EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Agamemndon 09.02.14 9:00

22 Qershor 1941 – Mbrojtja nëpërmjet sulmit  

Më 22 Qershor 2013 mbushen 72 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve të deritanishme në Lindje e Perëndim iu mungojnë të dhënat për numrin, llojin, madhësitë e vendndodhjet e armatave sovjetike në vigjilje të sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik.

Këto të dhëna janë akoma sekret shtetëror në Rusinë e Madhe. Edhe nëpër dokumentarët e Luftës II Botërore kapërcehen njoftimet për numrin dhe vend-ndodhjen e armatave sovjetike të këmbësorisë, për numrin dhe llojet e armatave të tankeve, për armatat e parashutistëve, për numrin dhe llojet e armatave të aeroplanëve, si dhe për llojin e fortikimeve në kufinjtë perëndimorë të BRSS.

Në Lindje e Perëndim, librat dhe enciklopeditë e Luftës II Botërore nuk japin as të dhëna të tilla dhe as harta të vendosjes së trupave sovjetike. Fitimtarët e Luftës II Botërore duket se janë marrë vesh jo vetëm për ndarjen e zonave të ndikimit, por edhe si do shkruhej më pas historia e Luftës II Botërore.

Shkrimi i mëposhtëm është mbështetur kryesisht në librin “Krye fajtori: Plani i madh i Stalinit për të filluar Luftën II Botërore” të autorit Viktor Suvorov (Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008).

Autori ka qenë analist zgjuarsie në zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nëpër duar dokumenta të arshivave ruse që edhe sot e kësaj ditë janë të mbyllura. Ai u arratis në Perëndim në vitin 1978 dhe deri më tani ai ka botuar një seri librash. Për arsye domosdoshmërie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis që nga Lufta I Botërore.

Lufta dhe paqja

Në fillimvitin e tretë të Luftës I Botërore, ushtria gjermane e kishte të qartë se nuk do mund të vazhdonte të luftonte nëse kishte njëkohësisht edhe Frontin e Lindjes edhe të Perëndimit. Prandaj, zbulimi ushtarak gjerman arriti një marrëveshje me Leninin dhe e nisi bashkë me shokët e tij me tren të blinduar e të mbyllur diplomatikisht nga Zyrihu i Zvicrës nëpër Gjermani, Suedi, Finlandë e deri në Petrograd të Rusisë, ku arriti më 16-04-1917. Paralel dhe i nisur nga Amerika bashkë me 300 shokë, Trocki arriti në Rusi më 04-05-1917.

Bolshevikëve iu pëlqyen ndihmat e zbulimit ushtarak gjerman, sepse ato do mund të përfundonin revolucionin bolshevik në Rusi [më 07-11-1917]. Më pas, ato do të riorganizonin perandorinë e kalbur cariste në Perandori të Kuqe duke i vënë fuqitë e mëdha të saja në shërbim të Revolucionit Botëror. Në këmbim të ndihmës gjermane, qeveria bolshevike nënshkroi më 03-03-1918 nëpërmjet Traktatit të Brest-Litovskit daljen e saj nga Lufta. Ky traktat u nënshkrua edhe nga Perandoria Gjermane, Austro-Hungareze, Bullgaria dhe Perandoria Osmane. Si rrjedhojë, trupat gjermane kaluan nga Fronti i Lindjes në atë të Perëndimit, lufta vazhdoi edhe tetë muaj të tjerë, miliona ushtarë e qytetarë humbën jetën apo u plagosën, ekonomitë e vendeve ndërluftuese u rrënuan akoma më shumë, e nga dhimbje të tilla shoqëritë njerëzore atje u trazuan shumë.

Me këtë traktat, Rusia sovjetike lëshoi nga duart përkohësisht 56 milion banorë, 1/4 e industrisë, shumicën e minierave të qymyrit, fusha të pamata, etj. Por përfitimet afatshkurtra (iu dha kohë bolshevikëve të kryenin më mirë punët e brendshme të përgjakshme) dhe afatgjate qenë shumë herë më të mëdha sepse filluan përgatitjet për sulmuar sapo të mbaronte Lufta I Botërore dhe për të ndezur revolucionin botëror në vendet e tjera, në rradhë të parë në Gjermani.

Biles që në Janar 1918, me urdhër të Leninit, krijohet në Petrograd organizata komuniste gjermane Spartakus dhe shtypen në miliona kopje e dërgohen në Gjermani gazetat Die Fackel [Pishtari], Die Weltrevolution [Revolucioni Botëror] dhe Die Rote Fahne [Flamuri i Kuq]. Fundi i Luftës I Botërore shoqërohet në Rusi nga një numër i pafundëm takimesh, kongresesh e konferencash politike ku i mëshohej vetëm një gjëje: Revolucionit Botëror dhe vendosjes së komunizmit në Europë. Këtij qëllimi i shërbeu edhe fillimi i përgatitjeve për mbjelljen dhe vaditjen e farërave të një lufte të re botërore, sepse për bolshevikët pas një lufte të tillë të madhe do të vinte një revolucion i madh botëror. Dhe nga ky do të lindnin republikat e bashkuara socialiste sovjetike e shkallë-shkallë do arrihej në një qeveri mbarë-botërore sovjetike me qendër Kremlinin.

Më 11-11-1918 nënshkruhet përfundimi i Luftës I Botërore. Më 13-11-1918, qeveria ruse urdhëron Ushtrinë e Kuqe të sulmojë dhe ajo pushton vendet Balltike. Qeveria komuniste e Estonisë formohet më 29-11-1918, e Letonisë më 04-12-1918, e Lituanisë më 08-12-1918. Një dokument i Ushtrisë së Kuqe më 17-12-1918 dallonte Gjermaninë si shënjestra e rradhës, kurse Lenini ngazëllente: “Ne jemi në pragun e revolucionit botëror!”. Ushtria e Kuqe nisi sulmin në drejtimin Poloni-Gjermani që në Shkurt 1919, por pësoi disfatë përfundimtare nga ushtria polake në Betejën e Varshavës në Gusht 1920 dhe tërhiqet. Për sovjetikët ky qe një mësim, i cili u tregoi se për të shkuar në Gjermani nuk duhej të kishte Poloni ndërmjet tyre; ashtu siç edhe ndodhi pas 20 vjetësh.

Thëngjijtë e luftës

Nga ana tjetër, lufta civile i ndryshoi pak planet bolshevike, sepse Ushtria e Kuqe u tërhoq për të kositur për shumë vjet miliona njerëz në Rusinë sovjetike. Në Mars 1919, nën drejtimin e Leninit dhe Trockit, krijohet në Moskë Kominterni [Organizata Ndërkombëtare Komuniste], i cili e quajti veten “Shtab të Revolucionit Botëror” me qëllim krijimin me çdo mjet, përfshirë edhe forcën ushtarke, të “Republikës Botërore Socialiste Sovjetike”.

Organizatat komuniste nga çdo vend i botës iu bashkëngjitën këtij rrjeti fanatik, i cili financohej nga rezervat e arit të Rusisë dhe kontrollohej me rreptësi ushtarake nga Kremlini. Çdo person që bëhej anëtar i partive komuniste pranonte me vetmohim t’i shërbente revolucionit komunist botëror dhe të luftonte kundër interesave të vendit të vet, fshehtas ose haptas. Spiunazhi sovjetik u bë kështu që nga vitet 1920 e më pas shërbimi më i fuqishëm në botë, sepse vullnetarë të panumërt (e të tjerë nga larg me gjithë shpirt e mall) nga tërë bota e vunë veten në shërbim të Kremlinit; detyra e spiunazhit sovjetik qe vetëm t’i klasifikonte, t’i përzgjidhte, t’i përpunonte dhe t’i emëronte në detyrë.

Më 28-06-1919 nënshkruhet në Paris Traktati i Versajës, i cili zyrtarisht vendoste paqen në botë duke gjobitur rëndë Gjermaninë dhe duke vijëzuar kufinj të rinj për shtetet e botës. Gjermania nuk mund ta duronte atë traktat dhe pasojat e tij. Prandaj, ajo që mbetej ishte vetëm t’i bëje gati thëngjijtë dhe t’i hidhje benzinë zjarrit gjerman.

Në Mars 1921, me urdhër të Zinovievit, kryetar i Kominternit, hungarezi Bela Kun dërgohet pranë partisë komunistë gjermane me udhëzimin që të kapej pushteti. Paralel, në Gjermani shkojnë zyrtarë të tjerë sovjetikë dhe oficerë të shumtë të zbulimit ushtarak sovjetik [GRU], të cilët menjëherë filluan organizimin e forcave ushtarake të hapta dhe të fshehta të partisë komunistë gjermane. Gazeta “Die Rote Fahne” bënte thirRje për revolucion komunist. Më 24-03-1921 komunistët sulen dhe marrin kontrollin e godinave qeveritare, bashkive, bankave dhe postave të policisë në Hamburg, Laipcig, Dresden e Çemnic. Ushtria gjermane ndërhyri dhe e shtypi atë kryengritje komuniste.

Më 30-12-1922 krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) që sipas deklaratës së themelimit ishte hapi i parë drejt krijimit të Republikës Botërore Socialiste Sovjetike. Vetë ndërtimi i BRSS nuk njihte kufinj shtetërorë e kombëtarë dhe ishte një shpallje lufte tërë vendeve të tjera të botës që nuk ishin brenda BRSS. Biles, shenja shtetërore e BRSS ishte një glob bote pa kufinj shtetërorë i vulosur nga drapëri e çekani. Rusia nuk ishte nënshkruese e Traktatit të Versajës dhe si e tillë ajo ishte e pa penguar të prodhonte çfarëdolloj arme dhe e pakufizuar në numrin e ushtarëve. Nga ana e saj, Gjermania e kishte të pamundur të përgatitej për luftë për shkak të kufizimeve që iu vunë nga Konferenca e Paqes më 1919. Por, BRSS ishte gjithmonë gati pikërisht për ndihma të tilla.

Moska iu dha ushtarakëve gjermanë çka ata ishin të ndaluar të kishin: tanke, artileri të rëndë, aeroplanë, fusha stërvitje dhe provash për armët, zyra projektimesh dhe hyrje në fabrikat ushtarake. Veç marrëveshjes në Nëntor 1922 për prodhimin e aeroplanëve ushtarakë me firmën gjermane Junkers Flugzeugwerke, dy marrëveshje të tjera filluan zbatimin në Korrik 1923 për prodhimin e municioneve e pajisjeve ushtarake dhe ndërtimin e një uzine kimike. Më 25-04-1925 nënshkruhet një marrëveshje për krijimin e një qendre për forcat ajrore gjermane në qytetin rus Lipetsk ku do stërviteshin pilotët gjermane dhe do provoheshin aeroplanët e rinj.

Qeveria ruse bleu 100 aeroplanë ushtarake D-XIII nga kompania hollandeze Fokker, të cilët do të përdoreshin për stërvitjen e pilotëve gjermanë. Përgjatë viteve aty u zhvilluan dhe u provuan aeroplanët gjermanë të modeleve Heinkel He-45, He-46, He-51, Arado Ar-64, Ar-65, Junkers K-47 e Dornier Do-11. Deri në fund të viti 1933, aty u përgatitën 450 pilotë gjermanë. Të gjitha këto kryheshin në fshehtësi, për shembull, pilotët gjermanë që stërviteshin ishin të liruar zyrtarisht nga forca ajrore gjermane Reichwehr dhe në Lipetsk mbanin emra të tjerë.

Adolf Hitleri në përfundim të Luftës I Botërore ishte një piktor i dështuar dhe një ushtar i plagosur që kthehej nga fronti. Me këshillën e një oficeri të zbulimit ushtarak gjerman dhe për të pasur një rrogë të vogël, ai i bashkëngjitet në Shtator të vitit 1919 Partisë Kombëtare Socialiste të Punëtorëve Gjermanë [Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei, shkurt Partia Naziste] thjesht për të mbledhur dijeni.

Shpejt ai bëhet kryetar i kësaj partize, e cila thërriste “Proletarë të gjithë kombeve, bashkohuni” dhe kërkonte heqjen e pronës private mbi tokën, vendosjen e punëtorëve në drejtimin e fabrikave dhe shtetëzimin e industrisë. Me kalimin e kohës, kjo parti e vockël komuniste u shumua dhe u fuqizua. Më 08-11-1923 një grusht shteti ndizet në Mynih të Gjermaninë prej Partisë Naziste. Ai u organizua prej Kominternit dhe u drejtua në fshehtësi nga oficerët e spiunazhit dhe emisarët politikë sovjetikë.

Edhe kjo përpjekje për revolucion socialist shtypet në mënyrë të përgjakshme; ndërsa Hitleri plagoset dhe futet në burg. Këtu, nën ndihmën e dhënë nga Rudolf Hess, ai shkruan librin “Lufta ime” [Mein Kampf]. Në këtë libër, në Kapitullin XIV, ai shkruante se Gjermania duhej të mos shihte nga Jugu e Perëndimi por t’i hidhte sytë drejt territoreve në Lindje. Kjo shprehje njihej mirë nga politikanët sovjetikë qëkur u botua libri më 1925-1926 dhe u përdor papushim në propagandën sovjetike.

Më 1925, Stalini shprehej se Lufta II Botërore ishte e pashmangshme dhe ajo nuk duhej penguar. Sa më shumë krime të kryheshin nën urdhërat e Hitlerit, aq “më i arsyeshëm” do ishte dërgimi i Ushtrisë së Kuqe për “të çliruar” Europën. Sa më shumë të rrënohej e lodhej Europa prej luftës, aq më të lehtë do e kishte Ushtria e Kuqe përparimin e saj. Sa më e madhe të ishte pjesa e Europës së pushtuar prej gjermanëve, aq më të lehtë do e kishte Ushtria e Kuqe për “ta çliruar”.

Në një Europë të pushtuar, popujt e saj do e mirëpritnin një “çlirimtar” dhe ushtria gjermane do e kishte të pamundur të mbronte tërë territorin Europian nga ushtria “çlirimtare” sovjetike. Partia Socialdemokrate ishte kundër luftës dhe si e tillë “e pengonte” revolucionin botëror të mëvonshëm. Prandaj, nën urdhërat direkte të Stalinit e Kominternit, socialdemokratët kudo ku ishin u vunë në shënjestër për t’u shkatërruar plotësisht. Pra, ajo që mbetej ishte të ndihmohej partiza naziste e Hitlerit të vinte në fuqi në Gjermani.

Rasti tjetër u paraqit në zgjedhjet parlamentare të vitit 1932. Në Korrik 1932 Partia Naziste mori 13.7 milion vota; kjo përbënte 37.3% të tërë votave por nuk mjaftonte për të siguruar shumicën absolute. Pas këtij kulmi numri i votave për Partinë Naziste fiLloi të bjerë. Më 06-11-1932 mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nga të cilat doli kjo shpërndarje për partitë kryesore: Partia Naziste 11’705’000 vota, Partia Socialdemokrate 7’231’000 vota, Partia Komuniste 5’971’000 vota.

Përsëri shumica absolute për të marrë pushtetin nuk ishte arritur. Po të bashkohej Partia Socialdemokrate me atë Komunistë arrihej shumica absolute dhe historia botërore do kishte qenë ndryshe. Por ndodhi e papritura: nën urdhërat e Stalinit, Partia Komuniste bashkohet me Partinë Naziste dhe si rrjedhim kjo e fundit merr në dorë drejtimin e shtetit gjerman. Kështu komunistët gjermanë prenë falas biletat e udhëtimit të mëvonshëm drejt kampeve të përqëndrimit për veten e vet, për socialdemokratët dhe tërë kundërshtarët politikë të Partisë Naziste.

Industrializimi dhe tufëzimi

Më 1927, BRSS filloi zbatimin e planeve 5-vjeçare për zhvillimin industrial dhe tufëzimin e bujqësisë, por pa harruar ushtrinë. Më 1927, Ushtria e Kuqe kishte 79 tanke; më 1931, ajo kishte 4’538 tanke, kurse vetëm në vitet 1932-1933 prodhohen 21’573 avionë ushtarakë. Planet 5-vjeçare kërkonin njerëz të shumtë me çmim pothuaj zero dhe ato u gjetën “tek armiqtë e klasës, kulakët, sabotatorët, tradhëtarët e përkrahësit e tyre”. Më “të këqinjtë” e këtyre pushkatoheshin pa humbur kohë; të tjerët do të mbushnin armatën shumë milionshe të skllevërve.

Që nga viti 1928, njësitë e Ushtrisë së Kuqe, në mes të dimrit, rrethonin rajone të tëra nga ku kulakët [fshatarë që prodhonin më shumë] bashkë me familjet e tyre i hypnin nëpër trena dhe i zbrisnin në fushë të hapët në Siberi, Urale e Kazakistan. Këto operacione kryheshin me urdhërin e Stalinit dhe zbatoheshin prej Molotovit. Sipas pohimit të vetë Molotovit, 20 milion fshatarë u shpërngulën nga tokat e tyre dhe u hodhën në vende të pajetueshme.

Më 27-12-1932, BRSS vuri në qarkullim letër-njoftimet vetëm për banorët e qyteteve. Dalja e tyre ndodhi në kulmin e urisë masive dhe fshatarët pa një letër-njoftim të tillë nuk iu largoheshin dot rajoneve ku ishte caktuar të pllakoste uria. Pa një dokument të tillë nuk mund të punoje, nuk mund të jetoje diku, nuk mund të lëvizje as brenda e as jashtë BRSS. Si rrjedhojë, miliona fshatarë të pa shpërngulur bashkë me familjet e tyre vdiqën nga të pa ngrënët e të ftohtit. Edhe sot e kësaj dite, ukrainasit drithërohen po të dëgjojnë fjalën “Holodomor” [vdekje nga uria]. Në vitet e “kolektivizimit masiv” 1932-1933, vdiqën nga uria 3.5 – 5 milion vetë dhe prej të ftohtit 3 – 4 milion të tjerë.

Pa armatat e skllevërve dhe pa popullatat e shpërngulura më forcë nuk do ishin ndërtuar piramidat në BRSS, nuk do ishte ndërtuar Metroja e Moskës, nuk do ishte nxjerrë ari i nevojshëm për të mbuluar financat, nuk do ishin ndërtuar uzinat dhe qytetet e nëndheshëm, nuk do ishin zhvilluar industritë apo minierat e Siberisë dhe tërë Perandorisë së Kuqe. Qeveria planifikonte që më përpara se sa skllevër do nevojiteshin për planet e ardhshme të zhvillimit. Më pas Ministria e Punëve të Brendshme planifikonte arrestimet për të mbushur kampet e përqendrimit, të njohur me emrin e shkurtuar GULAG [Glavnoye Upravlyeniye Ispravityel'no-Trudovih Lagyeryey i koloniy], dhe më të këqinjtë e këtyre të njohur me emrin Dal’stroy që i shërbenin nxerrjes së arit.

Në fund të viteve 1920 Perëndimin e mbërtheu një krizë e paparë ekonomike dhe financiare. BRSS menjëherë filloi të blejë me çmime të ulta linja prodhimi, shpikje inxhinierike bashkë me inxhinierët, pajisje industriale dhe makineri të përparuara nga vendet e Perëndimit. Rezervat e arit të BRSS mbulonin edhe blerjet edhe zbatimin e teknologjive të përparuara. Në fillim të viteve 1930, inxhinierët amerikanë projektuan e ndërtuan në qytetin Nizhni Tagil fabrikën Uralvagonzavod [Fabrika e Vagonave Hekurudhorë në Urale]. Deri në fund të viteve 1980, ajo ishte ndërmarrja më e madhe industriale në botë dhe që kthehej menjëherë për prodhime ushtarake. Gjatë katër viteve të Luftës II Botërore, kjo fabrikë prodhoi 35’000 tanke vetëm të llojit T-34. Po të njëjtën origjinë e tipare kishte edhe fabrika e traktorëve e ndërtuar në qytetin Çeliabinsk të Uraleve.

Pastrimi i skorjeve

Propaganda Lindje-Perëndim ka krijuar përrallën e “pushkatimeve të 40’000 oficerëve sovjetikë në vitet 1937-1938, si rrjedhim i të cilëve shumica e oficerëve të Ushtrisë së Kuqe më 1941 nuk kishin më shumë se një vit në detyrë”. Në fakt mungesa e përvojës ekzistonte në shumë oficerë, por arsyeja ishte se gjatë viteve 1937-1941 Ushtria e Kuqe u zmadhua nga 1.1 milion ushtarë në 5.5 milion. Si rrjedhojë, pozitat komanduese u mbushën shpejt e shpejt me oficerë, të cilët gradoheshin po me shpejtësi. Megjithatë ky faktor nuk ishte themelor në disfatën që pësoi ushtria sovjetike kur u sulmua më 22-06-1941 nga ushtria gjermane, sepse ushtria sovjetike kryente manovra ushtarake sulmuese masive të vazhdueshme, biles edhe më 21-06-1941. Në anën tjetër, gradime të shpejta në rangjet ushtarake ndodhën edhe në ushtrinë gjermane që u zmadhua në numër në ato vite, por kjo nuk vihet në dukje në historitë e shkruara zyrtare.

Më 1937, Ushtria e Kuqe kishte 206’000 oficerë. Nëse do ishin “pushkatuar 40’000 oficerë” më 1937-1938 (20% e tërë oficerëve), është e pamundur të ndodhë që “më 1941 shumica e oficerëve sovjetike të kishin më pak se një vit përvojë në detyrë”. Në Arkivin Shtetëror Ushtarak të Rusisë ekziston një dokument i Zyrës së Burimeve Njerëzore të Shtabit të Ushtrisë së Kuqe; dokumenti është në fondin 37’837, treguesi 10, kutia 142, fleta 93. Sipas këtij dokumenti më 1937 u liruan nga ushtria 20’643 oficerë dhe më 1938 u liruan 16’118 oficerë; domethënë gjithsej 36’761 oficerë.

Dokumenti e shkruan qartë: “u liruan”; në dokumenti nuk shkruhet “u arrestuan apo u burgosën apo u pushkatuan”. Për 54 vjet ky dokument u mbajt i fshehur dhe vetëm pak njerëz të këqinj e patën lexuar; pikërisht këto mashtrues raportuan për “36’761 oficerë të pushkatuar” dhe ushqyen çdo botim zyrtar, gazetaresk e shkollor në Lindje e Perëndim. Biles dokumenti sqaron më tej se më 1937 e 1938, nga të liruarit, u arrestuan përkatësisht vetëm 5811 dhe 5057 oficerë; domethënë gjithsej 10’868 oficerë dhe nga këto vetëm 1’654 oficerë u pushkatuan ose u gjendën të vdekur nëpër burgje pa iu filluar gjyQet.

Lirimet e lëvizjet nga detyra janë të zakonshme në çdo ushtri e në çdo kohë, për arsye nga më të ndryshmet. Për një ushtri milionëshe, numri i lirimeve natyrisht është i madh. Ritmi i lirimeve u rrit që në vitin 1935, sepse në këtë vit ushtria sovjetike përshpejtoi rigrupimet e nevojshme të forcave për sulmin që do të ndërmerrte në vitin 1941. Sipas një dokumenti tjetër ushtarak, 12’461 oficerë nga të liruarit e viteve 1937-1938 ishin marrë përsëri në ushtri deri më 01-05-1940.


Edituar për herë të fundit nga Agamemndon në 09.02.14 9:18, edituar 1 herë gjithsej
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Re: Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Agamemndon 09.02.14 9:09

LUFTA E SPANJËS


Më 18-07-1936, 120’000 ushtarë spanjollë (80% e ushtrisë) nën komandën e Gjeneralit Jose Sanjurjo ngritën krye kundër Republikës Spanjolle. Gjatë një udhëtimi me një avion të vogël më 20-07-1936 ky gjeneral humb jetën dhe komandën e ushtrisë e mori Gjenerali Francisco Franco. Në ndihmë të kryengritjes, aeroplanë mbartës gjermanë Ju-52 dërguan për tre muaj radhazi ushtarë e material ushtarak nga Maroku në Spanjë. Deri në fund të Gushtit ato mbartën 7350 ushtarë e oficerë dhe artileri; 5455 ushtarë u dërguan në Shtator dhe 1157 ushtarë të tjerë u mbartën në Tetor 1936. Pa këtë urë ajrore dhe pa ndihmën e dhënë nga 150’000 ushtarë italianë, 20’000 portugezë, 90’000 marokenë, 2700 topa, 1150 tanke dhe 1650 aeroplanë, kryengritja në Spanjë do ishte shtypur-

Më 1936, Stalini emëroi konsull të përgjithshëm në Barcelonë veteranin revolucionar V. A. Antonov-Ovseenko. Ky filloi ta këshillonte qeverinë e Republikës spanjolle të fshihte për arsye sigurie në Moskë tërë arin e shtetit spanjoll (më shumë se 600 ton ar). Si rrjedhim, më 25-10-1936 anija sovjetike me 510 ton ar spanjoll u nis nga porti spanjoll i Kartagjenës për në Moskë….dhe ky ar nuk u kthye më kurrë.

BRSS dërgoi në ndihmë të Republikës Spanjolle 2065 oficerë sovjetikë të rangjeve të ndryshme, 772 pilotë, 351 tankistë, 100 artiljerë, 222 këshilltarë ushtarakë, 204 përkthyes dhe një numër oficerësh zbulimi e kundër-zbulimi, komisarësh, diplomatësh, etj.; gjithsej ato qenë 3000 sovjetikë. Ndonëse deti spanjoll ishte nën bllokadë, Stalini dërgoi në Spanjë 648 aeroplanë, 347 tanke, 60 makina të blinduara, 1186 topa, 20’486 mitraloza dhe 497’813 pushkë; pa llogaritur municionet, ushqimet, materialet mjekësore, pajimet ushtarake, naftën e benzinën.

Bujqit e punëtorët në BRSS grumbulluan miliona Rubla për të ndihmuar Republikën Spanjolle. Kudo u organizuan mbledhje për t’i shqetësuar njerëzit e për t’iua mbledhur kopekët (qindarkat). Tre vjet më parë, për shkak të urisë masive në Bashkimin Sovjetik gjatë së cilës vdiqën miliona njerëz dhe shumë vetë mbijetuan nëpërmjet kanibalizmit dhe ngrënies së trupave të vdekur, nuk u organizuan grumbullime të tilla njerëzish. Ndërsa ajo uri bënte kërdinë, BRSS eksportonte miliona ton grurë të grabitur me forcë nga bujqit e vet. Më 1936, Spanja nuk kishte kampe përqendrimi, kurse në Bashkimin Sovjetik ato ishin shenjë krenarie.

Pozicioni i krye-këshilltarit sovjetik në Republikën Spanjolle, në vend që t’i përkiste një këshilltari të mirëfilltë ushtarak, ishte zënë nga Drejtori i Zbulimit Ushtarak Sovjetik (GRU) Yan K. Berzin. Ky njihet edhe si rekrutuesi dhe stërvitësi i agjentit Richard Sorge, një gjerman me qëndrim në Japoni gjatë Luftës II Botërore. Tërë operacioni sovjetik gjatë Luftës së Spanjës qe më shumë operacion i zbulimit ushtarak sovjetik sesa operacion i ndihmës ushtarake për Republikën Spanjolle. Gjatë asaj lufte, mijra fëmijë të komunistëve spanjollë u dërguan në BRSS. Ato nuk u kthen më në Spanjë, por u rritën e u stërvitën për t’u dërguar si agjentë të BRSS në Amerikën Latine dhe Afrikë në vitet e mëvonshme.

Ushtria e Republikës u formua nga pjesa e mbetur e ushtrisë spanjolle dhe nga shtatë brigadat ndërkombëtare, të cilat u krijuan me 42’000 vullnetarë nga 54 vende të botës. Agjentët e BRSS trazuan popujt e botës për të krijuar vullnetarë e për t’i dërguar në Spanjë. Shërbimet e spiunazhit sovjetik mbuluan tërë shpenzimet që shoqëronin këto lëvizje njerëzish nga 54 vende të botës. Sapo arrinin në Spanjë, këtyre vullnetarëve iu merreshin pasaportat dhe tërë dokumentat e udhëtimit. Ato u kthyen në skllevër të armatosur që nuk mund të largoheshin më nga zotëruesit e tyre. “Çuditërisht” herë pas here shpërthente zjarr në godinat e makinat ku ishin këto dokumenta. Zbulimi ushtarak sovjetik pronësoi kështu me dhjetëra mijra pasaporta nga 54 vende të botës; ajo do ishte një pasuri e paçmuar dhe e pazëvendësueshme për spiunazhin sovjetik për vitet që do vinin.

Qëllimi i përfshirjes së BRSS në Spanjë nuk ishte fitorja ushtarake, por loja për të futur në luftë Britaninë dhe Francën e kështu për të ndezur luftën midis tyre, nga njëra anë, dhe Gjermanisë, Italisë e Portugalisë, nga ana tjetër. Propaganda sovjetike e kohës vetëm mallkonte Britaninë e Francën për “indiferencën e tyre dhe fatin e fëmijëve spanjollë”, ndërkohë që më 07-04-1935 në BRSS kishte dalë ligji i pushkatimit që nga mosha 12 vjeç e sipër. Britania e Franca zgjodhën politikën e mos-ndërhyrjes në luftën e Spanjës. Plani i zgjuarsisë sovjetike dështoi, sepse Britania e Franca nuk u futën në luftë dhe Lufta e Spanjës, e cila përfundoi më 01-04-1939, nuk i kaloi kufijtë e saj; e kështu lufta botërore nuk filloi. Si rrjedhim, zbatuesit e planit, V. A. Antonov-Ovseenko dhe Yan K. Berzin, u thërritën në Moskë ku arrestohen e pushkatohen.

KURTHI I NGRITUR NGA STALINI

Në fund të vitit 1938, propaganda sovjetike kundër Hitlerit u shua menjëherë dhe kurthi i Polonisë filloi të thurej. Franca e Britania kishin dhënë garanci për sigurinë e Polonisë. Pra, mjaftonte që të nxitej Gjermania të sulmonte Poloninë.

Më 11-08-1939 Stalini mori vendim për të filluar bisedimet me Gjermaninë për ndarjen e Polonisë. Më 12-08-1939 delegacionet ushtarake të BRSS, Britanisë dhe Francës fillojnë bisedimet në Moskë për paqen Europiane. Më 19-08-1939, Stalini urdhëron ndërprerjen e këtyre bisedimeve. Po në këtë datë, ambasadori gjerman në Moskë merr idenë e shkruar sovjetike për marrëveshjen dypalëshe gjermano-sovjetike.

Po më 19-08-1939, Stalini urdhëron fillimin e mobilizimit (e fshehtë) të Ushtrisë së Kuqe. Po më 19-08-1939, nën urdhërin e Stalinit, Gjenerali Zhukov filloi sulmin rrufe (blitzkrieg) të Armatës 1 sovjetike kundër Armatës 6 Japoneze në lumin Khalkhin-Gol në Mongoli. Kjo luftë dhe disfata e ushtrisë japoneze nuk u përmend në shtypin e kohës, sepse taktika ushtarake e zbatuar atje nga ushtria sovjetike nuk duhej të bëhej e njohur. Po më 19-08-1939 u mbajt një takim i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të BRSS; për këtë takim u mësua vetëm në vitin 1993.

Në atë takim Stalini u shpreh: “…Lufta që do vijë është midis dy grupeve të vendeve kapitaliste. Për ne është mirë që ato të luftojnë e dobësojnë njëri-tjetrin. Ndërkohë, ne do të shtyjmë një shtet kundër tjetrit, luftimi do bëhet më i rreptë, të dy krahët do të drobiten prej luftës dhe atëherë hyrja jonë në luftë në çastin e duhur do na sjellë shumë përfitime. Prandaj marrëveshja me Gjermaninë duhet nënshkruar dhe pasi lufta botërore të shpallet, të përpiqemi që të vazhdojë sa më gjatë”.

Më 23-08-1939, Gjermania dhe BRSS nënshkruan marrëveshjen për ndarjen e Polonisë. Kjo njihet zyrtarisht nën emrin Pakti i Mos-Sulmimit Molotov-Ribventrop, por që emri më i saktë do ishte “Marrëveshja e Moskës në vitin 1939 për fillimin e Luftës II Botërore”. Sipas kësaj marrëveshje, Gjermania e BRSS shkatërronin shtetin polak dhe secila merrte pjesë të barabarta të territorit të saj. Gjermanisë i interesonte kjo marrëveshje paqeje, sepse nuk do t’i ndërpriteshin importet e produkteve vajgurore dhe metaleve të veçantë nga BRSS.

Nga ana e tij, BRSS i interesonte ta furnizonte makinën ushtarake gjermane me qëllim që ajo të ishte e aftë të pushtonte Europën (siç edhe bëri). Zbatimi i marrëveshjes u la për më 01-09-1939, datë në të cilën ushtria gjermane sulmoi dhe pushtoi Poloninë. Ndërsa ushtria sovjetike qëndroi pranë kufirit polak dhe, me gjithë habinë dhe kërkesën e vazhdueshme gjermane, sulmoi vetëm më 17-09-139 për të pushtuar pjesën tjetër të Polonisë. Tërë faji i fillimit të luftës ra mbi Gjermaninë. Loja sovjetike doli e mbarë kësaj here, sepse më 03-09-1939 Britania e Franca i shpallën luftë Gjermanisë.

Që nga kjo datë Gjermanisë iu vendos bllokada tregtare dhe pa materialet e metalet e duhura Gjermania e kishte të vulosur humbjen e saj. Prandaj një zgjidhje që i mbetej Gjermanisë ishte të pushtonte me luftë rrufe (blitzkrieg) vendet e kontinentit Europian për të kapur sa më shumë burime minerale (p.sh. minierën e Trepçes në Kosovë), burime vajgurore të përpunuara, furnizime të ndryshme, fabrika industriale e burime ushqimore.

Me kalimin e kohës, lufta e saj u bë gjithnjë e më e dëshpëruar ndonëse ushtria e saj luftoi në mënyrë të përsosur deri në fund. Britania e Franca nuk i shpallën luftë BRSS pasi ky pushtoi e kreu krime në pjesën tjetër të Polonisë. Për Britaninë e Francën, emocionalisht Gjermania ishte armiku i trashëguar dhe zhvillimi i Gjermanisë ishte i papranueshëm për to. Për shembull, më 1936, Lojrat Olimpike të Verës të mbajtura në Berlin shiheshin drejtpërsëdrejti me televizion nga gjermanët jashtë stadiumeve; televizioni u shfaq në Amerikë vetëm pas 20 vjetësh. Amerika ishte në krah të Britanisë dhe do i bashkëngjitej luftës (siç ndodhi) dhe herët a vonë mbarë rruzulli do përfshihej nga lufta.

MOBILIZIMI I FSHEHTË

Më 01-09-1939 parlamenti sovjetik zyrtarizoi për herë të parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Për t’i mbledhur përfaqësuesit sovjetikë nga tërë cepat e Rusisë së Madhe urdhëri u lëshua më 19-08-1939, sepse shumë prej anëtarëve të parlamentit sovjetik iu duheshin dy javë udhë për të arritur në Moskë. “Rastësitë” e zbukurojnë historinë. Ligji i mobilizimit (të fshehtë) ushtarak kërkoi edhe përgatitjen e 18 milion rezervistëve. Sipas këtij ligji, koha e shërbimit në ushtri do ishte dy vjet.

Nëse BRSS nuk sulmonte deri më 01-09-1941, atëherë tërë ato miliona ushtarë duhej të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe tërë njësitë ushtarake të posaçme dhe të stërvitura (sulmi ajror, tanket, pilotët, artilierët, etj.) do duhej të zhdukeshin. Një ushtri e tillë mamuthe nuk mund të mbahej më gjatë pa kryer luftë dhe vendimi konkret për të kryer një luftë të madhe u mor në Gusht 1939.

Mobilizimi masiv duhej fshehur dhe zgjidhja ishte bërë gati me kohë. Deri më 01-09-1939 ushtria sovjetike i përzgjidhte ushtarët dhe mosha e marrjes në ushtri ishte 21 vjeç. Më 01-09-1939 u thërritën në ushtri edhe ato që nuk ishin marrë vitet e shkuara dhe mosha e marrjes në ushtri u bë 19 vjeç e për disa kategori 18 vjeç. Pa llogaritur më të rinjtë e më të vjetrit dhe pa llogaritur rezervistët, tre breza të rinjsh (19, 20, 21 vjeç) u thërritën njëkohësisht në ushtri. Në gjysmën e dytë të Korrikut 1939, 173’000 rezervistë ishin thërritur në ushtri për të fuqizuar Armatën 1 sovjetike në Mongoli për sulmin rrufe që do kryente pas tre javësh kundër Armatës 6 japoneze. Pa llogaritur trupat e marinës dhe forcat e kufirit, Ushtria e Kuqe numëronte 1’871’600 ushtarë në fund të Korrikut 1939 dhe 5’081’000 ushtarë më 22-06-1941.

Përgatitjet për luftën e madh kërkonin gjithashtu një industri të madhe për prodhim municionesh. Ministria sovjetike e municioneve u krijua në Janar 1939 dhe i ngjante një mamuthi industrial. Nëse parashikohej një luftë mbrojtëse, atëherë këto uzina e fabrika duheshin ndërtuar prapa lumit Vollga, thellë në prapavijë ku nuk mund të arriheshin nga aeroplanët armiq.

Nga ana tjetër, municionet e prodhuar kërkonin shumë njerëz e mjete, makina, trena e linja hekurudhore të lira për t’u mbartur nga fabrika e prodhimit në front. Nëse parashikohej një luftë sulmuese (siç ndodhte në të vërtetë), zgjidhja e vetme ushtarake ishte që këto uzina kimike e fabrika prodhimi municionesh të ndërtoheshin në Perëndim të BRSS; e mundësisht pranë kufijve, sepse ndryshe trupat që ishin në sulm do ngelnin pa municione. Rrjedhimisht, fabrika municionesh u ndërtuan në Zaporozhie, Dnyepropetrovsk, Dnyeprodzerzhinsk, Kharkov, Krvoy Rog e Leningrad.

Ndërtimi i fabrikave të muncioneve vazhdoi me ritme të shpejta sapo hyri viti 1941. Depot e ruajtjes së municioneve u mbushën në kufijtë e lejuar dhe tërë municioni i tepërt dërgohej me vagona treni pranë kufinjve perëndimorë të BRSS. Në Prill 1941, ministrisë së prodhimit të municioneve i erdhi urdhëri që municionet e artilerisë të dërgoheshin pranë kufirit dhe të stivoheshin drejtpërsëdrejti në tokë; se ç’do të thotë kjo, çdo ushtarak e di mirë.

Pas sulmit gjerman, ushtria sovjetike humbi një sasi të panumërueshme predhash artilerie të stivuara mbi tokë apo nëpër vagona treni; pa llogaritur këtu municionet e armëve të tjera. Vetëm në Bjellorusi, 4216 vagona plot me predha artilerie u kapën nga ushtria gjermane vetëm në stacionet hekurudhorë pranë kufirit. Veç municionit të gatshëm, ushtria gjermane kapi edhe 303 uzina e fabrika municioni, të cilat prodhonin 101 milion predha artileri, 32 milion mina, 24 milion bomba aeroplani dhe 3600 ton TNT (tri-nitro-toluen); këto përbënin 85% të aftësisë prodhuese në municione për BRSS.

Në këto uzina u kapën furnizime të gatshme me plumb, çelik të derdhur e kallaj dhe të gjitha këto u dërguan në Gjermani. Pa një plaçkë të tillë lufte Gjermania do e kishte patur të pamundur të vazhdonte sulmin e të arrinte 30 km larg Kremlinit në Dhjetor 1941. Ndonëse 15% i ngelur jepte përsëri një prodhim tepër të madh ushtarak e industrial, në Bashkimin Sovjetik vërshoi nga Amerika e Britania një ndihmë e madhe falas në armatime, lëndë shpërthyese, barut, municione, fabrika, ushqime, lëndë djegëse, etj. Pa këtë ndihmë historia do kishte qenë ndryshe, pavarësisht se propaganda në qarkullim rrëfen përrallën e çmontimit të uzinave e fabrikave gjatë tërheqjes së Ushtrisë së Kuqe (për tre muaj e gjysëm ushtria gjermane arriti Moskën) dhe ringritjes së tyre në prapavijën e thellë.

Zbulimi sovjetik raportoi se Japonia, ndonëse e uritur për lëndë të para, nuk do të sulmonte në drejtim të Siberisë ku kishte burime shumë të mëdha minerale. Arsyeja ishte se nxjerrja dhe përpunimi i atyre lëndëve të para me qëllim me i bërë gati për përdorim kërkonte shpenzime të mëdha, kohë të gjatë dhe kohë të madhe për t’u mbartur. Japonia kishte nevojë për produkte të gatshme dhe të shpejta, prandaj qëllimin e kishte të pushtonte rajonet jugore të Kinës e Azisë.

Zbulimi ushtarak sovjetik e dinte se industria gjermane punonte në regjim paqeje dhe nëse Gjermania do sulmonte Poloninë, ajo kishte bomba për avionë vetëm për 10 ditë. Dokumentat gjermane të pas-luftës treguan se këto bomba do zgjatnin jo për 10 ditë por për 14 ditë. Më 1939, Komanda e Lartë Gjermane e trupave tokësore kërkoi që të krijohej një rezervë municioni për katër muaj luftë; në fakt, kjo nuk u arrit dhe rezervat e municioneve ishin për një deri në dy muaj luftë.

Më 05-12-1941, ushtria sovjetike kundërsulmoi në frontin e Moskës. Më 07-12-1941, avionët japonezë sulmuan bazën detare amerikane në Gjirin e Perlave (Pearl Harbour) në ishujt Havai, në Oqeanin Paqësor. Më 11-12-1941, Gjermania i shpalli luftë Amerikës, porse industria gjermane nuk u urdhërua të kalonte në regjim lufte. Vetëm në Janar 1942 ajo e mori urdhrin për të kaluar dalëngadalë në regjim prodhimi në shërbim të luftës. Prandaj prodhimi ushtarak gjerman arriti kulmin në fund të Luftës II Botërore pavarësisht nga bombat që binin nga qielli.


Vijon
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Re: Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Agamemndon 09.02.14 9:26

Pse Ushtria e Kuqe kishte armatim më special se ushtria gjermane

Një analizë shifrash ushtarake mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë

KUFIRI DHE SIGURI

BRSS dhe Gjermania nuk kishin kufinj të përbashkët. Shtetet ndërmjet tyre ishin shtete asnjanëse. Nëse do sulmohej Gjermania dhe Europa, së pari duheshin zhdukur këto shtete të ndërmjetme. Me ndarjen dhe pushtimin Polonisë prej Gjermanisë dhe BRSS, këto dy shtete krijuan një kufi të përbashkët prej 570 km. Nëse BRSS kishte qëllim mbrojtës, atëherë duheshin ndërtuar fortifikime të fuqishme në tërë këtë kufi dhe në thellësi; porse këto gjëra nuk u kryen jo se nuk dinin.

Për të përballuar ushtrinë gjermane në betejën e Kurskut në Korrik-Gusht 1943, ushtria sovjetike ndërtoi gjashtë linja të njëpasnjëshme mbrojtëse (gjerësia e mbrojtjes shkonte 250-300 km) dhe me një fuqi zjarri e minimi të paparë deri atëherë. Rripi i tokës (disa qindra kilometra) përgjatë e përbrenda kufirit perëndimor të BRSS, i cili në rast sulmi kundër BRSS do të shërbente për mbrojtje, kishte kohë që ishte zhvilluar e plotësuar me punime.

Pas përfundimit të Luftës së Dimrit me Finlandën në Mars 1940, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe, Gjenerali K. A. Meretskov, urdhëroi prishjen e rripit të vjetër të sigurisë dhe mos krijimin e rripit të ri të sigurisë në territorin e pushtuar polak. Kështu në brendësi të BRSS, u prishën digat ujore, u hoqën minat nga fushat e urat, u prishën linjat fortifikuese, etj. Ndërkohë, u ndërtuan rrugë e u përmirësuan të vjetrat që të çonin drejtpërsëdrejti në kufirin gjerman; shumë linja hekurudhorë të tilla u bënë dyfishe; u ndërtuan fusha avionësh pranë kufirit, kurse urat në lumenjtë e kufirit dhe në brendësi nuk u minuan.

Në Shkurt 1941, Stalini e zëvendësoi Gjeneralin K. A. Meretskov, ngaqë ishte i pakënaqur me ritmin e këtyre punimeve, me Gjeneralin G. K. Zhukov dhe ritmet e punimeve u trefishuan. Për luftë mbrojtëse rrugët ndërtohen në thellësi dhe paralelel me kufirin. Në atë kohë, BRSS ndërtonte rrugë e hekurudha që të çonin m’u në buzë të kufirit dhe tërë urat në këtë drejtim ose u ndërtuan të reja ose u përforcuan. Buza e kufirit u bë njëkohësisht edhe depo e sasive të mëdha të materialeve të ndërtimit, shinave e trarëve të trenit dhe qymyrit për lokomotiva, të cilat do nevojiteshin për të mbështetur mësymjen sovjetike.

Në Qershor 1941, forcat sovjetike të kufirit filluan të hiqnin telat me gjemba, të cilat vijëzonin kufirin konkret. Për trupat sovjetike të përqendruara në buzë të kufirit nuk kishte më pengesa për të filluar sulmin dhe përparuar në thellësi, sepse edhe ushtria gjermane në Poloninë e pushtuar po kryente të njëjtat punime në mbështetje të sulmit.

Thellë në rripin e sigurisë ishin ndërtuar linja mbrojtëse fortifikimi mjaft të organizuara, me mijra pika zjarri, me mure të trasha hekur-betoni, me tunele lidhëse me kilometra të gjatë, me kuzhina e mensa, me depo municioni e furnizim uji, me maskim të përsosur, etj. Më e spikatura nga këto ishte rrjeti mbrojtës Stalin me 13 rajone fortifikimi pranë kufijve perëndimorë të BRSS, i cili u ndërtua në fshehtësi dhe shtrihej nga bregu i Detit Balltik (në Veri) deri në Detin e Zi (në Jug). Linja mbrojtëse Stalin kishte qëllim të ndalonte edhe këmbësorinë edhe tanket armike. Pjesë të kësaj linje mbrojtëse ishin edhe fortifikimet e brigjeve lindore të lumenjve kryesorë në Perëndim të BRSS, të cilët i bënin ato lumenj praktikisht të pakalueshëm. Në vitin 1938, të 13 rajonet e fortifikuara u përforcuan me artileri të rëndë dhe 8 rajone të reja fortifikimi filluan të ndërtohen.

Më 23-08-1939 nënshkruhet pakti i mos-sulmimit midis Gjermanisë dhe BRSS, Polonia pushtohet nga këto dy vende dhe kështu kufiri i BRSS shtyhet 200 km në drejtim të Perëndimit. Në vend që punimet e fuqizimet e linjave fortifikuese të vazhdonin, në Vjeshtë të vitit 1939 ndodhi e kundërta. Garnizonet e rajoneve të fortifikuara filluan të tkurren deri sa u zhdukën fare; materialet për ndërtim fortifikimesh pothuaj u ndërprenë; armatimet, municionet, pajisjet e vëzhgimit dhe ndërlidhjes u hoqën; një pjesë të godinave iu dha kooperativave bujqësore për magazinim prodhimi; fortifikime të tjera u mbuluan me dhe ose u shkatërruan me dinamit; industria ushtarake ndërpreu prodhimin e topave 76-mm që përdoreshin kundra-tankeve; pushkët kundra-tank u hoqën nga prodhimi, etj.

Megjithatë, një linjë rajonesh të fortifikuara filloi të ndërtohej në Verë të vitit 1940 pikërisht në buzë të kufirit gjermano-sovjetik. Kjo linjë, e cila njihet me emrin Linja Molotov, kurrë nuk u mbarua dhe pati si qëllim që gjermanët ta shihnin atë si synim mbrojtës. Për nga materialet, organizimi, fuqia e zjarrit, minimet, thellësia dhe prapavija, taktika e luftimit, aftësia dhe shpejtësia e mbrojtjes Linja Molotov i ngjante një loje fëmijësh. E njëjta situatë ishte edhe për fortifikimet gjermane në kufirin (e vjetër) gjermano-polak dhe për fortifikimet e reja që ato filluan në Poloninë e pushtuar përballë Linjës Molotov.

Shumë kohë para fillimit të Luftës II Botërore, organizimi i luftës partizane në BRSS në kushtet e pushtimit nga ushtritë e huaja ishte i plotë. Një rrjet i organizuar mirë i tuneleve, depove, forcave paraushtarake, ndërlidhjes, spitaleve, punishteve të prodhimit të armëve e municionit, shkollave të spiunazhit e luftimit ishte i shtrirë në Ukrainë, Rusi të Bardhë, Krime, Leningrad, etj. Stërvitjet e partizanëve të ardhshëm bëheshin paralel edhe nga Ministria e Brendshme (Narodnyy Komissariat Vnutrennikh Del – NKVD) edhe nga Zbulimi Ushtarak Sovjetik (Glavnoye Razvedyvatel’noye Upravleniye – GRU). Që nga viti 1935, tërë organizimi i luftës partizane filloi të krasitej deri në rrënjë: shkollat e stërvitjes u mbyllën, depot e municioneve e lëndëve shpërthyese u zbrazën, grupimet ushtarake u shkrinë, etj.

AVIACIONI SOVJETIK

Nëse BRSS do të dëshironte të pengonte luftën që po vinte, do nevojitej të prodhoheshin 1000 avionë bombardues strategjikë TB-7, të cilët fluturonin mbi 10 km lart dhe udhëtonin 3700 km. Një aeroplan i tillë, që vendet e tjera nuk e kishin, ishte i pakapshëm prej artilerisë kundër-ajrore dhe avionëve ushtarakë të kohës. Më pas do të mjaftonte vetëm një demonstrim force me këto aeroplanë për ta ndaluar ushtrinë gjermane të sulmonte. Me këto aeroplanë mund të shkohej sa herë të dojë në prapavijat e armikut dhe të derdhje lumë me bomba ku t’i doje.

Me një aeroplan të tillë Ministri i Jashtëm i BRSS Vaislav M. Molotov udhëtoi në pranverë të vitit 1942 nga Moska në Britani, mbi Europën që digjej nga lufta, i padalluar nga mbrojtja kundër-ajrore gjermane, më pas në Amerikë e u kthye po nga e njëjta rrugë. Bombardimi me avionë të tillë do të digjte e do të prishte çdo gjë ku do derdhej lumi i bombave. Një gjë e tillë nuk i interesonte një ushtrie pushtuese, sepse ajo do dëshironte që urat, rrugët, qytetet, fabrikat ushtarake e industritë të ishin të pacënuara. Katër herë e ktheu Stalini urdhërin për të prodhuar armatën e këtyre avionëve. Deri në Qershor 1941, u prodhuan vetëm 17 të tillë.

Për luftën rrufe (blitzkrieg) nevojiteshin aeroplanë të vegjël, në sasi të madhe, të cilët do të goditnin me saktësi vetëm shënjestra të përcaktuara në tokë, p.sh. aeroplanë në fushë, tanke, kollona ushtarësh, makina, pika komandash e ndërlidhjesh, etj. Rrugët, urat, fabrikat e uzinat duhej të qëndronin të padëmtuara me qëllim që të përparonte ushtria me shpejtësi. Me një taktikë ushtarake të tillë dhe aeroplanët Pe-2 and Il-2 Ushtria e Kuqe mundi Armatën 6 japoneze në lumin Khalkhin-Gol të Mongolisë në Gusht 1939 dhe u bë gati të sulmonte Europën. Me një taktikë të tillë dhe aeroplanët Ju-87 e Ju-88  ushtria gjermane pushtoi Europën Perëndimore e Jugore dhe më vonë për t’u mbrojtur sulmoi BRSS.

Nëse BRSS po përgatitej për mbrojtje, atëherë nevojiteshin të projektoheshin e prodhoheshin aeroplanë gjuajtës që të mbronin qiejt e BRSS. Si aeroplanë të tillë ishin modelet I-15 e I-16. Aeroplani I-15, i pa arritur nga aeroplanët e tjerë në lëvizjet horizontale, vendosi edhe rekordin e lartësisë 14’575 metra më 21-11-1935. Pra mjaftonte që inxhinieri projektues i tyre të vazhdonte t’i përsoste akoma më shumë këto modele. Por Stalini e urdhëroi të ndërpritej puna në këtë drejtim dhe vuri në garë zyrat inxhinierike të projektonin një aeroplan të lehtë bombardues (të quajtur Ivanov, sipas njërit nga emrat e fshehtë të Stalinit).

Ky aeroplan sulmi duhej të ishte i thjeshtë dhe me fuqi zjarri të madhe. Ai do të prodhohej në sasi tepër të mëdha (mbi 100’000 copë) dhe, ashtu si hordhitë mongole të kalorësve të lehtë të Xhenxhis Kanit, do të jepnin goditje shkatërruese të përqendruar. Garën e fitoi inxhinieri Pavel Osipoviç Sukhoy me modelin Su-2.

Me qëllim që një sasi kaq e madhe aeroplanësh të tillë të mbahej e fshehtë, gjatë mobilizimit të fshehtë (Shtator 1939 e deri në Qershor 1941) u prodhuan vetëm disa qindra të tillë, sa për t’i bërë gati linjat e prodhimit në fabrikat përkatëse. Aeroplanët Su-2 që fluturonin ulët për të goditur shënjestra mbi tokë përsëri do kërkonin për t’u mbrojtur po aq aeroplanë gjuajtës lart mbi to. Por një urdhër për të prodhuar aeroplanë gjuajtës në sasi të mëdha nuk u dha. E vetmja zgjidhje përdorimi e aeroplanëve Su-2 ishte që ato të sulmonin në sasi të mëdha të parët armikun për t’ia shkatërruar aeroplanët pa u ngritur nga fushë-qëndrimet.

Po e njëjta situatë qe edhe me projektin e armës automatike për këmbësorinë PPSh-41 (Pistolet-Pulemyot Shpagina, me 71 fishekë në karikatorin e rrumbullakët), e cila u projektua, u provua e u pranua para Luftës II Botërore. Sapo lufta filloi, kjo armë sulmuese që derdhte lumë fishekësh filloi të prodhohej me miliona nga fabrikat sovjetike. Gjatë periudhës së mobilizimit të fshehtë u prodhuan me miliona raketa që do montoheshin në aeroplanët Su-2, etj. Këto ishin të njëjtat raketa që përdoreshin për “katjushkat” sovjetike. Edhe pse pas sulmit gjerman më 22-06-1941 BRSS humbi furnizimet me alumin dhe shumicën e fabrikave të aeroplanëve e motorrëve, Bashkimi Sovjetik prodhoi gjatë luftës 38’729 aeroplanë Il-2 e Il-10 (më të ndërlikuar se modeli Su-2); pa llogaritur mijra të tjerë të modeleve të tjera më të ndërlikuara.

Avionët e shumtë të planifikuar e të prodhuar kërkonin po shumë pilotë. Edhe këta u përgatitën, por stërvitja e tyre ishte e thjeshtë dhe vetëm për qëllim sulmues (ashtu si edhe aeroplanët që do pilotonin): ngrije aeroplanin nga toka, fluturo në formacion, sulmo e mundohu të kthehesh. Kaq shumë pilotë të tillë kishte sa atyre iu dhanë edhe pushkë e i bashkuan me këmbësorinë në Stalingrad. Aeroplani Il-2 u projektua posaçërisht për të sulmuar fushëqëndrimet e aeroplanëve dhe i ngjante një tanku fluturues, sepse kishte një mburojë 12 mm të trashë, xhami i tij ishte 63 mm i trashë, kishte 8 raketa, dy topa automatikë 23 mm, dy mitraloza dhe 400-600 kg bomba.

Në fillim ky model kishte një pilot dhe një mitralier që mbronte aeroplanin nga mbrapa. Stalini urdhëroi të mbetej vetëm piloti. Përshtatja e modelit të ri e vonoi prodhimin e këtij aeroplani dhe në kohën e sulmit Gjerman ishin prodhuar vetëm 249 copë. Ushtria gjermane dhe ato të vendeve të tjera nuk kishin aeroplan të ngjashëm në armatimet e tyre. Projekti i një aeroplani përcaktohet nga strategjia ushtarake; aeroplani Il-2 nuk ishte projektuar për luftim ajror mbrojtës. Prandaj në fillim të luftës ky aeroplan pësoi humbje të mëdha, sepse pa mitralierin e mbrapëm ai ishte plotësisht i pambrojtur në ajër. Vetëm në fund të vitit 1942, ky model u prodhua për dy njerëz, pilotin dhe mitralierin, e megjithatë nuk u arritën cilësitë e projektit origjinal.

Ushtria e Kuqe kishte avionin bombardues Pe-2, i cili ishte 75 km/orë dhe 100 km/orë më i shpejtë përkatësisht se avionët bombardues gjermanë Ju-88 dhe He-111. Deri më 22-06-1941 ishin prodhuar 490 avionë Pe-2, domethënë më shumë se tërë avionët Ju-88 të pozicionuar në frontin gjermano-sovjetik. Ushtria e Kuqe kishte tre modele të rinj avionësh gjuajtës: MiG-3, LaGG-3, Yak-1. Aeroplani MiG-3 kishte shpejtësinë 628 km/orë dhe lartësinë 7000 metra; më 1941, këto nuk arriheshin nga avionët gjermanë.

Më 22-06-1941, ushtria gjermane pati gjithsejt 1129 avionë gjuajtës në frontin gjermano-sovjetik. Ushtria sovjetike kishte 1309 copë vetëm nga modeli MiG-3, plus 399 aeroplanë Yak-1 dhe 322 LaGG-3. Ushtria sovjetike kishte 2769 aeroplanë vetëm të modeleve të rinj Il-2, Pe-2, MiG-3, Yak-1, LaGG-3. Veç këtyre ishin edhe modelet e viteve 1940-1941: Ar-2, Er-2 (bombardues me rreze 4000 km), Su-2, Pe-8, Yak-2, Yak-4, Il-4 (bombardues me rreze 3300 km e lartësi 11 km)

Veç këtyre modeleve të rinj ishin edhe ato pak më të vjetër: bombarduesit e rëndë katër-motorrik TB-3 e SB, gjuajtësit I-16 e I-153. Kur filloi lufta ishin 541 aeroplanë TB-3 (nga 819 që u prodhuan gjithsej), me rreze 2250 km e shpejtësi 288 km/orë; të dhëna këto që nuk arriheshin nga aeroplanër e vendeve të tjera. Ushtria gjermane nuk kishte bombardues të rëndë dhe as aeroplana me rreze 4000 km. Bombarduesi SB ishte 70 km/orë më i shpejtë se aeroplani gjerman Ju-87. Më 22-06-1941, BRSS u sulmua nga 324 avionë Ju-87 ndërkohë që ushtria sovjetike kishte 6656 aeroplanë SB.

Më 22-06-1941, forcat ajrore sovjetike kishin 4226 aeroplanë gjuajtës në kufijtë perëndimorë të BRRS, nga të cilët 1635 ishin të modelit I-16, më i përparuari në botë. Ndërsa 344 aeroplanë të tjerë I-16 ishin me flotat e Detit të Veriut, Detit Balltik dhe Detit të Zi. Gjithsejt u prodhuan 7103 aeroplanë gjuajtës I-16 gjatë viteve 1934-1942 të prodhimit të tij. Ndërkohë kishte edhe 3437 aeroplanë gjuajtës I-153 me shpejtësi më të vogël se aeroplani I-16 por me lëvizshmëri të përsosur. Ky aeroplan bënte dy kthesa të plota më shpejt sesa aeroplani i ngjashëm gjerman Me-109 bënte një.

Më 01-06-1941, ushtria gjermane kishte në përdorim në të gjitha frontet e saja 6852 aeroplanë ku futeshin 823 aeroplanë zbulimi, 2017 aeroplanë gjuajtës me një-motorr dhe 232 me dy motorra, 2141 aeroplanë bombardues, 501 gjuajtës-bombardues, 719 transportues, 133 për ndërlidhje dhe 286 aeroplan për marinën. Forcat ajrore gjermane që sulmuan BRSS përbëheshin nga 3520 aeroplanë, plus 307 aeroplanë finlandezë, 393 rumunë, 48 hungarezë; domethënë gjithsej 4268 aeroplanë. Nga 3520 avionët gjermanë, 2510 ishin avionë luftimi, përfshirë edhe modelin Hs-123 me shpejtësi 338 km/orë, dhe 1010 të tjerët qenë për transport, ndërlidhje e qëllime mjekësore.

Edhe pse pati sasi e cilësi më të lartë në aeroplanë luftarakë, ushtria sovjetike humbi fuqinë e saj ajrore në periudhën e parë të luftës. Arsyeja ishte se shumica e pilotëve sovjetikë nuk ishin stërvitur për të bërë luftim në ajër (dogfight). Strategjia sovjetike e sulmit rrufe (blitzkrieg) e kishte drejtuar stërvitjen e pilotëve vetëm për një goditje të përqendruar, të papritur, me një numër tepër të madh aeroplanësh, kundër aeroplanëve armiq në fushë-qëndrimet e tyre. Pikërisht për qëllim aviacioni sovjetik më 1941 ishte përqendruar pranë kufirit perëndimor të BRSS. Për shembull, fushë-qëndrimi i Regjimentit 123 të avionëve gjuajtës ishte vetëm 2 km larg nga kufiri gjerman, kurse fushë-qëndrimet e avionëve bombardues nuk ishin më larg se 80 km nga kufiri gjermano-sovjetik.

TANKET SOVJETIKE

Më 1933, Ushtria e Kuqe mori tankun T-28 dhe në vitin 1937 u prodhua modeli T-28 PKh (Podvodny Khod = kalim nënujor). Tanket T-28 mund të ecnin 1 km nën ujë në thellësinë 4.5 m kundër një rryme uji me shpejtësi 1 m/s. Nuk kishte në vitet 1930 ndonjë tank gjerman, britanik, amerikan, francez apo japonez që mund t’ia kalonte tankut T-28 për sa i përket armatimit, mbulesës së çeliktë dhe fuqisë motorrike. Në fund të vitit 1937 gjermanët filluan prodhimin e tankut Pz-IVA, që për to do ishte tanku më i fuqishëm në gjysmën e parë të Luftës II Botërore. Ky tank kishte një mbulesë çeliku 15 mm të trashë, fuqi motorrike 250 kuaj fuqi, një top me kalibër 75 mm e shpejtësi predhe 385 m/s, dy mitraloza. Tanku T-28 kishte mbulesë çeliku 30 mm të trashë, fuqi motorrike 500 kuaj fuqi, një top me kalibër 76 mm e shpejtësi predhe 555 m/s dhe katër mitraloza.

Më pas Ushtria e Kuqe mori tankun T-34 me cilësi akoma më të mira dhe që e bënin të ishte tanku më i mirë në botë për sa i përket shpejtësisë, nxitimit, kapërcimit të terrenit ranor apo baltor apo me borë, shtypjes së ulët mbi tokë, thjeshtësisë në projektim, etj. Ky tank u projektua para Luftës II Botërore dhe jo vetëm nuk u vjetërua edhe për 50 vjet të tjera por u bë bazë për shumë modele të tjera; nuk ekzistonte ndonjë tank tjetër në botë me këto veti. Oficerët gjermanë kërkuan që të prodhohej një tank i ngjashëm, por Gjermania për shkak të mungesave në përbërësit metalikë e kishte të pamundur të prodhonte aliazhet duhura të çelikut si të tankeve sovjetike.

Më 22-06-1941, skalioni i parë (pesë distriktet ushtarake perëndimore) sulmues i Ushtrisë së Kuqe kishte 967 tanke T-34. Skalioni i dytë kishte 433 tanke T-34. Në gjysmën e dytë të vitit 1941, industria sovjetike prodhoi edhe 1789 tanke T-34 dhe në vitin 1942 ajo prodhoi 12’520 tanke të tillë. Tanku i ngjashëm gjerman ishte tanku Panther, por ky u duk për herë të parë në Verën e vitit 1943 gjatë betejës së Kurskut.

Tanku T-34 kishte motorr diezel (me naftë), kurse tanku Panther e kishte me benzinë (më lehtë për të marrë flakë). Tanku T-34 kishte edhe motorrin edhe kutinë e lëvizjes në pjesën e prapme; tanku Panther e kishte kutinë e lëvizjes përpara. Si rrjedhim, tanku Panther peshonte 44.8 ton kurse tanku T-34 ishte 26.5 ton. Më 22-06-1941, Skalioni i Parë Strategjik i Ushtrisë së Kuqe kishte 508 tanke të rëndë KV-1 (47 ton) e KV-2 (52 ton) dhe Skalioni i Dytë kishte 203 të tillë; ndërkohë që tanke të ngjashëm nuk egzitonin në ushtritë e vendeve të tjera. Ndodhte që një tank i tillë të kishte deri në 100 shenja goditjesh nga predhat gjermane e përsëri shkonte në luftim.

Kur sulmoi ushtria gjermane më 22-06-1941, mijra tanke sovjetike u shkatërruan ose u braktisën ose nuk arritën të lëviznin nga vendi. Mijra nga ato tanke kishte shenjën “BT” [bystrokhodnyi = shpejtësi e lartë] dhe i përkisnin projektit të inxhinierit amerikan të tankeve George Walter Christie. Dy tanke model të tij u blenë dhe u nisën fshehtas nga Nju Jorku më 24-12-1930. Veç modeleve BT-2, BT-5, BT-7, BT-7A, BT-7M që u zhvilluan në BRSS prej këtij tanku amerikan, edhe tanku T-34 lindi prej tij.  Tanket BT kishin një top me kalibër 45 mm, i cili shponte çdo mburojë të tankeve të huaja.

Një top të tillë amerikanët dhe britanikët filluan ta montojnë mbi tanket e tyre në vitet 1942 e 1943. Tanku BT-2 me fuqi motorrike 400 kuaj fuqi hyri në Ushtrinë e Kuqe më 1932; një tank gjerman me të njëjtën fuqi hyri në ushtrinë gjermanë në fund të vitit 1942. Tanket BT jepnin 36.4 kuaj fuqi për ton peshë të trupit të tyre, gjë që jepte shpejtësinë 72-110 km/orë dhe mund të kapërcenin hendeqe të gjerë 15-20 m. Nuk kishte tank në botë me të tilla të dhëna në atë kohë.

Në Prill 1941, Gjermania filloi prodhimin e tankut T-IIIJ, i cili jepte 13.9 kuaj fuqi per ton peshë. Tanku BT-7M që hyri në Ushtrinë e Kuqe më 1939 kishte një motorr diezel me 500 kuaj fuqi dhe ecte 520 km (mbi zinxhirë, rrugë e pashtruar), 630 km (mbi zinxhirë, rrugë e shtruar) dhe 1250 km (mbi rrota, rrugë e shtruar). U deshën të paktën 20 vjet që ushtritë e vendeve të tjera të montonin në tanket e tyre motorrë diezel kaq të fuqishëm.

Armatat e këtyre tankeve, ashtu si hordhitë mongole të kalorësve të rëndë të Xhenxhis Kanit, me goditje të përqëndruar mund të çanin vijat mbrojtëse të armikut, të bënin krahëmarrje e rrethime dhe të hynin thellë në prapavijat e armikut. Në fillim të Luftës II Botërore Ushtria e Kuqe kishte 6456 tanke BT, aq tanke sa kishte tërë pjesa tjetër e botës. Ky tank në fushë të hapët përdorte zinxhirët, kurse në rrugë të shkruar rrotat. Tanket BT ishte një armë sulmi e shpejtë dhe e projektuar për rrugët Europiane, e sidomos për rrugët e mëdha të shtruara në Gjermani. Prandaj vlera e tyre nuk qe e dukshme shumë brenda luftimeve në BRSS dhe kur sulmoi ushtria gjermane më 22-06-1941 shumë nga këto tanke u braktisën. Tanket BT nuk ishin tanke për mbrojtje, por tanke vetëm për sulm.

Tanku sovjetik T-37A ishte tank amfib i prodhuar në vitet 1933-1936. Në vitin 1941, vendet Europiane dhe Amerika nuk kishin akoma në ushtritë e tyre tanke amfibe. Në provat që u bënë në vitin 1935, ky tank mbuloi për 11 ditë 700 km, nga këto 600 km mbi ujë, pa u prishur fare. Tanket amfibe përdoren vetëm për sulm dhe për të pushtuar territore. Për mbrojtje nevojiten tanke më mburojë të trashë çeliku dhe armë të fuqishme.

Gjatë një beteje kundër vijave mbrojtëse dhe kundër tankeve të armikut në fillim nevojiten tanke të rëndë, me mburojë të trashë e armë të fuqishme. Sapo linja mbrojtëse e armikut çahet, atëhere nevojiten tanke të lehtë e të shpejtë për të kryer rrethimet, për të sulmuar shpejt prapavijat e armikut dhe për të këputur linjat e furnizimit të tij. Dhe për të kaluar pengesat ujore, me ose pa luftë, nevojiten tanket amfibe. Numri i tankeve amfibe sovjetike të kohës së luftës u mbajt i fshehur për gjysëm shekulli. Më 1941, 2627 tanke T-37A ishin në shërbim ushtarak. Gjatë viteve 1936-1939 u prodhuan edhe 1’375 tanke amfibe T-38, që ishin të një cilësie akoma më të lartë.

Më 1933 ushtria gjermane nuk kishte tanke, kurse Ushtria e Kuqe kishte 4’000 tanke. Prodhimi i tankeve gjerman filloi më 1934 dhe deri në vitin 1939 u prodhuan 2’683 tanke; për të njëjtën periudhë fabrikat sovjetike prodhuan 14’283 tanke. Më 01-01-1939 Ushtria e Kuqe kishte 21’100 tanke gati për betejë, kurse ushtria gjermane e filloi Luftën II Botërore në Shtator 1939 me 3195 tanke.

Numri i tankeve sovjetike të Qershorit 1941 është mbajtur jo vetëm i fshehtë për 60 vjet, por është shkruajtur (e vazhdon të shkruhet) se ato ishin tanke më cilësi të ulët. Nga data 03-09-1939 deri më 08-05-1945, Britania prodhoi 25’116 tanke. Në vitet 1939-1945, Gjermania prodhoi 24’242 tanke dhe Japonia 5’085 tanke; shuma e tyre është 54’443 tanke. Në periudhën Shator 1940 – Shtator 1945, BRSS prodhoi 54’853 tanke vetëm të llojit T-34.

vijon..
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Re: Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Agamemndon 09.02.14 9:35

TRUPAT E SULMIT AJROR

Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë në botë ku u krijuan trupat sulmuese që mbarten nëpërmjet ajrit. Rregullat ushtarake të Ushtrisë së Kuqe më 1936 (ashtu si çdo ushtri edhe në kohën e tanishme) e përcaktonin përdorimin e këtyre trupave vetëm për qëllime sulmi. Ato u themeluan më 1930, kurse Gjermania i krijoi më 1936 dhe Italia para Luftës II Botërore. Ushtria gjermane më 22-06-1941 kishte 4’000 parashutistë, kurse Italia 700 të tillë. Më 1933, BRSS kishte rreth 10’000 parashutistë dhe më 22-06-1941 kishte zyrtarisht më shumë se një milion (1’000’000) të tillë; në fakt ishin afër 2 milion parashutistë.

Gjatë periudhës Prill 1934 – Shkurt 1936, vetëm në Ukrainë u stërvitën 427’000 parashutistë. Në vitet 1930, rajonet ushtarake perëndimore të BRSS u mbuluan nga manovra të mëdha ushtarake, të cilat patën vetëm një përmbajtje: Pykëzim i Thellë. Skenari ishte i thjeshtë: sulm ajror i papritur e masiv kundër fushë-qëndrimeve të avionëve, i pasuar nga vala e parë e parashutistëve për të pushtuar bazat ajrore; më pas vite vala e dytë e trupave ajrore që zbarkonin bashkë me armatimin e rëndë në bazat e pushtuara; kurse tanket e këmbësoria në formacione gjigande, nën mbështetjen e artilerisë, sulmonin në formë pyke vijën mbrojtëse të armikut.

Më 1939, Stalini urdhëroi prishjen e bazave të stërvitjes partizane dhe regjimenteve të saj, të cilat ishin projektuar në rast se territori sovjetik pushtohej nga një ushtri e huaj. Me këto forca u krijuan trupa sulmuese të reja paraushtarake. Pesë Korparmata me trupa sulmuese ajrore (secila me 10’419 ushtarë) u krijuan vetëm në Prill 1941 dhe u vendosën në kufinjtë perëndimorë. Të gjitha këto Korparmata ishin në çdo çast në gjendje gatishmërie të plotë. Më 12-06-1941, Ushtria e Kuqe krijon Shtabin e saj Komandues për Trupat e Sulmit Ajror.

Që nga data 13-06-1941, të gjitha Korparmatat sulmuese ajrore morën urdhërat të kryenin përgatitjet përfundimtare për luftë. Parashutat u palosën dhe u stivuan gati për përdorim. Këtyre trupave iu bashkëngjitën regjimente artilerie dhe tanke amfibë. Të gjithë këto trupa u rigrupuan pranë kufirit, të fshehur nëpër pyje dhe mund të sulmonin pa patur nevojë për rigrupim tjetër. Korparmatat 4 e 5 kishin shënjestër Gjermaninë, Korparmata 3 kishte Rumaninë, Korparmatat 1 e 2 mund të zbarkonin në Rumani, Çekosllovaki e Austri për të prerë linjat e furnizimit me naftë që shtriheshin përmes maleve nga Rumania në Gjermani.

Në Qershor 1941, Ushtria e Kuqe kishte 10 Korparmata sulmuese ajrore (tre brigada secila), 6 brigada të veçanta dhe një numër regjimentesh të veçuar. Përveç këtyre, batalionet e parashutistëve ishin pjesë e Korparmatave të këmbësorisë së Ushtrisë së Kuqe. Gjithashtu një numër Divizionesh pushkatarësh u stërvitën për sulm duke u mbartur nëpërmjet ajrit dhe një stërvitje e tillë masive ndodhi pikërisht më 21-06-1941.

Në të njëjtën kohë, trupat e sulmit ajror kërkonin një armatë avionësh mbartës dhe rrëshqitës (glider – aeroplan që tërhiqet nga një aeroplan i tjetër). Aeroplani rrëshqitës G-63 ishte krijuar që para vitit 1933 dhe në vitet e mëpasme u krijuan aeroplanët rrëshqitës A-7 e G-11 për të mbartur tanke e makina.

Më 1939, kishte 30’000 njerëz të cilët njëkohësisht stërviteshin për t’u bërë pilotë të aeroplanëve rrëshqitës. Gjatë një manovre ushtarake më 1940, 11 aeroplanë rrëshqitës u tërhoqën prej një aeroplani të vetëm. Prodhimi masiv i aeroplanëve rrëshqitës filloi në vitin 1941. Stalini dhe Molotovi drejtpërsëdrejti urdhëruan që prodhimi i aeroplanëve rrëshqitës për 11 ushtarë të arrinte kulmin më 15-05-1941, kurse ai për 20 ushtarë më 01-07-1941.

Më 16-06-1941, Gjenerali Zhukov urdhëronte industrinë e aviacionit të prodhonte 7500 aeroplanë rrëshqitës në vitet 1941-1942. Aeroplanët rrëshqitës për vetë nga natyra e tyre janë të ndërtuar me materiale delikate që nuk i rezistojnë veprimit të diellit, erës, shiut, borës e ngricës. Prandaj, ato që prodhoheshin në pranverë 1941 do të përdoreshin para Shtatorit 1941.

Gjithë këto trupa të sulmit ajror bashkë me armët e tyre ishin përgatitur vetëm për sulm dhe nuk ishin në pozicione mbrojtëse. Këto lloj trupash i ngjajnë gurëve të çmuar në ushtri, sepse përbëhen nga ushtarë elitë. Sulmi i papritur gjerman i prishi në fillim planet ushtarake sovjetike. Të 150’000 trupat sovjetike të sulmit ajror që ishin gati për sulm pranë kufirit perëndimor ose u rrethuan e u asgjësuan prej ushtrisë gjermane ose u dërguan për t’u grirë në makinën e mishit të tankeve, avionëve dhe këmbësorisë gjermane. Pjesa tjetër, qindra mijra e milion trupa të tjerë të sulmit ajror, u rigrupuan në prapavijën e thellë ku formuan rezervën strategjike. Këto trupa formuan Korparmatat e Rojeve dhe vetëm stërviteshin. Kjo rezervë qe aq e madhe sa pati Korparmata që iu ra rradha të futeshin në luftim nga fundi i luftës.

Në Pranverë të vitit 1942, Ushtria e Kuqe pësoi përsëri humbje të mëdha prej ushtrisë gjermane. Kështu, Armata 39 u rrethua e u asgjësua afër qytetit Rzhev; Armata 33 u rrethua e u asgjësua afër qytetit Vyazma; Armata 2 Sulmuese u rrethua; të tjerat u dorëzuan dhe u zhdukën. Fronti i Krimesë u ça dhe Armatat 44, 47, 51 u asgjësuan. Në betejën e qytetit Kharkov, Armatat 6, 9, 28, 57 u shkatërruan bashkë me shtatë Korparmata të veçanta tankesh e kalorësie dhe një numër të madh Divizionesh, Brigadash e Regjimentesh. Mijra tanke, armë e furnizime u humbën dhe qindra mijra ushtarë e oficerë u asgjësuan ose u kapën robër.

Fronti i Jugut u ça aq keq sa më pas trupat gjermane vetëm ecnin drejt Stalingradit dhe Kaukazit, kurse trupat sovjetike tërhiqeshin duke vrapuar. Kjo e detyroi Stalinin të lëshonte urdhërin Nr. 227, nga i cili lindën Njësitë ndëshkuese të Ministrisë së Brendshme dhe Batalionet ushtarake të pushkatimit. Këto njësi mitralonin e pushkatonin ushtarët e oficerët që tërhiqeshin apo nuk jepnin jetën në frontin që zmbrapsej. Megjithatë kjo nuk solli zgjidhjen e dëshiruar, sepse nuk mund të pushkatohej tërë ushtria që tërhiqej me vrap. Ato që nevojiteshin ishin rezervat e freskëta. Rezervat e rregullta ishin harxhuar në sulmet gjatë Dimrit 1941-1942, në përpjekjet e pafrytshme për të çarë rrethimin e Leningradit si dhe për të vonuar disfatat në Kharkov e Krime.

Mrekullia ndodhi kur Korparmatat e Rojeve 10 e 11 arritën dhe formuan një vijë mbrojtëse përballë Armatës 4 të tankeve gjermanë që lëvizte drejt Kaukazit. Sulmi gjerman u ndal, trupat që tërhiqeshin ndaluan e morën frymë, pastaj filluan të tërhiqeshin me rregull derisa ngulën një vijë mbrojtëse që përballoi furinë gjermane. Humbja e Kaukazit dhe naftës që vinte prej Detit Kaspik do të thoshte disfatë për Ushtrinë e Kuqe.

Rënia e Stalingradit do sillte të njëjtën gjë, sepse do ndërpriste mbartjen e kësaj nafte nëpër lumin Vollga. Deri në ato çaste dihej se kishte patur vetëm nëntë Korparmata Rojesh, të cilat pothuaj ishin harxhuar në betejat e shkuara. Mrekullia tjetër ndodhi në betejën e Stalingradit ku papritur u dukën Divizionet Pushkatare të Rojeve 32, 33, 34, 35, 36; dhe pas tyre, Armata e Parë e Rojeve, me pesë Divizionet e saja pushkatare 37, 38, 38, 40, 41, u gjend në Stalingrad.

Një mrekulli e ngjashme ndodhi në betejën e Kurskut në Verën e vitit 1943. Tanket gjermane sulmuan fort nga të dy krahët por nuk e çanë mbrojtjen sovjetike. Zbulimi ushtarak sovjetik, gjashtë vijat mbrojtëse dhe sasia e cilësia e armatimit sovjetik bënë punën e tyre. Sulmi gjerman nga Veriu u përballua nga Armata 13 e Frontit Qendror, ku bënte pjesë Korparmata 18 Pushkatare e Rojeve e cilësisë së lartë; po ashtu, sulmi gjerman nga Jugu u përballua nga Divizionet cilësore të Rojeve që u dukën papritur në front. Edhe në Frontin Jugperëndimor, ushtria sovjetike hodhi në çastet vendimtare të sulmit Armatat cilësore 4 e 5 të Rojeve.

Në fillim të vitit 1945, Ushtria e Kuqe kapi burimin e fundit të naftës në rajonin e Liqenit Balaton, në Hungari. Për Gjermaninë kjo nënkuptonte fundin, prandaj ushtria gjermane ndërpreu kundërsulmin në kodrat pyjore të Ardeneve (kufiri Francë-Belgjikë) dhe sulmoi me Armatën 6 SS të tankeve për të rimarrë rajonin e Liqenit Balaton. Ushtria sovjetike e kishte të pamundur ta përballonte sulmin, por papritur u fut në betejë Armata cilësore 9 e Rojeve e përbërë nga Korparmatat 37, 38, 39 Pushkatare të Rojeve. Vala e betejës u kthye kundër ushtrisë gjermane dhe Armata 9 e Rojeve, pasi humbi gjysmën e ushtarëve përreth Liqenit Balaton, vazhdoi përparimin drejt Vjenës dhe nëpërmjet Pragës arriti Lumin Elba në Gjermani ku u takua me ushtrinë amerikane. Armata 9 e Rojeve për herë të parë hyri në luftim në Janar 1945.


SPIUNAZHI DHE SULMI

Rrjete të pavarura agjentësh të cilët vërtetonin njëri-tjetrin shërbenin në Gjermani për spiunazhin sovjetik. Një grup agjenturor nën emrin “Viking” dhe i përbërë nga shtatë oficerë të lartë gjermanë ishte pjesë e Komandës së Sipërme të Forcave të Armatosura gjermane (OKW). Një grup tjetër nën emrin “Alta” punonte në ambasadën gjermane në Moskë, kurse një agjent tjetër ishte një nga ndihmësit e ngushtë të Ministrit të Jashtëm gjerman Ribbentrop. Si agjente sovjetike ishte edhe një artiste e famshme gjermane dhe njëkohësisht shoqe e ngushtë me gruan e Herman Gëringut. Rrjetet agjenturore sovjetike arrinin deri aty saqë Stalini të kishte plane të komandës së lartë gjermane një javë para se ta merrnin për zbatim trupat gjermane në front.

Shumë libra e artikuj magjepsës janë shkruar për agjentin Richard Sorge me nofkën Ramzai, një gjerman që punonte për spiunazhin sovjetik në Japoni. Më 29-07-1938, Moska i kërkon atij “të kthehet për pushime” dhe ia përsëriti kërkesën edhe në vitet në vazhdim; por ai pa pushim iu përgjigj “jam shumë i zënë”. Drejtori i zbulimit ushtarak sovjetik, Yan K. Berzin, i cili e pat rekrutuar Sorgen u pushkatua. Solomon Uritsky, një drejtor tjetër i GRU dhe udhëzues personal i Sorges, u pushkatua. Lev Borovich, me nofkën Rozental, zëvendës-drejtor i Departamentit II të spiunazhit sovjetik, i cili kishte qenë kontrolluesi i drejtpërdrejtë i Sorges, u pushkatua.

Agjenti sovjetik rezident në Gjermani, Gorev, i cili e nxorri Sorgen nga Gjermania, ishte në burg. Aino Kuusinen, bashkëpunëtorja e Sorges ishte në burg. Ekaterina Maksimova, gruaja e Sorges, vdiq në burg. Karl Ramm, agjenti rezident i GRU në Shangai dhe ish-zëvendës i Sorges, u thirr “për pushime” dhe u pushkatua. Prandaj, Richard Sorge nuk mund “të kthehej për pushime”, sepse e dinte se çfarë e priste. Edhe pse mbeti komunist në shpirt, Richard Sorge u bë agjent i dyfishtë dhe të dhënat që ai dërgonte në Moskë, përfshirë edhe thashethemin se ai rrëfeu kohën e sulmit gjerman kundër BRSS, ishin ose të parëndësishme ose mashtruese.

Stalini e Hitleri, bashkë me shtabet dhe spiunazhet e tyre, e dinin se Gjermania mund të fillonte një luftë kundër BRSS vetëm pasi Britania të ishte dorëzuar ngase Gjermania nuk mund të mbante dy fronte lufte. Hitlerit dhe shtabit të tij gjithnjë e më shumë iu bë e qartë se ato praktikisht e kishin frontin e dytë, në Lindje. Në çdo rast, Ushtria e Kuqe do të sulmonte në Verën e vitit 1941. Ajo që i mbetej ushtrisë gjermane ishte të mbrohej duke sulmuar para kohe ushtrinë sovjetike; dhe kështu ndodhi më 22-06-1941. Derisa ndodhi ky sulm konkret, Stalini dhe shtabet e tij politike, ushtarake e të zbulimit nuk e besonin se mund të ndodhte ai sulm vetëvrasës për sulmuesin.

Një agjent sovjetik kishte arritur të prekte dokumentat e fshehta të vetë Hitlerit. Njëmbëdhjetë ditë pasi Hitleri firmosi planin përfundimtar të luftës kundër BRSS, më 18-12-1940, kjo e dhënë bashkë me planin e Komandës së Lartë Gjermane ranë në duart e zbulimit ushtarak sovjetik (GRU). Në fund të Dhjetorit 1940, Nën-Gjenerali F. I. Golikov, drejtori i GRU, i raportoi Stalinit se Gjermania do sulmonte BRSS pa e përfunduar luftën në Perëndim. Stalini dhe pak vetë të Komandës së Lartë Sovjetike nuk e besuan të dhënën e zbulimit. Drejtori Golikov kërkoi që burimi i kësaj të dhënë të dihej vetëm prej Stalinit.

Gjithashtu, Golikov shpjegoi se analistët e zgjuarsisë në GRU analizonin përgatitjet ushtarake të Gjermanisë nga shumë këndvështrime dhe mund ta dallonin me saktësi kur përgatitjet për pushtim do fillonin. Që nga Janari 1941, nën-gjenerali Golikov i raportonte vetëm për vetëm Stalinit dhe i pohonte se përgatitjet për pushtim nuk kishin filluar. GRU dinte se trupat e municionet gjermane po përqendroheshin në kufi, se aviacioni gjerman po zhvendosej pranë kufirit; dinte tërë numrat dhe pozicionet e divizioneve gjermane, emrat e komandantëve të tyre, etj. E megjithatë deri kur ndodhi sulmi më 22-06-1941, nën-gjenerali Golikov raportonte se ushtria gjermane nuk ishte gati për sulm.

Gjithë agjentët e GRU në Europë ishin urdhëruar të kishin njohuri konkrete për ndërmarrjet blegtorale dhe ato që kishin lidhje me to. Numri i deleve, lloji i tyre, fabrikat e therjes dhe përpunimit të lëkurëve të tyre ishin në qendër të mbledhjes së të dhënave. Golikovi merrte dy herë në ditë njoftim për çmimin e mishit të qingjit në tregjet Europiane. Gjithashtu, agjentët sovjetikë grumbullonin leckat e mbetura (zakonisht ato digjeshin) me të cilat ushtarët gjermanë fshinin e vajisnin armët e tyre.

Këto lecka me vaj dërgoheshin fshehtas në BRSS dhe analizoheshin kimikisht. Analiza e të dhënave për delet dhe e leckave me vaj pohonin (dhe këtë raportonte Golikovi) në mënyrë të pavarur se ushtria gjermane nuk ishte gati për sulm kundër BRSS. Nëse një ushtri do sulmonte BRSS, ajo duhej të kishte të paktën 6’000’000 veshje me lëkurë delesh për t’i mbijetuar dimrit rus. Nëse komanda e lartë gjermane do kërkonte të prodhoheshin rroba të tilla, me miliona dele do thereshin dhe si rrjedhojë çmimi i mishit të qingjit do binte. As porosia e as rënia e çmimit nuk ndodhi.

Në kushtet e dimrit rus, vaji në përdorim i makinave e armëve gjermane do të ngrinte dhe ato do bëheshin të papërdorshme; po ashtu edhe benzina e nafta që përdornin makinat e tanket gjermane. Edhe këto nuk ndryshuan në ushtrinë gjermane dhe Golikovi raportonte se ushtria gjermane nuk ishte gati për sulm. GRU mbante sytë hapur sidomos për divizionet gjermane që kishin në depot e tyre të paktën 15’000 rrobe me lëkurë delesh; por divizione gjermane me lëkurë delesh në magazina nuk kishte.

Stalini i pranonte këto të dhëna dhe nuk e ndëshkoi Golikovin pas sulmit gjerman më 22-06-1941; biles Golikovi bëri karrierë derisa u bë Marshall i BRSS. GRU dinte ku dhe çfarë lloj e sasie lëndësh djegëse e vajrash lubrifikues prodhoheshin në Gjermani dhe vendet e tjera të pushtuara. Sasia e lloji i tyre as nuk mjaftonte e as nuk përshtatej për mësymje të thellë e të gjatë në BRSS. As kërkimi shkencor gjerman për të prodhuar produkte vajgurore që i rezistonin ngrirjes nuk ishte i dukshëm.

Benzeni (benzoli), i cili është përbërësi kryesor i benzinës që përdoret në motorra, ngrin ndërmjet temperaturave –0.6oC dhe 10.4oC. Benzina sintetike në Gjermani prodhohej duke trajtuar me hidrogjen qymyret e cilësive të ulta. Kjo benzinë sintetike ishte me cilësi (numër oktani) të ulët dhe për t’ia rritur numrin e oktanit asaj i shtohej benzol. Benzina që përftohej e kishte temperaturën e ngrirjes nga –9.6oC  në – 14.5oC. Për udhëheqjen sovjetike, vetëm një i çmendur me këtë lloj benzine mund të sulmonte Rusinë e Madhe ku temperatura normale në dimër ishte –20oC, pa llogaritur erën që e ulte akoma më shumë këtë temperaturë.

Zbulimi ushtarak sovjetik i gjykonte gjeneralët gjermanë jo të çmendur dhe prandaj arrinte në përfundimin se ushtria gjermane nuk po përgatitej për luftë. Ushtarët gjermanë do kishin nevojë për çizme e rroba të ngrohta, çadra të posaçme, ngrohës, ski e dyll për skitë, pelerina maskimi, produkte vajgurore dhe vajra lubrifikues që nuk ngrinin, ngrohës uji, bateri makinash që nuk ngrinin; dhe benzinë, naftë e vajgur dimri për tanket, makinat e avionët. Ushtria gjermane kishte nevojë për tank me zinxhirë të gjerë e mijra makina që mund të përballonin rrugë të këqija. Ushtria gjermane nuk pati materiale të tilla të posaçme.

Vijon
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Re: Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Agamemndon 09.02.14 9:40

Pse Bashkimi Sovjetik fitoi luftën kundër Gjermanisë

Më 22 Qershor 2013 mbushen 72 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve të deritanishme në Lindje e Perëndim iu mungojnë të dhënat për numrin, llojin, madhësitë e vendndodhjet e armatave sovjetike në vigjilje të sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik.

Këto të dhëna janë akoma sekret shtetëror në Rusinë e Madhe.

Edhe nëpër dokumentarët e Luftës II Botërore kapërcehen njoftimet për numrin dhe vend-ndodhjen e armatave sovjetike të këmbësorisë, për numrin dhe llojet e armatave të tankeve, për armatat e parashutistëve, për numrin dhe llojet e armatave të aeroplanëve, si dhe për llojin e fortikimeve në kufinjtë perëndimorë të BRSS.

Në Lindje e Perëndim, librat dhe enciklopeditë e Luftës II Botërore nuk japin as të dhëna të tilla dhe as harta të vendosjes së trupave sovjetike. Fitimtarët e Luftës II Botërore duket se janë marrë vesh jo vetëm për ndarjen e zonave të ndikimit, por edhe si do shkruhej më pas historia e Luftës II Botërore.

Shkrimi i mëposhtëm është mbështetur kryesisht në librin “Krye fajtori: Plani i madh i Stalinit për të filluar Luftën II Botërore” të autorit Viktor Suvorov (Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008). Autori ka qenë analist zgjuarsie në zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nëpër duar dokumenta të arshivave ruse që edhe sot e kësaj ditë janë të mbyllura. Ai u arratis në Perëndim në vitin 1978 dhe deri më tani ai ka botuar një seri librash. Për arsye domosdoshmërie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis që nga Lufta I Botërore.

Vetëm në kufirin perëndimor të Rusisë së Bardhë, ushtria sovjetike braktisi 25’000 vagona hekurudhorë plot me municion artilerie, më 22 Qershor 1941.

DREJT BERLINIT

Prej natyre, lumi i madh Dnepr bllokon lëvizjen nga Perëndimi drejt Lindjes. Para vitit 1939, të gjitha urat e këtij lumi ishin minuar. Në fillim të viteve 1930 ishte krijuar edhe flotilja ushtarake e këtij lumi, e cila më 1941 numëronte 120 anije luftarake dhe mbështetej nga fortifikime, artileri me kalibër 130-mm në brigjet lindore të lumit dhe skuadrilje aeroplanësh. Një vijë e tillë mbrojtëse në këtë lumë pengonte çdo përparim drejt rajoneve industriale të Ukrainës jugore dhe bazave detare të Detit të Zi. Që nga Maji 1940 kur ushtria gjermane sulmoi Francën, Stalini urdhëroi prishjen e vijës mbrojtëse të lumit Dnepr. Minat u hoqën nga urat dhe flotilja e dërgua në lumin Danub, në kufi me Rumaninë, për të mbështetur sulmin e ardhshëm në këtë drejtim dhe për të përparuar nëpërmjet Danubit drejt Austrisë.

Armata 9 sovjetike u krijua në Vjeshtën e vitit 1939. Një javë pasi u pozicionua si duhej në kufi me Finlandën, ajo sulmoi për “çlirimin” e Finlandës. Pas mbarimit të kësaj lufte, kjo Armatë më 26-03-1940 u fshi nga lista, për t’u dukur papritmas në Qershor 1940 në kufi me Rumaninë. Pas “çlirimit” të Besarabisë dhe Bukovinës Veriore, kjo Armatë më 10-07-1940 u fshi përsëri nga lista. Në fakt, trupat qëndruan pranë kufirit, porse si ushtarë që i përkisnin njësive ushtarake të vogla.

Më 14-06-1941, Armata 9 mbiu përsëri nga dheu në kufi me Rumaninë dhe filloi të përforcohej me armët më të fundit dhe oficerët më të mirë. Në këtë Armatë bënte pjesë edhe Divizioni 30 Malor Pushkatar Irkutsk, i cili ishte pozicionuar në krah të djathtë të Armatës 9 sovjetike, përballë vargmaleve Karpate të Rumanisë. Përbri Armatës 9 sovjetike ishte Armata 12 Malore sovjetike e pozicionuar përballë vargmaleve Karpate të Rumanisë e Polonisë. Kjo Armatë ushtarët i kishte nga rajonet malore të Kaukazit dhe ishte pajisur me armatim e mjete për luftim malor.

Më 13-06-1941, Agjensia Telegrafike e Bashkimit Sovjetik (TASS) lëshoi një njoftim në radio sipas të cilit “….Gjermania dhe BRSS po i zbatojnë si duhet kushtet e paktit gjermano-sovjetik të mos-sulmimit;…..dhe se zërat e përhapura për një sulm të Gjermanisë kundër BRSS janë thjesht një fabrikim propagande nga armiqtë e Gjermanisë dhe BRSS”. Stalini ishte hartuesi i këtij njoftimi “të çuditshëm”. Për një dëgjues radioje të mefshtë njoftimi ishte një shenjë qetësimi; për Ushtrinë e Kuqe njoftimi ishte shenjë kushtrimi. Skalioni i Parë Strategjik i ushtrisë sovjetike kishte 170 Divizione tankesh, të motorizuara, kalorësie dhe pushkatarësh.

Nga këto 56 Divizione ishin vendosur në buzë të kufirit dhe 114 Divizionet e tjera ishin pak më thellë. Më 13-06-1941, të 114 këto Divizione morën urdhër të lëviznin drejt kufirit. Po në të njëjtën datë, Divizione të rajonit të maleve Ural morën urdhër të fshehtësisë më të lartë për t’u zhvendosur në “kampe të rinj” më në Perëndim, konkretisht në pyjet e Rusisë së Bardhë. Pesë Armata nga thellësia i ishin afruar kufirit që nga muaji Shkurt 1941 dhe tre të tjera ishin në lëvizje për këtë qëllim. Këto tetë Armata i përkisnin Skalionit të Dytë Strategjik të ushtrisë sovjetike, i cili përmbante 77 Divizione tankesh, të motorizuar dhe pushkatarësh, pa llogaritur dhjetra Regjimente e qindra Batalione të veçantë.

Mijra vagona nevojiten për të mbartur trupat dhe materialet ushtarake të një Armate të vetme. Kjo ishte arsyeja pse formimi i Skalionit të Dytë Strategjik kërkoi pesë muaj. Pasi shkatërruan Skalionin e Parë Strategjik të ushtrisë sovjetike, njësitë sulmuese gjermane papritmas ndeshën Armata të reja sovjetike për të cilat komanda e lartë gjermane nuk dinte gjë. Lufta rrufe ishte llogaritur me shkatërruar trupat sovjetike pranë kufirit, kurse ushtria gjermane u ndesh me një mur tjetër Armatash që kishin ardhur apo ishin duke ardhur nga Kaukazi Verior, Volga, Uralet, Siberia, Trans-Baikali dhe Lindja e Largme. Stacionet e trenave pranë kufirit u kthyen në magazina gjigande municionesh që mbaheshin në vargje vagonash që s’iu shihej fundi dhe në gjendje gatishmërie për të vazhduar rrugën drejt Perëndimit në mbështetje të sulmit të ushtrisë sovjetike.

Njëkohësisht, 8500 çisterna hekurudhore plot me naftë e benzinë u grupuan në stacionet e trenit pranë kufirit. Ushtria sovjetike ishte organizuar në pesë fronte sulmi në Perëndim të Bashkimit Sovjetik. Fronti Jugperëndimor kishte 1500 vagona treni plot me municion vetëm në stacionin e qytezës Kalinovka. Pas sulmit gjerman, vetëm fronti perëndimor humbi 4216 vagona treni plot me municion. Përqëndrimi i trupave dhe materialeve ushtarake të ushtrisë sovjetike në të pesë frontet e sulmit ishte planifikuar të përfundonte më 10-07-1941.

Trupat sovjetike të Skalionit të Parë Strategjik nuk kishin kazerma për të fjetur; ato ishin në buzë të kufirit dhe flinin e hanin me çadra nëpër pyje. Po ashtu edhe trupat e Skalionit të Dytë Strategjik flinin nëpër pyje dhe nuk bënin ndërtime për stërvitje ose për të kaluar dimrin aty. Shumë nga lëvizjet e trupave dhe armatimit kryhej natën, kurse ditën trupat flinin nëpër pyje. Në rajonet pranë kufirit perëndimor nuk kishte fusha stërvitjeje për Ushtrinë e Kuqe dhe ato miliona ushtarë të përqëndruar nuk mund të qëndronin për kohë të gjatë ashtu.

Për më tepër, shumë Armata e Korparmata ishin krijuar kohët e fundit për t’u hipur menjëherë nëpër trena dhe si të tilla ato nuk kishin një kazermë ku të ktheheshin. Edhe nëse do ktheheshin, operacioni do kërkonte muaj të tërë, do bllokonte përsëri rrjetin hekurudhor dhe do sillte rrënim ekonomik për tërë vendin. Gjithashtu, tërë ato trupa nuk mund të rrinin për një kohë të gjatë të përqëndruara në pyjet pranë kufirit, sepse fshehtësia e tyre dhe e tërë operacionit do të zbulohej.

Në trupat sovjetike të Skalionit të Dytë Strategjik kishte shumë ushtarë të veshur me rroba të zeza, të cilët ishin në fakt ish të burgosurit e kampeve sovjetike të përqëndrimit (GULAG) në Siberi. Armatat e Skalionit II Strategjik filluan të krijoheshin në Qershor 1941 dhe të burgosurit ushtarë u grumbulluan e u armatosën pikërisht në këtë kohë. Dërgimi i tyre në Perëndim ishte pa kthim, sepse do ishte e pamundur që ato të dorëzonin vetë armët dhe të ktheheshin mijra kilometra larg, thellë në gulagët e Siberisë.

Manovrat ushtarake zakonisht kryheshin në fillim të Vjeshtës; kurse ky përqëndrim forcash kishte nisur me fshehtësi që nga fillimi i vitit 1941 dhe po përfundohej në fillim të Verës. Zakonisht manovrat me rezervat ushtarake kryheshin pasi të korreshin të lashtat (grurë, misër, etj.); kurse në atë vit, ky rregull u shkel.

Në manovra ushtarake, oficerët e dinin lojën luftarake që do zbatonin; kurse në atë vit, oficerëve iu thuhej se do shkonin për stërvitje, dhe kaq. Paralel me trupat tokësore sovjetike, Divizionet dhe Regjimentet e aviacionit iu afruan kufirit, biles disa fusha-qëndrimi ishin 10 km larg kufirit. Divizionet ajrore zakonisht kishin 247 aeroplanë të shërbimeve të ndryshme. Me afrimin pranë kufirit, ato u furnizuan me aeroplanët më të rinj MiG-1, MiG-3, Pe-2, Il-2, dhe sasia e avionëve të tyre u dyfishua e u trefishua.

POZICIONIMI DHE SULMI

Kufiri gjermano-sovjetik në Poloninë e pushtuar i ngjante një sharre dhe ushtritë sovjetike dhe gjermane ishin përqendruar pikërisht në majat e thepave; vetëm dhe gati për sulm. Kush ushtri do sulmonte e para do të rrethonte përqendrimet e ushtrisë tjetër. Më 1941, trupat gjermane u vendosën edhe në territoret e Rumanisë dhe Finlandës me kërkesën e këtyre vendeve për t‘u mbrojtur nga sulmi i ushtrisë sovjetike të përqendruar në kufi.

Më 16-06-1941, qeveria britanike i kaloi qeverisë sovjetike një paralajmërim të zbulimit britanik për një sulm të mundshëm të ushtrisë gjermane. Raporti, i cili ishte i saktë, përcaktonte 115 Divizione të Skalionit të Parë Strategjik gjerman, nga të cilët 80 ishin në Poloni, 30 në Rumani dhe 5 në Finlandë e Norvegjinë veriore; pa llogaritur divizionet e ushtrisë rumune. Më 22-06-2941, numri i tyre në buzë të kufirit arriti në 125 Divizione dhe dy Brigada. Për ushtrinë gjermane, mbartja e avionëve pranë kufirit filloi në fund të muajit Maj e mbaroi më 18-06-1941. Meqenëse ushtria gjermane kishte më pak trupa se Ushtria e Kuqe, ajo fitoi dy javë kohë për mbartjen e tyre dhe pozicionimin e duhur pranë kufirit me BRSS; e rrjedhimisht sulmoi më herët.

Fronti Jugperëndimor i ushtrisë sovjetike ndodhej në rajonin ushtarak të Kievit. Ky ishte fronti më i fuqishëm sulmues i Ushtrisë së Kuqe dhe tre Armatat 6, 12 Malore, 26 ishin përqëndruar në thepin e qytetit Lviv. Më 22-06-1941, Grupi i Parë i Tankeve gjermane, me fuqi të vogël ushtarake, sulmoi në drejtimin Lutsk-Rovno-Berdichev dhe i rrethoi këto tre Armata.

Më pas ky grup tankist me shumë lehtësi lëroi prapavijën ushtarake duke shkatërruar ose kapur në sasira të pamenduara fusha avionësh, spitale, pika komandimi, ushqime, municione e armatime. Ato trupa sovjetike që i shpëtuan rrethimit lanë çdo gjë mbrapa dhe morën vrapin drejt Lindjes. Sulmi i Grupit të Parë Tankist gjerman rrezikoi tërë Frontin Jugor Sovjetik, sepse para këtij Grupi Tankisht shtrihej tani një hapësirë e lirë dhe ai mund të sulmonte ku të donte.

Grupi i Parë Tankist mund të shkonte drejt Kievit; mund të kapte kombinatet metalurgjike të Ukrainës në Dnepropetrovsk, Dneprodzerzhinsk, Zaporozhye; pas kësaj mund të arrinte në Krime dhe në bazat detare të Deti të Zi; mund të kapte hidrocentralin DneproGES, më të madhin në Europë; mund të kapërcente lumin Dnepr dhe të kapte rajonin Donbass, i cili ishte rajoni qymyrguror më i madh i BRSS; mund të vazhdonte drejt Kaukazit Verior dhe të kapte linjat e furnizimit me produkte vajgurore, etj. Por për të gjitha këto shënjestra nuk mjaftonte vetëm ky Grup Tankist, i cili kishte 799 tanke të vjetër e të përdorur.

Grupi i Parë Tankist gjerman u urdhërua të sulmonte në drejtim të lumit Dnepr, ku pas betejave të ashpra e kapërceu këtë lumë dhe u bashkua me Grupin e Dytë Tankist gjerman. Si rrjedhim katër Armata sovjetike u rrethuan dhe dhanë 664’000 robër, pa llogaritur sasitë e panumurueshme të armatimit, muncioneve dhe furnzimeve të tjera. Kjo ndodhi në Shtator 1941 dhe bëri që ushtria gjermane të humbte shpejtësinë dhe të vononte sulmin kundër Moskës; me fillimin e Vjeshtës e cila sillte shira e baltë nuk kishte më luftë rrufe [blitzkrieg].

Fronti sovjetik Perëndimor në Rusinë e Bardhë kishte Armatat 3, 4, 10, 13 të përqëndruara në thepin e qytetit Byelostok. Më 22-06-1941, dy grupe tankiste gjermane sulmuan nga krahët, kryen rrethimin e 30 Divizioneve sovjetike dhe pasi u bashkuan vazhduan drejt qytetit Minsk. Më 03-07-1941, këmbësoria gjermane i arriti Grupet 2 e 3 të tankeve dhe më pas sulmi i tyre u drejtua kundër rajonit të qytetit Smolensk. Ky qytet komandonte rrugën për në Moskë. Saktësisht 129 vjet më parë, ushtria franceze e Napolon Bonapartit pati kryer një betejë të ngjashme në Smolensk para se të hynte në Moskë.

Beteja e Smolenskut u krye midis datave 10-07-1941 dhe 10-09-1941. Grupi i Dytë Tankist nën komandën e Gjeneralit Heinz Guderian mori krahët nga Jugu, kurse Grupi i Tretë Tankist nën komandën e Gjeneralit Hermann Hoth mori krahët nga Veriu. Meqenëse shpejtësia e sulmit nga Veriu qe më e ulët sepse tanket e Grupit të Dytë gjerman lëvizën në toka të përbaltura, rrethimi u mbyll me vonesë dhe 200’000 trupa sovjetike i shpëtuan rrethimit. Megjithatë, në përfundim të betejës 310’000 trupa sovjetike nga Armatat 16, 20 e një pjesë nga Armata 19 u zunë robër, kurse të 700 tanket sovjetike u shkatërruan. Nga këtu, busulla shigjetonte drejt Moskës.

Një ushtri Europiane mund të sulmojë në territorin sovjetik vetëm në periudhën 15 Maj–15 Shtator. Pjesa tjetër e vitit është me shi, borë, baltë, ngrica e ftohësi. Në Qershor 1941 dhe pa filluar lufta, ushtria sovjetike numëronte 5.5 milion ushtarë e oficerë. Pas një jave nga sulmi gjerman, më 01-07-1941, u mobilizuan në ushtrinë sovjetike edhe 5.3 milion njerëz të tjerë dhe mobilizimi vazhdoi edhe në muajt në vazhdim.

Gjatë Luftës II Botërore 20% e popullsisë së BRSS u vesh ushtar, domethënë 34.5 milion vetë. Gjermania nuk ishte gati  për luftë të gjatë kundër BRSS. Hitleri besonte se po të kapej Moska, atëherë tërë Rusia e Madhe do kapitullonte. Qëllimi i operacionit Barbarosa (sulmi gjerman kundër BRSS) nuk ishte i qartë.

Gjeneralët e Hitlerit planifikuan ta shkatërrojnë Rusinë e Madhe për tre muaj duke patur naftë e benzinë vetëm për dy muaj. Lufta rrufe është një luftë tankesh të shpejtë dhe të fuqishëm. Më 01-09-1939, Gjermania kishte 2977 tanke (6 Divizione) nga të cilët 1445 Pz-I pa top, 1223 Pz-II me top 20-mm, 98 Pz-III me top 37-mm të papërdorshëm dhe 211 Pz-IV me top 75-mm me tytë të shkurtër i papërdorshëm kundër tankeve. Më 22 Qershor 1941, ushtria gjermane sulmoi BRSS me 3332 tanke të vjetër (në 21 Divizione), pa tanke të rëndë e pa tanke amfibë. Nga ana tjetër, ushtria sovjetike kishte 23’925 tanke të modeleve më të mira në botë, me armatim të fuqishëm, me motorr diezel, etj.

Më 22-06-1941, ushtria gjermane kishte në frontin lindor 750’000 kuaj, shumica për mbartje furnizimesh. Këto kuaj ngordhën me një ritëm mesatar prej 1000 kuajsh në ditë. Nga 153 Divizione gjermane të të dy Skalioneve Strategjike që u derdhën mbi BRSS, vetëm 17 prej tyre ishin Divizione tankesh (4 Grupe Tankiste). Nuk kishte biles edhe një tank të vetëm në të 13 Divizionet e motorizuara gjermane në fillimin e Luftës II Botërore, ndërkohë që secili Divizion sovjetik pushkatarësh kishte Batalionin e vet të tankeve T-26.

Një shembull ishte Armata 20 Malore gjermane e cila kishte 200’000 ushtarë dhe 70’000 kuaj. Ushtria gjermane mbështetej shumë në mbartjen e trupave nëpërmjet makinave dhe në sulmin kundër BRSS u përdorën 500’000 të tilla. Në rrugët e Europës këto makina e treguan vlerën e tyre, kurse në fushatën kundër BRSS ato ngecën në baltën e të ashtuquajturave rrugë sovjetike. Më 01-06-1941, ushtria gjermane kishte 10’816 armë artilerike të shpërndara në frontet e Afrikës, Europës Perëndimore, Juglindore dhe Lindore; dhe këto ishin me municione të pakta. Më 22-06-1941, Ushtria e Kuqe kishte 15’464 armë artilerike dhe shumë fabrika që prodhonin municion për to.

Hitleri nënshkroi Urdhërin e Hapur Nr. 21 më 18-12-1940, prej të cilit filloi zbatimi i Operacionit Barbarossa, domethënë sulmi kundër BRSS. Sipas këtij dokumenti, “…..qëllimi i operacionit është krijimi i një prite mbrojtëse ndaj Rusisë aziatike përgjatë vijës Vollga-Astrakhansk. Rajonet industriale të mbetura në Urale do të paralizoheshin nëpërmjet aviacionit…..”. Ushtria gjermane nuk kishte bombardues, fusha aviacioni, vajgur, vajra lubrifikues e furnizim me bomba, që mund të arrinin malet Urale, të bombardonin e të ktheheshin. Ushtria gjermane nuk e arriti lumin Vollga para shirave të Vjeshtës.

Tanket gjermane e kishin të shkurtër kohën e punës dhe tërë ushtria gjermane duhej të ndalonte për 2-3 javë me qëllim që të riparonte tanket (zëvendësim motorri, kutije shpejtësie, pistonash, etj.). Gjithashtu, tanket gjermane ngecën në baltën ruse për shkak të vetë ndërtimit të tyre.

Tanku gjerman T-IIIA, më i miri në vitin 1941, kishte shtypjen 0.94 kg për centimetër katror sipërfaqe mbështetëse dhe jepte 13.9 kuaj-fuqi për ton peshë të vetën; pa dyshim ky tank do zhytej në baltë dhe nuk as krahasohej me tanket sovjetike për nga cilësia e sasia. Veç kësaj, që në Gusht 1941, ushtarët gjermanë shfaqën shenja lodhje dhe fuqia e ushtrisë kishte rënë për shkak të humbjeve e furnizimeve të pakta. Lufta rrufe e ushtrisë gjermane u shua që në Gusht 1941. Gjithashtu, ushtria gjermane nuk mori furnizimet e duhura për të përballuar dimrat në Rusinë e Madhe. Natyrisht, pa një përgatitje të tillë nuk mund as t’i mbijetohej atje dimrit e as të përparohej ushtarakisht.

Vijon
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Re: Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Agamemndon 09.02.14 9:52

Sekretet e luftës së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë

LUFTA FILLOI

Më 19-08-1939, gazeta Pravda shkruante se “….në interes të mbrojtjes së BRSS do të kërkohen operacione të mëdha sulmuese në territorin e armikut dhe se kjo nuk kundërshton karakterin e luftës mbrojtëse”. Në Qershor 1941, populli dhe ushtria sovjetike nuk ishin gati për mbrojtje, as edhe mendërisht.

Në periudhën 13-20 Qershor 1941, trupat e Ministrisë së Brendshme Sovjetike larguan me forcë popullsinë që ishte deri në 100 km afër kufirit, që nga Deti i Bardhë e deri në Detin e Zi. Një pjesë e të zhvendosurve formuan fshatra të rinj në Siberi, kurse të tjerët i dërguan nëpër Gulagët e Siberisë. Pas largimit të popullsisë, rojet e kufirit hoqën të gjitha telat me gjemba dhe minat e kufirit; dhe më pas u larguan edhe vetë duke ia dorëzuar kufirin ushtrisë.

Menjëherë, batalionet e zbulimit të ushtrisë sovjetike u afruan në buzë të kufirit. Më 19-06-1941, Divizioni 164 Pushkatar i saj zëvendësoi rojet e kufirit në lumin Prut. Komanda e lartë e ushtrisë sovjetike e dinte se ushtarët e dërguar pranë kufirit mendërisht nuk mund të duronin për një kohë të gjatë pa u hedhur në sulm. Tërë këto trupa nuk kishin gërmuar llogore për mbrojtje, por qëndronin gati me fytyrë vetëm drejt Perëndimit.


Midis datave datave 29-05-1941 dhe 05-06-1941, u shtypën dhe iu shpërndanë ushtarëve e oficerëve të rinj sovjetikë pesë milion kopje të një fjalori Rusisht-Gjermanisht-Rusisht, i cili përmbante pyetje-përgjigje në të dy gjuhët, edhe me gërma latine edhe cirilike. Në anën tjetër, një libër të ngjashëm kishte shtypur edhe ushtria gjermane për veten e vet. Për të njëjtin qëllim sulmi ishin edhe hartat të cilat iu ishin shpërndarë oficerëve sovjetikë ose ishin magazinuar pranë kufirit duke pritur përdorimet e rradhës.

Shumë nga ato harta iu kapën oficerëve sovjetikë të zënë robër, ndërsa të paktën 100 milion të tjera ose u kapën ose u dogjën nëpër magazinat pranë kufirit. Veç kësaj sasie hartash, trupat sovjetike vetëm në rajonet ushtarake të Veriperëndimit, Perëndimit dhe Jugperëndimit dogjën gjatë tërheqjes 200 vagona treni me mbi 200 milion harta ushtarake.

Më 22-06-1941, Divizioni 41 Pushkatar i Korparmatës 6 Pushkatare, që bënte pjesë në Armatën 6 të ushtrisë sovjetike, pa pritur urdhërin nga komanda e lartë, filloi zbatimin e planit të mësymjes. Ky Divizion sulmoi në rajonin Rava-Russkaya dhe hyri deri në 4-6 km thellë në territorin polak të pushtuar nga ushtria gjermane. Po në këtë datë, komandanti sovjetik i Frontit Veriperëndimor, Gjeneral-Koloneli F. I. Kuznetsov, urdhëroi trupat e tij të sulmonin sipas planit qytetin gjerman Tilzit në Prusinë Lindore. Po në këtë datë, komanda e lartë sovjetike urdhëroi Frontin Perëndimor të sulmonin fuqishëm drejt qytetit polak Suvalki.

Më 23-06-1941, Korparmata e Parë sovjetike e Bombarduesve me Rreze të Gjatë veprimi kreu sipas planit dhe urdhërit të marrë më 22-06-1941, ora 06:44, një bombardim masiv kundër shënjestrave në qytetet gjermane Kënigsberg dhe Danzing. Më 25-06-1941 dhe sipas planit të parapërgatitur, trupat dhe aviacioni sovjetik i Frontit të Veriut u hodhën në sulm kundër Finlandës. Më 26-06-1941, Korparmata 4 e Bombarduesve me Rreze të Gjatë filloi bombardimin e rajonit vajguror dhe rafinerive të Ploeshtit në Rumani. Pas disa ditë bombardimi, sasia e përftuar e produkteve vajgurore në Rumani u përgjysmua. Në të njëjtën kohë, flotilja ushtarake sovjetike në lumin Danub filloi operacionet sulmuese në Deltën e Danubit.

Sipas dokumentave të arkivuara të hapura vetëm pas vitit 1991, vizitori i fundit doli nga zyra e Stalinit më 21-06-1941 në orën 23:00. Ditën tjetër, më 22-06-1941, në ora 05:45 hyn vizitori i parë. Në ditët në vazhdim Stalini punonte pa pushim me orë të tëra. Dokumentat e zyrës nuk kanë të regjistruar takime apo mbledhje pune për datat 29 e 30 Qershor 1941. Më 29-06-1941, Stalinit iu raportuan përmasat e vërteta të disfatës në Frontin Perëndimor e Jugor.

I pezmatuar se plani i tij për të “çliruar” Europën e botën u prish, Stalini tërhiqet në kështjellën e tij jashtë Moskës. Më 30-06-1941, tek ai shkojnë anëtarët e byrosë politike Molotov, Beria, Malenkov, Mikojan, etj. Për këtë vizitë, Mikojani në kujtimet e tij shkruan: “….Stalini pyeti: Për çfarë keni ardhur?….Ai po priste që ta arrestonim. Molotovi, në emër të gjithëve tha se fuqia duhej përqendruar me qëllim që të ngrihemi përsëri në këmbë dhe se një Komitet Shtetëror për Mbrojtjen duhej krijuar. Ju duhet të jeni në krye përsëri….”.

Një nga robërit që u kap nga ushtria gjermane ishte edhe Yakov Iosifovich Dzhugashvilli, djali i (Iosif Vissarionovich Dzhugashvili) Stalinit, me detyrën e komandantit të Baterisë 5 të Regjimentit 14 të Artilerisë të Divizionit 14 Tankist të Korparmatës 7 të Mekanizuar. Atij iu gjet një letër-këmbim i datës 11-06-1941 me një oficer tjetër ku pohohej sulmi sovjetik drejt Berlinit; kjo letër iu raportua Hitlerit, i cili e citoi më 18-05-1942. Oficerët gjermanë e pyetën djalin e Stalinit pse artileria sovjetike, me topat më të mirë në botë dhe me numrin më të madh, qëllonte kot dhe nuk qe e frytshme kundër mësymjes gjermane.

Ai iu përgjigj: “…artilierët sovjetike kishin harta vetëm për territoret matanë kufirit perëndimor të BRSS”. Kur sulmoi ushtria gjermane, trupat sovjetike nuk kishin as plan e as pozicione për mbrojtje dhe si rrjedhojë u rrethuan shpejt prej tankeve gjermane. Hutimi dhe çorganizimi ishte që nga Stalini, shtabet ushtarake e politike të Ushtrisë së Kuqe e deri tek oficeri më i thjeshtë. Në Gusht-Shtator 1941, 665’000 trupa të ushtrisë sovjetike u rrethuan e u kapën robër në rajonin e qytetit Kiev dhe 310’000 të tjerë ë rajonin e Smolenskut. Më 1942, Frontit sovjetik të Jugut (të Krimesë) nuk i numëroheshin ushtarët e rrethuar, të kapur rob ose të asgjësuar, pa llogaritur humbjet në armatime e materiale. Këto ndodhi nuk përmenden nëpër rrëfimet apo librat e historisë.

Po ashtu nuk përmendet nëpër historitë zyrtare të Lindjes e Perëndimit edhe pushtimi i Iranit prej ushtrisë sovjetike dhe asaj britanike në verën e vitit 1941. Një ndodhi e tillë ndodhte në kulmin e mësymjes të ushtrisë gjermane në BRSS kur miliona ushtarë sovjetikë rrethoheshin e ziheshin robër.

Një ndodhi e tillë nuk jepet sepse do lindte nevoja me emërtuar kush ishte i keqi (pushtuesi) e kush i miri (i pushtuari). BRSS dhe Britania, në marrëveshje të ngjashme me atë midis BRSS e Gjermanisë për pushtimin e ndarjen e Polonisë, sulmuan Iranin asnjanës më 25-08-1941 dhe përfunduan pushtimin e tij më 17-09-1941. Forcat ushtarake të perandorisë britanike që sulmuan nga Jugu përbëheshin nga Divizionet 8, 10, 21 të Këmbësorisë Indiane, Brigada 2 e Blinduar Indiane dhe Brigada 9 e Blinduar Britanike. Trupat e Ushtrisë së Kuqe që sulmuan nga Veriu përbëheshin nga Armatat 44, 47, 53 të Këmbësorisë të Frontit sovjetik Trans-Kaukazian. Operacionet ushtarake në të dy drejtimet u mbështetën edhe nga forcat detare e ajrore sovjetike dhe britanike.

Ajo që jepet në historitë zyrtare është vetëm ndodhia e datës 22-06-1941, e ditës së sulmit të ushtrisë gjermane dhe aleatëve të saj kundër BRSS. Dhe ajo që jepet tjetër është përralla se sovjetikët ishin të papërgatitur për luftë, të përgjumur, të pa mbrojtur, me armë të vjetra, pa tanke e avionë, të veshur e ushqyer keq, pa oficerë e pa ushtarë të mjaftë. Dhe ajo që jepet është përralla se lufta ktheu në kahun e ushtrisë sovjetike vetëm prej baltës, të ftohtit, dimrit rus dhe hapësirave pa fund. Dhe ajo që nuk jepet është një ushtri sovjetike me miliona ushtarë e përqëndruar në buzë të kufirit, gati për sulm kundër Europës, me armatim të ri, sasior e cilësor.

PUSHTIMI SOVJETIK I MANÇURISË

Më 13-04-1941, BRSS dhe Japonia nënshkruan një pakt mos-sulmimi midis tyre. Politikisht, kjo ishte një goditje për Gjermaninë dhe fitore për Bashkimin Sovjetik. “Dhurata” për japonezët do jepej pas katër vjetësh. Kështu më 1945, BRSS filloi të rigrupojë ushtrinë nga Europa në Lindjen e Largët për të goditur trupat japoneze në Mançuri të Kinës. Largësia e mbartjes së trupave ishte 9000-12000 km. 135’756 vagona treni u përdorën për tre muaj për të përqendruar trupat në tre fronte.

Forca sovjetike përbëhej nga 11 Armata këmbësorie, tre Armata të Mbrojtjes Ajrore, tre Armata të Sulmit Ajror, një Armatë tankesh, 4 Korparmata të veçanta të forcave ajrore; kësaj i shtoheshin flota sovjetike e Oqeanit Paqësor, flotilja e lumit Amur, trupat kufitare sovjetike dhe forcat e armatosura të Mongolisë. Fuqia në tokë përbëhej nga 1’747’465 ushtarë e oficerë, 29’835 topa e mortaja, 5250 tanke dhe 5171 aeroplanë. Flota e Oqeanit Paqësor përbëhej nga 339 anije lufte, 78 nëndetse dhe 1618 aeroplanë.

Flotilja e lumit Amur kishte 126 anije lufte dhe 68 aeroplanë. SHBA dërguan furnizime për këtë fushatë të Ushtrisë së Kuqe kundër ushtrisë japoneze, ku përfshiheshin aeroplanë, makina të blinduara, radio ndërlidhëse, materiale mjekësore dhe për ndërlidhje, lëndë djegëse, ushqime, etj.

Sulmi do ishte rrufe (blitzkrieg), me forca të grupuara fshehtas, zjarr të përqendruar dhe krahëmarrje; ashtu si ushtria sovjetike kishte sulmuar në Gusht 1939 forcat japoneze në Mongoli dhe ashtu si ushtria sovjetike u bë gati të sulmonte Europën në Verën e vitit 1941. Fronti Trans-Baikal dhe Fronti i Parë e Lindjes së Largët do sulmonin nga krahët; në qendër do përparonte Fronti i Dytë i Lindjes së Largme me synim kryerjen e rrethimit.

Të tre frontet sulmuese duhej të përparonin njëkohësisht përgjatë një vije 5130 km të gjatë. Më 06-08-1945 ushtria amerikane hodhi bombën atomike mbi qytetin japonez Hiroshima dhe më 09-08-1945 edhe mbi qytetin Nagasaki. Mësymja e Ushtrisë së Kuqe në Mançuri filloi më 09-08-1945 dhe mbaroi më 02-09-1945. Në përfundim, ushtria sovjetike kishte pushtuar Mançurinë, Mongolinë e brendshme, Korenë e Veriut, pjesën jugore të ishullit Sakhalin dhe ishujt Kuril.

Tërë Armatat i kryen veprimet në harmoni të plotë dhe me shpejtësi rrufe; për shembull, Armata 6 Tankiste e Rojeve përparoi 810 km për 11 ditë. Kjo fushatë mësohet në akademitë ushtarake sovjetike si një luftë model. Me rreth tre javë fushatë ushtarake, qindra milion njerëz ranë nën kontrollin sovjetik. Ushtria komuniste kineze mori sasi shumë të mëdha armatimesh, paisjesh e furnizimesh ushtarake. Më 02-09-1945, lindi Republika Demokratike e Vietnamit nën udhëheqjen e Ho Shi Minit; më 12-10-1945, komunistët në Laos bënë të njëjtën gjë.

Plani operacional i kësaj fushate ushtarake u hartua nga Marshall Vasiljevski, i cili kishte qenë Zëvëndës-Drejtor i Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe  në periudhën Maj 1940 – Qershor 1941. Gjatë asaj periudhe ai kishte hartuar planin operacional të përqëndrimit të forcave sovjetike në Frontin Verior (Karelian), Veriperëndimor (Balltik) dhe Perëndimor (Rusia e Bardhë). Pikërisht në këto Fronte ushtria sovjetike u godit më fort në Verën e vitit 1941. Çarja e Frontit Verior i solli trupat finlandeze në Veri të qytetit Leningrad, kurse thërrmimi i Frontit Veriperëndimor i solli trupat gjermane në Jug të Leningradit.

Ndërsa trupat sovjetike të Frontit Perëndimor u rrethuan dhe ose u asgjësuan ose u kapën robër, duke lënë të hapur rrugën për në Moskë. Gjeneral-Majori Vasiljevski jo vetëm që nuk u dënua prej Stalinit për planifikimin e tij, por për një vit e gjysëm hipi shkallët e karrierës deri sa u bë Marshall i BRSS. Stalini i besoi Marshall Vasiljevskit planifikimin e rrethimit të trupave gjermane në Stalingrad, operacionin e betejës së Kurskut, operacionin në Rusinë e Bardhë dhe së fundi operacionin kundër ushtrisë japoneze në Lindjen e Largme.

Deri në Shkurt 1941, Gjenerali K. A. Meretskov ishte komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe dhe mbante përgjegjësinë më të lartë për planet e luftës. Rrjedhimisht,  përgjegjësia e disfatës së ushtrisë sovjetike kur sulmoi ushtria gjermane më 22-06-1941 binte mbi të. Porse ai nuk u dënua nga Stalini, vazhdoi ngjitjen në karrierën ushtarake dhe në vitin 1945 mbante titullin e Marshallit të BRSS dhe komandantit të Frontit të Parë të Lindjes së Largme.

Nën-Gjenerali M. A. Purkaev në vitin 1941 ishte komandanti i Shtabit të Ushtrisë së Kuqe të Frontit Jugperëndimor (rajoni i Kievit). Ai ishte drejtpërsëdrejti përgjegjës për planet e luftës së ushtrisë sovjetike. Me sulmin e ushtrisë gjermane më 22-06-1941, Armatat sovjetike të këtij fronti u asgjësuan. Megjithatë, edhe ky ushtarak nuk u dënua nga Stalini por vazhdoi karierën dhe më 1945, me gradën e Gjeneralit, ishte komandant i Frontit të Dytë të Lindjes së Largme. Më 1941, Gjeneral-Majori R. Ya. Malinovsly komandonte Korparmatën 48 Pushkatare të pozicionuar për sulm në kufirin Rumun. Më 1945, ai ishte bërë Marshall i BRSS dhe komandant i Frontit Trans-Baikal të Lindjes së Largme.

Pra të njëjtët ushtarakë që hartuan planet e sulmit rrufe kundër ushtrisë japoneze në Mongoli në Gusht 1939, kundër Finlandës në Nëntor 1939, kundër Besarabisë në Qershor 1940, kundër Europës në verën e vitit 1941, kundër Iranit në Gusht 1941, hartuan e zbatuan edhe planet e sulmit rrufe kundër ushtrisë japoneze në Mançuri në Gusht 1945. Ushtria japoneze e shihte përqëndrimin e trupave sovjetike dhe armatimit në tërë frontin dhe priste që një sulm i madh, të cilit nuk do i bënte ballë, do të ndodhte herët a vonë.

E vetmja zgjidhje për ushtrinë japoneze ishte që të sulmonte para kohe (në fund të Korrikut 1945) dhe të arrinte një fitore si të ushtrisë gjermane në Qershor 1941. Tërë armatimi sovjetik, avionët, artileria, produktet vajgurore, municionet, etj., qëndronin të stivuar mbi dhe në buzë të kufirit ose nëpër vagonat hekurudhorë pranë kufirit. Pikat e komandimit dhe linjat e ndërlidhjes ishin pozicionuar në buzë të kufirit. Ushtria e Kuqe edhe këtë herë përgatitej vetëm për sulm dhe jo për mbrojtje; pra do mjaftonte që ushtria japoneze të sulmonte e para dhe ndodhia do ishte e ngjashme si me ushtrinë gjermane në Qershor 1941. Por ushtria japoneze nuk sulmoi, sepse asaj i kishte ardhur fundi.

LUFTA MBAROI PËR DISA

BRSS e filloi dhe e mbaroi Luftën II Botërore si pushtues (agresor). BRSS ishte i vetmi vend që u zgjerua si rrjedhim i Luftës II Botërore duke bërë pjesë të vetën Estoninë, Lituaninë, Letoninë, Bukovinën e Veriut, Besarabinë, Poloninë Lindore (Ukrainën Perëndimore dhe Rusinë e Bardhë Perëndimore), pjesën e Prusisë Lindore me qytetin Kënigsberg, Ukrainën Trans-Karpate (Carpathian Ruthenia), ishujt Kuril dhe Jugun e ishullit Sakhalin (në Veri të Japonisë).

Stalini pjesën veriore të Iranit e bëri pjesë të Republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe, më 23-07-1945, kërkoi baza ushtarake në Ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve territoret turke të rajoneve Karsdhe Ardagan.

Nën flamurin e “luftës së madhe patriotike”, popuj e kombe të tërë në BRSS pësuan dhunim e genocid. Nën urdhërat e Stalinit, Çeçenët, Ingushetët, Tatarët e Krimesë, Gjermanët e Vollgës, e popuj të tjerë u morën me forcë dhe u braktisën në mes të stepave të thata e të ngrira, thjesht për t’u “vetshfarosur”. Popullsia Kalmyk e Mongolisë Perëndimore, e cila në mënyrë natyrale jeton nëpër stepa, u mor me forcë nga aty dhe u lëshua në tajgat e Siberisë.

Mbi një milion polakë u shpërngulën me forcë nga Polonia Lindore. Miliona gjermanë të Prussisë, Silezisë e Sudetëve që ranë nën nën sundimin sovjetik ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose nuk u lejuan të kthehen pas përfundimit të luftës. Në vitin e fundit të Luftës II Botërore Ushtria e Kuqe filloi të marrë ushtarë djem nën moshën e lejuar dhe i mbante ushtarë 7-8 vjet. Kjo bëri që të mos kishte njerëz të mjaftueshëm për të mbjellur e të korrur produktet bujqësore. Një gjë e tillë shkaktoi urinë masive të viteve 1946 e 1947 në BRSS, si rrjedhim i së cilës vdiqën një milion vetë. Prandaj regjistrimi i popullsisë në BRSS u bë vetëm në vitin 1959 me qëllim që të mos tërhiqej vëmendja tek humbjet e mëdha në njerëz për shkak të terrorit të brendshëm dhe luftrave.

Ndërsa udhëheqësit nazistë gjykoheshin në Gjyqin e Nyrembergut, kampet nazistë të përqëndrimit në Buchenëald, Saksenhausen, Mühlberg, Furstenëalde, Liebe-Roze, Bautzen, etj. që u pushtuan nga ushtria sovjetike nuk u mbyllën. Ato u bënë pjesë e rrjetit sovjetik të kampeve të përqëndrimit GULAG nën urdhërat e Ministrisë së Brendshme Sovjetike.

Për shembull, ish-kampi nazist në Mühlberg  mori emrin “Kampi i Posaçëm Nr. 1”, ai në Buchenëald mori emrin “Kampi i Posaçëm Nr. 2”; dhjetë kampe të tillë të numëruar kështu ishin në përdorim deri në vitin 1950. Në “Kampi i Posaçëm Nr. 2” pati 28’000 të burgosur gjatë viteve 1945-1950. Nga këta vdiqën 7000 vetë ose 25% e të burgosurve; në këtë kamp, nën nazistët, në periudhën 1937-1945 vdiqën 20% e të burgosurve.

Nën flamurin e “çlirimtarit”, ushtria  sovjetike përparoi deri në Europën Qendrore ku ndërtoi Perden e Hekurt dhe futi brenda vathës sovjetike Poloninë, Çekosllovakinë, Gjermaninë Lindore, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Jugosllavinë, një pjesë të Austrisë dhe Shqipërinë. Shplarja e trurit, “lufta e klasave”, përmbytja me kulturë sovjetike, shkrirja e ekonomive dhe e ushtrive bëri që popujt e këtyre vendeve të ndjehen “vëllezër të lindur të njëri-tjetrit”. Në Lindjen e Largët, Mongolia, Kina, Korea e Veriut dhe Vietnami ranë gjithashtu nën kontrollin sovjetik.

KUJTESË

Ajo që vazhdon të jepet për 22 Qershorin 1941 është përralla e një Ushtrie të Kuqe të papërgatitur, të fjetur, me armatim të vjetruar dhe të pakët, e pangrënë dhe e veshur keq, pa oficerë që ta komandonin e organizonin. Dhe përralla vazhdon me Stalinin që e besoi verbërisht Hitlerin dhe se pas sulmit të ushtrisë gjermane Stalini iku e u fsheh. Hap pas hapi, përralla ka ndërtuar “turpin” e Bashkimit Sovjetik që ra “viktimë” e sulmit të Gjermanisë naziste. Ky është një “turp” i dobishëm që “të turpëruarit” e përhapin në mënyrë të paturpshme, sepse iu mbulon të vërtetën e një Ushtrie të Kuqe që gati sa nuk sulmoi për të “çliruar” tërë Europën. Disa nga gjërat që kjo përrallë “harron” t’i rrëfejë janë:

1) Më 11-11-1938, Ministria e punëve të Brendshme e BRSS dhe Policia e Fshehtë e Shtetit gjerman (Geheime Staatspolizei – Gestpo) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, të firmosur përkatësisht nga L. P. Beria dhe H. Müller. Ajo marrëveshje u pasua nga tre konferenca të përbashkëta më 27-09-1939, fund Nëntori 1939 dhe më 20-02-1940. Qendra e bashkëpunimit ishte “qetësia dhe pastrimi” i Polonisë së pushtuar nga ushtria gjermane dhe ajo sovjetike. Në Konferencën e Jaltës më 4-11 Shkurt 1945, Stalini ia paraqiti Berian Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt duke e quajtur “Himleri ynë”; kuptohet duke qeshur.

2)    Në Qershor 1939, Ushtria e Kuqe kishte dy Armata këmbësorie të vendosura jo në Perëndim të BRSS. Në Qershor 1941, Ushtria e Kuqe kishte 31 Armata këmbësorie, nga të cilat 26 pranë kufinjve perëndimorë të BRSS.

3)    Më 11-03-1941, Marshall Timoshenko dhe Gjeneralët Zhukov e Vasilevsky, drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së BRSS, i paraqitën Stalinit planin e pushtimit të Gjermanisë. Mbas dy vjetësh të dy këta gjeneralë u bënë Marshallë të BRSS. Të 16 faqet e këtij dokumenti ndodhen në Arshivin Qendror të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes me këto të dhëna: CA MD RF, Rafti 16, Regjistri 2951, Kutia 241, faqe 1-16.

4)    Disfatat e Ushtrisë së Kuqe në Korrik-Tetor 1941 në Smolensk, Kiev, Uman dhe Vyazma dhe në vitin 1942 në Krime, Kharkov, Leningrad dhe Rzhev.

5)    Këmbënguljen e Stalinit në Konferencën e Jaltës dhe plotësimin e dëshirës së tij prej Kryeministrit britanik Churchill dhe Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt për ta sulmuar Berlinin vetëm Ushtria e Kuqe. Sulmi sovjetik për të pushtuar Berlinin filloi më 20-04-1945 e mbaroi më 02-05-1945. Dhurata e parë që “çlirimtarët sovjetikë” i bënë popullsisë së Berlinit ishte përdhunimi masiv.

Ushtria gjermane bashkë me aleatët e saj sulmoi BRSS pikërisht 72 vjet më parë, më 22 Qershor 1941, dhe pushtoi një pjesë të madhe të territorit të tij. Ushtria e Kuqe kundërsulmoi, e rimori territorin e humbur dhe më pas vazhdoi sulmin e pabërë kundër Europës; por pushtoi vetëm gjysmën e saj sepse i dolën përpara armatat amerikane e të aleatëve perëndimorë.

Meqenëse BRSS kishte lindur për qëllim lufte dhe pushtimi të botës, ai u mbajt gjallë vetëm prej Luftës së Ftohtë. Gjermania humbi Luftën II Botërore, por sot ajo është shteti më i fuqishëm në Europë dhe së cilës të gjithë i lypen. Tensioni i lindur në Europë prej pushtimit sovjetik, ngarkesa e stërmadhe e shpenzimeve ushtarake sovjetike dhe shuarja e Luftës së Ftohtë e dhanë pasojën e tyre: fitimtari i madh i Luftës II Botërore, Bashkimi Sovjetik, u thërrmua dhe nuk ekziston më. Kush do ta donteatë lloj fitoreje?

FUND
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konspiracionet e fillimit të Luftës së  II Botërore Empty Re: Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi