EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shifra 2

Shko poshtë

Shifra 2 Empty Shifra 2

Mesazh  Equinox 28.03.14 14:47

Kuptimi dhe simbolika e numrit 2

Numri 2 është numri i asocimit, i bashkimit, i çiftit, është numri i dualitetit e mirë / e keqe, mashkull / femër, jeta / vdekja. Simbolizon shoqerimin, partnerin, gruan.

Shifra 2 2-phot11

Kuptimi ezoterik i 2: Dualiteti

Cilësitë e 2 janë në të njëjtën kohe dy anët e saja te forta dhe të dobëta, për të gjitha ka një ndjeshmëri të madhe për ndjenjat e veta dhe ato të të tjerëve, të njëjtën ndjeshmëri mund të bëj që ta mbajë dhe ta shtyp talentin e vet. Ndjeshmëria dhe mendjehollësia janë ndër cilësitë e tij te shumta.

Për shkak se ai e di intuitivisht se çfarë njerëzit duan ose ndjejnë, mund të jetë tepër diplomatik dhe me takt. Ai është i durueshëm dhe bashkëpunues.

2 ka një ndjenjë të bukurisë, një ndjenjë të bilancit dhe të ritmit.

Megjithatë, ndjeshmëria e tij mund të jetë edhe rënia e tij. Ego e tij jashtëzakonisht delikate lehtë mund të shqetësohet, i pranon shumë keq vërejtjet apo kritikat.

Sepse mund të lëndohet lehtë, 2 ka tendencë për të mbajtur mendimet e tij pra të mos i shfaq ato.

Kjo mund ti jep atijj pakënaqësi dhe zemërim, dhe duke përjetuar konflikte të brendshme.

2 është një dashnor i pasionuar dhe i ndjeshëm, e bën atë të vetëdijshëm për nevojat dhe dëshirat e partnerit të tij. Megjithatë, kur mendon se ai ka qenë i keqtrajtuar apo i lënë pas dore, ai mund të reagojë me fuqi shkatërruese, nganjëherë duke përdorur kritikat personale hakmarrëse.

Shkathtësitë dhe aftësitë diplomatike të 2 i jepin atij mundësinë për të kryer detyra të vështira. Ai mbetet pa vështirësi në hije për të lehtësuar suksesin e biznesit të tij. Megjithatë, ai gjithmonë nuk merr atë që ai meriton për punën dhe rolin e tij, shpesh është i nënvlerësuar.

2 nuk pëlqen të jetë vetëm, ai zakonisht kërkon shoqërinë e të tjerëve. Kjo nevojë e tepruar për të tjerët e çon në një varësi të tepruar për të tjerët. Defektet  e tjera të 2 janë shpesh mungesa e besimit, droja, neglizhimi apo pavendosmëria.

Cilësitë kryesore të 2 janë: paqësor, i ngrohtë, i dashur, diplomat.

Suksesi i 2 zakonisht kalon përmes një shoqate, bashkëpunimi, partneriteti, bashkimi, apo ndonjë profesion ku theksohen cilësitë e tij në marrëdhëniet njerëzore.

2 ka nevojë për siguri dhe rehati, në një mjedis të qetë dhe shoqërinë e të dashurit. Kur 2 e gjen vendin e tij në jetë, ai e ka gjithë talentin dhe inteligjencën për të qenë i suksesshëm.

2 duhet të kërkojë një punë që e lejon natyrën e tij të ndjeshme që të lulëzojë. Ajo duhet të jetë si një beton që i mban të tjerët së bashku.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi