Marilyn Monroe, legjendë e bukurisë dhe artit
Marilyn Monroe, legjendë e bukurisë dhe artit
Marilyn Monroe, legjendë e bukurisë dhe artit
Me rastin e pervjetorit tё vdekjes tragjike
Me rastin e 51-vjetorit tё vdekjes tragjike tё Marilyn Monroe revista e njohur amerikane “The National Enqurier” botoi njё numёr special dhe theksoi: “Pavarёsisht se Marilyn Monroe nuk ёshtё nё mesin tonё tani e 51 vjet, kujtimet pёr kёtё perёndeshё tё bukurisё janё gjithnjё misterioze. Ajo ishte pak e shenjtё, por edhe pak mёkatore. Tё gjitha gratё habiten dhe janё kurioze pёr vdekjen e saj tragjike”.
”Norma Jeanes dhe fёmijёra e saj e shqetёsuar ёshtё titulli i kapitullit tё parё tё revistёs “The National Enquirer”. Norma Jeanes (Marilyn Monroe) kishte lindur me 1 qershor tё vitit 1926 nё Los Angeles tё Kalifornisё, por qysh nё ditёlindje ajo kishte pёsuar njё lloj mallkimi,pasi qё babai i saj e kishte braktisur, bile para ditёs qё lindi. Kjo vogёlushe e braktisur, e harruar dhe e keqpёrdorur, mё vonё u bё njё mrekulli. Kujtimet e saj tё fёmijёrisё janё tepёr tё hidhura. Ajo nuk mbante mend asnjё ditё tё lumtur nga nёna e saj Glady. Marilyn Monroe kishte thёnё se nuk mbante mend qё nёna e saj ta kishte puthur ose pёrkёdhelur ndonjёherё nё jetё. Pas disa vjetёsh nёna e saj pёsoi njё sёmundje mendore dhe u dёrgua nё spital ku qёndroi pёrgjithmonё. Pas kёsaj katastrofe familjare shoqja e nёnёs, zonja Grace McKee u bё kujdestarja ime tregon vogёlushja Norma Jeanes. Braktisja e babait, sёmundja e nёnёs dhe varfёria e bёnё jetёn time shumё tё vёshtirё,por tё gjitha kёto i kapёrceva mё lehtё se disa pёrdhunime tё llahtarshme seksuale qё e ndryshuan jetёn time pёrgjithmonё. Nuk kisha menduar kurrё pёr dashuri fizike,bile as atёherё kur rashё nё dashuri pёr herё tё parё. Mё vonё mё dёrguan nё njё jetimore,por atje pёsova edhe mё keq nga disa burra. Nё kёtё moshё pёsova trauma tё ndryshme. Mёsova se isha ndryshe nga fёmijёt e tjerё tregon Norma Jeanes.
Marilyn Monroe (Norma Jeanes) u martua pёr herё tё parё nё moshёn 16 vjeçare me ndёrhyrjen e tё tjerёve. Burri i saj i parё 21-vjeçar Jim Dougherty ishte mekanik. Por kjo martesё nuk ishte e qёndrueshme, sepse nuk ishte bёrё me dashuri dhe tё dy kishin qёllime tё ndryshme. Ai kishte pёr qёllim familjen ndёrsa Marilyn kishte synim karrierёn artistike. Marilyn tregon se ata nuk flisnin fare me njёri-tjetrin.
Njё prej titujve mё karakteristike tё kёsaj reviste speciale lidhur me 50-vjetorin e vdekjes tragjike tё saj ёshtё kaptitulli: “Ju duhet tё jeni nё film”. Marilyn Monroe kapёrceu çdo pengesё pёr tё arritur kulmin e suksesit. Ëndrra e saj jetike ishte Hollywood-i. Atje filloi aktrimin, vallёzimin dhe kёngёn, duke vёnё nё dispozicion talentet e saj pёr çfarё nuk kishte patur kurrё konfidencё tё mjaftueshme. Pas njё kohe ndryshoi edhe standardin e jetesёs dhe ishte mё e lumtur. Nё vitin 1946 filloi edhe karrierёn e modeles. Nё Hollywood bёri disa kontrata me agjenci tё ndryshme. Fotografia e saj u botua nё faqen e parё tё revistёs amerikane “The Family Circle” dhe nё “Playboy”. Natyrisht se ajo vuri nё veprim bukurinё personale pёr fitime nga mё tё ndryshme. Marilyn Monroe ishte shumё e dashur dhe magjike pёr kamera filmike dhe pёr fotoaparate. Bile njё zyrё e sigurimit tё brendshёm amerikan tё FBI ruante nё arkivin e vet njё filmim pёr jetёn e saj intime. Burri i saj i dytё Joe Di Maggio kishte ofruar 25.000 dollarё pёr atё kasetё nga frika se mund tё bjerё nё duar tё gabuara dhe si pasojё mund tё dёmtonte imazhin e saj.Pas njё kohe Marilyn Monroe filloi jetёn intime me Johnny Hyde, drejtor ekzekutiv i Agjencisё William Morris.
Jeta e tyre intime ishte gurthemeli i sukseseve tё saj. Johnny Hyde kishte rёnё nё dashuri me Marilyn Monroe dhe kёrkonte martesёn me çdo kusht, por ajo nuk pranonte,sepse kishte frikё se nuk do t’i qёndrojё besnike deri nё fund dhe pёr kёtё nuk u martua kurrё me zotin Hyde.
Me 14 janar tё vitit 1954 lidhёn kurorё bjondja mё e bukur nё botё Marilyn Monroe dhe lojtari mё i mirё bejsbollit nё botё Joe Di Maggio. Menjёherё pas martesёs Di Maggio kёrkoi nga Monroe tё bёnte disa ndryshime nё stilin e saj tё jetesёs por ajo nuk i pёrfilli fare kёrkesat e tij, duke mos bёrё asnjё ndryshim. Ajo mendonte se Joe Di Maggio ёshtё njё sportist liberal e jo njё burrё tepёr konservator. Burri i saj i dytё Di Maggio u shqetёsua shumё pёr disa fotografi qё u botuan nё faqet e para tё revistave amerikane. Ai kishte paramenduar se Merilyn Monroe do tё ishte njё perёndeshё pёr shtёpinё e tij e jo pёr tёrё botёn. Marilyn Monroe e adhuronte jashtëzakonisht jetёn argёtuese, ndёrsa burri i saj Di Maggio e urrente nё shpirt Hollywood-in dhe si pasojё ata bёnё divoc nё gjyq. Por edhe pas ndarjes gёzonin dashuri pёr njёri-tjetrin.
“Perёndesha e Seksit”
Nё kapitullin “Perёndesha e Seksit” janё botuar shumё fotografi nga skenat filmike tё dashurisё dhe roleve tё ndryshme, por asnjё pozё filmike nuk i tejkalon normat njerёzore tё kohёs. Ajo ka luajtur role me aktorёt mё tё njohur tё Amerikёs dhe tё Evropёs. Sot e kёsaj dite shumё aktorё dhe modele bёjnё pёrpjekje pёr tё imituar kёtё mbretёreshё tё bukurisё dhe seksit,por siç duket ёshtё e paarritshme. Marilyn Monroe ishte njё gёrshetim natyror e hyjnor i paspjegueshёm ishte si njё Venus (Afёrditё) qё shkёlqente si rreze dielli nё kёtё hemisferё dhe mё gjerё.
Pas ndarjes me Joe Di Maggion, Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me shkrimtarin dhe dramaturgun e madh amerikan Arthur Miller,i cili kishte fituar Çmimin mё prestigjoz tё Amerikёs – Pulitzer. Marilyn Monroe vepronte nё Hollywood , ndёrsa Arthur Miller nё New York . Ata kishin rёnё nё dashuri duke mbajtur lidhje telefonike dhe letёrkёmbime prej vitit 1951 e deri nё vitin 1955. Ata u martuan zyrtarisht me 29 qershor 1956 nё Gjyqin Civil nё Westchester County nё New York dhe dy ditё mё vonё lidhёn kurorё fetare nё njё tempull hebraik tё kёtij qyteti,sepse Arthur Miller ishte me origjinё hebreje. Pas disa muajsh ajo doli shtatzёnё, por pёr fatkeqёsinё e saj kjo shtatzёni dёshtoi. Ajo dёshtoi edhe nё shtatzёninё e dytё, duke i pёrjetuar si humbjet mё tё pazёvendёsueshme, çfarё e ndryshuan jetёn e saj pёrgjithmonё. Kёshtu filloi edhe ftohja e saj me Arthur Miller. Bile nё njё rast i kishte rrёfyer kujdestares Lena Pepitone se ai kishte qenё shumё i ftohtё me tё ndoshta pёr arsye se nuk isha mjaft intelektuale pёr shkrimtarin Arthur Miller dhe kjo ndjenjё mё mundonte shumё tregonte Marilyn Monroe. Pas dёshtimeve tragjike tё shtatzanisё dhe keqёsimit tё marrdhёnieve me Arthur Miller filloi pirjen e alkoholit dhe tё pilulave pёr gjumё qё mund tё ishin edhe shkaku kryesor i vdekjes tragjike. Ndёrsa shёnimi “Portretet e njё ikone” tregon se kamerat e adhuronin Marilyn-in. Ajo ishte magjike pёr fotoaparate. Elizabeth Taylor kishte thёnё se Marilyn Monroe i bёnte forografitё pa sherr dhe dukej e sinqertё si tё ishte njё vajzё e vogёl.
Dashuria me Sinatrën
Nё kapitullin “Miqtё dhe tё Dashurit” lexuesi kupton menjёherё fillimin e rёnies dhe shkatërrimit pёrfundimtar tё Marilyn Monroe. Lidhjet e saj me regjisorin Elia Kazan dhe Frank Sinatrёn ishin hapat e parё drejt veprimeve tё pakontrolluara. Ajo kishte lidhje intime me Frank Sinatrёn, por pas njё kohe zbuloi se ai bёnte dashuri me valltaren afrikano-jugore 20-vjeçare Juliet Prowes. Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me Frank Sinatrёn por ai nuk pranonte propozimin e saj pёr martesё. Ata ishin parё pёr herё tё fundit 8 ditё para vdekjes tragjike tё saj.
Lidhja me Kennedy-n
Nё kapitullin “Ndёrlidhjet e Rrezikshme”, flitet pёr lidhjet e saj me Presidentin John F. Kennedy-n dhe vёllaun e tij Robert Kennedy. Marilyn Monroe ishte ftuar tё kёndonte pёr ditёlindjen e Presidentit John Kennedy nё stadiumin Madison Square Garden nё New York, bile Zonja e Parё e Amerikёs, Jackie (Jacqueline) Kennedy kishte refuzuar tё merrte pjesё nё atё ceremoni. Aty filluan dyshime serioze tё zonjёs Kennedy pёr burrin e saj. Ceremonia e ditёlindjes se tij kishte qenё njё spektakёl i vёrtetё. Sot e kёsaj dite flitet pёr kёngёn: “Happy Birthday Mister President” (Gёzuar Ditёlindjen Zoti President). John Kennedy nё fjalёn e rastit tha: “Tani pasi Marilyn kёndoi kёngёn “Gёzuar Ditёlindjen Zoti President) me njё zё aq tё ёmbёl e tё bukur, Unё mund tё pushojё nga politika dhe vazhdoi duke bёrё shaka. Ata ishin takuar njё herё nё fillim tё viteve ‘50,por nuk kishin pёrjetuar asnjё lidhje romamtike, asaj i kishte mbetur akoma nё sy shkёlqimi i tij nga ai takim. Dёshira ime ishte qё tё mos ishte i martuar John Kennedy, kёshtu qё Unё do tё isha gruaja e tij, thotё Marylin. Janё botuar shumё libra ku flitet pёr takimet dhe lidhjet e tyre intime. Pёr lidhjet e saj me vёllezёrit Kennedy flitet vazhdimisht. Nё atё kohё FBI kishte hapur njё dosje tё veçante, bile njё ditё J.Edgar Hoover i kishte lёnё nё tryezёn presidenciale njё dosje tё lidhjeve intime tё vёllezёrve Kennedy me Marylin Monroe. Nё pranverё tё vitit 1962 Frank Sinatra kishte organizuar njё vizitё tё Marilyn Monroesё nё Meksikё. Atje ishte njohur me skenaristin Jose Bolanos dhe me disa mafiozё e komunista amerikane. Marylin Monroe kishte frike tё madhe nga mafiozёt e veçanёrisht nga kryemafiozi Sam Giancana, mik i Frank Sinatrёs. Ditёt e fundit tё jetёs i kaloi midis ujqёve gangsterё. Ishin ditёt e dёshpёrimit mё tё madh tё legjendёs amerikane, Marilyn Monroe. Edhe Robert Kennedy kishte probleme tё mёdha me mafiozёt sidomos me kryetarin e sindikatёs “Teamsters” Jimmy Hoffa. Ky mafioz bёri çmos pёr tё zbuluar lidhjet sekrete tё vёllezёrve Kennedy me Marilyn Monroen. Ai e bёnte kёtё manovёr pёr tё turpёruar familjen Kennedy, bile edhe sot flitet se ky mafioz mund tё ketё pasur gisht nё vdekjen tragjike tё Marilyn Monroesё. Edhe Jimmy Hoffa u vra nё mёnyrё misterioze dhe sot e kёsaj dite nuk i dihet varri. Gjatё ditёve tё fundit tё mundimeve shpirtёrore pёr jetё ose vdekje tё gjithё e braktisёn Marilyn Monroenё. Vetёm Joe Di Maggio iu gjet pranё. Ai e ndihmoi pavarёsisht kёrcёnimeve qё bёnin mafiozёt dhe Frank Sinatra. Nё ceremoninё mortore tё saj morёn pjesё vetёm 30 veta, kryesisht tё familjes dhe Joe Di Maggio i cili drejtoi kёtё ceremoni dhe duke vёnё njё tufё lule mbi arkivolin e saj tha: “Goodbye Marilyn, I love you, my darling I love you” Lamtumirё Marilyn, tё dua–tё dua e dashura ime).
Fjalët që nuk harrohen kurrë
Tasme pas 51 vjetёsh vdekja tragjike e saj mbetet akoma misterioze,ashtu si shumё vdekje tё tjera tё personaliteteve tё njohura tё Amerikёs.
Marilyn Monroe ka thёnё disa fjalё qё nuk harrohen kurrё: “Nё qoftё se je dyfytyrёsh, njёra faqe tё duket bukur”, “sikur t’i kisha respektuar tё gjitha normat, kurrё nuk do tё kisha arritur ndonjё sukses”, “njё vajzё e mençur puth, por nuk dashuron, dёgjon por nuk beson dhe largohet ajo vetё para se ta lёnё”, “ёshtё mё mirё me qenё jo e lumtur vetёm se jo e lumtur me dikё tjetёr”, “dashuria seksuale ёshtё e natyrshme,Unё e respektoj natyrёn”,”njё grua me kёpucё tё pёrshtatshme, mund tё pushtojё botёn”. Hollywood-i ёshtё njё vend ku pёr njё puthje japin 1000 dollarё, ndёrsa pёr dashurinё e shpirtit japin vetёm 50 cent.
Ajo ishte perёndeshё e bukurisё. Ecjet e saj ishin tё paspjegueshme,thua se kishte 100 gjymtyrё dhe çdo gjymtyrё nё vetevete bёnte njё lёvizje magjike. Artistёt e ndryshёm fenomenin e madhёshtisё natyrore tё Marilyn Monroesё e krahasojnё me fenomenin natyror Niagara Falls. Kjo legjendё amerikane e bukurisё kujtohet njёsoj si Helena e Trojёs, Kleopatra e Egjiptit dhe shumё gra tё tjera gjatё historisё. Marilyn Monroe u shua tragjikisht si njё yll drite. Kёshtu u shuan edhe yje tё tjera tё artit amerikan:
James Dean, John Belushi, Elvis Presley, John Lennon, Michael Jackson e tё tjerё. Shtetet e Bashkuara e nderojnё kёtё grua me cilёsi tё pashpjegueshme qё tani i pёrket mitologjisё. Kujtimet pёr kёtё legjendё amerikane tё bukurisё dhe artit mbeten tё pёrjetshme.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
» Jashtëtokësorët, ku janë ?
» Funksioni i Artit
» Ezoterika e artit mesjetar
» Spiritualiteti në hapësirën mes shkencës dhe artit