson se akoma me shume njerez mund te kene pervoja te tilla kur i afrohen vdekjes, por sedativet (ilaçet gjumedhenes) qe perdoren ne procesin e anesteziste mund te ndalojne te kujtuarit e tyre. “Vleresimet kane sugjeruar se miliona njerez kane pasur eksperienca te gjalla ne raport me vdekjen, por te dhenat shkencore kane qene ambivalente deri tani. Shume njerez thone se kane pasur halucinacione ose ilizione, por duket se ato nuk perputheshin me ngjarjet reale. Keto pervoja kane nevoje per studime te metejshme” – vijon ajo.

Dr. David Wilde, nje psikolog kerkues ne Universitetin e Nottingham Trent, po mbledh te dhena per pervojat jashtetrupore, ne perpjekje per te zbuluar nje model qe i lidh te gjiha episodet. Ai shpreson se kerkimet e fundit do te inkurajojne studime te reja ne kete teme kontradiktore.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca Empty Pervoja pas Vdekjes

Mesazh  dashmir* 02.03.15 20:03

Eshte nje enigme e madhe kjo pervoje, por fakti hidhur te cilen te gjithve na mundon eshte se nje dit te afert apo te larget te gjith do ta provojme
dashmir*
dashmir*

“The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”


9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca Empty Re: Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi