Ëndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes
Faqja 1 e 1
Ëndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes
Një revistë amerikane e quajtur “Kujdesi Paliativ” ka raportuar për një studim mjaft interesant, i cili flet për ëndrrat që shohin njerëzit, të cilët janë të përgatitur dhe e dinë se i pret vdekja.
Hulumtuesit në Daemen College studiuan 63 pacientë në një bujtinë gjatë një periudhe 18 mujore. Pacientët pyeteshin çdo ditë për ëndrrat dhe vizionet, duke shënuar përshkrime të hollësishme rreth tyre.
Shumica e pjesëmarrësve thanë se, përjetuar të paktën një ëndërr apo vizion të paharrueshme në qartësinë e tyre, e cila ishte e karakterizuar nga realizmi dhe rëndësia emocionale.
Ja se çfarë përjeton kur është shumë pranë vdekjes
Kur pacienti i afrohet vdekjes, ata shpesh kanë ëndrra realiste dhe të paharrueshme, në një ose më shumë prej këtyre 6 kategorive, sipas studimit të ri:
1. Ndjenjë rehatie: Një person i dashur, që ka vdekur ose jeton, ofron ngushëllim.
2. Përgatitja për të shkuar: Pacientët përgatisin veten për një udhëtim. Në ëndrrën e një pacienteje, ajo mori një aeroplan bashkë me djalin e saj (të gjallë) dhe ndjeu ngushëllim.
3. Të shohësh ose të angazhohesh me të vdekurit: Miqtë dhe të afërmit e të ndjerit luajnë një rol të rëndësishëm, në shumicën dërrmuese të pacientëve raportuan se ishte inkurajuese.
4. Të dashurit që e presin: Miqtë e vdekur shpesh duket se janë “duke pritur”. Tre ditë para vdekjes së saj, një grua raportoi dy vizione dhe ëndrra, sikur ishte në majë të një shkalle kur bashkëshorti i saj (i vdekur), ishte duke e pritur në fund.
5. Përvoja shqetësuese jetësore: Pacientët mund të rishqyrtojnë përvojat traumatike të jetës, të tilla si lufta, abuzimit e fëmijërisë, situata të vështira apo marrëdhënie.
6. Punë të papërfunduara: Disa pacientë raportojnë ëndrrat shqetësuese, të cilat kanë në qendër frikën e të mosqenit në gjendje për të kryer disa punë të rëndësishme. Dy nëna të reja ëndërronin shpesh duke u kujdesur për fëmijët e tyre
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Përvojat pranë vdekjes te shpjeguara nga shkenca
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Praktikë - Si ta shohim Aurën
» Ku shkon shpirti kur shohim ëndrra?
» Zinxhiri (varsja) e Kleopatres
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Praktikë - Si ta shohim Aurën
» Ku shkon shpirti kur shohim ëndrra?
» Zinxhiri (varsja) e Kleopatres
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi