EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marylin Monroe

5 posters

Shko poshtë

Marylin Monroe Empty Marylin Monroe

Mesazh  Admin 10.05.08 1:24

Marylin Monroe

Marylin nuk donte, por e lanë të vdiste

Marylin Monroe Marylin-monroe

Duket se e vërteta e plotë për një nga vdekjet më të mëdha dhe më misterioze, atë të aktores bukuroshe Marylin Monroe, gjendet në një dosje të FBI-së.

Faktikisht, dyshimet për vdekjen e saj në këto 45 vjet gjithmonë kanë qenë të shumta, duke lidhur dhe ngritur teza se gjithçka ka ardhur si rezultat i lidhjes së saj me vëllezërit Kennedy.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë ka dalë një "teori" e re shokuese, e cila mbështet me forcë faktin se bukuroshja nuk kishte ndërmend të vriste veten, por u la që të vdiste nga "miqtë", që në fakt duhej ta shpëtonin.

Në një dokument të jashtëzakonshëm, të papublikuar ndonjëherë, dhe të nxjerrë në dritë nga një regjisor australian, sipas asaj që raporton e përjavshmja britanike "The indipendent", FBI-ja "tregon" se si aktorja 36-vjeçare hollivudiane kishte bërë një "pakt" për të "shtirur" një tentativë vetëvrasjeje, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e Robert Kennedy (vëllai i Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, John. F. Kennedy, thuhej se kishte lidhje edhe me të), me të cilin ajo kishte një raport dashuror, që e detyroi të ndahej nga gruaja.

Sipas asaj që ishte shkruar aty, Marilyn i kishte treguar për planin e saj Peter Lawford, edhe ai aktor dhe bashkëshort i motrës së Bobit, Patricia Kennedy, dhe kishte rënë dakord me të për "të ardhur në kohë" për ta shpëtuar.

Marilyn kishte marrë një dozë shumë të madhe barbiturikësh, siç i ishte thënë Lawford-it dhe pak miqve të tjerë të ngushtë të saj, por u la të vdiste dhe askush nuk bëri gjë për ta shpëtuar.

Biondja më e famshme në botë u gjet e vdekur mëngjesin e 5 gushtit të vitit 1962, nudo në krevatin e saj, ku ndoshta kishte pritur kot më së koti që të "vinte sërish në jetë".

Në dokumentin që deri tani ka qenë "top secret" dhe i sapo bërë publik falë ligjit për lirinë e informacionit, FBI-ja tregon për regjistrimin e një telefonate "ngjethëse" të bërë mes aktorit Lawforfd dhe Bob Kennedy natën e vrasjes së Marylin.

Në atë telefonatë, Kennedy pyeste: "Atëherë Marilyn ka vdekur apo jo?" Sipas regjisorit australian, Philippe Mora, aktorja Monroe ishte bërë e padëshiruar për Kennedy-n, sepse kishte kuptuar se Bob nuk do të ishte martuar kurrë me të dhe e kërcënonte se do të tregonte gjithçka për lidhjen e saj me vëllezërit Bob dhe John.

Mes të tjerëve që ishin në dijeni për tentativën e "rreme" të vetëvrasjes së yllit amerikan dhe që nuk bënë asgjë për ta ndaluar, duket se kanë qenë edhe psikiatria e Marilyn, Palph Greenson, guvernantja e saj, Eunice Murray, dhe agjenti i saj i shtypit, Pat Newcomb.

Madje, Lawford kishte arritur deri aty sa kishte bindur Greenson që t‘i jepte më tepër se 60 kapsula barbiturikësh, pikërisht në atë kohë kur Marilyn po përpiqej që t‘i linte.

Në gushtin e atij viti, kufoma e Marylin u zbulua nga zonja Eunice Murray, një infermiere e "këshilluar" për Marilyn nga psikiatria e saj, doktoresha Ralph Greenson.

Ka nga ata që thonë se në ditën e vdekjes së saj kanë kaluan rreth pesë orë, pastaj i lajmëruan autoritetet policore.

Gjatë atyre orëve, Marilyn u çua në spitalin "St. John" në Santa Monica, por spitali refuzoi për ta pranuar këtë rast, për shkak se viktima ishte një personazh i famshëm.

Kjo ardhje e policisë në orët e vona të natës la hapur ndër vite shumë spekulime, sipas të cilave Murray mund të ketë ditur më shumë gjëra se ato që tregoi. Në të vërtetë nuk dihet akoma nëse kjo është e vërteta mbi vrasjen e aktores bukuroshe.

Kush ishte Marylin Monroe?

Marilyn Monroe, emri i vërtetë i së cilës është Norma Jeane Mortensen, e lindur më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos, ka qenë një aktore amerikane. Miti i saj dëshmon qartë për talentin e një gruaje ndryshe nga të tjerat, dëshmon qartë një ëndërr të ndaluar për miliona njerëz të pasionuar pas kinemasë.

Bukuria dhe talenti që rrezatonte nga ekrani i madh dhe nga kopertinat e revistave më të famshme të kohës "kontribuuan" që të bëhet një seks simbol jashtë çdo kohe dhe përmase. Për të mos folur pastaj për thjeshtësinë dhe brishtësinë që e bënë një ikonë të vërtetë të kulturës pop.

Marilyn ka qenë gjithashtu edhe një këngëtare, sigurisht jo mes atyre me karrierë më të shndritshme, por me një timbër vokal, në gjendje për t‘i bërë për vete të gjithë ata që e dëgjonin.

Mes sukseseve të saj, thuajse të gjithë të futur në përmbajtje të filmave të interpretuar prej saj, ishte edhe e famshmja "My Heart Belongs To Daddy" i Cole Porter.

Suksese të tjera këngësh të Marilyn ishin "Bye Bye Baby", të kënduar në filmin "Burrat preferojnë biondet" dhe "I wanna be loved by you", kënduar në filmin "Dikujt i pëlqen e nxehtë". Marilyn si këngëtare do të kujtohet edhe për një tjetër interpretim në festën e ditëlindjes së Presidentit

Kennedy, "Happy birthday mister president". Aktorja bukuroshe u bë e famshme në vitin 1949, kur pozoi nudo për fotografin Tom Kelley dhe u pagua për 50 dollarë. Vitet e fundit të jetës shtrohej shpesh në një klinikë psikiatrike, pasi vuante nga çrregullime mendore.

Martesat

Marilyn Monroe u martua me James Dougherty më 19 qershor të vitit 1942 dhe u divorcua në vitin 1946. Në vitin 1951 u njoh me Joe di Maggio, me të cilin u martua më 14 janar të vitit 1954.

Lidhja e tyre nuk do të ishte e lehtë, për shkak të xhelozisë që Di Maggio tregonte ndaj gruas së tij të bukur.

Më pas u martua me komediografin Artur Miller në një ceremoni civile më 29 qershor 1956, me të cilin u nda në vitin 1961

Vdekja

Marilyn është varrosur në "Westwood Village Memorial Park Cemetery. Ajo u varros aty, sepse po aty prehej edhe halla e saj që u kujdes për një periudhë kohe për të. Kur karriera e saj ishte drejt rënies i kërkoi grimierit të saj t‘i premtonte se edhe ditën e vdekjes do të kujdesej për trukun e saj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marylin Monroe Empty Re: Marylin Monroe

Mesazh  yasmin 08.01.11 14:15

Nuk di te them se sa e vertete eshte letra qe la para se te vdiste Merlin Monro,por po ju citoj fjalet e saj te fundit tek kjo leter;

"Kujdes nga fama...Kujdes nga dritat mashtruese...Me te vertete une jam gruaja me fatkeqe mbi kete toke...Nuk munda te jem nene...Jam nje grua qe preferoj shtepine,jeten e ndershme e te paster familjare,sepse jeta familjare eshte shenje e lumturise se femres,madje e krejt njerezimit......Njerezit me bene padrejtesi..puna ne kinema e ben femren nje mall te lire e te pavlere,pavaresisht nga fama dhe lavdia e rreme"

Une nuk di te them arsyen,se pse vdiq,merlin monro,sepse nuk kam qene hetuese e dosjes se saj,por nese kjo leter eshte e sakte nga vertetesia e saj,mendoj se nuk u vetevra per te terhequr vemendjen e te dashurit te saj,ajo ishte femer qe kishte vemendjen e te gjithe botes,do ishte marrezi edhe me e madhe nese do e bente per te terhequr vemendjen,si thuhet me lart.

Gjithashtu,me sa kam pare dokomentare,ajo nuk ishte e dashura e vellait te presidentit,por e vete presidentit Xh.Kenedi. Vellai i tij Bob Kenedi,ishte me teper i dhene pas hetimit te familjeve mafioze te SHBA,duke qene edhe prokuror i pergjithshem,dhe nuk ishte si i vellai i dhene edhe pas aventrave....dhe mesa kam dijeni (ne baze te dokumentareve) vrasesit e vertete te presidentit Kenedi,(mendohet)ishin familjet mafioze,me arsyen e vetme "pritja koken gjarprit se me pas do vdese edhe bishti" dhe bishti ishte ai qe u interesonte,sepse ishte prokuroroi i pergjigjthshem Bob Kenedi...

Nejse,ajo qe desha te them tjeter,eshte fakti se me ben shume pershtypje,se si akoma femrat te cilat 'adhurojne" Monron dhe duan te jene si ajo,nuk i vene veshin mesazhit qe ajo ka dashur te transmetoje me vdekjen e saj!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marylin Monroe Empty Jam Djal ne fakt por mos do te thote keshtu :

Mesazh  thepirust 26.02.11 13:30

"Kujdes nga fama...Kujdes nga dritat mashtruese...Me te vertete une jam gruaja me fatkeqe mbi kete toke...Nuk munda te jem nene...Jam nje grua qe preferoj shtepine,jeten e ndershme e te paster familjare,sepse jeta familjare eshte shenje e lumturise se femres,madje e krejt njerezimit......Njerezit me bene padrejtesi..puna ne kinema e ben femren nje mall te lire e te pavlere,pavaresisht nga fama dhe lavdia e rreme"


----> Qe kjo ka bere pakt me djallin /
>?
Kam Degjuar edhe per Rihannen & Lady Gagan Se kane bere pakt me djallin kundrejt Fames
Se di sa e verete eshte
thepirust
thepirust

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marylin Monroe Empty Re: Marylin Monroe

Mesazh  Luli 17.05.14 17:41

Marilyn Monroe nuk është vetëvrarë, ja si është e vërteta

Marylin Monroe Largea_62b825919e0fb3cbf15a03a6b7a588c2_article1400325603

Vdekja e Marilyn Monroe në Gusht të vitit 1962 nuk ishte një vetëvrasje, por një vrasje e orkestruar nga Bobby Kennedy. Qëllimi, Monroe nuk duhet të hidhte baltë mbi familjen Kennedy dhe duhet te heshtte përgjithmonë, ajo dhe sekretet që mbaheshin në një ditar të vogël të kuq.

Por Bobby nuk ishte vetëm. Ai bashkëpunoi me kunatin e tij, Peter Lawford dhe me psikiatrin Dr. Ralph Greenson, i cili i bëri një injeksion fatal në zemër Marilyn.
Këto janë detajet që bëhen të ditur në një libër të ri nga shkrimtari i ri Jay Margolis, një reporter investigativ dhe Richard Buskin, një shkrimtar best seller në New Jork.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marylin Monroe Empty Re: Marylin Monroe

Mesazh  gjilanasi 18.05.14 10:38

Marilyn Monroe, pak e shenjtë, pak mëkatore


New York, 9 nëntor - Me rastin e 50-vjetorit tё vdekjes tragjike tё Marilyn Monroe, revista e njohur amerikane “The National Enqurier” ia kushtoi njё numёr special. “Pavarёsisht se Marilyn Monroe nuk ёshtё nё mesin tonё tash 50 vjet, kujtimet pёr kёtё perёndeshё tё bukurisё janё gjithnjё misterioze. Ajo ishte pak e shenjtё, por edhe pak mёkatore. Tё gjitha gratё habiten dhe janё kurioze pёr vdekjen e saj tragjike”, shkruante gazeta.

Marylin Monroe F1_arthur-miller-marilyn-monroe-jpg1352458197

”Norma Jeanes dhe fёmijёra e saj e shqetёsuar ёshtё titulli i kapitullit tё parё tё revistёs “The National Enquirer”. Norma Jeanes (Marilyn Monroe) kishte lindur më 1 qershor tё vitit 1926 nё Los Angeles tё Kalifornisё, por qysh nё ditёlindje ajo kishte pёsuar njё lloj mallkimi, pasi qё babai i saj e kishte braktisur, bile para ditёs qё lindi.

Kjo vogёlushe e braktisur, e harruar dhe e keqpёrdorur, mё vonё u bё njё mrekulli. Kujtimet e saj tё fёmijёrisё janё tepёr tё hidhura. Ajo nuk mbante mend asnjё ditё tё lumtur nga nёna e saj Glady. Marilyn Monroe kishte thёnё se nuk mbante mend qё nёna e saj ta kishte puthur ose pёrkёdhelur ndonjёherё nё jetё. Pas disa vjetёsh nёna e saj pёsoi njё sёmundje mendore dhe u dёrgua nё spital ku qёndroi pёrgjithmonё.

Pas kёsaj katastrofe familjare shoqja e nёnёs, zonja Grace McKee u bё kujdestarja ime tregon vogёlushja Norma Jeanes. Braktisja e babait, sёmundja e nёnёs dhe varfёria e bёnё jetёn time shumё tё vёshtirё, por tё gjitha kёto i kapёrceva mё lehtё se disa pёrdhunime tё llahtarshme seksuale qё e ndryshuan jetёn time pёrgjithmonё. Nuk kisha menduar kurrё pёr dashuri fizike, bile as atёherё kur rashё nё dashuri pёr herё tё parё. Mё vonё mё dёrguan nё njё jetimore,por atje pёsova edhe mё keq nga disa burra. Nё kёtё moshё pёsova trauma tё ndryshme. Mёsova se isha ndryshe nga fёmijёt e tjerё tregon Norma Jeanes.

Marilyn Monroe (Norma Jeanes) u martua pёr herё tё parё nё moshёn 16 vjeçare me ndёrhyrjen e tё tjerёve. Burri i saj i parё 21-vjeçar Jim Dougherty ishte mekanik. Por kjo martesё nuk ishte e qёndrueshme, sepse nuk ishte bёrё me dashuri dhe tё dy kishin qёllime tё ndryshme. Ai kishte pёr qёllim familjen, ndёrsa Marilyn kishte synim karrierёn artistike. Marilyn tregon se ata nuk flisnin fare me njёri-tjtetrin.

Njё prej titujve mё karakteristike tё kёsaj reviste speciale lidhur me 50-vjetorin e vdekjes tragjike tё saj ёshtё kaptitulli: “Ju duhet tё jeni nё film”. Marilyn Monroe kapёrceu çdo pengesё pёr tё arritur kulmin e suksesit. Ëndrra e saj jetike ishte Hollywood-i. Atje filloi aktrimin,vallёzimin dhe kёngёn,duke vёnё nё dispozicion talentet e saj pёr çfarё nuk kishte patur kurrё konfidencё tё mjaftueshme. Pas njё kohe ndryshoi edhe standardin e jetesёs dhe ishte mё e lumtur. Nё vitin 1946 filloi edhe karrierёn e modeles.

Nё Hollywood bёri disa kontrata me agjenci tё ndryshme. Fotografia e saj u botua nё faqen e parё tё revistёs amerikane “The Family Circle” dhe nё “Playboy”. Natyrisht se ajo vuri nё veprim bukurinё personale pёr fitime nga mё tё ndryshme.Marilyn Monroe ishte shumё e dashur dhe magjike pёr kamera filmike dhe pёr fotoaparate. Bile njё zyrё e sigurimit tё brendshёm amerikan tё FBI ruante nё arkivin e vet njё filmim pёr jetёn e saj intime. Burri i saj i dytё Joe Di Maggio kishte ofruar 25.000 dollarё pёr atё kasetё nga frika se mund tё bjerё nё duar tё gabuara dhe si pasojё mund tё dёmtonte imazhin e saj.Pas njё kohe Marilyn Monroe filloi jetёn intime me Johnny Hyde, drejtor ekzekutiv i Agjencisё William Morris.

Jeta e tyre intime ishte gurthemeli i sukseseve tё saj. Johnny Hyde kishte rёnё nё dashuri me Marilyn Monroe dhe kёrkonte martesёn me çdo kusht,por ajo nuk pranonte,sepse kishte frikё se nuk do t’i qёndrojё besnike deri nё fund dhe pёr kёtё nuk u martua kurrё me zotin Hyde.

Me 14 janar tё vitit 1954 lidhёn kurorё bjondja mё e bukur nё botё Marilyn Monroe dhe lojtari mё i mirё bejsbollit nё botё Joe Di Maggio. Menjёherё pas martesёs Di Maggio kёrkoi nga Monroe tё bёnte disa ndryshime nё stilin e saj tё jetesёs por ajo nuk i pёrfilli fare kёrkesat e tij, duke mos bёrё asnjё ndryshim. Ajo mendonte se Joe Di Maggio ёshtё njё sportist liberal e jo njё burrё tepёr konservator.Burri i saj i dytё Di Maggio u shqetёsua shumё pёr disa fotografi qё u botuan nё faqet e para tё revistave amerikane. Ai kishte paramenduar se Merilyn Monroe do tё ishte njё perёndeshё pёr shtёpinё e tij e jo pёr tёrё botёn. Marilyn Monroe e adhuronte jashtzakonisht jetёn argёtuese, ndёrsa burri i saj Di Maggio e urrente nё shpirt Hollywood-in dhe si pasojё ata bёnё divoc nё gjyq. Por edhe pas ndarjes gёzonin dashuri pёr njёri-tjetrin.

Nё kapitullin “Perёndesha e Seksit” janё botuar shumё fotografi nga skenat filmike tё dashurisё dhe roleve tё ndryshme, por asnjё pozё filmike nuk i tejkalon normat njerёzore tё kohёs. Ajo ka luajtur role me aktorёt mё tё njohur tё Amerikёs dhe tё Evropёs. Sot e kёsaj dite shumё aktorё dhe modele bёjnё pёrpjekje pёr tё imituar kёtё mbretёreshё tё bukurisё dhe seksit,por siç duket ёshtё e paarritshme. Marilyn Monroe ishte njё gёrshetim natyror e hyjnor i paspjegueshёm ishte si njё Venus (Afёrditё) qё shkёlqente si rreze dielli nё kёtё hemisferё dhe mё gjerё.

Pas ndarjes me Joe Di Maggion, Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me shkrimtarin dhe dramaturgun e madh amerikan Arthur Miller,i cili kishte fituar Çmimin mё prestigjoz tё Amerikёs - Pulitzer. Marilyn Monroe vepronte nё Hollywood , ndёrsa Arthur Miller nё New York . Ata kishin rёnё nё dashuri duke mbajtur lidhje telefonike dhe letёrkёmbime prej vitit 1951 e deri nё vitin 1955. Ata u martuan zyrtarisht me 29 qershor 1956 nё Gjyqin Civil nё Westchester County nё New York dhe dy ditё mё vonё lidhёn kurorё fetare nё njё tempull hebraik tё kёtij qyteti,sepse Arthur Miller ishte me origjinё hebreje. Pas disa muajsh ajo doli shtatzёnё,por pёr fatkeqёsinё e saj kjo shtatzёni dёshtoi.

Ajo dёshtoi edhe nё shtatzёninё e dytё, duke i pёrjetuar si humbjet mё tё pazёvendёsueshme, çfarё e ndryshuan jetёn e saj pёrgjithmonё. Kёshtu filloi edhe ftohja e saj me Arthur Miller. Bile nё njё rast i kishte rrёfyer kujdestares Lena Pepitone se ai kishte qenё shumё i ftohtё me tё ndoshta pёr arsye se nuk isha mjaft intelektuale pёr shkrimtarin Arthur Miller dhe kjo ndjenjё mё mundonte shumё tregonte Marilyn Monroe.

Pas dёshtimeve tragjike tё shtatzanisё dhe keqёsimit tё marrdhёnieve me Arthur Miller filloi pirjen e alkoholit dhe tё pilulave pёr gjumё qё mund tё ishin edhe shkaku kryesor i vdekjes tragjike. Ndёrsa shёnimi “Portretet e njё ikone” tregon se kamerat e adhuronin Marilyn-in. Ajo ishte magjike pёr fotoaparate. Elizabeth Taylor kishte thёnё se Marilyn Monroe i bёnte forografitё pa sherr dhe dukej e sinqertё si tё ishte njё vajzё e vogёl.

Nё kapitullin “Miqtё dhe tё Dashurit” lexuesi kupton menjёherё fillimin e rёnijes dhe shktarrimit pёrfundimtar tё Marilyn Monroe. Lidhjet e saj me regjisorin Elia Kazan dhe Frank Sinatrёn ishin hapat e parё drejt veprimeve tё pakontrolluara. Ajo kishte lidhje intime me Frank Sinatrёn, por pas njё kohe zbuloi se ai bёnte dashuri me valltaren afrikano-jugore 20-vjeçare Juliet Prowes. Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me Frank Sinatrёn por ai nuk pranonte propozimin e saj pёr martesё.

Ata ishin parё pёr herё tё fundit 8 ditё para vdekjes tragjike tё saj. Nё kapitullin “Ndёrlidhjet e Rrezikshme”, flitet pёr lidhjet e saj me Presidentin John F.Kennedy-n dhe vёllaun e tij Robert Kennedy. Marilyn Monroe ishte ftuar tё kёndonte pёr ditёlindjen e Presidentit John Kennedy nё stadiumin Madison Square Garden nё New York , bile Zonja e Parё e Amerikёs, Jackie (Jacqueline) Kennedy kishte refuzuar tё merrte pjesё nё atё ceremoni. Aty filluan dyshime serioze tё zonjёs Kennedy pёr burrin e saj. Ceremonia e ditёlindjes se tij kishte qenё njё spektakёl i vёrtetё.

Sot e kёsaj dite flitet pёr kёngёn: “Happy Birthday Mister President”(Gёzuar Ditёlindjen Zoti President). John Kennedy nё fjalёn e rastit tha: “Tani pasi Marilyn kёndoi kёngёn “Gёzuar Ditёlindjen Zoti President) me njё zё aq tё ёmbёl e tё bukur, Unё mund tё pushojё nga politika dhe vazhdoi duke bёrё shaka. Ata ishin takuar njё herё nё fillim tё viteve ‘50,por nuk kishin pёrjetuar asnjё lidhje romatike, asaj i kishte mbetur akoma nё sy shkёlqimi i tij nga ai takim. Dёshira ime ishte qё tё mos ishte i martuar John Kennedy, kёshtu qё Unё do tё isha gruaja e tij, thotё Marylin. Janё botuar shumё libra ku flitet pёr takimet dhe lidhjet e tyre intime.

Pёr lidhjet e saj me vёllezёrit Kennedy flitet vazhdimisht. Nё atё kohё FBI kishte hapur njё dosje tё veçante,bile njё ditё J.Edgar Hoover i kishte lёnё nё tryezёn presidenciale njё dosje tё lidhjeve intime tё vёllezёrve Kennedy me Marylin Monroe. Nё pranverё tё vitit 1962 Frank Sinatra kishte organizuar njё vizitё tё Marilyn Monroesё nё Meksikё. Atje ishte njohur me skenaristin Jose Bolanos dhe me disa mafiozё e komunista amerikane. Marylin Monroe kishte frike tё madhe nga mafiozёt e veçanёrisht nga kryemafiozi Sam Giancana, mik i Frank Sinatrёs. Ditёt e fundit tё jetёs i kaloi midis ujqёve gangsterё. Ishin ditёt e dёshpёrimit mё tё madh tё legjendёs amerikane, Marilyn Monroe.

Edhe Robert Kennedy kishte probleme tё mёdha me mafiozёt sidomos me kryetarin e sindikatёs “Teamsters” Jimmy Hoffa. Ky mafioz bёri çmos pёr tё zbuluar lidhjet sekrete tё vёllezёrve Kennedy me Marilyn Monroen. Ai e bёnte kёtё manovёr pёr tё turpёruar familjen Kennedy, bile edhe sot flitet se ky mafioz mund tё ketё pasur gisht nё vdekjen tragjike tё Marilyn Monroesё.

Edhe Jimmy Hoffa u vra nё mёnyrё misterioze dhe sot e kёsaj dite nuk i dihet varri. Gjatё ditёve tё fundit tё mundimeve shpirtёrore pёr jetё ose vdekje tё gjithё e braktisёn Marilyn Monroenё. Vetёm Joe Di Maggio iu gjet pranё. Ai e ndihmoi pavarёsisht kёrcёnimeve qё bёnin mafiozёt dhe Frank Sinatra. Nё ceremoninё mortore tё saj morёn pjesё vetёm 30 veta, kryesisht tё familjes dhe Joe Di Maggio i cili drejtoi kёtё ceremoni dhe duke vёnё njё tufё lule mbi arkivolin e saj tha: “Goodbye Marilyn, I love you, my darling I love you”(Lamtumirё Marilyn, tё dua--tё dua e dashura ime).

Sot pas 50 vjetёsh vdekja tragjike e saj mbetet akoma misterioze,ashtu si shumё vdekje tё tjera tё personaliteteve tё njohura tё Amerikёs.

Marilyn Monroe ka thёnё disa fjalё qё nuk harrohen kurrё: “Nё qoftё se je dyftyrёsh, njёra faqe tё duket bukur”,“sikur t’i kisha respektuar tё gjitha normat,kurrё nuk do tё kisha arritur ndonjё sukses”, “njё vajzё e mençur puth,por nuk dashuron,dёgjon por nuk beson dhe largohet ajo vetё para se ta lёnё”, “ёshtё mё mirё me qenё jo e lumtur vetёm se jo e lumtur me dikё tjetёr”, “dashuria seksuale ёshtё e natyrshme,Unё e respektoj natyrёn”,”njё grua me kёpucё tё pёrshtatshme, mund tё pushtojё botёn”. Hollywood-i ёshtё njё vend ku pёr njё puthje japin 1000 dollarё, ndёrsa pёr dashurinё e shpirtit japin vetёm 50 cent.

Ajo ishte perёndeshё e bukurisё. Ecjet e saj ishin tё paspjegueshme,thua se kishte 100 gjymtyrё dhe çdo gjymtyrё nё vetevete bёnte njё lёvizje magjike. Artistёt e ndryshёm fenomenin e madhёshtisё natyrore tё Marilyn Monroesё e krahasojnё me fenomenin natyror Niagara Falls. Kjo legjendё amerikane e bukurisё kujtohet njёsoj si Helena e Trojёs, Kleopatra e Egjiptit dhe shumё gra tё tjera gjatё historisё. Marilyn Monroe u shua tragjikisht si njё yll drite. Kёshtu u shuan edhe yje tё tjera tё artit amerikan:

James Dean, John Belushi, Elvis Presley, John Lennon, Michael Jackson e tё tjerё. Shtetet e Bashkuara e nderojnё kёtё grua me cilёsi tё pashpjegueshme qё tani i pёrket mitologjisё. Kujtimet pёr kёtё legjendё amerikane tё bukurisё dhe artit mbeten tё pёrjetshme.



Gjekë Gjonlekaj
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marylin Monroe Empty Re: Marylin Monroe

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi