EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenja e BRICJAPIT

Shko poshtë

Shenja e BRICJAPIT  Empty Shenja e BRICJAPIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:30

Shenja e BRICJAPIT  Zodiaq10

Si të njohim Bricjapin

Ёshtё shumё e lehtё tё identifikosh njё karakter tё Bricjapit. Qё tё arrini tё kuptoni kёtё shenjё tё Diellit, ju duhet tё mёsoni disa praktika nё fillim. Shikoni me kujdes njё merimangё. Ajo duket sikur nuk ka asnjё mundёsi nё raport me insektet fluturuese. Por kёto insekte pёrfundojnё nё rrjetёn e ngritur me zgjuarsi nga merimanga dhe ajo fiton ndaj tyre.

Mos harroni breshkёn e ngadaltё tё fabulёs sё famshme. Ajo nuk ka asnjё shans pёr tё fituar kundёr lepurit tё shpejtё. Por lepuri hallakatet nё tё gjitha anёt dhe harron qёllimin e tij, prandaj fiton breshka me idene e qartё pёr tё arritur nё destinacionin e duhur. Vёzhgoni me kujdes dhinё, ngjitёsen e maleve te thepisura. Edhe ajo nuk ka shumё shanse kundёr strategjisё sё gjuetarёve qё po e ndjekin atё. Por njerёzit mbeten mbrapa, ndёrsa cjapi i guximshёm ngjitet me vendosmëri nga njё shkrep nё tjetrin falё thundrave tё saj tё projektuara në mënyrë unike pёr tё fituar.

Tani tё studiojmë një person tё shenjёs sё Bricjapit. Ku mund ta gjeni ju atë? Nё çdo vend që ai mund të avancojë ose të përmirësojё veten. Kudo që ai mund të çojё përpara ambiciet e tij sekrete. Shikoni me vёmendje një aktivitet social. Zgjidh një grup të përzier, mundësisht mbi nivelin mesatar të tё ardhurave. Ju mund të provoni edhe nё nivelin e të ardhurave mesatare, por sa mё poshtё tё zbrisni, aq mё tё vogla janё shanset tuaja për të identifikuar një Bricjap. Ai ndoshta nuk do të jetë i veshur hijshёm, tё vallёzojё bukur apo tё tёrheqё vёmendjen për veten e tij në çdo mënyrë, ai do të jetë njё spektator duke admiruar në sfond.

Madje nё fillim as nuk do ta vini re, sesi ai nё heshtje dhe qetësi shikon të gjithё kёto personalitete simpatike qё bien shumë në sy dhe qё shkëlqejnё rreth tij. Gjithkush në kёtё grup duket sikur janё gati pёr tё konkurruar me kёdo. Shumë prej tyre janë duke u shtirur, disa prej tyre janë të frikësuar, por ata duken shumё tё shkёlqyer dhe Bricjapi nuk duket të ketë ndonjё shans kundër tyre. Megjithatë, ai do të fitojë.

Fakti qё Bricjapi bashkohet me njё grup, në mënyrë të butë, të pandërgjegjshme duke kamufluar veten, e bёn njohjen e karakteristikat fizike të kësaj shenje Dielli, jo gjithmonё tё lehtё. Bricjapi mund të jetë trupi lidhur dhe muskuloz, i hollë dhe i fortё ose i shëndoshё dhe i squllёt. Por, pa marrë parasysh se çfarё trupi ka, Bricjapi do të japё përshtypjen e të qenit i rrënjosur në vend, derisa ai vendos për të lëvizur nё njё vend tjetër. Në përgjithësi, njerëzit qё udhёhiqen nga Saturni, kanё trup tё gjatё, flokё tё errëta, të errët, sy tё theksuar dhe çehre tё zeshkёt nё ngjyrё ulliri. Ju mund tё shihni edhe Bricjap me flokё kaçurrel bjond dhe sy tё kaltёr. Por nёse i shihni nga afёr me vёmendje, nuk ju duken sikur kanё lindur me tipare tё errёta, qoftё flokёt, sytё apo lёkura?

Ka gjithmonë një aureolë tё zbehtё melankolie dhe serioziteti që rrethon personalitetin e personit tё drejtuar nga Saturni. Asnjë prej tyre nuk mund të shpëtojë krejtësisht nga ndikimi i disiplinës tё fortёdhe vetëmohimit qё ka Saturni. Shumë prej tyre kanë këmbë tё forta dhe veshin këpucë qё bien dukshёm nё sy. Duart e tyre janë të afta, zërat e tyre zakonisht janё edhe qetësues dhe ju ndoshta do të vini re një butësi lajkatuese dhe bindёse.

Bricjapёt mund tё duken tё padёmshёm dhe veprojnё si tё tillё, por nё tё vёrtetё, ata janё tё fortё dhe tё ashpёr. Ata i bien nё kokё, me kёmbёngulje, nё mёnyrё tё palodhur tё gjitha fyerjeve, presioneve, zhgenjimeve por edhe detyrimeve me nje qetёsi tё habitshme, ashtu si cjapi tret me durim xhamat e thyer, kutite e ndryshkura dhe kartonat e fortё. Ashtu si cjapi , ata kanë bark prej hekuri dhe brirë të rrezikshme. Ndërsa njerёzit e tjerё, gajasen dhe hallakaten sa andej kendej, Bricjapёt kurrë nuk devijojnë njё milimentёr në të majtë apo nёtë djathtë. Ata ndjekin rrugicёn ngjitёse, me besim të natyrshëm në sigurinë e rrugës qё po ndjekin dhe pёrbuzin çdo rrugё tё shkurtёr joshёse , pёr tё cilёn janё tё bindur qё ёshtё plot me kurthe.

Bricjapёt kanë një admirim të madh për ata që i kanë paraprirë në majë të malit dhe të cilët kanë hedhur poshtë rregullat e udhëtimit. Ata respektojnё ligjin, gjykata, autoritetin, traditёn dhe nderin. Shumë njerëz energjik dhe impulsivё, i etiketojnë ata snoba dhe mbytës. Bricjapi mund tu kundёrpёrgjigjet kritikёve tё vet duke i quajtur tё nxituar dhe budallenj, por zakonisht ai është shumë i mençur për të bërë armiq të panevojshme, vetёm pёr kёnaqёsinё e vet-mbrojtjes. Ata pajtohen dhe përshtaten. Apo ata vetëm bёjnё sikur?

Bricjapi i lejon të tjerët që të ecin para tij, por ai shpesh arrin nё destinacion i pari, kundrejt çdo llogjike. Ai është i kujdesshëm për të shmangur pengesat dhe shkëmbinjtё e mprehtë. Nuk është çudi që ai rrallë pengohet. Sytë e tij nuk drejtohen asnjёherёte yjet. Ai e mban vështrimin i tij tё gozhduar përpara dhe këmbët e tij janё tё vendosura fort nё tokё. Xhelozia, pasioni, impulset, zemërimi, kotësia, dembelizmi, pakujdesia janë të gjitha pengesa. Të tjerët mund tё pengohen dhe tё rrёzohen prej tyre. Por jo Bricjapi. Ai mund tё hedh shikimin pas tij me keqardhje për dështimet, apo pёr hir tё sё kaluarёs mund tu jap kёshilla dhe ti ndihmojё tё tjerёt, por ai me shpejtёsi do të vazhdojë tёngjitet lart, derisa qëllimi i tij tё jetё arritur.

Ka disa Bricjap tё cilët janë shumё romantikё, të cilët e kuptojnë dritën e çuditshme të hënës dhe ngjyrat e lavdishme të krahёve të fluturës. Por ata nuk do ti lejojnё emocionet e tyre, ti verbojnё para fakteve. Jo, nëse ata janë njerëzit tipik tё udhёhequr nga planeti Saturn. Nëse Bricjapi do tё shkruajё një poemë të bukur, të mbushur me imagjinatë dhe ilustrime, tema do të jetë solide dhe shenjat e pikësimit do të jenё tё vendosura saktë. Mos i kundёrshto hapur traditat, në qoftë se ju doni respektin e Bricjapit. Edhe Bricjapёt më të guximshёm dhe kёta janë përjashtime, do të respektojnë të paktën anёn e jashtme të normave sociale. Skenat publike dhe pasionet e shprehur hapur dhe tё pakontrolluar i vёnё nё siklet ata.

Një Bricjap i zakonshёm do të harrojë të fshehё ambicjen e tij dhe do të refuzojë të punojё, nëse nuk është në krye të drejtimit tё punёs. Atëherë ai bëhet një cjap kokëfortë, i cili insiston tё dalё nё krye të shkallëve, ku ai mendon se ai i takon tё jetё. Natyrisht, një qëndrim i tillë krijon njё person tё zymtë, pesimist, të ftohtë dhe egoist i cili e ka tёpamundur të kënaqet. Por zakonisht kёto vështirёsi, mjaftojnë për ta vendosur atë në rrugë të drejtë.

Bricjapёt e rinj nё moshё, janë zakonisht më të kënaqur se ata mё tё vjetrit dhe ka një arsye të mire pёr kёtё. Në pothuajse gjithё modelin kinez, të rinjtë e udhёhequr nga Satursi, i kanё idhuj paraardhësit dhe tё moshuarit. Respekti për urtësinë e moshës dhe të përvojës është rrënjosur në natyrën e Saturnit. Kur ata maturohen dhe "paraardhësit e nderuar " dhe traditat e vjetra zhduken, veprimet e egra të gjeneratës moderne mund ti frikësojnë dhe ti trullosin Bricjapёt konservatore. Ata tundin kokën dhe murmurisin për ditët të mirat tё kohёve tё vjetra.

Për fat të mirë, megjithatë, një përqindje e caktuar e tyre,pёrshtaten dhe pёrpiqen të përmbushin kёto sfida. Ёshtë ngazёllyese tё shohёsh njё Bricjap tё thinjur, tё pёrshtatet me tё rinjtё dhe tё mësojё për herë të parë gëzimet e fëmijërisë, qё ai i humbi kur sillej si njёdjalë serioz. Bricjapёt e vjetёr nё moshё, ose sillen si dh.. tё frustruara, ose ata rrokullisen dhe kёrcejnё valle tё lumtur dhe krahёhapur ndaj tё rinjve. Disa prej tyre, qё qёndrojnё nё mes tё kёtyre dy ekstremeve, ulen mёnjanё me emocione tё ndrydhura dhe trokasin lehtë këmbët e tyre, sipas ritmit tё muzikës, por nuk janё asnjёherё mjaftueshёm tё guximshёm pёr tu hedhur nё karuselin e haresё.

Ju rrallë do të të gjeni njё Bricjap qё tё fusё hundёt nё punёt e njerëzve të tjerë apo tё pёrdorё gjuhёn e Saturnit pёr tё pёrhapur thashetheme. Zakonisht ata janë të kënaqur duke u marrё me punët e veta. Ata nuk do të japin këshilla pa ia kёrkuar njeri, por kur ju kërkoni diturinë e tyre praktike, ata nuk do të ngurrojë t’jua japin atë me tone shumёngjyrёshe. Gjithashtu, do të presin që ju ta pranoni dhe zbatoni kёtё kёshillё. Bricjapi ёshtё mësuar që tё përballet me detyrat dhe përgjegjësitё dhe të tolerojë zhgënjimin. Nëse ju nuk mund të ndiqni shembullin e tij, ai do të humbasё pak kohë duke u përpjekur t’ju mёsojё.

Ju mund të keni lexuar se Bricjapi martohet për para apo pёr pozitë shoqërore. Kjo është pak e ekzagjeruar,edhe pse unë do tё thosha se pa dyshim qё ka qenё një Bricjap ai qё ka thёnё shprehjen: "Është po aq e lehtë të biesh në dashuri me dirigjentin, siç ke rёnё nё dashuri me violinёn tёnde tё preferuar”. Bricjapi tipik rrallë ndёrmerr hapa praktikё në biznes apo martesë, nëse ai nuk është përgatitur financiarisht për situatёn e parё dhe emocionalisht për këtë të fundit. Këta njerëz do të bëjë gjëra të çuditshme për sigurinë.

Njerёzit e moshuar janё vazhdimisht në mendjen e tyre. Edhe Bricjapёt e rinj nё moshё, do të gëzojnë tё vizitojnё xhaxhain apo hallёn e moshuar qё po jeton vetёm. Pёrveç tё tjerash, kёta tё afёrm të moshur, mund të kenё një ose disa prona, përveç faktit se ata janë farefis dhe të kёndshёm. Me siguri Bricjapi nuk do të donte të shikonte sesi pasuria e xhaxhait tё tij tё shkonte pёr qenin apo macen e tij. Ju mund të mendoni se një qëndrim i tillë është i ftohtë dhe llogaritёs, por për Bricjapin, është situatё delikate. Mundësia nuk do tё trokasё dy herё nё derёn e Bricjapit. Ai do ta dëgjojё atё qё nё trokitjen e parë. Në fakt, ai është duke qёndruar ngjitur pas derës, duke pritur për të.

Në fëmijëri, Bricjapёt janё mё shёndetlig se fёmijёt e tjerё, por forca dhe rezistenca ndaj sёmundjes rritet me kalimin e viteve. Natyra e pёrmbajtur dhe e kthjellёt e bricjapit tipik, i jep atij durimin e mahnitshёm dhe një potencial tё tillё mbijetese, qё mund ta bёjё atё tё jetojё gati njё shekull. Njerёzit e Saturnit nuk u shmangen doktorёve dhe spitaleve ,sepse frika pasiguria dhe shqetësimi janë mё vdekjeprurëse se mikrobet. Asnjë dietë praktike, zakon konservator dhe rezistencё kokëfortë ndaj sëmundjes, nuk mund të kalojё rreziqet qё sjell pesimizmi. Bricjapёt,të cilët duan të shmangin sëmundjet, duhet të bёjnё shumё ushtrime në natyrë dhe të zhvillojnë një personalitet më pozitiv. Ajri i freskët nё natyrё dhe flladi i freskёt i tolerancës do të veprojnё si me magji tek shëndeti i dobёt i Bricjapit.

Pothuajse të gjithё Bricjapёt e të dyja gjinive kanë lëkurë të ndjeshme. Mund të jenё skuqje nervore, alergjike, pore tё zmadhuara ose akne nё fytyrё. Çrregullimet e stomakut nga ushqimet e papёrshtatshme dhe stresi mendor janë të zakonshme. Thyerja e krahёve dhe këmbëve mund të ndodhë me raste. Zonat e ndjeshme janё gjunjёt dhe kockat, ndёrkohё dhimbjet e kokёs të forta dhe infeksionet e veshkave janë pasoja e melankolisë sё gjatё.

Ata ose do të kenë dhëmbë të bukur, të bardhë dhe të fortë ose do tё kenё probleme të vazhdueshme me prishjen e tyre dhe do tё jenё pacientё tё pёrhershёm te dentist. Në përgjithësi, në qoftë se ata i shmangin sëmundjet kronike dhe ato tё shkaktuara nga depresioni,këmbëngulja e Bricjapit për pёr tё jetuar është e famshme. Por kjo jetёgjatёsi nuk do jetё dhe aq e kёndshme, nёse do jetё duke vuajtur nga artriti dhe reumatizma. Bricjapi duhet të kërkojë rrezet e diellit dhe rreshjet e shiut, për të qëndruar i shëndetshëm.

Ai është njё person nё dukje i trembur, i ëmbël, pak kokëfortë ndoshta, por i butë në lidhje me tё tjerёt. Ai duket kaq i padëmshёm. Sa person i besueshёm dhe sa kёndshёm e ndërton ai egon tuaj! Kush mund ta dёmtojё apo tё dyshojë nё ambicien e tij? Ndёrkohё, Bricjapi është duke përdorur dobësitë, xhelozinё dhe mendjemadhёsinё tuaj , pёr tu fuqizuar vetё. Ai është i dobishëm dhe i domosdoshëm, saqё ju mund ti kërkoni atij të marrë përsipër komandёn. Pasi e arrin kёtё , tёrhiqet nё njё qoshe dhe drejton fijet e pushtetit. Bricjapi vepron nё mёnyrё tё tillё qё tё arrijё atё qё egoja e tij dёshiron nё tё vёrtetё- pozicionin e liderit të vërtetë. Me mirësi dhe urtësi, ai ruan të kaluarën nga neglizhenca dhe mbron të tashmen nga konfuzioni, kështu që ju mund të ndërtoni nesër njё tё ardhme të sigurtë.

Ai nuk dёshiron ta drejtojë paradën me një bandё tё zhurmshme dhe tё madhe. Ai e jep lejen për paradёn, por rrugёn e tij e planifikon tё kalojё pas skenёs. Të gjitha veprimet e guximshme kanёnevojë pёr forcën e Bricjapit, pasi edhe nёse ai pengohet, do ketё njё rёnie tё sigurt dhe nuk do lёndohet. Udhёheqja e Bricjapi është solide dhe qymyri i Bricjapit ndez zjarre qё zgjasin nё kohё.

Personalitete të famshme Bricjapi

Martin Luther King, Rudyard Kipling, Mao Tse-tung, Henry Miller, Isaac Newton, Richard Nixon, Louis Pasteur, Edgar Allan, Poe Helena Rubinstein, Carl Sandburg, Albert Schweitzer, Daniel Webster, Woodrow Wilson, Pablo Casals, Benjamin Franklin, Cary Grant, Alexander Hamilton, J. Edgar Hoover, Howard Hughes, Joan of Arc, Johannes Kepler...
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e BRICJAPIT  Empty Re: Shenja e BRICJAPIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:32

Mashkulli Bricjap

Mashkulli Bricjap ka ndёrtuar njё mur me tulla rreth vetes sё tij. Ai është i turpshëm, por nё tё njёjtёn kohё i fortë dhe i ashpër. Ai është i këndshëm, por edhe jashtёzakonisht ambicioz. Ashtu si kauboi i heshtur legjendar, mashkulli Bricjap duket se preferon tё qёndrojё vetëm. Por nё tё vёrtetё, nuk e do kёtё.

Nё mёnyrё tё fshehtё, Bricjapi mallëngjehet pёr tu lajkatuar. Ai do të donte të elektrizonte turmën, mbi një tapet fluturues. Në ëndrrat e tij sekrete, bricjapi është një romantik i pashërueshёm, por planeti i tij, Saturni e lidh me zinxhirё natyrën e tij. Ky planet i ashpër i disiplinës kërkon nga mashkulli Bricjap sjellje të qetë,veprime praktike dhe synime serioze. Ky është kryqi e tij mbi kurriz, qё shpesh herё ёshtё shumё i rëndë pёr tu mbajtur. Ndonjëherë ai do ta fshehё zhgënjimin e tij me një mënyrë të ashpёr dhe ndonjёherё ai do t'ju befasojё me humorin e papritur, edhe pse do të ketё gjithmonë pak ironi brenda tij. Por kjo shpesh ёshtё gjёja mё e çuditshme, Bricjapёt mund tё jenё mjaft gaztor kur janё nёn presion dhe ndihen tё sforcuar.

Shenjat e diellit mund të jenё mrekullisht tё dobishme në qoftë se ju jeni të prirur për ta gjykuar një libër nga kapaku dhe jo nga pёrmbajtja e tij. Ju keni menduar se Bricjapi mund tё jetё njё akademik i shkёlqyer, por ndёrkohё tё jetё njё i dashur i mjerueshёm. Madje keni menduar mё tё realizueshme qё ai tё bёhet president, sesa tё bёhet i juaji. Tani ju zbuloni se ai ka një zemër të ngrohtë dhe miqësore, si zjarri nё oxhak i njё nate dimri. Unë e kuptoj qё ёshtё gjallёruese dhe emocionuese, por prisni vetëm një moment para se të turreni drejt tij pёr ta pёrqafuar dhe tё prisni prej tij tju çojё nё hёnё.

Këto surpriza qё ju pёrshkrova janë pjesë e natyrës së tij të brendshme. Ai do të jetë i impresionuar në qoftë se ju i merrni me mend, por natyrё e brendshme do të thotë vetëm kaq- qё janё brenda tij. Shanset janë se ai kurrë nuk do të lejojё qё gjithё kёto ëndrra ta ngazёllojnё dhe ta bёjnё tё pakujdesshёm dhe tё lirshёm. Vetëm ta dini se ato (ёndrrat) janë brenda tij. Kjo është e mjaftueshme. Ju nuk mund të ndryshoni tiparin themelor tё tij. Personalitetin e vrenjtur tё Saturnit.

Çfarë ju mund të bëni, megjithatë, është tё qeshni me tregimet e tij me qen leshtorё, derisa ai tё ndjehet mjaftueshёm i guximshëm për të thёnё tregime më të sofistikuara. Ju mund ta bёni atё tё kuptojё se ju mendoni se ka zjarr, nёn mënyrën e tij konservatore, deri sa ai tё krijojё besim dhe tё lejojё njё ose dy gjuhё flake tё dalin jashtё. Ju mund ti thoni mashkullit tuaj Bricjap, se ju duken ёndrrat e tij me mё shumё ngjyra , pasi nuk ka ëndërr mё tё ndritshme se ajo që ndodh me të vërtetë, kështu ai do të inkurajohet për të endur më shumë ёndrra tё tilla. Një ditë, ai do të arrijë majën e malit tё tij të veçantë dhe ju do të jeni nё krah tё tij,shumё krenare pёr Bricjapin tuaj tё vendosur dhe shumё e kёnaqur qё keni besuar nё ёndrrat e tij praktike.

Bricjapёt pretendojnë se ata mund të jetojnë pa komplimente dhe mënyra se si ata sillen kur marrin njё tё tillё, është një provë mjaft bindëse. Ai keni thёnё ndonjëherë diçka të këndshme mashkullit tuaj Bricjap dhe keni parё qё nuk pati asnjё reagim nё fytyrёn e tij? Mos u nxito. Vetëm për shkak se Bricjapi është një ekspert në tё gёnjyerin e vetes, nuk do të thotë që ju duhet të mashtroheni, gjithashtu. Në fakt, ai ka nevojë nё mёnyrё tё dёshpёruar, për ti thënë sa i mirë, i zgjuar, i bukur, i dëshirueshëm dhe interesant ёshtё, por duke qenё se rrallё e shpreh dukshёm kёtё nёvojё, merr shumё pak lavde tё tilla.

Për pasojë, ai mund të jetë pak i “ndryshkur” dhe nuk do të dijё fare si tё reagojёkur dikush haptas e admiron atë, kështu që ai mbulon ndrojtjen e tij duke bërë shaka ironike apo duke e injoruar atë, një reagim ky qё mund ti bёjё njerёzit tё vendosur qё tё mos e komplimentojnё pёrsёri. Është krijuar përshtypja se ai i urren komplimentat, kështu që ai merr akoma më pak.

Është si një rreth vicioz. Ndoshta është faji yt më tepër se faji i tij. Herën tjetër ju do ti bёni Bricjapi tuaj një kompliment verbal, shikoni veshët e tij. E shihni se sa ngjyrё roze janё bёrё ?A e dalloni vezullimin e zbehta në sytё e tij dhe se si i dridhen pakёz flagrat e hundёs? Ai është tepёr i kënaqur. Vetëm se ai nuk vallëzon apo tё rrokulliset në bar si mashkulli i shenjёs sё Luanit, nuk do të thotë se ai nuk ёshtё lumturuar shumё. Ai ka nevojë qё ta shohin si djalё i shkёlqyer qё ai ёshtё nё tё vёrtetё. Natyra dhe yjet e mbajnё atë larg nga reklamimi i vetes. Ju do të duhet të bёheni zёdhёnёsja e tij pёr shtyp.

Ky njeri është fenomeni qё specialistёt e agrokulturёs do ta quanin “lulёzim i vonё”. Ai është serioz në rininë e tij, por ai do të relaksohet dhe çlirohet gradualisht, ndёrkohё qё maturohet dhe në qoftë se është një Bricjap tipik, ai mund të përfundojë si personi mё i ri dhe mё aktiv nё shoqёri. Kjo është diçka pёr tu vlerёsuar. Me burrat e tjerë, ju duhet të toleroni marrëzinë nё vitet e para dhe t’ju duket zikur po ju zihet fryma nga gjёrat e moshёs sё vjetёr mё vonё. Me një burrё Bricjap, ju mund të jeni pak entuziast nё fillim, por vetёm mendoni çfarё gjёrash ju presin kur vitet tё kalojnё.

I dashuri juaj Bricjap, nuk do t’ju çojё në Paris në pranverën e romancës tuaj, por ai mund t’ju çojё pёr tё parё dritёn e hёnёs nё Taj Mahal, dyzet ose pesёdhjetё vjet mё vonё, kur burrat e tjerё tё jёnё duke u ankuar nga dhimbja e kyçeve. Ky nuk ёshtё njё ndryshim vendesh dhe aq i keq. Një lidhje dashurie me një mashkull tё shenjёs sё Bricjapit, me kusht që tё përfundojё në martesë, është si të tё japin ёmbёlsirё pas ushqimit, taman nё kohёn e duhur.

Natyrisht qё proçesi kundërt plakjes qё ndjek Bricjapi, mund tju bёjё tё mendoni se ka ndonjё ngёrç nё departamentin e besnikërisë. Por nё fakt nuk ekziston njё problem i tillё. Është e vërtetë se ju do të keni disa shqetësime në lidhje me Bricjapin tuaj, i cili i shmanget romancës kur është i ri. Është gjithashtu e vërtetë se ai mund të zmbrapset disi edhe kur ёshtё mё i maturuar. Megjithatë, ai ёshtё mё besnik se shumica e shenjave tё tjerave, sepse mashkulli Bricjap thotё premtime praktike nё altar ditёn e dasmёs. Çfarëdo pamaturi tё vogla mund tё mendojё ai gjatё lulёzimit tё tij tё vonё, ai asnjёherё nuk do të zëvendësojë zjarrin e ngrohtё tё shtëpisë, fëmijët dhe ju. Ai pothuajse ndien nderim pёr "lidhjet familjare”. Kjo përfshin familjen qё ai ka krijuar me ju dhe familjen e tij tё origjinёs, e cila ka qenë objekt i përkushtimit të tij që nga fëmijëria.

Ju mund të hasni një Bricjap i cili ka pakёnaqёsi tё shprehura hapur për të afërmit e tij, ose që i ka prerë lidhjet familjare dhe nuk e ka kthyer mё kokёn mbrapa, por nёse gёrryeni sipёrfaqen e pamjes sё pavarur qё ai shfaq, ju do tё gjeni një plagë të thellë, emocionale qё lidhet me tё kaluarёn e tij, e cila ka shkaktuar fillimisht kёtё sjellje të tillë jotipike pёr njё person tё shenjёs sё Bricjapit. Shumë burra Bricjap jetojnë në shtëpinё e prindёrve, pasi kanё kaluar moshёn e pjekurisё, ndёrkohё qё miqtё e tij moshatar janё duke shijuar kёnaqёsitё e jetёs sё beqarit. Ata zakonisht bien në dashuri më vonë se shumica e meshkujve tё tjerё dhe martohen para se tё kenё ngritur njё karrierë stabёl.

Me prirjen pёr tё kёrkuar racёn e pastёr dhe perfeksionin, ata do tё shikojnё pёrreth me shumё kujdes. Bricjapi do tё piketojёnjë vajzë që do të jetë një nënë e mirë. Pastaj ajo do të duhet të jetë kuzhiniere e mirë dhe grua e zonja . Pas kësaj, ajo do të duhet të vishet bukur për të bërë përshtypje tek bashkëpunëtorët e tij të biznesit dhe miqtë dhe mundësisht të spikasё nga edukata, tё ketё sjellje tё rafinuara dhe tё jetё inteligjente.

Mё sё fundi, ai do të bëjë një kontroll të shpejtë për të parë nëse ajo është e bukur apo e tёrheq atё fizikisht. Ju mund ta shihni menjëherë se nuk ka problem nёse flokёt tuaj janё tё çrregullt, shishja e parfumit tuaj ёshtё bosh apo kёmbёt nuk i keni tё tilla,sa mund tё bёjnё konkurrentet e spektakleve tё bukurisё t’ju kenё zili. Vetëm merrni nënën e tij për drekë një herë në javë dhe tregoji atij sa praktike jeni me buxhetin tuaj. Nё takimin tuaj tё ardhshёm merrni me vete motrёn tuaj 4 vjeçare.

Nёse je fёmijё i vetёm, merr “ hua” fёmijёn e fqinjёs tёnde. Fshini hundën e saj të vogël butësisht dhe shpesh, me një shami pёrhure; flisni në lidhje me dëshirën tuaj për të qenë në bordin e kёshillit bashkiak pёr tё pёrmirёsuar çёshtjet qytetare, ecni nё mёnyrё tё pёrmbajtur,thoni disa fraza frëngjisht dhe pёrkёdhelni njё foshnjё tё vogёl qё e shikoni nё karrocё. Respektojeni nё maksimum familjen e tij, duke filluar qё me prindёrit, motrat dhe vёllezёrit deri tek hallat, xhaxhallarёt , tezet dhe dajat.

Pothuajse mund tju siguroj se ai nuk do tju propozojё pёr martesё, nёse nuk keni kaluar mё parё nga inspektimi i familjes sё tij. Pasi familja e tij ju ka propozuar-ose më mirë, pasi ai ju ka propozuar-ngulini mirё kёmbёt nё tonё, në mënyrë të vendosur. Le ta dijё që ju i vlerёsoni tё afёrmit e tij, por krevatin dhe jetёn keni zgjedhur ti ndani me tё. Përndryshe, do tё harxhoni shumё tё shtuna nё mbrёmje duke gatuar pёr xhaxha Agimin, ose duke ndihmuar motrën e tij të vogёl me problemet e vёshtira qё po lakon gjatё adoleshencës së saj tё trazuar.

Duke qenё se meshkujt Bricjapё janë gjithmonë paksa nervoz në prani të seksit të kundërt, nё një rast tё tillё, do kёrkoj kuturu tё dalё nga situata, ose do hiqet si i ashper dhe i pashpirt Kjo është vetëm mënyra e tij e të qënit tip, një metodë tipike pёr tё fshehur ndrojtjen dhe kureshtjen në lidhje me pasionet drejt njerëzve më tё hedhur. Ju jeni një zonjёdhe kurrë nuk duhet ta harroni kёtё. Ai mund të hedhё një shikim tinzar dhe tё interesuar drejt një femre gjatё mbrёmjes, por ajo nuk mund tё jetё gruaja me tё cilёn do donte tё martohej. Ai nuk tёrhiqet nga gratё e pispillosura me buzёkuq tё ndezur dhe tualet tё rёnduar. Aq mё pak nga ato qё kanё sjellje tё ekzagjeruar dhe mund ti japin atij njё puthje nё publik.

Një dhuratë e bukur për burrin tuaj Bricjap, ёshtё një libër me poezi, ndoshta poezi romantike. Nëse ju nuk e trajnoni atë qё nё fillim, me artin e tё shprehurit tё dashurisё dhe afeksionit, do jetё e kotё tё ankoheni mё vonё, se ai nuk ju tregon asnjёherёsa shumё ju dashuron. Ai vetëm do tju shikojë, i lёnduar dhe i mbushur me bezdi nga ankesat tuaja dhe me durim do tju shpjegojё dhe thotё se "Ti je e çmendur. Unë tё kam thёnё qё tё dua kur tё dhashё unazёn e fejesёs dhe ta pёrsёrita kur lindi djali ynё”.

Ai mendon se ju duhet të dini se çfarё ndjen ai pёr ju, duke parё sesi ju pёrkrah, ju ka lejuar tё bёni fёmijёt e tij, ti mirёmbani shtёpinё dhe tu hiqni pluhurat trofeve tё tij. Ai mund tju pyesё “Çfarё kёrkon, Michael Bubble ? “ Do ishte mirё ti pёrgjigjeshit “Po” . Kjo do ta bёjё tё reflektojё disi. Sigurisht, nuk do kthehet nё njё Michael Bubble, por do fillojё tё mendojё se t’ju thotё“ Zemёr” nё rastet e duhura, nuk do tё minimizojё burrёrinё e tij.

Si baba, ai do të jetё një “Baba” nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs. Ai gjithmonë do të jetë në krye të tavolinёs dhe kjo vlen edhe kur do tё jeni nё piknik. Kudo qё tё uleni pёr tё ngrёnё gjatё njё pikniku, rrёze njё peme apo afёr njё lumi, pasi tё shtroni mbulesёn, ai do tё ze vend nё krye tё saj. Ai do të kërkojnë respekt dhe bindje dhe do tё insistojë në rutinë dhe disiplinë. Por ai do ta paguajë atë me përkushtim të ndershëm, madje edhe sakrifica, ndoshta dhe me miratime pёr festa tё mёdha Ditёlindjesh dhe Krishtlindjesh. Baballarët Bricjapka shumё tё ngjarё mos ti llastojnё fёmijёt e tyre. Ata do ti bindin fёmijёt tё shkojnёte dentist dhe tё bёjnё detyrat e shtёpisё, edhe me metodёn e vjetёr, nёse do jetё e nevojshme.

Mёnyrёn e tij tё organizimit dhe disiplinёs do tju a pёrcjellё fёmijёve prerazi. Kujtojini atij se prindёrimi mund të jetë kënaqësi,ashtu siç ёshtё dhe një përgjegjësi serioze. Mësojini fëmijët për t'i dhënë atij puthjen e mbrёmjes dhe inkurajojeni atë të marrë pjesё nё lojrat me top, nё peshkim apo nё not. Nëse ai është pak të rreptë, mos harroni se fёmijёt do të keni përfitim afat gjatë nga kjo, për aq kohë sa ai nuk e tepron. Kur nipërit do tё kërcejnё nё prehёrin e tij, ai do tё jetё jashtёzakonisht dorëlëshuar. Gjyshёrit Bricjap mund tё jenё dado tё shkёlqyer.

Një mashkull Bricjap rrallë do të martohet me nxitim dhe tё pendohet në kohën e lirё. Shumica e martesave me Bricjapёt janë solide, por nëse Bricjapi bën një gabim, ai do të largohet bafas me nxitim dhe gruaja e tij nuk do të ketёnjë shans të dytë. Bricjapi i urren divorcet, kështu që kjo situatё nuk do të ndodhë shpesh, por kur tё ndodh, do tё jetё përfundimtare.

Burri juaj Bricjap,mund ta rregullojë kohёn pёr tё bёrё dashuri, njёsoj siç mund tё bёjё njё axhendё pёr tё bёrё pazar, tё vizitojё muzetё apo galeritë e artit, tё shkojё pёr peshkim apo gjueti. Kjo mund të duket e ftohtë dhe e pandjeshme, por mos harroni se Bricjapi praktik është i interesuar pёr anën fizike të dashurisë shumё kohё mё gjatё sesa burrat e tjerё qё mbёshteten te poezia për të shprehur emocionet e tyre.

Pra, kjo nёnkupton pikёrisht atё qё ju kam thёnё qё nё fillim. Ёmbёlsira ёshtё e fundit. Kur ai tё dalё në pension, do të ketë më shumë kohë për të zhvilluar teknikën e tij të dashurisë. Kjo është më mirë se sigurimi nga pensioni. Por edhe kёtё do ta keni mё njё burrё Bricjap, siguri nё njё ditё me shi, sigurim kundër vetmisë dhe sigurim kundër goditjeve të një bote të shëmtuar.

Çdo femër e ndjeshme e çmon vlerën e përkushtimit tё mashkullit tё udhёhequr nga Saturni. Ai nuk do të jetë një dashnor i zjarrtë që ju mbron me sytё sytё e zjarrtё dhe fjalimet e zjarrta plot lule. Por ai do t’ju mbrojë nga të gjitha frikёrat e tua femërore. Ai është një djalë i vështirё me një zemër të butë. Ai do të pres drutё për tё ndezur zjarrin nё oxhak, pastaj do të ulet me ju pёrballё zjarrit dhe do tju mbajё dorёn pranё zemrёs sё tij. Nuk ka rёndёsi sa shumё thinja do tё shtohёn nё flokёt e tua apo sa rrudha do krijohen nё fytyrёn tuaj; pёr tё ju do tё dukeni si vajza qё e bëri atë të thotё“ Tё dua!” Prandaj mendojeni edhe njёherё; pse duhet t’jua thotё ai kёtё vazhdimisht? Njё herё është e mjaftueshme, kur zgjat kaq shumё.

Gruaja Bricjap

Nuk ka asnjё tё ngjashёm me njё femёr tipike tё shenjёs sё Bricjapit. Ajo mund të jetë një kuratore muzesh që mban size sit ё plakave, ose mund të jetë një balerinё qё vesh tanga. Ju mund ta shihni tek drejton njё kafene tё vogёl dhe tё pёrgatisё edhe hamburger aty, ose tё jetё duke organizuar mbremjen gala bamirёsie mё tё madhe nё qytet. Një grua Bricjap mund të dekorojё shtyllat e shoqërisё, tё buzëqeshёme pёrmbajtje pas një kandidati politik ose tё derdh lëngje misterioze në epruveta. Por, çfarëdo që ajo është duke bërë dhe çfarëdo që ka veshur, Saturni do të sundojë veprimet dhe qëllimet e saj sekrete.

Ajo mund të jetë ultra-femërore, flirtuese dhe simpatike mjaftueshёm, për ta bërë një mashkull të ndjehet si një arush gjigand i cili mund ta mbrojё atë nga bota e ftohtë dhe mizor. Ose ajo mund të jetë e akullt, e qetë dhe e përmbajtur, ulur e sigurt në piedestalin e saj prej mermeri dhe duke ju sfiduar ju , qё tё jeni mjaftueshёm i mençur pёr tё fituar dorën e saj superiore. Çfarёdo personaliteti tё projektojё, nën dredhitë femërore apo mënyrën e ndjeshme dhe praktikё të saj, ajo ka një qëllim- vendosmërinё e hekurt pёr tё gjetur njeriun e duhur, i cili mund tё bëhet i rëndësishёm njё ditё, ta bëjë krenare dhe të jetë një baba i mirë për fëmijët e saj.

Shumë femra Bricjapi janë vajza dhe gra karriere, ju mund të mendoni se dashuria dhe martesa do të jenё gjithmonë një zgjedhje të dytë pёr to. Ёshtё e rёndёsishme tё kuptoni se pёr Bricjapёt, siguria autoritet, respekti dhe pozita janё prioritete. Pak dallim ka nëse këto nevoja kёrkohen para dërrasës sё zezë si mësues i një shkolle, pas një tavolinë si një drejtues ekzekutiv ose nё krah tё një burri ambicioz, jetёn shoqërore tё tё cilit, ajo mund ta menaxhojë me lehtësi dhe planifikim të kujdesshëm.

Nё një mënyrë ose në një tjetër, gruaja Bricjap do ta marrë famёn e saj. Disa prej tyre e marrin atë duke shkruar libra, duke dhёnё mёsim, duke pikturuar apo kompozuar muzikё. Është e habitshme se sa shumë Bricjapё nga tё dyja gjinitё, kanë talent të pazakontë artistik. Ndoshta ajo buron nga një ndjenjë e lindur e bilancёs dhe harmonisё, duke e ditur se çfarë është e kënaqshme dhe se çfarë është e drejtë apo e saktë.

Ashtu si kafsha qё simbolizon kёtё shёnjё, dhia, e cila duhet tё ngjitet vazhdimisht pёr lart, edhe femra bricjap kёtё synim ka. Pavarёsisht nga pozicioni aktual qё ndodhet, i ulёt apo i lartё, ajo do tё insistojё tё shkojё nё majё tё malit, atje ku pamja ёshtё mё e kёnaqshme pёr tё. Nuk ka asnjё gjё qё bie nё sy te njё femёr Bricjap. Me siguri qё nuk do ta shikoni asnjёherё tё bёrtasё me zё tёlartё apo tё shtyjё pёr tё dalё nё rradhё tё parё. Madje do mendoni se ajo ёshtё kaq e urtёsa do jetё e kёnaqur edhe nёse ulet nё rresht tё fundit. Por prisni dhe shikoni se kush do ngrihet nё detyrё!

Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën. Vetëm jepini kësaj vajze gjysmë shansi të jetë një drejtuese sociale dhe administruese e familjes dhe ju do të shihni se sa shpejt e humb ajo interesin pёr punën e saj (një nga gjërat e pakta që ajo do të bëjë shpejt). Nëse keni nevojë për të, gruaja Bricjap me kënaqësi do të vazhdojë të punojë për t'ju ndihmuar të rriteni profesionalisht dhe arrini suksese mё tё mёdha- ajo do ta bёjё kёtё me kёnaqёsi. Megjithatë, ajo është më e lumtur duke shijuar pozitën e saj si gruan tënde, me kusht që ky pozicion tё jetё i mirё dhe tё ketёsiguri të mjaftueshme financiare.

Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mёnyra e hijshme qё ka. Ju mund të takoni një vajzë Bricjap, e cila tё jetё rritur në një kasolle pranё shinave tё trenit, apo babai i saj tё ketё punuar në një minierë qymyri, por vetёm nёse ajo vendos të zbulojë prejardhjen e saj (që me shumё gjasa nuk do ta bёjё ) ju do të jeni i bindur se ajo vjen nga një familje e vjetёr me tradita dhe ёshtё shkolluar nё njё nga shkollat mё tё mira jashtё vendit. I tillë është i ndërtuar Bricjapi, nё kuptimine paraqitjes sociale dhe konservatore.

Çdo njeri që është i përfshirë në një marrëdhënie me femra Bricjap duhet të mësojnë një fakt themelor në lidhje me këtë shenjë tё Diellit. Ajo duket mё e përmbajtur dhe mё e qëndrueshme emocionalisht sesa ёshtё nё tё vёrtetё. Mënyra sesi sillet, mund tju bindi se ajo është e fortë si një shkëmb dhe asgjë nuk mund të trazojё sipërfaqen e saj të qetë. E vërteta është se ajo është e ekspozuar ndaj shumёgjёndjeve shpirtёrore.

Tё gjitha femrat kanё momente trishtimi, por vajzat dhe gratё Bricjap mund tё kenё periudha tё gjata merzitjeje dhe dёshpёrimi. Sidomos nёse ato ndihen tё keqtrajtuara apo tё pavlerёsuara. Ajo mund ta quajё kёtё se vjen nga tё qenit e ndjeshme, por pesimizmi dhe depresioni janë shumë më thellë tё rrënjosura se kaq. Ata janë shkaktuar nga frika e të ardhmes, nga shqetësimi për ndjenjёn e turpit nё ditёn e sotme, mbi dyshimin nёse nuk ka qenё mjaftueshёm e mirё nё tё kaluarёn. Këto femra nuk e pranojnë lehtёngacmimin. Mbajeni atë në minimum. Për të qenë të sinqertë, ato e quajnёtë pamundur për ta parёsi shaka njё situatё, kur ato janë viktimat. Ju nuk keni pse ta mbysni nёkomplimente vazhdimisht (ajo do ta ndiejё kur ato janë të pasinqerta, gjithsesi), por mos bёni shaka kur janёçeshtjё tё rëndësishme dhe lavdёrojёni mjaftueshёm qёta kuptojë që ju e dini vlerën e saj të vërtetë.

Është e vështirë për të që të jetё e qetё në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë tё Bricjapit, ndonёse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kёnaqet rastёsisht. Nuk ёshtё njё nga hobet e saj qё tё rrije ulur dhe tё pёrqafohet dhe puthet pafrymё, ndёrkohё qё e ardhmja e saj ёshtё e pasigurt.

Por nёse vendos qё ti je njeriu i duhur dhe financat janë të sigurta apo ambicia juaj është e mjaftueshme pёr tё ecur para, atehёrё pёrqafimi i saj do jetё i ngrohtё si ё njё arushi Panda, madje mund tё bёhet edhe pasionante. Femrat Bricjap nuk besojnё në ëndrrat e turbullta që enden pa drejtim nё qiellin e mjegull. Ata duan të dinë se ku do ti marrё anija me vela e romances dhe tё sigurohёn qё deti ёshtё i sigurt. Ndërtoni një themel të fortë nën shtëpinë tuaj, nëse keni ndërmend tё fusni njё vajzёBricjapi nёtё . Sigurohuni që shtёpia është siguruar dhe hipoteka është paguar .

Femrat Bricjap kanë një bukuri të freskët. Ju rrallë do të të gjeni njё femёr bricjapi qё nuk është tërheqëse. Megjithatë ato janë të turpshëm dhe të pasigurta në lidhje me pamjen e tyre dhe ato kanë nevojë për siguri të vazhdueshme. Femrat e Bricjapie urrejgёnjeshtrёn dhe ato nuk do tё gёnjenin pёr moshёn e tyre. Ata zakonisht nuk e tregojnё moshёn e tyre nga pamja qe kanё. Kur janё tёreja , duken moshё mё e madhe dhe pastaj befas gratё duken si vajza të reja, kur kanё kaluar mesin e jetёs.

Do të bёni një gabim tё tmerrshëm nёse i qortoni familjen e saj. Burri qё martohet me një vajzë Bricjapi, martohet edhe me familjarёt e saj. Nё kёtё pikё nuk mund tё negocioni mё tё. Shumë herë, femra Saturn është përkrahja e vetme e familjes së saj, financiarisht apo moralisht ose të dyja. Ajo mund të kujdesen për një prind të sëmurë me përkushtim deri në pikën qё mund tё heqё dorë nga ideja e martesës plotësisht. Shpeshherё, ajo do ti gëzohet flijimit për shkak të dashurisë të ndershme për familjen e saj, por edhe në qoftë se ajo e do atë, sensi i saj i fortë i përgjegjësisë dhe detyrës nuk do të lejojë atё ti kthejё shpinёn familjes sё saj.

Do ishte mirё qё ju tё filloni tё planifikoni tё merrni njё shtёpi qё tё ketё nje ose dy dhoma pёr miqtё. Gjithsesi shikoni dhe anёn positive tё kёsaj. Ju do të keni një grua që është e sjellshme dhe e vëmendshme ndaj familjes sё saj. Por sё shpejti edhe tuajёs. Femra Bricjap do ta kuptojё nëse ju duhet të jepni një shumë fikse për prindërit tuaj çdo javë dhe ajo ndoshta do të jetë një shoqëruese e mirё pёr vëllezërit dhe motrat tuaja. Ajo është lloji i vajzës që ju çoni nё shtёpi pёr ta aprovuar nёna juaj dhe ajo e miraton menjёherё. Mamaja juaj ka tё drejtё.

Vajzë Bricjap, ndonёse është një femёr tipike Saturni, do të jёtё një grua e shkëlqyer. Shtëpia e një gruaje Bricjap, shpesh duket aq e pastёr dhe pa rrёmujё, sa ndonjёherё do mendoni se zanat dhe xhuxhat vijnё natёn dhe e rregullojnё atё. Ajo nuk harxhon kohё me gjera tё pavlera , por ёshtё vazhdimisht duke punuar dhe duke dhёnё mё tё mirёn e saj.

Në fakt, ajo është me tё vërtetë romantike, me imagjinatë mё të madhe sesa ato qё fantazojnё histori joreale. Çdo vajzë e lindur nё janar e ka poezinё brenda shpirtin te saj, por ajo nuk ka shumë simpati për poetët që vdesin nga uria. Kujdesuni qё tё keni ushqim dhe strehim, pastaj ndiqeni ёndrrёn tuaj, cilado qoftё ajo- ёshtё motoja e Bricjapit. Gjithashtu sigurohuni që ëndrra qё po ndiqni ёshtё me vlerë. Ajo nuk sheh asgjë joshëse apo magjike te dështimi.

Gruaja juaj Bricjap ёshtё e dhёnё pas çёshtjeve tё ndjeshme sociale. Ajo do të jetë e palodhur pёr tё luftuar për të varfёrit dhe të pambrojturit, por ajo preferon ta tregojë bamirësinë e saj në përpjekjet pёr grupet, sesa për individët. Femrat Bricjap janë udhëheqësit e natyrshme tё klubeve të grave.

Ajo ndoshta do ti edukojё fёmijёt me ndjenjёn e kursimit dhe respektit. Megjithatë, ata do tё udhqehen me ushqime cilёsore dhe do tё veshin kёpucёt me tё mira. Për të , ekonomia nuk ka tё bёjё me tё qёnit e lirё. Fëmijët e saj duhet tё jenё tё sjellshёm me tё afërmit dhe pleqtë dhe ata ndoshta do të mësojnë sjellje të shkëlqyera. Ata nuk do të jenë tё llastuar ose tё padisiplinuar. Ajo mund të jetë pak e rreptë dhe mospërfillëse për dhembjet qё mund tё kalojnё ata gjatё rritjes, por ajo do të jetë një audiencё e zjarrtё për arritjet e tyre.

Fëmija që shkon në shtëpi nga shkolla dhe therrёt, "Mami, e di çfarё kam mësuar sot," nuk do të injorohet nga nëna Bricjap, e cila kurrë nuk do të jetë shumë e zënë për ti treguar fёmijёs sё saj interes dhe vëmendje. Pasi ata bëhen adoleshentë, mund të ketë disa barriera, kur do tё pёrballen konservatorizmi i Saturnit me liberalizmin e të rinjve. Në këtë pikë, ajo mund të ketë nevojë për ndihmë pёr tё kuptuar ëndrrat e fëmijëve të saj entuziaste. Ajo është aq inteligjente sa tё tërheqë brirët e saj, nëse mendon se mё shumё do tё humbasё se do tё fitojё.

Shumё femra Bricjap kanё lëkurë të ndjeshme dhe nuk pёrdorin shumё tualet. Madje disa kanё alegji prej tij. Por natyra u ka dhёnё bukuri natyrore që nuk ka nevojё pёr zbukurim, ndonёse fytyra e tyre do jetё pak mё e zbehtё se ajo e grave tё tjera.

Me durim ndihmojeni grua tuaj Bricjap ta kapërcejё mungesën e besimit personal. Kryeneçësia mund të jetë një nga tё metat e saj, por ajo nuk është gёrnjare apo e bezdisshme. Ajo do t'ju shtyjë drejt suksesit, por ju duhet tё jeni tё butё dhe të përkushtuar ndaj saj. Me modestinё dhe me menyrёn e saj tё butё, ajo do tё dijё tju rrotullojё nё majё tё gishtit tё saj tё vogёl. Ka shumё dashuri tё qendrueshme brenda saj, qё tё bёni gabimin ta kerkoni tё grate e tjera. Kush thotë se ajo nuk beson në përralla? Vetëm një vajzё e mençur Bricjap mund të shikojë thellë në sytë e një bretkocë tё shёmtuar dhe të shohё se nё tё vertetё ai ёshtё një princ.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e BRICJAPIT  Empty Re: Shenja e BRICJAPIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:34

Fёmija Bricjap

Nëse ju jeni një nga ata njerëz, qё nënat zakonisht i kanё inat,  sepse ju mendoni se të gjitha foshnjat e porsalindura duken si burra dhe gra nё miniaturё; pёrshkrimin tuaj mund ta pёrdorni pa hezitim tё foshnjat Bricjap dhe nuk do hasni aq shumё rezistencё nga nёnat e reja.  Ata duken moshё e madhe kur janё nё rininë e tyre dhe të rinj kur janё nё moshën tё vjetёr. Kjo fytyrё e vogёl e rrudhosur, njё ditё do tё shtrohet dhe do tё lёmohet. Ndoshta kjo ka të bëjë me të qenit i lindur në janar-viti i vjetёr largohet dhe Viti i Ri vjen. Ky moment bёn tё bashkohen imazhi i njohur i Plakut tё Vitit tё Vjetёr me pamjen foshnjore tё Vitit tё Ri.

Nëse ju keni një fëmijë Bricjap, do ta vini re mospërputhjen shumё shpejt. Qё nё periudhёn qё ai ёshtё njё foshnje dhe fёmijё i vogёl, ju do të ndiheni disi të shqetësuar me pjekurinë e tij të çuditshme. Mund ti thoni diçka pёrkёdhelёse si "Do bebi im bukulosh biskotё, qё e ka bёrё mami si zog qё fluturon?” duke bёrё dhe mimika gazmore dhe ai do tё bёjё njё vёshtrim serioz,  tё mendueshёm, tamam sikur pyet veten sesa budalla mund tё bёhesh akoma. Nuk duhen shumё nga kёto vёshtrime qё tju bёjnё tё ndiheni i turpёruar gjatё bisedёs me bebin tuaj tё udhёhequr nga planeti Saturn.

Fёmijёt Bricjap janë kokëfortë dhe pozitive në kёrkesat dhe tekat shijet, por ata nuk bëjnë zhurmё të madhe në shprehjen e tyre. “Cjapi”juaj i vogёl, nuk do tё shpёrthejё me zemёrimin e kalit apo tёpёrplasё  grushtin e tij nё pjatёn e pures sё patateve, por ai do ti  menaxhojё dhe komunikojё reagimet e tij negative mjaft qartë. Një nënë mund të ndihet disi e frikësuar nga një foshnje Bricjap, por pa e ditur se kushёshtё arsyja e saktё pёr kёtё ndjesi. Nё njё farё mёnyre ai e bёn atё tё ndjehet atё mirё, por njёkohёsisht edhe tё ndihet pa mend apo e zbuluar. Qё tё jem e sinqertё, ai e bёn atё tё ndihet si fёmijё, nё vend tё ndihet prind.

Ky fёmijё i vogёl, nuk ёshtё nga ai lloj qё heziton apo heq dorё nga mendimi qё dёshiron.

Ai zvarritet ose ecёn duke u lёkundur pikёrisht drejt vendit qё dёshiron tё shkojё. Ju keni pёrshtypjen se ai e ka organizuar kёtё me kujdes nё mendjen e tij, ndёrkohё qё ishit duke i pelenёn. Fёmijёt e vegjёl Bricjap nuk kanё ndrojё pёr tё shprehur dёshirat e tyre. Ju e merrni qartё mesazhin e tij. Pas kёsaj ata janё vazhdimisht nё pritje tё pёrgjigjes suaj. Supozojmё se do ti thoni “Jo”. Nëse kjo nuk është ndonjë gjë e rëndësishme, ai ndoshta do ta pranojë zhgënjimin pa skena mallëngjimi. Në qoftë se kjo është diçka që ai me të vërtetë e dëshiron, ai do ta marr atë, në një mënyrë ose në një tjetër. Pёrgjigja juaj "Jo" do të thotë shumë pak për të. Në vend qё ta luftojё, ai do ta injorojë atё dhe do presё pёr aq kohë sa nё fund ju do dorёzoheni dhe do ti jepni atё qё ai do.

Ndërsa ai rritet, pasardhësi juaj Bricjap do të fillojë të organizojë jetën e tij brenda një rutinë. Ai do ti mbajë lodrat e tij në një vend të caktuar dhe do të shqetёsohet shumё nёse ju i lëvizni ato ose prishni sistemin e tij. Nëse ai është një fëmijë tipik Saturni, zakonisht do tё përshtatet natyrshëm me oraret e drekës dhe ai do të ketë mё pak interes për truket fëminore ose halldisjet rinore sesa të rinjtë tjerë.

Edhe kur ata janë shumë të vegjёl, këta djem dhe vajza do të tregojnë një preferencë të vendosur për jetën në shtëpi. Bricjapi i vogёl, mё shumё do preferojё tё shkojё nё piknik me prindёrit ose tё rrijё nё shtёpi dhe tё dёgjojё njё bisedё mes tё rriturish, se tё vrapojё jashtё dhe tё luajё me moshatarёt e vet. Ai rrallë do të ketë një grup apo bandë  me miq. Ai mund të ketë vetëm një ose disa shokë të ngushtë, ose ndoshta vetëm një mik i veçantë me të cilin ai ndan sekretet.

Shkolla rrallë është një problem për nxёnёsit dhe studentё e rinj Bricjap. Vёtёm nëse ai ka patur një ashedente konfliktuale apo Hënёn nё lindje,  nё tё kundёrt ky fëmijë do të jetë i mrekullullisht përgjegjës për detyrat e shtëpisë. Ai do të futet në shtëpi, do tё heq pallton e tij dhe do të ulet menjëherë për të bёrё mësimet. Nëse ai është një Bricjap i vërtetë, ai nuk mund të shkojё të luajë, pa mbaruar mё parё detyrat e tij.  

Kur fёmijёt Bricjap janё gati për kohën e lirë, loja e Saturni shpesh merr formën e njё loje duke pretenduar qёёshtё i rritur.  Vajzat e vogla Bricjap duan të luajnë, duke veshur fustanet e mamasё sё tyre. Ndonjëherë ato do të sugjerojnë, "Ti do tё jesh fëmija dhe unë do të jem mamaja ", qё mund t’ju bëjë tё ndiheni nё siklet, sepse vajza  juaj e vogёl, do të jetë çuditёrisht bindëse në rolin e kundërt. Ju do të ndiheni si “budallaqe” duke qëndruar në koshin e lodrave dhe duke gugatur,  ndërsa ajo  jep spektaklin e saj tё madh, veshur me kёpucёt tuaja me taka tё larta dhe me varёset vezulluese; duke ju thёnё nё mënyrë të vendosur, "Mos lёvizni ende ose do tё shkosh nё shtrat pa ngrene darkё”.

Ju krijohet përshtypja se ndoshta duhet ta ndaloni lojёn shpejt, para se që ajo me të vërtetë do tju çojё në shtrat. Ndonjëherë fëmija Bricjap do të pretendojё se ёshtё prindi i kafshёs shtёpiake dhe do jёtё mjaft i pёrgjegjshёm dhe serioz lidhur me pёrgjegjёsinё. Disa djem Bricjapi do të pretendojnë se ata janë mësuesit, mjekët, drejtuesit e hekurudhave të mëdha apo babai vetё. Fëmijët Bricjapi gjithashtu pëlqen të pikturojnё ose tё dëgjojnё muzikë, por ata nuk do të humbin shumë orë të kohës së lirë në lojëra pa qёllim. Shpesh ata do të merren me diçka praktike, e cila duhet te ketё njё qёllim tё dobishёm. Ata duhet të inkurajohen për të luajtur jashtë, sepse nuk janё shumё tё dhёnё pas ajrit tё pastёr dhe lojrave nё natyrё.  

Mësuesve, zakonisht , ju duken tё kёndshёm fëmijёt Bricjap pёr ti mёsuar dhe udhёzuar, por ata mund të humbasin durimin nga kokёfortёsia dhe metodat e tij tё ngadalta tё tё mёsuarit. Megjithatë, mësuesit rrallë do të ankohen pёr pavёmendje apo neglizhim tё studimeve nga ana e nxёnёsve Bricjap. Këta të rinj janë zakonisht nxёnёs dhe student shumë të mirё, pasi kanë arritur tё kuptojnё bazat. Ata nuk mёsojnё shumё shpejt apo tё bien nё sy, por janë të kompletuar dhe të kujdesshëm. Përqendrimi i Saturnit është shumё i madh, ai i bёn ata tё fitojnё çmime dhe tё marrin nota maksimale.

Kur fёmija juaj Bricjap, do tju sjellё nё shtёpi dёftesёn me rezultatet dhe vlerёsimet per sjelljen, do tё lexoni qё ai ёshtё i bindur, i zellshëm dhe i besueshëm, por qё "ai ngurron tё marrё pjesë në diskutimet në klasë", "refuzon të lexojë", "është i turpshëm, i mungon besimi dhe nuk përzihet me nxënësit e tjerë. ju do të filloni të shqetësoheni se ndoshta fёmija juaj ёshtё njё tip i mbyllur dhe me pak shpresa pёr tu bёrё njё njeri social nё tё ardhmen. Pastaj një ditë fёmija juaj Bricjap rastësisht përmend se duhet tё shkojё herёt nё shkollё pasi ka pёr tё bёrё njё njoftim para shkollёs. Pse duhet ta bёsh kёtё njoftim e pyesni.  "Oh, sepse unë jam Presidenti i klasës". "Pse nuk mё ke  thёnё mё parё?" ai do të përgjigjet me modesti nё çast "Eh,  nuk ishte dhe  aq e rëndësishme." Por ai do të jetë i kënaqur dhe do tё ketё edhe turp. Ky ёshtë modeli qё do ndjekё edhe nё jetën si i rritur.

Ndonёse nё dukje mё i ngadaltё se tё tjerёt,  ai në heshtje dhe në mënyrë të pashmangshme do të arrijё deri në një pozitë lidershipi, pasi tё tjerёt kuptojnё se ai ёshtё dikush tek i cili mund tё kesh besim se do jetё i pёrgjegjshёm.  Bricjapin mund ta kenё lënë për të ruajtur thesaret dhe për të mbajtur shënime,ndёrsa tё tjerёt ёndёrrojnё pёr gjera tё mёdha dhe karrierё,  ndërsa ato të shoqërueshëm dhe të luajnë ëndërr, por ai nuk do të ndjehet i imponuar. Ato çfarё ai kёrkon janё respekti dhe autoriteti.

Një djalë Bricjapi tipik , do tu imponohet miqve apo vëllezërve dhe motrave më të vegjёl  me një vullnet kokëfortë, i cili mund të shkojё deri në mizori fёminore, pasi fёmija Bricjap do të shfaq tiparet më dominuese nga tё gjitha shenjat e tjera tё Diellit. Ndёrkohё qё mund tju duket problem kur fёmija bricjap ёshtё mё i vogёl se vёllezerit e tjerё dhe tё shqetёsoheni se mos po e shtyjnё oat ё drejtё. Mos u bёni merak. Ai mund të kujdeset për veten e tij.

Nё lidhje me gjininё e kundёrt, Bricjapёt e vegjёl do tё jenё pak tё turpshëm, por edhe tё interesuar intensivisht. Ju mund tё dëgjoni vërejtje si, "Djemtë janë si tё humbur," dhe "Vajzat janë si tё hutuara ", por ata do të preokupohen fshehtazi nё lidhje me  Ditën e Shën Valentinit në shkollë dhe mund tё dërgojnё njё tufe me lule tek simpatizanti i vet me nёnshkrimin " Gjeje kush jam ". Adoleshenca nё aspektin romantik  mund të jetë pak e dhimbshme. Ata do të kenё nevojё pёr inkurajim dhe kujdes tё veçantё kur do tё fillojё pёriudha e takimeve dashurore.  

Është një bekim të jeni prindërit e një djalë apo vajzë tё lindur nё janar. Me shumë pak përjashtime, është si një dhuratë nga perëndia. Me përjashtim të rasteve kur ai provokohet shumё dhe detyrohet tё thotё diçka mizore dhe  tё dhimbshme, fëmija Bricjap zakonisht do të jetë aq i ëmbël si "torta me karamel" qё ai e urren .

Nëse do keni nevojё pёr para tё holla, ju gjithmonё mund të merrni borxh disa qindarka nga kumbaraja e tij me derrkuc. Ai do të jetë i sjellshëm me mё tё rriturit dhe do tё ofrohet pёr ti ndihmuar edhe pa ia kёrkuar, me përjashtim tё periudhave të rralla kur ёshtё kokëfortë.  Ai do dijё të organizojë punët e tij dhe të jetë serioz në lidhje me të ardhmen e tij, edhe pse ju mund ta detyroni atë të pastrojё veshët e tij. Ai do të jetё i dhёnё pas shtëpisë dhe familjes me përkushtim të ndershëm dhe ju rrallë do ta pyesni veten se ku është ai.

Shumicёn e kohës, ai do të jetë  pranë jush, duke shijuar çdo minutë. Ai ka ëndrrat e tij të ndritshme, të ngurta dhe praktike. Mos u shqetësoni nëse ai shpërfill Bukuroshja e Fjetur dhe Pinokun. Kur tё jeni e moshuar dhe e thinjur dhe tё ndiheni e humbur dhe e harruar nga brezi i ri,  biri ose bija Bricjap do ta respektojnё sinqerisht urtёsinё dhe mençurinё e moshёs tuaj. Ai do të jetë entuziast pёr tju takuar ose pёr tju ftuar nё shtёpi, qoftё edhe pёr tё jetuar me tё. Nuk do ketё gjё mё tё bukur sesa tё dёgjoni fёmijёn tuaj Bricjap duke thёnё {kёsaj here me tё vёrtetё}:   “ Tani unё do jem mamaja ( babai) dhe ti do tё jesh fёmija. Je kujdesur pёr mua me dashuri, tani ёshtё rradha ime tё kujdesem pёr ty”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e BRICJAPIT  Empty Re: Shenja e BRICJAPIT

Mesazh  Luli 13.04.14 23:35

Bricjapi Shef

Unë e njoh një shef Bricjap, i cili ёshtё shumё i njohur nё botёn e biznesit tё spektakleve, por pak njerёz e njohin atё. Emri i tij nuk ёshtё shkruajtur mё drita neoni dhe as gazetat nuk shkruajnё pёr veprimtarinё e tij. Ju asnjёherё nuk do ta shihni fytyrёn e tij nё revistёn e biznesit, por do tju duhet tё mёrrni aprovimin e tij para se tё pёrpiqeni tё shisni ndonjё ide ne tregun muzikor.

Ky Bricjap ulet me vendosmёri prapa tavolinës sё tij,ai nё mënyrë efikase arrin tё koordinojё tё gjitha aktivitetet e ndёrlikuara tё jetёs sё njё personaliteti të famshёm. Kjo mund të shkojё nga marrja e të afërmve tё aktores në aeroport, deri tek marrja me qera e njё jahti pёr premierёn e filmit tё ri. Ai me qetësi merret me çёshtjet ligjore dhe problemet e taksave, duke u siguruar qe avokati dhe kontabilisti tё jenё nё krye tё detyrёs.

Telefoni i tij bie vazhdimisht nga punonjёsit e tjerё, tё cilёt janё shpёrndarё pёr çёshtje punё nё tё gjitha anёt dhe ai e di kush ёshtё ku, pse dhe kur do vijё. Ai mund tё mbajё katër milion statistika në kokën e tij, duke përfshirë informacione top sekrete, pёr tё cilat gazetarёt investigativё do jepnin nje sy pёr ti ditur, skenёn e hapjes sё njё filmi njёzet vjeç, tё dhёnat e njё filmi aktual, deri tek kateringun me tё shpejtё pёr spageti me djath Italian.

Dita e tij nuk mbaron asnjёherё. Ajo fillon në tё gdhirё dhe mesnata e gjen atë duke verifikuar urdhёrat qё duhet tё shohё nёse janё ekzekutuar tё nesёrmen nё mёngjes. Shpeshherё, ai rruhet , lahet dhe ndёrrohet nё zyrё. Ky Bricjap i veçantë drejtues ka një kat tё tёrё zyrash nё njё ndёrtesё nё qёndёr tё qytetit. Përveç dhomave tё jashtme dhe sallës sё pritjes, ka një hapësirë të madhe për zyrёn e tij private.

Para se tё hysh nё zyrёn private, ёshtё njё tavolinё mbushur plot me letra qё presin vёmendjen e tij tё përditshme. Pjesa tjetër është e mobiluar me dy kolltukë të mëdhenj, disa karrige, tavolina pёr kafe, perde tё rënda, llampadarё, rafte me libra, qylim tё trashё. Ai madje ka një dhomë ngrënie, me një tryezë të madhe të mjaftueshme për drekë, pasqyra, enë argjendi. Muret janë të mbuluara me letër muri dhe ka disa akuariume me peshq tropikal nё dhomë. Ju do të mendoni se keni qenë në shtëpi e tij dhe jo nё zyrёn e njё ekzekutivi tё rëndësishëm.

Nё tё vёrtetё është pikërisht aty ku jeni. Duke qenё se ai shpnzon kaq shumё orё jashte shtёpisё, atёherё ai ka menduar ta marrё shtёpinё me vete. Shefat e tjerё mund tё lumturohen qё tё largohen nga shtёpia pёr çёshtje pune dhe ti gёzohen botёs sё biznesit, por pёr shefin Bricjap kjo nuk vlen aspak. Ai e ka shtёpinё tё shenjtё. Ai nuk e lё familjen pas dore pёr hir tё biznesit.

Zakonet e tij tregojnё mёse mirё qё ai udhёhiqet nga Saturni. Edhe pse është i ashpër, ai gjithashtu mund të jetë i butë dhe i turpshëm. Ky shef insiston qё tё gjithё ti binden rregullave dhe ti kryejne detyrat me pёrpikmёri. Ai rrallë e ngre zërin e tij për të dhënë urdhra. Toni i tij është i ngjirur, por zakonisht i qetë, përveç në raste të rralla kur gabimet nga pakujdesia apo budallallёku e çojnё atё nё ekstrem.

Vizitorët mund tё frikësohen ndonjëherë nga mënyra e tij serioze dhe formal, por stafi e ka zbuluar zemrën e tij të butë dhe sё jashtmi ata nuk shfaqin asnjё mёri, ndonёse ndonjёherё mund tё shajnё me mendje shefin e tyre tё rreptё. Por ai është një dëgjues dashamirës për problemet personale tё punonjësve tё tij dhe ai gjithmonё sigurohet qё ata ta hanё drekёn dhe tё kene marrёçadrёn kur bie shi. Stafi është si një familje pёr tё dhe padiskutim Bricjapi ёshtё shtylla e saj.

Një kompliment do ta bёjnё ti skuqen veshёt, edhe pse ai rrallë do ta pranojë se e ka dëgjuar atë. Organizatorёt e bamirësive, gjithmonë mund të marrin një çek tё nёnshkruar prej tij dhe në qoftë se aktiviteti i bamirësisё është e lidhur me fëmijët e vegjёl ose moshёn e vjetër, ai do të shtojё një zero shtesë çekut tё tij. Ai duhet kujtuar për të pushuar dhe ngrënë drekë, duke qenё se përgjegjësia e bёn atë të lë pas dore nevojat e tij personale.

Me raste, atij i ikёn humori, bёhet melankolik dhe depresiv, mbyll derën e tij, vёahtron nga dritarja dhe askush nuk guxon ta shqetësojë nё kёto momente personale. Thirrjet telefonike janë nё pritje dhe problemet e zyrёs qёndrojnё tё ngrira derisa ai tё dalё nga kjo gjendje. Ai vishet me ngjyra të errëta konservatore dhe stile tё vjetra si dhe ka njё orё qё duket si e gjyshit tё tij, tё cilёn e shikon vazhdimisht.

Kjo është një panoramё e pastër e një shefi Bricjap. Në qoftë se ju e mbani kёtё imazh në mendjen tuaj, ju do të keni një ide mjaft tё qartё se çfarë të presni nga çdo ekzekutiv Saturn, duke përfshirë edhe shefin tuaj. Nëse ai ka kohë të lirë, ai nuk do ta humbasёatë. Madje do tё pretendojё qё tё njёjtёn gjё tё bёni edhe ju. Punëmarrësit femra që kundёrmojnё era parfum dhe punonjësit meshkuj të cilët gjurmojnё cdo sallё konferencash pёr tё qenё tё pranishёm, nuk do gjejnё njё vend tё lumtur nё zyrёn e njё shefi Bricjap. Nёse jeni sekretarja e tij, kujdesuni qё ai mos tju shohё asnjeherё duke lёmuar thonjtё ose nёse jeni mashkull, mos tju dёgjojё qё flisni nё telefon me tё dashurёn nё orarin e punёs.

Sigurohuni që ai tё marrё vesh se ju e nxirrni nёnёn tuaj pёr drekё çdo fundjave ose qё paguani shkollimin e vёllait tuaj tё vogёl dhe tё jeni tё sigurt qё sё shpjeti do ngriheni nё detyrё. Thonjtë e pastër, mënyrat e sjellshme dhe gramatika e përkryer janë tё nevojshme dhe puna efikase dhe pa ankesa ёshtё njё domosdoshmёri. Asnjëherë mos iu drejtoni atij me emёr kur jeni me njerёz tё tjerё rrotull dhe kurrë mos thoni asnjё fjalё kritikuese në lidhje me familjen e tij para askujt. Ata vlerёsojnё tё kaluarёn dhe historinё si dhe admirojnё ndershёmrinё.

Nёse arrini tё kuptoni zemrën e tij të vetmuar do të fitoni besimin e tij. Të tjerët mund ta shohin atë si një njeri tё disiplinës sё ashёpr, vendosmёrisё së fortё, me një zemër prej guri. Le ta dijё ai që ju shihni atë për atë që ai me të vërtetë është: një shpirt i trembur dhe e ndjeshёm, qё nё fshehtёsi dëshiron të jetë i lire,por e di se ai është i lidhur me zinxhirë nga kërkesat e Saturnit, pёr tu bindur ndaj sistemit të rendit dhe autoritet. Ai do t'ju trajtojë si vajzën apo djalin e vet. Ju do të merrni ndёshkim kur jeni sjellё keq dhe shpërblim kur keni qenё të mirë. Por ai nuk do tju kthejё shpinёn, kur tё jeni nё vёshtirёsi apo tё keni nevojё pёr ndihmё.

Punonjësi Bricjap

Shikoni nёpёr zyrë dhe shihni nëse mund ta dalloni diku atё. Nuk mund tё jetё ai tipi me flokё e me barseta dhe veshje tё modёs sё fundit, as ai djaloshi qё ёshtё vazhdimisht nё humor dhe thotё batuta nё çdo moment. Si thoni pёr atё punonjёsin qё duket kaq shumё i zёnё nё tavolinёn e tij tё punёs? Me flokёt tё ndarё nё mes dhe veshur me kostum tё thjeshtё. Mbi tavolinё mban njё fotografi tё familjes dhe shkresat e punёs. Zakonisht vjen nё punё disa minuta mё herёt dhe largohet disa minuta mё vonё pas pёrfundimit tё orarit zyrtar. Kolegёt dhe konkurrentёt e thёrrasin atё “Zoteri” , ndёrsa ju e thёrrisni sa herё ka probleme. Sigurisht qё ai ёshtё njё Bricjap.

Kush tjetër mund tё ngarkohen nga ju me kaq shumё punё , sa do ti merreshin kёmbet edhe njё kali, por jo njё cjapi? Ai është personi mё i besueshёm pёr ju, kur situate nё punё bllokohet dhe corganizohet, pasi ai vjen pa bujё dhe i jep zgjidhje tё shpejtё. Unë dyshoj nëse ai ёshtё turrur ndonjёherё nё zyrёn tuaj. Ai troket, hap derёn, kontrollon fillimisht për të parë nëse ju jeni të zënë. Rrobat e tij janё model tradicional dhe mënyra e sjelljes ёshtё konservative dhe ai është i vetmi në staf qё nuk del kurrё pa çadrёn e tij, kur bie shi. Ai asnjёherё nuk humbet çantёn e punёs nё autobus apo tё harrojё ndonjёherё ku e ka vendosur ushqimin e tij tё drekёs. Drekën e tij? Natyrisht. Çfarë tjetër mendoni se mund tё mbajё nёatë qese letre ngjyrë kafe? Restorantet janë të shtrenjta pёr tё. Përveç kësaj, ai urren tё japё bakshish dhe të qёndrojё nё rradhё .

Herёn e fundit që e patё atë tё buzёqeshё sa ti dukeshin dhёmbёt ka qenё kur sekretarja juaj i pёrmendi se pa tё ёshtё shumё e vёshtirё tё ecё puna. Ai nuk është tipi qё zbardh dhёmbёt apo mendjelehtё. Ai mund të thotё ndonjё shaka në mёnyrёn e tij të sforcuar ose ti hedhёnjë shikim vjedhurazi dhe nё mёnyrё tё matur një vajzë e bukur, por Saturni kurrë nuk do ta lejojë atë që të humbasё mendjen nga puna e tij. Shumicёn e kohës, ai mendon vetёm pёr çёshtjet e punёs dhe biznesit.Kur ai është në formë, është e vështirë ta arrish atё.

Ju duhet ta pranoni se ai ka vlera unike dhe të vlefshme. Punonjësi juaj Bricjapështë një që ju thёrrisni kur vjen personi nga Kontrolli i Lartё i Shtetit. Kur Bricjapi merret me tё, situate nuk duket dhe aq e sikletshme apo e vёshtirё. Ai madje duket i sjellshёm dhe i respektueshёm. Jo tё gjithё mund ta pёrballojnё njё inspektor taksash apo kontrolli. Bricjapi mundet!

Ndonjёherё, ju keni përshtypjen se punonjësi juaj Bricjap, do të avancojë shumë më lartё në jetë, por e keni tё vështirë ta kuptoni se si ai e përcjell kёtё pёrshtypje. Nuk ka asgjë agresive apo haptazi ambicioze rreth tij. Ai nuk është një alpinist qё bie shumë në sy apo i pamëshirshёm. Le ta provojmё përsëri. Ai nuk është një alpinist qё bie shumë në sy, por nё rrugёn e tij, ai ecёn me vendosmёri drejt vendit ku ka vendosur tё shkojё. Ata që pengojnё progresin e tij të qëndrueshёm, shumё shpejt do të zbulojnё se ai nuk është dhe aq i butё. Ai do ti pranojë përgjegjësitë e tij pa ankesa ose pakënaqësi, por nuk do të pranojё tё abuzohet me tё. Bricpjaёt qё kanё nё kartelёn e tyre tё lindjes, pёrplasje planetare , mund të bёhen befas mizorё dhe tё pamëshirshëm. Por cjapi i zakonshёm, thjesht u jep njerëzve një hungёrimё zemёrake dhe njё vёshtrim tё errёt, kur ata i shkulin brirёt.

Çdokush qё e ka kaluar moshёn pesёdhjetёvjeçare, trajtohet mё nderim tё madh dhe mirёsjellje pa kufi nga Bricjapi. Edhe kur flet nё telefon me te fejuarёn, zёri i tij ёshtё i butё dhe mbrojtёs. Ai ёshtё njё adhurues dhe admirues i pёrulur ndaj njerёzve tё famshёm apo tё pushtetshёm. Çdo gjë që ai e blen, vjen nga tregu i shumicёs, pёrfshirё kёtu edhe ato kёpucёt italiane. Ai mban padiskutim vendin e parё nё qytet, si personi qё jep mё pak bakshishe. Me fjalë të tjera, nën atë kapadaillëku e rremë ёshtё një natyrё tipike e Saturnit.

Punonjësi tipik Bricjap është i ndërgjegjshëm pothuajse pёr çdo gabim. Nëse ai bën një gabim ose gjykon gabim, ai mёrzitet shumё. Gabimet nё punё gati e çojnё nё depression. Ai do të vijë përsëri në zyrë dhe do të punojë jashtë orarit të punës, nëse keni nevojë për të, por ai nuk ta pёlqente kёtё, nёse humbet shumё darka nё shtёpi me familjen pёr netё me rradhё. Bricjapi preferon tu pёrgjigjet përgjegjësive të tij të brendshme së pari dhe të kthehet më vonë te “shkёmbinjtё”,nëse është e nevojshme. Ju nuk do ta gjeni nё punё tё ndryshme, pasi ai nuk i pёlqen ndryshimet profesionale. Bricjapi vendos në fillim qёllimin dhe kёrkon ta realizojё atё me këmbëngulje të patundur. Ai nuk ёshtё i pavendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Nё majë të malit nuk tё lejohet që të ёndrёrrosh dhe tё bёhesh sentimental, pasi pengohesh dhe bie. Titujt zakonisht nuk e tundojnё atë. Ai nuk është duke kërkuar lavdi. Ai ёshtё nё kёrkim tё pushtetit tё vёrtetё: ai dëshiron të jetë ai i cili ruan fortesёn, ndërsa individualistёt dhe idealistët e tjerё pёrpiqen tё kapin fluturat jashtë. Ai nuk ka nevojë qё emri i tij tё shkruhet me shkronja të arta në derë, qё të ndihet i rëndësishëm. Por mos neglizhoni ti rrisni influencёn nё periudha tё ndryshm edhe sigurohuni që ta paguani atё mjaftueshёm. Ai ka për të jetuar në lagjen e duhur pёr tё, do tё dërgojnë fëmijët e tij në shkolla tё mira dhe gruaja e tij ka për tu veshur me shumё shijё pёr miqtё e tyre tё pёrbashkёt.

Punonjёsja jua Bricjap ndjek të njëjtën rrugë drejt majёs sё malit si punonjёsi mashkull. Asgjë nuk e ndalon atё të kërkojё një pozitë të lartё në punёose tё martohet me shefin e saj. Nuk ka shumёrëndësi se cilёn rrugё do tё zgjedhё. Mjafton qё ajo ta çojё pёrpara. Kjo femёr nuk do tё vendosё qerpikё fallco apo thonj me xhel dhe ju asnjёherё nuk do ta kapni duke ёndёrruar me sy hapur. Ajo rrallë do ta ngrejë zërin e saj apo tё bёjё thashetheme me gratё e tjera tё zyrёs. Pas orarit të punës, ajo mund të tregojë pak më shumë kuriozitet pёr biseda tё tjera. Gjithsesi koha e punёs ёshtё vetёm pёr shёfin e saj. Kjo është mjaft e logjikshme, pasi shefi mund të jetё një ditë burri i saj. Pёr tё qenё tё drejtё, ka edhe një arsye tjetër.

Të gjitha personat e Bricjapit kanë një ndjenjë të madhe ndaj detyrës, një respekt tё thellё për eprorët e tyre dhe një disiplinë tё brendshme që i diferencon ata nga punonjёsit e tjerё tё zyrёs. Punonjësit Bricjap të të dyja gjinive do të jenё metodikё. Ata nuk i justifikojnё njerёzit qё vijnё vonё nё punё dhe merren me fjalё boshe. Ata nuk kanë durim ndaj metodave që nuk janë të shëndosha apo procedurave që nuk kanё llogjikё pune dhe ata do të riorganizojnё sistemin e zyrës për tu siguruar që puna po ecёn me efikasitet të dukshme.

Jo të gjithё Bricjapёt janë bankierë, mësuesi dhe llogaritarё. Ata gjithashtu janё studiues të shkëlqyer, dentistë jashtëzakonisht të aftë, inxhinierë dhe arkitektë të shkëlqyer dhe ata janë të aftё në tregti, industri pёrpunuese dhe politikë. Shumë Bricjap janë argjendarё,menaxherë hoteli, pronarё agjencish varrimi, tregtarë arti apo antropologë, por me çdo gjё qё do merren, ata do tё jenё shumё seriozё nё lidhje me të.

Mos harroni se ka një anë krijuese te njerëzit e udhёhequr nga Saturni. Punonjësi juaj Bricjap mund të ketë një talent, që mund të jetё i papritur pёr ju. Ai mund të jetë një artist ditёn e diel dhe një artist shumë i mire madje. Ai mund të jetë një kengetar ne fundjavë, tё bёjё skulptura, të mbjellё lule nё kopёsht, të këndojë në një kor ose tё jetё anёtar nё një grup drame. Kultura është afër zemrës së tij ashtu siç ёshtё edhe Nёna Tokё. Dashuritë e tij të vërteta janë familja, shtëpia, puna e tij, paratё, prestigji, librat, arti dhe muzika, pra sipas kёsaj renditje.

Nga Linda Goodman
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenja e BRICJAPIT  Empty Re: Shenja e BRICJAPIT

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi