EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet se si ti mbajmë mend ëndrrat

Shko poshtë

Zbulohet se si ti mbajmë mend ëndrrat Empty Zbulohet se si ti mbajmë mend ëndrrat

Mesazh  gjilanasi 21.02.14 19:18

Neuroshkencëtarët zbulojnë se si i mbajmë mend ëndrrat

Zbulohet se si ti mbajmë mend ëndrrat 20140221150206339646

Arsyeja se pse ëndërrojmë është ende një mister për shkencën. Por dallimet në aktivitetin e trurit mund ta japin një përgjigje se pse disa njerëz shpesh i mbajnë mend ëndrrat e tyre, ndërsa të tjerët rrallë herë, sipas neuroshkencëtarëve në Francë.

Perrine Ruby, hulumtuese nga Inserm në Lyon Neuroscience Research Center, dhe kolegët e saj, raportojnë gjetjet e tyre në revistën “Neuropsychopharmacology”.

Në punimin e mëparshme ata kishin konstatuar se kujtuesit e lartë të ëndrrave (njerëzit që i mbajnë mend ëndrrat e tyre pothuajse çdo ditë) zgjohen natën dy herë më shpesh se sa kujtuesit e ulët të ëndrrave (njerëzit që rrallë herë i mbajnë mend ëndrrat e tyre). Ata gjithashtu konstatuan se truri i kujtuesve të lartë të ëndrrave është më reagues ndaj tingujve gjatë gjumit dhe gjendjes së zgjuar.

Për shembull, ata zbuluan se kujtuesit e lartë të ëndrrave reaguan më fuqishëm kur dëgjuan emrin e tyre. Më shumë periudha të zgjimit mund t’i japin trurit një shans për t’i memorizuar ëndrrat Hulumtuesit sugjeruan se pasja e trurit që reagon më shumë ndaj tingujve mund të shkaktojë periudha të zgjimit gjatë natës, dhe pikërisht gjatë këtyre periudhave truri i memorizon ëndrrat.

Siç thekson Ruby, "truri në gjumë nuk është i aftë ta memorizojë informacionin e ri, ai ka nevojë të zgjohet që të jetë në gjendje ta bëjë këtë." Në këtë studim të ri, ata provuan t’i identifikojnë rajonet e përfshira të trurit dhe mënyrën se si ato dallonin midis kujtuesve të lartë të ëndrrave dhe kujtuesve të ulët të ëndrrave. Ata i angazhuan 41 vullnetarë - 21 kujtues të lartë të ëndrrave të cilët i kujtonin ëndrrat e tyre mesatarisht pesë mëngjese në javë, dhe 20 kujtues të ulët të ëndrrave që i kujtonin ëndrrat e tyre mesatarisht vetëm dy herë në muaj.

Duke përdorur PET Scan (Po­sitron Emission Tomography) ata e monitoruan aktivitetin e trurit të këtyre dy grupeve gjatë gjumit dhe gjendjes së zgjuar. Ata zbuluan se kryqëzimi temporo-parietal (KTP) dhe korteksi medial paraballor treguan aktivitet më spontan tek kujtuesit e lartë të ëndrrave, si gjatë gjumit ashtu edhe në gjendje të zgjuar.

Studimet e mëparshme të neuroshkencëtarit nga Afrika e Jugut, Mark Solms, treguan gjithashtu se lezionet në këto dy fusha të trurit i pengojnë njerëzit që t’i kujtojnë ëndrrat. Ky studim i ri është i rëndësishëm sepse ai thekson se si gjatë gjumit ashtu edhe gjatë gjendjes së zgjuar, kujtuesit e lartë dhe të ulët të ëndrrave kanë nivele të ndryshme të aktivitetit të trurit në këto rajone.

KTP-të më aktive do të mund t’i shpjegonin nivelet më të larta të zgjimit Hulumtuesit sugjerojnë se nëse KTP - pjesa e trurit që vepron si një qendër e përpunimit të informacionit - është më aktive tek kujtuesit e lartë të ëndrrave, atëherë kjo do të mund t’i bëjë ata më të vëmendshëm ndaj stimujve të jashtëm, gjë që si rezultat i bën ata të jenë të zgjuar më shumë gjatë natës, duke i dhënë trurit të tyre më shumë mundësi për t’i kodifikuar ëndrrat në kujtesë.

Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë mundësinë që prodhimi i ëndrrave, në krahasim me memorizimin e ëndrrave, mund të dallojë midis dy grupeve, dhe konkludojnë: "Rezultatet tona sugjerojnë që kujtuesit e lartë dhe të ulët të ëndrrave dallojnë në memorizimin e ëndrrave, por nuk e përjashtojnë mun­dësinë që ata gjithashtu dallojnë në prodhimin e ëndrrave.

Në fakt, është e mundur që kujtuesit e lartë të ëndrrave të prodhojnë një sasi më të madhe të ëndrrave se sa kujtuesit e ulët të ëndrrave".
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi