EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse duhet mbajtur mend ëndrrat?

Shko poshtë

Pse duhet mbajtur mend ëndrrat? Empty Pse duhet mbajtur mend ëndrrat?

Mesazh  Elizza 16.02.10 17:54

Pse duhet mbajtur mend ëndrrat?


1. Gjatë ëndërrimit mendja ka qasje në informata me rëndësi që nuk janë në dispozicion për ju kur jeni të zgjuar. Ëndrrat mund të zbulojnë dëshirat tuaja të fshehta dhe ndjenjat e nënvetëdijëshme.

2. Kur kujtoni ëndërrat tuaja, ju mund të fitoni njohuri të shtuara dhe vetë-shërim. Ëndrrat mund të jenë burim i ndonjë frymëzimi, dituri, gëzim i përgjithshëm dhe përmirësim i shëndetit psikologjik.

3. Mësoni të përkujtoni ëndrrat tuaja, mund t'ju ndihmojnë të bëheni një person më i sigurt, t'i shprehni dhe të përballeni më lehtë me ndjenjat tuaja.

4. Endrrat mund t'ju ndihmojnë në marrjen e vendimeve të vështira, rreth marrëdhënieve, shqetësimeve shëndetësore, pyetjeve rreth karrierës ose ndonjë sfidë që ju mund të përjetoni.

5. Poashtu, mund t'ju jap zgjidhje për vështirsi në jetën tuaj.

6. Ëndrra mund të jetë zbulim i të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes suaj.

"Mjafton që secili prej jush të këshillohet me ëndrrën e vet" (Muhamedi a.s.)
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse duhet mbajtur mend ëndrrat? Empty Re: Pse duhet mbajtur mend ëndrrat?

Mesazh  Elizza 21.03.10 21:03

Rëndësia e të ëndrruarit


A ëndrroni në mënyrë që të flini apo flini në mënyrë që të ëndrroni? Edhe pse kjo mbetet një pyetje diskutabile, shkencëtarët pajtohen se të ëndrruarit ka rëndësi dhe një qëllim .

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët janë të privuar nga hyrja në fazën e ëndërrimit ose fazën REM, shfaqin simptomat e nervozizmit dhe ankthit.
Në një studim, vullnetarët janë zgjuar në kohën para se të hyjnë në fazën e ëndrrës. Pastaj ata janë lejuar të bien përsëri në gjumë. Përsëri para se të hyjnë në gjumin REM, ata janë zgjuar. Kjo vazhdon gjatë gjithë natës. Vullnetarët bënin gjumë aq sa bënin zakonisht. Ditën tjetër, ata vazhdojnë normal ditën e tyre dhe vënë re që janë të dezorientuar, në depresion, të zemëruar, dhe janë të vrullshëm. Ka një dëmtim të përgjithshëm në funksionimin e tyre të përditshëm. Disa hanin më shumë se zakonisht.
Përderisa studimi vazhdojë për disa netë, vullnetarët bëheshin gjithnjë e më shumë të shqetësuar. Është gjetur se privimi nga gjumi REM shkakton mbi-ndjeshmëri, mungesë të përqëndrimit dhe humbje të kujtesës.

Ky studim tregon rëndësinë e të ëndërruarit dhe rolin e tij për mirëqenien dhe shëndetin tonë. Disa studiues besojnë se ëndrrat ndihmojnë për të trajtuar stresin. Të ëndërruarit është një domosdoshmëri dhe na ndihmon për ta plotësuar mendjen dhe rigjallëruar trupin.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi