EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shifra 1

5 posters

Shko poshtë

Shifra 1 Empty Shifra 1

Mesazh  Jon 27.02.10 2:37

..........Numri 1

.........................1 x 1 = 1
.......................11 x 11 = 121
.....................111 x 111 = 12321
...................1111 x 1111 = 1234321
.................11111 x 11111 = 123454321
...............111111 x 111111 = 12345654321
.............1111111 x 1111111 = 1234567654321
...........11111111 x 11111111 = 123456787654321
.........111111111 x 111111111 = 12345678987654321
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  Odin 27.02.10 12:08

Piramida prandaj na qenka simbol masonik, sepse simbolizon 1 - fillesen.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  Jon 26.08.10 12:46

Simbolika e numri NJË - 1

Shifra 1 Images18

Ka shumë gjëra për të thënë rreth numrit një ... ky numër simbolizon Përjetësinë, Zotin, burimin e të gjitha gjërave.

Numri Një grafikisht perfaqesohet nga rrethi, simboli i përjetësisë dhe i pafundësisë, dhe nuk ka fund apo fillim, ose një pikë, simbol i Unitetit primordial nga Perëndia dhe kohezionit i botës.

Ky numër është reflektuar në çdo gjë: Çdo gjë është tek Ai, Ai është çdo gjë (1X1=1 , 1:1=1)
Ai përfaqëson Adi-n, ndriçimin e parë, Planin Suprem Hyjnor.

Nga pikëpamja Kabbale është i lidhur me sferën e parë nga pema Sefirotike Keter ("Kurora"). Prapa numrit Një fshihet Urtësia dhe njohuria e Lartë dhe Bashkimi me Përjetësinë.

Sipas Biblës, numri Një lidhet me dritën, dita e parë (D1) e krijimit, pra "Fiat Lux".

Ky numër është i lidhur edhe me elementin e zjarrit sepse me të vërtetë konsiderohet si elementi i parë, edhe pse është mjaft i diskutueshme me Akasha, Eter, por që paraqet "Të gjitha".
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  gentjan kaloshi 26.08.10 14:30

Per mendimin tim numri 1 ka kuptim universal ,ate e gjejme kudo qe te ndodhemi.

Nqs jemi ne nje pyll me pisha shohim dhjetera peme te ngjashme mbase ne pamje te pare por asnjera nuk eshte e njejte.

Edhe dy binjake nuk jane te njejte ndryshojne duke filluar nga shenjat e gishterinjve, personaliteti, karakteri e keshtu me rradhe.

Imagjinoni rreth 6miliard njerez per nga 10 gishterinj te duarve dhe 10 te kembeve per momentin kemi arritur ne 120 miliarde kombinime shenjash ne vetem 1cm katror.

Po per ata qe kane vdekur dhe ata qe lindin?Beni llogarite vete ju.

Imagjinoni edhe grimcat e reres qe per ne jane te panumerueshme mund te jene material i njejte por ndryshojne per nga forma.Keta shembuj deshmojne per ekzistencen e AUTORIT qe krijon, permban dhe zhduk.
gentjan kaloshi
gentjan kaloshi

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  gjilanasi 01.09.10 15:41

Kjo shifër pasqyron një vlerësimin të individualitet. Kjo rimëkëmbje mund të jetë e manifestuar në një autonomi më të madhe, ambicie personale dhe origjinale.
Në anën tjetër, kjo shifër do të thotë edhe individualizëm, egoizëm dhe një tendencë të përqëndroheni në veten tuaj në kurriz të të tjerëve.
Ata njerëz të cilët janë të lidhur me numrin NJË kanë një shije dominuese dhe konkurrence.

1 është i lidhur me universin, Perëndia është Burimi, Pika 0.Tranzicionit nga 1 në 2 manifestohet nëpërmjet ndarjes Grimcë / anti-grimcë.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  Androo 12.11.11 22:26

Shifra 1 Images

Gjashtë herë "1", magjia e numrit perfekt

Ata që mendojnë se bota do të përmbyset më 20 dhjetor të vitit 2012 kanë gabuar, për shkak të optimizmit të theksuar.

Katastrofat natyrore të këtyre ditëve, nga Tajlanda në Itali, të bashkuara me krizat ekonomike dhe politikat botërore, të bëjnë të dyshosh se momenti i larjes së hesapeve është tashmë afër.

Madje mund të themi se ka ardhur. Natyrisht që parashikimet për fundin e botës mund të përgënjeshtrohen, sepse nëse do të konfirmoheshin nuk do të mbetej më askush për të dëshmuar.

Por teksa na vijnë në mendje një mijë e një pyetje për fundin e botës, kemi të drejtë të mendojmë se përse fundi i botës nuk mund të parashikohet në një datë çfarëdo, por pikërisht në ditë domethënëse nga pikëpamja numerologjike si 11.11.11. apo 20.12.2012.

Po çfarë qëndron pas këtyre shifrave, çfarë i bën ato më tërheqëse se të tjerët? Nga një këndvështrim, data e djeshme ishte shumë e veçantë në kuptimin që nuk ka data të tjera ku të gjitha shifrat të jenë njëlloj. Nëse do të kishim jetuar 900 vjet më parë, sot do të ishte pikërisht 11.11.1111.

Edhe më datën 11.11.11 duhet të kënaqemi, sepse sipas numerologjisë është një bashkim shifrash shumë i bukur por mbi të gjitha, tërheqës. Për shembull nëse do të shumëzohet me vetveten, do të përftohet një palindromë e përbërë me shifra nga 1 deri te 6, d.m.th 12.345.654.321.

Anasjelltas, numri 111.111 përftohet nga këto shifra, duke shumëzuar 12.345 me 9 dhe duke shtuar 6. Me thënë të vërtetën nuk ka asgjë të magjishme në gjithë këtë: gjëra analoge ndodhin për të gjithë numrat, siç mund të argëtohesh, për shembull duke nisur nga 11, katrori i së cilës është 121, që arrihet duke shumëzuar 1 me 9 e duke shtuar 2, e në fund duke përfunduar me 111.111.111 që në mënyrë analoge përfshin të gjitha numrat nga 1 deri te 9.

Nga një tjetër këndvështrim, 111.11.11 nuk është numër prim dhe rezulton të jetë produkti i 3 shumëzuar me 7, me 11, me 13, me 37. Në këtë pikë, numerologët janë të kënaqur sepse secili prej këtyre faktorëve ngjall interes në vetvete.

Për shembull numri 3 mund të lidhet me shumë trilogji të rëndësishme dhe data të rëndësishme për historinë njerëzore. Edhe për numrin 7 mund të shkruhet një libër i tërë, që do të përfshinte notat muzikore, ngjyrat e ylberit, mrekullitë e botës, mëkatet më të mëdha dhe betimet. Edhe 12 mund ta lidhim me muajt e vitit, orët e ditës dhe të natës, tributë e Izraelit apo apostujt e Krishtit.

Porsa i përket 37-s në pamje të parë duket një numër jo shumë interesant. Por në fakt, duhet të jetë, sepse të gjithë numrat janë interesantë. Një pjesë e magjisë së numrave qëndron pikërisht në faktin se mund të luash në këtë mënyrë, duke shkuar në krijim të supozimeve sekrete magjike që ata fshehin.

Sot shumë prej nesh e konsiderojnë numerologjinë thjesht si një sëmundje infantile të matematikës. Ashtu siç janë astrologjia, alkimia apo mitologjia krahasuar me astronominë, kiminë apo historinë.

Antikët në fakt nuk mund ta dinin apriori se cilat ishin rrugët e duhura për të mbërritur te një arsyetim i logjikshëm, ndaj i privuan të gjitha mundësitë që kishin në dorë. Si “atdhe” të numerologjisë antike mund të përmendim shumë shtete si Egjipti, India, Kina, Izraeli dhe Greqia. Në këtë të fundit, në veçanti Pitagora, hartoi një konceptim mistik të numrave.

Ai nuk u kufizua që të zbulonte vetëm vetitë aritmetike, por u jepte atyre edhe karakteristika numerologjike. Për shembull shenja e barazimit konsiderohej femërore, sepse mund të ndahej në dy pjesë, ndërsa mosbarazimi, mashkullor.

Për Pitagorën, 6 ishte numri perfekt, sepse ishte e barabartë me shumën e përpjesëtuesve të saj (1,2,3). Megjithatë traktati më i famshëm i numerologjisë nuk i përket kulturës perëndimore, por asaj lindore.

Bëhet fjalë për një nga pesë klasikët konfucianë “Ching, libri i ndryshimeve”, ku prezantohet një vizion binar i botës bazuar në 64 ezogramet, të përftuara duke marrë në të gjitha mënyrat e mundshme 6 segmente të plotë apo të ndarë.

E bazuar në numrat nga 0 në 63 të shkruar në bazë të 2 dhe jo të 10-s, duke përdorur vetëm shifrat 0 dhe 1, siç bëjnë programuesit elektronikë, në vend të shifrave nga 0 deri te 9 siç bëjnë njerëzit. Në këtë sistem 11.11.11 nuk është gjë tjetër veçse përfaqësimi binar i numrit 63.

Kjo korrespondon me ezogramin “Ch’ien”, (krijuesi) i përbërë nga gjashtë segmente të plotë. Fjalia që “Ching” lidh me këtë numër është: “Krijuesi vepron me sukses sublim. Është e detyrueshme të jemi të kujdesshëm”. Nga ana tjetër, Carl Gustav Jung në vitin 1949 i kushtoi një parathënie të famshme kësaj vepre.

Ndërsa Leibniz u habit kur mësoi nga misionarët jezuitë se Kina i kishte paraprirë me disa mijëvjeçarë zbulimit të sistemit të tij binar. Por jo gjithmonë këto gjëra funksionojnë: përkundrazi, thuajse kurrë. Megjithatë nuk na ngelet gjë tjetër veçse ta konsiderojmë datën 11.11.11 si një datë që sjellë fat dhe jo të kundërtën.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  Vizitor 09.09.15 12:41

Numri 1 eshte Kether (nga Kabalah) eshte numri i Zotit. Nga 1 fillojne dhe ndahen numrat e tjere. Nga letrat tarot numri 1 eshte Magjistari, i cili eshte mban njohurin hyjnore brenda tij por nuk e shpreh dot kete mbase e ka humburne memorje lidhjen e tij me hyjnoren.
Ne doren e majte ai merr dijen nga Hyjnorja dhe me doren e majte e percjell ate ne toke. Dhe siper tij ai ka simbolin e pafundeisise numrin tete. Numri 1 eshte 1 ane e ploaritetit te energjise asaj pozitive dhe ashtu si magjistari i duhet lidhja e tij me ane negative te energjise ose e thene dryshe Priftereshen. Magjistari ketu e ka humbur lidhjen e tij me Hyjnoren duke u marrre arsyetime te kota dhe jo me gjera shpirterore. ai deshiron qe te arrij dominin me ane te vullnetit te tije, si dhe dominion mbi pese elementet e personalitetit te tij.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 1 Empty Re: Shifra 1

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi